Home Blog Page 5489

PDK takim mobilizues për zgjedhjet e 14 shkurtit me strukturat e saj në Korishë

0

Dega e PDK-së në Prizren, përmes një komunikate dërguar mediave, njofton se , Shtabi Zgjedhor i Degës tashmë është në përgatitjet intensive për zgjedhjet e jashtëzakonshme nacionale të 14 shkurtit.

“Në kuadër të parapërgatitjeve është duke i vizituar shtabet lokale nëpër nëndegë, me qëllim të mobilizimit të strukturave të PDK-së. Si gjithmonë strukturat e PDK-së po tregohen të gatshme, që të mobilizohen për këto zgjedhje më shumë seçdo herë tjetër.

Në takim me strukturat e nëndegës ‘’Korishë’’ bashkë me shefin e shtabit zgjedhor z.Shaqir Totaj, ishin të pranishëm edhe kandidatët për deputetë, të propozuar nga Dega e PDK-së në Prizren, të cilët në bashkëbisedim me strukturat e nëndegës ‘’Korishë’’ biseduan për mënyrën e shpërndarjes së programit të PDK-së, që në fakt është i vetmi program për rimëkëmbjen e ekonomisë së Kosovës dhe të sektorëve tjerë.

Strukturat e nëndegës së PDK-së në Korishë, u zotuan se do të jenë të gatshme, që programoi i PDK-së të shpërndahet në çdo familje, derë më derë, pasi për shkak të pandemisë nuk do të ketë mundësi të mbahen tubime madhështore. Korisha dhe korishasit e kanë kuptuar me kohë se oferta e PDK-së është oferta më serioze dhe se do të bëjnë ç‘mos që ta përkrahin programin e saj.

Strukturat e nëndegës ‘’Korishë’’ gjithashtu bashkëbiseduan edhe me kandidatët përdeputetë të propozuar, që ishin të pranishëm, dhe treguan zhgënjimet e tyre në qeverisjen lokale dhe atë qendrore. Ndërsa deputet e pranishëm theksuan nevojën e mobilizimit të strukturave tëPDK-së si kurrë më parë, sepse Kosova është e sigurt vetëm atëherë kur udhëhiqet nga vizioni largpamës dhe shtetformues i PDK-së.

Shtabi Zgjedhor i Degës së PDK-së sot do të mbaj nj; varg takimesh me strukturat e nëndegëve si dhe do të bëjë pranimin e dhjetëra anëtarëve të rinj në radhët e PDK-së, që po e përkrahin programin dhe vizionin e rimëkëmbjes”, thuhet në fund të kësaj komunikate.

Zemaj tregon se ku do të bëhet vaksinimi anti-Covid

0

Ndonëse në Kosovë ende nuk kanë arritur vaksinat anti-COVID, në Ministrinë e Shëndetësisë thonë se tashmë janë identifikuar hapësirat se ku do bëhet vaksinimi për qytetarët e Kosovës. Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj thotë se QKFM-të, spitalet por edhe palestrat sportive janë objektet ku do bëhet shpërndarja e vaksinës.

Zemaj po ashtu ka deklaruar se shumica e profesionistëve shëndetësorë që do i vaksinojnë qytetarët e Kosovës me vaksinën kundër koronavirusit kanë kryer trajnimin.

“Shumica prej tyre (profesionistëve shëndetësorë) kanë përfunduar trajnimin, kjo ka filluar edhe më herët dhe që kemi qenë në pritje të vaksinimit, mund të ketë trajnime të vazhdueshme, por është vaksinë në fund të fundit si të gjitha vaksinat nuk ka ndonjë filozofi apo ndonjë aspekt të ndryshëm teknik apo shkencor”, deklaroi ministri i Shëndetësisë.

Zemaj ka treguar se dhënia e vaksinës do të ndodh në Qendrat Kryesore të Mjekësisë Familjare nëpër çdo komunë. Madje ai thotë se vaksinimi do ndodh edhe në Shtëpitë e të Moshuarve, por edhe në palestra sportive në momentin kur do kemi një vaksinimin masiv.

“Jo absolutisht kjo do jetë edhe nëpër komuna, nëpër Qendrat e Mjekësisë Familjare, spitale, shtëpi të pleqve , do iu mundësojmë qytetarëve që të jenë sa më afër dhe t’u ofrohet kjo mundësi. Do të shohim objektet më të përshtatshme ne në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës tash në aspektin e prioritetit që kemi për mjekët tanë ka hapësira që tash janë identifikuar pa mundësi grumbullimi apo edhe stërngarkimi. Nëse na nevojitet ndonjë qendër e madhe kur të fillojë numri i madh i të vaksinuarve, i kemi identifikuar edhe objektet e tjera sikurse palestrat sportive që mund ta ofrojnë atë komoditet edhe mund të krijojmë një mundësi më të mirë të vaksinimit”, theksoi Zemaj.

Ai madje thotë se plani për vaksinimin anti-COVID, tashmë është i gatshëm dhe do të publikohet. Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj shpreson që Kosova nuk do ketë telashe në shpërndarjen e vaksinës.

“Vetëm është e gatshme për publikim, do ta publikojmë dhe gjithçka do jetë transparente. Objektet mund të jenë lëvizëse sepse kur shtohen kontingjenti i madh i numrit të vaksinave, fatmirësisht ne e kemi një përvojë të mirë dhe kemi një traditë të mirë të shpërndarjes së vaksinave të gripit sezonal e cila nuk dallon shumë nga dhënia edhe e kësaj vaksine. Vetëm tash kur e rritëm apo shumëfishuam numrin e vaksinave kundër gripit sezonal ka pasur raste kur vetëm në një qendër të mjekësisë familjare më shumë se 2 mijë persona janë vaksinuar dhe nuk ka pasur as grumbullim e as mos stërngarkim ”, theksoi ai.

Ditë më parë, zyrtarja për emergjenca në Organizatën Botërore të Shëndetësisë, Isme Humolli u shpreh se Kosova është në fazën e fundit të përgatitjeve për vaksinimin kundër COVID-19.

Republika e Kosovës në fillim të muajit dhjetor ka aplikuar tek mekanizimi COVAX, për sigurimin e vaksinave që do jepet falas për 20 për qind të popullatës, që në rastin e Kosovës i bie që falas të ofrohen 360 mijë vaksina.

E javë më parë në Ministrinë e Shëndetësisë me qëllim të sigurimit të vaksinave kundër COVID-19, ka thënë se kanë marrë konfirmimin nga kompania Pfizer për sigurimin e 500, 000 dozave të kësaj vaksine.

Ndërsa, shtetet fqinje si Shqipëria dhe Serbia tashmë kanë nisur vaksinimin e qytetarëve me vaksinën kundër COVID-19./FrontOnline/

Duda Balje publikon listën e kandidatëve për deputet

0

“Lista e Bashkimit Social Demokratik është e gatshme, e shënuar nga të rinj të arsimuar, dhe në fillim, mes dhe në fund të një përvoje që drejton energjinë drejt suksesit. Partia jonë SDU si një entitet i ri politik, për një periudhë më pak se një vit ka bërë kaq shumë gjëra të mira për të cilat jemi shumë krenarë”, ka shkruar ajo.

Balje ka shkruar edhe për planet e së ardhmes, duke theksuar se planifikojnë të ndërtojnë shtëpi për familjet e rrezikuara financiarisht, rindërtimin e ndërtesave ekzistuese të shtëpive të vjetra dhe oronulare.  /Telegrafi/

Aksion i policisë në Prizren, arrestohet një shtetas i Shqipërisë

0

Policia e Kosovës është duke realizuar një aksion në rajonin e Prizrenit.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Baki Kelani.

Kelani ka treguar se ky operacion ka të bëjë me luftën ndaj veprimtarive të ndryshme kriminale.

“Mund të konfirmojmë se sot 20.01.2021, Policia e Kosovës me njësitet e saj relevante, është duke realizuar një operacion policor në rajonin e Prizrenit. Ky operacion policor ka të bëjë me luftën ndaj veprimtarive të ndryshme kriminale.

Prizren: Rrahi gruan me kabllo elektrike dhe kapi për fyti nënën e tij, Gjykata i cakton një muaj paraburgim

0

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj të pandehurit E.F., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale: dhuna në familje, nga neni 248 par. 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK), lëndimi i lehtë trupor, nga neni 185 par. 4 lidhur me par. 1 të KPRK-së dhe mospërfillja e gjykatës, nga neni 393 par. 1 të KPRK-së.

“Gjyqtari i procedurës paraprake – Fatmir Krasniqi, kërkesën e prokurorisë së shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj, ashtu që kjo masë të pandehurit do ti llogaritet prej datës 17.01.2021 deri me datën 16.02.2021”, thuhet në njoftim.

Gjykata me rastin e caktimit të paraburgimit ndaj të pandehurit E.F., ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së Paraburgimit, pasi që nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar se:

– Në ditën kritike, i pandehuri E.F., ushtron dhunë të vazhdueshme sistematike, keqtrajtim fizik, psikologjik në familje, me qëllim të cenimit të dinjitetit të personit tjetër brenda marrëdhënies familjare në atë mënyrë që ditën kritike me rastin e daljes nga shtëpia bashkëshortes së tij – të dëmtuarës, i thotë që ta pastroj ballkonin e shtëpisë dhe largohet nga aty, me rastin e kthimit në shtëpi fillon zënka në mes të pandehurit dhe të dëmtuarës i pandehuri e kanos të dëmtuarën me fjalë duke i thënë “kam me të mbytë” dhe fillon ta sulmoi fizikisht, sa që merr një kabllo elektrike dhe me të fillon ta godet në gjithë trupin, pastaj e godet me shuplakë e kapë për flokë dhe e keqtrajton tej mase, sa që detyrohet të ndërhyj nëna e të pandehurit që ta parandaloj keqtrajtimin dhe vazhdimin e dhunës ndaj të dëmtuarës.

– Po ashtu, nga këto prova dhe shkesat e lëndës, rrjedh se i pandehuri i lartcekur më datë kohë dhe vend të njëjtë të theksuar si më lartë, i shkakton lëndim të lehtë trupor të dëmtuarës – nënës së tij, në atë mënyrë që deri sa i pandehuri ushtronte dhunë mbi bashkëshorten e tij, me rastin e ndërhyrjes së të dëmtuarës për ta ndërpre dhunën dhe keqtrajtimin fizik, me atë rast i pandehuri fizikisht e sulmon të dëmtuarën – nënën e tij, të cilën e kapë për fyti dhe ja shtrëngon fytin, me ç’rast e dëmtuar pëson lëndim të lehtë trupor.

– Gjithashtu, nga të gjitha provat e mbledhura, rezulton se i pandehuri E.F., më datë kohë dhe vend të përshkruar si më lartë, i pandehuri nuk e përfill vendimin e lëshuar të gjykatës për viktimën – nënën e tij, respektivisht urdhër mbrojtjen e lëshuar për shkak të veprës penale të dhunës në familje.

“Gjyqtari i procedurës paraprake, ka vlerësuar edhe masa tjera për sigurinë e pranisë së të pandehurit në procedurë, mirëpo ka ardhur në përfundim se në rastin konkret të njëjtat janë të pamjaftueshme për zhvillimin e rregullt dhe normal të procedurës penale, duke pasur parasysh faktet dhe rrethanat e lartpërmendura, mënyrën dhe rrethanat e kryerjes së veprës penale, ambientin e kryerjes së veprës penale, marrëdhëniet e acaruara ndërmjet të pandehurit dhe viktimës, sipas mendimit të gjykatës caktimi i masës së paraburgimit tani për tani është i domosdoshëm dhe i arsyeshëm. Kundër këtij vendimi, pala e pakënaqur ka të drejtë ankese, përmes Gjykatës Themelore në Prizren, Gjykatës së Apelit në Prishtinë. Ankesa nuk e pezullon ekzekutimin e këtij aktvendimi”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Njoftim me rëndësi nga Drejtoria e Financave në Prizren, lidhur me pagesat e pa ekzekutuar të vitit 2020

0

Drejtoria për Ekonomi dhe Financa (DEF) në Prizren, përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se pagesat e kthyera (të pa realizuara) për biznese dhe OJQ-të përfituese të subvencioneve nga thirrja publike e datës 12.10.2020, do të bëhet me buxhetin e këtij viti nga të hyrat vetanake të Komunës.

Njoftimi i plotë nga DEF:

Njoftim në lidhje me pagesat e kthyera për biznese dhe OJQ-të përfituese të subvencioneve nga thirrja publike e datës 12.10.2020.

DEF, njofton bizneset dhe OJQ-të përfituese të subvencioneve të vitit 2020 që rreth 40 pagesa për biznese dhe 50 OJQ nuk janë ekzekutuar nga Ministria e Financave për shkak të limitit bankar të shtetit dhe për disa përfitues ka pasur gabime në dokumentacionin e dorëzuar për pagesë.

Viti fiskal 2020 është mbyllur dhe transferimi i këtyre pagesave në llogaritë bankare të këtyre përfituesve do të bëhet me buxhetin e këtij viti nga të hyrat vetanake të Komunës. Alokimi i të hyrave vetanake të Komunës do të bëhet në javën e parë të muajit shkurt dhe pasiqë të përfundojnë të gjitha procedurat e nevojshme, do të bëhet transferimi mjeteve në llogaritë e përfituesve. Data kur pritet që përfituesit të pranojnë këto mjete është 15 shkurt 2021.

Kujtojmë se Komuna e Prizrenit, kishte ndarë 1.1 milion euro subvencione me qëllim të përkrahjes së bizneseve dhe OJQ-ve të dëmtuara ekonomikisht për shkak të pandemisë COVID-19, thuhet në njoftim.

Shteti e lë në gropë lokalitetin antik në “Sheshin e Lidhjes”

0

Të mbuluara deri diku me borë, strukturat në “Sheshin e Lidhjes”, që besohet se u takojnë shekujve III-IV, gjenden në gropë dhe janë duke u dëmtuar dita-ditës. Në atë gjendje janë qysh prej vitit 2016

Strukturat e shekujve III-IV u konsideruan goxha të rëndësishme për historinë e qytetit jugor në kohën kur u gjetën, këtu e para më shumë se pesë vjetësh. Por krejt të parëndësishme dalin të jenë për shtetin. Institucionet e nivelit lokal, rajonal e qendror nuk e kanë idenë se kur mund të ndërhyhet aty, përgjegjësia bartet prej njërës palë te tjetra

Kur doli në pah më 2014, lokaliteti arkeologjik që gjendet në qendër të Prizrenit zgjoi goxha interes. Më pas u konstatua se bëhet fjalë për struktura që u takojnë shekujve III-IV. Gjetjet arkeologjike në “Sheshin e Lidhjes” u konsideruan goxha të rëndësishme për historinë e qytetit jugor. Por krejt të parëndësishme dalin të jenë për shtetin. Institucionet e nivelit lokal, rajonal e qendror nuk e kanë idenë se kur mund të ndërhyhet aty. Në bazë të proceseve të deritashme, Komuna del të jetë hallka që funksionon më së paku.

Të mbuluara deri diku me borë, strukturat që gjenden në gropë janë duke u dëmtuar dita-ditës. Në atë gjendje janë qysh prej vitit 2016.

Instituti Arkeologjik i Kosovës vazhdimisht përmend tri propozimet që i ka dhënë për dukjen e hapësirës. Më 2019, pas dëgjimeve publike i kishin rekomanduar Këshillit të Trashëgimisë Kulturore për Qendrën Historike të Prizrenit që të miratohej njëri nga propozimet. Kurse nga Komuna kishin kërkuar mbështetje financiare e leje pune. Prej asaj kohe, pavarësisht një takimi ndërinstitucional në pranverën e vjetshme, nuk është bërë asnjë hap për zgjidhje praktike.

Drejtori i Institutit Arkeologjik të Kosovës, Enver Rexha, ka thënë se është bërë skicimi se si do të duket kur të përfundojë puna.

“E kemi dorëzuar në Komunë. Ka mbetur çështja e financimit, pasi Komuna ishte duke punuar aty. Komuna nuk i ka marrë përgjegjësitë. Ne i marrim përgjegjësitë tona. Kemi bërë gërmimin dhe kemi punuar koncept-dizajnët”, ka thënë Rexha. Sipas tij, Ministria e Kulturës është në dijeni të punës që Instituti Arkeologjik i Kosovës ka bërë në atë lokalitet.

“Mbetet në kuadër të Komunës që të vendosë se si do të veprohet më tutje. Sikur të ishte në përgjegjësi të IAK-së do të përfundonte puna. Ka mbetur në mëshirë të institucioneve”, ka thënë ai.

Në shkurt të vitit 2020, Këshilli për Trashëgiminë Kulturore të Prizrenit kishte kërkuar nga organet qendrore dhe ato komunale mbrojtjen e lokalitetit arkeologjik në “Sheshin e Lidhjes”, me ndërmarrjen e masave adekuate drejt konservimit dhe prezantimit të tij

Gërmimeve në atë lokalitet u ka prirë arkeologu Shafi Gashi. Bile, si për humor disa anëtarë të komunitetit të trashëgimisë, hapësirës i referohen si “Gropa e Shafiut”. Gashi ka thënë se nuk e ka idenë se çfarë është duke u bërë.

“Duhet leje pune. Komuna ka insistuar t’u dërgohet projekti, janë mbajtur dëgjime publike, por nuk ka miratim nga Komuna”, ka thënë ai. Ka konfirmuar se gjetjet ishin ruajtur nga toka, por nuk po ruhen nga institucionet.

“Degradimi nga faktori natyrë është i pandërprerë”, ka thënë ai.

Drejtoresha e Departamentit të Trashëgimisë Kulturore në Ministrinë e Kulturës, Vjollca Aliu, ka thënë se janë në pritje të Komunës.

“Në takimin që kemi pasur vitin e kaluar kanë kërkuar prapë që t’ua dërgojmë propozimet. Por prej atëherë nuk kemi marrë ndonjë përgjigje”, ka thënë ajo. Ka treguar se këtë çështje ua ka rikujtuar edhe zyrtarëve të Drejtorisë së Urbanizmit në Prizren para pak ditësh kur kishin një takim për hartat zonale.

Përgjigje për këtë çështje nuk ka pasur drejtori i Drejtorisë për Urbanizëm dhe Planifikim Hapësinor në Komunën e Prizrenit, Beni Kizolli. Ai ka thënë se e ka parasysh këtë çështje, por nuk e di se deri ku ka shkuar puna. Ka rekomanduar që për këtë çështje të kontaktohet Emilia Rexhepi, drejtoreshë e Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Prizren. E përgjigje nuk ka pasur as Rexhepi. Ajo ka thënë se i duhet të marrë disa informata shtesë.

Samir Hoxha, i cili e udhëheq Qendrën Rajonale të Trashëgimisë Kulturore në Prizren, ka rrëfyer qëndrimet e Ministrisë së Kulturës. Ka treguar edhe për takimin e vitit të kaluar.

“Nuk ka asgjë të re. Ne nuk kemi marrë asnjë shkresë kohëve të fundit”, ka thënë ai.

Sipas raporteve institucionale, bazuar në mbetjet arkitektonike-arkeologjike, supozohet se ato përbëjnë pjesë të objektit romak të viles rustica-e apo urbana-e. Aty shkruhet se mund të supozohet se objekti i përket një kompleksi më të madh, ndërtuar në shekujt III-IV, pjesët e të cilit janë në mbetjet e fragmentuara të zbuluara në oborrin e Xhamisë Arasta

Në shkurt të vitit 2020, Këshilli për Trashëgiminë Kulturore të Prizrenit kishte kërkuar nga organet qendrore dhe ato komunale mbrojtjen e lokalitetit arkeologjik në “Sheshin e Lidhjes”, me ndërmarrjen e masave adekuate drejt konservimit dhe prezantimit të tij. Sipas këtij këshilli, mbetjet arkeologjike në këtë lokalitet janë dëmtuar e shkatërruar si pasojë e mospërkujdesjes adekuate. Këtë e kishin bërë përmes një shkrese.

Aty theksohet se në vitin 2018, IAK-u i kishte parashtruar KTK-së kërkesë për pëlqim për konservimin dhe prezantimin e lokalitetit.

“Kërkesa përfshinte 3 propozime të planifikuara të punimeve, pa detaje të hollësishme, prandaj anëtarët e Këshillit konsideruan se këto janë propozime preliminare dhe projekti duhet të kompletohet. KTK-ja prej asaj kohe asnjëherë më nuk ka pranuar ndonjë projekt të kompletuar”, shkruhet në shkresën e nënshkruar nga kryesuesja e KTK-së në Prizren, Artnet Haskuka. Më tej theksohet se zvarritja disavjeçare lidhur me këtë projekt ka bërë që si rezultat i temperaturave të larta në verë dhe të ulëta në dimër mbetjet arkeologjike të shkatërrohen deri në masë të mosnjohjes.

“Efektet negative atmosferike, veçanërisht dielli i fortë, kanë rezultuar me tharje dhe plasaritje të tullave, llaçit gëlqeror dhe higroskopik (horasan) që kanë qenë lidhës të muratimit dhe tanimë janë jofunksionale. Lagështia e mbledhur në pjesën e themeleve ka ndikuar në formimin e mykut dhe kripërave që kanë shpejtuar shkatërrimin e objektit. E gjithë kjo situatë gjatë viteve është shoqëruar me rritjen e pakontrolluar të vegjetacionit, që më tej dekompozon mbetjet e llaçit dhe shtresave të lokalitetit”, shkruhet në shkresë.

Kryetarja e Këshillit, Artnet Haskuka, ka thënë se ende nuk ka lëvizur asgjë për këtë çështje.

“Mbetet në përgjegjësi të Ministrisë dhe Komunës. Ne nuk jemi ata që zbatojmë projekt apo ndërhyjmë aty”, ka thënë ajo.

Në korrespodencat e nëntorit të vitit 2019 midis MKRS-së dhe Komunës, figuron edhe sugjerimi që mbulimi i gjetjeve arkeologjike të bëhet sipas propozimit të IAK-së, dhe veprimet të bëhen nën mbikëqyrjen e IAK-së dhe të QRTK-së, derisa për propozimin e Komunës për trajtimin e zonës, MKRS-ja ka rekomanduar emërimin e një grupi punues për hartimin e projektit.

E sipas raportit të udhëheqësit të projektit, Shafi Gashi, po ashtu i hartuar në nëntor të vitit 2019, janë mbajtur katër debate publike për këtë çështje.

“Në debatet publike është deklaruar nga strukturat komunale se ata do ta mbështesin financiarisht koston e strukturës ekspozuese, ndërsa IAK- MKRS do ta financojë konservimin e mbetjeve arkitekturore. Më pas është bërë kërkesa për leje pune – ndërtimi i Drejtorisë së Urbanizmit në Komunën e Prizrenit më datë 10.09.2018, por deri më tani IAK- MKRS nuk ka marrë përgjigje”, shkruhet në raport.

Sipas raporteve institucionale, bazuar në mbetjet arkitektonike-arkeologjike, supozohet se ato përbëjnë pjesë të objektit romak të viles rustica-e apo urbana-e. Aty shkruhet se mund të supozohet se objekti i përket një kompleksi më të madh, ndërtuar në shekujt III-IV, pjesët e të cilit janë në mbetjet e fragmentuara të zbuluara në oborrin e Xhamisë Arasta.

“Në hapësirat e hotelit ‘Theranda’ kanë qenë të zbuluara mbetjet e objektit më të madh sakral, i cili fatkeqësisht arkeologjikisht nuk është ekzaminuar, por është shkatërruar gjatë kohës së gërmimeve të themeleve të hotelit, pra është e mundur që lokaliteti arkeologjik të ketë përfundimin e tij historik në periudhën e hershme Bizantine-Paleokrishtere”, shkruhet në shkresën e KTK-së.

Shqipëria e gjashta në botë për lejet e qëndrimit të qytetarëve në BE, e para në raport me popullsinë

0

Shqipëria u rendit e gjashtë në botë në vitin 2019 sa u përket lejeve të qëndrimit që shtetasit e saj kanë në shtetet e Bashkimit Evropian.

Të dhënat u publikuan nga Zyra evropiane e Statistikave, sipas të cilit për shtetasit nga Shqipëria janë dhënë deri në fund të vitit 2019 rreth 868 mijë leje qëndrimi.
Sipas Eurostat, në fund të vitit 2019, qytetarët e Marokut ishin grupi më i madh që mbanin leje qëndrimi të vlefshme me 2 milionë, ndjekur nga shtetasit e Turqisë me 1.9 milion, Ukrainës me 1.3 milion dhe Kinës përfshirë Hong Kongun me 1 milion. Këto ishin shtetësitë e vetme që kishin më shumë se një milion leje qëndrimi të vlefshme.

Shifrat e tjera larta u regjistruan për qytetarët e Sirisë me 974 mijë, Shqipërisë me 868 mijë, Algjerisë me 700 mijë, Rusisë me 689 mijë, Indisë me 555 mijë dhe Serbisë dhe 504 mijë. Qytetarët e këtyre 10 vendeve zënë më shumë se gjysmën me 51 për qind të numrit të përgjithshëm të lejeve midis qytetarëve jo-BE që mbajnë leje qëndrimi të vlefshme në BE.

Ndërsa renditet e gjashta në botë për numrin e lejeve të qëndrimit që janë dhënë për shtetasit e saj, Shqipëria e vogël, me vetëm 2.85 milionë banorë, renditet e para në botë për lejet e qëndrimit, në raport me popullsinë e saj.

Sipas të dhënave të Eurostat, të përpunuara nga Monitor, për shtetasit shqiptarë, vendet e Bashkimit Evropian kanë dhënë per Shqipërinë 304 mijë leje qëndrimi për 1 milion banorë, që është 4 herë më e lartë sesa Serbia.

Eurostat thotë se 48 për qind e lejeve të qëndrimit janë dhënë për shtetasit shqiptarë nga Italia, për një total prej rreth 417 mijë personash.

Në vend të dytë është Greqia me 43 për qind ose 371 mijë persona.

Gjermania ka kaluar në vend të tretë me 43 mijë lejë qëndrimi ose 5 për qind të totalit.

Në vend të katërt është Franca me 11 mijë persona ose 1.3 për qind të totalit.

Shtetet e tjera kanë dhënë mesatarisht më pak se 5,500 leje qëndrimi për shtetasit shqiptarë.

Shqiptarja Enkelejda Havari, kërkuese shkencore në Komisionin Evropian

0

Një numër i konsiderueshëm i mërgimtarëve në botë po deportojnë në shumë fusha të ndryshme. Shqiptarja e quajtur Enkelejda Havari është kërkuese shkencore në Komisionin Evropian (Qendra e Përbashkët Kërkimore), ku kontribuon prej vitit 2015, transmeton albinfo.ch.

Duhet theksuar se Havari ka punuar mbi vlerësimin e fondeve dhe programeve evropiane në fushën e arsimit, tregut të punës, migrimit dhe së fundmi kërkimit shkencor dhe inovacionit.

Nga ana tjetër, gjatë viteve 2012-2014 kreu studimet e post-doktoraturës në Universitetin Ca’ Foscari te Venecias në Itali si dhe punoi si lektore në Universitetin e Bostonit në SHBA.

Po ashtu ajo përfundoi studimet e doktoraturës në vitin 2012 në degën “Ekonometri dhe Ekonomi e Aplikuar” në Universitetin Roma “Tor Vergata”, si dhe studimet për Master dhe Bachelor në Ekonomi në Universitetin e Bolonjes, Itali. /Albinfo.ch

Joe Biden, sot inaugurohet si presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara

0

 

Të mërkurën, amerikanët mirëpresin një president të ri në Shtëpinë e Bardhë.Muajt e fundit janë shoqëruar me raste tensionesh dhe dhune, sepse shumë amerikanë e kanë të pamundur të pranojnë fitoren e presidentit të zgjedhur Joe Biden.Zëri i Amerikës na njeh me 78-vjeçarin që do të drejtojë Shtetet e Bashkuara për katër vitet e ardhshme.

U deshën katër ditë, me rezultate të pasigurta të zgjedhjeve, që Joe Bideni të mund të shpallte fitoren“Njerëzit e këtij vendi kanë folur. Ata na dhanë një fitore të qartë dhe bindëse”, tha ai.Megjithatë presidenti Donald Trump do të vazhdonte të vinte në dyshim rezultatin, duke bashkuar mbështetësit e tij, në atë që çoi përfundimisht në trazirën në ndërtesën e Kongresit.

Kapitoli i ngjan tani një fortese. Skena e inaugurimit është larg çdo spektatori.Një prani masive e policisë përfshin 25,000 anëtarë të Gardës Kombëtare.Në ndryshim nga presidenti Trump, një biznesmen para se të merrte detyrën, presidenti i zgjedhur Biden është një politikan me përvojë.“Një gjë nuk duhet t’ju çudisë. Unë di si ta bëj qeverinë funksionale”.Biden ka shërbyer në politikë prej gati 50 vjetësh. Për dy mandate ai shërbeu si zëvendëspresident i presidentit Barack Obama.
Para kësaj, votuesit e Delauerit e zgjodhën atë gjashtë herë në senatin amerikan.Një muaj pas zgjedhjes së tij për herë të parë, gruaja dhe vajza e tij humbën jetën në një aksident me makinë që la dy djemtë e tij të vegjël të plagosur rëndë.Senatori Biden udhëtonte me trenin Amtrak për 90 minuta çdo natë nga Uashingtoni për në Delauer për të qenë pranë djemve. Stacioni i trenit Amtrak në Uillmington mban emrin e tij.Biden ka bërë dy operacione në tru për shkak të aneurizmit. Në vitin 2015, kur ishte nënpresident, djali i tij i madh Bo vdiq nga kanceri në tru.Biden dhe gruaja e tij, Jill, profesore kolegji, jetojnë në Uillmington të Delauerit, një qytet me 70,000 banorë, që tani është shtëpia e presidentit të zgjedhur.Autokolona makinash dhe snajperë janë tani kudo në rrugët e qytetit. Buck Simpers është një banor i vjetër në Uillmington.“Nuk po shkaktojnë fare vonesa. Njerëzit thjesht duhet të jenë pak të durueshëm. Ata duhet ta kenë për nder, duke e ditur se përse këto forca sigurie janë këtu”.Banorët këtu e quajnë presidentin e zgjedhur djalin e tyre, i cili pëlqen bozën dhe hamburgerat.Miku i tij i vjetër Bob Byrd është mësuar ta shohë Bidenin pas timonit të makinës së tij sportive të vitit 1967.“Ka një Corvette klasike, dhe e shoh ta ngasë atë herë pas here. Po, atij i pëlqen të ngasë makinat”, thotë Bob.Tani në moshën 78 vjeç, presidenti më i vjetër i zgjedhur ndonjëherë, po përgatitet për sfidën e tij më të vështirë politike – udhëheqjen e një vendi të ndarë drejt së ardhmes. /VOA/

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort