Home Blog Page 5487

Verifikohen listat, 47 kandidatë për deputetë kanë problem me ligjin

0

47 kandidatë që janë pjesë e listave zgjedhore janë shpallur fajtor në tri vitet e fundit.Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi.Elezi ka treguar se 15 nga 28 subjekte kanë kandidatë që kanë probleme me ligjin.

Për emrin e këtyre kandidatëve, Elezi ka thënë se u mbetet partive që t’i bëjnë publik emrat.

Gjykata merr vendim për të dyshuarin që vrau me thikë 15-vjeçarin në Prizren

0

Një muaj paraburgim është shqiptuar ndaj personit që vrau 15-vjeçarin, në Prizren.

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti për të mitur nëpërmjet një komunikatë shtypi ka treguar se masa e paraburgimit prej një muaji do t’i llogaritet prej datës 18 janar deri më 17 shkurt.

Ngjarja e rëndë ndodhi të hënën, ku pas një përleshjeje 15-vjeçari është therur me thikë ku edhe humbi jetën.

“Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti për të mitur, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj të miturit J.K., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale: Vrasje e rëndë nga neni 173 par. 1 nën par. 1.1 të KPRK. Gjyqtarja e procedurës – Kymete Kicaj, kërkesën e Prokurorisë së shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të miturit e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së dhe atij i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj, ashtu që kjo masë të miturit do t’i llogaritet prej 18.01.2021 deri më 17.02.2021”, thuhet në komunikatën e shtypi.

Po ashtu nga Gjykata thonë se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit.

“Gjyqtarja e procedurës për të mitur, pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, ka vërtetuar se ekziston dyshimi i bazuar, se i mituri ka kryer veprën penale për të cilën dyshohet, dhe kjo rrjedh nga provat e mbledhura deri në këtë fazë. Gjykata me rastin e caktimit të paraburgimit ndaj të miturit J.K., ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së Paraburgimit, pasi që nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar se: – Në ditën kritike, i mituri J.K., e privon nga jeta të dëmtuarin L.B., në atë mënyrë që pas një mosmarrëveshje që kishte me viktimën pasi që dalin nga shkolla dhe në afërsi të internetit kafes fillon përleshja në mes tyre, me ç’rast i mituri e nxjerr thikën dhe e godet në regjionin e gjirit të majtë dhe si pasojë e cilës fëmija L.B., ndërron jetë. Kurse a do të argumentohen këto fakte do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale”, thuhet në komiunikatë.

Tutje thuhet edhe se “Gjyqtarja për të mitur ka shqyrtuar edhe masat tjera alternative për sigurimin e prezencës së të miturit, mirëpo ka ardhur në përfundim se të njëjtat nuk janë të mjaftueshme dhe të sigurta për sigurimin e prezencës të miturit në procedurë gjer në sqarimin e rrethanave për të cilën ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer veprën penale e cila i vihet në barrë e posaçërisht kur procedura përgatitore në këtë çështje penale është në fazën fillestare, si dhe duke pasur parasysh peshën e veprës penale, pasojat të cilat i kanë këto veprime antiligjore, rrezikshmërinë dhe mënyrën e kryerjes së veprës penale, sjelljet e tij, shqetësimi tek qytetarët që janë duke shkaktuar këto vepra penale në mjediset publike, e veçanërisht në ambientet e shkollës apo në afërsi të saj, ku në vend të edukimit dhe shkollimit të mirëfilltë, këto veprime të nxënësve të shkollës po i japin shembull të keq shoqërisë se si nuk duhet të veprojë një nxënës, e të cilat po krijojnë një pasiguri të madhe në komunitetin dhe në mesin e qytetarëve për jetën e fëmijëve të tyre, andaj sipas konstatimit të gjykatës caktimi i masës së paraburgimit në këtë fazë është i bazuar me ligj dhe i arsyeshëm dhe se do të siguroi zhvillimin e papenguar të rrjedhës së procedurës përgatitore dhe sigurimin e prezencës së të miturit.

Kundër këtij vendimi, pala e pakënaqur ka të drejtë ankese, përmes Gjykatës Themelore në Prizren, Gjykatës së Apelit në Prishtinë. Ankesa nuk e pezullon ekzekutimin e këtij aktvendimi.

Kosova furnizohet me 1 mijë e 344 transportues të vaksinave kundër COVID-19

0

Nga UNICEF është bërë e ditur se në partneritet me Ambasadën Britanike në Kosovë dhe Qeverinë e Luksemburgut kanë dhuruar një donacion prej 1 mijë e 344 transportuesish të vaksinave për imunizim të rregullt.

Në saje të këtyre transportuesve, ekipet mobile të punonjësve shëndetësorë do të jenë në gjendje të ofrojnë shërbime të imunizimit për komunitetet dhe fëmijët që janë vështirë për t’u arritur.

Njoftimi i plotë:

Prishtinë, 19 janar 2021– Sot, UNICEF-i në partneritet me Ambasadën Britanike në Kosovë dhe Qeverinë e Luksemburgut dhuruan një donacion prej 1,344 transportuesish të vaksinave për imunizim të rregullt që do të kontribuojnë në forcimin e programit të vaksinimit në Kosovë. Transportuesit e vaksinave janë pjesë e mbështetjes së UNICEF-it për ta forcuar infrastrukturën që ka të bëjë me zinxhirin e ftohtë[1] në Kosovë. Në saje të këtyre transportuesve, ekipet mobile të punonjësve shëndetësorë do të jenë në gjendje të ofrojnë shërbime të imunizimit për komunitetet dhe fëmijët që janë vështirë për t’u arritur, si p.sh.: fëmijët nga zonat rurale, fëmijët nga komunitetet jo-shumicë dhe ata fëmijë që jetojnë me aftësi të kufizuara ose larg qendrave shëndetësore .

Këta transportues do të përdoren gjithashtu nga mjekët dhe infermierët e vijës së frontit për shpërndarjen e vaksinave COVID-19 në Kosovë, ku është planifikuar që të vaksinohen rreth 4500 persona gjatë fazës së parë dhe 360,000 persona gjatë fazës së dytë. Institutit të Shëndetësisë Publike të Kosovës dhe 191 institucioneve shëndetësore në nivel rajonal dhe lokal do t’u dhurohen transportuesit e vaksinave.

Çfarë janë transportuesit e vaksinave?

Transportuesit e vaksinave përdoren për transportimin e vaksinave në vendin ku do të administrohen ato. Transportuesit e vaksinave janë kuti të izoluara që përdoren për transportimin e një numri të kufizuar të ampulave dhe holluesve të vaksinës nga depoja më e afërt në vendin e vaksinimit, për ruajtjen e ampulave në vendin ku do të bëhet vaksinimi dhe kthimin e ampulave të papërdorura, ampulave që janë përdorur pjesërisht apo plotësisht, në pikën e zinxhirit të ftohtë po atë ditë. Transportuesit janë të mbushur me katër pako akulli dhe mund ta mbajnë temperaturën e ruajtjes nga -2OC deri në -8OC për 41 orë e 29 minuta.

Ndikimi i pandemisë dhe i masave parandaluese në shërbimet e kujdesit akut, përfshirë shërbimet e imunizimit ka qenë esencial për shkak të ridestinimit të burimeve dhe imponimit të masave parandaluese. Ky çrregullim në shërbime themelore ka qenë veçanërisht i vështirë për njerëzit nga komunitetet në nevojë, ku mbulimi i imunizimit për disa komunitete ka qenë i ulët edhe para shfaqjes së pandemisë COVID-19 (për fëmijët nga Komuniteti Rom, Ashkali dhe Egjiptian një ulje prej 38 përqind për vaksinat rutinë të fëmijëve).

Kjo ndërprerje në programin e imunizimit mund të rrisë rrezikshmërinë për shpërthimin e sëmundjeve infektive që parandalohen me vaksina, të cilat duhet të trajtohen në mënyrë specifike.

Për shembull, programi rutinor i imunizimit u ndërpre plotësisht për dy muaj. Programi aktualisht mbulon më shumë se 210,747 fëmijë të grupmoshës 0-12 si pjesë e planit esencial të imunizimit të tyre rutinor. Në të njëjtën mënyrë, edhe pezullimi i programit të vizitave në shtëpi i la më shumë se 48,418 fëmijë të grupmoshës 0-3 pa mbështetjen e programit që përmes infermierëve siguron shëndet, ushqim dhe mbështetje prindërore.

Murat Sahin, Shefi i zyrës së UNICEF-it në Kosovë theksoi se “së bashku me partnerët kombëtar dhe ndërkombëtarë, do të vazhdojmë t’i mbështesim institucionet, ta forcojmë sistemin e zinxhirit të ftohtë, infrastrukturën e imunizimit dhe vaksinimin në terren në Kosovë”.

Me mbështetjen e Ambasadës Britanike në Kosovë u dhuruan 1,206 transportues të vaksinave ndërsa Qeveria e Luksemburgut dhuroi 138 të tjerë të cilët do ta forcojnë edhe më tej programi e rregullt të imunizimit në Kosovë. ”Ambasada Britanike është e kënaqur që po mbështetë forcimin e programit të imunizimit në Kosovë, i cili u ndërpre gjatë COVID-19, për komunitetet dhe fëmijët janë të vështirë për t’u arritur. Maksimizimi i mbrojtjes për popullatën nga sëmundjet e parandalueshme është jetik në këtë kohë të vështirë. E gjithë kjo është pjesë e programit tonë me një buxhet prej 2 milion Euro në partneritet me KB-në për të forcuar qëndrueshmërinë në shëndet dhe arsim gjatë pandemisë COVID-19″ – tha Zëvendës Ambasadori Britanik, Jacob Ëebber.

UNICEF me mbështetjen e Qeverisë së Luksemburgut dhe partnerëve të vet do të vazhdojë të punojë me profesionistë shëndetësorë për të riplanifikuar imunizimin dhe për të ndërtuar edhe më mirë sistemin duke:Mbështetur sistemin shëndetësor në mënyrë që Kosova të vazhdojë të ofrojë shërbime rutinore të imunizimit gjatë pandemisë COVID-19, duke iu përmbajtur rekomandimeve të higjienës dhe distancës fizike dhe duke ofruar pajisje mbrojtëse për punonjësit shëndetësorë;

Komunikuar në mënyrë aktive me kujdestarët përmes vizitave në shtëpi për t’ua shpjeguar se si imunizimi i plotë i fëmijës nuk duhet të ndërprehet për shkak të pandemisë;
Rritur shtrirjen e shërbimeve për të arritur tek komunitetet ku jetojnë disa nga fëmijët më të cenuar.

Lufta për “kapjen” e AKI-së, Vjosa Osmani refuzon propozimin e Avdullah Hotit për kryespiun!

0

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes Vjosa Osmani, ka refuzuar propozimin e Kryeministrit në detyrë Avdullah Hoti, për kryeshef të Agjencisë Kosovare të Intelegjencës, Latif Merovcin, i cili më herët ka qenë zëvendësdrejtor në këtë institutcionLajmin e kanë konfirmuar për “Gazeta Blic” burime brenda Zyrës së Presidendës, derisa kanë bërë të ditur se u.d Osmani ka propozuar një emër tjetër për kryeshef të AKI-së.Megjithë, Kryeministri në detyrë ende nuk është njoftuar zyrtarisht për këtë vendim të Osmanit, raporton Gazeta Blic.

“Ende nuk ka ndonjë lëvizje, ne nuk kemi pranuar ndonjë informacion se është refuzuar apo jo propozimi i Kryeministrit Hoti“, tha përmes linjes telefonike zëdhënësja e Qeverisë së Kosovës Antigona Baxhaku, për “Gazeta Blic”.
Drejtori i fundit i shkarkuar i AKI-së, Kreshnik Gashi ishte emëruar në këtë pozitë, më 25 nëntor të vitit 2019, nga ish-kryeministri Ramush Haradinaj dhe ish-presidenti Hashim Thaçi.Paraprakisht, Kreshnik Gashi ka mbajtur pozitën e kryetarit të Bordit të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare të Kosovës. Ai është emëruar në krye të AKI-së, pas dorëheqjes së Shpend Maxhunit më 2019.

Më 2017 edhe Agron Selimaj kishte dhënë dorëheqje nga udhëheqja e AKI-së. Ndërkaq, më 2015, dorëheqje nga kreu i AKI-së pati dhënë edhe Bashkim Smakaj.Ndryshe, AKI-ja është agjenci për siguri dhe inteligjencë, e cila sipas ligjit, “analizon dhe shpërndan produkte inteligjente në mënyrë të shpejtë, të ligjshme dhe të përgjegjshme te presidenti, kryeministri dhe institucionet tjera kompetente”.Drejtori i AKI-së, i cili emërohet për një mandat pesëvjeçar me mundësi vazhdimi, i përgjigjet drejtpërdrejt Kryeministrit./Gazeta Blic/

Zyrtari i NATO-s: Kosova stabile është thelbësore për rajonin

0

Aleanca më e fuqishme ushtarake në botë, NATO, është deklaruar se do të vazhdojë ta mbështesë fuqishëm dialogun Kosovë-Serbi.

Ky proces, siç tha një zyrtar i lartë ushtarak amerikan i saj, çon në një zgjidhje të mirë për raportet mes Prishtinës e Beogradit. Po ashtu, sipas admiralit Robert P. Burke, që është edhe komandant i ri i Shtabit Qendror të Forcave të Përbashkëta Aleate në Napoli, një Kosovë stabile është thelbësore për stabilitetin e rajonit të Ballkanit dhe jo vetëm.

“Aleanca vazhdon, po ashtu, ta mbështesë dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, të ndërmjetësuar nga BE-ja si rruga e vetme për një zgjidhje afatgjatë të çështjes”, ka thënë ai, në një intervistë për Klan Kosova.

“Një Kosovë stabile është thelbësore për stabilitetin në rajon dhe për sigurinë tonë”. Burke, që mori detyrën e komandantit të Shtabit Qendror të Forcave të Përbashkëta Aleate në Napoli, më 17 korrik 2020, ka qëndruar të martën, për herë të parë në Prishtinë, por edhe në Sarajevë e Beograd. Ai ka bërë të ditur se erdhi këndejpari për ta prezantuar veten dhe ekipin e tij por edhe për të takuar komandantë e zyrtarë të NATO-s dhe për të eksploruar mundësitë e avancimit të mëtutjeshëm të bashkëpunimit.

Qeveria do të ndaj paga shtesë edhe për arsimtarët

0

Hoti: Kryetarin e SBASHK-ut Rrahman Jasharaj e përgëzova për punën e palodhshme dhe sfiduese të arsimtarëve në kushte të pandemisë, si dhe e sigurova që pagesa shtesë për punëtorët e arsimit do të kryhet në dy këste. Këstin e parë do ta marrin me pagën e muajit shkurt, ndërsa këstin e dytë me pagën e muajit maj.

Për shumën e pagës shtesë, Ministria e Arsimit, SBASHK_u dhe Ministria e Financave do të dakordohën në përputhje me mundësitë buxhetore. Ndërsa të premten do të finalizojmë edhe Kontratën e re Kolektive.

PDK në përkrahje të zyrtarit të saj, Nezir Çoçaj, pas ftesës që iu bë atij nga Specialja

0

Përmes një komunikate përkrahëse, dega e PDK-së në Prizren është vënë në mbështetje të kandidatit të saj për deputet, Nezir Çoçaj, pas ftesës së iu bë atij nga Gjykata Pseciale.

“Si e gjithë UÇK-ja që është në shënjestër të orkestrimeve, këto ditë po sfidohet edhe PDK- ja, përkatësisht kandidati i kësaj partie për deputet në zgjedhjet e 14 shkurtit. Andaj, mbështetur në situatën, Partia Demokratike e Kosovës, Dega në Prizren mbështet fuqimisht kandidatin e saj z.Nezir Çoçaj në këto ditë, kur po tentohet që të njolloset figura e tij.

Partia Demokratike e Kosovës, Dega në Prizren fuqishëm e mbështet kandidatin e saj Nezir Çoçaj.Nezir Çoçaj, dje në luftë ishte luftëtar i dalluar i UÇK-së, pas luftës u angazhua në forcimin e shtetit, në institucionet e Republikës së Kosovës, duke e fituar dy herë besimin e popullit për deputet në Parlamentin e Kosovës. Dhe shpresojmë se edhe këtë herë do ta fitojë besimin e popullit për të qenë në vijën e parë për ta mbrojtur në mënyrë institucionale luftën e drejtë të UÇK-së dhe vlerat e luftës në përgjithësi.
Nezir Çoçaj, duke qenë për shumë vite udhëheqës i Institutit Pedagogjik të Kosovës, ka kontribuar shumë në fushën e arsimit, meqë edhe synimi i tij është për një arsimim të shëndoshë dhe gjithëpërfshirës. Ai ka ndihmuar shumë në jetësimin e kurikulës së re të arsimit, duke qenëpjesë aktive e hartimit të kësaj kurikule me standarde evropiane.
Sfidat për te dhe për PDK-në, nuk kanë qenë dhe nuk do të jenë asnjëherë pengesë për zbatimin e amanetit të dëshmorëve dhe heronjve te Kosovës, sepse siç ka theksuar edhe vet Nezir Çoçaj : Posti im më i lartë që kam pasur në jetë ka qenë ai posti i SHENJTË – USHTAR i UÇK-së – andaj edhe këtë sfidë do ta përballojë PDK-ja, duke dalë faqebardhë dhe duke e dëshmuar fuqishëm pafajësinë e UÇK-së.”, thuhet në fund të kësaj komunikate.

PDK takim mobilizues për zgjedhjet e 14 shkurtit me strukturat e saj në Korishë

0

Dega e PDK-së në Prizren, përmes një komunikate dërguar mediave, njofton se , Shtabi Zgjedhor i Degës tashmë është në përgatitjet intensive për zgjedhjet e jashtëzakonshme nacionale të 14 shkurtit.

“Në kuadër të parapërgatitjeve është duke i vizituar shtabet lokale nëpër nëndegë, me qëllim të mobilizimit të strukturave të PDK-së. Si gjithmonë strukturat e PDK-së po tregohen të gatshme, që të mobilizohen për këto zgjedhje më shumë seçdo herë tjetër.

Në takim me strukturat e nëndegës ‘’Korishë’’ bashkë me shefin e shtabit zgjedhor z.Shaqir Totaj, ishin të pranishëm edhe kandidatët për deputetë, të propozuar nga Dega e PDK-së në Prizren, të cilët në bashkëbisedim me strukturat e nëndegës ‘’Korishë’’ biseduan për mënyrën e shpërndarjes së programit të PDK-së, që në fakt është i vetmi program për rimëkëmbjen e ekonomisë së Kosovës dhe të sektorëve tjerë.

Strukturat e nëndegës së PDK-së në Korishë, u zotuan se do të jenë të gatshme, që programoi i PDK-së të shpërndahet në çdo familje, derë më derë, pasi për shkak të pandemisë nuk do të ketë mundësi të mbahen tubime madhështore. Korisha dhe korishasit e kanë kuptuar me kohë se oferta e PDK-së është oferta më serioze dhe se do të bëjnë ç‘mos që ta përkrahin programin e saj.

Strukturat e nëndegës ‘’Korishë’’ gjithashtu bashkëbiseduan edhe me kandidatët përdeputetë të propozuar, që ishin të pranishëm, dhe treguan zhgënjimet e tyre në qeverisjen lokale dhe atë qendrore. Ndërsa deputet e pranishëm theksuan nevojën e mobilizimit të strukturave tëPDK-së si kurrë më parë, sepse Kosova është e sigurt vetëm atëherë kur udhëhiqet nga vizioni largpamës dhe shtetformues i PDK-së.

Shtabi Zgjedhor i Degës së PDK-së sot do të mbaj nj; varg takimesh me strukturat e nëndegëve si dhe do të bëjë pranimin e dhjetëra anëtarëve të rinj në radhët e PDK-së, që po e përkrahin programin dhe vizionin e rimëkëmbjes”, thuhet në fund të kësaj komunikate.

Zemaj tregon se ku do të bëhet vaksinimi anti-Covid

0

Ndonëse në Kosovë ende nuk kanë arritur vaksinat anti-COVID, në Ministrinë e Shëndetësisë thonë se tashmë janë identifikuar hapësirat se ku do bëhet vaksinimi për qytetarët e Kosovës. Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj thotë se QKFM-të, spitalet por edhe palestrat sportive janë objektet ku do bëhet shpërndarja e vaksinës.

Zemaj po ashtu ka deklaruar se shumica e profesionistëve shëndetësorë që do i vaksinojnë qytetarët e Kosovës me vaksinën kundër koronavirusit kanë kryer trajnimin.

“Shumica prej tyre (profesionistëve shëndetësorë) kanë përfunduar trajnimin, kjo ka filluar edhe më herët dhe që kemi qenë në pritje të vaksinimit, mund të ketë trajnime të vazhdueshme, por është vaksinë në fund të fundit si të gjitha vaksinat nuk ka ndonjë filozofi apo ndonjë aspekt të ndryshëm teknik apo shkencor”, deklaroi ministri i Shëndetësisë.

Zemaj ka treguar se dhënia e vaksinës do të ndodh në Qendrat Kryesore të Mjekësisë Familjare nëpër çdo komunë. Madje ai thotë se vaksinimi do ndodh edhe në Shtëpitë e të Moshuarve, por edhe në palestra sportive në momentin kur do kemi një vaksinimin masiv.

“Jo absolutisht kjo do jetë edhe nëpër komuna, nëpër Qendrat e Mjekësisë Familjare, spitale, shtëpi të pleqve , do iu mundësojmë qytetarëve që të jenë sa më afër dhe t’u ofrohet kjo mundësi. Do të shohim objektet më të përshtatshme ne në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës tash në aspektin e prioritetit që kemi për mjekët tanë ka hapësira që tash janë identifikuar pa mundësi grumbullimi apo edhe stërngarkimi. Nëse na nevojitet ndonjë qendër e madhe kur të fillojë numri i madh i të vaksinuarve, i kemi identifikuar edhe objektet e tjera sikurse palestrat sportive që mund ta ofrojnë atë komoditet edhe mund të krijojmë një mundësi më të mirë të vaksinimit”, theksoi Zemaj.

Ai madje thotë se plani për vaksinimin anti-COVID, tashmë është i gatshëm dhe do të publikohet. Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj shpreson që Kosova nuk do ketë telashe në shpërndarjen e vaksinës.

“Vetëm është e gatshme për publikim, do ta publikojmë dhe gjithçka do jetë transparente. Objektet mund të jenë lëvizëse sepse kur shtohen kontingjenti i madh i numrit të vaksinave, fatmirësisht ne e kemi një përvojë të mirë dhe kemi një traditë të mirë të shpërndarjes së vaksinave të gripit sezonal e cila nuk dallon shumë nga dhënia edhe e kësaj vaksine. Vetëm tash kur e rritëm apo shumëfishuam numrin e vaksinave kundër gripit sezonal ka pasur raste kur vetëm në një qendër të mjekësisë familjare më shumë se 2 mijë persona janë vaksinuar dhe nuk ka pasur as grumbullim e as mos stërngarkim ”, theksoi ai.

Ditë më parë, zyrtarja për emergjenca në Organizatën Botërore të Shëndetësisë, Isme Humolli u shpreh se Kosova është në fazën e fundit të përgatitjeve për vaksinimin kundër COVID-19.

Republika e Kosovës në fillim të muajit dhjetor ka aplikuar tek mekanizimi COVAX, për sigurimin e vaksinave që do jepet falas për 20 për qind të popullatës, që në rastin e Kosovës i bie që falas të ofrohen 360 mijë vaksina.

E javë më parë në Ministrinë e Shëndetësisë me qëllim të sigurimit të vaksinave kundër COVID-19, ka thënë se kanë marrë konfirmimin nga kompania Pfizer për sigurimin e 500, 000 dozave të kësaj vaksine.

Ndërsa, shtetet fqinje si Shqipëria dhe Serbia tashmë kanë nisur vaksinimin e qytetarëve me vaksinën kundër COVID-19./FrontOnline/

Duda Balje publikon listën e kandidatëve për deputet

0

“Lista e Bashkimit Social Demokratik është e gatshme, e shënuar nga të rinj të arsimuar, dhe në fillim, mes dhe në fund të një përvoje që drejton energjinë drejt suksesit. Partia jonë SDU si një entitet i ri politik, për një periudhë më pak se një vit ka bërë kaq shumë gjëra të mira për të cilat jemi shumë krenarë”, ka shkruar ajo.

Balje ka shkruar edhe për planet e së ardhmes, duke theksuar se planifikojnë të ndërtojnë shtëpi për familjet e rrezikuara financiarisht, rindërtimin e ndërtesave ekzistuese të shtëpive të vjetra dhe oronulare.  /Telegrafi/

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort