Home Blog Page 5486

Xhavit Ukaj zëvendësohet nga djali i tij si kandidat për deputet

0

Xhavit Ukaj, kandidat për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), nuk do mund të kandidojë në zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen më 14 shkurt. Kjo pasi që ndaj tij është në fuqi dënimi i formës së prerë i shqiptuar nga Gjykata Themelore në Prizren, shkruan Gazeta Express.

Rastin për Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Gjykatës Themelore të Prizrenit, Marcel Lekaj. Ai pohoi se vendimi ish’deputetit të LDK’së i është bërë i plotfuqishëm më 24 dhjetor të vitit të kaluar.

“Po rasti për personin në fjalë është bërë i plotfuqishëm vitin e kaluar. Më 7 nëntor të vitit 2019 ndaj tij është shpallur aktgjykimi nga Gjykata Themelore në Prizren. Pastaj me 24 dhjetor 2020 ky aktgjykim është bërë i plotfuqishëm”, ka konfirmuar ai.

Lekaj ka treguar se me kërkesë të Ukajt dënimi prej gjashtë muajve burg i është zëvëndësuar me shumën prej 2 mijë e 500 eurove

“Fillimisht ai është dënuar në kohëzgjatje prej 6 (gjashtë) muajve, në kuptim të nenit 47 të KP-së, me kërkesën e të akuzuarit dënimi me burg do ti zëvendësohet me dënim me gjobë në shumën prej 2500(dymijepesëqindën) €. Në rast se i akuzuari nuk dëshiron ose nuk mund ta paguaj gjobën do të revokohet dënimi me gjobë dhe do të ngel në fuqi dënimi i caktuar me burg në kohë zgjatje prej 6 (gjashtë) muajve.”, ka thënë më tutje ai.

Lekaj ka treguar se rasti i Ukajt lidhet me një kërcënim që ky i fundit i kishte bërë një Prokurori në Prizren.

“I apostrofuari, dyshohet për veprën penale kanosje. Ai dyshohet se ka sulmuar prokurorin me inicialet A.S në Departamentin e Përgjithshëm të Prokurorisë Themelore në Prizren”, ka thënë Lekaj për Express.

Express mëson që Prokurori të cilin e sulmoi Ukaj, ishte duke hetuar djalin e kandidatit për deputet.

Lidhur me këtë çështje, Xhavit Ukaj ka folur për Express. Ai tha se tanimë LDK’ja e ka zëvendësuar atë në listë me djalin e tij Florent Ukaj.

“Nuk e kam ditur që nuk mund të kanidojë për shkak se nuk e kam ditur që dënimi me gjobë është vepër penale. Unë jam zëvendësuar në listë me djalin tim Florentin që është kryetar i Forumit Rinor të LDK’së në Prizren”, ka thënë ai.

Richard Grenell uron Joe Bidenin pas betimit si president i ShBA’së

0

Ish-emisari special i Presidentit Donald Trump, Richard Grenell ka uruar Joe Bidenin pas betimit si president i ShBA’së.

Grenell ka shkruar në Twitter se e urojnë presidentin e ri sepse e duan Amerikën.

“Ne duhet ta urojmë presidentin e ri amerikan Joe Biden sepse ne e duam Amerikën. Ne duam që ai të jetë i suksesshëm për ta bërë shtetin tonë më të fortë. Dhe ne nuk duhet të bëjmë çfarë ana tjetër ka bërë ndaj nesh për 4 vjet – duke qenë kundër gjithçkaje që ai bën”, ka shkruar Grenell.

https://twitter.com/RichardGrenell/status/1351935095066697728

Joe Biden u betua si president i 46-të i ShBA’së dhe do të drejtojë shtetin më të fuqishëm në botë për 4 vitet e ardhshme.

Joe Biden betohet si president i SHBA-së

0

Joe Biden është betuar si presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në një ceremoni të pazakontë për shkak të masave anti-COVID dhe për shkak të masave të sigurisë si pasojë e protestave të dhunshme që ngjanë para disa javësh, Bideni merr udhëheqjen në një kohë të vështirë për vendin.

Bideni, tash 78-vjeçar, fitoi në zgjedhjet e nëntorit ndaj ish-presidentit Donald Trump, që ka refuzuar të pranojë humbjen. Ai madje ka thyer traditën e gjatë amerikane duke refuzuar pjesëmarrjen në inaugurimin e pasuesit.

Vetëvendosje i referohet Albin Kurtit si kryeminisër i ardhshëm

0

Lëvizja Vetëvendsoje i referohet Albin Kurtit si kryeministër i ardhshëm në njoftimin e aderimit të tyre të ri, Gegë Lleshi.

Postimi i plotë nga Vetëvendosje:

Gegë Lleshi u anëtarësua sot në Lëvizjen VETËVENDOSJE!

Gegë Lleshi studimet universitare i ka përfunduar në Fakultetin e Kulturës Fizike në Universitetin e Prishtinës për të diplomuar më pas si Inspektor i Rendit në Akademinë e Mbrojtjes “Hamëz Jashari”. Nga aty, ai vazhdoi edhe studimet post-universitare për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Diplomaci në Tiranë. Gjatë viteve të 80’ta Gega ka qenë i dënuar politik nga regjimi jugosllav, por kjo nuk e ndali atë që në vitet e 90’ta edhe si aktivist vullnetar, por edhe si kryetar i Unionit të Studentëve në Fakultetin e Kulturës Fizike në Prishtinë të angazhohet si për pajtimin e gjaqeve në rrethin e Gjakovës, ashtu edhe në organizimin e protestave studentore. Pas luftës, Gega ka punuar si Shef i Zyrës së Administratës në zonën e dytë të TMK-së në Prizren. Pastaj si Shef i Inspektorëve të rendit në zonën e dytë dhe të tretë të TMK-së në Pejë. Nga viti 2005 ai ushtroi detyrën e Koordinatorit të Zyrës së Sigurisë në zyrën e Kryeministrit, ndërkaq prej vitit 2019 punon në Drejtorinë e Marketingut në AKP.

Me një dije dhe përvojë në çështje që lidhen me sigurinë shtetërore dhe funksionalizimin e institucioneve, Gegë Lleshi është vlerë e shtuar e listës tonë fituese për zgjedhjet e 14 shkurtit.

Bashkë me anëtarët tanë që janë pjesë e listës zgjedhore, Mimoza Shalën, Agon Batushën dhe Gani Krasniqin, Gegë Lleshin sot e priti në zyre Kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, kryeministri i ardhshëm, Albin Kurti.

Gegë Lleshi u anëtarësua sot në Lëvizjen VETËVENDOSJE!

Gegë Lleshi studimet universitare i ka përfunduar në Fakultetin…

Posted by Lëvizja VETËVENDOSJE! on E mërkurë, 20 Janar 2021

 

Avokati i Veselit me argumente të forta hedh poshtë të gjitha pretendimet e Prokurorisë Speciale

0

Mbrojtja e Kadri Veselit në Hagë, e përfaqësuar nga avokati me përvojë të madhe, Ben Emmerson, me argumente të forta ka hedhur poshtë të gjitha pretendimet e Prokurorisë Speciale për mbajtjen në paraburgim të ish-kreut të Kuvendit të Kosovës.

Përgjigjen e tij, që ka 24 faqe dhe 7 anekse të bashkangjitura me dëshmi, Emmerson, me argumente precize, e ka dorëzuar në Gjykatë dhe ka kërkuar lirimin e klientit të tij Kadri Veseli.

Emmerson ka thënë se Prokuroria nuk ka prezentuar asnjë argument të qëndrueshëm që ta dëshmojë faktin se nëse Veseli lirohet, ai mund të ndërhyjë te dëshmitarët e mundshëm.

Avokati i Veselit tutje ka rrëzuar teorinë e Prokurorisë, e cila pretendon se Veseli në rast lirimit mund të arratiset, duke përdorur lidhjet e tij. Në parashtresat e tij, Emmerson ka thënë se po të kishte qëllime të tilla, Veseli mund të arratisej qysh pas 20 qershorit, në datën kur Prokuroria e Specializuar lëshoi komunikatën e famshme që më vonë u cilësua si politike dhe skandaloze për një institucion të drejtësisë ndërkombëtare.

“Nëse ai do të ikte, ajo ishte koha për t’i përdorur lidhjet e tij, kur ai nuk ishte subjekt i ndonjë kufizimi në lirinë e tij të lëvizjes, dhe mund të ishte arratisur në një vend pa marrëveshje ekstradimi me Kosovën. Fakti që ai nuk përdori lidhjet e tij atëherë për t’iu shmangur drejtësisë, është prova më e mirë e mundshme që ai nuk do ta bënte këtë nëse do të lirohej përkohësisht, në kushte të rrepta të zbatuara nga Shërbimi Policor i Kosovës”, thuhet në argumentet e avokatit Emmerson.

Emmerson ka kundërshtuar edhe argumentin tjetër të Prokurorisë që thotë se Veseli mund të shkojë në rreth 180 vende të cilat s’kanë marrëveshje ekstradimi me Kosovën. Avokati thotë se fakti që Veseli është treguar i gatshëm ta dorëzojë pasaportën e tij, e zhduk rrezikun e arratisjes së Veselit, pasi që i njëjti s’do të ketë mundësi udhëtimi.

Avokati i Veselit tutje ka përmendur faktin se Veseli ishte ndër të parët që kishte folur kundër tentativave të vitit 2017 për zhbërjen e Speciales, dhe kjo, sipas tij, është fakt se ish-kreu i Kuvendit nuk ka tendenca të bojkotojë punën e Zyrës së Prokurorit të Specializuar.

“Nuk ka asnjë bazë provuese për vënien e përgjegjësisë ndaj Z. Veseli për vitin 2017 dhe përpjekjet për të shfuqizuar Gjykatën Speciale. Të dhënat flasin vetë. Ai e kundërshtoi atë tentativë publikisht dhe në terma të fortë. Veseli këshilloi në mënyrë aktive anëtarët e partisë së tij që të ishin realistë dhe të braktisnin këto veprime. Kishte 43 nënshkrues në listë (shih aplikimin për lirimin e përkohshëm në Shtojcën 2). Siç do të jetë e dukshme, më pak se gjysma e nënshkruesve ishin anëtarë të PDK-së”, thuhet tutje në argumentet e avokatit Emmerson.

Për më tepër, avokati ka përmendur edhe faktin se ish ambasadori amerikan, Greg Delawie, në një deklaratë u ishte referuar liderëve politikë (pa emra) që po udhëhiqnin iniciativën për shfuqizimin e Gjyaktës Speciale, pavarësisht mohimit të tyre, por nuk e ka pasur në mendje Kadri Veselin. Sepse, siç ka rikujtuar avokati, Delawie e kishte lavdëruar Veselin për kundërshtimin e tij ndaj kësaj nisme përmes një “tweet-i’.

“Postimi i ambasadori amerikan në Twitter më 17 janar 2018 i referohet liderëve politikë (pa emra) të cilët po udhëhiqnin iniciativën përkundër mohimeve të tyre. Duke pasë parasysh kohën, kjo nuk i referohet zotit Veseli, pasi që ambasadori më herët e kishte veçuar zotin Veseli duke e lavdëruar për kundërshtimin publik që i kishte bërë kësaj iniciative rreth dy javë më herët, më 9 janar 2018”, ka thënë tutje Emmerson.

Emmerson ua ka rikujtuar Dhomave të Specializuara faktin se Veseli nuk është përfshirë aspak në çështjen e publikimit të dosjeve konfidenciale nga Organizata e Veteranëve të Luftës. Për më tepër, Emmerson ka akuzuar Prokurorinë se po do të “nxjerrë diçka nga asgjë”, duke mos i gjetur dhe ndëshkuar ata që vërtet janë përgjegjës për nxjerrjen e këtyre dokumenteve.

Përveç të lartëpërmendurave, avokati Emmerson ka renditur gjithësej 73 pika kundër-argumentet tjera ndaj Prokurorisë së Specializuar.

Përveç parashtresave të shkruara, Emmerson ka bashkëngjitur edhe shtatë anekse, si prova materiale që mbështesin argumentet e tij.

Në këtë formë, avokati i Kadri Veselit ka kërkuar, po ashtu, se në rast të dyshimit rreth argumenteve të tij, të thirret një seancë dëgjimore, në mënyrë që personat e apostrofuar në anekset e veçanta të mund të dëshmojnë vetë për argumentet e përdorura nga mbrojtja e Veselit për lirimin e tij nga burgu.

Joe Biden del në skenë

0

Presidenti i zgjedhur, Joe Biden, bashkë me bashkëshorten e tij Jilly kanë dalë në skenë.

Ai është gati për betimin si presidenti i 46-të i SHBA-së. Ai është mirëpritur nga të pranishmit me shumë duartrokitje.

LDK dënohet përsëri me 2000 euro për shkelje të masave anti-COVID

0

Inspektorati i Komunës së Prishtinës, përsëri e ka dënuar Lidhjen Demokratike të Kosovës, për organizimin e mitingjeve elektorale, duke mos zbatuar masat kundër pandemisë COVID 19, që i ka vendosur vet kjo parti që është duke e udhëhequr ekzekutivin e vendit

“Gjoba e katërt ndaj subjekteve politike, për organizim të tubimeve në Prishtinë në kundërshtim me ligjin dhe masat në fuqi”, ka bërë të ditur drejtori i Insepkcionit të Komunës së Prishtinës, Adonis Tahiti.

Ai ka thënë se Ligjin edhe vendimin për masat, vet i keni hartuar e votuar – edhe gjobat, duhet t’i paguajnë, në të kundërtën do të tu inkasohen përmes përmbaruesit.

Askush mbi ligjin!

Gjoba e katërt ndaj subjekteve politike, për organizim të tubimeve në Prishtinë në kundërshtim me…

Posted by Adonis Tahiri on E mërkurë, 20 Janar 2021

 

Obama uron Joe Biden: Miku im, kjo është koha jote!

0

Ish-presidenti amerikan Barack Obama ka uruar Joe Biden, i cili sot merr në drejtim Shtëpinë e Bardhë. Në një postim në Tëitter, Obama uron Biden ndërsa i thotë se kjo tashmë është koha e tij.

Postimi:

“Urime mikut tim, presidentit Joe Biden! Kjo është koha jote.”

 

Biden arrin në Kongres për inaugurimin e tij

0

Eskorta e presidentit të zgjedhur, Joe Biden, ka arritur në hapësirat e Capitolit para inaugurimit të tij.

Liderët e Kongresit pritet ta përshëndesin gjatë hyrjes drejt hapësirës së caktuar për inaugurim.

Bideni pritet të betohet më vonë.

Biden arrin në Kongres për inaugurimin e tij

0

Eskorta e presidentit të zgjedhur, Joe Biden, ka arritur në hapësirat e Capitolit para inaugurimit të tij.

Liderët e Kongresit pritet ta përshëndesin gjatë hyrjes drejt hapësirës së caktuar për inaugurim.

Bideni pritet të betohet më vonë.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort