Home Blog Page 5485

Sot bëhen 15 vjet nga vdekja e Ibrahim Rugovës

0

Sot shënohet 15 vjetori i vdekjes së ish-presidentit të Kosovës Ibrahim Rugova.

Presidenti Rugova ka vdekur më 21 janar të vitit 2006, ku u varros me nderime të larta shtetërore dhe ushtarake.

Në përvjetorin e 15-të të vdekjes së tij do të bëhen homazhe tek varri i tij në Velani dhe tek familja Rugova, ndërkaq në ora 14:00 në Gjilan do të mbahet edhe një akademi përkujtimore.

Në përvjetorin e parë të vdekjes së Ibrahim Rugovës, ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, e dekoroi Rugovën me Urdhrin “Hero i Kosovës”, titulli më i lartë në vendin tonë që u jepet figurave historike shqiptare dhe të Kosovës.

Dr. Ibrahim Rugova lindi më 2 dhjetor të vitit 1944 në fshatin Cerrcë, komuna e Istogut. Më 10 janar 1945 komunistët jugosllavë ia pushkatuan të atin, Ukën dhe gjyshin Rrustë Rugovën, që kishte qenë luftëtar i njohur kundër çetave çetnike që po depërtonin në Kosovë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Ibrahim Rugova u zgjodh më 23 dhjetor 1989, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, partisë së parë politike në Kosovë që sfidoi drejtpërdrejt regjimin komunist në fuqi.

Rritet numri i rasteve aktive me koronavirus në Kosovë

0

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) ka njoftuar se të mërkurën janë shënuar edhe gjashtë viktima nga koronavirusi i ri, që e shkakton sëmundjen COVID-19.Rastet e vdekjes janë nga komunat: Deçan, Fushë-Kosovë, Mitrovicë, Obiliq, Podujevë, Vushtrri.Në raportin ditor të situatës epidemiologjike, IKSHPK thotë se bazuar në 1.683 mostra të testuara, 320 kanë dalë pozitive në koronavirus.

Sëmundjen e kanë mundur edhe 269 pacientë, ndërsa raste aktive janë 5.324

Njoftimi i plotë:269 TË SHËRUAR DHE 320 RASTE ME COVID-19!Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.683 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 320 raste pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar 6 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Deçan 1 rast (80 vjeç), Fushë-Kosovë 1 rast (70 vjeç), Mitrovicë 1 rast (76 vjeç), Obiliq 1 rast (55 vjeç), Podujevë 1 rast (56 vjeç), Vushtrri 1 rast (72 vjeç).Numri total i rasteve pozitive është 56.732 raste nga 213.372 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.426 raste të vdekjes.Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 269 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 49.982 raste, kurse numri i rasteve aktive është 5.324.Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 115 raste, Vushtrri 21 raste, Prizren 19 raste, Lipjan 17 raste, Podujevë 17 raste, Fushë-Kosovë 13 raste, Gjakovë 13 raste, Gjilan 11 raste, Malishevë 11 raste, Pejë 11 raste, Shtime 10 raste, Ferizaj 9 raste, Klinë 8 raste, Suharekë 7 raste, Mitrovicë 6 raste, Drenas 5 raste, Graçanicë 4 raste, Kaçanik 4 raste, Kamenicë 3 raste, Obiliq 3 raste, Skenderaj 3 raste, Deçan 2 raste, Junik 2 raste, Viti 2 raste, Rahovec 2 raste dhe me nga një rast komunat Istog dhe Mamushë.Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!
Mbani higjienën!
Respektoni distancën!

Ky është parashikimi i motit për sot

0

Insitituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar për motin që pritet të mbajë sot në vend.Përmes një njoftimi në faqen zyrtare, IHMK’ja ka bërë me dije se në mëngjes do të ketë ngrica dhe se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -8 deri -5 gradë Celsius.“Do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Në mëngjes do të ketë ngrica në gjithë territorin. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -8 deri -5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-5m/s”, thuhet në njoftim.

Gashi: Edhe 30 anëtarë të rinj i bashkohen PDK-së në fshatin Kobaj

0

Ish-Ministri dhe njëherit kandidati për deputet në Kuvendin e Kosovës, Kujtim Gashi, ka bërë të ditur se Partisë Demokratike të Kosovës, i janë bashkuar 30 anëtarë të rinjë në një takim me strukturat e saj në fshatin Kobaj, ku i pranishëm ishte edhe kryetari i PDK-së në Prizren, Shaqir Totaj.

Gashi gjithashtu tha se falë punës së madhe të strukturave dhe aktivistëve të PDK-së në fshatin Kobaj, familja jonë e madhe politike shtoi radhët e veta në njerëz që i besojnë alternativës tonë.

Shkrimi i plotë i Gashit:

Edhe 30 anëtarë të rinj i bashkohen Partisë Demokratike të Kosovës në fshatin Kobaj të Prizrenit.
Falë punës së madhe dhe të vazhdueshme të strukturave dhe aktivistëve të PDK-së në fshatin Kobaj, familja jonë e madhe politike shtoi radhët e veta duke afruar pranë vetes njerëz që i besojnë alternativës tonë për projektin e madh të rimëkëmbjes, i cili po drejtohet nga kryeministri në ardhje, shkruan Gashi.

 

Haradinaj: Albin Kurti ka gjasat më të mira për fitore në këto zgjedhje!

0

Kreu i AAK, Ramush Haradinaj, kandidat për president të Kosovës, tha se Kosovës i duhet një president i fortë.

“Qytetarët e Kosovës kërkojnë reforma, kërkojnë ecje përpara, kërkojnë një dinamikë të re në vend dhe një qeveri e kryeministër që i shtyn para reformat”.

“Gjasat në këto zgjedhje i ka më të mira VV dhe zoti Kurti. Por qëndrueshmëria e Kosovës varet edhe nga qëndrimet e drejta të presidentit të vendit. Kosova ka nevojë edhe për një ekuilibër politik dhe institucional”.

“Unë jam kandidat për president, për të fuqizuar Kosovën në planin e brendshëm dhe veçanërisht në planin e sigurisë,” tha Haradinaj, duke theksuar se synimi i tij është anëtarësimi në NATO.

Sipas tij, një kryeministër i fortë ka nevojë për një president të fortë.

Haradinaj tha se sërish Kosova është përballë sfidave të sigurisë, duke përmendur bisedimet me Serbinë dhe gabimet që janë bërë në të shkuarën në këtë drejtim.

Për këtë arsye, ai tha se barra e përgjegjësisë bie mbi presidentin. Haradinaj tha se Kosova duhet të arrijë shkallën e plotë të sigurisë, sidomos me anëtarësimin në NATO. /Syri.net/

Enver Hoxhaj i bindur: PDK po rritet, do të dalim edhe më të fuqishëm

0

Kandidati për kryeministër nga rradhët e PDK-së, Enver Hoxhaj është takuar me strukturat e kësaj partie në Gadime e Kraishtë të Lipjanit.

Ai thotë se mbështetja për PDK-në po rritet.

Postimi i tij i plotë:

Takimet me strukturat e PDK-së në Gadime dhe Kraishtë të Lipjanit edhe kësaj radhe ishin entuziaste dhe treguan mobilizim të madh, ashtu siç ka ndodhur në takimet e kaluara. Mbështetja për PDK-në dhe për mua si kryeministër i ardhshëm po vazhdon të rritet në lagje, fshatra e qytete.

Nga këto zgjedhje, PDK do të dalë edhe më e fuqishme. Sepse besimi i qytetarëve dhe mbështetja e tyre është gjithnjë më e madhe!

Vetëm PDK mund të rimëkëmbë vendin! Vetëm PDK realizon zotimet!

Takimet me strukturat e PDK-së në Gadime dhe Kraishtë të Lipjanit edhe kësaj radhe ishin entuziaste dhe treguan…

Posted by Enver Hoxhaj on E mërkurë, 20 Janar 2021

 

Kurti e Osmani për herë të parë bashkë në fushatë

0

Bashkuan forcat dhe tani kanë nisur edhe fushatën së bashku.

Janë këta Albin Kurti e Vjosa Osmani, të cilët do të garojnë me një listë të përbashkët në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit.

Dyshja, njëri lider i VV-së, e tjetra U.D e presidentes, një nga emrat më të komentuar në politikë, sot u panë bashkë në Pejë.

Kjo është hera e parë që të dy nisën fushatën së bashku.

FSK-ja çmohet lartë në Parlamentin e Iowa-s

0

Në parlamentin e shtetit amerikan Iowa, është traditë që për fillim të vitit të raportojë pos krerëve politik shefi i ushtrisë që është Garda Kombëtare e Iowas.

Gjenerali, Benjamin Corell në adresimin e tij foli për një lidhje strategjike që e kanë me shtetin më të ri në Europë, Kosovën.

Në muajin mars një njësi elite e ushtarëve kosovar do të angazhohen në mision jashtë vendit në bashkëpunim me Gardën Kombëtare të Iowas për këtë Corell dha detaje, njofton Klan Kosova.

”Viti 2021 sjellë një dinamikë të re e ngazëlluese në programin tonë të partneritet me shtetin e Kosovës. Jemi koordinuar për logjistikë dhe personel nga Forca e Sigurisë së Kosovës FSK që do të jenë krah Gardës Kombëtare të Iowas në misionet tona në Lindjen e Mesme. Kjo do të shënojnë angazhimin e parë të Forcës së Sigurisë së Kosovës jashtë kufijve të saj”, tha ushtaraku amerikan.

Gjenerali ngriti në piedestal punën e ushtarëve e ushtareve të Kosovës të cilët që nga 14 dhjetori 2018 shërbejnë në FSK-në me mision ushtarak.

“Krejt dhe drejt”, slogani i VV-së për zgjedhjet

0

Lëvizja Vetëvendosje ka zbuluar sloganin me të cilin i futet garës në zgjedhjet e 14 shkurtit. “Krejt dhe drejt” është slogani i kësaj partie, siç kanë zbuluar krerët e kësaj liste, Albin Kurti dhe Vjosa Osmani.

“Referendumi që do ta kthejë Kosovën kah e mbara, nuk mund të ndalet!” ka thënë Kurti, që është kandidat për kryeministër.

Referendumi që do ta kthejë Kosovën kah e mbara, nuk mund të ndalet!

#krejtdhedrejt

Posted by Albin Kurti on E mërkurë, 20 Janar 2021

 

Në anën tjetër, më e gjatë në përshkrim ka qenë Osmani, që është kandidate për presidente.

“KREJT DHE DREJT. Krejt, sepse fryma mobilizuese është me shumicën, sepse ata e bëjnë dallimin! Krejt, sepse vetëm shumica mund t’i bëjë ndryshimet. Krejt, sepse sa herë që jemi bërë bashkë, kemi dalë fitues. Drejt, sepse vetëm në këtë mënyrë e krijojmë diferencën. Drejt, sepse vetëm me drejtësi garantohet përfaqësimi i barabartë qytetar. Drejt, sepse i drejti gjithmonë del fitues”, ka shkruar ajo në Facebook.

Kandidimi i Kurtit për deputet është vënë në pikëpyetje për shkak se ai është në mesin e 47 kandidatëve për deputetë, të cilëve u pamundësohet pjesëmarrja në zgjedhje për shkak se janë shpallur fajtorë për vepër penale me vendim përfundimtar të gjykatës në 3 vjetët e fundit.

VV nuk heq dorë nga kandidimi i Kurtit

0

Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) ka pranuar të mërkurën verifikimin për 1,081 kandidatët për deputetë nga të gjitha subjektet politike që garojnë në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 14 shkurtit.

Këshilli Gjyqësor i Kosovës, që ishte një nga gjashtë institucionet prej nga u kërkua ndihmë, ka vlerësuar se 47 kandidatë nuk i plotësojnë kushtet për të qenë pjesë e Kuvendit duke qenë se ndaj tyre janë marrë aktgjykime dënuese të formës së prerë gjatë tri vjetëve të fundit.

Nga Vetëvendosje janë pesë kandidatë të dënuar, Albin Kurti, Albulena Haxhiu, Liburn Aliu, Labinotë Demi Murtezi e Bajram Mavriqi.

Nga PDK është vetëm një kandidat i dënuar, nga LDK-ja dy, nga AAK-ja katër dhe nga Nisma Socialdemokrate plot 12.

23 të tjerët vijnë nga radhët e partive politike me shumicë joshqiptare.

Deri sa në subjektet tjera kanë heshtur gjatë ditës për këtë çështje në Vetëvendosje thonë se një vendim i tillë është marrë për interesa të dikujt tjetër dhe në asnjë mënyrë nuk do ta heqin Albin Kurtin nga lista me 110 emrat që synojnë Kuvendin.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort