Home Blog Page 5484

OBSH: Vaksinat anti-Covid fenomenale, e ardhmja duket më e ndritshme

0

Organizata Botërore e Shëndetësisë i cilëson vaksinat e kompanive të ndryshme kundër koronavirusit, që tashmë e kanë siguruar aprovimin për t’u hedhur në treg, si mënyrën e vetme për ta luftuar COVID-19, si fenomenale, e që do t’i ndryshojë rregullat e lojës, në betejën me pandeminë. Por, asnjë prej këtyre vaksinave nuk është gati për Evropën, me përjashtim të Britanisë.Duke folur nga Kopenhagen, drejtori i OBSH-së për Evropën foli për sasi të limituara të vaksinës në këtë kontinent, së paku në këtë fazë të parë.

“Së pari dhe pa asnjë dyshim, premisa e vaksinave është fenomenale, Shpërblimi është ndryshimi i lojës. Me më shumë se 200 vaksina, kandidate për vaksinën kundër COVID-19, e ardhmja duket ndjeshëm më e ndritshme. Me furnizimet që në këtë fazë të parë pritet të jenë në sasi të limituar, të gjitha vendet do të duhet të vendosin se cila kategori do të vaksinohet e para. Rekomandimi ynë janë punonjësit e shëndetësisë dhe ata socialë, më pas janë qytetarët të moshës nga 60 vjeç e lart”, u shpreh Hans Kluge.

Britania aprovoi përdorimin e vaksinës së Pfizer kundër COVID-19, duke hedhur një hap përpara pjesës tjetër të botës dhe nga kjo javë do të nisë vaksinimin në masë të popullsisë.

Synimi, sipas qeverisë britanike, është vaksinimi i 67 milionë banorëve, pa asnjë përjashtim, edhe pse vaksina nuk do të jetë me detyrim. Pjesa tjetër e Evropës, por edhe SHBA, janë ende në pritje, edhe pse paraprakisht kanë dhënë aprovimin e tyre.

“Premisa e vaksinës është e jashtëzakonshme, por diçka është e qartë në këtë moment: vaksina nuk është këtu sot, jo çdokush do ta marrë sapo ajo të mbërrijë por secili prej nesh duhet të vazhdojë me praktikën e ndjekur deri tani: të kujdeset për distancën dhe të mbajë maskë”.OBSH do të organizojë gjatë javës një takim me ministrat e shëndetësisë së 53 shteteve anëtare të saj, ku fokusi kryesor do të jetë mbrojtja e shkollave./Reuters

Trusti: Janë katër muaj për aplikim për tërheqjen e 10 përqind të mjeteve

0

Pas miratimit të Pakos për Rimëkëmbje Ekonomike qytetarët kanë mundësi që t’i tërheqin dhjetë përqind të mjeteve të tyre të kursyera.

Ata, siç njofton ky institucion kanë katër muaj kohë për aplikim nga moment i hapjes së sistemit për ta bërë këtë.

“Aplikimi për tërheqje të 10% do të bëhet vetëm ONLINE dhe përmes një faqeje të veçantë interneti.

Pra, nuk keni nevojë që tani të krijoni qasje në eTrusti. Adresa e faqes së veçantë të internetit për aplikim të tërheqjes 10% dhe detajet tjera do të publikohen ditëve në vijim”, thuhet në njoftim.

“Për aplikim janë në dispozicion 4 muaj. Prandaj, mos u brengosni nëse nuk mund të aplikoni që në ditët e para pas dekretimit”.

468 raste me COVID-19 në Kosovë, 18 në Prizren

0
created by dji camera

IKSHPK njofton se gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1314 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 468 raste pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar 19 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Pejë 3 raste (85, 74, 52 vjeç), Prizren 3 raste (91, 76, 60 vjeç), Prishtinë 2 raste (87, 65 vjeç), Ferizaj 2 rast (79, 78 vjeç), Gjakovë 2 raste (64, 51 vjeç), Gjilan 2 rast (78, 70 vjeç), Drenas 2 rast (78, 73 vjeç), Klinë 1 rast (53 vjeç), Suharekë 1 rast (73 vjeç), Shtërpc 1 rast (74 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 42.805 raste nga 152.677 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.106 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 683 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 28.504 raste, kurse numri i rasteve aktive është 13.195.

Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 227 raste, Fushë-Kosovë 25 raste, Pejë 22 raste, Lipjan 21 raste, Gjakovë 20 raste, Prizren 18 raste, Drenas 16 raste, Mitrovicë 15 raste, Gjilan 14 raste, Deçan 10 raste, Vushtrri 10 raste, Ferizaj 9 raste, Malishevë 8 raste, Obiliq 8 raste, Istog 7 raste, Kamenicë 6 raste, Rahovec 5 raste, Suharekë 5 raste, Viti 5 raste, Skenderaj 4 raste, Kaçanik 3 raste, Podujevë 3 raste, Shtime 3 raste, Klinë 2 raste, Dragash 1 rast, Hani i Elezit 1 rast.
Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!
Mbani higjienën! Respektoni distancën!

Avokati i Popullit pret rritje të numrit të ankesave të qytetarëve pas pandemisë

0
Foto: EO

Avokat i Popullit, Naim Qelaj, pret që të ketë fluks më të madh të qytetarëve sa i përket ankesave, pas kalimit të pandemisë.

Sipas Qelajt gjatë pandemisë ka pasur rënie të ankesave nga qytetarët për shkak të mosfunksionimit të institucioneve. Ai tregon se ka pasur vështirësitë më të mëdha në momentin kur ka pranuar detyrën e Avokatit të Popullit, pasi ka qenë kulmi i shpërthimit të pandemisë, që ka ndikuar në reduktimin e stafit të punës.

Qelaj thotë se zvarritjet e procedurave gjyqësore janë ato më shqetësuese, sepse po vazhdojnë vit pas viti dhe akoma nuk kanë gjetur zgjidhje për t’iu ofruar qytetarëve një gjykim të drejtë sa i përket qasjes në dokumente zyrtare.

“Padyshim që vështirësitë kryesore kanë qenë në periudhën kur unë e kam pranuar mandatin e Avokatit të Popullit, sepse ishte periudha e kulmit të shpërthimit të pandemisë të cilat kanë ndikuar në reduktimin e punës, stafit. Ankesat në një farë mënyrë kanë pasur rënie në periudhën e pandemisë dhe kjo do një analizë dhe vlerësim. Sigurisht kjo ka ardhur si pasojë e mos funksionimit të mirë të institucioneve të pushtetit dhe në këtë formë dhe adresimi i ankesave ka qenë më i paktë, ndërsa natyra e ankesave lidhet me çështjet problematike që janë ballafaquar qytetarët në të kaluarën”, ka thënë Qelaj për Ekonomia Online. “Mosofrimi i qasjes në dokumente zyrtare është një shqetësim jo vetëm për fatin që nuk po ofrohet, por ekzistojnë mjetet ligjore që secili qytetarë që kërkon qasje në dokumente mund ta sigurojë atë po më shumë problem. Unë pres që pas kalimit të kësaj situate do të ketë fluks të qytetarëve”.

Qelaj theksoi se nuk mund të japë një konstatim pa i kryer hetimet dhe pa i marr të dhënat nga tereni sa i përket shkeljes së të drejtave të njeriut.

Por ai shtoi se prej ankesave që kanë pranuar nga tereni ka dalë që ka pasur shkelje si në fazën fillestare të aplikimit të masave kundër pandemisë me kufizimin e lëvizjes, raporton EO.

“Se a ka pasur shkelje ne nuk mund të japim një konstatim pa i kryer hetimet dhe pa i marr të dhënat nga tereni, megjithatë prej ankesave që kemi pranuar nga tereni ka dalë që ka pasur shkelje si në fazën fillestare të aplikimit të masave kundër pandemisë me kufizimin e lirisë, ligj i cili u shpall antikushtetues me kërkesën e Avokatit të Popullit”, deklaron ai. “Hetimet edhe hulumtimet tona kanë për të treguar se pikërisht shkeljet më të mëdha janë bërë në trajtimin jo të barabartë të qytetarëve në mbështetje nga ana e institucioneve. Në një situatë të tillë të jashtëzakonshme padyshim që jo të gjithë qytetarët janë të kënaqur me shërbimet që janë ofruar në të drejtën për të pasur një trajtim mjekësor për këtë sëmundje që është shqetësuese për tërë globin”.

Mes tjerash, ai tha se ka pasur një zvogëlim të buxhetit, andaj sipas tij, Qeveria nuk duhet të bëjë shkurtesa buxhetore tek Avokati i Popullit ngase shkurtime të tilla mund të ndikojnë në punën, efikasitetin e institucionit.

“Ka pasur një zvogëlim të buxhetit por unë mendoj që do të tejkalohet dhe do të rikthehet buxheti ashtu siç është planifikuar sepse përveç që nuk është buxhet shumë i vogël dhe nuk ndikon në buxhetin e tërësishëm të vendit është një e drejtë dhe një obligim ligjor për Qeverinë që të mos bëjë shkurtesa buxhetore tek Avokati i Popullit ngase shkurtime të tilla mund të ndikojnë në punën, efikasitetin e institucionit dhe në anën tjetër ndikon edhe në ruajtjen e pavarësisë që ka ky institucion nga ekzekutivi i pushtetit”.

Në Sllapuzhan të Suharekës, vidhet një veturë

0

Një qytetar ka raportuar në Polici se i është vjedhur vetura.

Rasti ka ndodhur në fshatin Sllapuzhan të Suharekës, dje rreth orës 11:45.

Ankuesi ka raportuar se nga persona të panjohur i është vjedhur vetura  e tipit “Passat”.

Mustafa raportin e BE-së e quan manipulim

0

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka reaguar pas studimit të publikuar nga e Parlamentit Evropian (PE), që kishte vlerësuar se fenomeni i dezinformimit në Kosovë ka pasur implikime të drejtpërdrejta politike që shkaktuan edhe rënien e qeverisë së Albin Kurtit.

Mustafa përmes një postimi në Facebook e ka quajtur këtë studim manipulim.

“Disa bashkëmendimtarë të majtë evropianë të tashmë forcës kryesore politike të së majtës në Kosovë (Lëvizjes Vetëvendosje të Albin Kurtit), në një “studim” që paskan bërë për efektin e lajmeve të rreme në politikëbërje, përfshirë edhe Kosovën, më paska “akuzuar” si prodhues të lajmeve të rreme me qëllim rrëzimin e qeverisë së koalicionit ndërmjet Vetëvendosjes dhe LDK-së”, ka shkruar Mustafa.

Ai po ashtu ka thënë se do t’i drejtohet partive simotra të LDK-së në EPP (Partitë Popullore Evropiane) me sqarimet e nevojshme për ta hedhur poshtë këtë studim, që sipas tij është tendencioz dhe të motivuar ideologjikisht ndaj LDK-së.

“E vërteta e bashkëqeverisjes  mes LDK-së dhe Vetëvendosjes është e qartë dhe e pastër. LDK-ja i dha shans Vetëvendosjes për të punuar bashkërisht për të mirën e Kosovës.  Vetëvendosje, përveç që tentoi ta keqpërdorte partneritetin dhe kontruktivitetin e LDK-së, duke u kthyer në shtratin e saj ideologjik dhe gjenezën izolacioniste, filloi ta rrezikonte partneritetin e Kosovës me aleatët e saj kryesorë, para se gjithash me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka shkruar më tej Mustafa.
Ky është postimi i plotë i tij:

Të dashur miq,

“Studimi” i bashkëmendimtarëve të Albin Kurtit është manipulim!

Disa bashkëmendimtarë të majtë evropianë të tashmë forcës kryesore politike të së majtës në Kosovë (Lëvizjes Vetëvendosje të Albin Kurtit), në një “studim” që paskan bërë për efektin e lajmeve të rreme në politikëbërje, përfshirë edhe Kosovën, më paska “akuzuar” si prodhues të lajmeve të rreme me qëllim rrëzimin e qeverisë së koalicionit ndërmjet Vetëvendosjes dhe LDK-së !

Meqë ky “studim” qenka bërë për nevojat e Komitetit për Politikë të Jashtme të Parlamentit Evropian, si kryetar i LDK-së, do t’u drejtohem partive simotra të LDK-së në EPP (Partitë Popullore Evropiane) me sqarimet e nevojshme për ta hedhur poshtë këtë “studim” tendencioz dhe të motivuar ideologjikisht ndaj LDK-së.

E vërteta e bashkëqeverisjes mes LDK-së dhe Vetëvendosjes është e qartë dhe e pastër.

LDK-ja i dha shans Vetëvendosjes për të punuar bashkërisht për të mirën e Kosovës.

Vetëvendosje, përveç që tentoi ta keqpërdorte partneritetin dhe kontruktivitetin e LDK-së, duke u kthyer në shtratin e saj ideologjik dhe gjenezën izolacioniste, filloi ta rrezikonte partneritetin e Kosovës me aleatët e saj kryesorë, para se gjithash me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

LDK-ja nuk mund të duronte nëpërkëmbjen e saj nga një parti tjetër dhe taman puna të rrinte duke e soditur Vetëvendosjen teksa po shkarkonte ministra të LDK-së duke e shkelur marrëveshjen dhe po rrezikonte partneritetin e Kosovës me SHBA-të .

Prandaj, LDK-ja reagoi. Dhe do të reagoj ndaj kujtdo në Kosovë që e quan veten aq të rëndësishëm e të fortë sa të shpërfillë thirrjet telefonike nga Shtëpia e Bardhë e Departamenti Amerikan i Shtetit.

Që organizon fushata denigruese ndaj zyrtarëve amerikanë dhe Shtëpinë e Bardhë e portretizon si një vend ku copëtohet Kosova.

LDK-ja, si partia e parë politike në Kosovë dhe si trasuesja e orientimit pro-perëndimor të Kosovës, e ka obligim të kujdeset për të mos lejuar asnjëherë tendencat për shmangie nga ky orientim.

Sepse, partneriteti me SHBA-të dhe demokracinë perëndimore, është orientim natyror dhe sepse është rruga e vetme për Kosovën.

Autorët e “studimit”, shpresoj shumë se do të ballafaqohen me mbështetësit e Kosovës në Parlamentin Evropian dhe “studimi” i tyre do të përfundoj si një përpjekje e dëshpëruar për manipulimin e së vërtetës.

Moti sot kryesisht i vëranet

0

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se mbi vendin tonë, sot do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 11-12 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-7m/s.

Tërmeti 4.8 shkallësh dridh Durrësin, Laçin dhe Lezhën

0

Lëkundje tërmeti janë ndjerë mëngjesin e sotëm në vend.

Magnituda e tërmetit raportohet 4.8  e shkallës Rihter ndërsa thellësia 5 km.

Epiqendra e tërmetit mësohet ka qenë 17 km nga qyteti i Laçit dhe 27 km nga Durrësi.

Lëkundjet mësohet se janë nderë edhe në Lezhë.

Ramush Haradinaj: O unë president ose shkojmë në zgjedhje

0

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka komentuar çështjen e kandidimit për President të Kosovës.

“Çështja e Presidentit është çështja e një marrëveshje politike mes partive. Pra është një parti e vetme, ose dhe dy nuk i kanë në Kosovë por duhet më shumë më shumë se dy realisht. Si koalicion qeverisës ne kemi një shumicë por është një shumicë shimë e kufizuar. Do të thotë ne kemi mungesë për këtë çështje rreth 20 vota. Dhe opsion është Lëvizja Vetëvendosje, gjetja e një marrëveshje me ta, ose Partia Demokratike e Kosovës. Kjo është ajo që e pret Kosovën, mundësia e gjetjes së një marrëveshje apo dhe shkuarja në zgjedhje”, tha ai për Ora News.

Ai tha se si aleancë është dhënë opsioni i marrëveshjes politike që në rast të një mos mirëkuptimi kuptohet që Kosova shkon në zgjedhje.

“Për fat të mirë Kosova deri sot ka treguar se është e aftë të mbajë zgjedhje, respektohet demokracia por dhe di të implementojë rezultatin zgjedhor si rasti kur dhashë dorëheqjen unë. Nuk e shoh si shqetësim këtë për vete, për aspektin politik, për Kosovën. Kosova i ka energjitë e brendshme për t’i kaluar këto. Aspektet e çështjes së zgjedhjes së Presidentit do ti zgjidhim në bazë të Kushtetutës. Si aleancë kemi dhënë një opsion që është një marrëveshje politike. Opsion tjetër janë zgjedhjet. Nëse ka mirëkuptim nga palët e mirëpresim nëse jo kuptohet jemi në zgjedhje”, theksoi ai.

Salihu: E drejta për të aplikuar për tërheqjen e 10% zgjat 4 muaj

0

Të premten, pas tetë tentimesh, Kuvendi i Kosovës miratoi Projektligjin për rimëkëmbje ekonomike, ku është përfshirë edhe tërheqja e 10 përqindëshit nga Trusti Pensional i Kosovës.

Ky projektligj, i cili shndërrohet në ligj pas dekretimit të presidentit të Kosovës, do të mbetet në fuqi deri më 31 dhjetor 2021, përjashtimisht disa dispozitave që do të jenë të vlefshme deri në vitin 2028.

Bekim Salihu nga Instituti GAP, pasi ka kujtuar se gjatë së premtes menjëherë ka rënë uebfaqja e Trustit, pasi qytetarë të shumtë për shkak të mosinformimit të saktë janë kyçur për t’i tërhequr paratë, ka njoftuar se e drejta e tyre për të aplikuar për tërheqje të parave zgjat katër muaj.

“Dje ka rënë web faqja e Trustit, kjo tregon dy gjëra, e para, nevoja që ndjejnë qytetarët për t’i tërhequr paratë e tyre nga Trusti dhe e dyta edhe Trusti edhe Qeveria e Kosovës nuk e kanë informuar mirë qytetarin se e drejta e tyre për të aplikuar për tërheqjen e 10% nga Trusti zgjat katër muaj, pas hyrjes në fuqi të Ligjit, pra nuk është e thënë se veç kush aplikon në ditën ose javën e parë mund t’i tërheq mjetet. Sot hasa biseda të kësaj natyre që tregonin konfuzion të njerëzve”, ka shkruar Salihu në Facebook.

Të premten, pas miratimit të projektligjit, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti tha se 212 milionë euro është vlera që besohet se qytetarët do të tërheqin kursime nga Trusti i Kursimeve Pensionale të Kosovës.

Hoti, gjithashtu ka theksuar se “Pas 8 ditësh kur projektligji të hyjë në fuqi, do të hapet sistemi online për t’u qasur në marrjen e 10 për qindëshit”.

Ky projektligj ka paraparë që kontributpaguesit të mund t’i tërheqin 10 për qind të kursimeve pensionale në Fondin e Kursimeve Pensionale të Kosovës. Sipas projektligjit, deri në shumën 10 mijë euro, në rast të tërheqjes së 10 për qindëshit nga kontributpaguesi, Qeveria e Kosovës do ta kompensojë atë brenda pesë vjetëve të ardhshme.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort