Home Blog Page 5483

Asnjë Qeveri nuk u kujdes për to, në mars fillon rregullimi i kullave të Jasharëve me një fond 6 milionë euro

0

Në mars pritet të filloj rregullimi i kullave të Jasharëve me një fond prej 6 milionë euro.

Artilerisë serbe i kishin bërë ballë më shumë se dy dekada më parë.

E kullat e Jasharajve, në Prekaz, tash e një kohë po rrezikojnë të shkatërrohen nga moti i ligë dhe mungesa e kujdesit.

Dëmtimet janë të dukshme dhe pjesë të tyre po mbahen me mbajtëse të improvizuara.

Një pjesë e çatise, tashmë ka rënë.

E në të gjitha pjesët, mbajtëset e hekurit tashmë janë ndryshkur.

Vendi që ruan historinë e lavdishme të familjes Jashari, rrezikon dëmtim edhe më të madh dita-ditës.

Kjo po i shqetëson edhe vizitorët kompleksit në Prekaz.

Ndërkohë, si të nevojshme ndërhyrjen e shtetit për ta rregulluar sa më parë këto monumente po e shohin edhe banorët e këtij vendi.

E mirëmbajtjen e tyre do duhej të kujdesej Agjencia Për Menaxhimin e Komplekseve memoriale.
Por që nga kjo agjenci thonë që ndërrimi i shpeshtë i qeverisë iu ka zgjatur implementimin e projektit.

Ndërsa, pas shumë kohësh, tani më ekzistoni një komitet ndërministror të cilët kanë marrë vendim që të vazhdohet puna aty ku ka mbetur me qëllim që të shpëtohen kullat nga rrënimi.

E kryetari i komunës së Skenderaj, njëherësh anëtar i familjes Jashari, edhe pse e ka ngritur këtë problem disa herë, nuk pranoi që të flasë për T7 në lidhje me gjendjen e Kullës dhe shtëpive.

Ndryshe, rreth 600 mijë euro ishin ndarë në fund të vitit 2017, dhe rreth 1 milionë euro në 2018, mirëpo që projektet e asaj kohë nuk ishin përkrahur nga komuna e Skenderajt, dhe nga disa faktorë të tjerë, e që më pas paratë i ishin kthyer përsëri qeverisë së Kosovës.

Sa po ndihmohen punëtorët e sektorit privat në pandemi?

0

Këtë javë Kuvendi i Kosovë miratoi Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike dhe sot u dekretua nga Vjosa Osmani, u.d, e presidentit të Kosovës.

Jusuf Azemi nga Sindikata e Punëtorëve Privat thotë se punëtorët privat do të ndahen keq nga kjo pako ekonomike.

Sipas tij, shumë punëtorë do e kuptojnë që janë gënjyer sepse kontributet nuk u janë paguar asnjëherë.

‘Unë mendoj se kjo pako do të jetë stimuluese për kompanitë private por në asnjë rast s’do të jetë një gëzim i madh për punëtorët e sektorit privat pavarësisht se ata presin shumë nga kjo pako. Ata ende, një pjesë bukur e madhe e tyre nuk e dijnë se sa kanë të ndarë trust pensional”, tha Azemi për RTV Dukgjini.

“Ndoshta do të vijë një ditë kur vetë punëtorët patjetër do ta dijnë se pronarët e kompanive të tyre, në njëfarë forme i kanë gënjyer gjoja se i kanë kryer kontributet e tyre”, tha ai.

“Vetë fakti që i kemi rreth 100 mijë punëtorë të cilët nuk do të marrin më shumë se 10 euro është fakt i hendikepuar edhe pse kjo pako është prit prej një kohe të gjatë. Këto mjete do të shkojnë te ata që ndoshta nuk do të kenë nevojë për këtë trust por të jeni të bindur që te punëtorët e sektorit privat do të jetë një nervoz tepër e madhe, sepse ata nuk e dinë se çka presin”, shtoi ai.

“Punërtorët do t ndahet shumë keq me këtë pako”, përfundoi ai.

Nipi i Jakup Krasniqit tregon se çka morën forcat e EULEX-it nga shtëpia e ish-kryeparlamentarit

0

Dardan Krasniqi, nipi i ish-kryeparlamentarit të Kosovës Jakup Krasniqi, ka rrëfyer momentin kur forcat e EULEX mësynë në familjen e tyre.

Ai në një intervistë në Ora News, ka deklaruar se mënyra e bastisjes ishte e pajustifikueshme, ndërsa u shpreh se Krasniqi ka qenë gjithmonë në shërbim të drejtësisë.

Dardan Krasniqi: Ishte, jo vetëm për ne si familje, por edhe asaj që kemi parë në opinionin, ka qenë një moment i papritur për të gjithë njerëzit., të cilët kanë patur mundësinë ta njohin Jakup Krasniqin në aspektin personal por edhe ata që e kanë njohur Jakup Krasniqin në jetën politike, tash e 40 vite.

Mënyra e arrestimit të tij atë ditë, ai brutalitet i shfaqur gjatë arrestimit nuk i ka bërë nder as misionit, në këtë rast policisë së EULEX. Në shërbim të drejtësisë kemi qenë të gjithë, me theks të veçantë ka qenë Jakup Krasniqi. Krej jeta e tij lidhet me shërbimin në drejtësi dhe mirëqënien e njerëzve që jetojnë në këtë vend.

Jakup Krasniqi asnjëherë nuk ka dhënë një shembull minimal që i shmanget drejtësisë dhe këto kanë qenë për ne fakte të mjaftueshme që thirrja për në dhomat e specializuara apo gjykatë mund të kishte qenë në një formë krejt ndryshe. Jo të vihej dhe të bëhej një arrestim i tillë i një profili që shquhet për urtësi, nivel intelektual dhe në shërbim të drejtësisë.Pyetje: Për çfarë u bë bastisja?

Çfarë kërkonin forcat e EULEX?
Dardan Krasniqi:

Ne nuk e dimë saktësisht qëllimin e bastisjes në atë mënyrë. Nuk e dimë saktësisht se çfarë kërkonin përderisa kjo do të jetë subjekt i hetimit në proces atje dhe me kalimin e kohës kanë për tu bërë të ditura arsyet e bastisjes në atë mënyrë.

Për aq sa dimë ne kanë marrë disa materiale që kanë gjetur aty, kryesisht libra, shkresa sepse ju e dini që Jakup Krasniqi është edhe njeri i letrave, merret me botime, ka bërë disa libra, ka bërë analiza, është edhe historian dhe ka dorëshkrime të shumta me këtë fushë.Pyetje: A është lejuar të ketë komunikim me familjen?Dardan Krasniqi: Ne të tjerët nuk kemi patur kontakt. As me telefon. Vetëm familja e ngushtë, gruaja dhe fëmijët. Edhe kjo vetëm për disa momente.Jakup Krasniqi, së bashku me Hashim Thaçin, Kadri Veselin dhe Rexhep Selimin ndodhen në bankën e të akuzuarve në Hagë të akuzuar për krime lufte dhe kundër njerëzimit.

Klinaku kërkon heqjen e kompetencave të EULEX: A mos po pret shteti edhe ndonjë revoltë?

0

Kryetari në detyrë i OVL të UÇK-së, Faton Klinaku shkruan se nga shkeljet e dinjitet nga të huajt u shkaktua revolta popullore e marsit 2004 e cila e ka nxjerrë UNMIK-un nga Kosova.Nga viti 2011 thotë Klinaku se si Organizata të luftës së UÇK-së të i hiqen kompetencat EULEX-it, përcjellë Gazeta Blic.Ai thotë se edhe këta të huaj po na shkelin edhe shtetin.

A mos po pret shteti edhe ndonjë revoltë?, pyet Klinaku.Ky është postimi i tij i plotë:Për shkak se shkelej dinjiteti nga ana e të huajve, revolta popullore e marsit 2004 e ka nxjerr UNMIK-un nga Kosova. Qysh në vitin 2011 iu kemi kërkuar si Organizata të Luftës së UÇK-së që t’ia heqni kompetencat EULEX-it, dhe këta të huaj tash po na shkelin edhe shtetin. A mos po pret shteti edhe ndonjë revoltë?

“Punëtorët e kompanive private do e kuptojnë se janë gënjyer, shumicës nuk iu paguan kontributet”

0

Jusuf Azemi nga Sindikata e Punëtorëve Privat thotë se punëtorët privat do të ndahen keq nga kjo pakoja për rimëkëmbjen ekonomike.Sipas tij, shumë punëtorë do e kuptojnë që janë gënjyer sepse kontributet nuk u janë paguar asnjëherë.
‘Unë mendoj se kjo pako do të jetë stimuluese për kompanitë private por në asnjë rast s’do të jetë një gëzim i madh për punëtorët e sektorit privat pavarësisht se ata presin shumë nga kjo pako.

Ata ende, një pjesë bukur e madhe e tyre nuk e dijnë se sa kanë të ndarë trust pensional”, tha Azemi për RTV Dukgjini.

“Ndoshta do të vijë një ditë kur vetë punëtorët patjetër do ta dijnë se pronarët e kompanive të tyre, në njëfarë forme i kanë gënjyer gjoja se i kanë kryer kontributet e tyre”, tha ai.“Vetë fakti që i kemi rreth 100 mijë punëtorë të cilët nuk do të marrin më shumë se 10 euro është fakt i hendikepuar edhe pse kjo pako është prit prej një kohe të gjatë.

Këto mjete do të shkojnë te ata që ndoshta nuk do të kenë nevojë për këtë trust por të jeni të bindur që te punëtorët e sektorit privat do të jetë një nervoz tepër e madhe, sepse ata nuk e dinë se çka presin”, shtoi ai.“Punërtorët do t ndahet shumë keq me këtë pako”, përfundoi ai.

Parashikimi i motit për sot në Prizren

0

Java e dytë e dhjetorit në vendin tonë do të jetë me të reshura shiu dhe erë, kurse në vise të larta malore edhe me borë.

Sipas Prizreni Weather, hapja e korridorit nga Atlantiku përgjatë Mesdheu sjell mbi rajon depërtimin e cikloneve të cilat do të kushtëzojnë gjatë javës në vijim një mot shumë dinamik, me të reshura shiu, por edhe me erëra, e në vise malore edhe me borë. Ndërkohë depërtimi i masave më të ngrohta ajrore nga Mesdheu do të mbajë temperaturat pak më lartë mbi vlerat mesatare për këtë periudhë kohore.

Një sistem frontal i ciklonit që është formuar mbi Itali, gjatë natës dhe ditën e nesërme kalon edhe mbi vendin tonë, që parashihet të sjell reshje të konsiderueshme shiu. Intervale me shi më pas pritet të ketë edhe ditën e mërkurë, me mundësi edhe për të enjten. E në fundjavë, sipas parashikimeve të fundit priten sërish reshje shiu.

Ditëve të para të javës qetësimi gradual i erërave mund të rrisë koncentrimin e ndotësve ajror, ku indeksi i cilësisë së ajrit do të kaloj edhe në vlera të dobëta, e ditën e mërkurë, me mundësi për qarkullim më të madh ajror, cilësia e ajrit zbret edhe në vlera të mjaftueshme, vende-vende edhe të mira.

7.12 – Kryesisht vranët, paradite me shi. Erërat do të qetësohen. Ditën mundësi për reshje lokale shiu. Deri në mbrëmje reshjet pushojnë. Në vise malore priten edhe reshje bore.

8.12 – Pa të reshura, me vransira, e gjatë ditës intervale me diell. Në mëngjes përgjatë ultësirave mundësi për mjegull ose vransira të ulëta.

9.12 – Kryesisht me vransira dhe erë. Ditën kohëpaskohe me reshje lokale shiu, e në vise malore me borë.

10.12 – Kryesisht me vransira, pasdite me mundësi për riga lokale shiu.

11.12 – Vransira dhe intervale me diell. Vonë në mbrëmje me mundësi për reshje shiu.

Temperaturat minimale të ajrit lëvizin nga 2C deri 5C, e maksimalet nga 7C deri 9C.

Do të fryj erë mesatare nga juglindja 2-6m/s, e ditën e mërkurë më e fuqishme deri në 15m/s, vende-vende me hove edhe deri në 20m/s.

Shtypja atmosferike do të luhatet përreth vlerave normale, por me tendenca të rënies.

Ndahet nga jeta punonjësi shumëvjeçar i Administratës Komunale në Prizrenit, Zeqir Xhaferi

0

Është ndarë nga jeta në moshën 67 vjeçare, punonjësi shumëvjeçar i Administratës Komunale në Prizrenit, Zeqir Xhaferi.

I ndjeri njihet si punëtor, si koleg si udhëheqës, si bashkëpuntor vërtet i motivuar, i përkushtuar, i pa lodhur dhe që nuk kishte penges a sfidë që se tejkalonte!

Drejtori i Administratë në Prizren, Osman Hajdari, përmes facebook-ut, ka shprehur ngushëllime familjarëve, kolegët e miqt e shumt që kishte Zeqir Xhaferi.

Shkrimi i Osamn Hajdarit:

Sot, morëm lajmin e hidhur për humbjen e Zeqir Xhaferit i cili ishte punonjës i Administratës Komunale.

Një jetë të tërë në Administratën e Shtetit..!

Si punëtor, si koleg si udhëheqës, si bashkëpuntor ishte vërtet i motivuar, i përkushtuar, i pa lodhur dhe nuk kishte penges a sfidë që se tejkalonte!

Sot me ikjen tënde i ke prekur zemrat e çdo kujt që të ka njohur… vërtet ke qene njëri me zemër të bardhë!
Ngushellime familjës, kolegëve dhe miqve!

 

Hoxhaj: PDK-ja do të mbetet në opozitë, s’do t’i bashkohet qeverisë Hoti

0

Hoxhaj: PDK-ja do të mbetet në opozitë, s’do t’i bashkohet qeverisë Hoti
Ka muaj që në media raportohet se PDK-ja pritet të bëhet pjesë e Qeverisë Hoti, çka disa here nuk e kanë mohuar as zyrtarë të lartë të kësaj partie.

Për këtë është pyetur edhe kryetari në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj, i cili ka mohuar një gjë të tillë.
“Qëndrimi ynë është të qëndrojmë në opozitë, ka qenë qëndrim i kryetarit Veseli dhe i imi sot. Opsioni jonë është të qëndruarit në opozitë, ky është realitet dhe qëllim i joni si PDK. Na jemi në opozitë, mbesim në opozitë, dilema kryesore është se në çfarë pozite është Kosova, dhe pozita ndërkombëtare e saj”, ka deklaruar Hoxhaj në REPORTERI/INTERVISTA.

Ai më pas ka kritikuar qeverinë aktuale dhe atë Kurti, duke thënë se nuk e ka menduar asnjëherë që 2020-ta, do të jetë vit zero.

“Nuk dëgjoni lajme, as për liberzlim, as për njohje, as për anëtarësim në organizata ndërkombetare, as ndonjë hap drejt BE-se, as NATO-s. Ky vend ka filluar ta humb vullentin e mbrendshëm që e ka mbajtur Kosovën edhe para se të jetë shtet”, ka deklaruar Hoxhaj.

 

Policia gjobiti rreth 90.000 qytetarë qëkur hyri në fuqi Ligji anti-COVID

0

Numri i gjobave që u janë shqiptuar qytetarëve dhe bizneseve nga inspektorët sanitarë, shkaku i mosrespektimit të masave anti-COVID, është në rënie.

Kështu është thënë nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, në kuadër të së cilës funksionon edhe Inspektorati Sanitar.

Sipas Lamir Thaçit, zyrtar për informim në AUV, 37 persona dhe 77 biznese janë gjobitur këtë javë, raporton KOHA.

“Kohët e fundit kanë filluar edhe qytetarët, edhe bizneset, edhe të gjithë që t’i zbatojnë masat dhe ka filluar një vetëdijesim i duhur. Kjo ka bërë që ne, nga muaji në muaj, të kemi ulje të numrit të gjobave. Në këtë javë kemi pasur vetëm 37 persona fizikë të gjobitur nga ana e Inspektoratit Sanitar të AUV-it dhe e 77 biznese të cilat nuk i kanë respektuar vendimet e Qeverisë dhe janë gjobitur për shkelje të vendimeve. Arsyeja e gjobitjes ka të bëjë me mosmbajtjen e distancës, mosmbylljen e lokaleve me kohë, mospajisjen me kushte higjienike e të ndryshme”, ka thënë ai.

Thaçi thotë se Inspektorati Sanitar po funksionon me mbi 100 inspektorë, 95 prej të cilëve janë angazhuar vetëm pasi në Kosovë filloi pandemia.

E, sipas të dhënave që Policia e Kosovës i ka bërë të ditura për KOHËN, gjithsej 89 mijë e 220 gjoba janë shqiptuar për mosrespektim masash, që nga hyrja në fuqi e Ligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë më 26 gusht.

“Sipas Ligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19, personi fizik që nuk e respekton vendimin për kufizimin e qarkullimit dënohet me 200 euro gjobë, kurse ai juridik me 500. Ndërsa për mosmbajtje të maskës dhe të distancës parashihet gjobë prej 35 eurosh”, thuhet në përgjigjen e Policisë.

Që nga 14 nëntori, ekzekutivi ashpërsoi masat në përballjen me koronavirusin. Në kuadër të këtyre masave të reja, komunat u ndanë në zonën e kuqe, të gjelbër dhe atë të verdhë, varësisht nga numri i të infektuarve në 100 mijë banorë.

21 nga 38 komuna janë të kategorizuara në zonën e kuqe, në të cilat nga ora 19:00 deri në orën 05:00 ka ndalim të lëvizjes.

Rreth 4.700 qytetarë të Kosovës udhëtuan në fundjavë drejt Shqipërisë

0

Qytetarët nga Kosova po i bëjnë sfidë pandemisë kur vjen puna për të udhëtuar në Shqipëri. Masat më të lehta kufizuese për pandeminë në Shqipëri, krahasuar me ato që ka marrë qeveria e Kosovës, por edhe moti i mirë me diell e temperatura relativisht të larta ka bërë që mijëra qytetarë nga Kosova të zgjedhin të kalojnë fundjavën në Shqipëri.

Pika kufitare e përbashkët e Morinës ka pasur një fluks të lartë mjetesh duke krijuar edhe radhë të gjata. Policia kufitare në Morinë e ka konfirmuar se duke filluar nga ora 9 e mëngjesit të së shtunës kanë kaluar në Shqipëri rreth 1.700 automjete dhe rreth 4.700 qytetarë të Kosovës drejt Shqipërisë.

Befasia ka qenë muaji tetor, ku shifrat e vizitorëve nga Kosova në Shqipëri kanë njohur një rritje me 35.3%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit kaluar, kohë në të cilën jo vetëm Shqipëria, por e gjithë bota nuk ka qenë e përfshirë nga COVID-19, raporton KOHA.

Në bazë të shifrave të publikuara nga INSTAT(Instituti Shqiptar i Statistikave) në muajin tetor të këtij viti kanë hyrë në Shqipëri 124.492 shtetas nga Kosova, krahasuar me 92001 shtetas që kanë hyrë në tetorin e vitit 2019, duke shënuar një rritje prej 35.3%.

Në periudhën janar-tetor të vitit 2019 kanë hyrë në Shqipëri 2.096.989 persona nga Kosova, ndërsa në janar-tetor të këtij viti kanë hyrë në Shqipëri 1.223.770 persona.

Ekspertët e ekonomisë në Shqipëri mendojnë se turizmi shqiptar mbijetoi këtë sezon falë turizmit patriotik. 52.55% për qind e numrit total të vizitorëve të huaj në periudhën janar- tetor të këtij viti janë shtetas nga Kosova. Për këtë 10-mujor në total Shqipërinë e kanë vizituar 2.328.641 të huaj apo 60,2% më pak në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2019, ku 1.223.770 persona nga shifra totale janë vizitorë nga Kosova.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort