Home Blog Page 5482

Moti i keq godet Italinë, shumë qytete ‘notojnë’ në ujë

0

Moti i keq goditi pasditen e djeshme Italinë. Shirat e dendur kanë përmbytur shumë qytete dhe rrugë të Italisë. Në Siçili ka rrëshqitje të mëdha toke, ndërsa ishujt e Ezolit janë izoluar.

“Për shkak të rrezikut të rrëshqitjeve të tokës dhe ortekëve të shkaktuar nga moti i keq i këtyre orëve, unë ftoj të gjithë qytetarët të shmangin drejtimin drejt zonës Bellunos”, – deklaroi prefekti i Venetos, Luca Zaia.Gjendja alarmante paraqitet në zonat e Alto Vicentinos, Trevigiana Pedemontana dhe territorin e provincës së Bellunos.

Mediat italiane bëjnë me dije se disa familje janë evakuuar, pasi ditën e sotme pritet që stuhi të tjera edhe më të forta të godasin vendin fqinj.

Gruaja që do ta ndryshoi Shqipërinë nisë rrugëtimin nga Prekazi

0

Aty ku fillon gjithçka, në Prekaz, ka nisur vizitën e saj zyrtare në Kosovë Rudina Hajdari, deputetja e Parlamentit Shqiptar, pas lansimit të platformës së re politike, “Nisma Thurje”.Prekazi, sipas Hajdarit, simbolizon lidhjen e saj shpirtërore të trashëguar nga babai i saj, lideri i studentëve në vitet ’90 në Shqipëri, Azem Hajdari.

Një vend ku sipas saj u ngjall shpresa tek shqiptarët për të qenë të lirë.Themeluesja e nismës së re politike në Shqipëri, të hënën në ora 12:00 do të takohet me Ushtruesen e Detyrës së Presidentit, Vjosa Osmani ndërsa paraprakisht ka paralajmëruar se do të takoj gratë deputete të Kuvendit të Kosovës, shkruan Gazeta Infokus.

Rudina Hajdari pasditen e 28 nëntorit ka prezantuar “Nisma Thurje” zyrtarisht si parti politike në një takim online me mbështetësit e saj për shkak të kushteve të pandemisë.Drejtuesit e saj e vunë theksin tek ekonomia dhe rikthimi i shpresës te të rinjtë.Nga takimet e zhvilluara gjatë kësaj kohe, Rudina Hajdari shprehet se Nisma Thurje ka një mbështetje të gjerë pasi votuesit kërkojnë një alternativë të re. Pikë kyçe e programit ekonomik të Nismës Thurje do të jetë thithja e investimeve të huaja.

Nismës Thurje i janë bashkuar shumë figura të njohura politike që e shohin këtë parti si mundësinë e njerëzve të thjeshtë për t’u angazhuar në politikë.

Shqiptohen 603 gjoba për mosrespektim të masave antiCOVID-19

0
Foto: Arkiv

Qytetarët po vazhdojnë që të mos i respektojnë masat antiCOVID-19.

Ndaj qytetarëve që po shkelin masat e vendosura për parandalimin e përhapjes së COVID-19 po shqiptohen gjoba nga Policia e Kosovës, për çka parashihet edhe me Ligjin për Pandeminë COVID-19 i miratuar muaj më parë në Kuvendin e Kosovës me 77 vota pro, 7 abstenime dhe asnjë kundër.

E vetëm gjatë së dielës, policia ka shqiptuar 603 gjoba për mos respektim të masave antiCOVID.

Organizoi aheng me 200 persona në kohë pandemie, arrestohet i dyshuari në Vushtrri

0

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshimtë në Vushtrri, për shkak se kishte organizuar aheng me rreth 200 persona duke rënë në kundërshtim me masat e lëshuara nga Qeveria.

I njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.Duhet përkujtuar se si pasojë e përhapjes së virusit COVID-19 dhe situatës së rënduar nga ky virus Qeveria pati ndaluar tubimin e shumë personave në një hapësirë të njëjtë.

Qeveria vendos për rithemelimin e Lotarisë së Kosovës

0

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës është marrë vendim për rithemelimin e Lotarisë së Kosovës.Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, sot në fjalën e saj gjatë prezantimit të projektligjit, ka deklaruar se me këtë vendim nuk përfshihet edhe rihapja e bastoreve, kazinove dhe llojeve të tjera të lojërave të fatit.

“Lotaria e Kosovës ka të drejtë që të organizojë vetëm dy lloje të lojërave, ato numerike dhe instant”, ka thënë Bajrami.

“Janë 62 punëtorë që kanë mbetur pa punë dhe me këtë ligj ata automatikisht kthehen në punë”.Bajrami ka theksuar se Qeveria e Kosovës është aksionar i Lotarisë së Kosovës dhe që organ mbikëqyrës i saj është bordi i saj që ka mandat katërvjeçarë.

Rrëfimi i burrit që serbët ia vranë 7 fëmijë, gruan, nënën, kunatën e mbesën 6-muajshe

0

Isak Asllani familjarët iu vranë para syve. Edhe ai lehtë mund të ishte martir i luftës së fundit në Kosovë, por ai mbijetoi për të treguar.

Për të treguar se çka ndodhi në Kosovë, derisa eshtrat e atyre që sillen nga varrezat masive nga Serbia, tregojnë pjesën tjetër të atij tmerri.

Atij iu vranë 7 fëmijë. Gruaja. Nëna. Gruaja e vëllait dhe një mbesa 6 muajsh.

20 vjet më vonë ai e nuk e ka të lehtë që të flas. Por më shumë se sa tragjedia e tij atë e acaron padrejtësia. Fakti që sidomos drejtësia ndërkombëtare e instaluar në Kosovë pasluftës nuk solli para gjyqit ata që ia vranë familjen.

Ai ka humbur krejt familjen e ngushtë. Por as sot e as më herët nuk mban urrejtje ndaj ndonjë personi të pafajshëm, pavarësisht kombësisë.

“Unë e kam gruan me 7 fëmijë të vrarë prej Serbisë, nënë dhe kunatën me një vajzë të vogël 6 muajshe. Këtë punë e kemi prit prej Serbisë gjithmonë, mirëpo tash po vazhdon hala po ka miq që po përkrahin për mu habit padrejtësisht edhe ushtarakët tonë politikanë tonë po gjinden nëpër burgje edhe ka pas media shumë që kanë ardhë në ato media më kanë pyetur edhe gazetarët edhe poltikanët e jashtëm kanë thënë si mendon me jetu serbë nesër. Gjithmonë kam thënë që me serbë të pafajshëm me gra e fëmijë nuk kemi të bëjmë UÇK edhe sot po e them që ne qato punë nuk i kishim bërë as nuk i kemi bërë kurrë. Kisha pas një apel të udhëheqësisë më qenë më të bashkuar me rastin e të zhdukurve masakrave që janë bërë sa ma shpejt me zbardhë”, ka deklaruar ai.

Kur merr fund pandemia?

0

Infektologu i njohur, Ilir Tolaj ka thënë se pandemia Covid-19 pritet që të marrë fund në një periudhë më së largu deri në gjashtë muaj.Sipas tij, atëherë qytetarët pritet t’i kthehen jetës normale.Kështu deklaroi ai në RTV 21, ku mes tjerash theksoi se tani pandemisë veç se i ka ardhur fundi, dhe më së largu për gjashtë muaj, bota do t’i kthehet jetës normale.

“Ne veç se jemi në fund të pandemisë, më së largu 4, 5 ose 6 muaj, sërish do t’i kthehemi jetës normale. Besoj që vaksinimi nuk duhet të ndodhë çdo vit, për shkak se ky virus nuk pëson ndryshime.”, tha Tolaj.

Në fund, ai shtoi se është kundër mbylljes totale apo kufizimeve më të mëdha, pasi që sipas tij ato kanë pasojë të rënda në ekonomi, arsim dhe shëndetin mendor.Që nga paraqitja e rasteve të para në Kosovë, e deri më tash, numri total i rasteve pozitive është 42.805 raste nga 152.677 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2.

Kohëve të fundit është rritur edhe numri i viktimave nga virusi, duke arritur kështu në 1.106 raste të vdekjes.Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 683 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 28.504 raste, kurse numri i rasteve aktive është 13.195

Zbardhja e vrasjeve të aktivistëve të LDK-së, goditje e fortë për PDK-në

0

Gjykata Speciale edhe me tej vazhdon të jetë shpresa vetme e familjarëve të ish-anëtarëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës, të vrarë në rrethana të pasqaruara.Se Specialja do të merret me zbulimin e të vërtetës për ish-zyrtarët e vrarë të LDK-së, këtë e bënë edhe më të fortë pasi ky subjekt përmendet shumë herë në aktakuzën e publikuar ditë më parë nga Dhomat e kësaj gjykate.

Aktakuza e publikuar nga Dhomat e Specializuara e cila ka 69 faqe, përmenden raste të ndryshme për të cilët ish-krerët e UÇK-së po akuzohen nga Gjykata Speciale. Madje përmenden edhe anëtarë e përkrahës të Lidhjes Demokratike të Kosovës, të cilët thuhet se janë torturuar e frikësuar nga ish-udhëheqësit e UÇK-së.

Lidhur më këtë çështje, gazeta “Bota sot”, ka kontaktuar njohës të rrethanave politike, dhe të çështjeve juridike në vend.Analistët konsiderojnë se gjykata do të merret ekskluzivisht edhe me vrasjet e pasluftës, kryesisht të aktivistëve të vrarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës.Ndërsa, sipas tyre, në veçanti dhe në fokus të këtyre vrasjeve do të jetë ish-kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli.

Analisti politik, Faton Mehmeti, në një prononcim dhënë gazetës “Bota sot”, ka thënë se shpresat e familjarëve janë se Specialja do të zbulojë të vërtetën e kërkuar për dy dekada.Ai është i mendimi se gjykimi ndaj ish-kreut të PDK-së, Kadri Veseli, do të jetë fokus lidhur me vrasjet e aktivistëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës.“Padyshim se Gjykata Speciale do të merret me vrasjet e pasluftës, kryesisht të aktivistëve të vrarë të LDK-së. Kjo është një shpresë për familjarët e të vrarëve që më në fund të zbardhet e vërteta, dhe që eshtrat e të vrarëve të prehen të qetë. Në veçanti në gjykimin ndaj Kadri Veselit, fokusi do të jetë te vrasjet e aktivistëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës, të cilët dihet se janë vrasje nga rivaliteti politik”, është shprehur Mehmeti.

Tutje, ai thekson se zbardhja e këtyre vrasjeve do të jetë goditje e fortë për Partinë Demokratike të Kosovës, pasi që, sipas analistit, kryetari i kësaj të fundit është i përfshirë në këtë proces.“Zbardhja e vrasjeve të aktivistëve të lartë të Lidhjes Demokratike të Kosovës do të jetë goditje e fortë për Partinë Demokratike të Kosovës, me kryetarin e saj të përfshirë në këtë proces. Besoj se do të dalin në pah urdhërdhënësit e vrasjeve te pasluftës, të cilët do të marrin dënimin e merituar”, ka theksuar analisti politik, Faton Mehmeti.

Kurse, profesori i shkencave politike, Jeton Kelmendi, në një bisedë për “Bota sot”, ka thënë se përmendja e ish-zyrtarëve të vrarë të LDK-së në aktakuzën e publikuar nga Dhomat e Specializuara është një temë e nxehtë, pasi sipas tij, viktimat dihet se janë nga LDK-ja, dhe krejt kjo ka ndodhur për çështje politike.“Përmendja e anëtarëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës në aktakuzën e publikuar nga Dhomat e Specializuara për të akuzuarit Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi, është një temë e nxehtë, pasi dihet se viktimat janë nga radhët e LDK-së dhe krejt kjo për çështje politike.

Në këtë rast janë dy anët e medaljes. E para; të bën të mendosh se po afrohet zbardhja e këtyre vrasjeve, që mendohet ose supozohet që të kenë pasur edhe urdhërdhënës, e për çka Specialja pretendon se këta njerëz dinë për vrasjen e zyrtarëve të LDK-së, gjegjësisht rivalëve të tyre politik”, shprehet Kelmendi.Se a do të ndodhë mrekullia e zbardhjeve të vrasjeve të ish-zyrtarëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës, profesori universitar shprehet se kjo çështje mbetet për t’u parë, por që Kelmendi shpreh edhe doza skepticizmi.

“Nga aspekti i tjetër është, pra ana tjetër e medaljes është e keqe për Kosovën pasi këta njerëz që janë në Gjykatën Speciale janë krerë institucionesh. Është ish-presidenti Hashim Thaçi, dy ish-kryetarët e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli e Jakup Krasniqi, dhe ish-shefi i Grupit Parlamentar të VV-së, Rexhep Selimi. Pra, janë figura të rëndësishme politike, dhe mënyra se si është duke i përdorur gjykata edhe mund të jetë për t’i deskridituar në masë të madhe. Se a do të ndodhë ajo mrekullia, kushtimisht ta quajmë, për zbardhjen reale të vrasjeve politike, mbetet për t’u parë, por vazhdoj të jem skeptik, pasi këto vrasje nuk janë zbardhur nga Gjykata e UNMIK-ut, as nga Gjykata e EULEX-it, dhe as nga gjykatat vendore”, tha me tej profesori dhe njohësi i çështjeve politike.Kelmendi në këtë bisedë thekson se duhet pritur verdikti i gjykatës lidhur me aktakuzat e ngritura, dhe se opinioni nuk duhet të merret me thashetheme.“Faktet edhe mund të jenë humbur, natyrisht në vrasjet dëshmitarët edhe mund të jenë blerë, të ndërrojnë deklaratat pasi që kanë kaluar dy dekada nga koha e këtyre vrasjeve. Sido që të jetë duhet pritur, dhe duhet duruar në raport me drejtësinë, pra nuk duhet të bije pre e opinionit se këta qenkan fajtorët, por as nuk duhet thuhet se këta qenkan të pafajshmit, thjesht duhet t’i lihet gjykatës. Pasi e kemi prurë këtu punën, dhe janë duke u akuzuar këta njerëz për pretendimet e gjykatës, thjesht duhet të durojmë, dhe të mos merremi me thashetheme dhe të presim verdiktin e gjykatës”, tha krejt në fund profesori i shkencave politike, Jeton Kelmendi, për gazetën “Bota sot”.Ndërsa, nga ana tjetër, juristi dhe njohësi i çështjeve juridike, Blerim Burjani, në një prononcim dhënë gazetës “Bota sot”, ka thënë se e gjithë aktakuza e Dhoma të Specializuara është hipotetike.Burjani konsideron se prokuroria edhe me tej është ende është larg arritjes së qëllimit të saj, pra rreth zbulimit të vrasjeve të zyrtarëve të LDK-së.“Tash kjo aktakuzë është hipotetike, por kuptohet se të gjitha rastet duhet zbardhur, është detyrë e drejtësisë të zbardhë faktet nëse ka dhe nëse ka ende të dyshuar për rastet pretenduese. Prokuroria ende është larg arritjes së qëllimit të saj, fjalët janë diçka tjetër edhe përmbajtja. por faktet janë diçka tjetër”, është shprehur Burjani.Juristi me tej për gazetën “Bota sot”, ka shpjeguar situatën e krijuar, dukë thënë se sigurimi i provave dhe fakteve tjera lidhur me vrasjet e ish-anëtarëve të LDK-së është një çështje mjaftë e komplikuar për këtë gjykatë.“Njerëzit nuk mund të akuzohen pa emra dhe pa fakte dhe pa kurrgjë. Kjo gjykatë tenton përgjatë kohës së seancës të zbardhë diçka nëse ka prova, por është e komplikuar shumë kjo çështje, pra sigurimi i provave dhe fakteve tjera është mjaftë e komplikuar për këtë gjykatë”, ka deklaruar juristi Blerim Burjan

Apple gjobitet nga Evropa për ngadalësim të iPhone-ve të vjetër

0

Euroconsumers*, grupi që sjell veprimin ligjor kundër Apple, tha në një deklaratë ditën e mërkurë, 2 dhjetor, se proceset gjyqësore mbulojnë deri në 2 milionë pajisje iPhone 6, 6 Plus, 6S dhe 6S Plus në Belgjikë, Spanjë, Itali dhe Portugali.

*Euroconsumers është një organizatë në mbrojtje të të drejtave të konsumatorit, e përbërë nga 5 shoqata kombëtare.

Apple është përballur me reagime publike dhe veprime ligjore në të gjithë botën pasi pranoi në vitin 2017, që azhornimet e softuerëve të dizenjuara për të parandaluar prishjen e baterive në iPhone-t e vjetër, gjithashtu ngadalësojnë pajisjet.

Rastet e Euroconsumers pasqyrojnë një proces gjyqësor kundër Apple në Shtetet e Bashkuara që çoi në një zgjidhje të propozuar prej 500 milionë dollarësh në mars.

Muajin e kaluar, Apple pagoi 113 milionë dollarë për të zgjidhur një hetim mbi çështjen ligjore nga 34 shtete amerikane, përfshirë Kaliforninë dhe Arizonën.

“Ne jemi duke u kërkuar të trajtohemi me të njëjtën drejtësi dhe respekt si konsumatorët amerikanë”, tha shefi i politikës dhe zbatimit në Euroconsumers, Els Bruggeman për CNN.

Grupi tha se përpjekjet për të zgjidhur çështjen me Apple jashtë gjykatës ishin të pasuksesshme. Ai po kërkon kompensim prej €60 ($72.30), mesatarisht për secilin konsumator.

Nëse proceset gjyqësore kanë sukses, ato mund t’i kushtojnë Apple € 180 milionë ($217 milionë) në total, bazuar në vlerësimet e Euroconsumers për numrin e pajisjeve të prekura.

“Konsumatorët shqetësohen gjithnjë e më shumë nga produktet që konsumohen shumë shpejt, modelet e iPhone 6 janë një shembull shumë konkret i kësaj,” tha Bruggeman në një deklaratë.

Pas një proteste nga përdoruesit e pakënaqur të iPhone, Apple kërkoi falje dhe bëri që zëvendësimet e baterive të ishin më të lira, por ajo është akuzuar në proceset gjyqësore të mëparshme dhe në çështje aktuale të ngadalësimit të qëllimshëm të telefonave për të inkurajuar përdoruesit të blejnë të rinj, një praktikë që kompania e mohon.

“Ne s’e kemi bërë dhe nuk do e bënim kurrë. Nuk do shkurtonim me dashje jetën e asnjë produkti”, tha Apple në një deklaratë në përgjigje të padive të reja.

Këtë javë në gjykatë do të paraqiten rastet në Belgjikë dhe Spanjë. Javët e ardhshme, Euroconsumers do të ndjekë rastet e ndodhura në Itali dhe Portugali.

Autoriteti “antitrust” i Italisë, gjobiti Apple me 10 milionë euro (12 milionë dollarë) në vitin 2018, pasi zbuloi se kishte mashtruar konsumatorët në instalimin e azhornimeve të softuerit në iPhone–t e vjetër, pa i paralajmëruar ata për efektin në performancën e pajisjes.

“Konsumatorët nuk e pranojnë më këtë lloj sjelljeje. Jo vetëm që shkakton zhgënjim dhe dëm financiar, por është një veprim i papërgjegjshëm edhe nga ana mjedisore”, shprehet Bruggeman.

Enver Hoxhaj: Uran Ismaili njeriu i duhur për kryetar të Prishtinës

0

Ditë më parë, sekretari i përgjithshëm i PDK-së, Uran Ismaili, hapur shprehur dëshirën për të kandiduar për kryetar të Prishtinës, në zgjedhjet komunale që mbahen në tetor të vitit 2021.

Siç duket Ismaili do ta ketë edhe përkrahjen e partisë dhe së shpejti pritet të zyrtariohet edhe kandidat për të parin e kryeqytetit.

Enver Hoxhaj, kryetar në detyrë i PDK-së, ka deklaruar se Ismaili ka mbështetjen e tij.

“Nuk kemi arritur deri tash ta bisedojmë këtë teme. Ismaili e ka mbështetjen time, por duhet ta bisedojmë me degën, por i ka të gjitha përgatitjet për të qenë kryetar i Prishtinës”, ka deklaruar Hoxhaj në REPORTERI/INTERVISTA.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort