Home Blog Page 5481

Ministri Zemaj nënshkruan aplikimin për vaksinën kundër Covid-19

0

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka nënshkruar sot aplikimin zyrtar për sigurimin e vaksinës kundër COVID-19 në aleancën globale GAVI-COVAX.Ministri ka thënë se ka synim sigurimin e vaksinave për shtresën e popullatës që janë të rrezikuar nga koronavirusi. 20% të vaksinave do të sigurohen falas, ndërsa pjesën tjetër do e blejnë.“Kam nënshkruar sot aplikimin zyrtar për sigurimin e vaksinës kundër COVID-19 në aleancën globale GAVI-COVAX, derisa aplikimin për asistencë teknike lidhur me këto vaksina, e kemi bërë ditë më parë, përmes Ekipit të ekspertëve, të themeluar nga unë me qëllim të sigurimit të kësaj vaksine.

Aplikimi zyrtar në GAVI-COVAX nuk do të thotë se Kosova nuk do të shfrytëzojë edhe rrugë të tjera për të siguruar vaksina shtesë, sipas nevojës, përtej shifrës së 20% të vaksinave që do merren falas (apo rreth 360 mijë vaksina) nga COVAX, me që synimi është që të imunizohen kategoritë më të ekspozuara dhe rrezikuara nga COVID-19.

Synimi ynë është që t’i vaksinojmë të grupet e popullatës që janë më të ekspozuara dhe rrezikuara nga COVID-19, siç janë nëpunësit shëndetësor, të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike, personali i shërbimeve të angazhuara në menaxhimin e situatës epidemiologjike lidhur me COVID-19…, por pa e përjashtuar asnjë kategori që duhet të vaksinohet kundër COVID-19, duke përmbushur obligimin ligjor.
Të vetëdijshëm se sigurimi i vaksinave përbën një obligim për ruajtjen e shëndetit publik të popullatës, Ministria e Shëndetësisë, qysh para disa muajve kishte vendosur kontakte me GAVI-COVAX, me qëllim që të sigurojmë vaksinën për qytetarët tanë. Për fat të mirë, Kosova është e listuar në mesin e shteteve që 20% të vaksinës kundër COVID-19 do ta marrin falas përmes aleancës globale GAVI-COVAX, derisa pjesën tjetër do ta blejë vet” shkruan Zemaj në njoftim.

Lulja ose një jetë e pikturuar në Prizren

0

Në prag të 70 vjetorit të lindjes dhe 50 vjetorit të krijimtarisë artistike të Luljeta Gorancit

Afrim Demiri

Nuk është lehtë të jesh prizrenas, aq më parë nuk është lehtë të jesh artist në Prizren. Estetika klasike e qytetit të lashtë të sfidon në çdo hap, ose si vlerë kulminante ose si preokupim, frymëzim i përhershëm që ta jep Prizreni. Këto ndjenja të mbizotërojnë, kur duhet të shkruash për Luljeta Kujtimi- Goranci, karikaturistën e parë në Kosovë dhe piktoren e dhjetra, qindra punimeve të shpërndara gjithandej nëpër botë.

Kur mendon se ke dalë nga një qytet muze dhe ke hyrë në një banesë prizrenase, mashtrohesh lehtë! Në të vërtetë nga muzeu i hapur, vizitori hyn në një galeri të hapur punimesh artistike, derisa mikëpritëse është vetë piktorja Lulja. Që në hyrje, në të dy anët e korridorit të pret portreti i të shenjtës Nanës Tereze, pastaj piktura e Hamamit të qytetit e zhytur në tone nostalgjike të kohës e deri tek ornamentet e ndryshme të enëve të qeramikës të cilat të ftojnë për një mëny të begat artistike.

Prizreni në vitet e 70-ta, artit shqiptar i dhuroi dy karikaturistë, të cilët në punimet tyre nënshkruheshin me dy pseudonime karakteristike: njëri si “Therrë Murrizi” e tjetri si “Lulja”. Ishin këta Ramadan Zaplluzha dhe Luljeta Kujtimi-Goranci, që trokitnin fuqishëm në botën e artit. Luljeta, duke folur me pietet për Ramadanin e ndjerë, tregon se si kishte filluar ta kultivoj artin e karikaturës.

“Në atë kohë isha e vetmja karikaturiste, fuqia shprehëse e karikaturës më mahniste, më dukej se vija fitonte fuqi vetëm në karikaturë, duke shpalosur karakteret e inidvidit”, pohon Lulja, derisa kujton që në ndërkohë edhe Lule Krasniqi kishte publikuar karikatura nëpër revistat tona të kohës dhe posaçërisht në revistën humoristike “Thumbi”.


Dy Lule sfidonin mentalitetin e kohës nëpërmjet artit të karikaturës. Karikaturat e saja, krahas edhe punimeve të tjera, në ekspozita kolektive ishin ekspozuar në Kosovë, Maqedoni, Vojvodinë , Shqipëri e gjetiu. Ndërkaq katër ekspozitat personale, Lulja në prag të 70 vjetorit të lindjes si dhe të 50 vjetorit të krijimtarisë së saj artistike, i kujton si katër ngjarje të veçanta të jetës artistike.

Qeramika, qelqi, letra, pëlhura janë materialet që piktorja Lulja, flet për strukturën, për vetitë dhe përshtashmërinë e tyre, derisa tregon se si i ngjyrosë me plot emocione. Mozaiqet, ornamentet dhe motivet janë të vjelura nga Prizreni, me kujdesin estetik.

Prizreni është motivi im i përjetshëm dhe nuk ka vepër art që e përfshinë të tërin, sa mendon që e ke krijuar një hark përfshirës tipik për të, sa të hapen edhe dhjetra të tjerë me plot motive”, shprehet ajo duke u ndjerë krenare që Prizrenit historik, ka arritur t’i dhurojë shumë punime të saj, të cilat ia shtojnë bukurinë atij.

“Me vite punimet e mia kanë qenë të ekspozuara në Shtëpinë e Lidhjes së Prizrenit, ndjehem mirë që punimin tim të Mic Sokolit, ua kam dhuruar trashëgimtarëve të familjes së tij, me rastin e 125 vjetorit të Lidhjes”, pohon Lulja.

Artit të saj ia shton një përmasë të veçantë, ndjenja e saj mirënjohëse.

“Nuk ka personalitet që ka mbështet çështjen tonë kombëtare, që nuk i kam punuar ndonjë vepër artistike, që nga çifti Klinton, Clarkut, kryetarit Bajden, e deri tek piloti i parë i NATO-s që bombardoi Serbinë, etj”, thekson ajo.

Mirënjohja si art, apo arti si mirënjohje vijnë të bashkëdyzuara në krijimtarinë e zj.Lulja. Si kundërshpërblim, ajo na tregon dhjetra medalonësh falënderues, që kishte pranuar nga ata për punimet e saja. Shën Tereza, ishte motivi i saj i përhershëm.

“Nuk e di as vet, sa portrete të saja i kam punuar”, pohon ajo më zë të ultë, që kumbon si një lutje e qetë!

Portreti saj qëndron edhe në Selinë e Vatikanit.

“Është frymëzimi im, e ndjejë frymën e saj dhe dua ta zbatoj saherë që punojë më fëmijë me aftësi të kufizueme dhe të prekur nga Sindromi Down”, thekson ajo me modesti për punën e çmueshme që e bën falas, për bartjen e ndjenjës estetike të së bukurës tek fëmijët.


Arti i Godancit, shpesh ka komunikuar me lexuesit, nëpërmjet ilustrimeve të aq shumë revistave dhe librave, qofshin shkollor apo artistik. Një poezi e poetit të vrarë nga serbët Ymer Elshani, ishte përcjellë me një ilustrim të saj, sikundër që poezitë e poetit të ndjerë rom Kujtim Paçakut, ishin ilustruar gjithashtu me punimet e saja.

“Ilustrimet e tilla janë një provokim i veçantë për piktorin, sikur hyn në një botë të huaj artistike, por pastaj e sheh se je identifikuar aq shumë me të sa prodhon vepra të fuqishme sa fuqia shprehëse letrare”, shpjegon ajo punën e saj si ilustratore veprash.

Shija për estetizmin e saj, thotë se i buron nga nana e saj, kurse përkushtimi për punën, nga babai.

“Nana më njoftonte me veshjet tona popullore, me shoqen time të fëmijërisë, Edi Shukriun, në ditët e tregut në Prizren, shkonim nga një shitëse në tjetrën dhe i shikonim punimet e moçme, të qëndisurat në rrobet tona popullore”, kthehet në kohën e shkuar ajo, aty ku kishte filluar dashuria e saj edhe për modelimin dhe dizajnin.


Vajzat e saja Sivona dhe Albana kishin vazhduar punën e saj në modelim dhe dizajn, kurse Vlora iu kishte përkushtuar ekonomisë.

Ajo sot e asaj dite vuan pse nuk është bërë filigraniste, por motivet e filigranizmit i kishte transformuar në ornamentet e pasura të pasqyruara nëpër enë të rralla të qeramikës. Prizreni për të nuk ishte vetëm qytet historik, as vetëm kryeqyetet shpirtëror i shqiptarëve.

“Prizreni për mua është qytet art, artistikja në të pikon”, thekson ajo derisa ndjehet mirë që e ka bagatuar estetikën e tij, nëpërmjet shumë veprave.

Për Lulen, motivi i luleve mbizotëron nëpër punime. “Nuk është çudi shprehet ajo, janë të gjitha lule prizrenase, janë lule të fëmijërisë sime që janë kultivuar nëpër shtëpitë tona”, sqaron ajo kodin e fshehur krijues.

Laureatja e shpërblimit vjetor për kulturë në Prizren, dhe i shumë çmimeve dhe mirënjohjeve, kërkon që arti ta përçon ndjenjën e tolerances, përtej kufizimeve dhe urrejtjes.

“Arti duhet të provokon artistikisht, por nuk duhet të ngjallë urrejtje”, pohon ajo duke folur për kartikaturat e gazetës “Charlie Hebdo”. Ajo ndjente keqardhje që karikatura të ketë ngallë aq mllef. Sipas saj asnjë formë e artit nuk është krejtësisht realist, në çdo realizëm ka një tis magjik që e fuqizon veprën artistike.


Shumëçka ka mbetë peng në punën e saj 50 vjeçare. “Ende besoj që kam kohë që pesë motive të parealizueshme deri më sot, t’i realizoj”, pohon ajo.

Njërin prej tyre nuk e fsheh, synonte që portretin e nuses prizrenase, gjatë ceremonisë së zbukurimit me pika, ta përjetësoj në një pikturë. Pastaj heshtë pë një kohë! Mbase mendonte për Vrapuesen e Prizrenit, apo tek portreti i Bekim Fehmiut, ku ta dimë duhet ta presim ekspozitën e saj të pestë.

Akuarel, akuarel është fjala që e shqipton më së shpeshti gjatë bisedës, disi flet si për një gjuhë të saj ngjyrash dhe ka frikë se mos nuk po e kuptojmë që tonaliteti i ngjyrave për të është kryesori. “Jo të gjitha materialet janë të përshtatshme për akuarel, shpesh shkollat tona nuk i kushtojnë rëndësi punës praktike, por përvoja ime ka qenë mësuesja më e mirë për mua”, pohon ajo.

Degradimi i vlerave artistike në kohën tonë e zemëronte pa masë. “Artit i duhet promovimi i përhershëm, nuk kultivohen vlerat estetike ad hoc, tash u bë mirë që po kthehen disa Festivale, sikur ai i Karikatures në Ferizaj nga Shoqata “Hithi”’, komenton ajo.

Zbukurimi i vazove të ndjek në çdo kënd të banesës së saj, aty nuk kishte lule, por të punuara nga dora e zj.Lule ato vërtetë kundërmonin plot aromë artistike. / KultPlus.com

Komuna e Vushtrrisë ndihmon me nga 150-350 euro qytetarët e infektuar me coronavirus

0

Komuna e Vushtrrisë ka vendosur që t’i ndajë nga 150 deri 350 euro ndihmë për qytetarët e kësaj komune që janë të infektuar me coronavirus.

Në njoftimin e Partisë Demokratike të Kosovës, dega në Mitrovicë thuhet se me iniciativë të asamblistit Lorik Maxhuni për përkrahjen financiare të personave të infektuar me COVID-19 sot në seancë të jashtëzakonshme është marrë vendimi që të gjithë anëtarët dhe familjet e prekur nga COVID-19 të përkrahen me nga 150 deri në 350 euro.

Kjo ndihmë financiar do të ndahet edhe për familjet që kanë humbur personat e tyre më të dashur si pasojë e COVID-19.

“Partia Demokratike e Kosovës dhe grupi i asamblistëve falënderon të gjitha subjektet politike në Vushtrri për mbështetjen e kësaj iniciative”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

IPKO lë pa internet konsumatorët për një orë e gjysmë

0

Kompania e Telekomunikimit IPKO, ka lënë për një orë e gjysmë pa shërbimin e internetit konsumatorët e saj në kryeqytet, shkruan Reporteri.net.

Kjo kompani nuk ka dhënë asnjë sqarim se pse ka ndodhur kjo nëse ka pasur ndonjë prishje.

Madje ata kanë qenë të pa qasshëm edhe në shërbimin për konsumatorët.

Përveç që nuk punuan shërbimet e internetit me kabëll, jashtë funksionit janë edhe rrjetet mobile si 3G dhe 4G

Kur do t’i vjen kismeti që të niset veç Zoti e di: 7 vjet pas premtimit të parë Kosova vazhdon të mbetet pa stadium kombëtar

0

Kosova vazhdon të mbetet pa stadiumin kombëtar, ndërsa aktualisht ka vetëm një arenë të futbollit që plotëson kriteret ndërkombëtare, stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Janë bërë gati shtatë vjet nga vendimi i parë i Qeverisë së Kosovës për të nisur ndërtimin e stadiumit kombëtar.

Që nga vendimi fillestar, janë ndërruar katër kryeministra të Kosovës dhe pesë ministra të Sportit, por arena e futbollit ka mbetur vetëm në letër dhe ende nuk i është vënë as gurthemeli.

Madje fillimi i punimeve nuk duket në horizont.

Projektligji i Punës dhe Pushimit të Lehonisë së shpejti në parlament

0

Projektligji i punës dhe i pushimit të lehonisë së shpejti do të dërgohet për miratim në Kuvendin e Kosovës. Këtë e ka bërë të ditur, ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, përmes një statusi në faqen zyrtare të tij në “Facebook”.
“Sot Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar iniciativën e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale që Projektligji i Punës dhe Pushimit të lehonisë dhe prindëror të miratohet nga Qeveria deri më datën 15 Dhjetor 2020”, ka shkruar ministri Reçica.

Gjithashtu, Reçica, ka thënë s, ky është një hap i rëndësishëm drejt realizimit të reformave në funksion të përmirësimit të infrastrukturës ligjore, “për më shumë të drejta për të gjithë punëtorët në vendin tonë e në harmoni me standardet Evropiane të marrëdhënies së punës”.

Këto janë të gjitha vendimet të cilat i mori sot Qeveria

0

E drejtuar nga Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur mbledhjen e saj të rregullt, e 48-ta me radhë, në të cilën janë shqyrtuar dhe miratuar dokumente dhe politika të ndryshme të fushave të saj të përgjegjësive kushtetuese dhe ligjore.Me vendimin e parë të miratuar në mbledhjen e sotme, është bërë ndryshimi dhe plotësimi i Programit Legjislativ të viti 2020.

Sipas vendimit të aprovuar, Projektligji i punës dhe Projektligji për pushimin e lehonisë dhe prindëror fuzionohen në një ligj të vetëm i cili do të miratohet deri më 15 dhjetor 2020. Ndërsa shtohet ne Programin Legjislativ për vitin 2020 miratimi i Projektligjit për Ratifikimin dhe amandamentimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Investime për Projektin e rehabilitimit të linjës hekurudhore 10.

Kabineti qeveritar në mbledhjen e sotme ka dhënë mendimin për tri nisma legjislative të Kuvendit të Kosovës.Nisma legjislative për Projektligjin për parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna në familje dhe dhuna ndaj grave. Mendimi i Qeverisë thekson se kjo nismë nuk arrin të adresojë të gjitha mangësitë e legjislacionit për këtë fushë dhe nuk është në harmoni me legjislacionin në fuqi dhe me legjislacionin e BE-së dhe Konventën e Këshillit të Evropës për parandalimin dhe luftimin e dhunës kundër grave dhe dhunës në familje. Gjithashtu nuk është bërë identifikimi i burimeve të financimit të kostos buxhetore për këtë ligj.

Qeveria rekomandon plotësimin e nismës ligjore me rekomandimet e dhëna nga Qeveria dhe shpreh gatishmërinë që të japë kontributin e saj për këtë.
Nisma legjislative për Projektligjin për fshatin Kabash, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka dhënë mendimin se kjo nismë duhet analizuar dhe harmonizuar me legjislacionin në fuqi të Republikës së Kosovës, sepse forma në të cilën është hartuar nisma nuk i shërben qëllimit të projektligjit. Mendimi i Ministrisë së Pushtetit Lokal thekson se mbrojtja, ruajtja dhe promovimi i resurseve natyrore dhe trashëgimisë kulturore janë obligim edhe i pushtetit lokal dhe kjo nismë është në funksion të zhvillimit dhe përmirësimit të kushteve të jetesës në këtë fshat.

Departamenti i Buxhetit në Ministrinë e Financave ka vlerësuar se ky Projektligj krijon kosto shtesë në vlerë prej 18 mijë euro në vitet 2021-2023 dhe kjo shumë nuk është planifikuar në projeksionet buxhetore për këto vite.Qeveria ka dhënë mendimin edhe për Nismën legjislative për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për skemat pensionale të financuara nga shteti.

Qeveria ka shqyrtuar dhe miratuar Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë Hungareze lidhur me amendamentin Nr.1 të marrëveshjes kornizë për bashkëpunim financiar.Në mbledhjen e sotme ka marrë miratimin edhe Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shitjen e banesave për të cilat ekziston e drejta banesore.

Shitja apo privatizimi i banesave ne pronësi shoqërore dhe publike ka filluar në vitin 1992 në Kosovë.Me ndërrimin e sistemit kushtetues dhe ndryshimin e rrethanave politike, ekonomike dhe sociale në Kosovë, çështja është rregulluar me Ligjin për shitjen e banesave për të cilat ekziston e drejta banesore miratuar në vitin 2011, sipas të cilit qytetarëve ju është dhënë mundësi që fillimisht brenda afatit dy vjeçar, dhe më pas edhe me vazhdimin tre vjeçar, me qëllim që të gjithë ata që nuk kanë mundur të blejnë banesat, apo iu është pamundësuar blerja në të cilën në mënyrë ligjore e kanë fituar të drejtën banesore.

T’u mundësohet blerja e banesës me kushte të përafërta siç është bërë gjatë viteve 1992-99. Meqenëse afatet e përshkruara në këtë Ligj tashmë kanë skaduar dhe gjendja e shitjes së këtyre banesave është e papërfunduar, ndryshimet dhe plotësimet e këtij ligji e zgjasin aftin për shitjen e këtyre banesave edhe për tri vjet, përkatësisht deri në vitin 2023.Nga kabineti qeveritar është miratuar propozimi i Komisionit Përzgjedhës për rekomandim të kandidatëve për anëtarë të Bordit të Organi Shqyrtues të Prokurimit Publik (OSHP). Sipas këtij propozimi, Qeveria e Republikës së Kosovës për anëtarë të këtij Bordi i propozon Kuvendit të Republikës këta kandidatë:Vjollcë Kurtishaj;
Erëleta Popaj;
Shqipe Hoti;
Ardita Morina;
Bujar Lushaku;
Pranvera Maloku.Është aprovuar edhe propozimi i Komisionit Përzgjedhës për zgjedhjen e Zëvendësdrejtorit të Sekretarisë Ekzekutive të Agjencisë për Krahasim dhe Verifikim të Pronës. Qeveria e Republikës së Kosovës i propozon Kuvendit të Republikës së Kosovës për Zëvendësdrejtorit të Sekretarisë Ekzekutive të Agjencisë për Krahasim dhe Verifikim të Pronës/AKVP, këta kandidatë:Sadik Kryeziu;
Milaim Çekaj;
Albiona Maloku;
Arben Krasniqi.Pas miratimit të Rregullores për Organizimin e Brendshëm dhe Sistematizimin e Vendeve të Punës në Zyrën e Kryeministrit, me datën 16.11.2020 dhe pas internalizimit të ish strukturave të ish Ministrisë së Integrimeve Evropiane në kuadër të strukturës organizative të Zyrës së Kryeministrit, është shfuqizuar Vendimi i Qeverisës së Republikës së Kosovës i datës 01.07.2020 për sistemimin e përkohshëm të strukturave të ish MIE-së.Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar vendimin me të cilin Drejtori i Zyrës së Bashkëpunimit për Zhvillim caktohet Koordinator Kombëtar për IPA. Edhe ky vendim i Qeverisë së Republikës së Kosovës është në përputhje me Rregulloren e re për Organizimin e Brendshëm dhe Sistematizimin e Vendeve të Punës në Zyrën e Kryeministrit, dhe pas internalizimit të ish strukturave të ish-Ministrisë së Integrimeve Evropiane në kuadër të strukturës organizative të Zyrës së Kryeministrit.

Kabineti qeveritar në mbledhjen e sotme ka miratuar edhe Kornizën e Treguesve për Mbrojtjen e Fëmijëve. Me miratimin e këtyre treguesve, obligohen të gjitha institucionet kompetente për zbatimin e tyre. Zyra e Kryeministrit dhe Zyra për Qeverisje të Mirë do të monitorojnë zbatimin e këtyre treguesve.Me miratimin e vendimit në mbledhjen e sotme, është ndryshuar dhe plotësuar vendimi për themelimin e Komisionit Ekzekutiv për reformën në fushën e inspektimeve sipas të cilit në përbërje të këtij Komisioni përfshihet edhe një përfaqësues nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.Qeveria ka miratuar edhe vendimin për themelimin e ndërmarrjes publike lokale “Eko-Natyra” në Skenderaj me pronar të 100% të aksioneve nga Kuvendi Komunal i Skenderajt.Ndërsa vendimi tjetër ka emëruar Bordin e Përkohshëm të Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike Qendrore “Bifurkacioni” në këtë përbërje:Faruk Lipovica – Drejtor, kryesues;
Burbuqe Xheladini – anëtare;
Abetare Kurti – anëtare;

Negjmedin Bajrami – anëtar.Qeverisa e Republikës së Kosovës aprovuar Planin Kombëtar të Veprimit për Efiçiencë të Energjisë për periudhën 2019-2021. Vendimi obligon Ministrin e Ekonomisë dhe Ambientit si dhe institucionet tjera kompetente për zbatimin e masave që dalin nga ky dokument. Ky Plan ka për qëllim arritjen e objektivave të politikës shtetërore në fushën e efiçiencës së energjisë, duke përfshirë skemën obligative dhe masat alternative të efiçiencës së energjisë, masat e politikave për efiçiencë të energjisë, kursimet e energjisë të arritura ose të planifikuara për t’u arritur në nivelin e furnizimit, transmisionit, shpërndarjes dhe konsumit final të energjisë, në mënyrë që të përmbushen objektivat kombëtare të efiçiencës së energjisë.

Ky dokument gjithashtu përfshin një vlerësim të zbatimit të planit paraprak 2016-2018.Qeveria ka ndryshuar dhe plotësuar vendimin për themelimin e Komisionit Qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të personave të dhunuar gjatë luftës çlirimtare në Kosovë. Sipas këtyre ndryshimeve dhe plotësimeve, Ilir Gutaj, nga Departamenti për Drejtësi Tranzicionale në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë do të zëvendësojë, Fetnete Ramosajn nga Instituti për Krime të Luftës.Është aprovuar edhe propozimi i Ministrisë së Drejtësisë për zgjatjen e mandatit të Grupit të ekspertëve të pavarur për dizajnim të parimeve, skenarëve dhe elementeve të reformës së vetingut në sistemin e drejtësisë. Afati për paraqitjen e raportit të këtij grupi shtyhet deri në datën 15 dhjetor 2020.

Miratimin e kabinetit qeveritar e ka marr edhe propozimi tjetër i Ministrisë së Drejtësisë për formimin e Grupit Punues për përgatitjen e analizës për themelimin e Institutit për Hulumtimin e Krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë. Ky grup do të analizojë mundësitë e themelimit të këtij instituti si dhe do të identifikojë praktikat më të mira krahasuese me elementet dhe specifikat që mundë të përfshihen në rastin e Kosovës.Qeveria e Republikës së Kosovës i ka propozuar Kuvendit të Kosovës listën e kandidatëve për zgjedhjen e kryetarit dhe anëtarëve të Bordit të Autoritetit Rregullativ për Komunikime Elektronike dhe Postare si në vijim:Bahri Anadolli – Kryetar;
Hazir Hajdari – anëtar;
Mark Buzhala – anëtar;
Iliriana Berisha – anëtare;

Faruk Rexhaj – anëtar.

 

Është miratuar edhe Projektligji për Lotarinë e Kosovës i cili rithemelon Lotarinë e Republikës së Kosovës, si suksesor juridik i Lotarisë së Kosovës sh.a. e cila është mbyllur me Ligjin për ndalimin e lojërave të fatit. Me këtë Projektligj synohet rregullimi, organizimi dhe funksionimi i Lotarisë së Republikës së Kosovës, llojet e lojërave, kushtet dhe mënyrën e organizimit, rregullat dhe mbikëqyrjen e tyre si dhe mënyrën e shpërndarjes së të ardhurave nga lojërat e fatit të lotarisë.

Qeveria ka aprovuar edhe kërkesat e Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve të Luftë së UÇK-së, Shoqatës se Invalidëve të Luftës së UÇK-së, Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së dhe Lidhjes së Pensionistëve dhe Invalidëve të Punës të Republikës së Kosovës për ndarjen e mjeteve financiare në vlerën prej 203,000.00, nga Fondi për Rimëkëmbje Ekonomike.Mjetet ndahen si vijon:

17,000.00 euro, transferohen në Shoqatën e Familjes se Dëshmorëve të Luftë së UÇK-së;
34,000.00 euro transferohen në Organizatën e Veteranëve të Luftë së UÇK-së;
15,000.00 euro transferohen në Shoqatën e Invalidëve të Luftë së UÇK-së;
125,000.00 euro transferohen në Shoqatën e Invalidëve të Luftë së UÇK-së, për mbulimin e shpenzimeve për proteza të Invalidëve te Luftës së UÇK-së

12,000.00 euro transferohen në Lidhjen e Pensionistëve dhe Invalidëve të Punës të Republikës së Kosovës.Në arsyetimin e ndarjes së këtyre mjeteve thuhet se gjendja emergjente e shkaktuar nga COVID-19 dhe gjendja e rëndë për funksionimin e rregullt të organizatave të lartpërmendura dhe me qëllim të lehtësimit në kryerjen e obligimeve të tyre janë aprovuar kërkesat e këtyre organizatave dhe do të mbulohen nga Fondi për Rimëkëmbje Ekonomike.

Artan Abrashi: Isa Mustafa është komunist i papërmirësueshëm

0

Kreu i LDK’së i quajti propagandues, deputeti i VV’së i reagon Isa Mustafës

Kryetari i LDK’së, Isa Mustafa, bëri një reagim sot lidhur me shkrimet e një raporti të PE’së ku ndër të tjera i hodhi poshtë pretendimet dhe e quajti propagandues shkrimin.

Vetë raporti kishte disa lëshime qesharake në të, ndërkohë që një deputet i VV’së i ka reaguar Mustafës për disa pjesë të deklaratës së tij.

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi, ka thënë se po të lexohet mirë reagimi i Isa Mustafës në rrjetin social Facebook për Raportin e Parlamentit Evropian do të vërehet një lloj narrative të njohur.

“Thotë se Raporti është i motivuar nga blloku kundërshtar ideologjik, dhe për këtë gjë do ta njoftojë internacionalen e bllokut ideologjik që i takon. Thotë se arsyeja e rrëzimit të Qeverisë ishte dëmtimi i raportit me aleatin e fuqishëm të orientimit që i takon”.

“Akuzon palët që hartuan raportin për përpjekje për ta devijuar orientimin strategjik të Kosovës, Ju lutem! Tregoni dikush këtij KOMUNISTI të papërmirësueshëm se gjuha e Kumrovcit është e tejkaluar, Lufta e Ftohtë ka përfunduar, dhe Amerika nuk duhet në mënyrë sovjetike!”, ka shkruar Abrashi në rrjetin social Facebook.

Dy të arrestuar për ryshfet në pikat kufitare Vërmicë dhe Qafë Morinë

0

Dy persona në raste të ndara, në pikat kufitare Vërmicë dhe Qafë Morinë janë arrestuar pasi kanë tentuar t’u japin ryshfet zyrtarëve policorë.

Policia ka njoftuar se në Vërmicë një shtetas i Malit të Zi është shoqëruar në stacionin policor pasi që i njëjti, në hyrje me automjet-kamion gjatë kontrollimit të dokumenteve, zyrtarëve policorë u ka ofruar ryshfet. Në konsultim me prokurorin, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa kartëmonedha, dokumenti i udhëtimit dhe libreza e kamionit i janë konfiskuar për veprime të mëtutjeshme.

Edhe në Qafë Morinë është shoqëruar në stacionin policor një shtetas i Shqipërisë pasi që i njëjti, në hyrje me veturë gjatë kontrollimit të dokumenteve, për shkak të mosplotësimit të kushteve për kalim kufiri, zyrtarëve policorë u ka ofruar ryshfet. Në konsultim me prokurorin, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa kartëmonedha vetura, dhe libreza e veturës i janë konfiskuar për veprime të mëtutjeshme.

Shpejtim Bulliqi betohet si kryetar i Komunës së Podujevës

0

Kryetari i zgjedhur i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, zyrtarisht sot ka marrë detyrën e kryetarit të kësaj komune, derisa sot është betuar në asamblenë komunale.Në një seancë solemne, Bulliqi është zotuar se do të punojë si kryetari i gjithë qytetarëve llapjanë, pa ndonjë dallim partie.

“Unë Shpejtim Nazmi Bulliqi betohem se do t’i kryej detyrat dhe do t’i ushtrojë kompetencat e mija si kryetar i komunës së Podujevës me nderë, besnikëri në mënyrë të paanshme me ndërgjegje dhe në pajtim me ligjin. Në mënyrë që të sigurojë kushtet për jetesë më të mirë për të gjithë”, tha gjatë betimit Bulliqi.

Nuk mund të mos e ndaj me ju emocionin dhe nderin e veçantë që kam teksa u drejtohem juve. Krahas kësaj nuk më mungon as ndjenja e përgjegjësisë nga unë dhe bashkëpunëtorët e mi për qytetarët që presin nga ne dhe na votuan”, tha ai.

“Besimin që na e dhanë qytetarët ta kthejmë në punë dhe përgjegjësi. Jam jashtëzakonisht i nderuar që pas një procesi demokratik të zgjedhjeve llapjanët më besuan dhe më zgjedhën mua si kryetar të tyre”.“Komuna e Podujevës do t’i mirëpres dhe do të punojë me të gjithë qytetarët pa dallim”, tha mes tjerash Bulliqi.

Kujtojmë se Bulliqi është zgjedhur kryetar i kësaj komune me 51.9 përqind të votave në zgjedhjet e jashtëzakonshme të mbajtura me 29 nëntor./Llapi.info

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort