Home Blog Page 5480

Takohen Tahiri e Dumoshi, flasin rreth përcaktimit të kritereve për monumente dhe shtatore

0

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Tahiri është takuar me ministren e Kulturës, Vlora Dumoshi.

Në këtë takim u diskutua për rolin e Qeverisë në përcaktimin e kritereve nga profesionistët e fushës për ngritjen e monumenteve dhe shtatoreve.

Kritere këto që sipas Tahirit duhet të përcaktohen në bazë të vlerave historike dhe kombëtare.

Ky është postimi i tij i plotë:

Sot, takova Ministren për Kulturë, Rini dhe Sport znj. Vlora Dumoshi dhe z. Bislim Zogaj, Drejtorin e Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës, për të diskutuar rreth rolit të Qeverisë në përcaktimin e kritereve nga profesionistët e fushës me eksperincë vendore e ndërkombëtare për ngritjen e monumenteve dhe shtatoreve, të cilat duhet të përcaktohen në bazë të vlerave historike dhe kombëtare.

Rendi ligjor dhe rregullat duhet të përcaktohen nga Qeveria në bashkëpunim me Komunat dhe ekspertët e fushës.

Një muaj paraburgim për prizrenasin që sulmoi disa persona e më pas u zu edhe me marihuanë

0

Përmes një komunikate për media Gjykata Themelore në Prizren ka bërë të ditur se ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit A.G., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale të; sulmit, kanosjes dhe posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge.

Gjyqtarja e procedurës paraprake– Vjollca Buzhala, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj, ashtu që kjo masë të pandehurit do t’i llogaritet prej datës 05.12.2020 deri me datën 04.01.2020.

Gjyqtarja e procedurës paraprake pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, ka vërtetuar se ekziston dyshimi i bazuar, se i pandehuri ka kryer veprat penale për të cilat dyshohet, dhe kjo rrjedh nga provat e mbledhura deri në këtë fazë.

Andaj në bazë të kësaj, Gjykata ka vlerësuar se caktimi i paraburgimit është i arsyeshëm sepse me qëndrimin në liri të të pandehurit, rrezikohet rrjedha normale e procedurës penale, ngase i pandehuri mund të fshihet apo të ipet në arrati me qëllim të shmangies nga përgjegjësia penale, dhe të jetë i paarritshëm për organet e ndjekjes.

Gjykata me rastin e caktimit të paraburgimit ndaj të pandehurit A.G., ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e kësaj mase, duke pasur parasysh peshën e veprave penale, mënyrat dhe rrethanat në të cilat janë kryer veprat penale, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar se i pandehuri A.G., me datë 05.12.2020 rreth orës 17:30 në Prizren, me dashje i sulmon të dëmtuarit, në atë mënyrë që deri sa të dëmtuarit ishin ndaluar në vendin ku ka ndodhur ngjarja, i pandehuri me dashje i sulmon të dëmtuarit, në atë mënyrë që deri sa të dëmtuarit ishin ndalur në vendin e lartcekur i pandehuri fillimisht i ishte afruar të dëmtuarve duke i ‘u thënë ‘largohuni nga rruga, se jeni duke më penguar’ dhe më pas i pandehuri hynë brenda në shtëpi, merr një dru dhe me të njëjtin tenton ti godas të dëmtuarit.

Po ashtu nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi se i pandehuri me datë dhe kohë të njëjtë, i kanos të dëmtuarit, në atë mënyrë që pasi të dëmtuarit ishin larguar nga aty, pas një kohë duke u kthyer të dëmtuarit për në shtëpi, i dëmtuari V.K., e hap dritaren dhe i thotë të pandehurit “pse ishte nevoja të gjuante me dru?”, i pandehuri ju drejtohet të dëmtuarve me fjalët “hajdeni ma qe knej” dhe nga brezi ka nxjerrë një pistoletë që më pas rezulton të ketë qenë lodër, mirëpo të dëmtuarit janë frikësuar duke menduar se është armë zjarri, me ç’ rast tek të dëmtuarit ka shkaktuar ankth, frikë dhe pasiguri për jetën e tyre.

Gjithashtu, i pandehuri A.G., me datë 05.12.2020 rreth orës 22:15, në Prizren gjatë kontrolli nga ana e zyrtarëve policor, është gjetur një qese najloni me substancë të dyshuar për narkotike e llojit (kanabis) Marihuanë me peshe prej 1.5 gram.

Kurse a do të argumentohen këto fakte do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale.

Duke marrë parasysh karakteristikat personale të të pandehurit A.G., duke marrë parasysh mënyrën dhe rrethana në të cilat janë kryer veprat penale, sidomos duke marrë parasysh faktin se i pandehuri fillimisht i ka sulmuar të dëmtuarit, dhe më pas edhe i ka kërcënuar, dhe pas arrestimit nga ana e Policisë, tek i pandehuri është gjetur një thikë me teh 8 cm, dhe një sasi e marihuanës, këto rrethana të pandehurin e paraqesin si një person shumë të rrezikshëm për rrethin dhe shoqërinë ku jeton.

Andaj duke marrë parasysh se raportet në mes të palëve (pandehurit dhe dëmtuarve) janë të acaruara për momentin, Gjykata ka vlerësuar se këto rrethana paraqesin rrezik se i pandehuri mund të përsërisë veprat e njëjta apo të kryejë ndonjë vepre tjetër penale të natyrës edhe më të rëndë.

Gjyqtarja e procedurës paraprake, ka vlerësuar edhe masa tjera për sigurinë e pranisë së të pandehurit në procedurë mirëpo ka ardhur në përfundim se në rastin konkret kjo masë është më oportune dhe më e arsyeshme duke marr parasysh peshën e veprave penale, mënyrën dhe rrethanat e kryerjes së veprave penale, andaj ka vlerësuar se masa e caktimit të paraburgimit për të pandehurin është më se i domosdoshëm dhe i arsyeshëm dhe për shkak të mbarëvajtjes së procedurës së rregullt të procedurës penale – hetimore, thuhet në komunikatë.

Abrashi merr vendim: S’ka më reklama në autostrada, rrugë nacionale dhe rajonale

0

Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, ka marr vendim për heqjen e të gjitha panove reklamuese të bizneseve të vendosura në auto-udhët, rrugët nacionale dhe rajonale të Republikës së Kosovës.

Po ashtu me këtë vendim, revokohen të gjitha pëlqimet që janë lëshuar më herët nga Ministria e Infrastrukturës.

“Revokohen të gjitha pëlqimet e lëshuara nga Ministria e Infrastrukturës, për vendosjen e panove reklamuese në mbikalime, ura dhe tunele në auto-udhët dhe rrugët nacionale dhe rajonale të Republikës së Kosovës, të cilat janë në kundërshtim me paragrafin 1.1 dhe 1.6 të nenit 6 të Udhëzimit Administrativ nr.10/2017 për vendosjen e panove reklamuese”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Infrastrukturës.

Haskuka: Me pikëllim të thellë mora lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të kolegut tonë shumë të respektuar Zeqir Xhaferi

0

Kryetari i komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të punonjësit shumëvjeçar të Administratës Komunale në Prizren, Zeqir Xhaferi.

Postimi i plotë:

Me pikëllim të thellë mora lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të kolegut tonë shumë të respektuar Zeqir Xhaferi, i cili më shumë se dy javë ishte duke u ballafaquar me virusin COVID-19 dhe pasojat e kësaj sëmundjeje nuk e lënë që ai të kthehet përsëri pranë nesh.

Bacën Zeqë do të përkujtojmë gjithmonë si një njeri të urtë, punëtor dhe të respektuar. Ne e humbëm një koleg të përkushtuar dhe të motivuar, të cilin do ta kujtojmë gjithmonë si një ndër punëtorët më emblematik të Komunës së Prizrenit.

Me këtë rast dua t’i përkujtoj punëtorët e Kujdesit Parësor Shëndetësor, të cilët ndërruan jetë në ballafaqim me virusin Covid-19, z. Bashkim Qolloperku, z. Lulzim Kolgjeraj, dhe z. Nait Babuna.

Ngushëllime të gjithë kolegëve, familjarëve dhe miqve!

Zoti i mëshiroftë, qoftë i përjetshëm kujtimi për ta!

Mytaher Haskuka

Hoti për raportin e Parlamentit Evropian: I ndërtuar mbi teori konspirative

0

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti raportin e Komitetit të Politikës së Jashtme të Parlamentit Evropian, e konsideron të ndertuar mbi teori konspirative dhe pa asnjë të vërtetë brenda tij. Sipas Hotit, ky studim nuk paraqet opinionin e Parlamentit Evropian, por të autorëve.

Kreu i Qeverisë thotë se nga analizat e bëra të dhënat e përdorura për hartimin e këtij raporti janë të paqëndrueshme.

“Raport i ndërtuar plotësisht në teori konspirative pa asnjë të vërtetë dhe unë shpresoj dhe jam i bindur se jemi duke komunikuar tani me zyrtarët e BE-së, të Parlamentit Evropian lidhur me këtë raport. Ky raport nuk është opinionin e Parlamentit Evropian por i autorëve dhe duket qartë se në bazë të analizave që i janë bërë raportit dhe të dhënat që janë përdorur në konkludimet e këtij raporti janë të paqëndrueshme të pavërteta dhe konspirative”, tha ai.

I pyetur për raportet e tij me të ngarkuarin e ish presidentit të SHBA-ve, Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, kreu i ekzekutivit tha se komunikimin e kanë të rregullt me të dhe se marrëveshja për normalizim ekonomik mes Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë më 4 shtator do të vazhdojë të zbatohet.

“Komunikimin e kemi të rregullt dhe kemi pasur edhe në të kaluarën me të dy kampet politike të SHBA-së me republikanët dhe demokratët, mirë që është konfirmuar që pavarësisht ndërrimit të administratës atje marrëveshja e nënshkruar në Uashiongton më 4 shtator do vazhdojë të zbatohet dhe jemi duke punuar çdo ditë. Javën që shkoi kemi pasur një takim me DFC-në për të identifikuar çështjet që duhet t’i çojmë përpara si dy qeveri, zotimet që kemi marrë për realizimin e këtyre”, tha Hoti.

Hoti tha se Kosova ka humbur një momentum, por tani është duke punuar shumë që t’i bind vendet anëtare veç e veç për lëvizjen e lirë.

Edhe njëherë e ka ripërsëritur se Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet për lëvizjen e lirë të qytetarëve.

“Sa i përket liberalizimit ju e dini që është humbur një momentum tani po punojmë shumë që t’i bindim vendet anëtare veç e veç. Me Gjermaninë është punuar edhe në qeverinë e kaluar tash në këtë qeveri po punojmë me Francën dhe me Holandën. Ministrja e Jashtme ka qenë në Holandë është takuar me homologun e saj në Holandë të shohim, është tani vendim i brendshëm i vendeve anëtare. Sa i përket neve si shteti si qeveri siç është konfirmuar në raportin për vendin në tetor të gjitha kushtet si shtet i kemi plotësuar dhe vazhdojmë t’i mbajmë“, theksoi kreu i ekzekutivit.

Kreu i ekzekutivit të gjitha këto komente i ka bërë nga Rahoveci, pas vënies së gurthemelit për ndërtimin e një shkollë fillore të mesme të ulët “Tre Dëshmorët”, në Vrajakë – Bratotin të Rahovecit./ksp

Gjobitet me 20 mijë euro Lista Serbe për thyerje të heshtjes zgjedhore

0

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, ka marrë vendim që të pranoj ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje, në lidhje me procesin zgjedhor në Mitrovicën e Veriut, ku Lista Serbe ka thyer heshtjen zgjedhore.

PZAP e ka dënuar me 20 mijë euro këtë subjekt politik, për shkak të thyerjes së heshtjes zgjedhore në ditën e votimit për Zgjedhjet e Jashtëzakonshme për kryetar në komunën e Mitrovicës së Veriut të mbajtura me datën 29 nëntor 2020.

Vendimi i plotë:

Merret vendimi: Zvicra në këtë muaj nis vaksinimin e qytetarëve kundër koronavirusit

0

Me më shumë se 5 mijë viktima, Zvicra (8.5 milion banorë) pret që të fillojë vaksinimin kundër koronavirusit në fillim të janarit, raporton Gazeta Express.Qëllimi është të vaksinojnë gjashtë milion njerëz deri në verë, që do të thotë deri në 70,000 të vaksinuar në ditë.

Zvicra ka rezervuar rreth 13 milion doza vaksinash nga dy furnizues dhe përmes Organizatës Botërore të Shëndetësisë.Kantonet do të vendosin se ku të ofrojnë shërbime vaksinimi, në vende të tilla qendrat mjekësore, gjimnazet dhe objektet ushtarake.

Së pari duhet të vaksinohen grupet e rrezikut. Përveç qytetarëve të moshuar, kjo përfshin edhe njerëzit me sëmundje, diabet, sëmundje kronike të mushkërive dhe presion të lartë të gjakut.Më 8 dhjetor, qeveria zvicerane do të vendosë se cilat masa shtesë mund të jenë të nevojshme për të parandaluar përhapjen e virusit në të gjithë Zvicrën. Këto do të hyjnë në fuqi më 10 dhjetor.Zvicra pret qe populli zviceran të vaksinohet në fillim të janarit.

Deri më sot Zvicra ka regjistruar rreth 354,306 të infektuar me koronavirus dhe 5,407 vdekje, shkruan SwissInfo.ch, transmeton Express.

519 raste të reja me COVID-19 në Kosovë, 7 në Prizren

0
created by dji camera

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.407 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 519 raste pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar 14 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjakovë 4 raste (75, 66, 61, 36 vjeç), Podujevë 1 rast (68 vjeç), Prizren 1 rast (58 vjeç), Podujevë 1 rast (68 vjeç), Malishevë 1 rast (63), Ferizaj 1 rast ( 67 vjeç), Mitrovicë 1 rast (79 vjeç), Vushtrri 1 rast (70 vjeç), Shtime 1 rast (58 vjeç), Kaçanik 1 rast (65 vjeç), Kamenicë 1 rast (72 vjeç), Suharekë (68 vjeç).
Numri total i rasteve pozitive është 43.324 raste nga 154.084 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.120 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 926 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 29.430 raste, kurse numri i rasteve aktive është 12.774.

Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 215 raste, Mitrovicë 49 raste, Ferizaj 33 raste, Podujevë 33 raste, Gjakovë 30 raste, Fushë-Kosovë 25 raste, Pejë 21 raste, Drenas 15 raste, Lipjan 14 raste, Obiliq 9 raste, Vushtrri 9 raste, Istog 7 raste, Klinë 7 raste, Prizren 7 raste, Shtime 7 raste, Skenderaj 7 raste, Kaçanik 6 raste, Suharekë 5 raste, Rahovec 4 raste, Deçan 3 raste, Gjilan 3 raste, Graçanicë 3 raste, Malishevë 2 raste dhe me nga 1 rast komunat Dragash, Junik, Kamenicë, Viti 1 rast dhe Zubin-Potok.
Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!
Mbani higjienën! Respektoni distancën!

Si pasoj e COVID-19 për disa muaj u mbyllen afro 100 biznese në Kosovë

0

Situata pandemike e krijuar si pasojë e COVID-19 përpos që preku shëndetit e shumë qytetarëve, ndikoi në masë të madhe edhe në situatën ekonomike.Që nga muaji mars kur edhe u konfirmuan rastet e para me koronavirus, vendit iu shtuan telashet edhe sa i përket sigurimit të jetesës për qytetarët.Për disa muaj radhazi, rreth 80 mijë qytetarë humbën vendin e punës, shifër kjo që rrezikon të shkojë në 100 mijë deri në fundvit.

Por jo vetëm kaq. Si pasojë e përhapjes së madhe të virusit COVID-19, në Kosovë u mbyllën 96 biznese.
Kjo u bë e ditur për lajmi.net nga Agjencia Tatimore e Kosovës.Në një përgjigje dhënë për portalin Zyra për Informim e ATK-së theksoi se janë afro 100 biznese të cilat nuk arritën t’i bënin ballë situatës së krijuar nga ky virus.“Numri i bizneseve të çregjistruara nga muaji marse deri me tani është 96”, u tha në përgjigje.

Të njëjtit nuk dhanë detaje shtesë se cila komunë ishte ajo që pësoi më së shumti sa i përket mbylljes së bizneseve.
Shumica e bizneseve në Kosovë, gati në të gjithë sektorët, kanë raportuar vlera të mëdha të humbjeve financiare dhe zvogëlim të kapaciteteve prodhuese, nga masat e marra nga Qeveria më 13 mars për parandalimin e pandemisë COVID-19.Ditë më parë në një përgjigje dhënë për lajmi.net nga Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat u theksua se shumë prej atyre që edhe humbën punën gjatë pandemisë, ishin pa kontrata të rregullta pune.“Tani kemi rreth 80 mijë qytetarë deri në fund të vitit kalon shifrën 100000”, u tha nga Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës.Të premten që shkoi në Kuvendin e Kosovës u arrit të votohet Projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike, me 72 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, projektligj ky që në vete ka disa nene, të cilat e bëjnë të mundshme zbatimin e qeverisë për rimëkëmbje ekonomike.“Përpos 10 përqindëshit nga Trusti i Kursimeve Pensionale, është kapitalizimi i Fondit për garantimin e kredive deri në 100 milionë mbulimi i kamatave për të gjitha bizneset që do të marrin kredi, mundësi që edhe fermat e vogla të marrin kredi”, pati deklaruar ministrja e Financave, Hykmete Bajrami.
Deri më tani, vlera e mjeteve në Fondin e Kursimeve Pensionale të Kosovës ka arritur në mbi 2 miliardë euro me rreth 690 mijë kontributpagues.Sipas Trustit, rreth 213 mijë kontributpagues kanë deri në 1,000 euro në llogaritë e tyre, apo 33 për qind e tyre. Po ashtu, deri 5,000 euro kanë 30 për qind e kontributpaguesve, apo rreth 195 mijë qytetarë.Kjo i bie se vlera e përgjithshme që do të mund të tërhiqej nga Fondi është rreth 200 milionë euro, mjete këto, që sipas zyrtarëve të Qeverisë së Kosovës, janë konsideruar se do të stimulonin kërkesën agregate në treg.

“Hidroregjioni Jugor”, me një njoftim të rëndësishëm për konsumatorët

0

KRU “Hidroregjioni Jugor” sha, njofton konsumatorët që gjatë muajit Dhjetor 2020, ka filluar me shtypjen e faturave në teren nga paisjet mobile. Gjatë këtij muaji kemi filluar me 5 (pesë) lexues si pilot zona, ndërsa nga muaji Janar 2021 do të vazhdohet në të gjitha njësit operative që Kompania jonë ofron shërbime.

Një pjesë e konsumatorëve gjatë muajit Dhjetor do të pranojn dy fatura menjëherë, (një për muajin Nëntor dhe tjetrën për muajin Dhjetor) njëkohësisht, përderisa pjesa tjetër e konsumatorëve në Janar do të pranojn dy fatura ( për muajin Dhjetor dhe Janar).

Me këtë formë të re të faturimit , Kompania jonë do të rritë nivelin e shërbimeve karshi konsumatorëve, ku në kohë reale do të i’u ofrohet atyre fatura për shërbimet e ujësjellësit në momentin e leximit të matësit. Kjo formë e re e faturimit do të zvogëloj koston, kohën e shtypjes së faturës si dhe do të ndikoj në avansimin e procesit të faturimit.

Për çdo informacion shtesë mund të drejtoheni në zyret tona për Shërbime me Konsumatorë. Respektoni masat mbrojtëse në kujdesin e shtuar social si dhe vendoseni maskën, të gjithë ju që vizitoni pikat tona për të kryer shërbime.., thuhet në njoftim.
KRU “Hidroregjioni Jugor” sha, ç’do ditë e më afër konsumatorëve!

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort