Home Blog Page 5479

Gërmimet në Kishevak, janë nxjerrur mbetjet mortore të tre personave

0

Gërmimet për eshtrat e njerëzve të vrarë gjatë luftës së fundit në Kosovë po vazhdojnë në Kizhevak të Serbisë, pavarësisht kushteve të vështira atmosferike dhe terrenit të papërshtatshëm. Grupet punuese kanë njoftuar se tashme kanë zbuluar mbetje mortore, të cilat dyshohen të jenë të shqiptarëve të vrarë gjatë luftës.

Koordinatori i delegacionit të Kosovës për persona të pagjetur, Ibrahim Makolli, thotë se ndihmesë e madhe për grupin punues në Kizhevak kanë qenë imazhet satelitoret e siguruara nga State Departamenti Amerikan.

Sipas Makollit autoritetet serbe e dinë saktë se ku janë varrezat masive.

“Saktësimi i lokacionit të varrezave është bërë duke iu falënderuar imazheve satelitore të siguruara nga Departamenti i Shtetit të SHBA përmes komitetit ndërkombëtar të Kryqit të Kuq. Tashmë ekipet tona janë në lokacion. Sikurse dihet tashmë kanë dalë mbetjet njerëzore në atë vend”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Ibrahim Makolli.

Ndërkaq drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore Arsim Gërxhaliu, i cili nga afër po i ndjek punimet ne Kizhevak të Serbisë, tregon se mbetjet mortore kane filluar te dalin ne pah.

Gerxhaliu thotë se bashkëpunimi ka qene korrekt me autoritetet Serbe ne kuadër te memorandumit të nënshkruar.

“Kanë dalë mbetjet mortore. Kanë filluar të dalin edhe pjesë kockore. Për momentin pas largimit të dheut mund të themi se përafërsisht tre persona kanë dalë…Bashkëpunimi është korrekt. Është edhe në kudër të memorandumit të cilin e respektojmë edhe ne kur të hasim në raste të ngjashme ku ka persona të nacionalitetit serb”, deklaroi Arsim Gërxhaliu.

Ndërsa përfaqësues i Shoqatës së Familjarëve të Personave të Pagjetur Bajram Qerkini, nuk po sheh vullnet te mjaftueshëm nga pala Serbe, për zbardhjen e fatit te pagjeturve. Madje sipas tij ata u binden vetëm fal imazheve satelitore.

“Mjerisht pas pesë viteve, me imazhe satelitore është dashur të bindet udhëheqja e Beogradit se ku i kanë lënë trupat”, deklaroi Bajram Qerkini.

Kohë më parë shefi i diplomacisë Serbe, Ivica Daçiq, u shpreh i mllefosur me popullin Serb qe po tregojnë se ku fshihen trupat e shqiptarëve.

Bekim Jashari iu kërkon falje familjeve të martirëve dhe dëshmorëve për vizitën e zyrtarit serb

0

Kryetari i Skenderajt Bekim Jashari, ka folur rreth vizitës së drejtorit të ashtuquajturës Zyre për Kosovën në Qeverinë e Serbisë Petar Petkoviq, në Manastirin e Bajës, në Skenderaj.

Jashari tha se ky nuk është një shembull i mirë.

Ai theksoi se nuk ishte i informuar nga Qeveria lidhur me vizitën e zyrtarit serb.

I pari i Skenderajt iu kërkon falje familjeve të martirëve dhe të dëshmorëve.

Reagim i plotë:

Pas interesimit të medieve dhe qytetarëve, në lidhje me vizitën e zyrtarit serb, drejtorit të ashtuquajturës zyre për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, në manastirin e Bajës, në Skenderaj, njoftoj opinionin e gjerë publik që si Kryetar i Komunës së Skenderajt, nuk kam qenë i njoftuar nga niveli qendror i qeverisjes, gjegjësisht Qeveria e Republikës së Kosovës për këtë vizitë.

Në lidhje me këtë vizitë është dashur që Zyra e Kryeministrit dhe Ministria e Punëve të Jashtme të kenë koordinim të plotë me mua si Kryetar i Komunës së Skenderajt.

Veprime të tilla fatkeqësisht japin shembull jo të mirë të qeverisjes dhe si të tilla nuk duhet të përseriten.

Qytetarë të nderuar, ky nuk është shteti për të cilin luftuan e sakrifikuan dëshmorët e heronjtë tonë. Kjo nuk duhet të jetë menyra e qeverisjes sonë demokratike dhe në shërbim të qytetarëve.

Një kërkim falje nga ana ime për familjet e dëshmorëve e martirëve, viktimat civile të luftës dhe gjithë qytetarët e vendit, për këtë vizitë të pa dëshiruar e për të cilën shteti ynë nuk me njoftojë paraprakisht.

Kuvendari Ilir Baldedaj, akuzon qeverinë lokale për nepotizëm në arsim

0

Asambleisti i AAK-së në Prizren, Ilir Baldedaj, përmes një postimi në facebook thotë se drejtori i gjimnazit “Gjon Buzuku”, Jeronim Susuri, ka punësuar motrën e tij Blerina Susuri në shkollën “Heronjtë e Lumës”.

Ai thotë se depolitizimi në arsimin prizrenas ishte ndër prioritetet e para të Mytaher Haskukës, por premtimet mbetën vetëm kujtim nga fushata politike e Lëvizjes Vetëvendosje.

Postimi i plotë:

Skandal pas skandali!

Drejtori i Gjimnazit “Gjon Buzuku” Jeronim Susuri e paska rehatu mirë motrën e vetë Blerina Susuri në shkollën “Heronjtë e Lumës”. Skandali nuk mbaron me kaq, ai e rehatoi edhe vjehrrën e vetë Agnesa Laçi në shkollën “Haziz Tola”.

Depolitizimi në Arsim ishte ndër prioritetet e para të Mytaher Haskukës, por premtimet mbetën vetëm kujtim nga fushata politike e Lëvizjes Vetëvendosje!

Ndërsa këto skandale do të mbeten hija më e keqe që do të kujtohen ndonjëherë në kryeqytetin tonë Historik.

Skandalet tona, tani po dëgjohen edhe në Tiranë!

POSTIMI I PLOTË

Kosova në grup me Spanjën

0

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll do të luaj në grup me Spanjën në kualifikimet për Botërorin e vitit 2022. Kosova është në grupin B së bashku edhe me Suedinë, Greqinë dhe Gjeorgjinë.

Shorti është tërhequr të hënën mbrëma në Zuerich. Për herë të parë Kosova ishte në short për kualifikimet e Botërorit.

Në fakt Kosova ka garuar edhe në kualifikimet e Botërorit të kaluar, Rusia 2018, por grupi i ishte përcaktuar me vendim të FIFA-s, pas pranimit në këtë asociacion.

Kosova ishte në vazon e pestë në shortin e së hënës, pra në letër nuk është pretendente për kualifikim. Sipas shortit, Kosova ka katër përfaqësuese më të forta në grup.

Ndeshjet e para kualifikuese për Botëror luhen më 24 e 25 mars të vitit të ardhshëm. Në mars janë tri termine për ndeshje, kurse ndeshjet tjera luhen në shtator, tetor dhe nëntor të vitit të ardhshëm. Botërori në Katar mbahet prej 21 nëntorit e deri më 18 dhjetor të vitit 2022.

Vendi i parë në grup kualifikues siguron biletën për Botëror, ndërsa vendi i dytë siguron fazën e plejofit.

Zafir Berisha emocionohet kur tregon sekretin që e ruajti për 25 vjet

0

Zafir Berisha, zv.ministër në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe koordinator nacional për Siguri Kibernetike, në emisionin “N’shpi” në KTV, shpalosi një histori nga jeta e tij që tha se kishte 25 vjet që e mbante në vete.

Ai tha se në fillim të viteve ’90, për shkak të rrethanave politike iu desh atij dhe tre vëllezërve të tjerë të largohen nga Kosova. Pikërisht në periudhën që ata ishin jashtë vendit, iu martua motra e vetme.

Motrën nuk e panë gjashtë vjet.

“Edhe baba ishte në Gjermani, nëna vetëm, motra Liza u martua pa asnjë burrë të shtëpisë”, tha ai.

“Në fillim të 98-s unë kthehem në luftë edhe dy-tre javët e para deri sa u organizuam, edhe mu më ra të kalojë afër derës së motrës, ku ishte e martuar, edhe pse ishim ende pa dalë publikisht, me një shok, pasi kalova nja 10 metra, u ktheva prapa, thashë s’ka mundësi ta kaloj, e qela derën e oborrit, pa prit një fëmijë, Argjendi pra djali i motrës, 2-3 atëherë, bërtiti ‘mami’ se unë me mjekër, i pazakontë, edhe motra qëllon me enë kështu”, kujtoi ai.

Për zv.ministrin Berisha, ky ishte një moment që nuk do ta harrojë kurrë në jetë dhe se kishte 25 vjet që e mbante brenda.

Bisedën e plotë mund ta ndiqni më poshtë.

Deklarohet Hoti pas aplikimit të Kosovës për COVID-19

0

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë që ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka aplikuar në aleancën globale GAVI-COVAX për të siguruar vaksinën kundër Covid-19.

Ai po ashtu ka njoftuar se Kosovë është në listën e shteteve që 20 për qind të kësaj vaksine do ta marrin falas.

” Sot, Ministri Zemaj ka nënshkruar aplikimin zyrtar për sigurimin e vaksinës kundër COVID-19 në aleancën globale GAVI-COVAX, gjersa aplikimi për asistencë teknike lidhur me këto vaksina është bërë ditë më parë përmes Ekipit të ekspertëve”, ka shkruar Hoti në Facebook.

“Kosova është e listuar në mesin e shteteve që 20% të vaksinës kundër COVID-19 do ta marrin falas përmes aleancës globale GAVI-COVAX, derisa pjesën tjetër do ta blejë vet”.

Prokuroria i hedh poshtë pretendimet e Mytaher Haskukës për Shaqir Totajn

0
SONY DSC

Prokuroria në Prizren ka hedhur poshtë pretendimet e kryetarit të Prizrenit, Mytaher Haskuka, karshi kryetarit të degës së PDK-së në Prizren, Shaqir Totaj.

Haskuka kishte paraqitur kallëzim penal ndaj Shaqir Totajt, Jeton Bytyqit (anëtar i PDK-së në Prizren) dhe dr. Sylejman Nishorit që e kishte shoqëruar delegacionin e PDK-së gjatë vizitës në Korishë me arsyetimin se kishin shkelur rregullat e karantinimit të fshatit Korishë me vizitën e tyre.

Kallëzimi penal lidhej me veprën penale – mosveprim sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë.

Prokuroria ka hedhur poshtë akuzën pasi në veprimet e të dyshuarve nuk inkriminohen elementet e kryerjes së veprës penale të cilën kishte pretenduar Haskuka.

Gjithashtu, sipas prokurorisë kjo vepër konsiderohet e konsumuar vetëm kur kemi të bëjmë vendime individuale që organet kompetente të autorizuara me ligj kanë lëshuar ndaj cilido person apo grup personash për ndonjë masë konkrete që ai ap ata të mos veprojnë. Pra, sipas prokurorië, kjo vepër penale është e inkriminuar nga mos veprimi sipas urdhrave apo vendimeve të nxjerra në bazë të dispozitave ligjore nga organi kompetent në bazë të të cilave caktohen masat që kanë ëpr qëllim luftimin apo parandalimin e tyre.

Po ashtu, në vendim thuhet që kryerësi përgjegjës duhet të ekzistoj dashje e cila duhet të përfshijë në vete vetëdijen e kryerësit se veprimi është marrë gjatë kohës së pandemisë.

Haskuka kishte pretenduar se Shaqir Totaj me veprimin e tij nuk ka vepruar sipas urdhrave apo vendimeve të nxjerra  në bazë të dispozitave të organit kompetent, vendime këto  që kanë pasur për qëllim luftimin apo parandalimin e përhapjes së epdemisë.

Më 4 prill fshati Korishë ishte shpallur zonë karantinë me vendim të Ministrisë së Shëndetësisë.

Më 7 prill kryetari i PDK-së në Prizren, Shaqir Totaj së bashku me një delegacion të PDK-së dhe një mjek, Sylejman Nishorin, kishin vizituar fshatin Korishë.

Totaj kishte shkruar në Facebook se ka vizituar këtë fshat për të vizituar për së afërmi shtabin lokal të formuar nga vetë banorët.

“Kjo vizitë u bë në plotëni me rekomandimet e institucioneve tona relevante, për mbajtjen e distancës dhe masat tjera mbrojtëse”, thotë në  njoftimin e tij për vizitën Shaqir Totaj.

Rreth hedhjes poshtë të kallëzimit penal, ka reaguar anëtari i PDK-së, Jeton Bytyqi, i cili ka marrë pjesë në këtë vizitë.

Bytyqi përmes reagimit ka thënë se Mytaher Haskuka ka dashur që të hutojë të tjerët për dështimet në menaxhimin e pandemisë dhe ka ngritur kallëzim penal ndaj tyre.

Gjithashtu, Bytyqi ka thënë se do të iniciojnë procedurë penale ndaj Haskukës sepse ka publikuar kallëzimin penal në Facebook I cili ka pasur të dhëna personale të mbrojtura me ligj.

Publikimi i Bytyqit:

Dështimi i radhës, nga kryedështaku i Prizrenit z.Mytaher Haskuka!

Bëri shumë zhurmë për asgjë, se gjoja kemi shkelur ligjet aktuale në fuqi dhe ngriti kallëzim penal me motive politike në kohë të pandemisë. U tregua aq i paskrupullt, injorant, mashtrues dhe i padishëm “prof.dr.” Mytaher Haskuka, saqë në vend se të mirrej seriozisht me luftimin e pandemisë Covid-19, ai tentoi që përmes kallëzimeve penale, që dolën të jenë të kota, ta hutoj opinionin publik dhe ta shpërqëndroj vëmendjen nga dështimi total i tij, për mos menaxhim adekuat me pasojat e koronavirusit. Por, në fund drejtësia foli drejt, sepse të gjitha ato supozime nga z.Haskuka, dolën të jenë antikushtetuese.

Ndërsa sa i përket publikimit të kallëzimit penal ndaj nesh në faqen e tij në fb, Kryetari i Komunës së Prizrenit, ka cënuar rëndë dhe ka shkelur ligjin për mbrojtjen e privatësisë dhe për mbrojtjen e të dhënave personale, ku rrjedhimisht për këto shkelje z.Mytaher Haskuka, për shkak të cënimit të personalitetit, ne, si palë të dëmtuara, do të inicojmë procedurë penale pranë organeve kompetente.

Në vijim gjeni: Vendimin e Gjykatës Supreme dhe njoftimin e hudhjes poshtë të kallëzimit penal, nga Prokuroria Themelore në Prizren.

Kërkohet ndihmë financiare për Florjeta Ajeti, është në gjendje të rëndë në spital

0

Florjeta Ajeti nga Tërpeza, pas një aksidenti të ndodhur mëngjesin e së enjtes (03.12.2020) në rrugën Viti – Kllokot, është lënduar rëndë. Në këtë aksident trafiku, fatkeqësisht një qytetar vitias tashmë dhe ka humbur jetën. Florjeta për momentin është duke u trajtuar në QKUK (Spitalin e Prishtinës), pas një operimi.

Familja e saj ka nevojë për ndihmë.

Të gjithë ata që dëshirojnë t’i ndihmojnë familjes për shërimin e Florjetës, këtë mund ta bëjnë në llogarinë bankare:

Kasim Ajeti (babai i Florjetës)

NLB BANKA

Llogaria bankare: 2013000163665227

si dhe adresa e dërgimit të ndihmave është te Market “Argjendi”-Tërpezë.

Numri kontaktues: 044667570.

Labi realizon inciativën e madhe, i blenë aparaturat e oksigjenit për të infektuarit me Covid-19!

0

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës dhe këngëtari, Labinot Tahiri, ka realizuar iniciativën në ndihmë të popullit.

Labi ka bërë të ditur se fondacioni i tij “Labinot Tahiri” ka vendosur t’u dalë në ndihmë spitaleve rajonale, të cilat po përballen me mungesë të oksigjenit për pacientët që po trajtohen me COVID.

Ish-deputeti, përmes një postimi në Facebook, ka konfirmuar, se tashmë janë blerë aparaturat e oksigjenit, për tu dal në ndihmë të infektuarve me Covid-19.

Postimi i plotë:

Faleminderit Zotit dhe njerëzve që besojnë se të paktên ne mund të bejmē diqka ne ditet e veshtira!!!

Sot arritën aparaturat të cilat prodhojnë OKSIGJEN, kurse nga neser do i shoh komunat të cilat nuk kanë një të tillë! Besoj se në Gjakovë do të shkoj fillimisht përshkak gjendjes se rende atje!!

Me dashuri ndaj Zotit dhe njêrzve të vendit tim! Zoti i ruajt familjet e secilit qytetarë. Labinot Tahiri Ferizaj Kosovë e Shqipërisë!

Hoti vazhdon të komunikojë rregullisht me Grenellin

0

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti raportin e Komitetit të Politikës së Jashtme të Parlamentit Evropian, e konsideron të ndërtuar mbi teori konspirative dhe pa asnjë të vërtetë brenda tij. Sipas Hotit, ky studim nuk paraqet opinionin e Parlamentit Evropian, por të autorëve. Me ambasadorin Grenell thotë se ka kontakt të rregullt.

Kreu i Qeverisë thotë se nga analizat e bëra të dhënat e përdorura për hartimin e këtij raporti janë të paqëndrueshme.

“Raport i ndërtuar plotësisht në teori konspirative pa asnjë të vërtetë dhe unë shpresoj dhe jam i bindur se jemi duke komunikuar tani me zyrtarët e BE-së, të Parlamentit Evropian lidhur me këtë raport. Ky raport nuk është opinionin e Parlamentit Evropian por i autorëve dhe duket qartë se në bazë të analizave që i janë bërë raportit dhe të dhënat që janë përdorur në konkludimet e këtij raporti janë të paqëndrueshme të pavërteta dhe konspirative”, tha ai.

I pyetur për raportet e tij me të ngarkuarin e ish presidentit të SHBA-së, Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, kreu i ekzekutivit tha se komunikimin e kanë të rregullt me të dhe se marrëveshja për normalizim ekonomik mes Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë më 4 shtator do të vazhdojë të zbatohet.

“Komunikimin e kemi të rregullt dhe kemi pasur edhe në të kaluarën me të dy kampet politike të SHBA-së me republikanët dhe demokratët, mirë që është konfirmuar që pavarësisht ndërrimit të administratës atje marrëveshja e nënshkruar në Uashiongton më 4 shtator do vazhdojë të zbatohet dhe jemi duke punuar çdo ditë. Javën që shkoi kemi pasur një takim me DFC-në për të identifikuar çështjet që duhet t’i çojmë përpara si dy qeveri, zotimet që kemi marrë për realizimin e këtyre”, tha Hoti.

Hoti tha se Kosova ka humbur një momentum, por tani është duke punuar shumë që t’i bind vendet anëtare veç e veç për lëvizjen e lirë.

Edhe njëherë e ka ripërsëritur se Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet për lëvizjen e lirë të qytetarëve.

“Sa i përket liberalizimit ju e dini që është humbur një momentum tani po punojmë shumë që t’i bindim vendet anëtare veç e veç. Me Gjermaninë është punuar edhe në qeverinë e kaluar tash në këtë qeveri po punojmë me Francën dhe me Holandën. Ministrja e Jashtme ka qenë në Holandë është takuar me homologun e saj në Holandë të shohim, është tani vendim i brendshëm i vendeve anëtare. Sa i përket neve si shteti si qeveri siç është konfirmuar në raportin për vendin në tetor të gjitha kushtet si shtet i kemi plotësuar dhe vazhdojmë t’i mbajmë“, theksoi kreu i ekzekutivit.

Kreu i ekzekutivit të gjitha këto komente i ka bërë nga Rahoveci, pas vënies së gurthemelit për ndërtimin e një shkollë fillore të mesme të ulët “Tre Dëshmorët”, në Vrajakë – Bratotin të Rahovecit./ksp

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort