Home Blog Page 5478

Haxhi Shala: Vjosa mos të shet moral, le të merret me burrin e saj

0

Deputeti i AAK-së, Haxhi Shala ka folur sërish rreth shkarkimit të djalit të tij Flakronit nga pozita e Konsullt të Përgjithshëm në Pragë.

Shala në emisionin DPT te Fidani në T7 ka thënë se është çuditur me Vjosa Osmanin duke theksuar se ajo duhet të merret me burrin dhe familjen e saj.

“Mu me çudit vetë presidentja. Presidentja nuk është mirë të na shet moral neve. Ne e dimë qysh është gradu burri i saj. Ajo për me shitë moral, se është e gjinisë femërore dhe nuk kam qef me u marrë me këtë. Qysh u gradu ai a shkoi me konkurs a qysh. A duhet me u marrë pak presidentja me burrë të vetë, me familje të vetë, pastaj me na shitë neve moral.

“Njihemi na të gjithë, Kosova është e vogël. Asnjëherë, nuk kam asgjë personale, bile kam pasur raporte të mira me të edhe në komisone edhe në parlament, vetëm mos t’i dëmton rininë me vendime populliste. Kjo më ka shqetësu më së shumti, jo për Flakronin”, tha Shala.

Totaj me akuza ndaj Haskukës për nepotizëm dhe tenderë të dyshimtë

0
SONY DSC

Kryetari i degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Prizren, Shaqir Totaj, ka akuzuar qeverinë e Prizrenit për tenderë të dyshimtë si dhe për punësime nepotike.

“Kam paraqitur tri raste të punësimeve për të cilat ekzistojnë indikacione se ato janë punësime nepotike”, ka thënë Totaj duke përmendur emrat e Blerina Susurit, Elvira Dautit dhe Agneca Laçit.

“Vetë fakti që një person ka lidhje familjare me dy të punësuarit është vetvetiu indikator se mund të kemi pasur lidhje nepotike”.

Mirëpo, Totaj ka thënë që këto tri punësime nuk janë të vetmet parregullsi nga qeveria komunale e Prizrenit.

“Vetë drejtori i gjimnazit është ushtrues detyre kur ne e dimë së në bazë të ligjit për shërbyes civilë është gjashtë muaj. Faktikisht kemi tri herë nga 6 muaj afat kur nuk është respektuar ligji për shërbyes civilë”.

Ai i ka përmendur edhe dy denoncime, një rast të një personi me titull master që është diskualifikuar në secilin aplikim, si dhe një rast tjetër të një personi që merr pagë pa shkuar fare në punë.

Totaj thotë që këto veprime nuk korrespondojnë me premtimet zgjedhore të Lëvizjes Vetëvendosje dhe të Haskukës ku premtohej depolitizim i arsimit dhe ngritje e cilësisë.

“Mund të ndodhë që edhe këta ta meritojnë mirëpo vetë fakti që ekzistojnë lidhje të afërta familjare, për neve është indikator se dicka mund më mos ketë qenë në rregull”, thotë Totaj.

Ai shtoi se PDK-ja në Prizren do të marrë më shumë informata dhe pastaj do t’i shqyrtojnë hapat e mëtutjeshëm.

Totaj po ashtu tha se pas dy-tre ditësh, kjo parti do të dalë me konferencë për media ku do t’i dënojë, sipas tyre, dy raste shkeljeje nga qeverisja lokale e Prizrenit: një platformë për mësim online që është pjesë e një tenderi prej 110 mijë eurosh, e që sipas Totajt duket e dyshimtë pasi që ky lloj mësimi është organizuar nga niveli qendror. Ndërkaq rasti i tjetër ka të bëjë me një çerdhe në Prizren për të cilën Totaj thotë se Haskuka ka dalë për t’u krenuar publikisht, mirëpo ajo çerdhe ende nuk ka filluar të punojë.

Nënkryetari i Prizrenit, Visar Shehu, ishte pajtuar që të jepte një prononcim në edicionin special të Klan Kosovës, mirëpo më vonë e kishte anuluar intervistën.

12 mijë e 774 raste aktive me virusin korona

0

Numri i rasteve pozitive me SARS CoV2 në Kosovë që nga 13 marsi ka shkuar në 43 mije e 324 të infektuar. Gjatë ditës së djeshme u raportua edhe për 926 raste të reja me COVID-19.

Ky virus vdekjeprurës mori edhe jetën e 1 mijë e 120 personave. Në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), nga COVID-19 kanë vdekur edhe 14 persona. Sipas IKSHPK-së janë 12 mijë e 774 raste aktive me COVID-19.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.407 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 519 raste pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar 14 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjakovë 4 raste (75, 66, 61, 36 vjeç), Podujevë 1 rast (68 vjeç), Prizren 1 rast (58 vjeç), Malishevë 1 rast (63), Ferizaj 1 rast ( 67 vjeç), Mitrovicë 1 rast (79 vjeç), Vushtrri 1 rast (70 vjeç), Shtime 1 rast (58 vjeç), Kaçanik 1 rast (65 vjeç), Kamenicë 1 rast (72 vjeç), Suharekë 1 rast (68 vjeç). Numri total i rasteve pozitive është 43.324 raste nga 154.084 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.120 raste të vdekjes”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 926 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 29.430 raste, kurse numri i rasteve aktive është 12.774.

Parashikimi i motit për sot dhe nesër në Prizren

0

Sot dhe nesër e mërkurë parashihet të jetë me më shumë reshje, për derisa ditët tjera parashihen të kenë më pak reshje edhe ato vende-vende.

Në viset malore, parashihen mundësitë për reshje bore. Situatë e paqëndrueshme pritet të mbajë edhe për gjatë shteteve fqinjë. Maqedonia parashihet të ketë më shumë reshje krahasuar me shtetet tjera të kufirit. Temperaturat në nivel vendi parashihen të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 7-9 gradë Celsius.

Kushtet biometeorologjie do të jenë relativisht të mira, kur është fjala te cilësia e ajrit, përfshirë edhe kushtet agrometeorologjike të cilat do të jenë në favorin e bimësisë për shkak të reshjeve.

Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-9 m/s, ndërsa në rrafshin e Dukagjinit, kryesisht në veriperëndim, shpejtësia maksimale parashihet të arrijë deri në 15 m/s, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Hoti i thotë Haradinajt: Vendimet i marr vetë

0

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se vendimet për qeverisje i merr vetë pasi që platforma e tij është e qartë.

“Unë mandatin e kam marrë nga Kuvendi. Para tij jap llogari”, ka thënë ai në emisionin Pressing në T7.

Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj, kishte thënë se vendimet e Qeverisë po i merr vesh nga mediet. Hoti ka thënë se nuk ka mosmarrëveshje mes tyre.

“Nuk kam përplasje me askënd. Unë veproj sipas platformës time. Vendimet i marr vetë, këtë e dinë të gjithë”, ka thënë ai.

Haradinaj: Ka një muaj që nuk jam takuar me kryeministrin Avdullah Hoti

0

I pari i AAK’së Ramush Haradinaj ka folur për raportet mes partnerëve në qeverinë e vendit. Ai thotë se ka një muaj që ai nuk e ka takuar kryeministrin e vendit.

“Mbaj komunikim të rregullt me kryeministrin Mustafa që është edhe kryetar partie. Ka qenë gatishmëria ime dhe qëndrim i yni që t’i kërkohet kryeministrit herët, para dy muajsh, që të negociohet me partitë opozitare, edhe ve Vetëvendosjen”, thotë Haradinaj.

“Pandemia është krizë për të gjithë ne pandemia, vdesin anëtarët e LDK’së, PDK’së,AAK’së, VV’së është kohë krize. Unë kam kërkuar që të mos vonohet dhe të veprohet”, shpjegon ai.

“S’e kam pa se si mundem unë të përkrah kryeministrin tu i pasë parasysh që ai ushtron përgjegjësinë në bazë të ligjit dhe Kushtetutës dhe ai duhet t’i kryejë këto funksione me kohë. Pra është detyrë e tij ruajtja e shumicës, angazhimi për shumicën, në s’mundemi me shku me vrapu me mbajtë i mbajtë funksionet e kryeministrit, ai duhet me shku me i kry, është kryeministër i zgjedhur”, thotë Haradinaj në RTV Dukagjini, duke folur për Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike.

A do të ndryshojë ora dhe masat, Hoti paralajmëron mbledhje në fundjavë

0

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti ka thënë se në fund të kësaj jave do të diskutojnë rreth masave me qëllim të parandalimit të përhapjes së COVID-19.

Hoti në Pressing të T7 tha se këto masa kanë qenë adekuate dhe duhet të mbesin në fuqi edhe për një kohë.

“Tash ne i kemi vendosur një listë të masave në baze të disa kritereve nga IKSHPK duke ndjekur protokollet e OBSH. Fromula që kemi zhvilluar është mjaft aduekuate për t’i klasifikuar komunat. Unë besoj që këto masa kanë bërë që të ndalohet rritja eksponencila e numrit të rasteve të reja. Javën e fundit kemi pasur një stabilizim të rritjes. Numri i rasteve fatale fatkëqësisht është i lartë por këto masa e kanë ndalu rritjen e rasteve të reja. Në fund t ë kësaj jave do t’i analizojmë këto masa dhe do të sillemi në përputhje me situatën”, tha Hoti.

‘Masat varen nga numri i të infektuarve. Këto masa kanë qenë adekuate dhe nënkupton që duhet të mbesin në fuqi edhe për një kohë deri sa të fillojë të bie numri i të infektuarve, por do të shohim në fund të javës do t’i analizojmë dhe do t’i marrim masat e nevojshme”, shtoi Hoti./Express/

E konfirmon ambasadori gjerman: Nuk ka liberalizim të vizave për Kosovën

0

Pesimist se sivjet ndodh liberalizimi i vizave për kosovarët po tregohet Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde.

I pari gjerman në Prishtinë thotë se janë disa vende anëtare të Bashkimit Europian, që ky nuk ua përmendi emrin, të cilat nuk po binden që t’i thonë “PO” heqjes së regjimit të vizave për shtetasit e Kosovës.

“Gjithmonë i kemi thënë qeverisë kosovare se është e rëndësishme që të ulet së bashku me këto vende dhe t’i bindë ato. Në këtë aspekt, Kosova duhet të punojë. Bashkimi Europian përbëhet nga 27 vende anëtare dhe për vendime të gjitha duhet të jenë në bord. Ne po punojmë që kjo të ndodhë, por unë s’e besoj që kjo do të ndodhë para Krishtlindjeve”, tha Rohde në një intervistë për Klan Kosovën.

Madje, kryeministri i kësaj të fundit Mark Rutte i shkroi letër Parlamentit Europian ku tregoi se Amsterdami zyrtar do nga Prishtina rezultate konkrete në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit

.E ka një proces që lidhet me Kosovën ku europianët pajtohen plotësisht.Ambasadori Rohde tregon se Gjermania qëndron fort krah të Dërguarit të Posaçëm për dialogun Kosovë-Serbi, diplomatit sllovak Miroslav Lajçak.

“Situata asnjëherë nuk ka qenë e lirë nga tensionet, prandaj po bëhet dialogu që tensionet të kanalizohen dhe një zgjidhje të arrihet. Gjermania mbështet plotësisht të Dërguarin Special të Unionit për dialog, pra që palët të flasin prapë me njëra-tjetrën. Mirë është, që përkundër të gjitha zhvillimeve politike këtu në Kosovë, dialogu të vazhdojë”, thotë Rohde që më 30 korrik, pas marrjes së letrave kredenciale nga atëherë presidenti Hashim Thaçi, u bë Ambasador i Republikës Federale të Gjermanisë.

Mungesa e oksigjenit, Vetëvendosje thërret në interpelancë Zemajn

0

Lëvizja Vetëvendosje ka thirrur në interpelancë ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemajn.

“Mungesa e oksigjenit medicinal nëpër institucionet publike shëndetësore Qendrore dhe Regjionale si dhe furnizimi me oksigjen nga kompani të palicencuara e kanë shtruar urgjencën e interpelancës me Armend Zemajn, ku edhe duhet të jap llogari në Kuvend para qytetarëve të Republikës”, ka bërë të ditur VV, përmes një komunikate për media.

Interpelanca është thirrur në emër të Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes nga deputeti Fitim Uka.

Nesër do të sqarohet gjithçka rreth Trustit

0

Rreth 504 mijë qytetarë të Kosovës mund të nxjerrin vetëm 111 euro nga Fondi u Kursimeve Pensionale

Aparati për nxjerrjen e dokumenteve nuk po iu funksionon.

Kjo si arsye e fluksit të qytetarëve që u panë të hënën në Fondin e Kursimeve Pensionale të Kosovës.

Kosovarët mezi kanë pritur miratimin e ligjit për rimëkëmbje ekonomike prandaj erdhën tek ky institucion për t’u interesuar rreth tërheqjes së 10% nga Trusti.

Por jo të gjithë këta po e shohin si ide të mirë këtë që ua mundësoi Qeveria e Kosovës.

Nga ky institucion nuk pranuan të flasin rreth kësaj çështje, pasi që thanë se të martën do kenë takim me kryeministrin Avdullah Hoti.

Ndërkaq Televizioni kontaktoi edhe me zëdhënësen e qeverise, Antigona Baxhaku rreth implementimit të kësaj pakoje, por kjo nuk dha shumë detaje.

Ligji për Rimëkëmbje Ekonomike i cili u miratua të premten, hynë në fuqi pas publikimit në Gazetën Zyrtare. Në moment që do të hyjë në fuqi ligji vihen në funksion të gjitha institucionet dhe instrumentet përmes së cilave do të bëhet implementimi. Lidhur me pyetjet Tuaja, angazhim të drejtpërdrejte në këtë rast do të ketë BQK-ja, TRUSTI, Ministria e Financave dhe ATK-ja.

Ndërkaq rreth 504 mijë qytetarë të Kosovës mund të nxjerrin vetëm 111 euro nga Fondi u Kursimeve Pensionale.

Kjo sipas të dhënave, që ka siguruar Gazeta inFokus e që në këto të dhëna tregohet se në këtë kategori janë po ashtu 85 mijë e 780 qytetarë të cilët mund të tërheqin vetëm nga 145 euro, nga llogaritë e tyre në Trust.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort