Home Blog Page 5477

‘Spanja, në telashe me Kosovën’, reagojnë mediat spanjolle

0

Mediat në Spanjë e kanë cilësuar si kokëçarje për qeverinë spanjolle faktin se ekipi i tyre kombëtar do të përballet me Kosovën në kualifikime për Kupën e Botës 2022, për shkak të çështjeve politike mes dy vendeve.

Në shortin e hedhur të hënën në Zvicër, Kosova mësoi se do të luajë në Grupin B bashkë me Spanjën, Suedinë, Greqinë dhe Gjeorgjinë, katër kombëtare, tri prej të cilave s’e kanë njohur pavarësinë e saj, shkruan express, përcjell Albinfo.ch.

Verdhekaltërve u ra shorti të luajnë në Grupin A, në fakt, por duke qenë se në atë grup ishte edhe Serbia, atëherë ata u zhvendosën në Grupin B, sipas rregullave të shortit të FIFA-s.

Për çështje politike, Kosova nuk mund të ishte në një grup me Serbinë, Rusinë, Bosnjën dhe Ukrainën.

Mediat në Spanjë, si të përditshmet AS dhe MARCA, vlerësojnë se qeveria spanjolle do të përballet me kokëçarje kur të vijë koha ta presë ekipin kombëtar dardan në Madrid.

Spanja s’e njeh Kosovën për shkak të Katalonjës, rajonit të vet verilindor, e cila e kërkon pavarësimin.

“Spanja është futur në telashe me Kosovën”, ishte titulli i AS në raportimin e shortit të Botërorit Katari 2022.

“Grup i përballueshëm por telashe diplomatike për Spanjën”, ishte titulli i MARCA në raportimin për shortit.

AUVK tregon se a u përdor aditivi i prodhuar me qime flokësh të kinezëve në bukët e Kosovës

0

Një video që ka qarkulluar në mediet gjermane, ku flitet për një lloj aditivi që përdoret për gatimin e bukës, i ka habitur të gjithë ata që e kanë parë.

Fjala është për një lloj aditivi i cili krijohet nga qimet e flokëve të marra nga kinezët. Nga AVUK thonë se tri vitet e fundit ky lloj aditivi nuk është importuar në Kosovë, e për më herët mbetet pikëpyetje e madhe se me çka janë bërë bukët nëpër furrat e vendit tonë.

Lamir Thaçi, zëdhënës nga kjo Agjenci, për Syri Kosova tha se ka tre vite që aditivi i tillë nuk është importuar në vendin tonë.

“Në bazë të të dhënave qe ka Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë nga kontrolli kufitar në tri vitet e fundit, aditivi i shfaqur ne video me origjinë nga Kina nuk është importuar në Kosovë. Ne të gjitha pikat tona të kontrollit kufitar dhe terminaleve doganore nga të dhënat qe marrim nga inspektoret, produkti i njëjtë nuk ka hyrë në Kosovë. Pretendimet e shfaqura në media nuk qëndrojnë, bazuar në të dhënat qe kemi ne si autoritet me i lartë kompetent për kontroll të produkteve ushqimore në Republikën e Kosovës” tha Thaçi.

Dialogu rifillon të enjten: Ja për çka do të diskutohet

0

Të enjten do të rifillojë dialogu Kosovë-Serbi në nivel të ekspertëve. Në Bruksel pritet të vazhdohet diskutimi ndërmjet palëve për pretendimet financiare.Këtë e kanë konfirmuar Qeveria e Kosovës dhe Bashkimi Evropian.Pas më shumë se një muaj, koordinatori shtetëror për dialog, Skender Hyseni në kryeqendrën evropiane do të vazhdojë negociatat të mbetura në gjysmë nga takimi i 29 tetorit.

Nga zyra e kryeministrit Hoti u shprehën se bashkë me Hysenin do të marrin rrugë në Bruksel dhe ekspertë e ekonomisë.
“Takimi i radhës në Bruksel(10.12.2020) do të zhvillohet në nivel të ekspertëve, ekipi do të udhëhiqet nga koordinatori shtetëror Skender Hyseni. Do të vazhdoj diskutimi nga takimi i fundit për zgjidhjen e pretendimeve financiare”, ka thënë në një përgjigje për KosovaPress, zëdhënësja e Qeverisë së Kosovës, Antigona Baxhaku.E këtë takim e konfirmuan për KosovaPress edhe nga zyra e zëdhënësit të BE-së, Peter Stano, por pa e zbërthyer agjendën e takimit.

Për dallim nga takimet e nivelit të ekspertëve, liderët e shteteve, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiq nuk janë takuar që nga fillimi i shtatorit.

Drejtori i Gjimnazit “Gjon Buzuku”, Susuri i kundërpërgjigjet Baldedajt, paralajmëron padi për shpifje

0

Kuvendari nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ilir Baldedaj, e ka akuzuar drejtorin e gjimnazit “Gjon Buzuku” në Prizren, Jeronim Susurin, se ka punësuar motrën dhe vjehrrën e tij si mësimdhënëse në dy shkolla të kësaj komune.

Sipas një postimi të bërë, Baldedaj ka shkruar se Susuri ka punësuar motrën e tij, Blerina Susuri, si mësimdhënëse në shkollën “Heronjtë e Lumës”, ndërkaq vjehrrën e tij Agnesa Çipa Laçin si mësuese klasore në shkollën “Haziz Tola”.

Por, një gjë e tillë është mohuar nga drejtori i gjimnazit “Gjon Buzuku” në Prizren, Jeronim Susuri i cili ka thënë se kjo është një gënjeshtër dhe sulm ndaj tij e familjes së tij dhe ka paralajmëruar se sot do të ngreh padi ndaj Baldedajt.

“E gjithë ajo që pash në postimin e Ilir Baldedajt dhe nëpër disa portale është gënjeshtër dhe sulm ndaj meje dhe familjes sime. Madje, ai ka paralajmëruar se sot do të ngreh padi kundër kuvendarit, Baldedaj”, shkruan Susuri.

Keni kujdes, mos e leni veturën në marsh të lirē

0

Shpeshherë, pothuajse shumica e shoferëve e vendosin makinën e tyre në parking, pa i kushtuar shumë vëmendje frenës së dorës pas daljes së tyre nga vetura.

Moskujdesi apo neglizhenca e këtij veprimi mund të ketë pasoja të mëdha kështu që më shumë vëmendje duhet të tregojnë të gjithë shoferët raporton TV Prizreni

Nga mos vendosja e frenit të dorës, ja sesi ka përfunduar një veturë e vendosur në parking.

Prishtinasi rrihet me tri shtetase të Shqipërisë, njërën e ka grua

0

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një burrë dhe tri shtetase të Shqipërisë, meqenëse janë rrahur mes vete për një mosmarrëveshje.

Përmes raportit 24 orësh, Policia bën me dije se të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, derisa tri të dyshuarat janë liruar në procedurë të rregullt.

“Prishtinë 07.12.2020 – 10:00. Janë arrestuar një mashkull kosovar dhe tri femra shtetase të R. Shqipërisë, pasi që të njëjti pas një mos marrëveshje janë rrahur në mes vete. I dyshuar dhe njëra nga femrat janë bashkëshortë. Të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit, një i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa të dyshuarat janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

Mungesa e oksigjenit në spitalet e Kosovës, thirret në interpelancë ministri i Shëndetësisë

0

Lëvizja Vetëvendosje përmes një njoftimi ka bërë të ditur se do të thërrasë në interpelancë ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj për mungesën e oksigjenit në Kosovë.

“Mungesa e oksigjenit medicinal nëpër institucionet publike shëndetësore Qendrore dhe Regjionale, si dhe furnizimi me oksigjen nga kompani të palicencuara e kanë shtruar urgjencën e interpelancës me Armend Zemajn, ku edhe duhet të jap llogari në Kuvend para qytetarëve të Republikës”, thuhet në njoftimin e VV-së.

Kjo parti ka bërë të ditur se interpelanca është thirrur në emër të Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje nga deputeti Fitim Uka.

Policia vret 25-vjeçarin në Tiranë: U duk se na drejtoi një armë

0

Policia e Shtetit ka vrarë një person pas mesnate, kur kishte hyrë datë 8 dhjetor, në rrugën “Dritan Hoxha” në Tiranë.Viktima është një 25-vjeçar me iniciale K.R që fillimisht u plagos nga oficerët por më pas humbi jetën në spital.Rrethanat e vrasjes së tij janë bërë objekt hetimi, pasi viktima është qëlluar nga policët sepse atyre iu është dukur sikur iu drejtoi një armë zjarri.

Në njoftimin zyrtar të Policisë së Shtetit thuhet:“Me datë 08.12.2020, rreth orës 01:45, sherbimet e Policisë gjatë patrullimit në rrugën “Dritan Hoxha”, kanë konstatuar një shtetas i cili kryente veprime të dyshimta.
Punonjësit e Policisë i kanë bërë thirrje të ndalonte por personi nuk i është bindur urdhërit të Policisë për të ndaluar.

Edhe pas thirrjeve të vazhdueshme të bëra nga ana e Punonjësit të Policisë për të ndaluar përsëri nuk ka ndaluar dhe është larguar me vrap duke i drejtuar punonjësit të policisë një send të forte, në dukje armë zjarri.I gjendur në këto kushte dhe në mungesë të ndriçimit të plotë punonjësi i policisë ka qëlluar me armë zjarri dhe për pasojë ka mbetur i plagosur shtetasi K.R., 25 vjeç i cili ka humbur jeten në spital.Menjeherë është ngritur Grupi i Posaçëm Hetimor i përbërë nga SHÇBA dhe Policia.Prokurori ndodhet në vendngjarje dhe po ndjek e monitoron të gjitha veprimet që po kryhen nga Sherbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në MB dhe nga Policia për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Ja kur nis vaksinimi kundër koronavirusit në Kosovë

0

Ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Armend Zemaj, tha se ka nënshkruar të hënën aplikimin zyrtar për sigurimin e vaksinës kundër COVID-19 nëpërmjet Aleancës Botërore të vaksinimit.Nga kjo sipas ministrisë së Shëndetësisë, Kosova pritet të përfitojë rreth 360 mijë vaksina falas, ndërsa pjesën tjetër synon ta blejë.Sipas ministrisë, me këtë sasi pritet që të vaksinohen së pari grupet e popullatës që janë më të rrezikuara nga COVID-19, siç janë punonjësit e shëndetësisë, të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike.

Por, kur mund të fillojë procesi i vaksinimit në Kosovë?Zyrtarja për emergjenca në Organizatën Botërore të Shëndetësisë, Isme Humolli, në një bisedë për Zërin e Amerikës, se ky proces nuk mund të fillojë para stinës së pranverës.“Ne po shpresojmë si OBSH që të jetë gjysma e marsit, eventualisht fillimi i prillit. Gjasat për me fillu më herët nuk ka duke pasur parasysh sasia e vogël e vaksinave që janë në prodhim dhe kërkesave shumë të mëdhaja që janë në mbarë botën”, tha ajo.

Zyrtarë të Organizatës Botërore të Shëndetësisë thonë se Kosova përballet me mungesë të kushteve teknike dhe profesionale për vaksinën e re kundër COVID dhe se janë duke mbështetur autoritetet në përgatitjen e terrenit për fillimin vaksinimit të popullatës.“Si OBSH e kemi anën teknike do të thotë do të bëjmë trajnimin e stafit mbi dhënien e vaksinën, për mbikëqyrjen e efekteve të padëshiruarve pas vaksinale, identifikimin e tyre, regjistrimin e vaksinave e kështu me radhë”, tha Humolli.Qytetarë të anketuar nga Zëri i Amerikës thonë se janë të gatshëm të marrin vaksinën pasi që kjo të rekomandohet nga institucionet e vendit.Të hënën, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike konfirmoi 519 raste të reja të të prekurve nga koronavirusi dhe 14 viktima në 24 orët e fundit.Zyrtarë të Organizatës Botërore të Shëndetësisë thonë se tre muajt e ardhshëm pritet të jenë të vështirë.“Jemi hyrë në muajt e rrezikshëm kur numri i rasteve është jashtëzakonisht i lartë por njëkohësisht edhe numri i rasteve të vdekjes, vërehet një rënie e lehtë e lakorës së rasteve të reja por fatkeqësisht numri i vdekjeve është shumë i lartë dhe mbetet i lartë pavarësisht a ka ndonjë sëmundje kronike apo jo dhe pavarësisht moshës”, tha Humolli.Që nga shfaqja e pandemisë në Kosovë, janë shënuar më shumë se 43 mijë të prekur nga të cilët 1120 kanë humbur jetën, ndërsa mbi 29 mijë janë shpallur të shëruar.

90 vjeçarja britanike, e para në botë që merr vaksinën Pfizer kundër COVID-19 (VIDEO)

0

Mbretëria e Bashkuar është bërë vendi i parë që fillon vaksinimin e qytetarëve të saj ndaj sëmundjes pandemike, virusit COVID-19.

90 vjeçarja Margaret Keenan mori dy doza të Pfizer në orën 06:31 të mëngjesit të sotëm, e para nga 800.000 doza vaksinimi që do jepen në Britaninë e Madhe javën e ardhshme, përcjellë Klan Kosova.

Kjo ndodhi në Spitalin Universitar në Coventry, më pak se një javë pasi Britania e Madhe miratoi këtë vendim.

E moshuara 90 vjeçe, ka thënë se ndihet e privilegjuar që është personi i parë që ka marrë këtë vaksinë.

”Javën e ardhshme do të mbushë 91 vjeç. Kjo për mua është dhurata e ditëlindjes”.

”Ndjehem e privilegjuar që isha personi i parë. Tani do të pres e qetë festat e fundvitit, Krishtlindjet dhe Vitin e Ri”, është shprehur Keenann

https://www.youtube.com/watch?v=Mhf0e7qNtQU&feature=emb_title

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort