Home Blog Page 5476

Brenda 24 orëve, 3 vdekje nga koronavirusi në Prizren

0

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.541 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 557 raste pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar 17 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prizren 3 raste (67, 59, 49 vjeç), Prishtinë 2 raste (81, 77 vjeç), Gjakovë 2 raste (77, 74 vjeç), Rahovec 2 raste (65, 63 vjeç), Fushë Kosovë 1 rast ( 64 vjeç), Pejë 1 rast (59 vjeç), Dragash 1 rast (91 vjeç), Viti 1 rast (87 vjeç), Malishevë 1 rast (82 vjeç), Deçan 1 rast (60 vjeç), Gjilan 1 rast (68 vjeç), Vushtrri 1 rast (61 vjeç).
Numri total i rasteve pozitive është 43.881 raste nga 155.625 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.137 raste të vdekjes.

Policja e Kosovës diagnostikohet me leukemi akute, kërkon ndihmën e njerëzve vullnetmirë

0

Familja Hyseni ka nevojë për ndihmën e njerëzve vullnetmirë.
Visare Hyseni, 40-vjeçare është diagnostikuar me leokimi akute derisa ka nevojë për 155 mijë euro për shërim jashtë vendim.Ajo është pjestare e Policisë së Kosovës.

Më poshtë të gjitha informacionet për këdo që ka mundësi ta ndihmojë Hysenin.

557 raste të reja me COVID-19 në Kosovë, 23 raste në Prizren

0

IKSHPK njofton se gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.541 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 557 raste pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar 17 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prizren 3 raste (67, 59, 49 vjeç), Prishtinë 2 raste (81, 77 vjeç), Gjakovë 2 raste (77, 74 vjeç), Rahovec 2 raste (65, 63 vjeç), Fushë Kosovë 1 rast ( 64 vjeç), Pejë 1 rast (59 vjeç), Dragash 1 rast (91 vjeç), Viti 1 rast (87 vjeç), Malishevë 1 rast (82 vjeç), Deçan 1 rast (60 vjeç), Gjilan 1 rast (68 vjeç), Vushtrri 1 rast (61 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 43.881 raste nga 155.625 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.137 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 727 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 30.157 raste, kurse numri i rasteve aktive është 12.587.

Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 217 raste, Mitrovicë 41 raste, Fushë-Kosovë 33 raste, Podujevë 33 raste, Gjakovë 25 raste, Gjilan 23 raste, Prizren 23 raste, Pejë 22 raste, Ferizaj 19 raste, Drenas 15 raste, Viti 15 raste, Vushtrri 13 raste, Obiliq 11 raste, Kamenicë 10 raste, Suharekë 10 raste, Lipjan 8 raste, Malishevë 5 raste, Shtime 5 raste, Skenderaj 5 raste, Klinë 4 raste, Deçan 3 raste, Istog 3 raste, Kaçanik 3 raste, Mamushë 3 raste, Dragash 2 raste, Rahovec 2 raste dhe me nga 1 rast komunat Graçanicë , Hani i Elezit , Ranillug , Shtërpcë .
Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!

Mbani higjienën!

Respektoni distancën!

Caktohet masa e paraburgimit për 40 ditë ndaj shtetasit të Shqipërisë, për vrasje me paramendim

0

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, për caktimin e masës së paraburgimit – në raport me procedurën e ekstradimit, kundër të pandehurit I.T., nga Republika e Shqipërisë, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale; vrasje me paramendim; mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit; grupi i strukturuar kriminal; dhe vrasjes në rrethana të tjera cilësuese të parapara me nenet 78,28/4, 278,333/a dhe 334 të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë, këto vepra të parapara edhe me Kodin Penal të Republikës së Kosovës, respektivisht neni 173, 336, 277 të KPRK-së.

Gjyqtari i procedurës paraprake– Artan Sejrani, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit – në raport me procedurën e ekstradimit, kundër të pandehurit I.T., e ka aprovuar si të bazuar, konform Neni 21 dhe 22 të Ligjit për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar, dhe konform dispozitave të KPPRK-së , të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej dyzet (40) ditë, ashtu që kjo masë të pandehurit do ti llogaritet prej datës 06.12.2020 deri me datën 14.01.2021.

Gjyqtari i procedurës paraprake në seancën dëgjimore, paraprakisht ka konstatuar konform Neni 5 par. 2 të Ligjit mbi Bashkëpunimin Juridik Ndërkombëtar, se i kërkuari I.T., nuk e gëzon statusin e azilit politik në Republikën e Kosovës dhe nuk është shtetas i huaj që gëzon imunitet nga ndjekja penale, dhe pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, ka vërtetuar se ekziston dyshimi i bazuar, se i pandehuri ka kryer veprat penale për të cilat dyshohet, i cili dyshim rezulton nga provat të cilat janë bashkangjitur në shkresat e lëndës, andaj janë plotësuar kushtet ligjore nga neni 21 dhe 22 të Ligjit mbi Bashkëpunimin Juridik Ndërkombëtar, për caktimin e paraburgimit.

Sipas vlerësimit të Gjykatës, qëndrojnë arsyet ligjore për caktimin e paraburgimit, sepse ekziston rreziku i ikjes apo shmangies nga përgjegjësia penale, pasi që i pandehuri I.T., është i paarritshëm për organet e ndjekjes në Republikën e Shqipërisë, dhe ndaj tij është lëshuar urdhër arrestim, prandaj po të qëndroi në liri do të vështirësojë rrjedhën e procedurës së ekstradimit, pasi që i njëjti nuk ka vendbanim dhe as vendqëndrim në Republikën e Kosovës, për faktin se është shtetas i Republikës së Shqipërisë, dhe lehtas mund të shmanget apo të ik në vend të panjohur për organet e ndjekjes penale, ashtu që do të pengohet rrjedha normale e procedurës.
Gjykata ka ardhur në përfundim se në rastin konkret caktimi i paraburgimit është i domosdoshëm dhe i arsyeshëm për sigurimin e të pandehurit në procedurën penale, dhe në procedurën e ekstradimit, konform Ligjit për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar.

Shënim: Kundër këtij vendimi, pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në afat prej 24 orëve, përmes Gjykatës Themelore në Prizren, Gjykatës së Apelit në Prishtinë. Ankesa nuk e pezullon ekzekutimin e këtij aktvendimi, thuhet në komunikatën dërguar mediava nga Gjykata Themelore e Prizrenit.

Manipulon aksidentet për përfitime nga sigurimi, arrestohet kosovari në Gjermani

0

Personi në fjalë, shtetas kosovar, thuhet se ishte përfshirë në disa dhjetëra aksidente trafiku , shumica të inskenuara

Oficerët e policisë kanë bastiur të enjten (3 dhjetor) disa apartamente dhe lokale afariste në Stuttgart dhe Schorndorf me ç`rast kanë arrestuar një person 40-vjeçar, shkruan polizeinews.de.

Ai, së bashku me të dyshuar të tjerë, akuzohen se kishin manipuluar aksidente trafiku dhe kështu kanë mashtruar kompanitë e sigurimeve, transmeton albinfo.ch.

Personi në fjalë, shtetas kosovar, thuhet se ishte përfshirë në disa dhjetëra aksidente trafiku që kanë ndodhur në periudhën midis shtatorit të vitit 2016 dhe tetorit 2020.

Shumica e aksidenteve në dyshohet se ishin manipuluar.

I dyshuari besohet se ka marrë si dëmshpërblim një shumë gjashtë shifrore (mbi 100 mijë euro) nga kompani të ndryshme të sigurimeve.

Zyrtarët kanë konfiskuar materiale të shumta që mund të shërbejnë si dëshmi, të cilat tani duhet të vlerësohen. Hetimet, veçanërisht ato për deliktet tjera dhe për bashkëpunëtorët e mundshëm, janë duke vazhduar.

Kosovari i akuzuar i cili dyshohet të ketë kryer edhe delikte të tjera, përfshirë mashtrim të kredidhënësit, është paraqitur të premten para një gjykatësi, përcjell albinfo.ch. Ky i fundit ka lëshuar ​​urdhrin e arrestit ndaj tij, të kërkuar nga prokurori publik dhe e ka ekzekutuar këtë urdhër.

Shqipëria, me plan konkret vaksinimi anti-Covid

0
In this undated photo issued by the University of Oxford, a volunteer is administered the coronavirus vaccine developed by AstraZeneca and Oxford University, in Oxford, England. Pharmaceutical company AstraZeneca said Monday Nov. 23, 2020, that late-stage trials showed its coronavirus vaccine was up to 90% effective, giving public health officials hope they may soon have access to a vaccine that is cheaper and easier to distribute than some of its rivals. (University of Oxford/John Cairns via AP)

Shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino, bën të ditur se janë siguruar 100 mijë testet e para të shpejta.
Në një intervistë në media, Bino siguroi për saktësinë e këtyre testeve, teksa shpjegoi se ato do të kryhen në pika të caktura nga epidemiologët e terrenit, shkruan atsh, përcjell Albinfo.ch.

“Janë rreth 100 mijë teste të shpejta që janë siguruar për momentin. Puna ka filluar nga shërbimet e epidemiologjisë së Tiranës, deri në datën 20 dhjetor do të kthyhet shpërndarja në të gjitha njësitë vendore të kujdesit shëndetësor për hetimin epidemiologjik. Pas kësaj date do të kenë funksionin e tyre në shërbim të diagonozës pranë qendrave të kundesit shëndetësor parësor sipas pikave të caktuara. Janë tepër specifike, janë shumë të sakta. S’ke nevojë të testohesh sërish, nëse je pozitiv, je pozitiv. Do jenë pika të caktuara që do ta kryejnë testimin brenda qendrave shëndetësore, për ta koordinuar më mirë”, tha Bino.

Bino ka theksuar se Shqipëria do ta marrë në kohë vaksinën anti-COVID dhe qytetarët do ta përfitojnë atë falas.

Sipas Binos, Shqipëria ka një sistem kapilar vaksinimi dhe nëpërmjet qendrave shëndetësore dhe mjekut të familjes do të organizohet edhe vaksinimi. Për personelin shëndetësor, theksoi ajo, vaksinimi do të organizohet në vendin e punës.

Nëse do të marrim vaksinën e Pfizer, tha Bino, do të duhet të ndërtohen kapacitetet.

“Shqipëria ka një plan konkret vaksinimi dhe do ta ketë vaksinën kur ta kenë edhe vendet e tjera. Ka skenarë të parapërgatitur, ka zinxhirin ftohës që edhe do të përmirësohet. Shqipëria ka një strategji kombëtare për vaksinimin. SHBA ende s’ka filluar vaksinimin dhe Shqipëria do ta fillojë vaksinimin sapo të vijë. Duhet të plotësohen disa kushte të sigurisë së vaksinave”, tha Bino.

Aksident i rëndë në Komoran, vdes një person

0

Një person ka vdekur mbrëmë si pasojë e një aksidenti të ndodhur mes tri automjeteve në Komoran.Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe më pas ka ndërruar jetë në QKUK.
Njoftimin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur sot policia me anë të raportit 24 orësh.

“Komoran 07.12.2020 – 19:35. Ka ndodhë një aksident trafiku në mes të tri automjeteve me targa vendore. Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda ka pësuar ngasësi i automjetit mashkull kosovar dhe i njëjti si pasojë e lëndimeve të rënda ka ndërruar jetë në QKUK. Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori kujdestar”, thuhet në raportin 24 orësh të PK-së.

Shumë e thjeshtë: Kështu duhet të aplikoni për t’i marrë 10% të parave të Trustit

0

Përfaqësuesi i Trustit, Ruzhdi Morina ka treguar detaje se si mund të tërhiqen paratë e trustit.Ai në një konferencë për media së bashku me kryeministrin Hoti dhe me ministren Hykmete Bajrami ka thënë sot se do të lansohet një platformë e re e Trustit për tërheqjen e mjeteve nga Trusti.

“Aplikimi është shumë i thjeshtë. Duhet të shkruani vetëm numrin personal dhe atë të llogarisë bankare. I lusim të gjithë që ti rikonfirmojnë këto dy të dhëna sepse e lehtësojnë shumë aplikimin. Duhet të jenë të sakta dhe në emër të aplikuesit që i tërheq mjetet”, ka thënë ai.

“Hidroregjioni Jugor”, njofton konsumatorët e fshatit Gjonaj se kur do të funksionalizohet rrjeti i ri

0

KRU “Hidroregjioni Jugor” sha, kishte njoftuar se me datë 10.12.2020 do të hyjë në funksion rrjeti i ri i furnizimit me ujë të pijes mirpo për shkak se ende po vazhdojnë punimet në kyçjen e konsumatorëve në rrjetin e ri është i detyruar që Rrjeti i ri të funksionalizohet me datën 14.12.2020, thuhet në njoftim/

Ky është njoftimi “

Konsumatorë të nderuar të fshatit Gjonaj, K.R.U.“HIDROREGJIONI JUGOR“ SH.A PRIZREN siç ju ka njoftuar se me datë 10.12.2020 do të hyjë në funksion rrjeti i ri i furnizimit me ujë të pijes, me pamundësi të kyqjes së disa konsumatorëve në rrjetin e ri, jemi të detyruar që Rrjeti i ri të funksionalizohet me datën 14.12.2020.

Të premten hapet zyrtarisht sistemi për tërheqjen e parave nga Trusti

0

Pas takimit me zyrtarë të BQK-së dhe Trustit, kryeministri i vendit Avdullah Hoti është deklaruar në një konferencë për media.

Ai ka thënë që të gjitha përgatitjet janë kryer për tu implementuar pagesat nga Trusti.

“Ligji ka dal në Gazetën Zyrtare dhe ligjërisht këto institucione veçse mund të fillojnë punën siç parashikohet në Ligj. Të gjitha përgatitjet janë bërë dhe janë ndarë informacionet në mes të këtyre dy institucioneve, është pagatitur sistemi është hapur ueb faqja dhe të premten në orën 15:00 hapet sistemi për qytetarët për të aplikuar për tërheqjen e këtyre kursimeve”, ka thënë ai.

Hoti theksoi se shpreson që nuk do të ketë problem me sistemin ku do të tërhiqen mjetet.

“Besoj që sistemi në bazë të përgatitjeve është plotësisht i sigurt dhe është i pagatitur që t`i përballoj fluksin e qytetarëve për të tërhequr mjetet”, ka thënë më tutje ai.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort