Home Blog Page 5473

Për më pak se një orë hyjnë në fuqi masat anticovid

0

Nga sot, në orën 18:00, janë në fuqi masat e reja të Qeverisë së Kosovës lidhur me Covid-19.

Lëvizja e qytetarëve, është e përcaktuar sipas numrit të të infektuarve në 7 ditët e fundit në 100.000 banorë dhe masat janë të marra sipas kategorizimeve me zona.

Në zonën e kuqe bëjnë pjesë komunat me rrezik të lartë, me mbi 151 të infektuar në 100.000 banorë brenda javës dhe janë 9 komuna si:

Komuna e Prishtinës, Fushë -Kosovës, Gjilanit, Obiliqit, Gjakovës, Shtimes, Podujevës dhe Pejës dhe Ferizaj.

Në zonën e verdhë bëjnë pjesë komunat me rrezik të mesëm me 76 deri me 150 të infektuar në 100.000 banorë brenda javës dhe janë komunat (19) në vijim:

Mitrovica e Jugut, Mitrovica e Veriut, Vushtrria, Leposavic, Deçan, Klinë, Drenas, Prizren, Hani i Elezit, Suhareka, Lipjani, Graçanica, Novobërda, Kamenica, Ranillugu, Parteshi, Vitia dhe Kaqaniku dhe Kllokoti.

Në zonën e gjelbërt bëjnë pjesë komunat (10) me rrezik të ulët, me 1 deri në 75 të infektuar në 100.000 banorë brenda javës dhe janë komunat si në vijim:

Malisheva, Mamusha, Dragashi, Shtërpca, Rahoveci, Juniku, Skenderaj, Istogu, Zubin Potoku dhe Zveçani.

Artan Abrashi, Hotit: Mos ndonjë anëtar i udhëheqjes suaj partiake është duke u hetuar?

0

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi, thotë se sa herë që flitet për korrupsionin, mendja dhe shikimi të shkon te ndërtesa shumëkatëshe e qeverisë. E që sipas tij, qeveria aktuale nuk ka interes të luftojë atë, për shkak se ka interesa klanore dhe partiake.

Ai gjatë interpelancës së kryeministrit Avdullah Hoti, në lidhje me shfuqizimin e task-forcës anti-korrupsion në Policinë e Kosovës, e ka pyetur shefin e ekzekutivit pse morri këtë vendim. Duke hamendur se ndonjë anëtar i udhëheqjes së tij partiake është duke u hetuar.

“Tregoni arsyen e vërtetë objektive dhe subjektive pse është shfuqizuar ky mekanizëm, a mos ndoshta ndonjë anëtar i udhëheqjes suaj partiake është duke u hetuar. Flisni, këtu është vendi për të folur, me fol të vërtetë”, e ka pyetur kryeministrin.

Sipas tij, qeveria Hoti i ka shpallur luftë kujt do që e lufton korrupsionin, për çka shtoi se pa konsultuar askënd ka marrë vendim për shfuqizimin e task-forcës brenda Policisë së Kosovës.

“Sa herë flitet për korrupsionin, shikimi kthehet kah ndërtesa shumëkatëshe e qeverisë. Na duhet neve një ngjarje tjetër që e përmbys këtë rrethanë. Sa herë që flitet për luftën kundër korrupsionit, vështrimi të kthehet tek një qeveri e ndershme, me vullnet dhe e vendosur. Kosova një përvojë negative e ka që 20 vjet, kurse përvojën pozitive e kishte gjatë 100 ditëve të qeverisë Kurti. Është e zakonshme që në Kosovë politikanët të kenë gojën plot luftë kundër korrupsionit. E vërteta e tyre është lufta kundër korrupsionit, anti-korrupsionit. Ju kujtohet besoj një shkarje e tillë kur një ministër i Drejtësisë theksonte që në ditën kur e kishte marrë detyrën, theksoi se do të përkushtohet për ta forcuar korrupsionin. Dhe kjo është realisht ajo çfarë po bëni ju”, u shpreh ai.

Ai ka theksuar se shuarja e kësaj task-force ishte gabim dhe se cenon rëndë mekanizmin institucional për luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit.

“Në këtë kuptim, shuarja e një task-force të tillë pa asnjë analizë paraprake të mbështetur vetëm në supozime se ky vendim është kundër-kushtetues, cenon rëndë mekanizimin institucional për luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit. Pra qeveria ka vendosur që të shuaj mekanizma institucional për luftimin e krimit kinse kjo forcë ishte kundër kushtetuese”, ka shtuar Abrashi.

Vuçiqi ndërron diskursin: Ta ruajmë paqen, ky është qëllimi i Serbisë

0

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka ndërruar diskursin në lidhje me Kosovën.

Teksa të enjten, tha se rajoni i Nagorno Karabakhut është dëshmi se si mund të kthehen përleshjet e armatosura si pasojë e konflikteve të ngrira derisa iu referua çështjes së Kosovës, sot ka thënë për mediat në Serbi, se synim i tij dhe i Serbisë është të ruhet paqja.

Reagimet e liderëve në Kosovë për kërcënimin e tij, ai i ka quajtur histerike.

”Ata kanë probleme të brendshme, deklarata ime ishte precize dhe e qartë. Kam folur për atë se duhet të shmangim politikën e konfliktit të ngrirë dhe se një konflikt i ngrirë në të ardhmen do të mund të sjell përplasje të armatosura, gjë që nuk e dëshiron askush”, ka thënë Vuçiq, përcjell B92.net të premten.

Sipas tij, për Serbinë është e rëndësishme të ruajë politikën e paqes.

Berisha: Kosovës i duhet një president që i dhemb trupi prej luftës

0

Derisa deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, i ka thënë Hotit se ka bërë mirë që ka shkarkuar Task-Forcën.

“Kryeministër sa i përket shkarkimit të Task-Forcës, mirë ia ke bë, ka qenë shkarkim me vend. Arsyet për këtë i kam artikuluar dhe asnjë fjalë më shumë se kam ndërmend me fol për këtë temë. T’ua rikujtoj që shefi i kësaj Task-Force është arrestuar për korrupsion. Kosova veç në luftë ka qenë më keq se tani. Vendi është ka vlon. Unë të kam votuar ty kryeministër se mendoj se je intelektual i këtij vendi, se ki guxim. Tash, në këtë situatë të gjithë këta deputetë i pyeta a po bëheni president, të gjithë thanë po. Nuk ka as polic të Kosovës që me i thanë a po bëhesh president, nuk thuan jo. Ahmet Zogu thoshte, dikur se jam mbret i 2 milionë mbretërve, e Shqipëria ishte pus”, ka thënë Berisha.

Ai ka thënë se Kosovës i duhet një njëri me kredibilitet kombëtar, e që i dhemb trupi prej luftës.

“Të nderuar deputetë, jemi vend i dalë prej një lufte 100-vjeçare, një popull që e ka përjetuar gjenocidin e terrorin. Unë nuk ankohem e as nuk vajtoj por më dridhet trupi kur i mendoj gjithë ata të vramë. Shumë prej burrave që folshin për patriotizëm, nuk guxonin me u taku me presidentin Trump. E di që të gjithë në Hagë janë të pafajshëm. Daçiqi e Vuçiqi, këlyshët e Millosheviqit po na kërcënojnë me luftë. Vendit tonë i duhet një njeri me kredibilitet kombëtar. E kuptoj merakun dhe qejfin e secilit me dal në atë pozitë, por duhet që dikush t’i dalë në zot vendit edhe me jetën e vet. Kosovës i duhet një president që i dhemb trupi prej luftës, dikush që e pranon mendimin ndryshe, dikush që i nënshtrohet drejtësisë sa herë që ka nevojë. Kësaj radhe iu kisha lut që të reflektojmë ma seriozisht”, ka thënë Berisha.

Ligji për Rimëkëmbje, propozohet tërheqja nga Trusti deri në 30 për qind

0

Sipas ndryshimeve të Komisionit për Buxhet, përmes Ligjit për Rimëkëmbje, futet edhe mundësia që qytetarët në Kosovë të mundë t’i tërheqin deri në 30 për qind të mjeteve nga Trusti.

Tash e sa muaj, qytetarët e vendit janë në pritje të miratimit të Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike, që do t’u mundësonte tërheqjen e një përqindje të kursimeve nga Trusti.

Fillimisht, sipas Projektligjit për Rimëkëmbje, do të mundësohet tërheqja e 10 përqind të kursimeve, por bazuar në raportin me amendamente për këtë projektligj, përmendet edhe mundësia e tërheqjes së 30 përqind të kursimeve për disa qytetarë.

Në amendamentet e Komisionit për Buxhet dhe Financa, që u janë përcjellë komisioneve të tjera, shtohet në këtë ligj se qytetarët që kanë më pak kursime pensionale, të kenë mundësi të tërheqin përqindje më të madhe të kursimeve.

Kështu, personat që kanë kursime pensionale më shumë se 40 mijë euro, mund t’i tërheqin deri në 10 përqind të tyre. Ata që kanë prej 30-39 mijë e 999 euro, mund të tërheqin 15 përqind të kursimeve, derisa kontributdhënësit që kanë kursime pensionale në shumë nga 20 mijë deri në 29 mijë e 999 euro, mund të tërheqin 20 përqind të këtyre kursimeve.

Gjithmonë bazuar në këtë raport, personat që kanë kursime pensionale në shumë prej 10 mijë deri në 19 mijë e 999 euro iu mundësohet tërheqja e 25 përqind të kursimeve, derisa ata me kursime më pak se 10 mijë euro, kanë të drejtë të tërheqin deri në 30 përqind të këtyre parave.

Një propozim i tillë është dhënë nga deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, por nuk ka marrë përkrahjen e komisionit funksional.

Këto propozime, Komisioni për Buxhet dhe Transfere ua ka përcjellë tri komisioneve të tjera: Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit, Komisionit për Integrime Evropiane dhe Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim.

Ndryshe, deri më tani, vlera e mjeteve në Fondin e Kursimeve Pensionale të Kosovës ka arritur në mbi 2 miliardë euro me rreth 690 mijë kontributpagues.

Kjo i bie se vlera e përgjithshme që do të mundë të tërhiqej nga Fondi është rreth 200 milionë euro, mjete këto, që sipas zyrtarëve të Qeverisë së Kosovës, janë konsideruar se do të stimulonin kërkesën agregate në treg.

Projektligji për rimëkëmbje ekonomike, që më 22 korrik u miratua në Qeverinë e Kosovës, kap vlerën prej 385 milionë eurosh. Ky projektligj synon që përmes politikave fiskale dhe monetare, të ndihmohen bizneset, pas humbjeve të shkaktuara nga pandemia e koronavirusit. /Gazeta Express

Mustafa: Deri tani Lista Serbe ka qenë korrekte si partnere në koalicion qeverisës

0

Ka patur luhatje të qëndrime ditëve të fundit në Qeverinë Hoti. Së fundi, Lista Serbe ka kërcënuar me daljen nga Qeveria, në rast se vazhdon të ketë mospërfillje, siç ata e quajnë, por Isa Mustafa nuk e sheh aq të tensionuar situatën në koalicionin qeverisës.

Si një politikan me përvojë të gjatë, kreu i LDK-së në një deklaratë dhënë për Indeksonline, ka bërë thirrje që të gjindet zgjidhje për tu tekaluar pengesat.

Mustafa për Indeksonline ka përmendur edhe fjalët që qarkullonin se AKR nuk e mbështetë Qeverinë me votat e saj, duke thënë të kundërtën.

“Koalicioni është çështje e vullnetit. Deri tani Lista Serbe ka qenë korrekte si partnere. Do të diskutojmë që të tejkalohen ankesat e tyre. Të gjenden zgjidhjet, për aq sa mund të gjenden. Për çdo gjë na nevojitet më shumë komunikim dhe mirëkuptim.Kishte fjalë se edhe AKR nuk do ta mbështesë Qeverinë. Une jam informuar nga z. Pacolli, se deputetët e AKR-së e votojnë Ligjin për Rimëkëmbje ekonomike. AKR ka qenë shumë konstruktive dhe mbështetëse në këto procese të rënda që po i kalojmë”, ka thënë Mustafa.

Hoti: Dakordim për presidentin e ri ose dakordim për datën e zgjedhjeve

0

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se në një periudhë jo të largët kohore partitë duhet të vendosin nëse duan zgjedhje të reja, apo do të pajtohen për një emër të ri për postin e presidentit.

Hoti ka thënë se pas dorëheqjes së presidentit Hashim Thaçi për t’u paraqitur para Gjykatës Speciale pas ngritjes së aktakuzës për krime lufte në vend është krijuar rrethanë e re, që ka dy rrugë për zgjidhje.

“Janë dy rrugë, partitë politike duhet të ulen bashkë për t’u dakorduar për zgjedhjen e presidentit të ri, ose duhet të dakordohen për të shkuar në zgjedhje, për të caktuar datën e zgjedhjeve të parakohshme që duhet të mbahen”.“Këto veprime kanë ndodhur para një jave, ende nuk kemi filluar konsultimet e brendshme me partitë politike për të parë cili është disponimi. Kemi dëgjuar deklarime publike të partive të ndryshme karshi kësaj teme por besoj që së shpejti, për disa ditë, disa javë, ulemi të gjitha partitë politike parlamentare dhe duhet të flasim si njerëz të civilizuar, si parti politike të përgjegjshme për të gjetur zgjidhje për qytetarët”, tha ai.

Rinia e fshatit Kuklibeg të Dragashit me vetë iniciativë pastruan rrugët kryesore të fshatit

0

Rinia e fshatit Kuklibeg të komunës së Dragashit gjatë gjithë javës kanë ndërmarrë një iniciativë për të pastruar aksin rrugor që lidh fshatin e tyre me ata të tjerët përreth.

Për televizionin Opoja thonë të rinjtë nga ky fshat se nuk duhet të presim gjithmonë që komuna të ndërmarrë aksione të tilla për pastrimin e rrugës por duhet që të angazhohemi edhe vetë ne.

Ata kan dërguar edhe disa fotografi gjatë këtij aksioni vullnetar.

Të rinjtë thonë që ne jemi ata të cilet duhet të japim mesazhe sensibilizimi për të tjerët duke ndërmarrë aksione të tilla për të mbrojtur ambientin ku jetojmë.

Ata kanë vazhduar të bejn edhe pastrimin e varrezave të cilët janë mbi fshat.

Bahtiri i reagon Shpend Ahmetit: Merru me punët e tua

0

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri ka lutur Shpend Ahmetin që të merret me punët e Prishtinës.

Sipas Bahtirit nuk i takon Ahmetit të mirret me Mitrovicën, pasi që mitrovicasit e kanë kryetarin e tyre, përcjellë Gazeta Blic.

Ai thotë se Ahmeti të mirret me komunën e tij e cila është ngulfatur nga rastet me Covid-19.

Kryeqyteti duhet të ishte shembull për menaxhimin e punëve komunale, por si duket Ahmeti ka prioritete tjera, shkruan Bahtiri.

Ky reagim i Bahtirit ka ardhur pasi që kryetari i Prishtinës shkruajti për largimin e Mitrovicës nga zona e kuqe.

Ky është postimi i tij i plotë:

E lus kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti, që të merret me punët e komunës së tij, sepse nuk i takon me u merr me komunën e Mitrovicës, pasi që mitrovicasit e kanë kryetarin e tyre që kujdeset për ta.

Ai është mirë që të merret me komunën e tij, e cila është ngulfatur nga rastet me të infektuar me COVID-19.

Kryeqyteti në rrethana normale duhet të jetë shembull për menaxhim të punëve komunale, por si duket kryetari Ahmeti ka tjera prioritete!

AB

Gani Geci: Do të lehtësohesha shumë nëse do të dënohen Thaçi, Veseli, Selimi e Krasniqi për vrasjen e kundërshtarëve politik

0

Ish- deputeti i Kuvendit të Kosovës, Gani Geci ka theksuar se ai do të lehtësohej shumë nëse do të dënoheshim krerët e Ish- UÇK-së.

Ai ka theksuar se nëse Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli e Rexhep Selimi do të dënoheshin për vrasjen e kundërshtarëve politike, ai do të ndihej i lehtësuar.

”Do të ndihesha i lehtësuar. Nëse ata dënohen për vrasjen e Xhemajl Mustafës, do të isha shumë i lumtur”, tha ai.

Në emisionin Prime Time ai tha se nëse dalin të pafajshëm, atëherë do t’ua zgjas dorën.

”Do t’i pres në aeroport dhe do t’ua zgjas dorën nëse shpallen të pafajshëm dhe më s’do të merrem me këtë punë”, tha ai.

Gani Geci tha se ai i beson Gjykatës Speciale, dhe se kjo gjykatë është shpresa e fundit.

Ai tha se i ka kërkuar drejtësi tek të gjitha gjykatat, në lidhje me Komunikatën numër 59 të UÇK-së.

Geci tha se të gjithë prokurorët e Gjykatës Speciale janë amerikan.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort