Home Blog Page 5472

A do t’i mbyllin përsëri kufijtë, flasin nga Qeveria e Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

0

Situata epidemiologjike në vend ka ditë që e ka marrë teposhtzën. Vetëm gjatë 24 orëve të fundit, janë regjistruar 13 raste të vdekjeve dhe 963 raste të reja me koronavirus. Situatë e rënduar është edhe në Shqipëri e Maqedoninë e Veriut. Por, a do të ndikojë rritja e këtyre rasteve që këto shtete t’i mbyllin kufijtë sërish?

Rastet pozitive me koronavirus janë rritur dukshëm gjatë javëve të fundit.

Një prej arsyeve që ka ndikuar në shtimin e këtyre rasteve është edhe heqja e Kosovës nga lista e vendeve me rrezik të lartë dhe ardhja masive e mërgimtarëve.

“Për më tepër, në rritjen e rasteve si duket ka ndikuar edhe heqja e Kosovës nga lista e vendeve me rrezik të lartë dhe ardhja masive e bashkë-atdhetarëve këtyre ditëve në Kosovë, nga vendet evropiane që këtyre ditëve po shënojnë gjithashtu ngritje të madhe të rasteve me Covid-19”, kishte deklaruar Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, menjëherë pas rritjes së shifrave të të prekurve.

Madje, menjëherë ishte vendosur si kusht posedimi i një testi PCR-Negativ jo më i vjetër se 72 orë për shtetasit e vendeve me rrezik të lartë infektimi. Por, a ka gjasa që të mbyllen sërish kufijtë për të parandaluar përhapjen e kësaj sëmundje?

Në Ministrinë e Shëndetësisë së Kosovës deklarojnë se s’ka ndonjë vendim për mbyllje të kufijve.

Por, thonë se nëse ndërmirret një masë e tillë, do të publikohet paraprakisht që të njoftohen qytetarët.

“Nuk ka ndonje vendim rreth mbylljes se kufijve. Çfarëdo mase që ndërmirret në varësi të situatës, publikohet paraprakisht me qëllim që qytetarët të njoftohen me kohë”, kanë deklaruar nga MSH’ja për Express.

Me situatë të rënduar po përballet edhe Shqipëria. Por, as në këtë shtet duket se nuk po e shohin mbylljen e kufijve si zgjidhje.

Sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Shëndetësisë, Gelardina Prodani, i ka thënë Gazetës Express se po e ndjekin me vëmendje ecurinë e pandemisë në të gjitha vendet dhe se po marrin masa varësisht nga situata epidemiologjike.

Bazuar në këtë situatë, Prodani thotë se ende nuk është diskutuar një kufizim i tillë.

“Komiteti Teknik i Ekspertëve ndjek me vëmendje ecurinë e pandemisë në vend dhe të gjitha vendet e botës. Të gjitha masat e marra janë në përputhje me dinamikën e situatës epidemiologjike si dhe faktorëve që e ngadalësojnë përhapjen e virusit. Për sa më sipër, parasysh ecurinë e situatës në vend nuk është diskutuar ende kufizimi i mundshëm për mbylljen e kufijve”, thuhet në përgjigjet e Prodanit për Express.

Gjendje e rënduar është edhe në Maqedoninë e Veriut. Megjithatë, as atje mbyllja e kufijve nuk është folur si opsion.

Zëvëndësministri i Shëndetësisë, Ilir Hasani i ka thënë Gazetës Express se deri tash në Maqedoninë e Veriut nuk është diskutuar për mbyllje.

Por, thotë se të hënën do të mblidhet komisioni dhe mbetet të shihet nëse do të përmendet apo vendoset për një opsion të tillë.

“Nuk është diskutuar për mbyllje deri tani. Të hënën kemi komision, do e shohim dhe do vendosim”, ka thënë Hasani për Express.

Ndryshe, vetëm gjatë 24 orëve të fundit, Kosovës i janë shtuar 963 raste të reja me COVID-19.

Me këto raste, numri i të infektuarve që nga fillimi i pandemisë ka arritur në 27 mijë e 851, me gjithsej 798 raste të vdekjes, të cilët kanë pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese.

Aktualisht në gjithë vendin janë 10 mijë e 191 raste aktive me sëmundje.

“Numri total i rasteve pozitive është 27.851 raste nga 115.794 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 798 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 177 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 16.862 raste, kurse numri i rasteve aktive është 10.191”, thuhet në raportin e IKSHP’së./Gazeta Express

Lushtaku – Vuçiqit: Kur të shkon mendja eja, ne jemi të gatshëm me vdekë për Kosovë

0

Ish-komandanti i UÇK’së, Sami Lushtaku, në emisionin Frontal të T7, ka folur për arrestimet e krerëve të Ushtrisë Clirimtare nga Tribunali Special. Lushtaku thotë se Serbia kreu krime, e Specialja arrestoi shqiptarët. Ka edhe një përgjigje për presidentin serb, Aleksandër Vuciq.

Lushtaku thotë se nuk e ka shqetësuar deklarata e Vuciqit, sipas të cilit, konflikti i ngrirë mes Kosovës dhe Serbisë, mund të përshkallëzohet, nëse nuk arrihet paqja.

“Jo deklaratat asnjëherë nuk me shqetësojnë shumë. Ne e dimë që Serbia ka kryer gjenocid edhe në Kroaci e Bonje e edhe në Kosovë”, ka thënë Lushtaku, transmeton Gazeta Express.

“Serbia mendon gjithmonë për lufta, mendon se do ta kthen Kosovën nën sundimin e saj. Por ne jemi këtu dhe nuk e kem ndërmend me lëshu Kosovën”, thotë Lushtaku.

“Nëse Serbia veq i shkon mendja me ardhë në Kosovë. Na jemi të gatshëm me vdekë për Kosovën kurdo që është nevoja..”, ka shtuar ai.

Për arrestimet e krerëve të UÇK’së, ish-komandanti thotë se Serbia ka kryer krime e masakra, ndërsa tash po arresohen shqiptarët.

“Serbia ka ba krime, edhe bën krime edhe na çon nëpër burgje në Kosovë në kohën e UNMIK-ut edhe tash në Speciale. Specialja ëshë shpërblim për Serbinë për gjithë ato krime gjithë ato masakra që i ka bërë”, ka thënë ai.

“Kur don le të ja mësynë, ne jemi të gatshëm me vdeke për Kosovën”.

Bajqinovci: Hoti dhe Bajrami janë intervistuar nga task-forca

0

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci ka deklaruar se kryeministri dhe ministrja Hykmete Bajrami janë intervistuar në lidhje me 53 milionë euro e Bechtel Enka-s, për çka shtoi se ka edhe kallëzim penal për tre zyrtarë dhe një ish-ministër të LDK-së.

Bajqinovci ka akuzuar kryeministrin se ka shkarkuar task-forcën shkaku se Hoti dhe zyrtarët e LDK-së janë hetuar nga e njëjta.Ai gjatë interpelancës së kërkuar në lidhje me shuarjen e kësaj task-force, është përplasur me shefin e ekzekutivit, duke deklaruar se qeveria aktuale ka treguar se luftën më të madhe që ka bërë ndaj krimit është krijimi i ambientit për të bërë krim dhe korrupsion.

“Kjo task-forcë ka hetuar tenderin për targa të nënshkruar nga ministri Veliu. Kjo task-forcë ka bërë kallëzim penal për tenderin e pasaportave-2, të ish-ministrit Skender Hyseni. Bëhet fjalë për 20 milionë euro vlerë të pasaportave dhe letërnjoftimeve. Kjo task-forcë i ka arrestuar inspektorët e Isa Mutafës dhe Avdullah Hotit. Mos harroni, dhe janë dënuar me burg”, ka deklaruar ai.

Mes tjerash, ai tha se kryeministri dhe ministrja Hykmete Bajrami janë intervistuar si dëshmitarë nga kjo task-forcë, për çka shtoi se ka edhe kallëzim penal.

“Ky kryeministër këtu ku është intervistuar, po nga kjo task-forcë me 14 mars, ditë e enjte. Edhe Hykmete Bajrami është intervistuar nga kjo task-forcë nga ditë e hënë, 4 mars. Unë kam qenë në atë kohë gazetar, dhe i kam parë se si kanë shkuar këto. Dhe kjo është hakmarrje, në cilësinë e dëshmitarit. Por, kolegu i tij ka kallëzim penal, ish-ministri. Por, kjo është tipike hakmarrje e LDK-së, nuk po e kontestoj a ka gabime, por qysh u bo kur filloi ofensiva me ju arrestuar, ju dënuan, ua dënuan inspektorët, Naser Osmanin dhe plotë hetime tjera. Ju u quat koka anti-ligjore tash, qysh u bo tash anti-ligjore. Që 10 vjet jeni në pushtet deh tash po del të jeni anti-ligjore”, ka shtuar Bajqinovci.

Sipas tij, krejt kjo hakmarrje lidhet për hetimet, arrestimet dhe dënimet e bashkëpartiakëve të kryeministrit Avdullah Hoti. Për këtë ka reaguar shefi i ekzekutivit, i cili tha se është shqetësuese se nga banka e deputetit, ka deklarime të tilla në lidhje me hetimet nga task-forca.

“Shqetësim është fjalimi yt, a e din pse? Sepse unë jam kryeministër unë nuk kam qasje sepse nuk guxoj sipas ligjit, nuk i di këto informata. Një deputet thotë i kam të dhënat e sigurta nga puna e Task-Forcës, ky është problemi. Një deputet, një njeri i politikës ka qasje të plotë në ato të dhëna. Nëse ke qasje aty, ky është problemi dhe argumenti më i fuqishëm se kjo duhet me u ristrukturua komplet dhe të bëhet në përputhje me ligjin, që të mos ketë qasje as kryeministri, as deputeti, dhe as ministri në punën e Task-Forcës”, tha Hoti.

Për këtë Bajqinovci ka akuzuar Hotin se po shpif, meqë sipas tij të gjithë deklaratat e tij janë publike.

Bekim Jashari: Nuk do ta dekorojmë qytetin për festa, paratë shkojnë për familjet në nevojë

0

Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari ka njoftuar se komuna që drejton nuk do të dekorohet për festat e fundvitit.

Jashari ka thënë marrë parasysh gjendjen ekonomike si pasojë e pandemisë, mjetet financiare të destinuara për dekorim do të shfrytëzohen për familjet në nevojë.

“Mjetet financiare të parapara për dekorimin e qytetit për festat e fundvitit do të shfrytëzohen për menaxhimin e situatës pandemike, në përkrahje të familjeve në nevojë. Me këtë rast kërkoj mirëkuptim nga qytetarët e komunës sonë duke uruar që kjo pandemi të kaloj sa më shpejtë dhe së bashku të vazhdojmë projektet dhe vizionin tonë për një Skenderaj të zhvilluar”, ka thënë Jashari.

14 shtetet ku kosovarët mund të udhëtojnë pa viza

0

Pasaportat janë të nevojshme nëse dëshironi të udhëtoni jashtë vendit pasi ato verifikojnë identitetin dhe kombësinë tuaj. Ato i japin bartësit kalim të sigurt dhe mbrojtje në një tokë të huaj.

Ekzistojnë disa lloje të pasaportave në varësi të statusit të bartësit në vendin e tyre të lindjes.

Por, si qëndrojnë vendet e Ballkanit sa i përket peshës dhe fuqisë së pasaportave të tyre, sipas “Passport index”.

Më së keqi qëndron vendi i Kosovës, ku shteti ynë fatkeqësisht ende nuk e gëzon të drejtën e liberalizimit të vizave nga Bashkimi Evropian.

Sidoqoftë, Kosova gjendet në vendin e 70-të në botë sa i përket fuqisë së pasaportës.

Qytetarët tanë mund të udhëtojnë në 14 shtete të ndryshme pa viza dhe në 34 vende të tjera që iu jepen viza kosovarëve pasi të arrijnë apo ndryshe siç quhen “viza në mbërritje”.

Ndërsa në 154 shtete tjera kërkohet që të ketë një vizë për të hyrë në atë vend.

14 vendet që kosovarët mund të udhëtojnë pa viza janë: Shqipëria, Bregu i Fildishtë, Domenika, Ekuadori, Gambia, Haiti, Maqedonia e Veriut, Mikronezia, Mali i Zi, Territoret Palestineze, Serbia, Shri Lanka, Shën Vinsent-Grenadine dhe Turqia.

Kurse, këto janë gjithashtu 34 vendet që kosovarët kanë të drejtë të udhëtojnë por duhet të pajisen me vizë pasi të arrijnë: Bangladesh, Bolivi, Kamboxhia, Kepi i Gjelbër, Komoret, Kuba, Xhibuti, Etiopi, Gabon, Guinea-Bisau, Iran, Xhamajka, Jordani, Laos, Lesoto, Mako, Madagaskar, Maldive, Ishujt Marshall, Mauritania, Mozambik, Nepal, Oman, Palau, Katar, Raundë, Samoa, Sejçells, Somali, Tanzani, Timori Lindor, Togo, Tuvalu dhe Uganda.

Ndërsa, listës së pasaportës më të fortë Ballkan i prin Sllovenia dhe Greqia që aktualisht e ndajnë pozitën e njëjtë mes vete.

Këto dy shtete janë në vendin e gjashtë në botë dhe të parat në Ballkan.

Nëse ju keni njërën prej këtyre pasaportave, ju keni drejtë të vizitoni 95 vende të botës ku nuk kërkohet viza dhe 34 vende të tjera që viza kërkohet pas arritjes në destinacionin e preferuar, ndërsa në 69 shtete të tjera ju kërkohet të keni një vizë për të arritur aty ku dëshironi.

Pas këtyre, qëndron Kroacia që aktualisht është në vendin e dhjetë në botë dhe e treta në Ballkan në bazë të pasaportës që e posedon.

Aktualisht, shtetasit kroatë kanë të drejtë të lëvizin në 95 vende të ndryshme të botës pa viza, 34 vende tjera ku viza kërkohet pasi arrini në atë vend, ndërsa në 73 shtete të tjera kërkohet vizë për hyrje qoftë në kufi apo në aeroport.

Pak më dobët dhe pothuajse njëjtë qëndron Rumania, me vetëm një shtet më pak se Kroacia apo më saktë në 94 lokacione të botës që nuk kërkohet vizë gjatë vizitës prej shtetasve rumun, ndërsa ka një shtet më shumë sa i përket kërkesës për vizë.

Tutje vazhdon Bullgaria që gjendet në pozitën e 12-të si pasaporta më e fortë në botë, ku përmes saj keni drejtë të vizitoni 87 vende të ndryshme në glob.

Më keq se vendi i lartcekur qëndron Serbia, që gjendet në pozitën e 37-të në botë, ndërsa qytetarët e saj kanë të drejtë të vizitojnë 42 vende pa viza, ndërsa një gjë e tillë iu kërkohet në 121 vende të tjera.

Pothuajse njëjtë është edhe Bosnja e Hercegovina, që është në vendin e 39-të në botë, me të drejtë vizite pa ndonjë kërkesë në 40 vende, kurse, në 123 shtete të ndryshme kërkohet të ketë një vizë valide.

Tjetër shtet nga Ballkani që gëzon të drejtën për lirinë e lëvizjes është edhe Maqedonia e Veriut, që gjendet në vendin e 43-të në botë, ndërsa qytetarët e saj mund të vizitojnë 34 vende të ndryshme pa viza, por jo edhe në 129 shtete të tjera, ku kërkohet një gjë e tillë.

Pak më keq në renditje është Mali i Zi, me dy pozita më poshtë sa i përket fuqisë së pasaportës në rajonin e Ballkanit, por qytetarët e këtij shteti kanë të drejtë të vizitojnë 35 shtete pa viza, ndërsa në 129 vende të tjera kërkohet viza gjatë arritjes në destinacionin e tyre, shkruan Sinjali.

Ndërsa, pas Malit të Zi, një gjendje pothuajse të njëjtë e ka edhe Shqipëria, ku vendi shqiptar gëzon të drejtën për të dalë në 31 vende të ndryshme pa viza, ndërsa në 131 shtete të tjera, duhet të ketë një vizë pas apo para arritjes në vendin e dëshiruar.

Aktualisht, pasaporta më e fortë në botë është ajo e Gjermanisë, ku gjermanët kanë të drejtë të udhëtojnë në 100 vende të ndryshme të botës pa pasur nevojë për vizë.

Për më pak se një orë hyjnë në fuqi masat anticovid

0

Nga sot, në orën 18:00, janë në fuqi masat e reja të Qeverisë së Kosovës lidhur me Covid-19.

Lëvizja e qytetarëve, është e përcaktuar sipas numrit të të infektuarve në 7 ditët e fundit në 100.000 banorë dhe masat janë të marra sipas kategorizimeve me zona.

Në zonën e kuqe bëjnë pjesë komunat me rrezik të lartë, me mbi 151 të infektuar në 100.000 banorë brenda javës dhe janë 9 komuna si:

Komuna e Prishtinës, Fushë -Kosovës, Gjilanit, Obiliqit, Gjakovës, Shtimes, Podujevës dhe Pejës dhe Ferizaj.

Në zonën e verdhë bëjnë pjesë komunat me rrezik të mesëm me 76 deri me 150 të infektuar në 100.000 banorë brenda javës dhe janë komunat (19) në vijim:

Mitrovica e Jugut, Mitrovica e Veriut, Vushtrria, Leposavic, Deçan, Klinë, Drenas, Prizren, Hani i Elezit, Suhareka, Lipjani, Graçanica, Novobërda, Kamenica, Ranillugu, Parteshi, Vitia dhe Kaqaniku dhe Kllokoti.

Në zonën e gjelbërt bëjnë pjesë komunat (10) me rrezik të ulët, me 1 deri në 75 të infektuar në 100.000 banorë brenda javës dhe janë komunat si në vijim:

Malisheva, Mamusha, Dragashi, Shtërpca, Rahoveci, Juniku, Skenderaj, Istogu, Zubin Potoku dhe Zveçani.

Artan Abrashi, Hotit: Mos ndonjë anëtar i udhëheqjes suaj partiake është duke u hetuar?

0

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi, thotë se sa herë që flitet për korrupsionin, mendja dhe shikimi të shkon te ndërtesa shumëkatëshe e qeverisë. E që sipas tij, qeveria aktuale nuk ka interes të luftojë atë, për shkak se ka interesa klanore dhe partiake.

Ai gjatë interpelancës së kryeministrit Avdullah Hoti, në lidhje me shfuqizimin e task-forcës anti-korrupsion në Policinë e Kosovës, e ka pyetur shefin e ekzekutivit pse morri këtë vendim. Duke hamendur se ndonjë anëtar i udhëheqjes së tij partiake është duke u hetuar.

“Tregoni arsyen e vërtetë objektive dhe subjektive pse është shfuqizuar ky mekanizëm, a mos ndoshta ndonjë anëtar i udhëheqjes suaj partiake është duke u hetuar. Flisni, këtu është vendi për të folur, me fol të vërtetë”, e ka pyetur kryeministrin.

Sipas tij, qeveria Hoti i ka shpallur luftë kujt do që e lufton korrupsionin, për çka shtoi se pa konsultuar askënd ka marrë vendim për shfuqizimin e task-forcës brenda Policisë së Kosovës.

“Sa herë flitet për korrupsionin, shikimi kthehet kah ndërtesa shumëkatëshe e qeverisë. Na duhet neve një ngjarje tjetër që e përmbys këtë rrethanë. Sa herë që flitet për luftën kundër korrupsionit, vështrimi të kthehet tek një qeveri e ndershme, me vullnet dhe e vendosur. Kosova një përvojë negative e ka që 20 vjet, kurse përvojën pozitive e kishte gjatë 100 ditëve të qeverisë Kurti. Është e zakonshme që në Kosovë politikanët të kenë gojën plot luftë kundër korrupsionit. E vërteta e tyre është lufta kundër korrupsionit, anti-korrupsionit. Ju kujtohet besoj një shkarje e tillë kur një ministër i Drejtësisë theksonte që në ditën kur e kishte marrë detyrën, theksoi se do të përkushtohet për ta forcuar korrupsionin. Dhe kjo është realisht ajo çfarë po bëni ju”, u shpreh ai.

Ai ka theksuar se shuarja e kësaj task-force ishte gabim dhe se cenon rëndë mekanizmin institucional për luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit.

“Në këtë kuptim, shuarja e një task-force të tillë pa asnjë analizë paraprake të mbështetur vetëm në supozime se ky vendim është kundër-kushtetues, cenon rëndë mekanizimin institucional për luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit. Pra qeveria ka vendosur që të shuaj mekanizma institucional për luftimin e krimit kinse kjo forcë ishte kundër kushtetuese”, ka shtuar Abrashi.

Vuçiqi ndërron diskursin: Ta ruajmë paqen, ky është qëllimi i Serbisë

0

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka ndërruar diskursin në lidhje me Kosovën.

Teksa të enjten, tha se rajoni i Nagorno Karabakhut është dëshmi se si mund të kthehen përleshjet e armatosura si pasojë e konflikteve të ngrira derisa iu referua çështjes së Kosovës, sot ka thënë për mediat në Serbi, se synim i tij dhe i Serbisë është të ruhet paqja.

Reagimet e liderëve në Kosovë për kërcënimin e tij, ai i ka quajtur histerike.

”Ata kanë probleme të brendshme, deklarata ime ishte precize dhe e qartë. Kam folur për atë se duhet të shmangim politikën e konfliktit të ngrirë dhe se një konflikt i ngrirë në të ardhmen do të mund të sjell përplasje të armatosura, gjë që nuk e dëshiron askush”, ka thënë Vuçiq, përcjell B92.net të premten.

Sipas tij, për Serbinë është e rëndësishme të ruajë politikën e paqes.

Berisha: Kosovës i duhet një president që i dhemb trupi prej luftës

0

Derisa deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, i ka thënë Hotit se ka bërë mirë që ka shkarkuar Task-Forcën.

“Kryeministër sa i përket shkarkimit të Task-Forcës, mirë ia ke bë, ka qenë shkarkim me vend. Arsyet për këtë i kam artikuluar dhe asnjë fjalë më shumë se kam ndërmend me fol për këtë temë. T’ua rikujtoj që shefi i kësaj Task-Force është arrestuar për korrupsion. Kosova veç në luftë ka qenë më keq se tani. Vendi është ka vlon. Unë të kam votuar ty kryeministër se mendoj se je intelektual i këtij vendi, se ki guxim. Tash, në këtë situatë të gjithë këta deputetë i pyeta a po bëheni president, të gjithë thanë po. Nuk ka as polic të Kosovës që me i thanë a po bëhesh president, nuk thuan jo. Ahmet Zogu thoshte, dikur se jam mbret i 2 milionë mbretërve, e Shqipëria ishte pus”, ka thënë Berisha.

Ai ka thënë se Kosovës i duhet një njëri me kredibilitet kombëtar, e që i dhemb trupi prej luftës.

“Të nderuar deputetë, jemi vend i dalë prej një lufte 100-vjeçare, një popull që e ka përjetuar gjenocidin e terrorin. Unë nuk ankohem e as nuk vajtoj por më dridhet trupi kur i mendoj gjithë ata të vramë. Shumë prej burrave që folshin për patriotizëm, nuk guxonin me u taku me presidentin Trump. E di që të gjithë në Hagë janë të pafajshëm. Daçiqi e Vuçiqi, këlyshët e Millosheviqit po na kërcënojnë me luftë. Vendit tonë i duhet një njeri me kredibilitet kombëtar. E kuptoj merakun dhe qejfin e secilit me dal në atë pozitë, por duhet që dikush t’i dalë në zot vendit edhe me jetën e vet. Kosovës i duhet një president që i dhemb trupi prej luftës, dikush që e pranon mendimin ndryshe, dikush që i nënshtrohet drejtësisë sa herë që ka nevojë. Kësaj radhe iu kisha lut që të reflektojmë ma seriozisht”, ka thënë Berisha.

Ligji për Rimëkëmbje, propozohet tërheqja nga Trusti deri në 30 për qind

0

Sipas ndryshimeve të Komisionit për Buxhet, përmes Ligjit për Rimëkëmbje, futet edhe mundësia që qytetarët në Kosovë të mundë t’i tërheqin deri në 30 për qind të mjeteve nga Trusti.

Tash e sa muaj, qytetarët e vendit janë në pritje të miratimit të Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike, që do t’u mundësonte tërheqjen e një përqindje të kursimeve nga Trusti.

Fillimisht, sipas Projektligjit për Rimëkëmbje, do të mundësohet tërheqja e 10 përqind të kursimeve, por bazuar në raportin me amendamente për këtë projektligj, përmendet edhe mundësia e tërheqjes së 30 përqind të kursimeve për disa qytetarë.

Në amendamentet e Komisionit për Buxhet dhe Financa, që u janë përcjellë komisioneve të tjera, shtohet në këtë ligj se qytetarët që kanë më pak kursime pensionale, të kenë mundësi të tërheqin përqindje më të madhe të kursimeve.

Kështu, personat që kanë kursime pensionale më shumë se 40 mijë euro, mund t’i tërheqin deri në 10 përqind të tyre. Ata që kanë prej 30-39 mijë e 999 euro, mund të tërheqin 15 përqind të kursimeve, derisa kontributdhënësit që kanë kursime pensionale në shumë nga 20 mijë deri në 29 mijë e 999 euro, mund të tërheqin 20 përqind të këtyre kursimeve.

Gjithmonë bazuar në këtë raport, personat që kanë kursime pensionale në shumë prej 10 mijë deri në 19 mijë e 999 euro iu mundësohet tërheqja e 25 përqind të kursimeve, derisa ata me kursime më pak se 10 mijë euro, kanë të drejtë të tërheqin deri në 30 përqind të këtyre parave.

Një propozim i tillë është dhënë nga deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, por nuk ka marrë përkrahjen e komisionit funksional.

Këto propozime, Komisioni për Buxhet dhe Transfere ua ka përcjellë tri komisioneve të tjera: Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit, Komisionit për Integrime Evropiane dhe Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim.

Ndryshe, deri më tani, vlera e mjeteve në Fondin e Kursimeve Pensionale të Kosovës ka arritur në mbi 2 miliardë euro me rreth 690 mijë kontributpagues.

Kjo i bie se vlera e përgjithshme që do të mundë të tërhiqej nga Fondi është rreth 200 milionë euro, mjete këto, që sipas zyrtarëve të Qeverisë së Kosovës, janë konsideruar se do të stimulonin kërkesën agregate në treg.

Projektligji për rimëkëmbje ekonomike, që më 22 korrik u miratua në Qeverinë e Kosovës, kap vlerën prej 385 milionë eurosh. Ky projektligj synon që përmes politikave fiskale dhe monetare, të ndihmohen bizneset, pas humbjeve të shkaktuara nga pandemia e koronavirusit. /Gazeta Express

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort