Home Blog Page 5471

Osmani: BE-ja vazhdon ta trajtojë Serbinë “si një fëmijë të llastuar”

0

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e ka kritikuar të premten Bashkimin Evropian për mostrajtim të barabartë me Serbinë, si shtete fqinje, në negociatat për normalizimin e marrëdhënieve.

Në një intervistë për Associated Press, Osmani ka thënë se ajo mendon që Brukseli, nuk ka mësuar nga gabimet e kaluara dhe vazhdon ta trajtojë Serbinë “si një fëmijë të llastuar”.“Duhet të trajtohemi njëjtë gjatë këtij dialogu. Nëse ndodh kjo, atëherë do të jetë një rrugë e një dialogu të suksesshëm në të ardhmen”, tha Osmani.

Tutje, Osmani ka folur edhe për krimet e Serbisë të kryera në Kosovë.“Ata i mohojnë të gjitha krimet e tmerrshme që i kanë kryer në gjithë Jugosllavinë, por në veçanti ato në Kosovë gjatë të 90-tave,” tha Osmani.

Suksesi i dialogut, sipas saj vjen posa Serbia ta pranojë realitetin, duke kërkuar që të bëhet presion mbi Serbinë nga komuniteti ndërkombëtarë, pa çka, sipas saj nuk do të ndryshoj situatat.

“Ende nuk ka drejtësi për viktimat, më shumë se dy dekada pas luftës,” ka thënë mes tjerash Ushtruesja e Detyrës së Presidentes

Moti sot dhe nesër në Prizren

0

Mot i njëjtë do të vazhdojë të mbajë edhe gjatë dy ditëve të ardhshme.Sipas Prizreni Weather temperaturat minimale do të luhaten nga 1C deri 5C, e maksimalet nga 10C deri 13C.Era do të fryj e lehtë drejtimesh të ndryshme 1- m/s. Ditën e martë nga verilindja 3-6m/s.

Shtypja atmosferike mbetet lartë mbi vlera normale, megjithë një rënie të lehtë ditën e hënë.
Për shkak të motit stabil dhe inversioneve termike, koncentrimi i ndotësve ajror mbetet lartë edhe gjatë ditëve të ardhshme.

Vlerat e indeksit të cilësisë së ajrit do të kalojnë në vlera të pashëndetshme, vende-vende gjatë ditës mund të zbresin edhe përreth vlerave mesatare.

14.11 – Paradite, përgjatë ultësirave mjegull/vranësira të ulëta. Ditën intervale më të gjata me diell.15.11 – Pjesërisht vranët në mëngjes, nëpër ultësira mjegull/vranësira të ulëta. Ditën intervale më të gjata me diell.

Shabani me vendim të mençur, edhe këtë vit nuk do të dekorojë Dragashin

0

Komuna e Dragashit edhe këtë vitë do veproj si vitet e mëparshme duke mos e dekoruar qytezën për festat e fundvitit. Ketë e ka konfirmuar edhe kryetari i komunës së Dragashit, Shaban Shabani.

E dimë se të gjitha komunat shpenzojn për të dekoruar qendrat e qyteteve, madje edhe shuma të mëdha në qytetet si Prishtina e Prizreni, për këtë arsye ne kërkuam përgjigje edhe nga kryetari se si do veproj komuna jonë.

“Komuna e Dragashit nuk është zbukuruar për fundvit e këtë ecuri e kemi vazhduar edhe ne, nuk e kemi si prioritet zbukurimin e qytezës për këto festa ndoshta edhe pasi nuk na kërkohet nga banoret e komunës ta bëjm një gjë të till, ndonse komuna e Dragashit zbukurohet për festat kombëtare. Poashtu këtë vit jemi në një situatë në të cilën është me e arsyeshme të luftohet pandemia, e ta kemi prioritet shëndetin e qytetarëve.”

VV: Kushtetuesja po e zvarritë vendimmarrjen për katër kërkesat e dorëzuara nga ne

0

Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se Gjykata Kushtetuese po e zvarritë vendimmarrjen për katër kërkesat e dorëzuara nga ky subjekt politik.

Sipas VV-së, të gjitha këto kërkesa kanë të bëjnë me çështje të rëndësishme institucionale dhe kushtetuese, dhe Gjykata Kushtetuese do të duhej të ishte efikase në shqyrtimin dhe nxjerrjen e aktgjykimeve.

“Është princip i së drejtës shqyrtimi dhe vendosja në kohë të arsyeshme, kurse ndjeshmëria e rasteve do të duhej të bënte që Gjykata t’i trajtonte me prioritet”.

“Kjo gjykatë nuk guxon të jetë selektive në trajtimin e rasteve, dhe t’i shtyjë për afat të pacaktuar kërkesat e bëra në adresë të saj. Sjellja e tillë e një institucioni kaq të lartë e forcon bindjen se në Kosovë nuk kemi shtet ligjor e të së drejtës”.

Vdes Astrit Islami, 31-vjeçari që i ishte rikthyer sëmundja e leukemisë

0

Ka vdekur i riu Astrit Islami pas një lufte të gjatë me sëmundjen e leukemisë.Lajmin e kanë bërë të ditur vetë familjarët në rrjetet sociale.

Ata e kanë përshkruar Astriti si person energjik, human dhe shumë i dashur për rrethin dhe shoqërinë.

Astrit Islami, 31 vjeçar nga fshati Dashec i Skenderajt disa muaj më herët ishte diagnostikuar me sëmundjen Leukemi Akute dhe për shërimin e tij ka qenë e domosdoshme të dërgohet jashtë vendit, njofton Reporteri.

Astriti ishte trajtuar në Turqi dhe ka bërë transplantin e palcës kockore nga vëllai i tij, mirëpo fatkeqësisht Astritit i ishte rikthyer sëmundja duke ia marrë jetën.

Parashikimi i motit për fundjavë

0

Mot i njëjtë do të vazhdojë të mbajë edhe gjatë dy ditëve të ardhshme. Sipas Prishtina Weather temperaturat minimale do të luhaten nga 1C deri 5C, e maksimalet nga 10C deri 13C. Era do të fryj e lehtë drejtimesh të ndryshme 1- m/s. Ditën e martë nga verilindja 3-6m/s.

Shtypja atmosferike mbetet lartë mbi vlera normale, megjithë një rënie të lehtë ditën e hënë.

Për shkak të motit stabil dhe inversioneve termike, koncentrimi i ndotësve ajror mbetet lartë edhe gjatë ditëve të ardhshme. Vlerat e indeksit të cilësisë së ajrit do të kalojnë në vlera të pashëndetshme, vende-vende gjatë ditës mund të zbresin edhe përreth vlerave mesatare.

14.11 – Paradite, përgjatë ultësirave mjegull/vranësira të ulëta. Ditën intervale më të gjata me diell.

15.11 – Pjesërisht vranët në mëngjes, nëpër ultësira mjegull/vranësira të ulëta. Ditën intervale më të gjata me diell.

Clinton mund t’i përfaqësojë qëndrimet e SHBA’së në seancën e radhës Këshillit të Sigurimit të KB kushtuar Kosovës

0

Joe Biden, fituesi i zgjedhjeve presidenciale të SHBA’së më 2020’ën, po pritet ta angazhojë në pozitën e ambasadores në BE ish-kandidaten presidenciale të Demokratëve më 2016-ën, Hillary Clinton.

Kështu bën të ditur mediumi amerikan ‘Washington Post’, i cili citon burime anonime të kenë thënë se ekipi i Bidenit ka marrë nën shqyrtim kandidaturën e gruas së ish-presidentit amerikan, Bill Clinton, transmeton Gazeta Express.

Ekipi i Biden thuhet se beson se ish-Sekretarja e Shtetit Amerikan mund të rrisë reputacionin e Amerikës në sytë e bashkësisë ndërkombëtare.

Në këtë mënyrë, ajo mund të përfaqësojë qëndrimet e Shteteve të Bashkuara në seancën e radhës së Këshillit të Sigurimit të OKB’së, kushtuar Kosovës.

Rusia, e cila do mbajë kryesinë e radhës në Këshillin e Sigurimit, në seancën e kaluar kushtuar Kosovës kërkoi largimin e ministres së Jashtme të Kosovës, bashkë me simbolet e vendit të largoheshin nga sfondi i seancës, me shpjegimin se po “shkelnin rregullat”.

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, iu drejtua Këshillit të Sigurimit në atë seancë me fjalët se “duhet kuptuar që Kosova është një shtet krejtësisht i pavarur dhe sovran, aspak ndryshe nga Estonia, Belgjika apo Gjermania” dhe se “pranimi i këtij realiteti është baza për zgjidhjen e çështjeve që ndan Kosovën dhe Serbinë”.

Ambasadori gjerman në OKB në atë seancë kritikoi, ministrin e Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq për fjalimet e tij.

“Kur dëgjoj të flasë ministrin serb Ivica Daçiq, më krijohet përshtypja se ka kopjuar fjalimin e herës kaluar”, tha ai. /Gazeta Express/

Bekim Jashari paralajmëron krijimin e një partie

0

Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari ka thënë se për gjithçka që ka ndodhur pas luftës në Kosovë, përgjegjës janë politikanët, duke theksuar se si familje ata kanë kërkuar gjithmonë unitet nga politikanët, kurse këtë nuk e kanë parë deri më tani.

Jashari ka treguar se do të kandidojë edhe njëherë si i pavarur për kryetar të Skenderajt kurse tha se për shkak të këtij mos-uniteti, nëse e sheh nevojën do të formojë një parti apo iniciativë të re përmes së cilës do të hyjë në politikë në nivel vendi.

“Unë me kandidu gjithsesi edhe njëherë tash një vit, por do të kandidoj i pavarur. Nëse e bëj me ndonjë iniciativë të re, apo parti të re do të jetë në nivel vendi. Çkado që do të formoj tjetër ka me dal në nivel vendi….Nevoja duke i parë gjërat, që i diskutuam deri tash. Asnjëherë familja Jashari nuk kemi pasur nostalgji, ide apo plan për me u kyç në politikë për ndonjë post a diçka. Si kandidat për Skenderaj kam kandidu pa dëshirën time, me presionin e shokëve, qytetarëve, derisa kam thënë po. Sepse ne kemi mendu se tash u shliru vendi dhe secili që vjen, është shqiptar dhe do të punojë për të mirën e këtij vendi. Për fat të keq nuk ish kanë ashtu. Tek kur kam hy kryetar komune, kah mesi i 2018 e kam pa që gjendja nuk është e mirë”, tha Jashari.

I pari i Skenderajt, thotë se tash largohen të rinjtë nga Kosova më shumëse gjatë viteve të ’90-ta.

“Faji është tek liderët tonë politik, edhe të asaj kohe edhe të kësaj kohe. Liderët politik i kanë fajet vet, jo vetëm për këtë Gjykatë Speciale, por për gjithçka që ka ndodhur në këtë vend, duke u nisur edhe nga zhvillimi ekonomik që është shumë me rëndësi se shumë sene tjera. Neve në njëfarë forme, pa keqkuptime por jemi duke bërë pastrim etnik të këtij vendi më shumë se vitet e ’90-ta. Fajet i kanë vet pse nuk e kanë marrë me e shqyrtu mirë, me e lexu mirë se çka po dojnë me votu. Unë e thashë që nuk e përjashtojë mundësinë e presionit që ju ka ardh nga jashtë, por ne fituam fukarallëk, është një fjalë popullore që unë nuk mundem me thanë, por po e them që na fituam fukarallëk”, tha Jashari transmeton Telegrafi.

Inatet personale, sipas Jasharit janë mes të gjithë politikanëve në Kosovë dhe duke i njohur politikanët tanë, familja Jashari gjithmonë ka kërkuar unitet.

“Kjo është arsyeja që ne si familje komplet, secili kemi fol dikund, gjithmonë që nga paslufta kemi kërkuar unitet mes vete. E, pse e kemi bërë këtë? Duke i njoftë këta çfarë janë, këta politikanët tonë, liderët tonë pa dallim asnjë hiq, krejt një thes që janë. Kanë inate personale prej më të ndryshmeve, që i bëjnë dëm këtij vendi. Kjo është arsyeja që ne si familje kemi kërkuar unitet mes vete, me qenë të matur për gjëra nacionale”, deklaroi ai.

Jashari shprehet se deri më tani nuk ka parë se ka unitet mes politikanëve, duke theksuar se shteti po shkon drejt një kolapsi për shkak të krizës politike e ekonomike në vend.

“Deri më sot nuk ka unitet, nuk po duket që ka. Shpresoj dhe lus Zotin që këta të gjejnë gjuhë të përbashkët. Kosova është në një krizë për kolaps të madh. E para, pandemia, që e ka kapluar krejt botën por që ne jemi shtet i vogël, i varfër edhe do më na hëngër, dhe jemi gati në kolaps. Gjykata Speciale anën tjetër. Dialogu. Nuk kalojnë ligjet, nuk kalon as ai për rimëkëmbjen, as për veteranët, as për kurrgjë. Do të thotë, me thanë ky send është duke ec mirë, asnjë send. Që nga paslufta, ka ardh momenti që liderët tonë politik, me ndje veten tamon në vena që kanë gjak shqiptari dhe ia donë të mirën këtij vendi për hirë të dëshmorëve”, tha Jashari.

Ai u shpreh se që nga paslufta, Kosova nuk ka qenë asnjëherë më në rrezik se tani.

“Spektri politik e kanë shumë të lehtë, me u ul edhe me i zgjedh të gjitha këto gjëra. Por, nëse sot nuk e bojnë le ta kujtojnë e mendojnë mirë që ndoshta pas disa vitesh, fëmijët e tyre dhe ata që i kanë të vegjël, kanë me i qortu. Do të jetë vonë dikur. Nuk jemi tu e analizu ndodha shumë mirë, por ky vend nuk ka qenë më rrezik nga paslufta. Fatkeqësisht është shumë keq”, tha Jashari.

Haradinaj për drekë te Lladrovci, u bashkohet edhe Bekim Jashari

0

Kryetari i Komunës së Drenasit Ramiz Lladrovci ka pritur sot për vizitë ish-kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj.

Lladrovci ka njoftuar se me Haradinajn ka biseduar për projektet e realizuara dhe ato në vijim, të arriturat dhe sfidat e komunës tonë , ku bashkë me ta ishte edhe Bekim Jashari, i pari i Skenderajt.

“Miku im Ramushi, së pari ka vendosur kurora me lule pranë varrit të Babës Tush e Nënës Ki, pastaj kemi bërë homazhe te varrezat e dëshmorëve dhe pranë vendit ku prehen heroi e heroina Fehmi dhe Xhevë Lladrovci në Gllanasellë”, ka shkruar Lladrovci në Facebook.

Ky është shkrimi i plotë:

Sot, prita në takim, mikun tim, vëllain e shokëve të mi, ish kryeministrin Ramush Haradinajn. E falënderova për vizitën dhe ceka projektet e realizuara dhe ato në vijim, të arriturat dhe sfidat e komunës tonë.

E vlerësova lart mirënjohjen e z. Haradinaj për qeverisjen në Drenas, e cilësuar nga ai si “standard i ri i qeverisjes së mirë në nivel vendi”. Po ashtu, e falënderova Z. Haradinaj për medaljen “Me besim në Zot, Atdhe e Shtet”, me motivim për kontributin tim dhe meritat e jashtëzakonshme në avancimin e çështjes kombëtare.

Miku im Ramushi, së pari ka vendosur kurora me lule pranë varrit të Babës Tush e Nënës Ki, pastaj kemi bërë homazhe te varrezat e dëshmorëve dhe pranë vendit ku prehen heroi e heroina Fehmi dhe Xhevë Lladrovci në Gllanasellë.

Në drekën e shtruar në shtëpinë time, me Ramushin, na u bashkua edhe shoku ynë, Bekim Jashari. Ju faleminderit!

A do t’i mbyllin përsëri kufijtë, flasin nga Qeveria e Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

0

Situata epidemiologjike në vend ka ditë që e ka marrë teposhtzën. Vetëm gjatë 24 orëve të fundit, janë regjistruar 13 raste të vdekjeve dhe 963 raste të reja me koronavirus. Situatë e rënduar është edhe në Shqipëri e Maqedoninë e Veriut. Por, a do të ndikojë rritja e këtyre rasteve që këto shtete t’i mbyllin kufijtë sërish?

Rastet pozitive me koronavirus janë rritur dukshëm gjatë javëve të fundit.

Një prej arsyeve që ka ndikuar në shtimin e këtyre rasteve është edhe heqja e Kosovës nga lista e vendeve me rrezik të lartë dhe ardhja masive e mërgimtarëve.

“Për më tepër, në rritjen e rasteve si duket ka ndikuar edhe heqja e Kosovës nga lista e vendeve me rrezik të lartë dhe ardhja masive e bashkë-atdhetarëve këtyre ditëve në Kosovë, nga vendet evropiane që këtyre ditëve po shënojnë gjithashtu ngritje të madhe të rasteve me Covid-19”, kishte deklaruar Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, menjëherë pas rritjes së shifrave të të prekurve.

Madje, menjëherë ishte vendosur si kusht posedimi i një testi PCR-Negativ jo më i vjetër se 72 orë për shtetasit e vendeve me rrezik të lartë infektimi. Por, a ka gjasa që të mbyllen sërish kufijtë për të parandaluar përhapjen e kësaj sëmundje?

Në Ministrinë e Shëndetësisë së Kosovës deklarojnë se s’ka ndonjë vendim për mbyllje të kufijve.

Por, thonë se nëse ndërmirret një masë e tillë, do të publikohet paraprakisht që të njoftohen qytetarët.

“Nuk ka ndonje vendim rreth mbylljes se kufijve. Çfarëdo mase që ndërmirret në varësi të situatës, publikohet paraprakisht me qëllim që qytetarët të njoftohen me kohë”, kanë deklaruar nga MSH’ja për Express.

Me situatë të rënduar po përballet edhe Shqipëria. Por, as në këtë shtet duket se nuk po e shohin mbylljen e kufijve si zgjidhje.

Sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Shëndetësisë, Gelardina Prodani, i ka thënë Gazetës Express se po e ndjekin me vëmendje ecurinë e pandemisë në të gjitha vendet dhe se po marrin masa varësisht nga situata epidemiologjike.

Bazuar në këtë situatë, Prodani thotë se ende nuk është diskutuar një kufizim i tillë.

“Komiteti Teknik i Ekspertëve ndjek me vëmendje ecurinë e pandemisë në vend dhe të gjitha vendet e botës. Të gjitha masat e marra janë në përputhje me dinamikën e situatës epidemiologjike si dhe faktorëve që e ngadalësojnë përhapjen e virusit. Për sa më sipër, parasysh ecurinë e situatës në vend nuk është diskutuar ende kufizimi i mundshëm për mbylljen e kufijve”, thuhet në përgjigjet e Prodanit për Express.

Gjendje e rënduar është edhe në Maqedoninë e Veriut. Megjithatë, as atje mbyllja e kufijve nuk është folur si opsion.

Zëvëndësministri i Shëndetësisë, Ilir Hasani i ka thënë Gazetës Express se deri tash në Maqedoninë e Veriut nuk është diskutuar për mbyllje.

Por, thotë se të hënën do të mblidhet komisioni dhe mbetet të shihet nëse do të përmendet apo vendoset për një opsion të tillë.

“Nuk është diskutuar për mbyllje deri tani. Të hënën kemi komision, do e shohim dhe do vendosim”, ka thënë Hasani për Express.

Ndryshe, vetëm gjatë 24 orëve të fundit, Kosovës i janë shtuar 963 raste të reja me COVID-19.

Me këto raste, numri i të infektuarve që nga fillimi i pandemisë ka arritur në 27 mijë e 851, me gjithsej 798 raste të vdekjes, të cilët kanë pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese.

Aktualisht në gjithë vendin janë 10 mijë e 191 raste aktive me sëmundje.

“Numri total i rasteve pozitive është 27.851 raste nga 115.794 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 798 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 177 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 16.862 raste, kurse numri i rasteve aktive është 10.191”, thuhet në raportin e IKSHP’së./Gazeta Express

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort