Home Blog Page 5469

Masat e reja anti-covid, Ahmeti nis ditën me një apel për qytetarët

0

Pas hyrjes në fuqi të masave të reja anti-covid, kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka filluar me një apel për qytetarët duke u kërkuar atyre që t’i zbatojnë ato, shkruan GazetaBlic.Ahmeti, në një postim në Facebook, ka thënë se kjo fundjavë po fillon me masa të reja restriktive të Qeverisë për të parandaluar përhapjen e COVID-19.

“Mirëmëngjesi Prishtinë, Këtë fundjavë po e fillojmë me masat e reja restriktive të Qeverisë për parandalimin e përhapjes së #covid19.

Andaj, në mënyrë që të parandalojmë përhapjen, ju lusim shumë që të vazhdojmë me kujdes të shtuar zbatimin e rregullave kryesore duke mbajtur distancen, maskën dhe duke pastruar duart sa më shpesh”, ka shkruar Ahmeti.

Si pasojë e rritjes së të infektuarve, Qeveria e Kosovës ka miratuar të enjten masat e reja për parandalimin e përhapjes së COVID-19.Masat e marra parashohin tri zona të rrezikshmërisë, sipas numrit të të infektuarve nëpër komuna: zona e kuqe me rrezikshmëri të lartë, zona e verdhë me rrezikshmëri mesatare dhe zona e gjelbër e cila ka rrezikshmërinë më të ulët.Komunat me rrezik të lartë të infeksionit janë ato që kanë mbi 150 persona të infektuar në 100.000 brenda javës. Këtu janë komuna e Prishtinës, Podujevës, Ferizajt, Gjakovës, Gjilanit, Pejës, Mitrovicës, Fushë Kosovës, Shtimes dhe Obliliqit.

Në këto komuna, ndalohen hyrjet dhe daljet e qytetarëve dhe automjeteve nga ora 19:00 deri ne orën 05:00, përveç për nevoja emergjente dhe shëndetësore, duke përjashtuar nga kjo masë personelin shëndetësor, të sigurisë, drejtësisë dhe të ngjashme./GazetaBlic

Biden merr Georgian, zyrtarizon fitoren në zgjedhje – Ky është reagimi i Trump

0

Kandidati i demokratëve, Joe Biden, edhe zyrtarisht ka triumfuar në zgjedhjet presidenciale në SHBA, të mbajtura më 4 nëntor, pasi kryesoi edhe në Xhorxhia, shkruan GazetaBlic.Me këtë rast, ky shtet i siguron Bidenit 306 vota elektorale, për t’i dhënë atij zyrtarisht epitetin e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Sipas BBC, Donald Trump ka fituar shtetin e Karolinës së Veriut, por ajo i ka dhënë atij vetëm 232 vota elektorale.Pavarësisht se kandidati republikan i ka kontestuar fort rezultatet e këtyre zgjedhjeve, ditën e djeshme Trump aludoi për formimin e një administrate të re.

Në një deklaratë për mediat, e para që pas zgjedhjeve, ai foli për pandeminë e koronavirusit për të cilën u shpreh se nuk do të marrë masa të tjera shtesë.
“Çfarëdo që të ndodhë në të ardhmen, kush e di se cila administratë do të jetë. Unë mendoj se koha do ta tregojë”, tha Trump.Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka sinjalizuar se ai mund të mos e fitojë Shtëpinë e Bardhë, por e nuk pranoi humbjen, derisa epërsia e pakapërcyeshme e demokratit, Joe Biden, u zgjerua dhe republikanët pësuan më shumë pengesa në sfidat e gjyqësore në tre shtete.

Duke folur në Shtëpinë e Bardhë, më 13 nëntor, për vaksinat kundër koronavirusit, Trump përsëriti zotimin për të mos vendosur masën e izolimit.“Kjo administratë nuk do të vendosë një bllokim. Shpresojmë, çfarëdo që të ndodhë në të ardhmen, kush e di se cila administratë do të jetë, mendoj se koha do ta tregojë. Por unë mund t’ju them, kjo administratë nuk do të vendosë një izolim”, tha Trump./GazetaBlic

59 përqind e kosovarëve nuk kanë pirë asnjëherë cigare në jetë

0

Sipas një raporti të “European School Survey Project on Alcohol and other Drugs (ESPAD)”, deri në vitin 2019, 41 për qind e kosovarëve kanë pirë së paku njëherë cigare.

Numri i atyre që pijnë duhan është në rritje nga viti në vit në Kosovë.

Sipas një raporti të “European School Survey Project on Alcohol and other Drugs (ESPAD)” deri në vitin 2019, 41 për qind e kosovarëve e kanë pirë së paku njëherë cigaren.

Kurse 59 për qind e anketuesve kanë bërë me dije se asnjëherë nuk e kanë pirë cigaren.

Nga ky raport ka dalë që 7 për qind e qytetarëve të Kosovës e kanë pirë 40 herë apo më shumë cigaren.

Më poshtë raporti i plotë:

Shqiptarët nga Kosova e Shqipëria në krye të listave për pjesëmarrje në strukturat e krimit të organizuar në Gjermani

0

Në fillim të javës përfundoi në Neu-Ulm, një qytet në Bavari, një gjyq kundër një grupi shqiptarësh. Akuza ishte për ndihmë në tregtinë ilegale të lëndëve narkotike në sasi jo të vogla. Të akuzuarit kishin hyrë në natën e 14 dhjetorit 2019 në një depo staxhionimi frutash në Neu-Ulm për të marrë 500 kg drogë të ruajtur në kutitë e bananeve.

Prokuroria e dinte që në depo ndodhej kokaina e ardhur nga Ekuadori nëpërmjet Roterdamit dhe e kishte ndërruar më parë lëndën narkotike me imitime. Në momentin kur shqiptarët hynë për të „vjedhur” drogën, policia i kapi. Gjyqi u dha gjashtë të pandehurve dënime prej 6 deri 7 vjetësh, bëhet e ditur nga një deklaratë shtypi e Gjykatës së Landit në Memmingen.

Prokurori Markus Schroth, i tha DË se të akuzuarit ishin në përgjithësi persona nga familje të varfra, që kishin marrë pjesë ne aksion nga nevoja për të ardhura.

Rast i Neu-Ulmit nuk është i rrallë. Dy muaj përpara se të kapeshin shqiptarët në fjalë, ishin dënuar në Landshut për të njëjtën akuzë pesë shqiptarë të tjerë në një nga proceset më të mëdha gjyqësore të kokainës në Gjermani. Sasia e kokainës e kapur kështu në kutitë e bananeve, që vinin nga Ekuadori në Hamburg për t’u shpërndarë nëpër depot e staxhionimit në Gjermani ishte mbi 2 tonë. Si në rastin e Landshutit, ashtu edhe në rastin e Neu-Ulmit, në bankën e të akuzuarve ishin vetëm ndihmësit. Kokat e krimit mbeten të pazbuluara.

Të dytët pas gjermanëve

Tregtia ilegale e drogës, kryesisht importi i kokainës nga Ekuadori, dhe shpërndarja nëpër Gjermani, dhe deri diku edhe prodhimi i kanabisit përbënin 93% të aktivitetit të krimit të organizuar shqiptar në Gjermani, bën të ditur Enti Federal i Kriminalistikës (BKA), në pasqyrën vjetore të krimit të organizuar, që u botua javën e kaluar.

Fushat e tjera të aktivitetit të krimit të organizuar në Shqipëri janë krime të pronësisë dhe falsifikim dokumentesh. Shqiptarët edhe në vitin 2019 vijojnë të jenë në krye të listave për pjesëmarrje në strukturat e krimeve të organizuara. Nga 202 grupime të identifikuara për trafik droge, në vitin 2019, 29 ishin të dominuara nga shqiptarët. Numri i grupimeve shqiptare aktive në tregtinë e drogës në vitin 2019 renditej kështu i dyti në listën e BKA-së, pas gjermanëve me 66.

13,5 milionë xhiroja

Në statistikat e Entit Federal të Kriminalistikës përmenden vetëm rastet e kapura nga policia. Si krim të organizuar BKA konsideron krimin që përmbush njërin nga tre kushtet a) përdor struktura biznesi, b) përdor kërcënime ose dhunë si mënyrë intimidimi c) ka ndikim në politikë, media, administratë, drejtësi ose ekonomi.

Në krahasim me vitin 2018, në vitin 2019 krimi i organizuar i shqiptarëve në përgjithësi rezulton të jetë rritur. Edhe pse numri i të dyshuarve për aktivitete kriminale të organizuara ka mbetur i njëjti si në vitin 2018, pra, 244. Vitin e kaluar autoritetet federale kanë futur në listat e tyre 146 shtetas shqiptarë të rinj, të kapur në kuadër organizatash kriminale.

“Mbetja e njëjtë e shifrës së personave të dyshuar është rastësi”, i tha DË një zëdhënëse e BKA-së.

Të ardhurat nga krimi i organizuar me shtetësi shqiptare në vitin 2019 janë dyfishuar, siç del në pah nga pasqyrat vjetore të BKA-së për krimin e organizuar për vitet përkatëse. Kështu, ndërsa në vitin 2018, xhiroja e grupimeve shqiptare ka qenë mbi gjashtëmilionë euro, në vitin 2019 kemi një rritje në mbi 13,5 milionë euro. Xhiroja e grupimeve të kapura me tregti droge në vitin 2019 ka qenë gjithsej 46,4 milicinë Euro.

Të tretët për krim të organizuar

Sipas raportit vjetor të BKA-së, në vitin 2019, në Gjermani kanë vepruar gjithsej 31 grupime të Krimit të Organizuar të dominuara nga shtetas me shtetësi shqiptare, 29 prej të cilave, pra në tregtinë e drogës. Shtetësia shqiptare zë vendin e tretë kështu, pas gjermanëve me 171 grupime dhe turqve me 78 grupime. Pak më poshtë në listën e dhjetë kombësive më të shpeshta që merren me krim të organizuar në Gjermani, janë edhe kosovarët, me 14 grupime, pas polakëve, italianëve, rusëve. Të fundit në listë janë serbët, me 13 grupime.

Edhe numri i kosovarëve të dyshuar për vepra penale të krimit të organizuar është rritur në 198. (në vitin 2018 ka qenë 182.) Në vitin 2019 janë kapur 48 të rinj. Xhiroja e të ardhurave nga veprimtaria e krimit të organizuar e kosovarëve ka qenë nën 1 milionë euro. Fushat e krimit kanë qenë falsifikimet, tregtia e drogës, vjedhjet dhe puna në të zezë., DW

“Cili kamarier i ka harruar”: Vetura fotografohet në Prishtinë me plotë kafe përmbi

0

Një rast i çuditshëm ka ndodhur sot në Prishtinë, në lagjen Ulpianë. Aty është fotografuar një veturë, ku mbi të është parë një tabak me disa filxhanë të kafesë.

Në rrjetet sociale vazhdimisht po publikohen fotografi të çuditshme dhe qesharake. Zakonisht ato po shkrepen nga ngjarjet që po ndodhin në rrugë të ndryshme të Kosovës.

Sot është një tjetër fotografi që është shkrepur në Prishtinë, konkretisht në lagjen Ulpiana përballë Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.
Në fotografi shihet një veturë, ku mbi të është një tabak me filxhanë të kafesë.

Personi që ka publikuar fotografinë, ka pyetur se cili kamarier i ka harruar ato.

Më poshtë fotografi e publikuar në Facebook.

Gashi: Prizreni duket sikur ka mbetur pa kryetar

0

Kujtim Gashi, deputet i Partisë Demokratike, e ka quajtur zhgënjyese situatën në Prizren dhe ka thënë se duket sikur kjo komunë ka mbetur pa kryetar.

“Kemi të bëjmë me skandale të mëdha duke përfshirë dhënien e shumë projekteve jo vetëm me njerëz të afërt me pushtetin por edhe me kryetarin e komunës”, tha ai në Interaktiv të KTV-së.

Gashi, ka thënë se ka “papërgjegjësi totale në qeverisje”.

“Sot, krijohet përshtypja se Prizreni nuk ka kryetar komune. Gjithçka është degraduar në masë të madhe. Askush nuk jep përgjegjësi për asgjë. Ka mbyllje totale. Nuk dihet as kur mbahet një mbledhje. Për 3 vjet radhazi kemi më shumë se nga 5 milionë euro që shkojnë në suficit për shkak të keqmenaxhimit. Janë 15 milionë euro që për 3 vjet i ka humbur kryetari i komunës nga taksat e qytetarëve”, tha Gashi.

Ish-pjesëtari i UÇK-së, Cena: Lufta ishte e drejt dhe e pastër, por e fëlliqen forcat serbe

0

Ish-drejtori i Drejtorisë Publike-Civile të UÇK-së në Zonës Operative të Pashtrikut, Sabahajdin Cena, thotë se lufta e UÇK-së ishte e drejt, “mirëpo ajo u fëlliq nga forcat barbare serboçetnike”.

Sipas tij, forcat serbe në vend të ballafaqimit me luftëtarët e UÇK-së, ata masakruan popullatën civile.

“Gjatë luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, forcat barbare serboçetnike duhej të ballafaqoheshin me luftëtarët e lirisë e me çlirimtarët, por e fëlliqën pastërtinë e luftës së djelmoshave të Adem Jasharit”, thotë Cena.

“ Ç’u duhej forcave serbo- çetnike masakra mbi pleqtë, gratë dhe fëmijët e familjes Jashari, ç’u duhej i tërë ai masakër mbi Delijajt, mbi Elshanët, ç’u duheshin breshëritë mbi popullatën e Rahovecit, ç’u duheshin masakrimet e trupave në Reçak, në Izbicë, në Qyshk, në Beleg, në Mejë, në Korenicë, në Rogovë të Hasit, në Therandë, në Grashticë, në Hallaq e Ribar dhe e tërë kjo vistër masakrash qe prirë prej sadizmit barbar terrorist të atyre që drejtonin dhe tash e drejtojnë shtetin që dogji Kosovën, shtetin që vrau 1340 fëmijë, shtetin që dhunoi rreth 20.000 femra, shtetit që dëboi mbi një milion shqiptarë, shtetit që kurrë nuk u ngopë me gjak shqiptari”.

“Edhe në arealen luftarake që mbulonte Brigada 124 “Gani Paçarizi” e Zonës Operative të Pashtrikut, forcat paramilitare të ndihmuara edhe nga banorët e armatosur serbë të komunës së Rahovecit, nga policia dhe ushtria, është dashur të zhvillojnë një luftë me luftëtarët e lirisë, por edhe këtu luftën e fëlliqën serboçetnikët që me barbarinë e tyre vranë e masakruan nëpër; Fortesë, Celinë, Hoçë të Vogël, Nagac, Brestos, Reti, Apterushë, sërish në Rahovec, Zatriq, Pastasel, Rakovinë, Krushë të Madhe e Krushë të Vogël, e fëlliqën edhe më shumë duke i zvarritur trupat e pajetë nëpër Serbi në mënyrë që të zhduket çdo gjurmë e krimeve monstruoze”, shprehet ai.

“Trupat u shpërndanë grykave, lumenjve e liqeve të Serbisë-shtetërore, sepse këto i bëri shteti i Vuçiqit e i Daçiqt në frymën e Milosheviqit”, shkruan “PrizrenPress”

“Pra, pastërtinë e fëlliqën forcat teroriste serboçetnike që me kufomat e vëllëzerve tanë ngritën një kodër duke i zvarritur me qerret e tyre të turpit, dhe ende i mbajnë të fshehur”.
Cena fëlliqtin e forcave serbe e krahason me atë të Akilit për sadizmin që ushtroi mbi trupin e vdekur të Hektorit, i vrarë në Luftën e Trojës.

“Qysh në luftën greko-trojane, Akilit nuk i lejohej, që pas vrasjes së Hektorit ta zvarrisë me qerren triumfale trupin e tij përreth mureve të Trojës, e as të presë që të vinte e t’i lutej Priami-plak për t’ia dorëzuar trupin e pajetë të Hektorit. Pra, pastërtinë e fëlliqi Akili me tërë sadizmin që ushtroi mbi trupin e Hektorit të vrarë”.

Ish-drejtori i Drejtorisë Publike-Civile të UCK-së në Zonës Operative të Pashtrikut, Sabahajdin Cena, në janar të vitit 2019 është intervistuar nga Gjykata Speciale e Hagës.

“Gjatë periudhës së luftës kam qenë pjesë aktive e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në cilësinë e Drejtorit të Drejtorisë Publike Civile të Zonës Operative të Pashtrikut. Ne besojmë në pastërtinë e luftës tonë çlirimtare dhe vlerat e saja nuk mund të kontestohen nga askush, nuk kemi asnjë arsye që t’i shmangemi organeve të drejtësisë dhe do të jemi në dispozicion të çfarëdo thirrje për të zbardhur të vërtetën”, pati thënë ai.

Prof. dr. Sabahajdin Cena gjatë luftës la studentët për t’iu bashkuar luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Edita Doli: Isha punëtorja më e lumtur kur u pagova 70 euro në muaj

0

Drejtoresha e Radio Dukagjinit, moderatorja e njohur, Edita Doli ishte e ftuar në emisionin “Ky emër nuk ka nevojë për prezantim”.

Edita tregon se ka punuar në një radio lokale në Gjakovë qysh në moshën 14-vjeçare.

“Më ka pëlqyer radio dhe nuk e kam llogaritur si punë sepse kam shkuar me shumë qejf. Më pas fillova të paguhem 50 euro në muaj. Kisha shumë vullnet për punë. Pasi mbaroj shkollën shkoja në radio dhe as që e mendoja që po shkoj në punë”, tha ajo, përcjell Telegrafi.

(Foto: Instagram/editadoli)

Moderatorja tregon se për shkak të performancës së mirë më pa i është rritur rroga dhe është paguar 70 euro në muaj.

“U shpalla si punëtorja më e mirë në Top Radio dhe rroga më është bërë 70 euro. Isha punëtorja më e lumtur në atë kohë. E kam dashur atë punë dhe e kamë bërë me shumë qejf”.

(Foto: Instagram/editadoli)

Autorja e emisionit “Radar” thotë se kur ka ardhur në Prishtinë ka qenë një sfidë pak më e madhe.

“Kam pasur shumë oferta nga shtëpi mediatike por as nuk e kam menduar të largohem Dukagjinin”, tregoi ndër të tjera Edita Doli./Telegrafi/

Nëse nuk i vendosni gomat e dimrit nga nesër, mund të gjobiteni me kaq euro

0

Nëse nuk i vendosni gomat e dimrit nga nesër, mund të gjobiteni me kaq euro
Ndërrimi i gomave të verës me ato të dimrit për të gjithë shoferët do të fillojë nga data 15 nëntor dhe do të zgjasë deri më datën 15 mars.

Të gjithë shoferët pa marrë parasysh kushtet atmosferike, duhet t’i zëvendësojnë gomat e verës me ato të dimrit, si dhe të pajisen me pajisje të tjera dimërore.Policia e Kosovës ka bërë po ashtu apel për kujdes gjatë drejtimit të mjetit.

Ligji për rregullat e trafikut rrugor parasheh dënime për shoferët që gjatë dimrit, periudhë që përfshin kohën ndërmjet 15 nëntorit dhe 15 marsit, ngasin automjetet e tyre pa pajisje dimërore.Shoferi, që drejton automjetin pa pajisje dimërore, dënohet për kundërvajtje, me gjobë prej 40 eurosh.

Sipas Ligjit, dënohet për kundërvajtje, me gjobë prej 100 deri në 300 euro, edhe personi juridik apo institucioni publik në emër të të cilit dhe brenda autorizimeve të të cilit ka vepruar shoferi.

Enver Hasani: Po, do të pranoja pozitën e presidentit

0

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese Enver Hasani ka treguar nëse synon pozitën e të parit të vendit. Ai ka folur edhe për kohën kur ai drejtonte Kushtetuesen. Tha se derisa ishte në krye të këtij institucioni, me vendimet e marra janë prekur pothuajse të gjitha organet shtetërore.

“Gjykuar sipas vendimeve që janë marrë në atë kohë, më shumë del që në atë kohë…dmth efekti sistemik i tyre ka qenë më i madh dhe për pasojë edhe cenimet kanë qenë ma me peshë më serioze, kanë pasur efekt më të madh në Kosovë”, tha Hasani në emisionin ‘Natën me Fatmir Spahiun’ në RTK.

“Gati të gjitha organet shtetërore nganjëherë janë afektu prej vendimeve të Gjykatës Kushtetuese”, shtoi ai.

Por a ka menduar Hasani t’i hyjë politikës?

“Për politikë s’kam pasur asnjëherë as biseda me askënd prej forcave politike për të hyrë dhe as anasjelltas”, theksoi ai.

Por a do të pranonte ndonjë post konsesual si ai i presidentit nëse do t’i ofrohej?

“Ajo është çështje tjetër. Po sigurisht (që e kisha pranu). Kush nuk do e pranonte një pozitë të tillë që ne në të drejtën kushtetuese i themi pozita neutrale e pushtetit”, shpjegoi ai.

Hashim Thaçi, më 5 nëntor dha dorëheqje nga pozita e presidentit të Republikës së Kosovës, pasi Dhomat e Specializuara në Hagë konfirmuan aktakuzën kundër tij për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka marrë zyrtarisht pozitën e ushtrueses së detyrës së presidentit, pas dorëheqjes së presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, pasi ndaj tij u konfirmuar aktakuza nga ana e Gjykatës Speciale në Hagë.

Ndërkohë, kryetari i AAK’së Ramush Haradinaj deri më tani është i vetmi që ka shpallur kandidaturën për pozitën e presidentit.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort