Home Blog Page 5468

Drejtori i SHSKUK kërkon të racionalizohet përdorimi i oksigjenit në QKUK

0

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, Saudin Maliqi, thotë se gjendja me pacientët e prekur me coronavirus, është në kontroll të plotë.

Ai thotë se “s’ka pacient që nuk është duke e marrë trajtimin adekuat”. Për oksigjen, Maliqi, në intervistë Radion Evropa e Lirë, thekson se nevojat janë të mëdha, konsumi është i madh dhe duhet të racionalizohet.

Ka një rritje të dukshme të infektimit të qytetarëve me koronavirus. Me çfarë sfida po ballafaqoheni aktualisht?

Maliqi: Siç e dini, tërë rajoni, Evropa, është një rritje të numrit enorm të rasteve me infeksion, por fatmirësisht ne ende qëndrojmë shumë më mirë se shtetet për rreth. Kjo është një sfidë jo vetëm për ne, por për mbarë botën.

Në këtë sfidë një prioritet i madh është ofrimi i shërbimeve shëndetësore për pacientët në nevojë ose për ata, të cilët kanë nevojë për shërbimin tonë. Kjo nënkupton që duhet t’i ofrohet çdo pacienti, mjeku, motra adekuate, shërbimi, barnat oksigjeni shtrati të gjitha ato që janë të nevojshme.

Menaxhmenti ka bërë çdo gjë të mundshme bashkë me Ministrinë e Shëndetësisë, duke na përkrahur fuqishëm edhe kryeministri i Kosovës që çdo gjë të shkojë sa më mirë që është e mundur në shërbim të ofrimit të ndihmës sa më të afërt për pacientin.

Sa ka mbetur hapësirë për pranimin e pacientëve të rinj në spital?

Maliqi: Qendra Klinike është mjaft e madhe dhe ka mbi dy mijë shtretër. Qendra Klinike Universitare, ka në dispozicion disa klinika, këto klinika janë quajtur klinika COVID. Një nga to është Klinika Infektive, Klinika e Pulmologjisë, Klinika Interne, blloku që tashmë është adoptuar, është dizajnuar dhe destinuar për COVID, bashkë me mjekimin qendror intensiv COVID, duke na lënë e duke e pasur parasysh edhe klinikën rezervë, e cila është Klinika e Mjekësisë Sportive.

Si do të veproni në momentin kur nuk do të ketë më kapacitete?

Maliqi: Ne kemi hapësirë të mjaftueshme, por krahas mobilizimit të stafit dhe menaxhemntit për t’i ngritur kapacitetet e nevojshme për çështjen e pandemisë, në anën tjetër, Ministria e Shëndetësisë bashkë me Qeverinë, janë duke marrë masat e parandalimit.

Ne, jemi duke marrë masat maksimale dhe besoj se do t’ia arrijmë. Tani jemi stabil është një gjendje e kontrollit të plotë. S’ka pacient që nuk është duke e marrë trajtimin adekuat, mjekët adekuat, ndihmën adekuate, përkrahjen adekuate. Ka oksigjen të mjaftueshme dhe asnjë pacient në mbarë Kosovën, nuk është i lënë nga kjo e drejtë për shkak të ndonjë mungese që eventualisht mund të potencohen.

Pra, deri të hënën veç do ta kemi edhe një operator të ri, i cili licencohet në Kosovë dhe kjo është mrekullia që ai do të prodhojë oksigjenin për krejt nevojat e Kosovës këtu dhe nuk kemi nevojë të varemi nga importi dhe do të jemi shumë të relaksuar, sepse produktin kryesor, i cili është më i konsumuari, ne do ta kemi të siguruar.

Nisma kërkon që Specialja të tregojë nëse po përgatit aktakuza edhe ndaj serbëve

0

Sekretari i Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, ka kërkuar të dijë nga Prokuroria Speciale e Kosovës se cili është bashkëpunimi me Dhomat e Specializuara.

Kjo pas deklarimeve të kryetares së saj, Ekaterina Trendafilova, se do të dënohen të gjithë ata që kanë kryer krime pa marrë parasysh etnisë.

Sherifi po ashtu ka kërkuar të dijë nëse Prokuroria Speciale ka dorëzuar dosjet që lidhen me krimet që janë kryer në Kosovë.

Nëse një gjë e tillë nuk është bërë, Nisma Social demokrate ka kërkuar që ky institucion ta bëjë.

“Nisma kërkon nga Trëndafilova që të sqarojnë nëse janë duke përgatitur aktakuza kundër përfaqësuesve serbë siç kanë deklaruar për trajtimin e krimeve pa dallim”, ka thënë ai. “Kërkojmë vepra dhe jo vetëm fjalë, nëse qëllimet e tyre s’janë vetëm propagandistike”.

Kryetari i kësaj partie, Fatmir Limaj, ishte në mesin e figurave të larta të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të përmendura në aktakuzën për krime lufte ndaj krerëve të UÇK-së Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi.

​Mësimdhënësit me COVID-19 angazhohen në mësim online

0

Mësimdhënësit e infektuar me koronavirus mbeten të angazhuar duke i zhvilluar orët e tyre mësimore online, ndonëse Ministria e Arsimit ka paraparë 1 mijë norma plotësuese të cilat do të ndahen për zëvendësimin e tyre. Megjithatë, MASH thotë se Drejtoritë Komunale të Arsimit janë përgjegjëse për zëvendësimin e mësimdhënësve të infektuar, komunat thonë se ky plan është i parealizueshëm.

Në të gjithë vendin, mësimdhënësit të cilët janë në gjendje jo të mirë shëndetësore për shkak të infektimit me COVID-19, po zëvendësohen nga kolegët e tyre, derisa SBASHK-u ngrit shqetësimin se këta të fundit përkundër që po mbajnë orët shtesë, nuk po paguhen.
Shkolla Fillore e Mesme e Ulët “Faik Konica” në Prishtinë, prej dy javësh është duke zhvilluar mësim online, pasi që pesë mësimdhënës dhe dy nxënës kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.

Zëvendësdrejtori i kësaj shkolle, Blerim Dalipi, thotë se të pesë këta mësimdhënësit janë mirë me shëndet dhe janë duke i mbajtur orët mësimore online.

Ai thotë se kanë bërë kërkesë në Drejtorinë Komunale të Arsimit të Prishtinës për zëvendësimin e tyre, por që deri tani nuk kanë marrë një përgjigje.

“Fatmirësisht deri tash gjendja e tyre shëndetësore nuk është aq e keqe sa mos të kenë mundësi të zhvillojnë mësimin, të gjitha orët të cilat i kanë të paraparë në bazë të orarit janë duke i mbajtur vet nga shtëpitë e tyre, fatmirësisht nuk kemi të shtrirë në spitalet e Kosovës. […] Para se të kalojmë në skenarin C (E-mësimi) kemi pasur raste të një mësueseje e cila ka rezultuar pozitiv dhe mësimi është mbajtur në shkollë, në atë rast fatmirësisht kemi pasur klasat e 5-ta, mësimdhënësit e klasave të 5-ta që i kanë zëvendësuar koleget e veta në ndërrimin e pasdites. Do të thotë kanë mbajtur mësim nga paraditja dhe kanë mbajtur mësim edhe pasdite, kështu që nuk kemi pasur ndonjë kërkesë nga jashtë shkollës. Edhe pse kërkesat nga mësimdhënësit janë të tilla që të zëvendësohen nga ata 1 mijë mësimdhënës të paraparë nga MASH, kërkesat i janë drejtuar DKA-së dhe presim prej tyre një reflektim pozitiv”, thotë ai.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës në master planin e hartuar për vitin shkollor 2020/2021 ka paraparë 1 mijë norma plotësuese të cilat të jenë në funksion për zëvendësimin e mësimdhënësve gjatë periudhës kur ata janë me COVID-19.

Në një përgjigje me shkrim, zëdhënësja e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës Diellza Kukaj, thotë se Drejtoritë Komunave të Arsimit dhe Komunat janë përgjegjëse për angazhimin dhe gjetjen e alternativave për kompensimin e mungesave të mësimdhënësve gjatë periudhës që mësimdhënësit mungojnë për shkak të virusit.

“Në master planin e hartuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës për Zhvillimin e Mësimit në Kushte Pandemie 2020/2021 në Republikën e Kosovës i cili është aprovuar nga Qeveria e Kosovës, MASh ka paraparë 1000 norma plotësuese të cilat do të jenë në funksion të mësimdhënësve të cilët do të mungojnë në periudhën e infektimit me COVID-19. DKA-të dhe komunat janë përgjegjëse për angazhimin dhe gjetjen e alternativave për kompensimin e mungesave të mësimdhënësve gjatë periudhës që mësimdhënësit mungojnë për shkak të virusit”, thuhet në përgjigje.

Mirëpo, drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës Shpresa Shala, thotë se mënyra se si është paraparë shfrytëzimi i këtyre normave për kryeqytetin është i parealizueshëm.

Ajo thotë se në disa shkolla të kryeqytetit mësimdhënësit e të njëjtës shkollë kanë zëvendësuar kolegët e tyre, por që thotë se kjo është një ngarkesë shumë e madhe për mësimdhënësit.

“Mënyra se si MASH e ka planifikuar që të angazhojë mësimdhënës për Komunën e Prishtinës është e parealizueshme, ata kanë miratuar 1 mijë norma, jo vende të punës. Kjo do të thotë që një mësimdhënës i cili e ka një normë 20 orë atëherë duhet t’i shtohen edhe 20 orë dhe ta bëjë edhe një normë tjetër, gjë që është e pamundur, ose nëse një mësimdhënës nuk e ka normën e plotë e ka vetëm 15 orë i shtohen edhe 5 orë apo 10 orë sa ka mangët. Mirëpo, ne gjithmonë për shkak të numrit të madh të nxënësve edhe raportit fshat dhe qytet kemi mungesa të vendeve të punës për mësimdhënës dhe gjithmonë para se të shpallen konkurset e bëjmë analizë dhe të gjithë mësimdhënësve në nivel të Prishtinës i plotësojmë normat mësimore. Kjo ndoshta na ka penalizuar në këtë kohë për shkak që ne nuk kemi mësimdhënës të cilët nuk kanë norma dhe mund t’i plotësojmë norma e t’i zëvendësojmë mësimdhënësit të cilët janë të sëmurë. Mënyra si është menduar që këto 1 mijë norma të bëhen për Komunën e Prishtinës është e parealizueshme”, thotë Shala.

Në anën tjetër, kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit dhe Kulturës, Rrahman Jashari, thotë se në të shumtën e rasteve mësimdhënësit me COVID po zëvendësohen nga kolegët e tyre, për çka shpreh shqetësimin se deri më tani nuk kanë informacione që të njëjtët janë paguar për orët shtesë.

“Po zëvendësohen duke i shpërndarë orët tek kolegët e tjerë, bie fjala nëse preket mësimdhënësi i matematikës kolegët që janë brenda shkollës të së njëjtës lëndë, i ndajnë orët. Edhe pse po them kjo nuk është krejt efektive, por është një zgjidhje e përkohshme ngase zgjidhjet e tjera këtu nuk mund të bëhen sepse këta njerëz uroj që pas tri javësh së largu të rikuperohen, të shëndoshen, ta tejkalojnë COVID-19 dhe të kthehen në shkollë. Pra, tek këta është më vështirë dhe e vetmja mënyrë është që kolegu kolegun ta zëvendësojë, por jo ta zëvendësojë kot sepse ka mjete buxhetore të ndara për mbi-normat dhe këto mjete duhet të shkojnë tek ai që i meriton dhe jo të mbesin të grumbulluara, qoftë në DKA, qoftë diku tjetër”, thotë Jashari.

Vetëm në Prishtinë janë mbi 85 nxënës të infektuar me COVID-19, ndërsa janë mbi 45 mësimdhënës pozitivë me koronavirus. Mbrëmë një mësimdhënës humbi betejën më sëmundjen. Profesori Milaim Berisha, pjesë e trupës pedagogjike të Gjimnazit “Ahmet Gashi” në Prishtinë, ndërroi jetë pasi ishte infektuar me virusin SARS-COV-2

Studimi: Shkencëtarët e Universitetit të Frajburgut thonë se trupi ka mjaftueshëm imunitet pas infeksionit

0

Pas një studimi, shkencëtarët e Universitetit të Frajburgut thonë se kaun gjetur prova të qarta për imunitetin që krijon trupi pas infeksionit me Covid-19. Sipas tyre, trupi i njeriut krijon mjaftueshëm mbrojtje pas infeksionit, transmeton albinfo.ch.

Thuhet se deri më tani nuk ka qenë e qartë nëse trupi krijon imunitet të mjaftueshëm pas infeksioneve. Disa studimeve kanë zbuluar se imuniteti zhduket shpejt. Të tjera thonë se imuniteti i krijuar është i dobët.

Megjithatë gjermanët thonë se i kanë dhënë zgjidhje kësaj dileme.

Pas lajmit për shpikjen e vaksinës efektive, ky është një tjetër zhvillim pozitiv.

Kjo shton shpresat se pandemia mund të shkojë drejt fundit vitin që vjen.

COVID-19 ndryshon rregullat në QS, një student në dhomë ndërsa mensa bëhet “take-away”

0

 

Vetëm 1 mijë e 600 studentë janë pranuar për të banuar në Qendrën e Studentëve për këtë vit akademik, ndonëse kapacitetet e kësaj qendre janë për 4 mijë studentë. Reduktimi i numrit të studentëve është bërë si masë mbrojtëse nga pandemia COVID-19.Edhe pse studentët kanë kërkuar të lirohen nga disa pagesa, ata që do të banojnë në Qendrën e Studentëve do të paguajnë tarifat sikurse viteve të tjera pa ndonjë lirim. Madje ata do të duhet të paguajnë edhe nëse nuk e shfrytëzojnë dhomën pavarësisht vendimit të fundit qeveritar që mësimi në arsimin e lartë të vijojë online.Studentët e pranuar do të jenë të vetëm në dhomë, ndërsa edhe në mensë, e cila do të funksionojë si “take-away” (merr me vete), janë pranuar vetëm këta studentë që do të jenë banues në konvikte si masë mbrojtëse nga përhapja e koronavirusit.

Drejtori i Qendrës së Studentëve, Fatmir Sfishta, thotë se i kanë bërë të gjitha përgatitjet për të mirëpritur studentët e rinj, duke përfshirë edhe të gjitha masat për mbrojtje nga COVID-19.“Kemi pasur diku rreth 4 mijë e 300 studentë që kanë aplikuar për 1 mijë e 600 vende që këtë vit na janë lejuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik që t’i vendosim në Qendrën e Studentëve. Këto 1 mijë e 600 vende kanë ardhur si rezultat i numrit të dhomave sepse një student do të vendoset në një dhomë”, thotë ai.Sfishta thotë se studentët e pranuar duhet të paguajnë edhe nëse nuk qëndrojnë në konvikte si pasojë e vendimit të qeverisë që mësimi të mbahet online. Megjithatë ai thotë se për ditët e mbetura të muajit nëntor nuk do të paguajnë, por pagesa do të fillojë nga muaji dhjetor.

Banimi në Qendrën e Studentëve do të kushtojë 35 euro në muaj, ku 20 euro është qëndrimi në konvikt, ndërsa 15 euro është ushqimi në mensë.
“Vendimi i fundit nuk e saktëson se nëntë prej njësive akademike ose fakultete përpos mësimit online janë të detyruar që të bëjnë punë praktike dhe laboratorike dhe nëntë nga këto njësi akademike ne i kemi ndarë kapacitetin prej 70 përqind të këtyre 1 mijë e 600 vendeve, kurse pesë fakultete të tjera i kemi 30 përqind të kapaciteteve. Pra, studentët që studiojnë në ato nëntë fakultete kanë edhe punë praktike dhe laboratorike përpos ligjëratave që i ndjekim online. […] Pagesa fillon – për informim për këto ditë e mbetura të muajit nëntor nuk do të paguajnë- do të fillojë nga muaji dhjetor, nuk kemi vendim tjetër për lirim të studentëve”, thotë ai.Për të mbrojtur shëndetin e studentëve, Sfishta thotë se i kanë bërë të gjitha përgatitjet e duhura, derisa thekson se kanë miratuar edhe manualin se si duhet të sillen studentët banues të konvikteve.Ai thotë se të gjitha konviktet janë të pajisura me dezinfektues, ndërsa studentëve para hyrjes do t’iu matet edhe temperatura.“Ka më shumë se një muaj që veç i kemi marrë rekomandimet nga Instituti se si të veprohet dhe i kemi bërë të gjitha përgatitjet e duhura në mënyrë që me rastin e pranimit të studentëve të mos rrezikohet shëndeti i tyre dhe të bëjmë një lloj marketingu, një lloj informimi për studentët se si duhet të sillen në këto rrethana pandemie. Ne besojmë që ia kemi arritur dhe jemi gati që t’i presim këta studentë, t’i akomodojmë dhe në një farë mënyre ta nxjerrim maksimumin që ta ruajmë shëndetin publik. […] Ne e kemi publikuar një udhëzues edhe në uebfaqe edhe në Facebook-un zyrtar të Qendrës së Studentëve dhe në atë udhëzues janë të gjitha detajet se si duhet të sillen studentët në këtë gjendje pandemie. Kjo vlen edhe për stafin e Qendrës së Studentëve dhe atë udhëzues të njëjtin çdo studentë në momentin e vendosjes do të jep një kopje me vete. Gjithashtu çdo student do të jetë i obliguar ta nënshkruajë një deklaratë të përgjegjshmërisë në mënyrë që t’i përmbahet të gjitha atyre rregullave që janë publike si nga IKSHPK, MSH dhe nga QS”, thotë ai.Menaxhimi me studentët në këtë kohë kur vendi po përballet me pandeminë, Sfishta thotë se është sfidë, por megjithatë shprehet se me zvogëlimin e numrit të studentëve menaxhimi është më i lehtë.Ai deklaron se edhe në mensë do të ushqehen vetëm 1 mijë e 600 studentët që do të jenë banues të konviktit, e për mbrojtje nga COVID-19 studentëve do t’iu paketohet ushqimi e do ta marrin me vete.“Në mensë do të ushqehen vetëm këta studentë që janë pranuar në konvikte, nuk ka sikurse viteve të kaluara që kanë mundur të ushqehen edhe një numër i caktuar i studentëve që nuk banojnë në konvikte, pra do të ushqehen 1 mijë e 600 studentë. Edhe në mensë i kemi marrë masat e nevojshme, me vendimin e fundit të qeverisë ne jemi të obliguar që studentëve t’iu paketohet ushqimi dhe të vijnë ta marrin me vete dhe të ushqehen nëpër dhomat e tyre”, thotë Sfishta.Konkursi për pranimin e studentëve ka qenë i hapur nga data 26 tetor deri më 07 nëntor 2020, ndërsa afati i ankesave për ata që nuk janë pranuar është në datat 16 dhe 17 nëntor.

Vdes këshilltari komunal i Istogut

0

Këshilltari komunal i Istogut Labinot Aliaj ka vdekur sot në orët e mëngjesit.Lajmin e kanë bërë të ditur familjarë dhe miqtë të tij, të cilët shprehën ngushëllime për familjen e të ndjerit. Në mesin e tyre ishte edhe deputeti i AAK-së, Bekë Berisha.Berisha përmes një postimi në Facebook tha se Labinoti ishte një djalë i mrekullueshëm.

“Lajm i hidhur ketë mëngjes , paska ndërruar jetë Labinot S Aliaj asambleist në komunën e IstogutNjë djalë i mrekullueshëm . Ngushëllime familjes farefisit dhe shokëve”, ka shkruar Berisha

E ndaloi në hyrje, qytetari e bën për spital rojën e sigurimit në QKUK

0

Roja e sigurimit në QKUK është lënduar rëndë pasi u sulmua nga një qytetar.Roja është duke u trajtuar në QKUK, ndërsa me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 7:40.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar, roje i sigurimit në QKUK. Viktima ka pësuar lëndime dhe është ndalur në QKUK, për tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës

Gjobiten 778 qytetarë për mosrespektim të masave anti-COVID

0

Policia e Kosovës gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 778 tiketa për mosrespektim të masave kundër coronavirusit.

Ligji për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë COVID-19 në Kosovë ka hyrë në fuqi në fund të muajit gusht.

M-Technologie, e ardhmja e fasadave Alu dhe xhamit PVC të dyerve e dritareve
Ndryshe, Ligji për Pandeminë ka 29 nene, ndërsa rregullon çështjen e parandalimit, menaxhimit dhe kontrollit të pandemisë COVID-19.

Në nenin 24 të këtij ligji rregullohet çështja e orareve të lëvizjes dhe gjobat në rast mosrespektimi.

E, neni 26 rregullon çështjen e izolimit dhe karantinës gjatë pandemisë COVID-19.

Ndërsa, në nenin 24 pika 5 të këtij Ligji, të gjithë ata të cilët nuk mbajnë maskë do të dënohen me 35 euro. /Telegrafi/

Masat e reja anti-covid, Ahmeti nis ditën me një apel për qytetarët

0

Pas hyrjes në fuqi të masave të reja anti-covid, kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka filluar me një apel për qytetarët duke u kërkuar atyre që t’i zbatojnë ato, shkruan GazetaBlic.Ahmeti, në një postim në Facebook, ka thënë se kjo fundjavë po fillon me masa të reja restriktive të Qeverisë për të parandaluar përhapjen e COVID-19.

“Mirëmëngjesi Prishtinë, Këtë fundjavë po e fillojmë me masat e reja restriktive të Qeverisë për parandalimin e përhapjes së #covid19.

Andaj, në mënyrë që të parandalojmë përhapjen, ju lusim shumë që të vazhdojmë me kujdes të shtuar zbatimin e rregullave kryesore duke mbajtur distancen, maskën dhe duke pastruar duart sa më shpesh”, ka shkruar Ahmeti.

Si pasojë e rritjes së të infektuarve, Qeveria e Kosovës ka miratuar të enjten masat e reja për parandalimin e përhapjes së COVID-19.Masat e marra parashohin tri zona të rrezikshmërisë, sipas numrit të të infektuarve nëpër komuna: zona e kuqe me rrezikshmëri të lartë, zona e verdhë me rrezikshmëri mesatare dhe zona e gjelbër e cila ka rrezikshmërinë më të ulët.Komunat me rrezik të lartë të infeksionit janë ato që kanë mbi 150 persona të infektuar në 100.000 brenda javës. Këtu janë komuna e Prishtinës, Podujevës, Ferizajt, Gjakovës, Gjilanit, Pejës, Mitrovicës, Fushë Kosovës, Shtimes dhe Obliliqit.

Në këto komuna, ndalohen hyrjet dhe daljet e qytetarëve dhe automjeteve nga ora 19:00 deri ne orën 05:00, përveç për nevoja emergjente dhe shëndetësore, duke përjashtuar nga kjo masë personelin shëndetësor, të sigurisë, drejtësisë dhe të ngjashme./GazetaBlic

Biden merr Georgian, zyrtarizon fitoren në zgjedhje – Ky është reagimi i Trump

0

Kandidati i demokratëve, Joe Biden, edhe zyrtarisht ka triumfuar në zgjedhjet presidenciale në SHBA, të mbajtura më 4 nëntor, pasi kryesoi edhe në Xhorxhia, shkruan GazetaBlic.Me këtë rast, ky shtet i siguron Bidenit 306 vota elektorale, për t’i dhënë atij zyrtarisht epitetin e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Sipas BBC, Donald Trump ka fituar shtetin e Karolinës së Veriut, por ajo i ka dhënë atij vetëm 232 vota elektorale.Pavarësisht se kandidati republikan i ka kontestuar fort rezultatet e këtyre zgjedhjeve, ditën e djeshme Trump aludoi për formimin e një administrate të re.

Në një deklaratë për mediat, e para që pas zgjedhjeve, ai foli për pandeminë e koronavirusit për të cilën u shpreh se nuk do të marrë masa të tjera shtesë.
“Çfarëdo që të ndodhë në të ardhmen, kush e di se cila administratë do të jetë. Unë mendoj se koha do ta tregojë”, tha Trump.Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka sinjalizuar se ai mund të mos e fitojë Shtëpinë e Bardhë, por e nuk pranoi humbjen, derisa epërsia e pakapërcyeshme e demokratit, Joe Biden, u zgjerua dhe republikanët pësuan më shumë pengesa në sfidat e gjyqësore në tre shtete.

Duke folur në Shtëpinë e Bardhë, më 13 nëntor, për vaksinat kundër koronavirusit, Trump përsëriti zotimin për të mos vendosur masën e izolimit.“Kjo administratë nuk do të vendosë një bllokim. Shpresojmë, çfarëdo që të ndodhë në të ardhmen, kush e di se cila administratë do të jetë, mendoj se koha do ta tregojë. Por unë mund t’ju them, kjo administratë nuk do të vendosë një izolim”, tha Trump./GazetaBlic

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort