Home Blog Page 5467

Ende asgjë konkrete për studimin e fizibilitetit të Ujmanit

0

Pika më e kontestuar në Kosovë nga marrëveshja e Uashingtonit ende nuk ka nisur të zbatohet në praktikë.

Studimi i fizibilitetit për Ujmanin, bazuar në këtë marrëveshje, do të kryhet nga ekspertë amerikanë të Departamentit të Energjisë “me qëllim të përdorimit të përbashkët të Liqenit të Ujmanit, si furnizues i sigurt i ujit dhe energjisë”.

Në Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit në Qeverinë e Kosovës, konfirmuan për Radion Evropa e Lirë se ky proces nuk ka nisur ende.

“Deri tash, ministrit Blerim Kuçi i është dorëzuar nga Sekretari i Departamentit të Energjisë në SHBA, një letër ku tregohet në lidhje me këtë studim, në të cilin do të marrin pjesë ekspertë nga ky departament”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit.

Zyra e Kryeministrit dhe Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit janë zotuar që të sigurojnë bashkëpunimin e nevojshëm për Departamentin e Energjisë së SHBA-së dhe njësive tjera të Qeverisë amerikane, duke krijuar grupin punues për studimin e fizibilitetit.

“Ky grup është në proces të konsolidimit”, deklaruan nga zyra për komunikim me publikun e Ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit, pa dhënë detaje shtesë.

Më 20 tetor, një ditë pasi Qeveria e Kosovës miratoi Planin e zbatimit të marrëveshjes së Uashingtonit, në Kosovë qëndroi një delegacion amerikan i udhëhequr nga zëvendës ndihmësi kryesor i Sekretarit për Energji të Shteteve të Bashkuara, Matthew Zais, e ku njëra nga çështjet kryesore të bisedimeve ishte studimi i fizibilitetit për Ujmanin.

Në delegacionin amerikan ishin edhe dy ekspertë, njëri i energjisë dhe njëri i ujërave, që të dy nga Laboratori Kombëtar i Paqësorit Veriperëndimor afër Siatëll.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Zais pati thënë se qëllimi i vizitës ishte mbledhja e informatave dhe vlerësimeve teknike për Liqenin e Ujmanit.

“Dhe në parim, për të kuptuar mundësitë dhe përfitimet që mund të ketë Kosova nga shfrytëzimi i liqenit dhe tërë ajo që ofron liqeni, qoftë kjo energjia elektrike apo uji. Jemi këtu në kapacitet teknik dhe kjo është përcaktuar me marrëveshjen ekonomike në Shtëpinë e Bardhë. Dhe, sërish, ky është përkushtim. Kur isha herën e fundit, paraqita një letër nga sekretari i Energjisë, sekretari Dan Brouillette, në të cilën përfshihej ky përkushtim për studimin e fizibilitetit dhe tri javë më vonë ja ku jemi, duke e zbatuar atë”, pati thënë ai në intervistën për Zërin e Amerikës.

Arian Zeka, drejtor ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, pret që administrata e re amerikane megjithatë do të vazhdojë të kërkojë zbatimin e disa prej pikave, nëse jo të tërë marrëveshjes së nënshkruar më 4 shtator mes kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

“Në këtë aspekt, pika që ka të bëjë me Liqenin e Ujmanit, do të vazhdojë të trajtohet edhe nga administrata e re, për shkak se është një çështje që medoemos duhet të diskutohet dhe për të cilën duhet të gjendet një zgjidhje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, tha Zeka për Radion Evropa e Lirë.

Zeka pret që Kosova dhe Serbia të angazhohen seriozisht për përmbushjen e zotimeve të bëra më 4 shtator në Uashington.

“Çfarëdo dështimi i Kosovës dhe Serbisë që të shtyjnë përpara zbatimin e pikave të marrëveshjes që ato kanë marrë përsipër, do të mund të përcillet me presion të shtuar nga SHBA-ja, por në të njëjtën kohë me mosfinancim të projekteve të përfshira në marrëveshje”, shtoi Zeka.

Ai kërkon që Qeveria e Kosovës të jetë sa më e përgatitur në këtë proces dhe të kërkojë ndihmën e profesionistëve vendorë.

Dragisha Mijaçiq, drejtor i Institutit për Zhvillim Ekonomik Territorial, një organizatë joqeveritare në Beograd, në një deklarim për Radion Evropa po ashtu pret që administrata e re amerikane të mos tërhiqet nga ky proces.

Ai përmend edhe qëllimin e SHBA-së për ndërtimin e një termocentrali të ri, e ku siguria për ujë është qenësore.

“Ajo (SHBA-ja) nuk do të lejojë që çështja e Ujmanit dhe menaxhimit të këtij resursi strategjik, të mbetet e pazgjidhur, para se të hyjnë në këtë investim kaq të madh. Prandaj, do të ketë presion nga pala amerikane që ta zgjidhin çështjen e menaxhimit të këtij resursi, në një mënyrë apo tjetër, qoftë përmes privatizimit, ndonjë modeli të përbashkët qeveritar apo përmes koncesionit. Por, mendoj se kjo çështje do të zgjidhet shpejt”, tha Mijaçiq.

Në procesin e dialogut, Serbia kishte insistuar vazhdimisht që menaxhimi i Ujmanit të jetë në kompetencë të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, gjë të cilën e kishte refuzuar kategorikisht pala kosovare.

Ky liqe konsiderohet pikë strategjike vitale për Kosovën, pasi pos tjerash, aktualisht furnizon me ujë, një zonë me mbi 500 mijë kosovarë. Nga Ujmani furnizohen me ujë 7 komuna, në jug dhe veri të lumit Ibër; Mitrovica e Jugut, Mitrovica e Veriut, Zveçani, Vushtrria, Gllogoci, Skenderaj dhe një pjesë e Prishtinës.

Pos tyre, termocentralet “Kosova A” dhe “Kosova B”, “Trepça” dhe “Ferronikeli” varen tërësisht nga furnizimi me ujë nga ky liqe artificial. Po ashtu, prodhohen edhe 32 megavat (MW) rrymë në hidrocentralin e Vallaçit.

Majko pas kërcënimit të Vuçiq: Kosova na ka neve

0

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç kërcënoi hapur me luftë Kosovën dhe shqiptarët duke marrë si shembull atë që ndodhi në Nagorni Karabakh mes armenëve etnikë dhe Azerbajxhanit. Vuçiç tha se mes serbëve dhe shqiptarëve ka një konflikt të ngrirë dhe ai mund të shkrijë duke sjellë pasoja të rënda.

Një deklaratë e tillë riktheu kujtimet e pak më shumë se 20 viteve më parë kur forcat serbe masakronin shqiptarët në Kosovë, ndërsa Vuçiç bënte zëdhënësin e Millosheviçit.

Pandeli Majko është një ndër personazhet e rendësishëm të ngjarjeve të rënda të asaj kohe, ku në detyrën e kryeministrit iu desh të përballej me një krizë si ajo e Kosovës, me dhjetëra mijëra të shpërngulur që u nevojitej kujdes dhe ushtrinë serbe që kishte hyrë në kufi.

I ftuar Radar Informativ me Jonida Shehun në ABC, Majko bëri disa deklarata të bujshme, të cilat kanë gjetur pasqyrim në mediat shqipfolëse më të njohura në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni të Veriut, Mal të Zi dhe më gjerë.

Ajo që Majko tha në ABC ka rikthyer debatin nëse Turqia është apo jo aleati ynë strategjik ndërkohë që furnizon me dronë vrasës Serbinë, ndërsa këtu kërkon mbyllje shkollave.

Majko për dronët turq në Serbi:

Ne kemi tre marrëdhënie strategjike që kanë të bëjnë me tre fqinjët tanë të rëndësishëm, Turqia ka një distancë, por ne e konsiderojmë distancë goxha të afërt. Kemi të bëjmë me Italinë, Greqinë dhe Turqinë. Turqia po furnizon me armatim Serbinë, po e dimë, mendoj se secilido e kupton që ne mbajmë shënim.

Në memorien e marrëdhënieve shqiptaro-turke kjo regjistrohet. Kaq. Do të mbetet e shkruar në memorien shqiptaro-turke, nuk thash po e shpallim armike Turqinë” tha ai. I pyetur nëse e shqetëson armatimi i Turqisë, Majko theksoi se “Furnizuesi i parë i Serbisë është Rusia. Në panik nuk duhet të jemi, sikur kanë ata miqtë e tyre, kemi edhe ne miqtë tanë”

Majko për kërcënimet e Vuçiçit:

Nëse do të ketë një konflikt si në Nagorni-Karabakh, trupat serbe do të përballen me trupat e NATO-s. Dhe po bëri vaki që të ndodhë kjo histori që do të thotë ripërsëritje e luftës së Kosovës, po ju them që shqiptarët të organizuar dhe të paorganizuar, do të bëjnë një gjë që s’e kanë bërë as herën e kaluar.

Dhe këtë Serbët duhet ta dinë shumë mirë. Kur shqiptarët fituan një luftë me NATO, pa pasur shtet, pa pasur ushtri, pa pasur strukturat shtetërore, imagjinoni se çfarë bëjnë duke e pasur Kosovën.

Gastronomet kundër kufizimit të orarit, kërkojnë nga Qeveria rishikim të masave antiCovid-19

0

Shoqata e Gastronomeve kundërshton masat e reja antiCovid, pasi sipas tyre dëmet ekonomike do të përkeqësohen edhe më shumë.

Ata madje thonë se kufizimi i punës së këtij sektori deri në orën 19:00, po i detyron biznese të mbyllin lokalet edhe më herët në mënyrë që të mos ketë dënime për punëtorët.

Përfaqësuesi i Shoqatës së Gastronomisë, Arian Vranica, në një intervistë për KosovaPress, thekson se masat e reja janë të dëmshme për faktin se afarizmi në sektorin e gastronomisë qarkullon më së shumti në mbrëmje.

Ai shton se në bazë të këtyre masave, janë detyruar që lokalet t’i mbyllin edhe më herët për shkak të orës policore.

“Sigurisht është e dëmshme për arsye se afarizmi qarkullon më së shumti në mbrëmje sidomos te sektori jonë dhe ajo për neve është një dëm i jashtëzakonshëm. Po ashtu kemi kritika sidomos te puna e orarit, kufizimit të lëvizjes, sidomos te këto komuna me rrezikshmëri të lartë për arsye se prapë u bë gabimi i njëjtë duke e pasur të njëjtë kufizimin kohorë edhe te ushtrimi i biznesit edhe te kufizimi i lëvizjes për arsye se kjo prapë ndikon se bizneset duhet të mbyllen më herët në mënyrë që të mos dëmtohen punëtorët”, thotë ai.

Problematik kryesore Vranica po e konsideron dënimin që punëtorët e gastronomisë po hasin gjatë udhëtimit nga puna për në shtëpi, për çka thekson se qeveria duhet të gjejë zgjidhje edhe për transportin publik.

“Po shkaktohen probleme të mëdha në likuiditet, në shpenzime operative, punëtorët tani mund të rrezikohen që të dënohen shumë edhe kjo ndikon në shkaktimin e pakënaqësive të tyre dhe duhet gjetur zgjidhje edhe për sektor tjerë për shembull të transportit publik sepse ka punëtor që udhëtojnë dhe duhet kjo veprimtari të ishte menduar më mirë që të lejohet më shumë”, deklaron ai.

Në intervistën për KosovaPress, ai bënë të ditur se i kanë dhënë një afat të caktuar kohor qeverisë për miratimin e kërkesave të tyre. Derisa shton se ndër kërkesat e tyre është edhe ndryshimi i vendimit të masave për parandalimin e virusit.

“Kemi dhënë një afat kohorë për miratimin e kërkesave tona ose për të na dhënë një lloj përgjigje konkrete për arsye se kështu nuk mund të vazhdojmë sepse bizneset po falimentojnë… Kemi kërkesë që sa më shpejtë që në nëntor të bëhen veprime të tilla financiare, të subvencionohen linjat e pagave të punëtorëve, të mbulohen qiratë, shpenzimet operative, të tentohet të bëhet shtyrja e kredive deri në përfundimin e pandemisë dhe natyrisht të bëhen disa ndryshime sa i përket vendimeve të masave për parandalimin virusit”, thotë ai.

Me vendimet e reja të Qeverisë për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, gastronomisë i lejohet të ushtrojë veprimtarinë deri në orën 19:00.

KosovaPress ka tentuar që të marrë prononcime nga disa lokale të gastronomisë në kryeqytet, por që këta të fundit nuk kanë pranuar të prononcohen.

The Guardian: Vaksina e BioNTech-Pfizer mund t’i japë fund pandemisë

0

Shkencëtari, i cili qëndron pas prodhimit të vaksinës së parë Covid-19, Ugur Shahin thotë se ai është i bindur se produkti i tij mund t’i japë fund pandemisë që ka mbajtur peng botën në 2020, shkruan Philip Oltermann për gazetën britanike ”The Guardian”.

Kompania gjermane BioNTech dhe gjiganti farmaceutik amerikan Pfizer njoftuan të hënën se kandidati i tyre i vaksinës i zhvilluar së bashku kishte tejkaluar pritjet në fazat vendimtare të provave duke u treguar 90% efektive në ndalimin e kësaj sëmundjeje te njerëzit.Sidoqoftë, mungesa e grupeve të plota të të dhënave nga provat në vazhdim e ka lënë pa përgjigje pyetjen nëse vaksina është gjithashtu efektive për ata me infeksione asimptomatike.

Në intervistën e tij të parë me një gazetë britanike, shefi ekzekutiv i BioNTech, Ugur Shahin, thotë se ai është optimist.

“Nëse pyetja është nëse mund ta ndalojmë këtë pandemi me këtë vaksinë, atëherë përgjigjja ime është: po, sepse unë besoj se edhe mbrojtja vetëm nga infeksionet simptomatike do të ketë një efekt të madh”, tha Shahin.”Derisa u zbuluan rezultatet e provave të së hënës”, tha shkencëtari, ai nuk ishte i sigurt ”nëse vaksina do të shkaktonte një reagim mjaft të fortë nga sistemi imunitar i njeriut”.

“Ishte e mundur që virusi nuk është në shënjestër të vërtetë nga vaksina, gjen rrugën e tij në qeliza dhe vazhdon t’i sëmurë njerëzit. Tani e dimë që vaksinat mund ta mposhtin këtë virus”, thekson ai.Ndërsa vaksinat konvencionale marrin informacion gjenetik nga një virus dhe e kultivojnë atë në një qelizë njerëzore, metoda mARN thjesht kërkon kodin gjenetik të virusit, duke shkurtuar kështu procesin e prodhimit me gati tre muaj.

“Vaksina pengon Covid-19 të fitojë qasje në qelizat tona. Por, edhe nëse virusi arrin të gjejë një rrugëdalje, atëherë qelizat T e godasin atë mbi kokë dhe e eliminojnë atë. Ne e kemi trajnuar shumë mirë sistemin imunitar për të përsosur këto dy lëvizje mbrojtëse. Tani e dimë që virusi nuk mund të mbrohet kundër këtyre mekanizmave”, thotë Shahin.”Disa pyetje thelbësore në lidhje me efikasitetin e vaksinës do të marrin përgjigje vetëm në javët dhe muajt e ardhshëm”, shton ai.Aksionet e BioNTech u rritën pas njoftimit të së hënës, me vlerën totale të aksioneve të saj tani 21,9 miliardë dollarë.

Por, Shahin tha se shuma të tilla ishin thjesht “numra në copa letre” tani për tani.“Do të vijë një moment kur ne mund të mendojmë se çfarë të bëjmë me paratë tona”, thotë ai.”Unë mendoj se kemi nevojë për një vizion global që u jep të gjithëve një shans të barabartë. Inteligjenca shpërndahet në mënyrë të barabartë në të gjitha etnitë, kjo është ajo që tregojnë të gjitha studimet. Si shoqëri duhet të pyesim veten se si mund t’i japim të gjithëve një shans për të kontribuar në shoqëri. Unë jam një shembull aksidental i dikujt me një sfond migrimi. Unë mund të kisha qenë njëlloj gjerman ose spanjoll”, thotë Ugur Shahin, djali i një emigranti turk në Gjermani.//ATSH

Ish-kryeprokurori i EULEX, Clint Williamson: Individët që kanë kryer krime duhet të mbajnë përgjegjësi

0

Ish-kryeprokurori i EULEX, Clint Williamson i cili hetoi pretendimet për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit gjatë luftës në Kosovës vjen në një intervistë ekskluzive e cila do të transmetohet sot në orën 20:00 në Ora News.Williamson tregon si e shikon procesin e nisur në Gjykatën Speciale ku po gjykohen ish drejtuesit e UÇK-së Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi, si vazhdimin e punës së tijSqaron rolin e Lulzim Bashës si ish-punonjës i UMNIK-ut.

Sqaron pretendimet se gjyqi në Gjykatën Speciale barazon agresorin me viktimën‘Procesi nuk ka qëllim barazimin e agresorit me viktimën. Individët që kanë kryer krime duhet të mbajnë përgjegjësi” nënvizon Williamson.Intervistën e plotë të ish-kryeprokurorit të EULEX, Clint Williamson për RTV ORA do ta ndiqni në orën 20:00

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, 11 të vdekur nga COVID-19

0

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë kanë ndërruar jetë 11 persona si pasojë e COVID-19.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjilan tre raste (71, 71, 69 vjeç), Prishtinë tre raste (82, 68, 60 vjeç), Ferizaj një rast (50 vjeç), Gjakovë një rast (70 vjeç), Mitrovicë një rast (76 vjeç), Prizren një rast (77 vjeç), Vushtrri një rast (70 vjeç).

Instituti i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) me anë të një njoftimi bën të ditur se janë shënuar edhe 765 raste të reja me koronavirus si dhe janë shëruar 193 pacientë.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1791 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 765 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 11 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv”.

“Numri total i rasteve pozitive është 28.616 raste nga 117.585 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 809 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 193 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 17.055 raste, kurse numri i rasteve aktive është 10.752”.

“Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 290 raste, Gjilan 96 raste, Mitrovicë 61 raste, Pejë 53 raste, Fushë-Kosovë 42 raste, Lipjan 27 raste, Vushtrri 22 raste, Podujevë 20 raste, Klinë 19 raste, Skenderaj 18 raste, Viti 17 raste, Gjakovë 14 raste, Kamenicë 13 raste, Obiliq 13 raste, Malishevë 11 raste, Suharekë 9 raste, Prizren 8 raste, Drenas 7 raste, Deçan 4 raste, Ferizaj 4 raste, Istog 3 raste, Junik 3 raste, Leposaviq 2 raste, Novobërdë 2 raste, Rahovec 2 raste, Shtime 2 raste dhe me nga 1 rast komunat Dragash, Graçanicë dhe Kaçanik”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

765 raste të reja me Coronavirus në Kosovë, 8 në Prizren

0

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1791 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 765 raste pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar 11 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjilan 3 raste (71, 71, 69 vjeç), Prishtinë 3 raste (82, 68, 60 vjeç), Ferizaj 1 rast (50 vjeç), Gjakovë 1 rast (70 vjeç), Mitrovicë 1 rast (76 vjeç), Prizren 1 rast (77 vjeç), Vushtrri 1 rast (70 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 28.616 raste nga 117.585 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 809 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 193 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 17.055 raste, kurse numri i rasteve aktive është 10.752.

Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 290 raste, Gjilan 96 raste, Mitrovicë 61 raste, Pejë 53 raste, Fushë-Kosovë 42 raste, Lipjan 27 raste, Vushtrri 22 raste, Podujevë 20 raste, Klinë 19 raste, Skenderaj 18 raste, Viti 17 raste, Gjakovë 14 raste, Kamenicë 13 raste, Obiliq 13 raste, Malishevë 11 raste, Suharekë 9 raste, Prizren 8 raste, Drenas 7 raste, Deçan 4 raste, Ferizaj 4 raste, Istog 3 raste, Junik 3 raste, Leposaviq 2 raste, Novobërdë 2 raste, Rahovec 2 raste, Shtime 2 raste dhe me nga 1 rast komunat Dragash, Graçanicë dhe Kaçanik.

Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!
Mbani higjienën!
Respektoni distancën!

Drejtori i SHSKUK kërkon të racionalizohet përdorimi i oksigjenit në QKUK

0

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, Saudin Maliqi, thotë se gjendja me pacientët e prekur me coronavirus, është në kontroll të plotë.

Ai thotë se “s’ka pacient që nuk është duke e marrë trajtimin adekuat”. Për oksigjen, Maliqi, në intervistë Radion Evropa e Lirë, thekson se nevojat janë të mëdha, konsumi është i madh dhe duhet të racionalizohet.

Ka një rritje të dukshme të infektimit të qytetarëve me koronavirus. Me çfarë sfida po ballafaqoheni aktualisht?

Maliqi: Siç e dini, tërë rajoni, Evropa, është një rritje të numrit enorm të rasteve me infeksion, por fatmirësisht ne ende qëndrojmë shumë më mirë se shtetet për rreth. Kjo është një sfidë jo vetëm për ne, por për mbarë botën.

Në këtë sfidë një prioritet i madh është ofrimi i shërbimeve shëndetësore për pacientët në nevojë ose për ata, të cilët kanë nevojë për shërbimin tonë. Kjo nënkupton që duhet t’i ofrohet çdo pacienti, mjeku, motra adekuate, shërbimi, barnat oksigjeni shtrati të gjitha ato që janë të nevojshme.

Menaxhmenti ka bërë çdo gjë të mundshme bashkë me Ministrinë e Shëndetësisë, duke na përkrahur fuqishëm edhe kryeministri i Kosovës që çdo gjë të shkojë sa më mirë që është e mundur në shërbim të ofrimit të ndihmës sa më të afërt për pacientin.

Sa ka mbetur hapësirë për pranimin e pacientëve të rinj në spital?

Maliqi: Qendra Klinike është mjaft e madhe dhe ka mbi dy mijë shtretër. Qendra Klinike Universitare, ka në dispozicion disa klinika, këto klinika janë quajtur klinika COVID. Një nga to është Klinika Infektive, Klinika e Pulmologjisë, Klinika Interne, blloku që tashmë është adoptuar, është dizajnuar dhe destinuar për COVID, bashkë me mjekimin qendror intensiv COVID, duke na lënë e duke e pasur parasysh edhe klinikën rezervë, e cila është Klinika e Mjekësisë Sportive.

Si do të veproni në momentin kur nuk do të ketë më kapacitete?

Maliqi: Ne kemi hapësirë të mjaftueshme, por krahas mobilizimit të stafit dhe menaxhemntit për t’i ngritur kapacitetet e nevojshme për çështjen e pandemisë, në anën tjetër, Ministria e Shëndetësisë bashkë me Qeverinë, janë duke marrë masat e parandalimit.

Ne, jemi duke marrë masat maksimale dhe besoj se do t’ia arrijmë. Tani jemi stabil është një gjendje e kontrollit të plotë. S’ka pacient që nuk është duke e marrë trajtimin adekuat, mjekët adekuat, ndihmën adekuate, përkrahjen adekuate. Ka oksigjen të mjaftueshme dhe asnjë pacient në mbarë Kosovën, nuk është i lënë nga kjo e drejtë për shkak të ndonjë mungese që eventualisht mund të potencohen.

Pra, deri të hënën veç do ta kemi edhe një operator të ri, i cili licencohet në Kosovë dhe kjo është mrekullia që ai do të prodhojë oksigjenin për krejt nevojat e Kosovës këtu dhe nuk kemi nevojë të varemi nga importi dhe do të jemi shumë të relaksuar, sepse produktin kryesor, i cili është më i konsumuari, ne do ta kemi të siguruar.

Nisma kërkon që Specialja të tregojë nëse po përgatit aktakuza edhe ndaj serbëve

0

Sekretari i Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, ka kërkuar të dijë nga Prokuroria Speciale e Kosovës se cili është bashkëpunimi me Dhomat e Specializuara.

Kjo pas deklarimeve të kryetares së saj, Ekaterina Trendafilova, se do të dënohen të gjithë ata që kanë kryer krime pa marrë parasysh etnisë.

Sherifi po ashtu ka kërkuar të dijë nëse Prokuroria Speciale ka dorëzuar dosjet që lidhen me krimet që janë kryer në Kosovë.

Nëse një gjë e tillë nuk është bërë, Nisma Social demokrate ka kërkuar që ky institucion ta bëjë.

“Nisma kërkon nga Trëndafilova që të sqarojnë nëse janë duke përgatitur aktakuza kundër përfaqësuesve serbë siç kanë deklaruar për trajtimin e krimeve pa dallim”, ka thënë ai. “Kërkojmë vepra dhe jo vetëm fjalë, nëse qëllimet e tyre s’janë vetëm propagandistike”.

Kryetari i kësaj partie, Fatmir Limaj, ishte në mesin e figurave të larta të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të përmendura në aktakuzën për krime lufte ndaj krerëve të UÇK-së Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi.

​Mësimdhënësit me COVID-19 angazhohen në mësim online

0

Mësimdhënësit e infektuar me koronavirus mbeten të angazhuar duke i zhvilluar orët e tyre mësimore online, ndonëse Ministria e Arsimit ka paraparë 1 mijë norma plotësuese të cilat do të ndahen për zëvendësimin e tyre. Megjithatë, MASH thotë se Drejtoritë Komunale të Arsimit janë përgjegjëse për zëvendësimin e mësimdhënësve të infektuar, komunat thonë se ky plan është i parealizueshëm.

Në të gjithë vendin, mësimdhënësit të cilët janë në gjendje jo të mirë shëndetësore për shkak të infektimit me COVID-19, po zëvendësohen nga kolegët e tyre, derisa SBASHK-u ngrit shqetësimin se këta të fundit përkundër që po mbajnë orët shtesë, nuk po paguhen.
Shkolla Fillore e Mesme e Ulët “Faik Konica” në Prishtinë, prej dy javësh është duke zhvilluar mësim online, pasi që pesë mësimdhënës dhe dy nxënës kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.

Zëvendësdrejtori i kësaj shkolle, Blerim Dalipi, thotë se të pesë këta mësimdhënësit janë mirë me shëndet dhe janë duke i mbajtur orët mësimore online.

Ai thotë se kanë bërë kërkesë në Drejtorinë Komunale të Arsimit të Prishtinës për zëvendësimin e tyre, por që deri tani nuk kanë marrë një përgjigje.

“Fatmirësisht deri tash gjendja e tyre shëndetësore nuk është aq e keqe sa mos të kenë mundësi të zhvillojnë mësimin, të gjitha orët të cilat i kanë të paraparë në bazë të orarit janë duke i mbajtur vet nga shtëpitë e tyre, fatmirësisht nuk kemi të shtrirë në spitalet e Kosovës. […] Para se të kalojmë në skenarin C (E-mësimi) kemi pasur raste të një mësueseje e cila ka rezultuar pozitiv dhe mësimi është mbajtur në shkollë, në atë rast fatmirësisht kemi pasur klasat e 5-ta, mësimdhënësit e klasave të 5-ta që i kanë zëvendësuar koleget e veta në ndërrimin e pasdites. Do të thotë kanë mbajtur mësim nga paraditja dhe kanë mbajtur mësim edhe pasdite, kështu që nuk kemi pasur ndonjë kërkesë nga jashtë shkollës. Edhe pse kërkesat nga mësimdhënësit janë të tilla që të zëvendësohen nga ata 1 mijë mësimdhënës të paraparë nga MASH, kërkesat i janë drejtuar DKA-së dhe presim prej tyre një reflektim pozitiv”, thotë ai.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës në master planin e hartuar për vitin shkollor 2020/2021 ka paraparë 1 mijë norma plotësuese të cilat të jenë në funksion për zëvendësimin e mësimdhënësve gjatë periudhës kur ata janë me COVID-19.

Në një përgjigje me shkrim, zëdhënësja e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës Diellza Kukaj, thotë se Drejtoritë Komunave të Arsimit dhe Komunat janë përgjegjëse për angazhimin dhe gjetjen e alternativave për kompensimin e mungesave të mësimdhënësve gjatë periudhës që mësimdhënësit mungojnë për shkak të virusit.

“Në master planin e hartuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës për Zhvillimin e Mësimit në Kushte Pandemie 2020/2021 në Republikën e Kosovës i cili është aprovuar nga Qeveria e Kosovës, MASh ka paraparë 1000 norma plotësuese të cilat do të jenë në funksion të mësimdhënësve të cilët do të mungojnë në periudhën e infektimit me COVID-19. DKA-të dhe komunat janë përgjegjëse për angazhimin dhe gjetjen e alternativave për kompensimin e mungesave të mësimdhënësve gjatë periudhës që mësimdhënësit mungojnë për shkak të virusit”, thuhet në përgjigje.

Mirëpo, drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës Shpresa Shala, thotë se mënyra se si është paraparë shfrytëzimi i këtyre normave për kryeqytetin është i parealizueshëm.

Ajo thotë se në disa shkolla të kryeqytetit mësimdhënësit e të njëjtës shkollë kanë zëvendësuar kolegët e tyre, por që thotë se kjo është një ngarkesë shumë e madhe për mësimdhënësit.

“Mënyra se si MASH e ka planifikuar që të angazhojë mësimdhënës për Komunën e Prishtinës është e parealizueshme, ata kanë miratuar 1 mijë norma, jo vende të punës. Kjo do të thotë që një mësimdhënës i cili e ka një normë 20 orë atëherë duhet t’i shtohen edhe 20 orë dhe ta bëjë edhe një normë tjetër, gjë që është e pamundur, ose nëse një mësimdhënës nuk e ka normën e plotë e ka vetëm 15 orë i shtohen edhe 5 orë apo 10 orë sa ka mangët. Mirëpo, ne gjithmonë për shkak të numrit të madh të nxënësve edhe raportit fshat dhe qytet kemi mungesa të vendeve të punës për mësimdhënës dhe gjithmonë para se të shpallen konkurset e bëjmë analizë dhe të gjithë mësimdhënësve në nivel të Prishtinës i plotësojmë normat mësimore. Kjo ndoshta na ka penalizuar në këtë kohë për shkak që ne nuk kemi mësimdhënës të cilët nuk kanë norma dhe mund t’i plotësojmë norma e t’i zëvendësojmë mësimdhënësit të cilët janë të sëmurë. Mënyra si është menduar që këto 1 mijë norma të bëhen për Komunën e Prishtinës është e parealizueshme”, thotë Shala.

Në anën tjetër, kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit dhe Kulturës, Rrahman Jashari, thotë se në të shumtën e rasteve mësimdhënësit me COVID po zëvendësohen nga kolegët e tyre, për çka shpreh shqetësimin se deri më tani nuk kanë informacione që të njëjtët janë paguar për orët shtesë.

“Po zëvendësohen duke i shpërndarë orët tek kolegët e tjerë, bie fjala nëse preket mësimdhënësi i matematikës kolegët që janë brenda shkollës të së njëjtës lëndë, i ndajnë orët. Edhe pse po them kjo nuk është krejt efektive, por është një zgjidhje e përkohshme ngase zgjidhjet e tjera këtu nuk mund të bëhen sepse këta njerëz uroj që pas tri javësh së largu të rikuperohen, të shëndoshen, ta tejkalojnë COVID-19 dhe të kthehen në shkollë. Pra, tek këta është më vështirë dhe e vetmja mënyrë është që kolegu kolegun ta zëvendësojë, por jo ta zëvendësojë kot sepse ka mjete buxhetore të ndara për mbi-normat dhe këto mjete duhet të shkojnë tek ai që i meriton dhe jo të mbesin të grumbulluara, qoftë në DKA, qoftë diku tjetër”, thotë Jashari.

Vetëm në Prishtinë janë mbi 85 nxënës të infektuar me COVID-19, ndërsa janë mbi 45 mësimdhënës pozitivë me koronavirus. Mbrëmë një mësimdhënës humbi betejën më sëmundjen. Profesori Milaim Berisha, pjesë e trupës pedagogjike të Gjimnazit “Ahmet Gashi” në Prishtinë, ndërroi jetë pasi ishte infektuar me virusin SARS-COV-2

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort