Home Blog Page 5466

Mbi 17 mijë qytetarë të Kosovës mundën koronavirusin

0

Derisa javët e fundit po rritet numri i të infektuarve me Covid-19 në Kosovë, shumë qytetarë gjithashtu po fitojnë betejën me virusin vdekjeprurës.

Vetëm në 24 orët ë fundit sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës janë shëruar 193 pacientë.

Ndërkohë numri i përgjithshëm i të shëruarve deri në sot është gjithsej 17.055 raste.

Shqetësues vazhdon të mbetët numri i lartë i të vdekurve. Deri më sot është raportuar për 809 raste të vdekjes.

Që nga 13 marsi kur u raportuan rastet e para me koronavirus, numri total i rasteve pozitive është 28.616 nga 117.585 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2.

Aktualisht numri i rasteve aktive me Covid-19 është 10.752.

Në Prishtinë lulëzon biznesi me ilaqet për coronavirus, çmimet deri në 2 mijë euro

0

Remdesivir është njëri nga ilaqet që përdoret për trajtimin e COVID-19 i cili është duke u shitur me çmime të larta në barnatoret e Prishtinës.

Dy drejtorë të shëndetësisë nga Peja e Gjiani kishin denoncuar në Jeta në Komunë për çmimet e larta të barit në barnatoret e vendit ndërsa Ministria e Shëndetësisë ende nuk është duke i furnizuar spitalet me këtë bar.

KALLXO.com ka vizituar njërën nga barnatoret në kryeqytet për të parë se sa është duke u shitur bari Remdesivir.

Në bisedë me gazetaren që ka pyetur për çmimin e një ambulle me Remdesivir, ai thotë se kushton 180 euro, pesë ampulla 900 euro dhe10 ampulla 1800 euro.  Ai ofron zbritje prej pesë eurosh në ampullë nëse blehen 10 copa.

Ilaqi tjetër  Favipiravira i cili përdoret për COVID- 19 po ashtu  kushton 75 euro.

Nëse kalon afër Klinikës Infektive në QKUK dhe bisedon me familjarët e pacientëve të cilët gjenden brenda mureve të kësaj klinike do të dëgjosh rrëfime të ndryshme.

Në ballkonin e Infektivës ku po qëndronte një familjar, thotë se kanë blerë 10 ampullë Remdesivirë, një ampullë është blerë 200 euro, sipas kalkulimeve kuptojmë se 2000 euro janë harxhuar vetëm për këtë lloj ilaqi.

“10 ampulla i kam ble. 200 euro një ampullë”, tregon njëri nga familjarët.

Në anën tjetër, Ministria e Shëndetësisë thotë se janë në pritje për furnizim me barin Remdesivir.

KALLXO.com ka kontaktuar, Milaim Abdullahun, furnizuesin e barnatoreve, i cili ka thënë se tenderi për furnizim me Remdesivir ka dështuar për shkak se operatorët të cilët nuk e kanë fituar tenderin janë ankuar dhe për këtë arsye është shtyer tenderimi.

“Ministria e Shëndetësisë para një muaji e ka shpallë tenderin për Remdesivirë, ka pas në treg (nëpër barnatore) nga 180, 170,160 euro, mirëpo kur Ministria (e Shëndetësisë) e shpalli tenderin atëherë u tërhoqën të gjitha depot e barnatoreve sepse e kanë ditë që kur e blen ministria nuk iu shitet më. 16 kompani kanë aplikuar (në tenderin për remdesivirë) është shpallë fituesi mirëpo disa kompani shantazuese janë ankuar dhe kjo është arsyeja e stërzgjatjes”, ka treguar Abdullahu.

Ai gjithashtu tha se këto dy javë është rritur nevoja për Remdesivir.

“Këto dy javë është një vakum i madh sepse është aq krizë e madhe për Remdesivir në Kosovë sa që nuk është normale kjo” , tregoi tutje.

Në anën tjetër, Infektologu Salih Ahmeti e konfirmoi se pacientët e infektuar me coronavirus janë duke e blerë vet ilaqin Remdesivirë.

“Në rastet indikative po (është duke u përdorur Remdesivira) edhe Favipiravira (është duke u përdorur) Favipiravirën e kemi, Remdesivirën ende jo. Kemi premtime nga Ministria që do të furnizohemi, por tash po i blejnë (pacientët) vet”, tha Ahmeti për KALLXO.com.

Policia kthen ekipin serb të hendbollit në kufi, reagon Lista Serbe

0

Policia e Kosovës ka kthyer prapë në kufi një ekip të hendbollit që ishte nisur nga Serbia për në Kosovë.

Sportistët serbë kishin në plan të zhvillonin një ndeshje në Zubin Potok, por një gjë e tillë ndalohet me masat në fuqi në territorin e Republikës.

Bajram Krasniqi, zëdhënës i Policisë së Kosovës, për klankosova.tv ka thënë se kthimi i tyre u bë për dy arsye.

“Më 12.11.2020 në ora 15:20 në pikën kufitare Merdare (në hyrje RKS) ka ardhur një ekip i hendbollit për të zhvilluar ndeshje hendbolli në Zubin Potok. Duke u bazuar në masat anti COVID-19, është refuzuar hyrja e tyre në territorin e RKS-së”.

Ndërkaq, arsyeja e dytë është se lojërat ndërkombëtare me ekipe të vendeve tjera lejohen me leje të federatave përkatëse të sporteve nga Republika e Kosovës.

Por, për kthimin e serbëve të rinj ka reaguar Lista Serbe në Kosovë duke shtrembëruar arsyen e kthimit të tyre.

Kjo parti thotë se ata u kthyen me arsyen që sportistët përbëjnë “kërcënim për sigurinë politike dhe të brendshme” të Kosovës – ndryshe nga versioni zyrtar i policisë.

“Ndërsa e gjithë bota po lufton me pandeminë dhe pasojat që ajo ka në shëndetin, sektorin financiar, ekonomik dhe tërë jetën e qytetarëve, për disa në Prishtinë, përparësia është vendosja e barrierave për serbët dhe parandalimi i tyre nga një jetë normale”, thuhet në deklaratën e LS.

“E shohim një vendim absolutisht të papranueshëm për të parandaluar të rinjtë serbë që të luajnë ndeshje sportive dhe të garojnë me njëri-tjetrin. Nëse nuk është trishtuese, është qesharake, por të cilësosh një ndeshje sportive si një “kërcënim për sigurinë politike dhe të brendshme” është një marrëzi e paparë ndaj së cilës do të duhet të reagojnë përfaqësuesit ndërkombëtarë në Kosovë dhe Metohi, të cilët pretendojnë të jenë roje të të drejtave të njeriut dhe lirisë”.

Italia raporton shifra dramatike, rekord viktimash dhe të infektuarish me koronavirus

0

Italia vazhdon të përjetojë dita të keqija, pasi numri i të infektuarve dhe viktimave nga koronavirusi po rritet nga dita në ditë.

Sipas autoriteteve, gjatë 24 orëve të fundit, në vendin fqinj janë regjistruar 544 viktima dhe 37 255 të infektuar.

Ndërsa numri i tamponeve të kryer në 24 orët e fundit është 227 695, ndërsa raportohet se janë shëruar 12 196 persona.

Deri më sot Italia ka regjistruar 1,144 552 të infektuar nga koronavirusi e 44, 683 viktima.

Shqiptarët në krye të listave për pjesëmarrje në strukturat e krimit të organizuar në Gjermani

0

Në fillim të javës përfundoi në Neu-Ulm, një qytet në Bavari, një gjyq kundër një grupi shqiptarësh. Akuza ishte për ndihmë në tregtinë ilegale të lëndëve narkotike në sasi jo të vogla. Të akuzuarit kishin hyrë në natën e 14 dhjetorit 2019 në një depo staxhionimi frutash në Neu-Ulm për të marrë 500 kg drogë të ruajtur në kutitë e bananeve. Prokuroria e dinte që në depo ndodhej kokaina e ardhur nga Ekuadori nëpërmjet Roterdamit dhe e kishte ndërruar më parë lëndën narkotike me imitime. Në momentin kur shqiptarët hynë për të „vjedhur” drogën, policia i kapi. Gjyqi u dha gjashtë të pandehurve dënime prej 6 deri 7 vjetësh, bëhet e ditur nga një deklaratë shtypi e Gjykatës së Landit në Memmingen.

Prokurori Markus Schroth, i tha DË se të akuzuarit ishin në përgjithësi persona nga familje të varfra, që kishin marrë pjesë ne aksion nga nevoja për të ardhura.

Rast i Neu-Ulmit nuk është i rrallë. Dy muaj përpara se të kapeshin shqiptarët në fjalë, ishin dënuar në Landshut për të njëjtën akuzë pesë shqiptarë të tjerë në një nga proceset më të mëdha gjyqësore të kokainës në Gjermani. Sasia e kokainës e kapur kështu në kutitë e bananeve, që vinin nga Ekuadori në Hamburg për t’u shpërndarë nëpër depot e staxhionimit në Gjermani ishte mbi 2 tonë. Si në rastin e Landshutit, ashtu edhe në rastin e Neu-Ulmit, në bankën e të akuzuarve ishin vetëm ndihmësit. Kokat e krimit mbeten të pazbuluara.

Të dytët pas gjermanëve

Tregtia ilegale e drogës, kryesisht importi i kokainës nga Ekuadori, dhe shpërndarja nëpër Gjermani, dhe deri diku edhe prodhimi i kanabisit përbënin 93% të aktivitetit të krimit të organizuar shqiptar në Gjermani, bën të ditur Enti Federal i Kriminalistikës (BKA), në pasqyrën vjetore të krimit të organizuar, që u botua javën e kaluar.

Fushat e tjera të aktivitetit të krimit të organizuar në Shqipëri janë krime të pronësisë dhe falsifikim dokumentesh. Shqiptarët edhe në vitin 2019 vijojnë të jenë në krye të listave për pjesëmarrje në strukturat e krimeve të organizuara. Nga 202 grupime të identifikuara për trafik droge, në vitin 2019, 29 ishin të dominuara nga shqiptarët. Numri i grupimeve shqiptare aktive në tregtinë e drogës në vitin 2019 renditej kështu i dyti në listën e BKA-së, pas gjermanëve me 66.

13,5 milionë xhiroja

Në statistikat e Entit Federal të Kriminalistikës përmenden vetëm rastet e kapura nga policia. Si krim të organizuar BKA konsideron krimin që përmbush njërin nga tre kushtet a) përdor struktura biznesi, b) përdor kërcënime ose dhunë si mënyrë intimidimi c) ka ndikim në politikë, media, administratë, drejtësi ose ekonomi.

Në krahasim me vitin 2018, në vitin 2019 krimi i organizuar i shqiptarëve në përgjithësi rezulton të jetë rritur. Edhe pse numri i të dyshuarve për aktivitete kriminale të organizuara ka mbetur i njëjti si në vitin 2018, pra, 244. Vitin e kaluar autoritetet federale kanë futur në listat e tyre 146 shtetas shqiptarë të rinj, të kapur në kuadër organizatash kriminale.

“Mbetja e njëjtë e shifrës së personave të dyshuar është rastësi”, i tha DË një zëdhënëse e BKA-së.

Të ardhurat nga krimi i organizuar me shtetësi shqiptare në vitin 2019 janë dyfishuar, siç del në pah nga pasqyrat vjetore të BKA-së për krimin e organizuar për vitet përkatëse. Kështu, ndërsa në vitin 2018, xhiroja e grupimeve shqiptare ka qenë mbi gjashtëmilionë euro, në vitin 2019 kemi një rritje në mbi 13,5 milionë euro. Xhiroja e grupimeve të kapura me tregti droge në vitin 2019 ka qenë gjithsej 46,4 milicinë Euro.

Të tretët për krim të organizuar

Sipas raportit vjetor të BKA-së, në vitin 2019, në Gjermani kanë vepruar gjithsej 31 grupime të Krimit të Organizuar të dominuara nga shtetas me shtetësi shqiptare, 29 prej të cilave, pra në tregtinë e drogës. Shtetësia shqiptare zë vendin e tretë kështu, pas gjermanëve me 171 grupime dhe turqve me 78 grupime. Pak më poshtë në listën e dhjetë kombësive më të shpeshta që merren me krim të organizuar në Gjermani, janë edhe kosovarët, me 14 grupime, pas polakëve, italianëve, rusëve. Të fundit në listë janë serbët, me 13 grupime.

Edhe numri i kosovarëve të dyshuar për vepra penale të krimit të organizuar është rritur në 198. (në vitin 2018 ka qenë 182.) Në vitin 2019 janë kapur 48 të rinj. Xhiroja e të ardhurave nga veprimtaria e krimit të organizuar e kosovarëve ka qenë nën 1 milionë euro. Fushat e krimit kanë qenë falsifikimet, tregtia e drogës, vjedhjet dhe puna në të zezë., DW

IKSHPK: Mos lejoni mbylljen e të gjithëve për pakujdesinë e disave

0

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës u ka bërë thirrje qytetarëve që të jenë të kujdesshëm në mënyrë që mos të përhapet pandemia COVID-19.

Sipas këtij instituti, është në dorën e secilit të kontribuojë në këtë situatë të rënduar.

“MOS LEJONI MBYLLJEN E TË GJITHËVE PËR PAKUJDESIN E DISAVE! KUDO QË VËRENI PERSONA QË NUK I PËRMBAHEN REKOMANDIMEVE, I KËSHILLONI”.

Më poshtë mund ta lexoni apelin e plotë të IKSHPK-së:

TË DASHUR QYTETARË!

MOS LEJONI MBYLLJEN E TË GJITHËVE PËR PAKUJDESIN E DISAVE!

KUDO QË VËRENI PERSONA QË NUK I PËRMBAHEN REKOMANDIMEVE, I KËSHILLONI!

KËSHILLIMI ËSHTË OBLIGIM QYTETAR!

JU LUTEMI PËR KUJDES TË SHTUAR!

VIRUSI ËSHTË KUDO! VIRUSI VRET!

JU LUTEMI PËRMBAJUNI REKOMANDIMEVE!

VENDOSNI MASKAT!

NE PO PUNOJMË PËR JU PA NDËRPRE, ANDAJ NA NDIHMONI PAK QË TË JU NDIHMOJMË SHUMË!

NE JU TREGUAM QE NËNTË MUAJ SE MUND TA MBAJMË NËN KONTROLLË COVID-19 VETËM SË BASHKU!

MBANI MASKA-SHPËTONI JETË! SË BASHKU KURSEJMË JETË!

ËSHTË NË DORËN E SECILIT TË KONTRIBUOJË NË KËTË SITUATË TË RËNDUAR DHE TË BINDNI SË PAKU NJË PERSON TI PËRMBAHET REKOMANDIMEVE TË INSTITUTIT KOMBËTAR!

Ju faleminderit për mirëkuptim!

Ramush Haradinaj: Sot në ‘Majen e Madhe’, sikur dikur me Shkëlzenin

0

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka vazhduar ngjitjet nëpër majat e larta që gjenden nëpër Kosovë.

Ai sot ka publikuar një fotografi bashkë me disa miq të tij teksa shihen në vendin e quajtur ‘Maja e Madhe’.

Haradinaj ka kujtuar kohën kur aty ishin ngjitur bashkë me vëllain, Shkëlzenin.

“Sot u ngjitëm në Majen e Madhe, sikur dikur me Shkelzenin.

BBC konfirmon kasetën e Bellanicës me filmimet e masakrës së Krushës së Madhe

0

Ekzistencën e filmimeve të masakrës në Krushë të Madhe nga ushtria serbe e vërteton ky artikull i BBC që mban datën 4 Prill 1999.Vetëm disa ditë pas kësaj masakre gjigandi mediatik anglez, ishte i pari që transmetoi pamjet që tronditën botën.

BBC thuhet në artikull ka mundur të sigurojë pamjet ekskluzive të masakrës serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës, filmuar nga një kameraman amator i cili duke vënë në rrezik jetën e nxori këtë video jashtë Kosovës.

Ai është Milaim Bllanica dëshmitar i masakrës së Krushës dhe banor i këtij fshati.

Filmimet thotë BBC tregojnë imazhet e para të masakrës të serbëve ndodhur në fshatit Kushë afër Pec.

Këto pamje tregojnë trupat e disa djemve të rinj të vrarë me nga një plumb të vetëm në kokë duke tentuar të largoheshin” thekson në këtë shkrim BBC.

Media britanike sqaron se meqenëse në internet këto filmime me përmbajtje të rëndë, mund të shihen nga çdo moshë BBC Neës Online, e ka fshirë raportimin e gazetarit George Alagiah pasi pamjet mund të jenë stresuese për ata që i shohin.

Kjo kronikë e BBC tronditi të gjithë botën dhe pati shumë reagime si në Kosovë por edhe në perëndim.

Robin Cook, sekretarii për punët e jashtme të Brtitanisë së Madhe, shkoi vetë në Krushë të shikonte me sytë e tij atë masakër.

“Unë ndihem i indinjuar thellë. Fajtorë janë jo vetëm ata që i bënë vrasjet por edhe ata që i urdhëruan vrasjet nga Beogradi”, tha Robin Cook.

Sot 21 vite më pas nga kjo masakër urdhëruesit mbeten të pa ndëshkuar pasi UNMIK në vend që të fokusohej në mbledhjen e provave për agresorët serb u investua të hetonte udhëheqësit e UCK-s.

Kaseta provë e kësaj masakre duhet të ishte në zyrat e UNMIK si një nga argumentet kryesore për të dënuar ata që udhëruan dhe ekzekutuan masakrën e Krushës, por asnjë dënim dhe akuzë nuk është ngritur.

Vënien në rrezik të jetës duke filmuar këtë genocid serb Milaim Bellanica në rrëfimin për BBC thotë se e bëri për nipërit dhe brezat e ardhshme si një dëshmi për mos të harruar çfarë bënë serbët në Krushë.

Bllanica dëshmitari kryesor i masakrës së Krushës, në atë kohë u bë shumë i famshëm edhe në UNMIK, megjithatë Lulzim Basha i cili punonte në strukturat e misionit të OKB tha pak ditë më parë se nuk e njihte dhe nuk e kishte takuar asnjëherë.

Ende asgjë konkrete për studimin e fizibilitetit të Ujmanit

0

Pika më e kontestuar në Kosovë nga marrëveshja e Uashingtonit ende nuk ka nisur të zbatohet në praktikë.

Studimi i fizibilitetit për Ujmanin, bazuar në këtë marrëveshje, do të kryhet nga ekspertë amerikanë të Departamentit të Energjisë “me qëllim të përdorimit të përbashkët të Liqenit të Ujmanit, si furnizues i sigurt i ujit dhe energjisë”.

Në Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit në Qeverinë e Kosovës, konfirmuan për Radion Evropa e Lirë se ky proces nuk ka nisur ende.

“Deri tash, ministrit Blerim Kuçi i është dorëzuar nga Sekretari i Departamentit të Energjisë në SHBA, një letër ku tregohet në lidhje me këtë studim, në të cilin do të marrin pjesë ekspertë nga ky departament”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit.

Zyra e Kryeministrit dhe Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit janë zotuar që të sigurojnë bashkëpunimin e nevojshëm për Departamentin e Energjisë së SHBA-së dhe njësive tjera të Qeverisë amerikane, duke krijuar grupin punues për studimin e fizibilitetit.

“Ky grup është në proces të konsolidimit”, deklaruan nga zyra për komunikim me publikun e Ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit, pa dhënë detaje shtesë.

Më 20 tetor, një ditë pasi Qeveria e Kosovës miratoi Planin e zbatimit të marrëveshjes së Uashingtonit, në Kosovë qëndroi një delegacion amerikan i udhëhequr nga zëvendës ndihmësi kryesor i Sekretarit për Energji të Shteteve të Bashkuara, Matthew Zais, e ku njëra nga çështjet kryesore të bisedimeve ishte studimi i fizibilitetit për Ujmanin.

Në delegacionin amerikan ishin edhe dy ekspertë, njëri i energjisë dhe njëri i ujërave, që të dy nga Laboratori Kombëtar i Paqësorit Veriperëndimor afër Siatëll.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Zais pati thënë se qëllimi i vizitës ishte mbledhja e informatave dhe vlerësimeve teknike për Liqenin e Ujmanit.

“Dhe në parim, për të kuptuar mundësitë dhe përfitimet që mund të ketë Kosova nga shfrytëzimi i liqenit dhe tërë ajo që ofron liqeni, qoftë kjo energjia elektrike apo uji. Jemi këtu në kapacitet teknik dhe kjo është përcaktuar me marrëveshjen ekonomike në Shtëpinë e Bardhë. Dhe, sërish, ky është përkushtim. Kur isha herën e fundit, paraqita një letër nga sekretari i Energjisë, sekretari Dan Brouillette, në të cilën përfshihej ky përkushtim për studimin e fizibilitetit dhe tri javë më vonë ja ku jemi, duke e zbatuar atë”, pati thënë ai në intervistën për Zërin e Amerikës.

Arian Zeka, drejtor ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, pret që administrata e re amerikane megjithatë do të vazhdojë të kërkojë zbatimin e disa prej pikave, nëse jo të tërë marrëveshjes së nënshkruar më 4 shtator mes kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

“Në këtë aspekt, pika që ka të bëjë me Liqenin e Ujmanit, do të vazhdojë të trajtohet edhe nga administrata e re, për shkak se është një çështje që medoemos duhet të diskutohet dhe për të cilën duhet të gjendet një zgjidhje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, tha Zeka për Radion Evropa e Lirë.

Zeka pret që Kosova dhe Serbia të angazhohen seriozisht për përmbushjen e zotimeve të bëra më 4 shtator në Uashington.

“Çfarëdo dështimi i Kosovës dhe Serbisë që të shtyjnë përpara zbatimin e pikave të marrëveshjes që ato kanë marrë përsipër, do të mund të përcillet me presion të shtuar nga SHBA-ja, por në të njëjtën kohë me mosfinancim të projekteve të përfshira në marrëveshje”, shtoi Zeka.

Ai kërkon që Qeveria e Kosovës të jetë sa më e përgatitur në këtë proces dhe të kërkojë ndihmën e profesionistëve vendorë.

Dragisha Mijaçiq, drejtor i Institutit për Zhvillim Ekonomik Territorial, një organizatë joqeveritare në Beograd, në një deklarim për Radion Evropa po ashtu pret që administrata e re amerikane të mos tërhiqet nga ky proces.

Ai përmend edhe qëllimin e SHBA-së për ndërtimin e një termocentrali të ri, e ku siguria për ujë është qenësore.

“Ajo (SHBA-ja) nuk do të lejojë që çështja e Ujmanit dhe menaxhimit të këtij resursi strategjik, të mbetet e pazgjidhur, para se të hyjnë në këtë investim kaq të madh. Prandaj, do të ketë presion nga pala amerikane që ta zgjidhin çështjen e menaxhimit të këtij resursi, në një mënyrë apo tjetër, qoftë përmes privatizimit, ndonjë modeli të përbashkët qeveritar apo përmes koncesionit. Por, mendoj se kjo çështje do të zgjidhet shpejt”, tha Mijaçiq.

Në procesin e dialogut, Serbia kishte insistuar vazhdimisht që menaxhimi i Ujmanit të jetë në kompetencë të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, gjë të cilën e kishte refuzuar kategorikisht pala kosovare.

Ky liqe konsiderohet pikë strategjike vitale për Kosovën, pasi pos tjerash, aktualisht furnizon me ujë, një zonë me mbi 500 mijë kosovarë. Nga Ujmani furnizohen me ujë 7 komuna, në jug dhe veri të lumit Ibër; Mitrovica e Jugut, Mitrovica e Veriut, Zveçani, Vushtrria, Gllogoci, Skenderaj dhe një pjesë e Prishtinës.

Pos tyre, termocentralet “Kosova A” dhe “Kosova B”, “Trepça” dhe “Ferronikeli” varen tërësisht nga furnizimi me ujë nga ky liqe artificial. Po ashtu, prodhohen edhe 32 megavat (MW) rrymë në hidrocentralin e Vallaçit.

Majko pas kërcënimit të Vuçiq: Kosova na ka neve

0

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç kërcënoi hapur me luftë Kosovën dhe shqiptarët duke marrë si shembull atë që ndodhi në Nagorni Karabakh mes armenëve etnikë dhe Azerbajxhanit. Vuçiç tha se mes serbëve dhe shqiptarëve ka një konflikt të ngrirë dhe ai mund të shkrijë duke sjellë pasoja të rënda.

Një deklaratë e tillë riktheu kujtimet e pak më shumë se 20 viteve më parë kur forcat serbe masakronin shqiptarët në Kosovë, ndërsa Vuçiç bënte zëdhënësin e Millosheviçit.

Pandeli Majko është një ndër personazhet e rendësishëm të ngjarjeve të rënda të asaj kohe, ku në detyrën e kryeministrit iu desh të përballej me një krizë si ajo e Kosovës, me dhjetëra mijëra të shpërngulur që u nevojitej kujdes dhe ushtrinë serbe që kishte hyrë në kufi.

I ftuar Radar Informativ me Jonida Shehun në ABC, Majko bëri disa deklarata të bujshme, të cilat kanë gjetur pasqyrim në mediat shqipfolëse më të njohura në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni të Veriut, Mal të Zi dhe më gjerë.

Ajo që Majko tha në ABC ka rikthyer debatin nëse Turqia është apo jo aleati ynë strategjik ndërkohë që furnizon me dronë vrasës Serbinë, ndërsa këtu kërkon mbyllje shkollave.

Majko për dronët turq në Serbi:

Ne kemi tre marrëdhënie strategjike që kanë të bëjnë me tre fqinjët tanë të rëndësishëm, Turqia ka një distancë, por ne e konsiderojmë distancë goxha të afërt. Kemi të bëjmë me Italinë, Greqinë dhe Turqinë. Turqia po furnizon me armatim Serbinë, po e dimë, mendoj se secilido e kupton që ne mbajmë shënim.

Në memorien e marrëdhënieve shqiptaro-turke kjo regjistrohet. Kaq. Do të mbetet e shkruar në memorien shqiptaro-turke, nuk thash po e shpallim armike Turqinë” tha ai. I pyetur nëse e shqetëson armatimi i Turqisë, Majko theksoi se “Furnizuesi i parë i Serbisë është Rusia. Në panik nuk duhet të jemi, sikur kanë ata miqtë e tyre, kemi edhe ne miqtë tanë”

Majko për kërcënimet e Vuçiçit:

Nëse do të ketë një konflikt si në Nagorni-Karabakh, trupat serbe do të përballen me trupat e NATO-s. Dhe po bëri vaki që të ndodhë kjo histori që do të thotë ripërsëritje e luftës së Kosovës, po ju them që shqiptarët të organizuar dhe të paorganizuar, do të bëjnë një gjë që s’e kanë bërë as herën e kaluar.

Dhe këtë Serbët duhet ta dinë shumë mirë. Kur shqiptarët fituan një luftë me NATO, pa pasur shtet, pa pasur ushtri, pa pasur strukturat shtetërore, imagjinoni se çfarë bëjnë duke e pasur Kosovën.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort