Home Blog Page 5465

Furnizimi i Serbisë me armë, rrezik për Kosovën dhe rajonin

0

Furnizimi i shteti serb me arsenal armësh nga Rusia për ekspertët e sigurisë në Kosovë po shihet si kërcënim për rajonin, e në veçanti rrezik për agresion ndaj Kosovës. Prandaj ata kërkojnë që institucionet kosovare të rrisin investimet në infrastrukturën e mbrojtjes.

Javë më parë shteti serb ka marr si donacion nga Rusia tanke të tipit T-72, kurse donacioni përfshin edhe gjashtë aeroplanë luftarakë MiG-29 dhe 30 automjete të blinduara zbulimi BRDM-2.

Nuredin Ibishi, njohës i rrethanave të sigurisë, ka thënë për KosovaPress se furnizimi me këto armë Serbinë e bënë të jetë kërcënim fillimisht për Kosovën por edhe vendet tjera që nuk kanë raporte të mira.

Ibishi thotë se edhe shteti i Kosovës duhet të jetë më i përgatitur politikisht dhe në aspektin funksional që sa më parë të jetë nën ombrellën e NATO-së , pasi në këtë mënyrë do jetë më komod karshi ndonjë agresioni nga Serbia.

“E kemi një disbalancë të forcave në rajon sidomos me një rritje të madhe më shumë se 1 miliardë kohët e fundit që i kanë deklaruar investime në armatim dhe në pajisje luftarake që e bëjnë Serbinë të jetë kërcënues për fqinjët në rend të parë për Kosovën por edhe vendet tjera që nuk kanë raporte të mira. Është një përparësi e jona që ne kemi prezencën ndërkombëtare KFOR-in këtu dhe normal dhe tendencat tona apo kërkesat tona që e kemi FSK-në si forcë të armatosur duhet të jemi edhe në aspektin politik dhe funksional të përshpejtojmë procedurat që të integrohemi në NATO dhe kur nën këtë nën ombrellë jemi shumë më komod…10 Me gjithë këtë arsenal armatimi rrezikon edhe Kroacinë dhe vendet tjera që janë në rajon dhe realisht kjo është një shtytje e jona që ne jemi më të përgatitur edhe politikisht edhe në aspektin funksional”, tha Ibishi.

E për ekspertin e sigurisë, Drizan Shala pajisja e Serbisë me infrastrukturë ushtarake po bëhet me qëllim pasi që shteti serb po tenton të jetë lider në rajon me fuqinë ushtarake.

Por sipas tij kjo e rrezikon Kosovën pasi shteti serb vazhdon të ketë interes ta destabilizojë Kosovën.

“Kjo në mënyrë të drejtpërdrejtë e atakon edhe sigurinë e vendit sepse ne me Serbinë kemi shumë çështje për të biseduar sepse shteti serb nuk na njeh si shtet i pavarur dhe demokratik ka pretendime territorial mbi Kosovën..Kjo mua më lë të nënkuptoj se shteti serb ka interesa të drejtpërdrejta që ta destabilizojë Kosovën përmes ndonjë intervenimi jo klasik, por përmes një intervenimi të strukturave paralele që veçse i ka në Kosovë përmes aktivizimi i grupeve paramilitare, ushtarake të cilat ishin përdorur edhe në Krime nga ana e Rusisë. Sepse Serbia është duke e marr edhe si model Krimenë për të bërë ndonjë plan të invazionit klasik sa i përket intervenimeve në Kosovë“, theksoi ai.

Shala thotë se Kosova krahas rritjes së investimeve në ushtri, duhet të bëjë presion përmes NATO-së dhe shtetet mike që këto armë Serbia mos t’i përdorë.

“Në arenën ndërkombëtare në kanalet diplomatike të kërkoi nga NATO-ja nga shtetet mike që të bëjë presion të vazhdueshëm që këto armatime të mos përdoren përmes sanksioneve të ndryshme ekonomike dhe të tjera, por në aspektin e brendshëm Kosova duhet t’i ndal investimet në infrastrukturën rrugore. Pra, duhet të fokusohemi dhe të kthemi kah investimi kah mbrojtja kolektive sepse Kosova është duke qaluar në këtë aspekt. E kemi një plan gjithëpërfshirës 10 vjeçar të FSK-së dhe forcave të armatosura por ky plan duhet të modifikohet dhe tu përshtatet zhvillimeve aktuale të rajonit. Duhet të shkurtohet duhet një buxhet jashtëzakonisht më i madh”, tha Shala.

Donacioni i armatimit që po vjen në Serbi nga Rusia është pjesë e një marrëveshjeje që presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka arritur me ministrin rus të Mbrojtjes, Sergei Shoigu, në vitin 2016.

Marrëveshja më pas është miratuar nga presidenti rus, Vladimir Putin.

Ministri Zemaj: Në rast se refuzojnë t’i shërbejnë pandemisë, ordinancave private do t’iu merret licenca

0

Në rast se Kosova përballet me një krizë të mbingarkesës në spitalet shtetërore, ato private ligjërisht do të vihen në shërbim të qytetarëve.

Kështu u zotua ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, i cili njoftoi se ka diskutuar me odën e spitaleve private për të bërë zgjidhje për një mbingarkesë të mundshme që sistemi shëndetësor shtetëror s’e përballon.

“E kam ftuar shoqatën e spitaleve private dhe i kam treguar për këtë objektiv tonin dhe për këtë mënyrë të komunikimit. Adresimi është bërë në dy rrugë: E para se çka mund të na ofrojnë ata dhe e dyta për shkak që në Kosovë s’ka pasë specializime, kemi mungesë të anesteziologëve apo numri është minimal. Rastet që në mungesë të trajtimeve për shkak të mbingarkesës në spitale, ia kam thënë që të na japin një listë se çka mund ata të na ofrojnë në ordinancat e tyre dhe ata kanë shprehur gatishmëri. Pjesa tjetër që kam kërkuar është që të na lejojnë anesteziologë që ta mbajnë një kujdestari në klinikat tona për të trajtuar raste me COVID-19”, deklaroi Zemaj në Oxygen.

Zemaj ka thënë se në rast të refuzimit të mjekëve që punojnë në ordinanca private, do t’iu merret licenca dhe do t’iu ndalet puna.

“Përndryshe do të detyrohem që të shkoj përtej këtij lloji komunikimi ose t’ua ndërprej licencat, në rast se na vjen ndonjë krizë, ose do të punojnë bashkërisht me kolegët e tyre për me iu dalë në ndihmë qytetarëve të Kosovës. Këta e kanë obligim edhe kushtetues edhe ligjor. Është vendimi i Qeverisë që e vë në shërbim të pandemisë krejt personelin shëndetësor publiko-privat në gjithë Republikën e Kosovës”, tha Zemaj.

Zemaj tha se kjo nuk do të mbesë vetëm në letër.

“Po e them bukfalisht. Nëse mjekët nuk vijnë, s’kanë me punuar hiç”, ka deklaruar ai.

Ndërron jetë babai i kryetarit Mytaher Haskuka

0

Në moshën 76 vjeçare ka ndërruar jetë, Daver Haskuka, babai i kryetarit të komunës së Prizrenit.
Lajmin për vdekjen e babit e ka bërë të ditur vet kryetari Haskuka. I ndjeri do të varroset sot në ora 14:20 në varrezat e qytetit të Prizrenit.

Haskuka ka njoftuar se për shkak të pandemisë nuk ka të pame.

Ky është postimi i tij i plotë:

Njoftojmë familjarët, miqtë dhe dashamirët se sot në orët e hershme të mëgjesit ka ndërruar jetë babai ynë i dashur, Daver Haskuka.Varrimi dhe namazi i xhenazes do të bëhet në ora 14:20 në Varrezat e Qytetit në Prizren.
Për shkak të masave të pandemisë, nuk do të ketë të pame.

Zoti të mëshiroftë me xhenet babi!

Zemaj: Sigurisht që kemi para për vaksinën kundër COVID-19

0

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, tha se Kosova ka para për të paguar vaksinën kundër COVID-19 kur ajo të jetë e gatshme.

Megjithatë, ai tha se Kosovës i është mundësuar që për një përqindje të popullësisë të jepet edhe falas, njofton Klan Kosova.

“Për vaksinën jemi në komunikim me OBSH-në. Neve na është mundësuar vaksina edhe përmes blerjes dhe falas për diku 20 për qind. Çmimi është unik që e blen BE-ja dhe ata e shpërndajnë për shtetet. Ai çmim është referent për të gjithë. Ne sigurisht që kemi para për ta blerë atë sepse edhe na obligon ligji anti-COVID për t’ia siguruar çdo qytetari falas”.

Ndërkaq, sa i përket maskave dhe donacioneve që kanë ardhur, Zemaj në Oxygen tha se ato janë shpërndarë në disa grupe të shoqërisë.

“Na kanë ardhur shumë maska donacion, vetëm Jordania na ka sjellë më shumë se 1 milion maska. Ato i kemi shpërndarë te mjekët, nëpër shkolla, komuniteteve joshumicë apo edhe për ato grupe sociale”.

Anton Quni: Asnjëherë në Kosovë nuk ka patur dallime fetare, as në luftë!

0

Anëtari i LDK-së Anton Quni ka folur rreth zhvillimeve aktuale në vend, dhe ngritjes së aktakuzave nga Gjykata Speciale për ish-krerët e UÇK’së.

Por a gaboi Kosova që votoi Specialen?

“Nuk mundemi me thënë që çdo gjë ka qenë perfekt. Për çështjet që janë ngrit ne nuk kemi arrit me i trajtuar në rrafshin e drejtësisë. Tani kur nga eurodeputeti u ngrit tema se pjesëtarët e UÇK’së janë marrë edhe me transplantimin e organeve ishte goditje e madhe ndaj UÇK’së dhe vlerave tona si komb”, thotë Quni .

Quni ka treguar se gjatë luftës janë përballur me mungesa elementare mjekësore gjatë luftës dhe se akuzat për transplantim organesh janë të pabaza.

“Ishte një eurodeputet që kishte një reputacion të lartë dhe i besueshëm sado që vlerësimi i tij ishte i pasaktë, i pabesueshëm dhe thuajse u pranua si opinion që një gjë e tillë ka ndodh”, thotë Quni.

“Unë si pjesë e luftës e di me sa probleme jemi përballë sidomos në fushën e mjekësisë kur kishim edhe mungesë fashash”, shpjegon ai.

Quni është i bindur se do të vërtetohet pastërtia e luftës së UÇK’së.

“Jemi të bindur se nga të gjitha ato teori që u ngritën nga eurodeputeti Marti të hiqen dilemat se nuk ka pasur akte të tilla. Kjo do e heq një barrë”, tha Quni në Kanal 10.

Ai ka thënë se nuk ka pasur asnjëherë në Kosovë dallime fetare, e as në luftë. Vetë Quni që i përket besimit të krishterë ka treguar fakte nga historia e tij personale

.“Babanë e kam pasur mësues. Ka qenë i vetmi katolik në shkollë. Nuk ka pasur kurrë probleme, bile ka qenë i privilegjuar”, tha Quni.

Opozita në Prizren kërkon që 30 mijë eurot për dekorimin e Prizrenit të shpenzohen për kategoritë sociale

0

Komuna e Prizrenit gjatë kësaj jave ka publikuar tenderin për dekorimin e qytetit për festat e fundvitit. Në njoftimin e organeve komunale shkruan se vlera e parashikuar për këtë kontratë është 30 mijë euro.

Mirëpo partia më e madhe opozitare këtë tender po e konsideron jo vetëm të panevojshëm, por edhe provokues për shkak të situatës së rëndë shëndetësore dhe ekonomike si pasojë e pandemisë COVID-19, raporton KOHA.

Koordinatori i Degës së PDK-së në Prizren, Jeton Bytyçi, ka theksuar se subjekti i tij ka kundërshtuar shpenzimin e mjeteve për dekorim, për shkak se qytetarët aktualisht kanë nevoja të tjera.

Sipas tij, PDK-ja ka propozuar që këto mjete financiare të orientohen për përkrahjen e nevojtarëve.

“Mjetet e destinuara për dekorim të qytetit të ndahen për familjet në nevojë, me asistencë sociale si dhe për studentët dhe nxënësit, që ti ndjekin mësimet e tyre në mënyrë sa më cilësore”, tha Jeton Bytyçi – Koordinator i Degës së PDK-së, Prizren.

Në anën tjetër, nënkryetari i Komunës së Prizrenit, Visar Shehu, ka sqaruar se bëhet fjalë për zbatimin e një projekti të planifikuar me buxhetin e vitit 2020, i votuar vitin 2019, kur rrethanat e krijuara nga pandemia nuk ekzistonin.

“Ne sivjet nuk kemi pas as rishikim të buxhetit për me i ndërrua pozicionet buxhetore, kështu që rrjedhimisht ne nuk mundemi me i ndërrua kodet buxhetore pa rishikim dhe çdo ndërhyrje apo keqpërdorim i kodeve buxhetore është keq klasifikim apo llogaritet si shkelje ligjore për shkak se buxheti është ligj”, tha Shehu.

Vitin e shkuar tenderi për dekorimin e Prizrenit për festat e fundvitit pati dështuar.

Komuna e Prizrenit dekorimin e qytetit vjet e pati bërë në bashkëpunim me bizneset lokale.

Rama publikon foto tjetër të Thaçit: Liria ka emër

0

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka publikuar një fotografi tjetër të ish-presidentit Hashim Thaçi, me mbishkrimin ‘’Liria ka emër’’.

Përderisa Thaçi me krerë të tjerë të UÇK’së po mbahen në Hagë, në anën tjetër po vazhdon përkrahja e tyre në mënyra të ndryshme nga të gjithë.

Mbi 17 mijë qytetarë të Kosovës mundën koronavirusin

0

Derisa javët e fundit po rritet numri i të infektuarve me Covid-19 në Kosovë, shumë qytetarë gjithashtu po fitojnë betejën me virusin vdekjeprurës.

Vetëm në 24 orët ë fundit sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës janë shëruar 193 pacientë.

Ndërkohë numri i përgjithshëm i të shëruarve deri në sot është gjithsej 17.055 raste.

Shqetësues vazhdon të mbetët numri i lartë i të vdekurve. Deri më sot është raportuar për 809 raste të vdekjes.

Që nga 13 marsi kur u raportuan rastet e para me koronavirus, numri total i rasteve pozitive është 28.616 nga 117.585 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2.

Aktualisht numri i rasteve aktive me Covid-19 është 10.752.

Në Prishtinë lulëzon biznesi me ilaqet për coronavirus, çmimet deri në 2 mijë euro

0

Remdesivir është njëri nga ilaqet që përdoret për trajtimin e COVID-19 i cili është duke u shitur me çmime të larta në barnatoret e Prishtinës.

Dy drejtorë të shëndetësisë nga Peja e Gjiani kishin denoncuar në Jeta në Komunë për çmimet e larta të barit në barnatoret e vendit ndërsa Ministria e Shëndetësisë ende nuk është duke i furnizuar spitalet me këtë bar.

KALLXO.com ka vizituar njërën nga barnatoret në kryeqytet për të parë se sa është duke u shitur bari Remdesivir.

Në bisedë me gazetaren që ka pyetur për çmimin e një ambulle me Remdesivir, ai thotë se kushton 180 euro, pesë ampulla 900 euro dhe10 ampulla 1800 euro.  Ai ofron zbritje prej pesë eurosh në ampullë nëse blehen 10 copa.

Ilaqi tjetër  Favipiravira i cili përdoret për COVID- 19 po ashtu  kushton 75 euro.

Nëse kalon afër Klinikës Infektive në QKUK dhe bisedon me familjarët e pacientëve të cilët gjenden brenda mureve të kësaj klinike do të dëgjosh rrëfime të ndryshme.

Në ballkonin e Infektivës ku po qëndronte një familjar, thotë se kanë blerë 10 ampullë Remdesivirë, një ampullë është blerë 200 euro, sipas kalkulimeve kuptojmë se 2000 euro janë harxhuar vetëm për këtë lloj ilaqi.

“10 ampulla i kam ble. 200 euro një ampullë”, tregon njëri nga familjarët.

Në anën tjetër, Ministria e Shëndetësisë thotë se janë në pritje për furnizim me barin Remdesivir.

KALLXO.com ka kontaktuar, Milaim Abdullahun, furnizuesin e barnatoreve, i cili ka thënë se tenderi për furnizim me Remdesivir ka dështuar për shkak se operatorët të cilët nuk e kanë fituar tenderin janë ankuar dhe për këtë arsye është shtyer tenderimi.

“Ministria e Shëndetësisë para një muaji e ka shpallë tenderin për Remdesivirë, ka pas në treg (nëpër barnatore) nga 180, 170,160 euro, mirëpo kur Ministria (e Shëndetësisë) e shpalli tenderin atëherë u tërhoqën të gjitha depot e barnatoreve sepse e kanë ditë që kur e blen ministria nuk iu shitet më. 16 kompani kanë aplikuar (në tenderin për remdesivirë) është shpallë fituesi mirëpo disa kompani shantazuese janë ankuar dhe kjo është arsyeja e stërzgjatjes”, ka treguar Abdullahu.

Ai gjithashtu tha se këto dy javë është rritur nevoja për Remdesivir.

“Këto dy javë është një vakum i madh sepse është aq krizë e madhe për Remdesivir në Kosovë sa që nuk është normale kjo” , tregoi tutje.

Në anën tjetër, Infektologu Salih Ahmeti e konfirmoi se pacientët e infektuar me coronavirus janë duke e blerë vet ilaqin Remdesivirë.

“Në rastet indikative po (është duke u përdorur Remdesivira) edhe Favipiravira (është duke u përdorur) Favipiravirën e kemi, Remdesivirën ende jo. Kemi premtime nga Ministria që do të furnizohemi, por tash po i blejnë (pacientët) vet”, tha Ahmeti për KALLXO.com.

Policia kthen ekipin serb të hendbollit në kufi, reagon Lista Serbe

0

Policia e Kosovës ka kthyer prapë në kufi një ekip të hendbollit që ishte nisur nga Serbia për në Kosovë.

Sportistët serbë kishin në plan të zhvillonin një ndeshje në Zubin Potok, por një gjë e tillë ndalohet me masat në fuqi në territorin e Republikës.

Bajram Krasniqi, zëdhënës i Policisë së Kosovës, për klankosova.tv ka thënë se kthimi i tyre u bë për dy arsye.

“Më 12.11.2020 në ora 15:20 në pikën kufitare Merdare (në hyrje RKS) ka ardhur një ekip i hendbollit për të zhvilluar ndeshje hendbolli në Zubin Potok. Duke u bazuar në masat anti COVID-19, është refuzuar hyrja e tyre në territorin e RKS-së”.

Ndërkaq, arsyeja e dytë është se lojërat ndërkombëtare me ekipe të vendeve tjera lejohen me leje të federatave përkatëse të sporteve nga Republika e Kosovës.

Por, për kthimin e serbëve të rinj ka reaguar Lista Serbe në Kosovë duke shtrembëruar arsyen e kthimit të tyre.

Kjo parti thotë se ata u kthyen me arsyen që sportistët përbëjnë “kërcënim për sigurinë politike dhe të brendshme” të Kosovës – ndryshe nga versioni zyrtar i policisë.

“Ndërsa e gjithë bota po lufton me pandeminë dhe pasojat që ajo ka në shëndetin, sektorin financiar, ekonomik dhe tërë jetën e qytetarëve, për disa në Prishtinë, përparësia është vendosja e barrierave për serbët dhe parandalimi i tyre nga një jetë normale”, thuhet në deklaratën e LS.

“E shohim një vendim absolutisht të papranueshëm për të parandaluar të rinjtë serbë që të luajnë ndeshje sportive dhe të garojnë me njëri-tjetrin. Nëse nuk është trishtuese, është qesharake, por të cilësosh një ndeshje sportive si një “kërcënim për sigurinë politike dhe të brendshme” është një marrëzi e paparë ndaj së cilës do të duhet të reagojnë përfaqësuesit ndërkombëtarë në Kosovë dhe Metohi, të cilët pretendojnë të jenë roje të të drejtave të njeriut dhe lirisë”.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort