Home Blog Page 5464

Sllovenia barazon rezultatin

0

Sllovenia ka barazuar rezultatin në 1-1 vetëm pesë minuta pasi Kosova kaloi në epërsi.

Ishte futbollisiti Kurtic në minutën e 63-të që barazoi rezultatin pas një aksioni mirë të ndërtuar nga sllovenët.

Gooool, Vedat Muriqi shënon Kosova në epërsi

0

Kosova po udhëheq 1:0 ndaj Sllovenisë në ndeshjen në Lubjanë. Një aksion model i lojtarëve të Kosovës solli golin e epërsisë.

Vedat Muriqi shënoi në minutën e 58-të. Ai realizoi pas asistimit të Bernard Berishës.

Mbi 670 gjoba shqiptohen për mosrespektim të masave kundër COVID-19

0

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 673 gjoba për mos respektim të Ligjit për COVID-19.

Numri i rasteve me coronavirus në vend gjatë javëve të fundit është rritur dukshëm. Vetëm të premten janë regjistruar 963 raste me COVID-19 duke shënuar numër rekord të rasteve në Kosovë brenda një dite.

Ndërsa sot Instituti Publik i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se 501 persona kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 në vend ndërsa 13 të tjerë kanë mbetur të vdekur.Ligji për parandalimin dhe luftimin e pandemisë së COVID-19 është miratuar më 14 gusht nga Kuvendi i Kosovës.

Gjobat për mosrespektim të Ligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID -19 fillojnë nga 35 deri në 2,000 euro, varësisht nga shkelja.

Ky është formacioni zyrtar i Kosovës përballë Sllovenisë

0

Është bërë i ditur formacioni zyrtar i Kosovës për ndeshjen e sontme kundër Sllovenisë, takim ky që zhvillohet në Lubjanë.

‘Dardanët’ për takimi që nis nga ora 20:45 do të zbresin me disa ndryshime nga ndeshja e fundit.

Aliti do të kthehet në pozitën e tij në qendër të mbrojtjes, kurse Vojvoda do të rikthehet si mbrojtësi i djathët, teksa Hadërgjonaj luan si mbrojtës i majtë.

Anel Rashkaj do të startojë nga fillimi, bashkë me Edon Zhegrovën dhe Bernard Berishën.

Edhe këtë ndeshja do ta drejtojë ndihmës-trajneri Muharrem Sahiti, pasi Challandes është ende pozitiv me koronavirus.

Muric, Vojvoda, Aliti, Rrahmani, Hadergjonaj, Kryeziu, Rashkaj, Zhegrova, V. Berisha, B. Berisha, Muriqi.

Sllovenia: Oblak, Stojanovic, Blazic, Mevlja, Balkovec, Vetrih, Kurtic, Bohar, Losric, Ilicic, Vukic.

Kosova: Muric, Vojvoda, Aliti, Rrahmani, Hadergjonaj
Kryeziu, Rashkaj, Zhegrova, V. Berisha, B. Berisha, Muriqi.

Filmimet nga masakra e Krushës, ja pse janë zhdukur

0

Në 4 prill 1999 BBC transmetoi disa pamje që tronditën botën. Bëhet fjalë për pamjet e asaj që njihet si Masakra e Krushës.

BBC tha në raportimin e atëhershëm se ka mundur t’i sigurojë pamjet ekskluzive të masakrës serbe ndaj shqiptarëve, nga një kameraman amator i cili duke vënë në rrezik jetën e nxori këtë video jashtë Kosovës.

Ai është Milaim Bllanica dëshmitar i masakrës së Krushës dhe banor i këtij fshati. Raportimi u bë nga gazetari George Alagiah.

Kjo kronikë e BBC pasoi shumë reagime. Robin Cook, sekretari për punët e jashtme i Britanisë së Madhe, shkoi vetë në Krushë, nga ku bëri deklaratën e mëposhtme:

“Unë ndihem i indinjuar thellë. Fajtorë janë jo vetëm ata që i bënë vrasjet por edhe ata që i urdhëruan vrasjet nga Beogradi”.

Më 25, 26 dhe 27 mars të vitit 1999, në fshatin Krushë të Rahovecit janë masakruar 241 persona, 7 fëmijë, 5 femra, ndërsa ende janë të pagjetur 64 persona

Sot 21 vite pas kësaj masakre, në Tiranë është duke u zhvilluar një debat, në qendër të të cilit është vendosur Lulzim Basha. Një sherr i zakonshëm i teatrit politik të Tiranës nga ata që do shuhen shpejt, për një tragjedi të jashtëzakonshme, shokuese, urdhëruesit e së cilës mbeten ende të pa ndëshkuar.

Po çfarë e lidh Bashën me filmimet e Masakrës së Krushës?

TCH sjell si provë një intervistë të Bellanicës, ku ai rrëfen se kasetën ia ka dorëzuar Lulzim Bashës, me premtimin që do hetohej, por ajo nuk përfundoi kurrë atje ku duhej dhe tani figuron e zhdukur si provë.

“Kur e kanë parë fillimisht regjistrimin, ata të BBC filluan të qanin. Kemi bërë një marrëveshje që të më largonin mua jashtë. Por nuk u bë asgjë. Më kanë marrë dhe më kanë çuar në një si sallon dhe më kanë regjistruar të gjithë deklaratën. Ata kanë marrë kopjen ndërsa origjinalin ja kam dhënë Lulzim Bashës” – ka thënë Bellanica.

Bellanica gjatë intervistës për TCH

Ai shton se e ka takuar edhe më pas Bashën (i ka shkuar në zyrë) dhe i ka kërkuar t’i kthejë mbrapsht kasetën, por ai e ka mohuar.

Vetë Basha i cili në atë kohë punonte në strukturat e misionit të OKB në Kosovë tha pak ditë më parë se nuk e njihte dhe nuk e kishte takuar asnjëherë Bellanicën.

Intervista e Bellanicës për TCH mund të shihet KËTU

Pas transmetimit në TCH, gazeta zyrtare e PD, Rilindja Demokratike e quan Bellanicën “të keqpërdorur” duke shtuar madje se vetë BBC e ka përgënjeshtruar, sipas tyre, këtë version.

Ndërkohë sot është shpërndarë një filmim ku shfaqet deputeti Dashamir Peza që njihet edhe si mik i Ramës. Në vitin 1999 Peza punonte si shoqërues dhe përkthyes i gazetarit britanik George Alagiah, autori i transmetimit në BBC.

Disa pamje të publikuara nga faqja online Hashtag marrë nga televizioni publik norvegjez provojnë prezencën e Dashamir Pezës gjatë takimit të gazetarit të BBC me Bellanicën.

Pamjet janë të datës 4 Prill 1999 dhe në to duken 3 persona: Gazetari britanik George Alagiah, dëshmitari Milaim Bellanica (në mes) dhe përkthyesi Dashamir Peza (në rreth)

Hashtag që drejtohet nga ish-gazetari i DITA, Habjon Hasani shkruan se “këto pamje kthejnë përmbys gjithë lojën e deritanishme dhe zbulojnë se shqiptari i parë që ka shtënë në dorë pamjet e plota filmike të Bellanicës në fakt është Dashamir Peza, miku i kryeministrit Edi Rama”.

Madje, sipas Hashtag, emrin e Pezës e ka përmendur dhe dëshmitari Bellanica për “Insajderin” në Kosovë, por Top Channel e ka fshehur këtë pjesë, sipas tij.

“Çka më vjen mas randi prej ish prokurorit të Shqipërisë, kam shku me e padit Dashamir Pezën, prokurori Arben Rakipi nuk më ka pranu në asnjë gjykatë në Tiranë me e ba padinë për Dashamirë Pezën që nuk më largun prej Shqipërisë, ata lekë që kanë qenë për mu i ka marrë tjetërkush.”, – është shprehur Bellanica.

Filmimi sot nuk gjendet më. Edhe BBC e ka hequr nga versioni online me justifikimin e pamjeve tronditëse.

Masat e reja antiCOVID në Austri, mbyllen shkollat dhe dyqanet

0

Austria do të mbyllë shkollat dhe dyqanet jo thelbësore, dy javë pasi bllokimi i pjesshëm nuk dhanë rezultate në parandalimin e përhapjes së COVID-19.Kancelari austriak, Sebastian Kurz, nëpërmjet një konference për media njoftoi se masat e reja do të hynë në fuqi që martën dhe do të zgjasin deri më 6 dhjetor, shkruan Euronews.

Lëvizja e lirë do të kufizohet në mënyrë rigoroze, gjithashtu do të kufizohet numri i stafit të punëtorëve në vende të ndryshme të punës, po do mbyllen pazaret e ndryshme dhe fitneset.

Të gjitha dyqanet do të mbyllen përveç dyqaneve të ushqimit, farmacive, bankave, zyrave postare dhe të tjerave që konsiderohen të domosdoshme.Kujtojmë se shkollat e mesme dhe universitetet tashmë ishin mbyllur, por nga java tjetër edhe shkollat fillore do fillojnë mësimin online.

Në Zvicër humb jetën nga goditja e trenit 15 vjeçari nga Malisheva

0

Rreth orës 8:00 të mëngjesit të sotëm, derisa tetë të rinj po prisnin që treni të kthehej në Neuchâtel në Zvicër, një 15-vjeçar u largua nga grupi dhe u drejtua për në shina. Ai nuk e vuri re hyrjen e një treni të Transportit Publik Freiburg në stacion dhe u godit nga pjesa e përparme e automjetit, tha policia kantonale e Fribourg në një deklaratë, shkruan 20 min.ch.
Raoortohet se i riu nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të shkaktuara nga goditja e trenit.

Ndërkohë mediat në Kosovë raportojnë se 15 vjeçari i goditur nga treni është me prejardhje nga Kosova. Bëhet fjalë për të riun A. R.

Këtë e ka konfirmuar për “Reporteri.net”, nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha.

“Po fatkeqësisht është e vërtetë”, ka thënë Berisha.

Mediat kosovare raportojnë se familja e 15 vjeçarit është nga fshati Panorc i Malishevës, dhe se ata janë zhvendosur në shtetin zviceran që nga paslufta.

Fondi për Rimëkëmbje vazhdon edhe vitin tjetër, Qeveria do ta rrisë atë me burime të jashtme

0

Qeveria e Kosovës do të ndihmojë bizneset dhe punëtoritë që janë prekur nga pandemia COVID-19.

Zyra e Kryeministrit përmes një komunikate lëshuar mediave ka njoftuar se edhe vitin e ardhshëm do vazhdohet me fondin për rimëkëmbje.

“Do të vazhdojmë edhe në vitin e ardhshëm me fondin për rimëkëmbje, i cili është paraparë fillimisht në shumë prej 182 milionë euro, por që do të rritet me burime të tjera të jashtme”.

“Shteti i Kosovës do t’u ndihmojë në tejkalimin e situatës”, thuhet në komunikatë, bizneseve, punëtorëve, bujqve, grave në biznes, komunitetet jo shumicë, familjet në asistencë sociale dhe të tjerëve.

Ndërkaq, ka radhitur edhe veprimet e ndërmarra për ta përballuar situatën në vend me COVID-19:

1. Në QKUK në Prishtinë dhe në spitale rajonale është ngritur në nivelin më të lartë mobilizimi i stafit shëndetësor:

a) Është organizuar orari i stafit shëndetësor në përputhje me numrin e pacientëve që mund të paraqiten në spitale,

b) Janë bërë planet operacionale të Klinikave në QKUK për të ofruar shërbime emergjente sipas prioriteteve,

c) Janë rritur kapacitetet me shtretër,

d) Janë rritur kapacitetet për furnizim me oksigjen të lëngshëm,

e) Është funksionalizuar Mjekësia Sportive ku janë fituar edhe 101 shtretër shtesë për pacientë me COVID-19,

f) Janë rritur kapacitetet për respiratorë duke shfrytëzuar hapësirat e Klinikës Endokrine që afërsi të Mjekimit Intensiv Qendror.

2. Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik po bënë një punë kolosale:

a) Janë rritur testimet në mbi 2,000 në ditë dhe pothuajse kushdo që ka nevojë arrin të testohet brenda ditës (nga muaji shkurt e deri më tani janë 122 mijë qytetarë, prej të cilëve 116 mijë janë testuar nga data 4 qershor e deri më sot),

b) Po bëhet gjurmimi i rasteve dhe është ndërtuar sistemi i hetimit epidemiologjik, që na mundëson parashikimin te zhvillimit të epidemisë dhe rrjedhimisht marrjen e masave të nevojshme me kohë,

c) Po mbikëqyren vazhdimisht shkollat duke testuar nxënësit dhe arsimtarët dhe duke marrë vendimet e nevojshme për secilin rast,

d) Po mbikëqyren kontaktet me ekipet në terren,

e) Po përgatitet analiza ditore e gjendjes në terren që ndihmon institucionet shëndetësore të marrin veprimet e nevojshme.

3. Ministria e Shëndetësisë, në koordinim me ministritë dhe institucionet e tjera të përfshira në menaxhimin e situatës me COVID-19:

a) Është duke mbështetur dhe koordinuar punën e të gjitha institucioneve shëndetësore,

b) po koordinon punën me partnerët ndërkombëtarë për mbështetjen që po e marrim me donacione dhe me këshilla,

c) Po punon në sigurimin e vaksinës krahas vendeve të BE-së,

d) Po koordinon veprimet me shtabet e komunave në veçanti në fushën e arsimit,

e) Ka bërë kategorizimin e komunave sipas numrit të të infektuarve dhe ka përcaktuar masat përkatëse,

f) Po koordinon ndërmarrjen e masave me grupet e interesit, si me oda ekonomike, me shoqata të ndryshme dhe grupe të tjera për të marrë vlerësimet e tyre për masat dhe për të kërkuar respektimin e tyre.

g) Inspektoratet dhe policia po punojnë ngushtë me komuna dhe institucione të tjera për të mbikëqyrë zbatimin e masave, duke punuar me orar të zgjatur.

h) Është ndarë buxhet shtesë për shëndetësi, për arsim dhe për komuna për tu përballur me gjendjen nga COVID-19.

4. Komunat kanë krijuar tanimë një sistem që funksionon plotësisht në mbikëqyrje të rasteve me COVID-19 në konsultim me institucionet qëndrore, janë funksionalizuar shtabet emergjente lokale, janë rritur kapacitetet e Qendrave Kryesore të Mjekësisë Familjare në bashkërendim të aktiviteteve me nivelin qendror etj.

Molliqaj për Kurtin: Po fërkon duart mbi humbjen e të tjerëve, për tu kthyer në pushtet

0

Kreu i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka krituar konferencën e sotme të liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit, duke e quajtur hipokrizi.

Sipas Molliqaj, arsyja e daljes së Kurtit në konferencë për medie për t’i mbrojtur ish-pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të arrestuar nga Gjykata Speciale, ka qenë presioni i pro-UÇK-së brenda VV-së.

Këtë paraqitje të Kurtit, lideri i PSD-së e krahasoi me sjelljet e një babait tradicional e patriarkal.

Postimi i plotë i Molliqajt:

FOLI LIGËSIA E KURTIT
Dy javë heshtje. Dy javë i nxorri piunët e tij për të vjellë vrerë kundër UÇK-së. Madje “Shko Hashim” i thoshte ish-drejtuesit të UÇK-së. Ndërsa sot paska dalë kinse në mbrojtje të saj.

Dy arsye qëndrojnë prapa hipokrizisë së Kurtit:E para është presioni i krahut pro-UÇK brenda elektoratit të VV-së, të cilët qartësisht ishin të pakënaqur me politikën reaksionare të Kurtit,

Kurse e dyta, është vetëdija e Kurtit që Gjykata Kushtetuese do ta rrëzojë Qeverinë Hoti ngase një prej deputetëve që e kishin votuar, nuk ishte legjitim. Kurti sot doli si baba dinak tradicional e patriarkal, që e shfrytëzon “vdekjen” e baballarëve të tjerë, për të synuar mbledhjen e përcjellësve të tyre rreth vetes.

Vetëm lojëra pushteti. Vetëm instrumentalizim. Asgjë më shumë. Këtu nuk ka as mbrojtje të UÇK-së e as të Kosovës. Kurti thjeshtë po fërkon duart mbi humbjen e të tjerëve. Mbi humbjen e UÇK-së. Kurti po fërkon duart që të kthehet në pushtet. Dhe për këtë synim po e përdorë tash edhe UÇK-në.

Pyetja ime është se kush do t’i nënshtrohet kësaj radhe Kurtit? LDK, apo PDK?

Ndërsa përgjigjja është e qartë: kushdo që i dorëzohet Kurtit, është duke ia dorëzuar Kosovën atij dhe është duke ia sjellë “Zajednicën” Kosovës.
Rikthimi eventual i Kurtit, në njërën anë rehaton krahun pro-UÇK brenda

VV-së, duke ua hedhur ndonjë asht simbolik e hipokrit si ky i sotmi, kurse në anën tjetër rehaton krahun anti-UÇK duke iu dhënë pozita ministrore – si më herët.

Kurti po kthehet jo për tu mbrojtur Kosova. As UÇK-ja. Por për tu kthyer “Zajednica”, popullizmi e tendenca autoritare.

501 raste të reja me koronavirus në Kosovë, 22 në Prizren

0
created by dji camera

IKSHPK njofton se gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1361 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 501 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 13 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prizren 3 raste (76, 70, 70 vjeç), Dragash 1 rast (42 vjeç), Drenas 1 rast (61 vjeç), Gjakovë 1 rast (83 vjeç), Gjilan 1 rast (77 vjeç), Kamenicë 1 rast (80 vjeç), Pejë 1 rast (81 vjeç), Podujevë 1 rast (68 vjeç), Prishtinë 1 rast (74 vjeç), Suharekë 1 rast (75 vjeç), Vushtrri 1 rast (75 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 29.117 raste nga 118.946 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 822 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 250 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 17.305 raste, kurse numri i rasteve aktive është 10.990.
Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 249 raste, Ferizaj 45 raste, Gjakovë 44 raste, Fushë-Kosovë 28 raste, Prizren 22 raste, Lipjan 17 raste, Obiliq 14 raste, Podujevë 14 raste, Drenas 9 raste, Mitrovicë 8 raste, Shtime 8 raste, Rahovec 6 raste, Malishevë 5 raste, Vushtrri 5 raste, Gjilan 4 raste, Pejë 3 raste, Skenderaj 3 raste, Suharekë 3 raste, Deçan 2 raste, Istog 2 raste, Kaçanik 2 raste, Viti 2 raste, Zveçan 2 raste dhe me nga 1 rast komunat Dragash, Junik, Kamenicë dhe Klinë.
Mbuloni gojën dhe hundën me maskë! Mbani higjienën! Respektoni distancën!

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort