Home Blog Page 5463

Vaksina gjermane mund të ruhet në frigorifer tre muaj

0
In this handout photo taken on Thursday, Aug. 6, 2020, and provided by Russian Direct Investment Fund, a new vaccine is on display at the Nikolai Gamaleya National Center of Epidemiology and Microbiology in Moscow, Russia. Russia on Tuesday, Aug. 11 became the first country to approve a coronavirus vaccine for use in tens of thousands of its citizens despite international skepticism about injections that have not completed clinical trials and were studied in only dozens of people for less than two months. (Alexander Zemlianichenko Jr/ Russian Direct Investment Fund via AP)

Së fundmi, kompania bioteknologjike gjermane “KjurVak” kumtoi se vaksina e saj kundër koronavirusit mund të ruhet në mënyrë të sigurt deri tre muaj në frigorifer të thjeshtë, që me siguri do të ndihmojë të shmanget pengesa e madhe logjistike kur bëhet fjalë për distribuimin e saj, transmeton albinfo.ch.

Duhet theksuar se vet kompania theksoi se ilaçi i saj, që është kandidat për vaksinën me bazë mRNA, CVnCoV, mbeti i qëndrueshëm dhe brenda specifikimeve të përcaktuara për të paktën tre muaj kur ruhet në pesë gradë Celsius dhe deri në 24 orë në temperaturën e dhomës kur përgatitet si vaksinë për përdorim.

Po ashtu, vlen të theksohet se transporti dhe ruajtja e vaksinave që kërkojnë temperatura ultra të ulëta për të qenë të qëndrueshme ka qenë subjekt i një debati intensiv dhe shqetësimi mbi realizueshmërinë, shpenzimet shtesë dhe prishjen”, tha Dr. Florian fon der Mulbe i “KjurVak”.

Ai shtoi se kompania ishte “shumë e inkurajuar nga qëndrueshmëria e jashtëzakonshme e kandidatit tonë për vaksinën Covid-19” kur ruhet në frigorifer standard, si dhe në temperaturën e dhomës.

“Ky kompaktibilitet gjithashtu potencialisht lejon ruajtjen e decentralizuar dhe mund të lehtësojë ndjeshëm përpjekjet e vaksinimit në shkallë të gjerë gjatë pandemisë aktuale,” shtoi von der Mulbe. /Albinfo.ch

Çfarë zbuloi një studim për kohën e paraqitjes së Covid-19

0

A kishte mundësi që Covid të ishte shfaqur që në verën e vitit 2019, para se të ishte identifikuar në Kinë
Sipas një studimi të fundit të bërë në Itali, thuhet se hamendësimet që koronavirusi ka qarkulluar në Evropë shumë përpara se të deklaroheshin zyrtarisht rastet e para janë ngritur prej kohësh. Por, një studim i ri, i kryer në Itali nga Instituti Kombëtar i Tumoreve, e çon shumë më përpara kohën e qarkullimit të virusit, përcjell albinfo.ch.

Referuar kësaj, studimi i botuar në nëntor me firmën e drejtorit të këtij instituti, Giovanni Apolone, zbulon se në shtator 2019, 14% e mostrës së ekzaminuar tregoi antitrupa ndaj koronavirusit SARS-Cov-2. Me fjalë të tjera, koronavirusi që tani është në valën e dytë të tij në pjesën më të madhe të botës, ka qarkulluar në Itali shumë përpara shkurtit dhe ndoshta që nga vera 2019-ës.

Origjina e kërkimit

Gjithçka nisi në kontekstin e testimit për kancerin e mushkërive, një projekt me emrin “Smile”, i cili nga shtatori 2019 deri në mars 2020 regjistroi 959 vullnetarë të shëndetshëm për t’iu nënshtruar skanimit CT të mushkërive dhe testeve të gjakut.

Lajmi për epideminë kineze në janar dhe mbërritja në Itali në shkurt ndezi interesin e studiuesve të Institutit Kombëtar të Kancerit, të cilët së bashku me kolegët nga universitetet e Milanos dhe Sienës kryen testin serologjik në të gjitha mostrat e gjakut që ishin marrë për fushatën “Smile”.

Rezultati: nga 959 mostra, 111 ishin pozitive për imunoglobulinën G (16 raste) ose për imunoglobulinën M (97 raste). Nga këto, 111 raste pozitive, 23 datojnë në shtator, 27 në tetor, 26 në nëntor, 11 në dhjetor, 30 në janar dhe 21 në shkurt. Edhe shpërndarja gjeografike e tyre është interesante. Ato vijnë nga 13 rajone, gjysma nga Lombardia, e ndjekur nga Piemonte, Lacio, Emilia-Romanja, Toskana, Veneto.

Të dhëna të tjera

Nga 111 raste pozitive, 6 rezultuan pozitivë për antitrupa që neutralizojnë virusin, 4 prej të cilave ishin tashmë në fillim të tetorit. Kjo mund të jetë e dhëna më e rëndësishme. Një prevalencë pozitive më e madhe se 10%, në fakt, nuk duket se pajtohet me studimet serologjike të mëvonshme, siç është studimi kombëtar i kryer nga ISTAT-ISS, që nxori 2.5% të popullsisë.

Virusi në qarkullim që prej verës së kaluar dhe sëmundjet atipike të mushkërive

Këto të dhëna konfirmojnë dyshimet për qarkullimin e virusit në Itali shumë para 20 shkurtit, ndoshta nga vera e vitit 2019.

“Që nga nëntori 2019, shumë mjekë të përgjithshëm kanë filluar të raportojnë shfaqjen e simptomave të rënda të frymëmarrjes tek të moshuarit dhe personat vulnerabël me bronkit atipik bilateral, i cili i është atribuar, në mungesë të lajmeve për virusin e ri, disa formave agresive të gripit sezonal”, kujton studimi.

Studimi në fjalë provon që këto raste nuk ishin forma të rënda të gripit sezonal, por shenjat e para të Covid, një sëmundje e re që askush nuk e vuri re derisa Kina ngriti alarmin në fund të vitit 2019.

Nuk respektuan rregullat anti-Covid, policia u jep gjoba 622 qytetarëve

0

Policia e Kosovës njofton se ka shqiptuar tiketa për 622 persona që nuk respektuan masat anti-Covid.
603 tiketa trafiku u shqiptuan nga policia brenda 24 orëve të fundit.

Në ditën e fundit u shkaktuan 26 aksidente, 14 me të lënduar kurse 12 me dëme materiale.

Policia poashtu ka arrestuar 17 persona, kurse 14 i ka dërguar në mbajtje

Për shkak të mungesës së energjisë elektrike disa lagje në Prizren do të kenë ndërprerje të furnizimit me ujë

0

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” në Prizren, përmes një komunikate për media ka njoftuar se nga data 16.11.2020 duke filluar prej ores 17:00 në bazë të njoftimit për ndërprerje të energjisë elektrike nga ana e Kompanisë KEDS tek 40 Bunarët, pa furnizim të ujit do të mbesin :

Lagjja Dardania
Kurilla pjesërisht
Rr. Ukë Bytyqi

Me rikthimin e energjisë elektrike, do të rikthehet edhe furnizimi i rregullt me ujë të pijes, thuhet në njoftimin e KRU “Hidroregjioni Jugor”.

Ka ndërruar jetë ish-ushtari i UÇK-së, Bajram Popaj

0

Bajram Popaj, ish ushtar i UÇK-së ka ndërruar jetë.Këtë e bëri të ditur kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi i cili thotë se Popaj ishte një nga luftëtarët e parë të luftës për liri.
Ky është postimi i tij i plotë:

BAJRAM POPAJ E KREU ME NDER MISIONIN E ÇLIRIMIT TË ATDHEUT
Lufta jonë për liri nuk do të kishte peshën që pati pa kontributin e luftëtarit të orëve të para Bajram Popaj. Ai gjatë gjithë jetës ishte në anën e duhur të historisë dhe ashtu mbeti deri në fund. Trishtimi kaplon shpirtin dhe fjalët vështirë të renditen për një shok e luftëtar të denjë lirie.

Pesha e dhembjes rëndon në shpirtin tonë, sepse Bajrami ishte guri që shkëlqente në mozaikun e shoqërisë tonë. E donte jetën dhe për të luftoi fort, ngase dëshironte që ende të kontribuonte për vendin e tij, që aq shumë e deshi dhe rrezikoi jetën e gjithçka që pati.

Përkushtimi i Bajramit për lirinë dhe ndërtimin e ushtrisë së Kosovës, për rindërtimin dhe ndërtimin e zhvillimin e vendit tonë, mbeten shëmbëlltyrë. Ishte nga ata veprimtarë që imponohen me fjalën e urtë, me maturinë në komunikim, me mirëkuptimin e tolerancën, me dashurinë e pakushtëzuar për mikun dhe me cilësitë më të mira që e karakterizojnë një njeri me vlera njerëzore e atdhetare.

Bajrami e meriton nderimin dhe respektin e shoqërisë, ai meriton mirënjohjen tonë për ato që ka bërë për këtë vend, prandaj i përkulemi jetës dhe veprës së një veprimtari e atdhetari shembullor.Ngushëllime të sinqerta familjes së nderuar Popaj, shokëve, bashkëluftëtarëve dhe gjithë bashkëqytetarëve!Pusho në paqen e përjetshme, shoku e bashkëluftëtari ynë. Lavdi e nderim jetës e veprës së luftëtarit dhe njërit prej drejtuesve ushtarak të paepur në luftë e në paqe, Bajram Popaj!

Kush janë prokurorët që po hetojnë ish-pjesëtarët e UÇK-së

0

Dhomat e Specializuara të Kosovës deri më tani kanë ngritur aktakuzë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit, Jakup Krasniqit si dhe Salih Mustafës. Këta akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Hetimet ndaj këtyre ish-pjesëtareve të UÇK-së, i ka kryer një grup prokurorësh me karrierë të gjatë në hetime penale, sidomos krime të luftës, krime kundër njerëzimit, si dhe veprave të tjera penale që lidhen me korrupsionin dhe trafikimin me njerëz.

Disa prej prokurorëve që janë paraqitur deri më tani në gjykatore kanë punuar më parë në Kosovë. Disa prej tyre kanë hetuar ish-pjesëtarë të UÇK-së për afera korruptive, si dhe vrasje.

Por, kush janë këta prokurorë?

Jack Smith

Prokuror i Specializuar

Jack Smith u emëruar në postin e Prokurorit të Specializuar në shtator të vitit 2018.

Jack Smith gjatë seancës ku Kadri Veseli bëri paraqitjen e parë para Dhomave të Specializuara.
Jack Smith gjatë seancës ku Kadri Veseli bëri paraqitjen e parë para Dhomave të Specializuara.
Smith ka një karrierë të gjatë në hetimin e krimeve të profilit të lartë politik në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Nga viti 2008 deri më 2010, Smith ishte koordinator për hetime në Zyrën e Prokurorit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare (GJPN).

Në këtë pozitë, ai mbikëqyri hetime delikate të zyrtarëve të qeverive të ndryshme dhe të milicisë, për krime lufte, krime kundër njerëzimit dhe gjenocid.

Nga 2010-2015 drejtoi seksionin për integritet publik në Departamentin e Drejtësisë së SHBA-së, ku mbikëqyri procedimin e çështjeve të ndërlikuara për korrupsion publik anembanë Shteteve të Bashkuara.

Prej 2015 deri 2017 veproi si ndihmësprokuror i parë federal dhe ushtrues i detyrës së prokurorit federal për rajonin e mesëm në Tenësi.

Derisa punonte në Uashington, Smith mbikëqyri çështjet e korrupsionit kundër ish-guvernatorit të Virxhinias, Bob McDonnell, ish-anëtarit të Dhomës së Përfaqësuesve, Rick Renzi, dhe kryetarit të Asamblesë së Nju Jorkut, Sheldon Silver.

Alex Whiting

Zëvendës i Prokurorit të Specializuar

Whiting është shef i hetimeve të Zyrës së Prokurorit të Specializuar. Ka një përvojë të gjatë në fushën e ndjekjeve penale duke përfshirë periudhën e punës për Gjykatën Penale Ndërkombëtare dhe Tribunalin Penal Ndërkombëtarë për ish-Jugosllavinë.

Alex Whiting
Alex Whiting
Whiting ka hetuar edhe më herët ish-pjesëtarët e UÇK-së. Këtë e ka bërë nga viti 2002 deri më 2007 ku ishte prokuror kryesor në rastin gjyqësor ndaj Fatmir Limajt, Isak Musliut, dhe Haradin Balajt.

Po ashtu, në kuadër të Tribunalit të Hagës për ish-Jugosllavinë, Whiting, ishte prokuror kryesor edhe në rastin ndaj ish-liderit të serbëve të Kroacisë, Millan Martiq dhe Dragomir Millosheviqit, i dënuar me 35 vjet për bombardimin e Sarajevës.

Në SHBA, Whiting ka mbajtur pozita të rëndësishme ku kryesisht ka hetuar çështje të krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Alan Tieger

Prokuror kryesor në rastin Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi.

Alan Tieger gjatë një seance në Dhomat e Specializuara në Hagë.
Alan Tieger gjatë një seance në Dhomat e Specializuara në Hagë.
Alan Tieger është Prokuror i lartë i Zyrës së Prokurorit të Specializuar, me shtetësi amerikane dhe përvojë të gjerë si në Shtetet e Bashkuara, ashtu edhe në Tribunalin Ndërkombëtar Penal për ish-Jugosllavinë.

Tieger është marrë me hetimin e krimeve në hapësirat e ish-Jugosllavisë. Ka qenë prokuror kryesor në raste shumë të rëndësishme në proceset gjyqësore ndaj gjeneralit kroat, Ante Gotovina, liderit të serbëve të Bosnjes, Radovan Karaxhiqit, Momçillo Krajishnikut, Darko Mërgjas dhe Biljana Pllavshiqit.

Po ashtu, Tieger ka qenë i përfshirë në gjykimin e rastit të Dushko Tadiqit si dhe në çështjen gjyqësore të Ratko Mlladiqit, i cili u dënua me burgim të përjetshëm.

Tieger ka punuar po ashtu si prokuror federal në Seksionin Penal të të Drejtave Civile në Departamentin e Drejtësisë të Shteteve të Bashkuara nga viti 1987 deri më 1994, ku procedoi çështje të dhunës racore dhe brutalitetit policor në të gjithë vendin.

Për çfarë akuzohen Thaçi, Veseli, Selimi, Krasniqi?
Prokuroria akuzon Thaçin, Veselin, Krasniqin dhe Selimin për kryerjen e krimeve të luftës ndaj qindra civilëve dhe personave që nuk merrnin pjesë aktive në luftime.

Në aktakuzë pretendohet se nga marsi i vitit 1998 deri në shtator të 1999, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi dhe anëtarë të tjerë të “ndërmarrjes së përbashkët kriminale kanë ndarë qëllimin e njëjtë për të marrë dhe ushtruar kontrollin në gjithë Kosovën me të gjitha mjetet, përfshirë edhe frikësimin, keqtrajtimin, ushtrimin e dhunës dhe eliminimin e atyre që i konsideronin kundërshtarë”.Aktakuza kundër Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit

Prokuroria pretendon se viktimat ishin kryesisht njerëz që gjatë kohës së luftës perceptoheshin si bashkëpunëtorë të forcave serbe, të zyrtarëve apo institucioneve shtetërore apo edhe që nuk mbështesnin qëllimet e UÇK-së.

Kjo, sipas aktakuzës, përfshinte edhe personat e lidhur me Lidhjen Demokratike të Kosovës – LDK dhe persona të etnisë serbe, rome dhe etnive tjera”.

David Harbach

Prokuror

Harbach u pjesë e Zyrës së Prokurorit të Specializuar në shtator të vitit 2019, ku ushtron pozitën e prokurorit.

Ai ka një karrierë të gjatë të punës në SHBA.

Një prej pozitave të tij më të rëndësishme është ajo e Prokurorit në Uashington të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Po ashtu, në vitet 2014 dhe 2015 ka qenë këshilltar i Posaçëm i Drejtorit të Byrosë Federale të Hetimeve – (FBI) në Uashington.

Valeria Bolici

Prokurore në rastin e Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt

Për disa vjet, Bolici ka punuar për Misionin Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë – (EULEX).

Ajo njihet sidomos për rastin gjyqësor të njohur si “Medicus”, ku të dyshuarit akuzoheshin për trafikim me qenie njerëzore, krim të organizuar dhe lëndim të rëndë trupor.

Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj u arrestuan më 25 shtator nga Dhomat e Specializuara të Kosovës, ku më pas u transferuan në qendrën e ndalimit në Hagë.

Gucati e Haradinaj akuzohen “për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, përkatësisht për frikësim të dëshmitarëve, hakmarrje dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës”.

Cezary Michalczuk

Prokuror në rastin Salih Mustafa

Prokurori Cezary Michalczuk është i njohur për publikun kosovar, pasi ka punuar për Misionin Evropian për Sundim të Ligjit – (EULEX).

Michalczuk ishte prokuror në rastin e njohur si “Grupi i Drenicës” ku të akuzuar ishin Sylejman Selimi, Sami Lushtaku, Sabit Geci, Ismet Haxha, Sahit Jashari, Jahir Demaku dhe Avni Zabeli.

Në këtë rast, Michalczuk udhëhoqi hetimet pas largimit të prokurorit italian, Maurizio Salustro.

Michalczuk ka udhëhequr hetimet për dyshimet për korrupsion lidhur me kompaninë publike Korporata Energjetike e Kosovës – (KEK), si dhe ngriti aktakuzën ndaj ish-prokurorit Special të Kosovës, Nazmi Mustafi, në vitin 2012.

Andrew Carney

Prokuror

Andrew Carney, po ashtu, ka qenë pjesë e Misionit Evropian për Sundim të Ligjit – (EULEX).

Carney, sa ishte prokuror i EULEX-it, arriti që ta dërgonte para gjykatës Enver Sekiraqën, i cili u akuza për shtytje në vrasjen e pjesëtarit të Policisë së Kosovës, Triumf Riza.

Këtë rast, Carney e trashëgoi nga një koleg i tij, porse pavarësisht kësaj, arriti që ta bindë gjykatën se Sekiraqa ka shtyrë një person për të vrarë policin Riza.

Në gjykimin e parë, Riza u dënua me 37 vjet burgim. Ky rast më vonë shkoi në rigjykim dhe Sekiraqa u dënua me 30 vjet burgim.

Silvia D’Ascoli

Prokurore

D’Ascoli është juriste italiane dhe prokurore në fushën penale ndërkombëtare.

Nga viti 2007 deri 2016, ka punuar në Zyrën e Prokurorit të Tribunalit Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë, si dhe ka qenë e përfshirë në hetimet ndaj gjeneralit serb, Ratko Mlladiq.

Përveç këtyre prokurorëve, në kuadër të Prokurorisë së Specializuar ka edhe prokurorë të tjerë, mirëpo ata ende nuk janë paraqitur para gjykatës.

Avokatët e ish-pjesëtarëve të UÇK-së
Deri më tani Dhomat e Specializuara kanë konfirmuar aktakuzën për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin, Rexhep Selimin, si dhe Salih Mustafën.

Këta ish-pjesëtarë të UÇK-së, kanë angazhuar avokatë mbrojtës që kanë një karrierë të gjatë, sidomos në fushën e krimeve të luftës dhe krimeve kundër njerëzimit.

InfografikëKush janë avokatët e ish-pjesëtarëve të UÇK-së?
Këta avokatë kanë fituar raste të njohura që lidhen me krimet e luftës duke përfshirë gjenocidin në Ruandë, vrasjet në luftërat e hapësirave të ish-Jugosllavisë, si dhe krimet lufte të kryera në vende të ndryshme të botës.

Ndër avokatët më të njohur që kanë angazhuar ish-pjesëtarët e UÇK-së janë ai i ish-presidentit Hashim Thaçi, amerikani Pierre – Richard Prosper, britaniku David Hooper, avokatët e Kadri Veselit, Ben Emmerson, Andrew Cayley, si dhe avokati i Rexhep Selimit, David Young. /REL/

​Rreth 11 mijë raste aktive me COVID-19

0

Rreth 119 mijë persona të dyshimtë me virusin SARS-COV-2 janë testuar në të gjithë vendin nga fillimi i pandemisë e deri 14 nëntor. Prej tyre, janë konfirmuar 29,117 raste pozitive.

Deri më tani, betejën e tyre me sëmundjen COVID-19 e kanë humbur 822 qytetarë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve është gjithsej 17.305 raste.

Në të gjithë vendin, numri i rasteve aktive është 10.990.

Institucionet vijojnë të këshillojnë të gjithë qytetarët që të kenë kujdes.

“Mbuloni gojën dhe hundën me maskë! Mbani higjienën! Respektoni distancën!”, janë këshillat që vijnë prej tyre.

Sot protestojnë punëtorët e Telekomit, shkak bllokimi i xhirollogarive

0

Punëtorët e Telekomit të Kosovës protestojnë si dhe do të fillojnë grevën e përgjithshme para Qeverisë së Kosovës lidhur me bllokimin e llogarive bankare.Federata e Sindikatave të Pavarura të Postë Telekomit të Kosovës (FSP-PTK) ka deklaruar se në vitet e fundit ka bërë maksimumin në denoncimet për kontratat e dëmshme dhe faktorët që kanë ndikuar në gjendjen aktuale të kompanisë, denoncime këto që i ka bërë në Prokurorin e Shtetit dhe përmes mediave.Kompania Dardafon (ish-Zmobile) ka qenë dhe është kontratë kriminale, e cila Telekomit i ka shkaktuar humbje mbi 200 milion euro, thuhet në njoftim.

“Me datën 26.10.2020 për herën e dytë, Telekomit të Kosovës nga zhvatësit Devollet i janë bllokuar llogaritë bankare. Bllokimi i dytë brenda 3 muajve dhe tërheqja e mjeteve financiare, ka rrezikuar operimin e kompanisë dhe mirëqenien e punëtoreve.”
”Prej datës 26.10.2020 e deri me tani, FSP-PTK ka bërë përpjekje për zgjidhjen e kësaj gjendje përmes dialogut social, mirëpo Aksionarit (Qeverisë të Republikës së Kosovës) nuk i kanë marre parasysh kërkesat tonë për një zgjidhje emergjente, që çon në ruajtjen e kompanisë, punëtorëve dhe rendit publike në Kosovë”, ka thënë FSP – PTK.FSP-PTK thotë se shkatërrimi i Telekomit ka ardhur nga Qeveritë dhe kjo gjendje duhet të zgjidhet nga Qeveria sepse Qeveria duhet të merr përgjegjësi për pasurinë që menaxhon, kur dihet se Telekomi i Kosovës është pasuri e qytetarëve të Kosovës.

FSP-PTK ketë gjendje e cilëson Alarm i Kuq, sepse në çdo moment janë duke u rrezikuar mbi 1 milion konsumatorë të Telekomit e pagat e punëtoreve.”Prandaj, neve si punëtore nuk kemi rrugëdalje tjetër, vetëm të protestojmë, protestojmë dhe protestojmë, përkundër masave që ka ndërmarre Qeveria për ruajtjen nga COVID-19″, ka deklaruar në fund FSP – PTK.

Sulme kibernetike ndaj kompanive që prodhojnë vaksinën anti-covid

0

Hakerë nga Rusia dhe Koreja e Veriut kanë tentuar të kryejnë sulme kibernetike ndaj kompanive që po punojnë për të prodhuar vaksinën anti-covid.Lajmi është konfirmuar nga Microsoft, që ka deklaruar se një grup rus dhe dy grupe të Koresë së Veriut kanë qenë të përfshirë në sulmet e fundit kibernetike.

Hakerat synonin të merrnin të dhënat për kërkimet e vaksinës. Sipas Microsoft, u zbuluan përpjekje për të hyrë në sistemet kompjuterike të ndërmarrjeve farmaceutike.

Studiuesit e vaksinave anti-covid në Kanada, Francë, Indi, Korenë e Jugut dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës ishin në shënjestër të këtyre sulmeve.Një nga grupet e hakerave të Koresë së Veriut kishte dërguar email duke pretenduar se ishin zyrtarë të Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe kishte kërkuar që të dorëzonin letrat kredenciale. Disa përpjekje dështuan, tha Microsoft, ndërsa disa të tjera rezultuan të suksesshme.

Zemaj viziton Klinikën Infektive, apelon qytetarët për kujdes

0

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se tash e nëntë muaj brenda 24 orëve në shtatë ditë të javës Klinika Infektive është epiqendra e pacientëve të infektuar me COVID-19.

Zemaj sonte vizitoi Klinikën Infektive në QKUK prej ku thotë se ekipi i mjekëve dhe personeli shëndetësorë, edhe pse me numrin e madh të pacientëve, asnjëherë nuk janë dorëzuar, njofton Klan Kosova

Mes tjerash Zemaj u bëri thirrje qytetarëve që ta ruajnë vetën nga virusi pasi kështu e ruajnë familjen dhe shtetin.

Postimi i plotë i Zemajt:

24 orë në ditë, 7 ditë të javës, tash e nëntë muaj, Klinika Infektive është epiqendra e pacientëve të infektuar me Covid 19.

Ekipi i mjekëve dhe personeli shëndetësor, me drejtoreshën, Dr. Lindita Ajvazi Berisha në krye, edhe pse me numrin e madh të pacientëve, asnjëherë nuk u dorëzuan.

Stafin dhe punonjësit e Klinikës Infektive i falënderoj dhe siguroj që po bëjmë të pamundurën që të infektuarve të hospitalizuar me Covid 19, mos t’u mungojë asgjë.

Të gjithë, në një vijë të përbashkët, dje ,sonte e neser, duke i respektuar të gjitha masat dhe vendimet, arrijmë sukses.

Ruaje veten nga virusi, ashtu e ruan familjen dhe shtetin.

Barte maskën!
Ruaje distancën!
Mbaje higjienën

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort