Home Blog Page 5462

Kjo është lista e përfituesve të OJQ-ve dhe individëve nga fusha e rinisë dhe sportit

0

Në faqen e Komunës së Prizren është publikuar vendimi preliminar për subvencionimin e OJQ-ve dhe individëve nga fusha e sportit të cilët kanë përfituar për mbështetje financiare nga Komuna e Prizrenit për vitin 2020, raporton TV Prizreni

Ky është vendimi dhe lista e përfituesve të Ojq-ve dhe individëve nga fusha e rinisë dhe sportit

Duke u bazuar në Thirrjen publike të datës 13.10.2020 për organizatat jo-qeveritare të regjistruara në Republikën e Kosovës dhe individët që veprojnë në Komunën e Prizrenit, programi i punës i të cilave është i fokusuar në fushën e Rinisë dhe Sportit, në vendimin e Kryetarit të Komunës me Nr.01/060-05-
0033139/20 të datës 21.04.2020, në nenin 10, 11, 16, 18, 20 dhe 21 të Rregullores me nr. 04/2017 mbi kriteret, standardet dhe procedurat e financimit publik të OJQ-ve, pas takimeve të mbajtura dhe shqyrtimit të aplikacioneve të OJQ-ve dhe Individëve nga fusha e Rinisë dhe Sportit, Komisioni për shqyrtimin dhe vlerësimin e kërkesave, aplikacioneve, (projekteve) të ojq-ve dhe individëve nga fusha e rinisë dhe sporiti të cilët kanë aplikuar në thirrjen publike për mbështetje financiare për vitin 2020, me datë 12.11.2020 ka
marrë këtë:

 

 

https://kk.rks-gov.net/prizren/wp-content/uploads/sites/26/2020/11/Lista-preliminare-e-perfituesve-te-subvencioneve-ne-fushen-e-risine-dhe-sportit.pdf

Bilbordi “Liria ka emër”, reagojnë edhe nga Beogradi

0

 

Një baner i madh për UÇK-në e vendosur në Graçanicë të Kosovës, qytetezë e banuar nga pakica serbe ka sjellë reagimin e ashpër të Beogradit.Televizioni shtetëror Serb RTS e cilëson banerin si “provokim”. Baneri që ka si gravurë portretin e Adem Jasharit ka të shkruar edhe slloganin “Liria ka emër: UÇK”.
Sipas RTS, serbët që jetojnë në Graçanci janë të shqetësuar dhe e perceptojnë billbordin si një provokim dhe presion të drejtpërdrejtë para fillimit të procedurave gjyqësore kundër ish-udhëheqësve të UÇK-së.

Me këtë rast, drejtori i Zyrës së Kosovës në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç, deklaroi se ai baner është “kërcënim i hapur për sigurinë e serbëve në pjesën qendrore të Kosovës dhe provokim që tregon se shqiptarët janë ende larg distancimit të sinqertë nga krimet e kryera në emër të tyre”.

Sulmuan policët në Suharekë , arrestohen dy persona

0

Janë arrestuar dy qytetarë në Suharekë pasi që të njëjtit kanë fyer rëndë si dhe kanë sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë.Sipas policisë me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

“Suharekë 15.11.2020 21:20. Janë arrestuar dy të dyshuar m/k, pasi që të njëjtit kishin fyer rëndë pastaj sulmuar fizikisht dy zyrtarët policorë m/k, duke iu shkaktuar lëndime trupore”, është bërë e ditur në raportin 24-orësh të PK-së.

Të përdoret çaji i zi çdo ditë dhe do vërehen këto ndryshime

0

Në bazë të një studimi të fundit amerikan, është vërtetuar se vetëm disa gota çaj në ditë ulin për 31% rrezikun e kancerit të vezoreve. Hulumtuesit analizuan dietat e më shumë se 170.000 grave të moshës 25 deri 55 vjeç, për më shumë se tri dekada.

Pas analizimit të pyetësorëve, ka rezultuar që gratë, të cilat konsumojnë sasi të larta të ushqimeve që përmbajnë flavonoide, që janë antioksidantë që gjenden në çajra, agrume, fruta dhe lëngje, kishin më pak gjasa për t’u prekur nga kanceri i vezoreve.

Veçanërisht, hulumtuesit zbuluan se çaji i zi është mbrojtës ndaj këtij lloji të kancerit tek femrat. Por përfitimet potenciale të çajit të zi nuk ndalen me uljen e rrezikut të kancerit të vezores. Më poshtë do t’i paraqesim tri gjërat më të habitshme, që mund t’i bëj ky lloj çaji:

Ulë tensionin e gjakut– një analizë e re, e bërë me një numër të madh të pjesëmarrësve, ka vërtetuar se njerëzit që pinë çaj të gjelbër apo të zi çdo ditë për 12 javë më radhë, e kishin presionin me të ulët të gjakut, në krahasim me ata që nuk e konsumojnë këtë çaj.

Ulë rrezikun e kancerit të pankreasit– një studim tjetër ka vërtetuar edhe ndikimin e çajit të zi në uljen e rrezikut për kancer të pankreasit.Zvogëlon stresin– çaji i zi dhe ai i gjelbër ndihmojnë shumë edhe për t’u qetësuar. Këta dy lloje të çajit zvogëlojnë dukshëm stresit dhe ankthin./EO

Ibrahim Tatlises rikthehet pas 9 vjetësh në ekran, kjo është kënga që e këndoi [VIDEO]

0

ëngëtari turk me renome ndërkombëtare, Ibrahim Tatlises është rikthyer me emisionin e tij të famshëm “IBO SHOW”, pas 9 vjetësh mungesë.

Ibo këndoi këngën e tij të famshme “Haydi Soyle”, shkruan Gazeta Express.

 

Në emisionin e tij të parë pas mungesës së gjatë, ai pati mysafirë disa nga emrat e njohur të muzikës në Turqi, duke përfshirë edhe këngëtaren, Sibel Can. Më këtë të fundit pati edhe një duet gjatë emisionit.

 

Naftëtarët kërkojnë shfuqizimin e udhëzuezimeve të ministrisë, thonë se po dëmtohen me miliona euro

0

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Berat Rukiqi, së bashku me kryetarin e Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani, kanë mbajtur konferencë shtypi lidhur me udhëzimet e MTI-së, që po konsiderohen të padrejta nga kjo shoqatë.Rukiqi ka thënë se udhëzimet që kanë ardhur në kohë të pandemisë kanë krijuar efekt financiar milionësh në dëme të bizneseve.

“Ne jemi të shqetësuar në zhvillimet që lidhen me vendimet e ndryshme në raport me kompanitë e sektorit privat, por kohëve të fundit me një vendimmarrje pa asnjë konsultë që po ndikon në sektorin e naftës. Në kohë pandemie janë tri masa të ndryshme që kanë efekte milionëshe në sektorin e naftës”.

“Krijohet përshtypje që këto kompani kanë mjete pa kufij dhe me këto mendohet që duhet me u përmbush kërkesa e ministrive të ndryshme. Këto vendime e rrisin koston e operimit të tyre që në pandemi janë dëmtuar shumë. Në kohë të pandemisë kur ne kemi bërë përpjekjeje që të mos ketë ndëshkime, gjoba apo kërkesa për ndonjë taks shtesë, vijnë tri udhëzime brenda një viti që krijojnë efekt financiar milionësh në dëme të këtyre bizneseve”.

Rukiqi ka thënë se pastrimi i rezervarëve duhet të bëhet përmes normave ndërkombëtare. Tutje ai ka thënë se këto udhëzime janë nënshkruar pa konsultë me shoqatën.“Udhëzimi për pastrimin e rezervuarve, ne nuk jemi duke kërkuar asgjë më shumë vetëm që të bëhet sipas normave ndërkombëtare. Nga një kosto 10 euro tash brenda pandemisë është nënshkruar udhëzimi administrativ nga 10 euro në 26 euro”.

“Nëse vazhdon kjo praktikë pa konsultë atëherë nuk ka vendimmarrje vetëm në bllokim të institucioneve deri më veprime protestuese që mund të definohen më vonë. Ne do të kërkojmë takim me kryeministrin, se nëse qeveria merr vendim për uljen e barrierave dhe secila ministri i bien në mend diçka për me krijuar diçka të re kjo nuk funksionin dhe bizneset do të veprojnë sipas vendimeve adekuate që i ka”.Kryetar i Shoqatës së natarëve Fadil Berjani ka kërkuar që udhëzimet e MTI-së të shfuqizohen, raporton EO.

“Neve na kanë detyruar të dalim në protestë se udhëzimet e fundit që janë nënshkruar janë bërë pa pëlqimin tonë dhe ne si shoqatë asnjëherë nuk kemi ik, pastrimi i rezervarëve për çdo tri vite askund në botë nuk bëhet, dhe ne kërkojmë që këto udhëzime të shfuqizohen”.

Tahir Zogaj drejtor i “Shell Kosova”, ka shprehur pakënaqësitë lidhur me udhëzimet e fundit nga MTI-ja.“MTI e ka bart këtë te disa kompani private që nuk kanë as mjete dhe e bëjnë pis kur e bëjnë kalibrimin dhe nuk kanë as mjete dhe kjo është rritur për 16 euro. Pastrimi i rezervarëve ne e kemi kundërshtuar dhe e kanë për çdo tri vite”.

“Pjesa tjetër cilësia e derivateve dhe dogana e ka që disa vite dhe në bazë të sistemi doganor dal se ku duhet të bahen anali at e derivateve dhe këtë ministria e ka bart të trupat inspektuese dhe ata nuk kanë epruveta dhe për neve është një kosto prej 58 euro nga zero”.

Deputeti thirrje Kuvendit të Shqipërisë: Të bëhemi bashkë dhe të miratojmë rezolutën për gjenocidin serb

0

 

Gjatë seancës së mbajtur ditën e sotme në Kuvendin e Shqipërisë, deputeti Ralf Gjoni u bëri thirrje socialistëve dhe veçanërisht kreut të grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla që të miratonin së bashku një rezolutë për të dënuar krimet e serbëve ndaj shqiptarëve.Ai tha se ka ardhur koha që Tirana dhe Prishtina të flasin njëzëri, që të mos ketë kufi dhe të për të mbrojtur imazhin e Kosovës.

“Nuk ka mundësi që për shkak se kemi komplekse nga disa burracakë në BE, që ne të përdhosim luftën e Kosovës, që ka qenë luftë e shenjtë për të mbrojtur viktimat e Milloveshiqit, ndaj gjenocidit serb kundër shqiptarëve në Kosovë. Ka ardhur koha që Tirana dhe Prishtina të flasin njëzëri, ka ardhur koha të mos ketë më kufi midis Shqipërisë dhe Kosovës. Duhet të flasim njëzëri për të mbrojtur imazhin e Kosovës”, tha Gjoni.

Deputeti shqiptar tha se duhet të lihen akuzat e ndërsjella dhe të bëhemi bashkë një herë të vetme për kombin tonë, pasi -siç tha ai- kombi është mbi gjithçka dhe sidomos përmbi interesave meskine të partiçkave.“Ju bëj thirrje socialistëve, zotit Balla në veçanti që duhet të ulemi bashkërisht ta diskutojmë në interes kombëtar ku të dënojmë gjenocidin serb ndaj shqiptarëve, s’duhet të lejojmë që Vuçiq të fitojë luftën e informacionit duke e kthyer pllakën.

Ajo gjykatë në Hagë nuk u shërben interesave shqiptare, është antishqiptare. Serbia është ulur këmbëkryq në Tiranë, të bashkojmë forcat, të lëmë akuzat e ndërsjella dhe të bëhemi bashkë një herë të vetme për kombin tonë, kombi është mbi gjithçka dhe sidomos përmbi interesave meskine të partiçkave. Zoti Balla eja ulemi kalojmë një rezolutë, për të dënuar krimet e serbëve ndaj shqiptarëve”, tha Gjoni, i cili e përqendroi fjalën e tij te gjyqi ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së në Hagë”, deklaroi Gjoni.

Gjinden armë në Bujanoc, mediat serbe thonë se janë të UÇPMB-së

0

Sasi e madhe e armëve janë gjetur dje në Bujanoc. Në njoftimin e mediave serbe thuhet se armët dhe municioni janë gjetur nga një inspektim që ka ndodhur dy ditë më parë.Sipas Kurir, armët janë të Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit.
Në mesin e armëve thuhet se ka patur edhe mortajë të modelit “Osa”, një minë anti-tank, një thes me nitroglicerinë, tre kuti municioni dhe një pajisje gjurmimi.

Ushtria serbe thuhet se ka siguruar vendin dhe nuk përbën asnjë rrezik për sigurinë.

Aksident në Malishevë, shtatë persona lëndohen

0

 

Një aksident trafiku ka ndodhur në Malishevë, përderisa dy të dyshuar po drejtonin veturat e tyre nga pakujdesia kanë hyrë në tejkalim në vijën e plotë me ç’rast kanë shkaktuar aksident edhe të dy veturave tjera.

Si pasojë e këtij aksidenti lëndime trupore kanë marrë dy të dyshuarit dhe 5 pasagjerë tjerë m/k.Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor dhe janë jashtë rrezikut për jetë. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

Bizneset kërkojnë ndihmë nga shteti, masat e reja i shohin si të papërballueshme

0

Masat e reja për kufizim të lëvizjes dhe mbyllje të bizneseve pas orës 18:00, po rezultojnë se jenë të papërballueshme për bizneset në Komunën e Prishtinës.Qeveria e Kosovës ka vendosur kufizime si pjesë e masave të reja antiCOVID-19, të cilat kanë hyrë në fuqi nga e premtja e kaluar dhe do të qëndrojnë në fuqi deri në një vendim tjetër të radhës varësisht nga gjendja në terren.Pjesë e këtyre masave është edhe ndalimi i punës së gastronomisë pas orës 18:00 për shkak të përhapjes së madhe të rasteve të reja me koronavirus, duke bërë kështu që një pjesë e madhe e komunave, përfshirë Prishtinën, të vendosen nën regjimin e kufizimit të lëvizjes së qytetarëve deri në ora 05:00 të mëngjesit.

Bizneset në kryeqytet paralajmërojnë se nëse vazhdohet me masat e reja dhe ndërkohë shteti nuk do të jetë në gjendje t’iu dalë në ndihmë për pagesën e qirave ose 50 për qind e pagës së punëtorëve, ato do të detyrohen t’i largojnë punëtorët dhe t’ua vënë çelësin bizneseve.Menaxheri i një restoranti në Prishtinë, Mentor Berisha, në një prononcim për KosovaPress, masat për kufizim të lëvizjes dhe punës së gastronomisë i quan të ngutshme dhe shpreson në ndihmën e shtetit pasi siç thotë ai, vetëm në muajin shtator dhe fillimin e tetorit kanë punuar me orar të plotë.

“Janë masa pak të ngutshme edhe shpresoj se do të bie numri. Është pandemi, e kuptojmë këtë, por të shohim çfarë masa do të ndërmarrë qeveria për biznese dhe të na dalë në ndihmë, për arsye se gjatë gjithë verës kemi qenë të mbyllur, veç muajin shtator, dhe fillimi tetor ka qenë me orar të plotë dhe kemi pasur të drejtë të punojmë edhe brenda, që i bie se prej qershorit deri më sot thuajse asnjëherë nuk kemi punuar me orar të plotë”, ka thënë Berisha.

Ai paralajmëron se nëse masat aktuale vazhdojnë të mbeten në fuqi edhe për një kohë të pacaktuar, atëherë si biznese do ta kenë të pamundur të operojnë nëse nuk marrin mbështetje financiare nga shteti.

“Me këto masa është e pamundshme të vazhdohet puna me kapacitetin aktual të punëtorëve. Duhet të largohet pothuajse gjysma e stafit dhe duhet të punojmë me gjysmë stafi. Ndoshta një muaj mund ta shtyjmë, por në dhjetor me këto masa, nëse nuk ka subvencion, nuk ka përkrahje, ne do të detyrohemi të mbyllemi. Tani jemi duke punuar gati 20 veta, dhe zakonisht kemi punuar edhe më shumë por shkaqe pandemie është dashur të reduktohet numri i punëtorëve. […] Kërkesat tona ndaj qeverisë janë të qarta dhe të thjeshta, subvencionim, mbyllje jo, por nëse është pandemia, jemi në një gjendje pandemie, e kuptojmë edhe këtë… Nëse ka mbyllje dhe jo subvencione, qysh do të mbijetojmë? Faktikisht, është e pamundur”, ka thënë Berisha

.Edhe pronari i një lokali tjetër në kryeqendër, Salih Mehani masat e qeverisë i quan si zgjidhje jo adekuate për luftimin e pandemisë, teksa i bën thirrje institucioneve të vendit t’i miratojnë ligjet në favor të bizneseve pasi janë duke punuar me vetëm 20 për qind të kapacitetit të punës.“Mbyllja nuk është zgjidhja e problemit, pa përcjelljen e masave për rimbursim të ekonomisë. Pa i ndihmuar bizneset, nëse s’i ndihmon bizneset, mbyllja është fatale për ekonominë dhe bizneset private. […] Krahasuar me vitin e kaluar, dëmet janë shumë të mëdha. Rënia e punës është 70 deri në 80 për qind. […] Kërkesat janë ndaj Kuvendit dhe Qeverisë t’i kalojnë ligjet të cilat janë në të mirë të bizneseve private meqenëse Qeveria dhe Kuvendi i marrin pagat çdo muaj, kurse ne jemi duke punuar me 20 për qind të kapacitetit dhe jemi të detyruar t’i largojmë punëtorët nga puna”, ka thënë Mehani.Pronari i një restoranti tjetër, Mentor Mehmeti thotë se kanë përgjysmuar pjesën e stafit punonjës për shkak të reduktimit të orarit të punës për gastronominë si pjesë e masave të reja antiCOVID-19.

Ai tha për KosovaPress se nëse nuk hiqen masat në fuqi brenda një kohe të shkurtër, atëherë do të vijë deri te mbyllja e plotë e bizneseve në pamundësi të mbështetjes financiare.“Më mirë do të ishte të merren masat për distancë, dezinfektues, pasi që po na dëmton shumë për shkak se orari është i shkurtër dhe kapacitetin e punëtorëve e kemi përgjysmuar dhe ka rënë puna shumë. Video: 0:54. Ka ra puna 50 për qind, harxhimet janë të mëdha, punëtorët duhet larguar. […] Mund të vijë deri te mbyllja e biznesit, se kështu nuk mund t’i dalim, kemi harxhime, janë punëtorët dhe është problemi se asnjë biznes në Kosovë nuk ka rezerva që të mbijetojë për 2-3 muaj”, ka thënë Mehmeti.Mehmeti thotë se Qeveria e Kosovës duhet t’i ndihmojë bizneset sado pak në paga të punëtorëve dhe të mbulohet qiraja, përndryshe do të detyrohen të mbyllin bizneset.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort