Home Blog Page 5461

Tragjedia e kosovarit në Zvicër, doli me shokë më pas u godit nga treni

0

Një tragjedi i ka ndodhur familjes Ramadani nga Panorci i Malishevës e cila jeton në Zvicër që nga paslufta. Djali i vetëm i familjes, Ardiani, është goditur për vdekje nga treni mbrëmjen e së shtunës, në kantonin e Fribourgut. Plagët e rënda i ka përballuar deri në Bern por më pas mjekët kanë konstatuar se 15 vjeçari nuk kishte më shenja jete. Familja e të ndjerit ka hapur të pamën në Kosovë, ndërsa po bëhen përpjekje që kufoma e tij të arrijë ditën e nesërme.

Për të mësuar më shumë rreth ngjarjes që pikëlloi Kosovën e diasporën, Gazeta Express ka kontaktuar me familjarin e të ndjerit, Hafir Rexha, i cili ka rrëfyer ngjarjen dhe momentet e fundit të Ardianit.

Ai tha se Ardiani ishte djali i vetëm i familjes, i cili pas vetes la edhe dy motra nën moshën 18 vjeçare. Ndërsa Ardiani më datën 3 dhjetor do t’i mbushte 16 vjet.

“Është djali i vetëm, është djalë i hasretit, i ka dy motra, motrat janë më të mëdha, por dyjat janë nën moshën 18-vjeçare. Më datën 3 dhjetor Ardiani ka pas me i mbush 16 vjet”, tha Rexha për Gazetën Express.

I pyetur sesi ndodhi ngjarja dhe cila ishte arsyeja e daljes së Ardianit atë ditë, Rexha tha se 15 vjeçari paraprakisht ishte dalë me shokë, më pas është goditur aksidentalisht nga treni.

“Rasti qysh ka ndodh atje është aksidentalisht, treni e ka goditë nuk ka mujt me i mbijetu, deri në Bern ka jetu dhe në bazë të plagëve të marra mjekët e kanë konstatu edhe vdekjen e tij. Ka qenë me një grup shokësh në bazë të informacioneve që i kemi nga familjarët, kanë dalë me shokë e më gjatë sesi ka rrjedhë procedura qysh është ngjarja, nuk kemi informacione. Kemi informacione që është rast aksidental e ka goditë treni dhe ka përfundu me fatalitet”, tha tutje ai.

Ai tha se rasti është i rëndë, ndërsa familja ka vendosur që varrimi i djalit të bëhet në Kosovë, teksa po bëhen përpjekje që kufoma të arrijë gjatë ditës së nesërme.

“E pamja është hapur dje, në bazë të informacioneve që kemi se edhe vëllai im është në Zvicër bashkë me prindin e Ardianit, të gjitha përpjekjet po bëhen për me ardhë nëser kufoma, vendimi është marrë që djali me u varrosë në Panorc, është i lindur në Zvicër, por prindërit e tij kanë shkuar pas luftës, pas përfundimit të luftës janë me qëndrim në Zvicër. Rast i prekshë, na ka goditë, Zoti na ka sprovu”, tha Rexha për Gazetën Express.

E pamja për djalin është hapur dje duke i respektuar masat kundër përhapjes së koronavirusit.

“Jemi duke pritë e pëcjellë njerëz gjithmonë duke i respektu rregullat anti-COVID. Kemi dezinfektues, maska, distanca mbahet dhe njerëzit po e respektojnë, nuk po vijnë turma të mëdha por po vinë 4-5 eventualisht, ne më shumë qëndrojmë jashtë”, shtoi ai.

Lidhur me rastin Gazeta Express ka kontaktuar edhe me nënkryetarin e Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, i cili tha se përveç informacionit se varrimi do të bëhet në Panorc nuk ka më shumë informacione.

“Ne e dimë që varrimi do të bëhet këtu, familja nga dje ka hapur të pamën në këto kushte në të cilat jemi duke i respektu masat, për detaje të varrimit ende nuk kemi informacion ne dje kemi ngushëllu familjen në emër të Komunës, informacione tjera nuk kemi”, tha Berisha për Gazetën Express.

Në media kanë rrjedhur informacione se para aksidentit ka pasur përleshje fizike mes dy grupeve adoleshentësh më pas, sipas mediave, përleshja është bartur në stacionin e trenit në Sugiez ku dhe ka ndodhur aksidenti fatal.

Megjithatë, nuk ka prova se para aksidentit ka pasur përleshje.

Është raportuar se i riu 15-vjeçar ka vrapuar në shina dhe nuk ka vënë re trenin që po afrohej. Ai ka vdekur në spital nga plagët e marra. /Gazeta Express/

Ish-pjesëtari i MUP-it serb, tregon se si gjatë luftës në Kosovë përdori uniformën e UÇK-së për të kryer operacione

0

Slavko Nikiç, është kolonel i MUP-it serb dhe pjesëtar i shërbimeve sekrete serbe. Njihet edhe si mik i mirë i kriminelit Ratko Mladiq. Ka jetuar në Prishtinë, kurse sot është një nga kozakët e rusëve në Ballkan

Në një emision në Serbi, ai ka pranuar se ka qenë i maskuar me uniformën e UÇK-së në disa raste.

Ky emision u transmetua në Serbi derisa Nikiq po e publikonte librin e tij me rrëfimet për luftën.

“Kanë menduar se kjo foto është montazh, por ua siguroj unë se uniforma është e vërtetë”, ka thënë ai, shkruan Syri.net.

Ndiqeni deklaratën e tij shokuese të thënë publikisht.

 

 

Gjenden mbetje mortore në Kizhevak të Rashkës në Serbi

0
Foto: Ilustrim

Nga gërmimet në Rudnicë dhe Kizhevak të Rashkës në Serbi është hasur në mbetje mortore, ku po dyshohet se janë trupat e shqiptarëve të vrarë gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Kushtrim Gara, udhëheqës i Njesisë së Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, ka konfirmuar për Ekonomia Online, se kanë hasur në mbetje mortore në Kizhevak të Rashkës.

“Ju konfirmojmë se jemi njoftuar që është hasur në mbetje mortore në lokacionin në Kizhevak, në lokacionin që është duke u punuar, në kuptimin e gërmimit vlerësueses nga viti 2015”, tha Gara. “Dy ekspertë të Republikës së Kosovës tani janë të pranishëm në lokacion, në fakt janë të pranishëm gjatë këtyre tri jave të fundit. Po ashtu si Delegacion jemi rrugës dhe besoj pas pak do të jemi në lokacion. Hollësitë tjera , do të konfirmohen në ditët në vijim”, shtoi ai.

Çështja e Presidentit, Hoti: Për disa ditë fillojmë bisedat me të gjithë spektrin politik

0

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti, ka thënë se për çështjen e postit të presidentit të ri të Kosovës, do të merret vesh gjatë ditëve në vazhdim.

“Besoj që do të marrë udhë edhe kjo çështje. Sapo kanë ndodhur ndryshimet për shkak të aktakuzave nga Specialja. Besoj për disa ditë fillojmë bisedat me të gjithë spektrin politik, për të parë se si mund ta tejkalojmë këtë situatë.

Rruga kushtetuese është e gjatë. Do të insistoj që të përcillen të gjithë hapat kushtetues që të gjejmë zgjidhjen, që është më e mira për vendin”, u shpreh Hoti.

Tahiri punëtorëve të Telekomit: Me iu shiku në sy, secili jeni më hajn se unë

0

Zëvendëskryeministri Besnik Tahiri ka thënë se kësaj teme Qeveria duhet t’i jep zgjedhje.

Ai ka thënë se zgjidhja duhet të jepet më së largu nesër.

Tahiri iu ka përgjigjur protestuesve të cilët i kanë quajtur hajna, duke iu thënë “me iu shiku në sy secili jeni më hajna se unë”.

Ai pas reagimit të protestuesve ka kërkuar falje, duke thënë se “i vjen keq nëse dikush është ndier i ofenduar”.

Protesta është shpërndarë ndërkaq punëtorët janë njoftuar që greva do të mbahet në objektin kryesor të Telekomit duke filluar nga sot. Ndërkaq në regjione greva do të nis nesër nga ora 08:00.

Prokuroria e Kukësit kërkon që Fjolla Morina të çohet në burg

0

Prokuroria e Kukësit ka përfunduar hetimet për këngëtaren nga Kosova, Fjolla Morina, e cila u kap muaj më parë me dy pistoleta në makinë teksa tentonte të hynte në Shqipëri.

Këngëtarja akuzohet për armëmbajtje pa leje. Ndërsa për dy shoqëruesit në makinë me të, i dashuri i saj biznesmeni Fisnik Sylaj dhe shoferi Fitim Muji është pushuar akuza, transmeton Top Channel.

Dosja mësohet të ketë kaluar tek gjykatësi paraprak. 34-vjeçarja akuzohet për “Trafik të armëve dhe municioneve” dhe “armëmbajtje paleje”, nisur nga kjo vepër penale, për Morinën prokuroria i ka kërkuar gjykatës, caktimin e masës së “arrestit në burg”.

Seanca gjyqësore pritet të zhvillohet ditën e nesërme në ambientet e gjykatës.

Përndryshe, Fjolla ka qenë duke jetuar në qytetin e Kukësit, pasi u arrestua për armëmbajtje gjatë kontrollit në pikën kufitare të Morinës.

Mbi 92 mijë punëkërkues më shumë se vitin e kaluar në Kosovë

0

Gjendja ekonomike në gjithë botën është rënduar që pas shfaqjes së pandemisë COVID-19. Edhe në Kosovë, efekti i pandemisë ndikoi që shumë sektorë të destabilizohen. Numri i të papunëve u rrit, e u shtuan edhe rastet sociale.

Sipas të dhënave që KOHA ka siguruar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, këtë vit janë regjistruar 92.352 më shumë punëkërkues se vitin e kaluar, për periudhën janar-shtator.

Deri në shtator të 2019-ës ishin regjistruar 105.711 punëkërkues, ndërkaq për periudhën e njëjtë këtë vit janë regjistruar 198.063 punëkërkues.

Për të njëjtën periudhë vitin e kaluar në këtë kategori të regjistruara ishin 46.562 gra dhe 59.149 burra, ndërkaq në vitin 2020 janë 89.343 gra dhe 108.720 burra.

Përfaqësues të sektorit privat, që nga fillimi i pandemisë kanë shprehur shqetësimin e tyre lidhur me gjendjen financiare. Ndër sektorët më të zëshëm, është gastronomia. Ata kanë protestuar, duke u shprehur kundër masave të cilat Qeveria ka marrë në përpjekje të parandalimit të shpërndarjes së koronavirusit, e për të cilat kanë thënë se po e vështirësojnë veprimtarinë e tyre.

Qeveria ishte zotuar se përmes Ligjit të Rimëkëmbjes do t’u dalë në ndihmë bizneseve, por ky projektligj nuk po gjen mbështetje nga anëtarët e ekzekutivit. Vetëm për lexim të parë, këtij projektligji i është dashur të kalojë gjashtë herë në Kuvend, për t’i marrë votat e nevojshme herën e shtatë. Porse përkrahje nuk po gjen as në leximin e dytë, madje ka dështuar të votohet edhe në Komisionet parlamentare.

Odat ekonomike kanë insistuar që ky projektligj të kalojë, në mënyrë që bizneset të gjejnë mbështetje financiare te Qeveria.

KOHA më herët ka raportuar se që nga marsi e deri në qershor, për shkak të efekteve negative të pandemisë, është rritur edhe numri i familjeve të cilat i janë shtuar skemës sociale. Për këtë periudhë kësaj kategorie i janë shtuar 417 familje.

Situata e rënduar ekonomike si pasojë e pandemisë së koronavirusit ka ulur kërkesat për kredi në Kosovë dhe ka shkaktuar rënie te sektori i sigurimeve. Megjithatë, në kohë pandemie “shpëtimi” u gjet te diaspora që ka rritur ndjeshëm remitencat. Përgjatë këtyre muajve, në Kosovë nga mërgimtarët janë dërguar 400.5 milionë euro.

Që nga marsi e deri në korrik, afro 550 milionë euro është shuma e kredive që janë marrë nga qytetarët, bizneset e ndërmarrjet në Kosovë. Kjo shifër, megjithatë, është më e ulët se ajo e vitit të shkuar për rreth 130 milionë euro. Më 2019, në periudhën e njëjtë ishin dhënë mbi 680 milionë euro kredi në Kosovë.

Zemaj: Nga sot, nuk ka më as mjek, as specialist në rrugë

0

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj, ka konfirmuar se do të shtohen në sistemin publik të Kosovës specialistë të rinj dhe të gjithë ata që ende janë të papunësuar do të kenë mundësi që nga nesër të aplikojnë për këtë pozitë.Ai ka thënë se nga sot, nuk ka më as mjek, as specialist në rrugë. Mjekët, 1.500 tashmë janë regjistruar në specializim dhe të gjithë mjekët specialistë janë të punësuar.Postimi i plotë:

Të nderuar specialistë,
Kjo është ditë e madhe për juve, ditë e gëzueshme për Ministrinë, për mua si ministër dhe është lajm i mirë për qytetarët dhe shtetin.
Sot, e konfirmoj për Juve këtu dhe për opinionin se specialistët po punësohen në sistemin publik shëndetësor.
Me mbështetjen e Ministrisë së Shëndetësisë, Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës, nga nesër do të hap konkursi për specialist të pa punë.

Kërkoj që të ndjekeni të gjitha procedurat e rekrutimit dhe konkursi të jetë i transparent.
Armatës së mjekëve, po i shtohet profesionalizmi, përkrahja e cilësisë së përkujdesjes.
Dua t’jua kujtoj se para disa ditëve, edhe 1500 kolegë tuaj më të rinj, iu bashkuan kuadrit specialistik.
Pra, nga sot, nuk ka më as mjek, as specialist në rrugë. Mjekët, 1.500 tashmë janë regjistruar në specializim dhe të gjithë mjekët specialistë janë të punësuar.
Edhe në të ardhmen, nuk do të lejoj që asnjë mjek të jetë i papunë, të gjithë specialistët do të kenë vend në spitale.

Specialistët do të punësohen në institucionet publike shëndetësore ndërsa mjekët do ta fitojnë specializimin.
Nuk ka mundësi të jetë ndryshe.
Duhet të kemi mjek sipas nevojave dhe numrit të banorëve.
Nuk mund të presim ngritje të cilësisë pa mjekët e angazhuar, andaj, çdo mjek dhe mjek specialist, do të punësohet.
Ky nuk është premtim, është zotim!
Ne nuk do të ndalemi!

Agim Veliu i çon ‘selam’ opozitës: Kur t’i siguroni votat, hajdeni e rrëzoni Qeverinë

0

Deklaratat e opozitës së do të nisin mocion për rrëzimin e Qeverisë Hoti, nuk po i bëjnë përshtypje ministrit të Punëve të Brendshme, Agim Veliu.

Veliu në një bisedë për Gazeta Blic, u drejtohet opozitarëve me fjalët: kurdo që t’i siguroni votat, sjellna mocionin në Kuvend dhe rrëzone Qeverinë.

Në deklaratën e tij, Veliu injoron deputeten Mimoza Kusari – Lila, për të cilën thotë se nuk ia vlen të merret.

“Me deklarata të Mimoza Kusarit nuk ia vlenë me u marrë. Nuk më intereson mu ajo punë fare a i ka votat opozita a si ka, kur t’i kanë votat le ti çojnë në Kuvend. Kuvendi vendosë”, tha Veliu për Gazeta Blic.

Gjatë ditës, deputetja opozitare, Mimoza Kusari-Lila, deklaroi se kur të vijë mocioni i mosbesimit në Kuvend, shumica do të votojnë pro rrëzimit të Qeverisë, duke shtuar se vetëm disa deputetë të LDK-së, do të votojnë kundër.

“Natyrisht se mbetet aktuale kërkesa jonë për mbledhjen e nënshkrimeve për rrëzimin e qeverisë apo mosbesimin e Qeverisë Hoti. Por do të rishikohet në javët në vijim ripozicionimi ynë si Grup Parlamentar, në kuptimin e organizimit dhe marrjes së mbështetjes dhe nga deputetë të tjerë të gatshëm për të rrëzuar Qeverinë Hoti. […] Nuk mund të mohoj, as pohoj në këtë moment dhe këto rrethana.

Por besoj që mund të ketë mjaftueshëm deputetë të shumicës shqiptare, por edhe pakicave të tjera për të ftuar seancën fillimisht, e më pastaj për të votuar mocionin e mosbesimit për Qeverinë Hoti. Po mendoj se kur arrihet ajo pikë mund të mbeten vetëm disa deputetë të LDK-së që do të mbështetin këtë qeveri, ashtu siç po shihet dallimet po thellohet edhe ndërmjet partnerëve qeverisës, por edhe partitë që e kanë mbështetur”, kishte thënë Kusari-Lila.

688 raste të reja me COVID-19 në Kosovë, 38 në Prizren

0

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.865 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 688 raste pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar 11 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 3 raste (76, 54, 38 vjeç), Rahovec 2 raste (74, 67 vjeç), Ferizaj 1 rast (48 vjeç), Gjilan 1 rast (82 vjeç), Kamenicë 1 rast (57 vjeç), Klinë 1 rast (65 vjeç), Skenderaj 1 rast (76 vjeç) dhe Suharekë 1 rast (54 vjeç).
Numri total i rasteve pozitive është 29.805 raste nga 120.811 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 833 raste të vdekjes.


Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 236 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 17.541 raste, kurse numri i rasteve aktive është 11.431.


Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 303 raste, Gjilan 39 raste, Prizren 38 raste, Vushtrri 37 raste, Pejë 32 raste, Fushë-Kosovë 31 raste, Mitrovicë 31 raste, Ferizaj 22 raste, Lipjan 20 raste, Skenderaj 17 raste, Drenas 16 raste, Viti 16 raste, Obiliq 14 raste, Suharekë 13 raste, Kamenicë 8 raste, Gjakovë 7 raste, Klinë 7 raste, Malishevë 7 raste, Kaçanik 6 raste, Deçan 5 raste, Istog 5 raste, Shtime 5 raste, Podujevë 4 raste, Dragash 3 raste dhe Novobërdë 2 raste.

Mbuloni gojën dhe hundën me maskë! Mbani higjienën! Respektoni distancën!

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort