Home Blog Page 5460

VV kërkon zgjedhje: Qeveria e Grenellit duhet të shkarkohet sa më parë

0

Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar serish shkuarjen e vendit në zgjedhje të parakohshme, pasi sipas partisë së Albin Kurtit, Qeveria aktuale e drejtuar nga Avdullah Hoti i Lidhjes Demokratike të Kosovës është e paligjshme.

Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar serish shkuarjen e vendit në zgjedhje të parakohshme, pasi sipas partisë së Albin Kurtit, Qeveria aktuale e drejtuar nga Avdullah Hoti i Lidhjes Demokratike të Kosovës është e paligjshme.

Në një postim në mediat sociale thuhet se zgjedhjet në SHBA janë një tregues tjetër për domosdoshmërinë e mbajtjes së zgjedhjeve në Kosovë.

“Qeveria e Grenellit, e zotimeve të një kryeministri të pa ligjshëm duhet të shkarkohet sa më parë. Vendit i duhet një qeveri e re, me legjitimitet të plotë për të dalë nga kjo krizë e shumëfishtë me të cilën po përballet vendi. Vendit i duhet Qeveria Kurti”, shkruan Vetëvendosje në Facebook.

Ndryshe, ish-partneri i Vetëvendosjes në Qeverinë Kurti, LDK-ja dhe kryetari i saj Isa Mustafa janë shprehur kundër shkuarjes së vendit në zgjedhje të reja.

“Shkova nanë”, video e tmerrshme: Si e detyronin serbët plakun shqiptar të fliste keq për UÇK-në

0

Një video e një plaku kosovar teksa detyrohet të flasë kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është publikuar së fundmi nëpër media.

Në këto pamje shihet një plak kosovar teksa detyrohet nga një burrë, theksi i të cilit vërehet se nuk është shqiptar, të dëshmojë gjëra kundër UÇK-së.

I sikletosur nga ato që duhet t’i thotë kundër ushtrisë së Kosovës, plaku rënkon rëndë “o shkova, nënë bre”.

Video nuk dihet saktë se ku është bërë, por në gjuhë të paqartë, plaku përmend Reçakun.

“Hajt hajt ti fol, në Reçak…”, dëgjohet dikush duke i treguar çka të flasë.

“Në Reçak ka, nja 40, po s’ka bre nuk jon kanë… sa me thanë? …Shumë jon more”, dëgjohet duke thënë plaku.

Derisa ata që e shtyjnë të flasë, i tregojnë edhe çka të thotë.

“Trego bre, 50, 60 me uniformë, pa uniformë…”, dëgjohet një burrë duke i thënë plakut.

Njeriu që e detyron atë të dëshmonte kundër UÇK-së ishte zyrtar serb.

 

Milaim Zeka: Gjykata Speciale i ka konfirmuar aktakuzat për Azem Sylën dhe Adem Grabovcin

0

Ish-deputeti i Kuvendit, Milaim Zeka, thotë se Gjykata Speciale, i ka konfirmuar aktakuzat ndaj Azem Sylës dhe Adem Grabovcit.

Sipas Zekës, për ngritjen e aktakuzës ndaj Azem Sylës, i ka treguar vetë ish-deputeti i PDK-së, ndërsa për Adem Grabovcin, ia ka konfirmuar një person tjetër.

“Azem Sylës i kanë thënë nga Gjykata Speciale, që këtë javë mos ta lëshojnë Kosovën. Ndërsa, për Adem Grabovcin e kam marrë informatën nga dikush tjetër”, ka thënë Zeka në Kanal10.

Kapet nga Policia një femër duke vjedhur me revole në Prizren(VIDEO)

0

Policia e Prizrenit ka arrestuar një grua, e cila me armë në dorë kishte tentuar që të grabisë një barnatore në qytetin e Prizrenit.

Rasti ka ndodhur para rreth dy orësh në lagjen “Arbana”.

E dyshuara ishte maskuar dhe nën kërcënimin e armës, që sipas Policisë ka qenë lodër, ka tentuar të grabisë një barnatore.

KALLXO.com ka siguruar video nga vendi i ngjarjes, ku Policia e Kosovës arreston të dyshuarën dhe konfiskon armën.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.

“Rreth orës 19:20, në lagjen “Arbana” në Prizren, është arrestuar një qytetare pasi është tentuar grabitja në një barnatore. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar një grua e lindur në vitin 1990 e cila ka qenë e maskuar dhe ka pasur një armë në dorë. Arma ka qenë lodër. E dyshuara për momentin gjendet në stacionin policor”, tha Osmanollaj për KALLXO.com

 

 

Kelmendi: VV-ja si opozitë ka mbështetur qeverinë kundër “Ezanit”, tani le ta voton ligjin e qeverisë për Rimëkëmbjen ekonomike

0

Kryetari i partisë “Fjala”, Gezim Kelmendi përmes një deklarate, u ka thënë partive opozitare, PDK dhe Vetëvendosje se duhet t’i lënë anash inatet politike dhe duhet ta votojnë ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike.

“Populli i izoluar me shkallë të lartë të papunësisë dhe varfërisë, ndërsa në seanca prej 120 deputetëve sa janë, vetëm 30-40 prej tyre marrin pjesë. E paga deputetit është 8 herë ma e madhe se paga mesatare në Kosovë. Kjo nuk është as etike as njerëzore”, thuhet në deklaratën e Kelmendit.

Ai ka përmendur se edhe në të kaluarën partitë politike në opozitë kanë votuar ligjet e qeverisë.

“Me 2014, VV-ja kishte votuar ligjin kundër “Ezanit”, ligj ky i sponzoruar nga qeveria e PDK-së. Pra nëse VV-ja si opozitë ka mbështetur qeverinë kundër “Ezanit”, edhe tani VV-ja le ta voton ligjin e qeverisë për Rimëkëmbjen ekonomike”, thuhet ndër të tjera në deklaratën e Gëzim Kelmendit.

Isa Mustafa: Nuk i hidhërohem Albin Kurtit

0

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka komentuar deklaratat e Lëvizjes Vetëvendosje, saktësisht të kryetarit të saj, Albin Kurtit rreth legjitimitetit të Qeverisë Hoti.

Mustafa tha se nuk hidhërohet nëse e quajnë jolegjitime këtë Qeveri, derisa Gjykata Kushtetuese e ka njohur këtë formë të formimit të Qeverisë.

“Ne nuk hidhrohemi nga ajo që ata e quajnë jolegjitime. Gykata Kushtetuese e ka njohur këtë formë të veprimit të qeverisë, dhe asnjë veprim nuk është kryer jashtë aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese”, ka thënë Mustafa në rtv21.

Sokol Dobruna i bashkohet Lëvizjes Vetëvendosje

0

Ish-Kryetari i Gjykatës Ushtarake të UÇK-së, Sokol Dobruna, i është bashkuar Lëvizjes Vetëvendosje.

Këtë e ka bërë të ditur vet kryetari i këtij subjekti, Albin Kurti, përmes një reagimi të bërë në llogarnë e tij në facebook, ndërsa ka përshkruar në detaje veprimtarinë e Sokol Dobrunës.

Ish-Kryetari i Gjykatës Ushtarake të UÇK-së, Sokol Dobruna, sot na u bashkua në Lëvizjen VETËVENDOSJE!. Në vitin 1961 ishte student në Zagreb, mirëpo u detyrua t’i ndërprejë studimet atje e t’i përfundojë në Fakultetin Juridik në Prishtinë, për shkak se familja e tij konsiderohej politikisht e papërshtatshme në ish Jugosllavi. Baca Sokol është ish i burgosur politik dhe veprimtar i kahmotshëm i çështjes kombëtare, pjesëmarrës në lëvizje e organizata të ndryshme legale e ilegale të kohës. Në dimrin e ashpër 1998/1999, jemi takuar në Shtab të Përgjithshëm në malet e Berishës kur Adem Demaçi përfaqësonte dhe mbronte UÇK-në duke udhëhequr zyren e saj në Prishtinë. Gjatë luftës, Baca Sokol asnjë ditë të vetme nuk ka qenë jashtë Kosovës dhe e ka ecur në këmbë Kosovën nga Shala e Bajgora deri në Vrri të Prizrenit. Me tetë dekadat e jetës së tij ai është dëshmi e gjallë se është e mundur të plakesh duke qenë edhe patriot edhe i ndershëm.

“Në moment ata që janë të gatshëm por edhe Vetëvendosja jemi të vullnetshëm që të ulemi dhe të gjejmë një zgjidhje. Me Vetëvendosjen nuk kemi diskutuar për këtë çështje sepse ata kanë qenë të prerë duke kërkuar vetëm zgjedhje”, theksoi Mustafa.

Isa Mustafa flet për zgjedhjen e presidentit të ri dhe mundësinë e zgjedhjeve të reja

0

Kryetari i LDK’së, Isa Mustafa kërkon nga subjektet politike bashkëpunim për gjetjen e një zgjidhje për postin presidentit pas dorëheqjes së Hashim Thaçit nga kjo pozitë.

Sipas tij, posti i presidentit nuk duhet ta dërgoj vendin në zgjedhje.

“Ne s’mund të themi që s’kemi diskutuar. Kemi diskutuar edhe para shkuarjes në Hagë të presidentit Thaçi dhe kryetarit të PDK’së Veseli. Kemi bërë përpjekje që të gjejmë një zgjidhje e cila kishte me qenë zgjidhje me një përfshirje të gjerë të komunikimit dhe diskutimit lidhur me pozitën e ardhshme të presidentit në mënyrë që të mos jetë shkas i shkuarjes në zgjedhje të reja”, tha Mustafa për RTV21.

“Ne kemi komunikuar por nuk jemi ulur të komunikojmë drejtpërsëdrejti sepse kemi vlerësuar që edhe PDK’së i nevojitet një periudhë që të merret me çështjet e tyre sepse nuk është lehtë që kryetari të shkojë në Hagë dhe sigurisht atyre iu nevojitet kohë e konsolidimit”, tha ai.

Telekomi arrin marrëveshje me Devollin, zhbllokohen llogaritë

0

Telekomi njofton se janë zhbllokuar llogaritë e Telekomit, të cilat ishin bllokuar si pasojë e borxhit ndaj kompansië së Blerim Devollit.

Telekomi i Kosovës dhe ministri i Ekonomisë, Blerim Kuçi, njoftojnë se kanë arritur marrëveshje me Dardafonin për t’i çbllokuar llogaritë bankare.

Marrëveshja u arrit pas protestës së punëtorëve para objektit të Qeverisë.

Telekomi i Kosovës është gjobitur me rreth 30 milionë euro nga Gjykata Ndërkombëtare e Arbitrazhit për shkak se nuk e kishte respektuar marrëveshjen me Z-Mobile’in e Devollit.

Ky është njoftimi i plotë i ministrit:

Sot kemi arritur me sukses të zhbllokojmë llogaritë bankare të Telekomit të Kosovës dhe është nënshkruar një marrëveshje me operatorin ekonomik “Dardafone.net”.

Me këtë marrëveshje, borxhi i konfirmuar nga organet e drejtësisë do t’i paguhet operatorit privat në një periudhë disa-vjeçare, dhe nuk do të ketë më bllokim të llogarive nga përmbaruesit privatë.

Kjo marrëveshje për zhbllokim të llogarive do të përcillet edhe nga një Marrëveshje Mirëkuptimi për Subvencionim të Kushtëzuar për Investime në operacionet vitale mes Qeverisë së Kosovës dhe Telekomit.

Kjo marrëveshje që tashmë e kam nënshkruar unë dhe Bordi i Telekomit, do të bëjë zgjidhje të përhershme të kësaj ndërmarrje dhe jo një zgjidhje vetëm për disa muaj.

Me këtë marrëveshje mirëkuptimi, Telekomi ka marrë obligime për të investuar në teknologjinë e tyre, duke filluar nga implementimi i plotë i kodit shtetëror +383.

Gjithashtu, në zotimet e Bordit të Telekomit, kjo ndërmarrje do të punojë për të shkurtuar shpenzimet.

Duhet bërë e ditur që Telekomi i Kosovës do të kthen këto mjete të subvencionimit në llogarinë e Qeverisë së Kosovës.

Gjykata ia bllokon pronat shkaku i një hetimi, prizrenasit i dalin telashe të mëdha me fqinjët: “Më kanë rënë në qafë”

0

Më shumë telashe sesa një hetim për shpëlarje parash, një biznesmeni në Prizren po i shkakton bllokimi që Gjykata ia ka bërë disa prej pronave të tij të trashëguara. Kjo pasi ai thotë se mbi ato prona që janë të shitura prej vitesh, e veç figuron si pronar për shkak të neglizhencës për kryerjen e procedurave të nevojshme, sot ka disa shtëpi banimi. Për këtë, thotë se pronaret e atyre shtëpive, që janë fqinj të tij, i “kanë rënë në qafë”.

Shtatë parcela pronash të trashëguara familjare i janë bllokuar prej muajsh nga Gjykata Themelore e Prishtinës Hajredin Gushit nga Prizreni.

Kjo pasi biznesmeni prizrenas, ish-pronar i kazinove në Kosovë, po hetohet nga Prokuroria Speciale për “pastrim të parave”. Atij në total, Gjykata Themelore e Prishtinës, me kërkesë të Prokurorisë Speciale i ka ngrirë 14 prona në total.

Por, 7 prej tyre, Gushit po i shkaktojnë telashe të mëdha personale.

Ai ka treguar për Gazetën Online ‘Reporteri.net’ se 7 parcelat tokë që ndodhen në lagjen Bazhderhane të Prizrenit, janë prona të trashëguara të familjes, e jo të blera apo krijuara gjatë periudhës për të cilën ai po hetohet për pastrim parash.

Për këto shfaqë edhe dokumente si dëshmi. Tutje, Gushi tregon se mbi ato prona tash ndodhen shtëpi banimi, pasi të njëjtat i ka shitur prej kohesh familja e tij, dhe vetëm për shkak se nuk janë kryer të gjitha obligimet procedurale, parcelat kanë mbetur ende të figurojnë në emrin e tij në librat kadastral të komunës së Prizrenit.

“Këto toka i kam pas të trashëguara nga babagjyshi, edhe 80% e tyre janë të shitme që 40 vjet”, thotë ai.

Ndaj, sipas tij, tash i janë krijuar probleme të mëdha edhe me banorët e shtëpive që ndodhen në këto prona.

“Me kanë qit shumë telashe me kojshi, se tokat i ka shit babagjyshi që 40 vjet. Më kanë hyp në qafë, po kujtojnë se i kam lan hipotekë najkun e mi kan blloku”, rrëfen Gushi për Gazetën Online ‘Reporteri.net’.

“S’po më beson kerkush se Prokuroria po supozon se i kam ble unë se ata e dinë se që 100 vjet ato toka janë të familjes sonë”, tregon ai, duke dëshmuar me procesverbale gjyqësore të vitit 1989 se si pronat në fjalë janë bartur nga familjarët e tij tek ai, si trashëgimtar i tyre.

Pretendon edhe për një rast, se si pronari i një shtëpie që ndodhet në ato parcela, që figurojnë ende në emrin e tij dhe ndaj janë bllokuar nga gjykata, po do ta shes shtëpinë për të siguruar para për shërimin e gruas së tij të sëmurë rëndë, por po i pamundësohet për shkak të këtij procesi.

“Njëri prej tyre [fqinjëve] e ka gruan smutë, e po don me e shit shtëpinë me e qu gruan në Turqi për shërim, e nuk po mundet se Prokuroria ia ka blloku”, thotë Gushi.

“I kam dergu në gjykatë letrat e trashëgimisë, në seancën dëgjimore, por sipas tyre nuk janë të njëjtat. Vetëm me tahmin mi kan blloku”, pretendon ai, duke shfaqur edhe ankesën që avokati i tij e ka dorëzuar në Gjykatën Themelore të Prishtinës më 22 tetor 2020.

Të kontaktuar nga Reporteri.net, Gjykata Themelore e Prishtinës nuk kanë folur për rastin, përkundër se ka më shumë se 10 ditë që atyre disa herë iu janë përcjellë pyetjet me e-mail.

Sqarime mbi bazën e kërkesës në Gjykatë por të bllokuar edhe pronat e trashëguara të një personi që është në hetim për shpëlarje parash nuk kanë dhënë as Prokuroria e Shtetit.

Ndërkohë, në “urdhrin për ndalim afatgjatë” të Gjykatës Themelore të Prishtinës, i datës 16 qershor 2020, të cilin e ka siguruara Gazeta Online ‘Reporteri.net”, thuhet se Hajredin Gushi, bashkë me 6 persona tjera që sikurse ai janë në hetim, “dyshohen se kanë kryer veprën penale “Pastrim i parave nga neni 308 i KPRK-së dhe nenit 56 dhe 57 të Ligji mbi parandalimin e pastrimit të parave dhe luftimit të terrorizmi lidhur me veprën penale bazë “Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”.

Me ketë vendim, me kërkesë të Prokurorisë Speciale të Kosovës, ndaj 6 personave në hetim, gjykata u ka lëshuar urdhrin ndalues për ngrirjen e aseteve, që përshihen toka bujqësore, toka nderimi, toka pyjore, parcela, banesa banimi, lokale dhe një automjet.

I gjithë ky hetim për Gushin nuk del të jetë shqetësim, pasi thotë se e di që nuk e ka shkelur ligjin dhe beson se nuk qëndrojnë pretendimet e prokurorisë se ka kryer shpëlarje parash, gjatë kohës sa ka patur në pronësi një rrjet lojërash të fatit. /Reporteri.net/.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort