Home Blog Page 5459

Ramush Haradinaj me fjalë prekëse kujton vëllain e ndjerë. Luanin në 47 vjetorin e lindjes

0

Para 47 viteve lindi heroi Luan Haradinaj.

Vëllai i tij Ramush Haradinaj e ka kujtuar Luanin në këtë ditë, duke thënë se për të do të mbetet gjithmonë i ri.

“Luan, neve po na ikin vitet, e ti mbete i ri përgjithmonë.
Linde dyzeteshtatë vite më parë, por për ne, mbetesh përherë njëzetetre vjeç, ashtu siç ke rënë për lirinë tonë. Urime vëlla, 23-vjetori i lindjes!”, ka shkruar Haradinaj.

Luan Haradinaj kishte rënë në njërën prej betejave të para të UÇK-së kundër forcave pushtuese serbe, më 6 maj të vitit 1997, në kufirin shqiptaro -shqiptar.

Beteja disa orësh me forcat serbe, derisa po e udhëhiqte një ekspeditë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në rrugën për të hyrë në Kosovë, i mori jetën njërit nga djemtë e familjes Haradinaj.

Trupi i Luan Haradinajt pushoi në Vlanë deri në çlirimin e Kosovës. Pas çlirimit trupi i tij u rivarros në Varrezat e dëshmorëve të kombit në vendlindje, në Gllogjan të Rekës, ku prehet i qetë, së bashku me 20 dëshmorët e vendlindjes

Qytetarët po paguajnë deri në 2 mijë euro për ilaçe për Covid, reagon Zemaj

0

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka komentuar mungesën e barit Remdesivir që përdoret për trajtimin e COVID-19.

Një ampulë e këtij bari shitet deri në 200 euro copa.Ministri Zemaj tha se ky bar nuk ka qenë pjesë e listës së barnave esenciale.

Sipas tij, janë në procedurë të blerjes dhe shumë shpejt do të jenë në dispozicion. “Ne kemi nisë procedurën nga MSH për blerjen e dozave të caktuara të Remdesivir. Shumë shpejt do ta kemi në dispozicion, sapo të përfundojnë procedurat”, tha Zemaj.

Një tjetër ilaç që po përdoret për të trajtuar COVID-19 është edhe Favipiravira, e cila në barantore po kushton deri në 75 euro.Por Zemaj thotë se ky bar gjendet nëpër spitalet tona.

Ai ka kërkuar të lajmërohen rastet kur pacientët nuk mund të furnizohen me këtë bar.

“Favipiravir e kanë të siguruar pacientët. Janë diku 22 mijë copa. Kushdo që nuk arrin ta marrë këtë tabletë nga spitalet dhe i kërkohet që ta blejnë, le të lajmërojnë tek unë, apo tek Inspektorati”, tha Zemaj tek Jeta në Kosovë.

Edhe policët po preken nga pandemia, rreth 700 të infektuar e 11 të vdekur deri më tani

0

Rreth 700 pjesëtarë të Policisë së Kosovës janë infektuar nga Coronavirusi, kurse 11 kanë vdekur nga ky virus, ka konfirmuar Shaban Tasholli, nënkryetar i Sindikatës së Policisë.Ai më tej ka shtuar se nuk është e lehtë të ballafaqohesh me pandeminë edhe pse thotë se do të jenë në shërbim të qytetarëve varësisht prej situatës.

“Deri më tani kemi rreth 700 policë të infektuar ndërsa të vdekur nga Coronavirusi kemi 11. Është një përfshirje bukur e madhe nga Covidi”.

“Orari jonë është 8 orësh dhe nuk është lehtë të ballafaqohet me popullatën në këtë pandemi sepse pandeminë e kemi kudo, mirëpo policët nuk hezitojnë dhe mundohet të ruhen vetvetiu me maska, po mundohen ta korrigjojnë vetveten dhe popullatën”.

“Pavarësisht ne duhet të kryejmë orarin e punës”, tha Tasholli për Ekonomia Online.Gjatë 24 orëve të fundit, janë testuar gjithsej 1 865 mostra prej të cilëve rezultojnë 688 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 11 raste të vdekjes.

Ish-kolegu i Bashës në UNMIK: Marrëzi të thuhet se punoi kundër UÇK-së

0

Ditëve të fundit në Shqipëri ka nisur një debat për rolin e kreut të PD-së në disa filmime për masakrën e Krushës së Madhe e hetime që janë kryer kundër UÇK-së. Lulzim Basha është akuzuar se ka marrë këto filmime gjatë kohës sa kishte qenë pjesë e UNMIK’ut.

Kreu i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj është përfshirë në debatin për kreun e PD-së, Lulzim Basha dhe rolin e tij gjatë kohës sa kishte qenë pjesë e UNMIK’ut.

Miftaraj ka shkruar në Facebook se ndaj Lulzim Bashës po bëhet luftë politike para zgjedhjeve që do të mbahen në Shqipëri.

“Lufta speciale ndaj Lulëzim Bashës është luftë politike para zgjedhjeve në Shqipëri në mes të Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike. Shumë të pavërteta, shumë njollosje, shumë politikë, orkestrim dhe qerim i hesapeve personale”, ka thënë ai.

I njejti shton se nga viti 2005 deri në vitin 2007 ka punuar në UNMIK. Sipas Miftarajt, në atë kohë shumica e ndërkombëtarëve kanë pasur xhelozi ndaj Bashës derisa të njejtit thotë se ia kanë kontestuar edhe profesionalizmin.

“Prej fillimit të vitit 2005 deri në gusht 2007 kam punuar në Divizionin e Politikave Ligjore në Departament të Drejtësisë në UNMIK. Kush e din si ka funksionuar Departamenti i Drejtësisë në UNMIK, e din se ka pasur shumë luftë dhe xhelozi mes shefave të divizioneve në këtë department, shtyllës së parë të UNMIK dhe Zyrës së PSSP-së. Shumica e ndërkombëtareve në Department të Drejtësisë në UNMIK vetëm për faktin se ka qenë Lulëzim Basha shqiptare i Shqipërisë kanë pasur xhelozi të jashtëzakonshme ndaj të njejtit dhe ia kanë kontestuar në vazhdimësi profesionalizmin e tij me argumentin se i njejti është shqiptar dhe është i njëanshëm në raport me shqiptarët e Kosovës”, thotë ai.

“Të vetmën pikë që e kanë kontestuar me xhelozi të tmershme ka qenë se anon nga shqiptarët dhe kjo ndikon në pavarësinë dhe paanshmërinë e tij në punë. Kontributi i Bashës në formimin e Ministrisë së Drejtësisë dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme në Kosovë dhe kalimin e kompetencave nga UNMIK ka qenë i jashtëzakonshëm. Basha për gjithçka mundet mu akuzu, ama me akuzu se ka punu kundër UÇK është marrëzi”, shtoi ai.

Kuvendi sot mban seancë, diskutohet për menaxhimin e situatës me Covid-19

0

 

Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mbajnë sot debat parlamentar në lidhje me gjendjen pandemike në vend dhe menaxhimin e situatës me pandeminë COVID-19 nga ana Qeverisë.Seanca do të nis në orën 13:00.
Debati mbi gjendjen me coronavirus mbahet në kohën kur vendi po vazhdon të përballet me shtim të rasteve me sëmundjen infektive, si pasojë e së cilës nga e premtja e kaluar janë ndërmarrë masa të reja rigoroze që kufizojnë lëvizjen e qytetarëve dhe punën e gastronomisë.

Vendi ynë dje ka regjistruar edhe 688 raste të reja pozitive, 11 viktima dhe 236 të shëruar, ndërkohë që numri i rasteve aktive është 11.431 dhe janë gjithsej 833 viktima që nga shpërthimi i epidemisë në mesin e muajit mars.

Deri më sot 833 persona kanë vdekur nga COVID-19

0

Që nga 13 marsi kur edhe u paraqitën rastet e para pozitive me COVID-19 e deri më tani numri i rasteve pozitive me SARS Cov-2 ka shkuar në 20 mijë e 805 nga 120 mijë e 811 persona që janë testuar.

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) janë shënuar 688 raste të reja, derisa 236 të tjera janë shëruar.

E shkak i infektimit me SARS SoV-2 kanë vdekur 833 persona.

Kurse 11 mijë e 431 janë raste aktive me COVID-19.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.865 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 688 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 11 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat:

Prishtinë 3 raste (76, 54, 38 vjeç), Rahovec 2 raste (74, 67 vjeç), Ferizaj 1 rast (48 vjeç), Gjilan 1 rast (82 vjeç), Kamenicë 1 rast (57 vjeç), Klinë 1 rast (65 vjeç), Skenderaj 1 rast (76 vjeç) dhe Suharekë 1 rast (54 vjeç). Numri total i rasteve pozitive është 29.805 raste nga 120.811 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 833 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 236 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 17.541 raste, kurse numri i rasteve aktive është 11.431”, thuhet në të dhënat e IKSHPK-së.

Zeka: Informova Hashim Thaçin se po i organizohej një atentat nga një pjesëtar i Njësisë Speciale të Kosovës, ishte e saktë

0

Ish-deputeti i Kosovës, Milaim Zeka, ka thënë se ndaj presidentit të Kosovës po përgatitej një atentat dhe për këtë e kishte informuar ish-presidentin Thaçi.Zeka për kanal 10 ka thënë se nga një pjesëtar i Forcave të Sigurisë Speciale, i cili ishte familjar i një zyrtari të lartë politik, po përgaditej një atentat ndaj ish-presidnetit, Hashim Thaçi.

“E kam informuar presidentin Hashim Thaçin se po i përgatitet një atentat ndaj tij, nga një pjesëtar i Forcave të Sigurisë Speciale, familjar i një zyrtari të lartë politik që ka qenë në qeveri, ketë punë e di presidenti, informacioni ka dal i sakte, janë kanë edhe autoritetet në dijeni për këtë”, tha Zeka.

Shqiptarët nuk do të lejojnë serbët në Graçanicë, të largojnë banerin “Liria ka emër” (VIDEO)

0

‘’Liria Ka Emër” është platformë e re e cila ka si synim të japë kontributin e saj në debatin e rihapur mbi rrugëtimin tonë si shoqëri drejt lirisë dhe mbi vlerat që duhet të jenë ideali i shoqërisë tonë dhe themel i shtetit të Kosovës.Banerët për këtë platformë janë vendosur gjithandej Kosovës, e një e tillë është vendosur edhe në komunën e Graqanicës gjë që u kundërshtua nga banorët serbë, njofton Klan KosovaPërfaqësuesi i vetëm i shqiptarëve në këtë komunë, Granit Gashi në Edicionin Special në Klan Kosova tha se ky baner nuk e provokon askënd.

“Nuk ka ndonjë arsye për t’i penguar pasi kjo as nuk nxitë as nuk provokon askënd”.Gashi tregoi se me i zëshmi kundër këtij baneri ka qenë kryetari i Graqanicës, Srgjan Popoviq.“Banorët serbë nuk kanë qenë shumë kundër por më i zëshmi ka qenë kryetari i komunës, Srgjan Popoviq, i cili ka thënë gjëra radikale kur thotë se kjo është komunë serbe por kjo është një komunë e Kosovës dhe nuk është komunë serbe. Ai në vazhdimësi bën deklarime të tilla duke diskriminuar shqiptarët”, deklaroi Gashi.

Tutje Gashi theksoi se shqiptarët do ta mbrojnë këtë baner.“Ligjërisht kjo rrugë është nën menaxhimin e ministrisë së Infrastrukturës dhe nuk kanë të drejtë të marrin iniciativa për heqjen e këtij baneri. Por edhe nëse marrin ndonjë iniciativë duhet ta dinë se do të përballen me banorët shqiptarë të komunës së Graqanicës pasi ne në paqe do ta ruajmë këtë baner dhe nuk do ta lejojmë askënd ta përdhosë”.“Ne nuk do të sulmojmë askënd dhe nuk do të krijojmë konflikt por do ta mbrojmë në forma paqësore këtë baner për mos t’u larguar nga askush”.“Nuk ndihemi të kërcënuar pasi ne jemi në shtetin tonë dhe nuk ka nevojë të ndihemi të kërcënuar”.

Gashi tregoi se nuk dihet se kur dhe nga kush u vendos ky baner dhe se Popoviq ka kërkuar edhe nga ndërkombëtarët heqjen e tij.“Sot isha në stacionin policor në Graqanicë dhe aty më informuar që prokuroria në Prishtinë ka nisur hetime se kur dhe kush e ka vendosur këtë baner dhe me treguan që policia nuk do të ndërmarrë asnjë hap deri kur organet e drejtësisë të japin një version final të këtij baneri”.“Kryetari Popovic nëpërmjet disa intervistave ka kërkuar nga organet ndërkombëtare të largohet ky baner pasi sipas tij janë të rrezikuar banorët serbë që janë në fshatin e Kishnicës. Por realisht ata as nuk janë të rrezikuar pasi që banorët shqiptarë asnjëherë nuk e kanë përdorur ndonjë metodë për t’i provokuar”, deklaroi Gashi.Tutje Gashi tha se në seancën e ardhshme në Kuvendin komunal pret se do të diskutohet gjatë rreth këtij baneri.

Ky është moti për ditën e sotme në Prizren

0

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se nga sot priten vranësira dhe reshje shiu. Nga e marta pritet të kemi kushte tjera meteorologjike, vranësira të dendura të përcjellura me reshje shiu.Në fushat termike nuk do të ketë ndryshime të mëdha, sidomos në vlerat e maksimaleve.

Reshjet e shiut në viset e larta malore mund të shoqërohen me fjolla të borës.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4 deri në 5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9-10 gradë Celsius.Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit me shpejtësi 1-8 m/s.

Prizren: Ankesa për dallavere në konkursin për mësimdhënës (VIDEO)

0

Ardita Aliu-Sallauka që thotë se ka kandiduar për mësimdhënëse të Edukatës Muzikore në shkollën “ Ibrahim Fehmiu” në Prizren, ka ushtruar kallëzim penal ndaj drejtoreshës së Arsimit në këtë komunë.

Aliu-Sallauka thotë se e kaloi me sukses testin me shkrim, por intervistat nuk u mbajtën. Edhe pse nuk përfundoi procesi, në shkollë u punësua një mësues për këtë lëndë.

“Kandidatët që kemi qenë për 4 shkolla e kemi kalu testin me shkrim, në 3 shkollat tjera janë mbajtë intervistat, ndërkaq në ‘Ibrahim Fehmiu’ nuk kemi marrë ndonjë informacion. Ne kemi pritur deri tash, kur e kemi kuptu që në atë shkollë e kanë punësu dikëqë nuk ka qenë në test as në intervistë, d.m.th në mënyrë joligjore”, deklaroi ajo.

Në shkollë thonë se kanë marrë pjesë në testin me shkrim, por nuk janë ftuar për intervista e as nuk e dijnë se çfarë ka ndodhur me konkursin.

Drejtori i shkollës, Haki Gërguri, tha se tash e disa vite ka kërkuar që të bëhet një zgjidhje.

Nga 2018-ta mësimdhënësi që nisi punën me orar të plotë nga shtatori, kishte mbajtur orët plotësuese në këtë shkollë.

Ndërkaq në DKA-në e Prizrenit deklarojnë se mësimdhënësi që ka marrë pozitën është punëtor i vjetër aty, dhe është në vendin e njejtë të punës në bazë të ligjit.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort