Home Blog Page 5458

Austria hyn në izolim total për herë të dytë

0

Tejkalon shifrat e 55,000 000 numri i të infektuarve me Covid-19 në të gjithë botën , ndërkohë që 1.3 milion persona kanë ndërruar jetë.Numrin më të lartë të të infektuarve e mban SHBA ku numërohen 11,5 milion të infektuar.Situata më kritike aktualisht duket në Evropë, ndërsa shtetet e kontinentit të vjetër përballet me valën e dytë të pandemisë.

Banorët e Vjenës shijuan ditën e tyre të fundit të lirisë, pasi duke nisur nga dita e sotme vendi hyn në bllokim të dytë kombëtar, i cili pritet të zgjasë të paktën tri javë. Si pjesë e bllokimit të ri, dyqanet jo-thelbësore, shërbimet të tilla si parukeritë do të mbyllen. Shkollat do të mbyllen dhe mësimi do të zhvillohet online, ndërkohë, austriakëve u është kërkuar që të punojnë nga shtëpia.Italia, është njëri nga shtetet i cili po përballet me një fazë të dytë Covid-19,tanimë pasi 192 mjekë kanë humbur jetën si pasojë e pandemisë po përballet me vështirësi të mëdha edhe për gjetjen e specialistëve.

“Problemi me të cilin po përballemi është se vetëm specialistët mund të punojnë brenda njësive të kujdesit intensiv, që përfshin si mjekë të specializuar ashtu edhe infermierë. Shifrat nuk janë inkurajuese megjithatë, ne kemi nevojë për 2000 mjekë të cilët mund të operojnë me pajisjet për frymëmarrje. Nuk ka mjaftueshëm mjekë të trajnuar”, u shpreh Carlo Palermo, kreu i Unionit Kombëtar të Mjekëve.

Ndërkohë që ata i kanë bërë thirrje qeverisë, për të shmangur edhe më shumë presionin e qeverisë mbi ta, që gjatë festave të fundvitit të mos ketë lehtësim të kufizimeve, përkundrazi forcim të tyre.Në përpjekje për të vënë nën kontroll pandeminë e shkaktuar nga Covid-19, Suedia paraqiti kufizime më të ashpra. Duke mbyllur palestrat, bibliotekat dhe reduktuar pjesëmarrjen në tubimet publike nga 50 persona në tetë.Ndërkohë në Gjermani akoma vazhdon të diskutohet nëse është e nevojshme marrja e masave të reja.

Mbyllja e pjesshme në Gjermani ia ka dalë të thyejë rritjen eksponenciale të infeksioneve të reja, megjithatë shifrat duhet të vazhdojnë të bien. Kancelarja gjermane bëri për kufizimin e kontakteve si formulë të suksesit.Qeveria federale tha se ka vendosur të shtyjë vendimin për të marrë masa më të ashpra në shkolla, duke përfshirë reduktimin e nxënësve të pranishëm dhe mbajtjen e detyrueshme të maskës.

Bie numri i veturave të importuara nga diaspora

0

Në një kohë kur ekonomia e Kosovës po pëson rënie si pasojë e pandemisë së shkaktuar nga COVID-19, roli i diasporës në ekonominë e Kosovës vazhdon të jetë tejet i madh.

Instituti GAP ka bërë një hulumtim me titull “Ndikimi i diasporës në ekonominë e Kosovës gjatë pandemisë COVID-19”.

Përveç remitencave, të cilat kanë shënuar rritje gjatë pandemisë, rënie vërehet në investimet e diasporës në patundshmëri në Kosovë dhe blerje të gjësendeve për familjarët. Ajo çfarë mbetet më me ndikim për ekonominë tonë, sipas këtij instituti, janë të hyrat nga shpenzimet që bën diaspora gjatë vizitave në Kosovë, e të cilat kanë rënë ndjeshëm. Para pandemisë, shpenzimet e diasporës gjatë vizitave në Kosovë llogaritej të kapnin vlerën mbi 328 milionë euro, apo 4.6% të BPV-së në vit. Ndërsa këtë vit, përfitimi i ekonomisë së Kosovës pritet të jetë i vogël, rreth 0.55% deri 1.83% të BPV-së, shkruan indeksonline, transmeton Albinfo.ch.

Një mënyrë tjetër se si diaspora i ndihmon familjarët në Kosovë është edhe përmes dhurimit të gjërave dhe shërbimeve për familjet e tyre si: rroba, vetura, tokë, mobilje etj.

Numri i veturave të importuara gjatë periudhës mars-gusht 2020 jep indikacion se kjo formë e ndihmës nga diaspora ka rënë gjatë pandemisë së shkaktuar nga COVID-19. Për këtë periudhë janë importuar rreth 4 mijë vetura më pak (30%) krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Në periudhën janar-gusht të vitit 2020 vlera e remitencave të dërguara në Kosovë nga diaspora ishte 608.5 milionë euro apo rreth 55.4 milionë euro (10%) më e lartë se në vitin 2019.

Nëntë vjeçari nga Klina, Gjonson Berisha i cili ka arritur të bëhet programer

0

Aftësitë e jashtëzakonshme të shumë fëmijëve në Kosovë, kanë bërë që disa prej tyre të jenë pjesë edhe të shumë garave ndërkombëtare.

Në mesin e shumë fëmijëve të cilët qysh në moshë të vogël arrijnë të kenë aftësi të jashtëzakonshme në fusha të ndryshme, është edhe nëntë vjeçari nga Klina, Gjonson Berisha i lindur më 24 janar 2011.

Gjonsoni i cili aktualisht vijon mësimet në klasën e katër, qysh në moshën 3 vjeç prindërit e tij kishin vërejtur aftësitë e Gjonsonit që i ka në përdorim të teknologjisë, më saktësisht në fushën e programimit.

Babai i tij, Leonard Berisha në një prononcim për Telegrafin ka treguar më shumë rreth aftësisë që zoton djali i tij Gjonsoni.

“Kur ka qenë tre vjeç ka ditë me punu me telefon, i ka ditë të gjitha funksionet e telefonit. Ia ka marrë bashkëshortes telefonin ja ka hek kodin që e ka pas edhe ja ka qit kodin e vet. Kur e kemi vet çka ke ba ka thanë unë e di”, ka rrëfyer babi i Gjonsonit.

Ai më tej tregon se djali i tij ka arritur të mësoj gjuhën angleze përmes telefonit dhe se tani e flet rrjedhshëm.

“Anglishten e ka mësuar përmes telefonit pa shku në shkollë hala. Tash është në klasën e 4, asnjëherë nuk ka qenë në kurs të anglishtes dhe aq mirë e dinë sa profesorët shpesh thonë që nuk shtyhemi me të sepse e frikësohemi se del më i zoti se ne”, është shprehur Leondardi.

Ndryshe Gjonsoni nëntë vjeçar posedon llogari personale në Twitter, e po ashtu ka edhe një web faqe “Easy CSS 2.0” të cilën e mirëmban vet.

“Unë jam një fëmijë 9 vjeç që di të kodoj të gjitha projektet e mia janë krijuar nga unë dhe e vetmja gjë që përdor për të punuar është laptopi im me Windows 10 hp”, shkruan Gjonson në webfaqen që e mirëmban.

Ai gjithashtu tregon se projekti i tij i parë si programmer që ka realizuar ka qenë projekti i quajtur deptv.netlify.app. /Telegrafi/

Këto janë benefitet shëndetësore të stinës së vjeshtës

0

Për shumicën e njerëzve, vjeshta është stina e preferuar e vitit.

Përveç emocioneve që kjo stinë i sjell, faktikisht sjell edhe shumë benefite shëndetësore.

Ushqimet sezonale

Ushqimet e vjeshtës dhe erëzat jo vetëm se janë të shijshme, por edhe të pasura me shumë vlera ushqyese. Këto janë disa ushqime vjeshtore që duhet t’i përfshini në dietën tuaj sezonale:

– Kungujt
– Mollët
– Kanella
– Lakra e Brukselit
– Pjeshkat

Gjumi është më kualitativ gjatë vjeshtës

Një tjetër mënyrë për t’i shijuar benefitet e kësaj sezone është përmes gjumit. Ekspertët kanë konstatuar se trupat tonë më së shumti pushojnë gjatë vjeshtës.

Kjo për shkak se ne flemë një orë më shumë dhe gjumi i mundëson trupit të rikuperohet fizikisht e mendërisht.

Coronavirusi godet edhe OBSH-në, regjistrohen dhjetëra raste brenda selisë së saj në Gjenevë

0

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka regjistruar 65 raste të coronavirusit midis stafit të vendosur në selinë e saj në Gjenevë.

Sipas Euronews, përcjell Telegrafi, në mesin e të prekurve nga virusi janë edhe pesë persona që punonin në ambiente dhe ishin në kontakt me njëri-tjetrin, tregon një e-mail i brendshëm i rrjedhur.

Agjencia shëndetësore e OKB-së tha se po heton se si dhe ku u infektuan pesë personat – dhe se nuk ka përcaktuar nëse transmetimi ndodhi në zyrat e saj.

Konfirmimi i OBSH-së të hënën për shifrat në postën elektronike të marrë nga Associated Press ishte hera e parë që ajo siguroi publikisht një gjë të tillë.

“Për njohuritë e mia, grupi që po hetohet është prova e parë e transmetimit të mundshëm në hapësirat e OBSH-së”, ka thënë Dr. Michael Ryan, shefi i agjencisë i emergjencës, të hënën në një konferencë shtypi në OBSH.

Po sipas Euronews, në email thuhej se rreth gjysma e infeksioneve të regjistruara deri më tani ishin te njerëzit që kishin punuar nga shtëpia.

Por 32 ishin nga stafi që kishin punuar në ambientet në ndërtesën e selisë, ku zakonisht punojnë më shumë se 2,000 njerëz dhe agjencia thotë se ka vendosur higjienë të rreptë dhe masa të tjera parandaluese.

Në e-mail, i cili iu dërgua stafit të premten, Raul Thomas, i cili drejton operacionet e biznesit në OBSH, vuri në dukje se pesë persona – katër në të njëjtin ekip dhe një që kishte kontakte me ta – ishin testuar pozitivisht për COVID-19.

Kjo mund të tregojë se kontrolli bazë i infeksionit dhe procedurat e distancës sociale mund të jenë thyer – për çfarë është duke u zhvilluar një hetim. /Telegrafi/

Mërgata thyen rekord të dërgesave, për dhjetë muaj në Kosovë solli rreth 800 milionë euro

0

Pavarësisht pandemisë COVID-19, mërgata e Kosovës e ka thyer rekordin e dërgesave të parave në vendin tonë.

Nga të dhënat e Bankës Qendrore të Kosovës për muajin tetor 2020, diaspora ka dërguar rreth 22 milionë euro më shumë sesa muaji i njëjtë i vitit të kaluar, shkruan Telegrafi.

Të dhënat tregojnë se në muajin tetor 2020, në Kosovë u sollën 99.8 milionë euro, kurse një vit më herët kjo vlerë ishte 78.2 milionë euro.

Duke krahasuar periudhën dhjetë mujore të vitit aktual me atë paraprak, del se mërgata në drejtim të Kosovës ka dërguar 90.9 milionë euro më shumë, apo në total 796.5 milionë euro.

Sipas kanaleve të dërgimit, BQK thotë se, 556.8 milionë euro janë transferuar me anë të agjencive të dërgesave të parëve, kurse pjesa tjetër me anë të bankave komerciale.

Remitencat sipas kanaleve të dërgimit, tetor 2020 | Burimi: BQK

Për sa i përket dërgesave të mërgatës sipas vendeve, Gjermania është shteti ku më së shumti dërgohen para në drejtim të Kosovës.

Për tremujorin e dytë të vitit 2020, del se nga Gjermania kanë ardhur 43.1 milionë euro, ndjekur nga Zvicra me 24.3 milionë euro dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës me 5.4 milionë euro.

Për këtë periudhë, rritja e remitencave është për 7.2 për qind më e madhe se vitin 2019.

Remitencat sipas shteteve, tetor 2020 | Burimi: BQK

“Në kuadër të bilancit të pagesave, remitencat shënuan rritje vjetore prej 7.2 për qind”, thuhet në raportin “Vlerësimi tremujor i zhvillimeve makroekonomike, tremujori i parë 2020”, përcjell Telegrafi.

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti në një intervistë për Telegrafin kishte thënë se, mosardhja e diasporës në Kosovë, rrezikon që në mos sjelljen e një miliardë eurove të tjera nga shpenzimet e tyre.

“Nëse i referohemi vitit të kaluar, të hyrat nga remitencat kanë qentë 875 milionë euro ose në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto janë 12 për qind. Pritjet tona janë që remitencat të kenë rënie diku 14.1 për qind, gjatë këtij viti. Por, ne e kemi edhe kategori që diaspora i bënë në Kosovë, ne i quajmë shpenzime të udhëtimit, ku kjo shumë është rreth një miliard euro. Mos ardhja e tyre në Kosovë do ta rrezikonte këtë shumën prej një miliard euro”, kishte thënë Mehmeti.

Nga rezultatet preliminare të regjistrimit të diasporës, numri i qytetarëve të Kosovës që jetojnë në vende të ndryshme të Evropës dhe botës, të cilët i janë përgjigjur regjistrimit është rreth 350 mijë. /Telegrafi/

EC Ma Ndryshe fillon serinë e aksioneve të pastrimit në qytetin e Prizrenit

0

Stafi i EC Ma Ndryshe sot ka realizuar një aksion pastrimi në qytetin e Prizrenit, përkatësisht te “Sheshi i Lidhjes” dhe përgjatë rrugës së “Marashit”.

Qëllimi i kësaj iniciative ka qenë pastrimi i këtyre hapësirave publike nga mbeturinat, si dhe përçimi i porosisë për nevojën e mbrojtjes së mjedisit nga secili individ.

EC në këtë pjesë të qytetit ka mbledhur një sasi të mbeturinave, derisa kompania rajonale e mbeturinave “Ekoregjioni” ka ndihmuar me grumbullimin final dhe dërgimin e këtyre mbeturinave në deponi.

Aksione të tilla do të organizohen në vazhdimësi, duke respektuar masat dhe udhëzimet ndaj COVID-19. Me këtë rast EC i bën thirrje të gjithë qytetarëve vullnetmirë që ti bashkohen nismave të tilla, në mënyrë që të kontribuohet për një mjedis më të pastër. EC gjithashtu fton institucionet përgjegjëse që të tregojnë kujdes më të shtuar për mirëmbajtjen e hapësirave publike të qytetit.

Community Development Fund – CDF
Embassy of Sweden in Pristina
HumanRightivism

Ndahen mjete për 38 federata sportive, Hoti: Në kohë të vështirë është obligim ndihma e Qeverisë

0

Kryeministri Avdullah Hoti ka marrë pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të kontratave me 38 federatat sportive të Kosovës, për ndarjen e 5 milionë eurove nga fondi për mbështetjen e sportit në kohë të pandemisë.

Në Ministrinë e Kulturës, ai u prit nga e para e këtij dikasteri, Vlora Dumoshi dhe përfaqësuesit e federatave, njofton Klan Kosova.

Hoti tha se është i kënaqur që ka arritur t’ia ndajë këto mjete, shumë të nevojshme për këtë kohë, për sportistët kosovarë.

“Jemi në një kohë të vështirë dhe mbështetja që iu jep qeveria është obligim. Më vjen mirë që kemi arritur të ndajmë një pjesë të mbështetjes për ju”.

Hoti ka kërkuar që të vazhdohet dhe të respektohen masat e IKSHPK-së nga sportistët dhe për këtë kërkoi bashkërendim.

“Më vjen mirë që është rregulluar edhe baza ligjore që federatat të kryejnë punën e tyre të pavarur. I kënaqur që jam në këtë ngjarje simbolike, ju uroj suksese klubeve sportiste”.

Ndërkaq, Dumoshi tha se duke respektuar masat sporti nuk është ndalë komplet në këtë kohë të pandemisë, si dhe që kanë bërë investime rreth 4 milionë euro për të krijuar infrastrukturë më të mirë për sportistët.

“Është një lajm i mirë që përveç shumë klubeve që iu takojnë meshkujve, kemi edhe klube shumë të forta që ju takojnë edhe femrave. Ne në këtë pako s’kemi bërë dallime sepse gjithmonë ka pasë këso dallime mes femrave dhe meshkujve. Ju siguroj që në këtë paketë të gjithë janë të barabartë”.

Rrëfimi i një nëne: Ju lutem mos i mallkoni fëmijët tuaj kur jeni të zemëruara.

0

Një ditë, isha duke pastruar shtëpinë. Papritmas erdhi biri im dhe e rrëzoi një vazo prej qelqi. E theu atë.

U hidhërova me të, sepse vazoja ishte shumë e shtrejte për mua, ishte dhuratë nga nëna ime. E kisha shumë të dashur atë vazo dhe doja ta ruaja. Nga hidherimi i tepërt, e mallkova tim bir. “Tu thefshin eshtrat!” – i thashë.

Kaluan vite më pas, dhe unë e kisha harruar këtë ngjarje. Isha e treguar e papërgjegjshme dhe e pakujdesshme ndaj fjalëve që kisha thënë. Nuk e kisha menduar se ajo lutje do të ishte ngritur në qiell.

Biri im u rrit me vëllezërit e motrat e tij. Ka qenë djali më i dashur për zemrën time dhe kujdesesha shumë për të. Ka qenë shumë i mirë ndaj meje, shumë më tepër se vëllezërit e motrat e tij. Studioi, diplomoi, u punësua dhe po mendonte për martesë.

Kemi pasur një objekt të vjetër të cilin donim ta rindërtonim. Ditën që punëtorët bëheshin gati ta rrënonin objektin, djali im kishte shkuar aty. Gjatë punës, për një moment djali im ishte larguar dhe askush nuk e kishte vërejtur. Muri që po shembnin punëtorët kishte rënë mbi të. Në momentet e rrëzimit, kishin dëgjuar bërtimën e tij, dhe më pas heshtje. Ishte zhdukur zëri i tij.

Punëtorët ishin tmerruar. E kish nxjerrë nga poshtë rrënojave dhe kishin thirrur ndihmën e shpejtë. Nuk kishin mundur ta bartnin atë, nga thyerjet e shumta në trup. Me shumë vështirësi e kishin dërguar në spital. Kur më telefonuan për të më treguar çfarë kishte ndodhur, në çast mu shfaq para syve momenti kur e kisha mallkuar. M’u kujtuan fjalët që kisha thënë.

Kisha qarë derisa kisha humbur vetëdijen. Pastaj u zgjova në spital. E pashë tim bir në një gjendje që më mirë të mos e shihja. Në ato momente iu ndalën të rrahurat e zemrës dhe ai u largua nga kjo botë.

Kam bërtitur dhe kam qarë sa s’bëhet. Sikur të kthehej ai në jetë, dhe t’i thyejë të gjitha zbukurimet e shtëpisë sime. Sikur t’më thahej gjuha e t’mos i thoja ato fjalë.

Por kjo më nuk bën dobi. Prandaj, porosia ime për të gjitha nënat është: Mos nxito të mallkosh fëmijët e tu kur je e zemëruar. Asnjëherë mos u lut kundër tyre.

Sikur shpirti im të bashkohej me atë të birit tim, dhe të shpëtoja nga kjo dhimbje me të cilën jetoj çdo ditë./supergrate.net/

Avdyli e vazhdon përplasjen me Mustafën, thotë se ai s’mund ta përjashtojë nga LDK’ja

0

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa ditë më parë deklaroi se deputetin Haxhi Avdyli nuk e konsideron më pjesë të partisë.

Kësaj deklarate të Mustafës i është përgjigjur deputeti Avdyli, i cili ka thënë se atë mund ta largojë nga partia vetëm qytetari votues.

“Komentet e mija lidhur me deklaratën e Isa Mustafës unë i kam dhënë edhe më herët. Unë formalisht jam akoma deputet i LDK-së”.

“Momentin e duhur do ta shprehi mendimin edhe rreth kësaj çështje por mendoj që mua dhe shumë të tjerë që mendojmë pak më ndryshe se Isa Mustafa mund të na përjashtojë vetëm qytetari dhe votuesi jonë”, është shprehur Avdyli.

Avdyli poashtu ka thënë se së shpejti do të dal me një qëndrim lidhur me mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë Hoti që e ka paralajmëruar Vetëvendosje.

“Akoma nuk e kemi diskutuar çështjen e mocionit as me Vetëvendosjen as me deputetët e tjerë”.

“Momentin që do ta diskutojmë atëherë unë do ta marr një vendim dhe do të dal me qëndrim të qartë para kësaj seance”, ka thënë ai për Ekonomia Online.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort