Home Blog Page 5457

Zemaj: Nga 4 qershori e deri më tani janë kryer 104 mijë teste

0

Derisa Kuvendin po vazhdon diskutimin në lidhje me situatën pandemike në vend, ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj, ka folur në lidhje me situatën aktuale në terren dhe me punët që ai së bashku me ministrinë dhe institucionet shëndetësore po bëjnë gjatë kësaj periudhe.

Ai ka thënë se që kur ka marrë mandatin me 4 qershor e deri më 16 nëntor në mbarë vendin janë kryer mbi 100 mijë teste, saktësisht 104 mijë e 60 testime.

Ai ka thënë tutje se janë pajisur qendrat e mjekësisë rajonale me aparatura të nevojshme për të kryer sa më shumë teste./IndeksOnline/

Arbërie Nagavci nuk ia jep fjalën Armend Zemajt: Nuk mund të flasësh sa herë dëshiron në Kuvend

0

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, e cila po udhëheq seancën e Kuvendit është përplasur me ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj.

E gjitha nisi pasi deputeti i VV-së, Fitim Uka, në fjalimin e tij kritikoi ashpër Zemajn për mos menaxhim të mirë të pandemisë.

Ministri Zemaj pas kësaj tentoi të marrë fjalën, por Nagavci nuk ia dha duke i thënë se duhet të flasin deputetët që janë me radhë.

Pas një “përplasje” mes tyre, Nagavci i tha se mund ta marrë fjalën vetëm si replikë por jo në mënyrë tjetër.

Këta janë 49 zëvendësministrat e Hotit

0

Si pjesë e opozitës Avdullah Hoti ishte mjaft kritik ndaj qeverisjes së Ramush Haradinajt për numër të madh të zëvendësministrave.

Tani kur i njëjti po udhëheq me ekzekutivin numri i zëvendësministrave është po aq i lartë.

Nga Qeveria “Hoti” deri më tani janë emëruar 49 zëvendësministra në gjithsej 16 ministri, shkruan Gazeta Express.

Gazeta ka kërkuar sqarime nga Qeveria e Kosovës për këtë shifër mirëpo të njëjtit për Express kanë dërguar vetëm një listë me emrin e tyre.

Kështu vetëm 4 ministri i kanë gjithsej nga 5 zëvendësministra. Bëhet fjalë për atë të Infrastrukturës, në ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, në ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit si dhe në ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit.

Përderisa ministritë e lartcekura i kanë nga 5 zëvendësministra, në ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës si dhe në atë të Punëve të Brendshme janë nga katër zëvendësministra.

Nga një zëvendësministër më pak, ka ministria e Financave, ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe ajo e Shëndetësisë.

Nga dy zëvendësministra kanë: ministria për Kthim dhe Komunitete, ministria e Tregtisë dhe Industrisë, ministria e Arsimit dhe Shkencës, ministria e Pushtetit Lokal dhe ministria e Mbrojtjes.

Kurse me nga një zëvendësministër funksionojnë ministria e Drejtësisë dhe ministria e Zhvillimit Rajonal, shkruan Gazeta Express.

Nga 49 zëvendësministra në Qeverinë e udhëhequr nga Avdullah Hoti, vetëm 7 janë femra, që i bie 14.28% e numrit të përgjithshëm.

Lista me emra të Zëvendësministrave të Qeverisë të Republikës së Kosovës

1 Agim Krasniqi ZVM – Ministria e Financave

2.Artan Berisha –ZVM-Ministria e Infrastrukturës

3.Arton Retkoceri – ZVM-Ministria e Infrastrukturës

4.Bashkim Krasniqi – ZVM – Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale

5.Besart Dreshaj – ZVM – Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale

6.Bekim Brestovci ZVM – Ministria e Punëve të Jashtme

7.Teuta Sahatqija – ZVM – Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës

8.Enis Sulejmanovic – ZVM – Ministria për Komunitete dhe Kthim

9.Selim Kryeziu – ZVM – Ministria për Komunitete dhe Kthim

10.Enver Hoti -ZVM – Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural

11.Fatbardha Emini – ZVM – Ministria e Pushtetit Lokal

12.Florian Dushi -ZVM – Ministria e Drejtësisë

13.Hamza Balje -ZVM –Ministria e Infrastrukturës

14.Muharrem Sfarqa -ZVM –Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit

15.Ergin Bunjaku – ZVM – Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit

16.Nexhat Ramadani – ZVM ne Ministria e Tregtisë dhe Industrisë

17.Engelbert Zefaj – ZVM – Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit

18.Qazim Rrahmani – ZVM – Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit

19.Valdete Bajrami ZVM – Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit

20.Resul Makreshi – ZVM – Ministria e Shëndetësisë

21.Yildiray Bayram – ZVM – Ministria e Punëve të Brendshme

22.Zafir Berisha -ZVM – Ministria e Punëve të Brendshme

23.Agron Bacaj –ZVM- Ministria e Punëve të Brendshme

24 Pjetër Ndou – ZVM – Ministria e Shëndetësisë

25. Adnan Redzeplar – ZVM – Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale

26. Eldis Abazi – ZVM – Ministria e Zhvillimit Rural–

27. Kushtrim Bahrimaj – ZVM – Ministria e Financave

28. Muhamet Brajshori – ZVM – Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diaspores

29. Jasmina Jovanovic – ZVM -MF

30. Milan Radojevic – ZVM – Ministria e Punëve të Brendshme

31. Driton Bardheci – ZVM – Ministria e Arsimit dhe Shkencës

32. Magbule Shkodra -ZVM –Ministria e Pushtetit Lokal

33. Gani Dreshaj – ZVM – MPJD

34. Muhamedali Mergjollari – ZVM – MM

35. Xhavit Zariqi – ZVM – MI

36. Erxhan Galushi – ZVM – MBPZHR

37. Rexhep Kadriu – ZVM -MEA

38. Qerim Bajrami- ZVM-MTI

39. Arbër Grabovci – ZVM – MKRS

40. Muharrem Nitaj – ZVM- MEA

41. Bajram Kastrati – ZVM – MBPZHR

42. Halil Matoshi – ZVM – MKRS

43. Bahrim Shabani – ZVM – MBPZHR

44. Burbuqe Bakia-Deva -ZVM – MEA

45. Nehat Ramadani – ZVM – MBPZHR

46. Sadika Kofrc- ZVM-MM

47. Muhamet Gashi- ZvM-MI

48. Xhavit Rexhaj- ZvM-MASH

49.Luan Gola-ZvM-SH

Në plan-programin qeverisës së LDK-së gjatë garës për zgjedhjet e 6 tetorit 2019, thuhej se ministritë do t’i kenë vetëm nga dy zëvendësministra.

“Qeveria e Kosovës do t’i ketë 12 ministri, secila sosh me vetëm dy zëvendësministra. Të gjitha pozitat e koordinatorëve nacionalë dhe trupave të tjerë të krijuar në ndërkohë do të shuhen në ditën e parë të punës së qeverisë së re”, thuhet në plan-programin qeverisës së LDK që quhej “Beso”.

Në ndërkohë Qeveria “Hoti” në Kuvendin e Kosovës është duke u ballafaquar edhe me mungesë të kuorumit, si dhe me luhatje të vazhdueshme të koalicionit.

Kjo për shkak të temave të mëdha me të cilat po ballafaqohet Kosova, si për çështjen e Presidentit, Asociacionit të Komunave me Shumicë serbe e dialogut me Serbinë.

Spitali i Prizrenit mbushet me pacientë Covid-19

0

124 pacientë të konfirmuar e me dyshime për koronavirus janë duke u trajtuar në Spitalin Rajonal të Prizrenit. 78 nga ta janë të konfirmuar me Covid-19, ndërkohë 48 të tjerë janë në pritje të rezultateve.

Drejtori i këtij spitali, Afrim Avdaj, ka dhënë detaje për Express rreth numrit të pacientëve që po trajtohen atje.

Sipas Avdajt, nga 124 pacientët e pranuar 13 janë në mjekimin intensiv të këtij spitali, MIQ, ndërkohë 12 të tjerë janë në CPAP maskë.

Gjatë 24 orëve të fundit, Avdaj thotë se në spitalin që ai drejton janë kryer 110 vizita për koronavirus.

E spitali rajonal i Prizrenit është ndarë në tri ndërtesa për trajtimin e pacientëve me Covid-19.

Në ndërtesën e parë janë duke u trajtuar pacientët e konfirmuar me koronavirus. Në të dytën ata që janë në pritje të rezultateve si dhe në ndërtesën e tretë po trajtohen pacientët që nuk kanë Covid por sëmundje të tjera e që kanë nevojë për mjekim.

Në të gjithë spitalin e Prizrenit janë 536 shtretër. Nga ky numër 463 shtretër e kanë të instaluar oksigjenimin qendror.

E ky spital asnjëherë deri më tani nuk e ka pasur numrin më të lartë të pacientëve të shtirë për Covid-19. Kjo u bë e ditur nga vetë Avdaj.

Ai tha se numrin më të lartë të pacientëve e kishin pasur më 13 gusht, ku të shtrirë kishin qenë 104 pacientë. Ndërkohë, ky rekord u thye pak ditë më parë, ku numri i pacientëve të dyshuar apo të konfirmuar me Covid-19 në këtë spital kishte shkuar në 124 pacientë.

E në raportin 24-orësh të IKSHPK-së raportohet edhe për 19 persona të infektuar me Covid-19. /GazetaExpress/

Publicisti i njohur: Amerikanët do të insistojnë ta bëjnë Vlora Çitakun presidente

0

Publicisti i njohur, Shkëlzen Maliqi konsideron se roli i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) është i domosdoshëm në të gjitha proceset që ndodhin në Kosovë. Ai beson se SHBA-ja mund ta vë në dukje rolin e saj edhe në zgjedhjen e presidentit të ri në Kosovë, por edhe në vazhdimin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ai beson se SHBA mund të insistojë që ta bëjë Vlora Çitakun presidente të Kosovës.

Maliqi beson se mundësitë e daljes nga situata aktuale politike e pafavorshme tashmë janë diskutuar në mesin e liderëve politikë në Kosovë, dhe mbetet të bihet dakord për zgjedhjen e një presidenti të ri ose zgjedhjet e reja parlamentare do të mbahen në pranverë.

“Në një farë mënyre, Haradinaj deri më tani ka shantazhuar qëndrimin në qeveri duke u nominuar për president, por nuk e di nëse do të kalojë ai opsion. Unë nuk e përjashtoj pjesëmarrjen e amerikanëve në këtë proces, ata ndoshta do të insistojnë që të jetë një person që nuk është politikan ose i lidhur drejtpërdrejt me strukturat që tani akuzohen. Ndoshta ata do të insistojnë që të jetë Vlora Citaku presidente”, ka thënë Maliqi për mediumin serb në Kosovë, “Kosovo Online”.

Ai beson se është mjaft e sigurt që do të ketë një ngërç në dialogun midis Kosovës dhe Serbisë, por se pyetja e vetme është se kush do të jetë fajtori për bllokimin e dialogut.

“Të dy palët kanë frikë se do të dalin fajtorë, por do të jetë një garë e vdekur që do të heqë dorë nga dialogu më shpejt. Mendoj se dialogu do të ndalet për një kohë, edhe ashtu ishte në krizë. Do të duhet pak kohë që situata të zbardhet, por në parim, dialogu duhet të vazhdojë. “Pala kosovare do të jetë pak më e vendosur për disa çështje, se dialogu duhet të ketë një formë që të çon në dokumentin përfundimtar,ose ajo do të refuzojë ta vazhdojë dialogun, por ata sigurisht do të jenë të kujdesshëm”, ka theksuar Maliqi.

Edhe në këtë rast, Maliqi thekson rolin e amerikanëve, pa të cilët dialogu nuk do të mund të vazhdojë.

“Edhe një herë, amerikanët do të luajnë një rol kryesor. Ne duhet të presim deri në janar që dialogu të vazhdojë nën një ndërmjetësim të ri, sepse pa Amerikën, dialogu zakonisht nuk pati sukses”, u shpreh Maliqi.

Lushtaku ndërpret Rakiqin në Komision shkaku i ezanit

0

Ministri i Ministrisë së Pushtetit Lokal, Goran Rakiq, ka raportuar para anëtarëve të Komisionit për Qeverisje Lokale, Administratë Publike, Zhvillim Rajonal dhe Media.

Derisa po mbahej ky komision është thirrur ezani, për çka kryetari i këtij komisioni, Mërgim Lushtaku, ka kërkuar nga Rakiq të ndalë fjalimin derisa të përfundojë thirrja e ezanit.

Ndonëse tha se këtë nuk e përcakton ndonjë rregullore, megjithatë ai pranoi që të ndalojë derisa të thirret ezani.

Zemaj: Nuk e mendojmë mbylljen e tërësishme të vendit

0

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se nuk e kanë menduar mbylljen e tërësishme të vendit, siç ka ndodhur më parë, në kuadër të masave anti-Covid.

Ai ka thënë se duhet të punohet me front të përbashkët pozitë-opozitë e të mos politizohet situata,

“Prioriteti im është që virusit t’ia bëjmë të pamundshme ekzistencën në vendin tonë. Qeveria Hoti nuk qeverisë me logjikën e përjashtimit dhe asnjëherë nuk e mendojmë mbylljen e tërësishme si më parë. Nuk guxojmë te ndalim jetën me mbyllje, jo biznese të mbyllura por të hapur me zbatim rigoroz të masave”, ka thënë ai.

Zemaj tutje ka thënë se ashpërsimi i masave do të bëhet saherë që e kërkon situata. Ai ka thënë se do të jenë të hapur në zbatim e masave.

“Menaxhimi i pandemisë me qytetarët e mbyllur është shumë i lehtë, me pak raste dhe me shumë efektivitet formal, por nuk mund të kthehemi në pikën zero. Do të jemi të hapur me zbatim të masave. Tash është koha e dukur për zbatimin e masave, ashpërsimi i tyre do të ndërmerret sa herë që kërkon situata. Shtimi i testeve shton edhe numrin e rasteve pozitive. Ne do t’i shtojnë testimet dhe sikurse në gjithë botën shumë teste prodhojnë shumë raste pozitive”, ka thënë ai.

Derisa ka folur për numrin e madh të punonjësve të institucioneve shtetërore të infektuar me COVID-19, ministri Armend Zemaj ka thënë se kjo situatë ka ardhur si pasojë e mosdisiplinës së tyre.

“Mos t’i mbushim spitalet, e dini sa shumë zyrtarë publikë, njerëz të institucioneve qendrore dhe lokale kanë rezultuar pozitivë, nuk e di nga moskujdesi, nga respektimi i masave por përgjigja është nga mos disiplina”, ka thënë ai.

Vjosa Osmani infektohet me COVID-19

0

Kryeparlamentarja dhe ushtruesja e detyrës së presidentes Vjosa Osmani ka dalë pozitive me koronavirus.

Ajo tha se u testua pasi disa të afërm i kishin reuzltuar pozitivë gjithashtu dhe tha se detyrat e saj do t’i ushtrojë nga shtëpia, njofton Klan Kosova.

“Pasi disa të afërm me të cilët kisha kontakt rezultuan pozitivë në testin për COVID-19, u testova në IKSHKP dhe pak më parë u njoftova se edhe unë kam rezultuar pozitiv. Në dy javët e ardhshme do të punoj nga shtëpia, duke u kujdesur që secili dokument a vendim që kërkon shqyrtim e vendimmarrje dhe që lidhet me përgjegjësitë e mia në të dy funksionet shtetërore që i ushtroj, të trajtohet në kohë. Po ashtu, një numër takimesh do t’i vazhdoj nëpërmjet platformave elektronike”.

“Përkundër kujdesit maksimal, po shihet që këto ditë virusi është kudo, më i përhapur se kurrë më parë, njëjtë i rrezikshëm si çdoherë. Prandaj, uroj që ta tejkalojmë këtë sfidë bashkërisht, duke mos e injoruar rrezikun nga virusi dhe kujdesin që duhet treguar. Mirëmbetshi e shëndet të gjithëve!”.

Këta janë emrat e përfituesve të projektit “Ngritja e pemishteve me pemë arrore”në Prizren

0

Drejtoria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka shpallur listën preliminare të përfituesve të projektit “Ngritja e pemishteve me pemë arrore”.

Pas vlerësimit të aplikimeve të thirrjes publike për ngritjen e pemishteve me pemë arrore, komisioni vlerësues ka shpallur përfituesit të cilët i kanë plotësuar kriteret dhe kushtet e përcaktuara.

Aplikuesit e pakënaqur mund t’i paraqesin ankesat e tyre pranë Drejtorisë për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, deri më datën 19.11.2020.

 

16 të vdekur nga Covid-19 në Kosovë brenda 24 orëve, 2 nga Prizreni

0

Brenda 24 orëve janë raportuar 16 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjakovë 2 raste (78, 76 vjeç), Prishtinë 2 raste (68, 65 vjeç), Prizren 2 raste (72, 69 vjeç), Rahovec 2 raste (55, 53 vjeç), Dragash 1 rast (76 vjeç), Ferizaj 1 rast (75 vjeç), Gjilan 1 rast (65 vjeç), Kamenicë 1 rast (75 vjeç), Mitrovicë 1 rast (60 vjeç), Pejë 1 rast (67 vjeç), Podujevë 1 rast (41 vjeç), Suharekë 1 rast (82 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 30.495 raste nga 122.377 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 849 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 337 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 17.878 raste, kurse numri i rasteve aktive është 11.768.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort