Home Blog Page 5456

Haki Abazi tani me fjalë të mëdha për UÇK-në, por ofendon LDK-në e fshatit Prapashticë

0

Haki Abazi nga Lëvizja Vetëvendosje i ka dalë në mbrojtje UÇK-së, derisa ka atakuar fshatin e kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa.

“Mbrojtja e UÇK është obligim i secilit nga ne sepse UÇK është historia nëpërmjet së cilës ka kaluar liria dhe Pavarësia e Kosovës drejt realizimit të aspiratave kombëtare”, thotë ai.

Abazi shton se demokracia, sipas tij, është garë me vota.

“Demokracia nuk është sport i Prapashticës demokracia është garë me vota. Kush friksohet nga vota është qyqar i demokracisë”, ka shkruar ai në Facebook.

Postimi i plotë:

Sa herë që LVV dhe Kurti fyhen dhe shpërndahen lajme të pavërteta nga njerëz pa integritet, me konflikt interesi, nepotik e me të punësuar familjar në BQK, të përfshirë në afera korruptive e kriminale, atëherë është e qartë që kanë kuptuar që kapitulli i tyre ka përfunduar dhe jetërat në politikë i kanë të konsumuara dhe ezauruara. Mediat dhe portalet që amplifikojnë lajmet e rreme dhe sulmet pa bazë e pa etikë gazetareske e mediale, janë servis i sistemit të kapur dhe që me naivitet mendojnë se qytetarët nuk e kuptojnë lojën djallëzore dhe të ndytë që po bëjnë për të mbajtur veten në biznes.

Demokracia nuk është sport i Prapashticës demokracia është garë me vota. Kush friksohet nga vota është qyqar i demokracisë.

Mbrojtja e UÇK është obligim i secilit nga ne sepse UÇK është historia nëpërmjet së cilës ka kaluar liria dhe Pavarësia e Kosovës drejt realizimit të aspiratave kombtare.

Pavarësia e Kosovës nuk është stacioni hajnisë e as krimit dhe nuk do të shënohet si e tillë ne historinë tonë. Pavarësia e Kosovës është stacioni i faktorizimit dhe prosperitetit të shqiptarëve në Ballkan.

Albena Reshitaj: Ja dy arsyet pse Ramush Haradinaj duhet të zgjidhet president

0
epa07230838 Prime Minister of the Republic of Kosovo Ramush Haradinaj (L) gestures during the plenary session at the parliament in Pristina, Kosovo, 14 December 2018. The 120 seat parliament of the Republic of Kosovo voted for the laws to transform the Security Forces into an official army during the plenary session on 14 December. Parliament in Kosovo, which relies on NATO troops for its protection, voted on 18 October 2018 to set up a 5,000-strong national army though its Serb minority said the move was illegal. EPA-EFE/VALDRIN XHEMAJ

Albena Reshitaj e AAK’së thotë se partitë politike në vend duhet të bisedojnë për të gjetur emrin e presidentit të ri. Ajo thotë se AAK ka për kandidat të parin e saj, Ramush Haradinaj.E ftuar në T7, Reshitaj ka thënë se ish-kryeministri është njeriu i duher për të pasuar Hashim Thacin.“Në këto rrethana nëpër të cilat është duke kaluar vendi ynë më shumë se kurrë vendit i duhet një stabilitet politikdhe institucional. Ne si AAK ka kohë që kemi marrë vendim që Ramush Haradinaj të jetë kandidat për president”, tha Reshitaj.

Ajo ka numëruar dy arsyet sipas saj, që e bëjnë Ramush Haradinajn kandidatin e duhur për të parin e shtetit.“E para, është e kaluara e Haradinajt si pjesëmarrës në cdo etapë të ndërtimit të Kosovës. Është një garant për një personalitet të qëndrueshëm dhe kredibil, një personalitet me një bagazh të dëshmuar kombëtar dhe në shërbim të atdhëut dhe qytetarëve”, tha Reshitaj.

“Dhe e dyta, nëse kthehemi në kujtesë dhe realisht duke pasur në mendje secili prej nesh kur në Kosovë serbe e udhëhequr nga Millosheviqi kryente masakra cnjerëzore, ish-ministri i informacionit në atë kohë sot drejton shtetin e Serbisë. Ndërsa ish-zëdhënësi i tij sot është kretar i Kuvendit të Serbisë. Andaj duke u nisur nga këto rrethana ne e vlerësojmë ggatishmërinë e z.Haradinajt për të qenë president dhe e përkrahim”, sqaroi ajo.

“Do të ishte mirë që të gjitha forcat politike të ulen dhe të vendosin për një president. Nuk mund të zgjedhet president i ri pa një unitet politik por edhe partiak e aq më pak nga forca politike e mazhorancës”, shtoi Reshitaj.

Si vdiqën babë e bir nga COVID-19? (VIDEO)

0

Babai 69 vjeçar dhe i biri 41 vjeçar ndërruan jetë brenda pak ditësh, si shkak i infektimit nga COVID-19.

Valon Rrahimi u varros të martën në varrezat e Podujevës, ndërkaq sipas familjarëve nuk kishte asnjë sëmundje tjetër, njofton Klan Kosova.

Ramadan Rrahimi, vëllai i 69 vjeçarit Isufit, rrëfen se si dyshojnë të jetë infektuar i biri i tij.

“Jo, nuk ka pasë asnjë sëmundje tjetër. Ka shkuar që ta vizitojë babën e tij në spital edhe ka nejt aty pak”, deklaroi Rrahimi.

E pame nuk do të mbahet, ndërkaq Valoni ka lënë pas vetës gruan e tre fëmijët.

Konjufca për LDK-në: Këta s’po dishin asgjë

0

Glauk Konjufca, nënkryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, në emisionin “Debat” të RTK-së ka thënë se drejtuesit e qeverisë nga LDK-ja “asgjë s’po dishin” sa i përket qeverisjes së shtetit.“Asnjë gjë s’po e dishin ose qaq fort janë të kapur të kjo ideja që pushteti është shërbim, e jo privilegj.

Nëse mendon kështu, atëherë shko në biznes dhe bëhu milioner. Nëse e ki për të bërë 10 shtëpi, shko në biznes. Aty s’ke buxhet të shtetit që me i shti duart”, ka thënë Konjufca.Duke komentuar fotografinë “e famshme” ku kryeministri Hotit shihet duke ngrënë sendviç,

Konjufca ka thënë se s’ka rëndësi se çfarë ushqehet kryeministri, rëndësi sipas tij ka që ai të menaxhojë sa më mirë situatën me koronavirus, gjendjen ekonomike.

“Ndaq ha sendviç, ndaq pasul, s’ka rëndësi. Me rëndësi është me krye punë sa i përket menaxhimit me COVID, gjendjen ekonomike”, ka thënë ai.

Duke folur për marrëveshjen e 4 shtatorit në Uashington, Konjufca ka thënë se Kosova atje është dëmtuar për “një copë letër elektorale të Grenellit”.“Kjo është shumë e gabueshme. Ia shtruan tepihun e kuq Vuçiqit. Nuk ka pasur shancë që një ministër i Millosheviqit të hyjë në Shtëpinë e Bardhë, e këta ia mundësuan”, ka thënë ai.

Ai tha se zgjidhja më e mirë në situatën në të cilën gjendet vendi janë zgjedhjet.

11 mijë e 768 raste aktive me COVID-19

0

Që nga 13 marsi kur edhe u paraqitën dy rastet e para pozitive me COVID-19 në Kosovë, numri i të infektuarve deri më tani ka shkuar në 30 mijë e 495. Ndërkaq shkak i infektimit me koronavirus deri më tani kanë vdekur 849 persona.

Raporti i fundit i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) bëri të ditur se në vend janë 11 mijë e 768 raste aktive me COVID-19.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.566 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 690 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 16 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjakovë 2 raste (78, 76 vjeç), Prishtinë 2 raste (68, 65 vjeç), Prizren 2 raste (72, 69 vjeç), Rahovec 2 raste (55, 53 vjeç), Dragash 1 rast (76 vjeç), Ferizaj 1 rast (75 vjeç), Gjilan 1 rast (65 vjeç), Kamenicë 1 rast (75 vjeç), Mitrovicë 1 rast (60 vjeç), Pejë 1 rast (67 vjeç), Podujevë 1 rast (41 vjeç), Suharekë 1 rast (82 vjeç). Numri total i rasteve pozitive është 30.495 raste nga 122.377 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 849 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 337 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 17.878 raste, kurse numri i rasteve aktive është 11.768”, thueht në raportin 24 orësh të IKSHPK-së.

Me më së shumti raste është komuna e Prishtinës. Ku vetëm brenda një dite raportohet për 277 raste të reja me COVID-19, e pasuar nga komuna e Gjilanit me 64 raste, Podujeva me 59 raste e Gjakova me 55 raste.

40 raste të reja të të infektuarve me SARS CoV2 janë shënuar në Pejë, 27 raste në Ferizaj, Fushë-Kosovë 25 raste, Viti 23 raste, Prizren 19 raste, Suharekë 16 raste, Lipjan 13 raste, Deçan 11 raste, Klinë 11 raste, Kamenicë 7 raste, Drenas 6 raste, Dragash 5 raste, Shtime 5 raste, Istog 4 raste, Mitrovicë 4 raste, Obiliq 4 raste, Rahovec 4 raste, Vushtrri 3 raste, Kaçanik 2 raste, Malishevë 2 raste dhe me nga 1 rast komunat Hani i Elezit, Kllokot, Novobërdë dhe Skenderaj.

Sot do të mbajë mot me diell dhe vranësira

0

Vranësirat gjatë natës dhe në orët e para të ditës së mërkurë, vende-vende do të shoqërohen me shi.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit me shpejtësi 1-5m/s.

Kryetari i Malishevës vazhdon të jetë në gjendje të rëndë shëndetësore

0

Hajdin Berisha, nënkryetar i Komunës së Malishevës thotë se gjendja shëndetësore e kryetarit Ragip Begaj vazhdon të jetë e rëndë.

Ai thotë se Begaj po kurohet në QKUK dhe mjekët po bëjnë të pamundurën për ta ndihmuar.

“Sot është dita e 20’të kur kryetari i Komunës të Malishevës Ragip Begaj pas disa shqetësimeve shëndetësore duke pasur për bazë edhe përgjegjësinë institucionale menjëherë i është nënshtruar testit për Covid-19 nga ku ka rezultuar pozitiv”, tha ai.

“Në dy ditët e para ka qëndruar në shtëpi mirëpo menjëherë ka filluar përkeqësimi i gjendjes shëndetësore dhe është hospitalizuar në Klinikën Infektive ku po e vazhdon trajtimin”, tha Berisha për RTV Dukagjini.

“Gjendja e kryetarit aktualisht është shpresëdhënëse përndryshe akoma është gjendja e rënduar. Profesionistët shëndetësor po bëjnë përpjekje që gjendja të sanohet megjithatë shpresoj se gjendja e kryetarit do të përmirësohet. Aktualisht gjendja e tij është e rënduar”, theksoi ai.

E kaluara e prokurorëve të Hagës ngre dyshime për kredibilitetin e tyre

0

Bashkëpunëtorët më të afërt të shefes së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova.

Bashkë me këtë të fundit, Cezary Michalczuk u takuan disa herë edhe me grupet parlamentare të Kuvendit të Kosovës ku temë ishte Gjykata Speciale.

Në pozitën e shefit të sundimit të ligjit në zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë, Michalczuk (Mihailcuk) në fillim të këtij viti publikoi edhe raporte për konfiskimin e pasurisë.

Por, tash e tre muaj, nga Kosova, Michalczuk është emëruar si prokuror në Gjykatën Speciale në Hagë.

Emërimin e tij si prokuror e kanë konfirmuar për RTK-në edhe nga Zyra e Prokurorit të Specializuar.

Madje, Michailczuk u paraqit në fundin e tetorit, në seancën ndaj ish-pjesëtarit të UÇK-së, Salih Mustafa… EFEKT

RTK ka kërkuar një qëndrim edhe nga Zyra e BE-së në lidhje me performancën dhe angazhimin e Michalczuk në Kosovë, por që ata nuk kanë pranuar të komentojnë.

Michalczuk për disa vite ka qenë edhe prokuror i EULEX-it. Ishte udhëheqës i hetimeve në rastin Drenica ku u dënuan Sami Lushtaku, Sylejman Selimi e 10 pjesëtarë tjerë të UÇK-së për krime lufte.

Michalczuk kishte udhëhequr hetimet edhe për masakrën në Krushë të Vogël, por që ky krim serb kurrë nuk arriti të gjykohet. Pavarësisht se prokurori polak, kishte thënë se ka gjetur diku 56 të dyshuar.

“Së paku numri i të dyshuarve arrin në 56, për momentin. Tani jemi duke intervistuar dëshmitarë, jemi duke grumbulluar edhe dokumentacionin relevant. Koha është problem që po na përcjellë në këtë rast. Nga tani, do të na duhen edhe disa muaj, kjo varet edhe nga bashkëpunimi që vjen jashtë Kosovës”, kishte thënë Michalczuk në marsin e vitit 2013.

Organizatat që monitorojnë sistemin e drejtësisë, emërimi i Michalczuk dhe prokurorëve tjerë që kanë punuar në EULEX, nuk janë shenja të mira për punën e Speciales.

“Nuk e ka integritetin e duhur për tē hetuar rastet në Hagë, pasi ka shërbyer në kosovë 7-8 vite në Kosovë, ka punuar me Prokurorinë e Kosovës, i njëjti nuk garanton paanësi dhe pavarësi”

Miftaraj thotë se e njëjta vlen edhe për prokurorët e tjerë të EULEX.

“Këta prokurorë mund të kenë edhe interesa personale për të shfryer egon, për dështimet 20 vite mundohen ta shpaguajnë veten në Hagë, atëherë unē nuk ia falë besimin prokurorëve të tillë”, thotë ai.

Cezary Michalcsuk nuk është i vetmi prokuror i Gjykatës Speciale, që më herët ka punuar me EULEX-in në Kosovë.

Prokurorja në rastin ndaj Hysni Gucatit e Nasim Haradinajt, ka punuar për disa vite në Kosovë. Ajo ka udhëhequr rastet si Medicus por edhe rastin që njihet si Grupi i Dobrosinit.

Kurse, Andrew Carney gjatë kohës sa ka qenë pjesë e EULEX-it, kishte udhëhequr rastin e vrasjes së Triumf Rizës.

Zv/prokurori i Specializuar, Alex Whiting nuk ka punuar në EULEX, por njihet për hetimin ndaj Fatmir Limajt, Haradin Balajt e Isak Musliut në Hagë.

Në Tribunalin e Hagës kanë punuar edhe prokurorët e tjerë të Speciales si: Alan Tieger e Silvia D’Ascoli, duke udhëhequr rastin e gjeneralit kroat Ante Gotovina, Radovan Karaxhiq e Ratko Mlladiq.

Prokurori kryesor i Specializuar në Hagë, është amerikani Jack Smith. Përderisa, asnjë nga emrat e prokurorëve, nuk figuron në ueb-faqen e Zyrës së Prokurorit të Specializuar./rtk

Anglezet se harrojnë pritjen qe ua beri tash një vjet Kosova

0

Kanë kaluar një vit prej që Kosova e kishte mirëpritur Anglinë në Prishtinë për ndeshjen që vlente për kualifikimet e Euro 2020, e të cilën Kosova e kishte humbur me rezultat 4-0.

Por, ishte mikpritja ajo që e kishte bërë të mahnitshme këtë ndeshje e ku shumë media në Angli dhe në tërë globin kishin raportuar për mikpritjen e kosovareve.

“Një pritje e jashtëzakonshme. Një paraqitje e fuqishme. Një vit më parë: Një natë e madhe për Anglinë në Kosovë”.

Kosova kishte përfunduar kampanjën e kualifikimeve për Euro në vendin e tretë derisa Anglia ishte në vendin e parë ku kishte pësuar vetëm një humbje, atë kundër Çekisë Pragë. Që nga ajo kohë Kosova që 10 ndeshje nuk di për fitore. /GazetaExpress/

https://www.facebook.com/EnglandTeam/videos/3175958899175077/ 

Nëse vini nga këto shtete në Kosovë, nuk mund të hyni pa test PCR ose do të izoloheni

0

Gjatë këtij viti u ndryshuan disa herë mënyrat e funksionimit të hyrje-daljeve nëpër pikat kufitare, për shkak të situatë së krijuar si pasojë e përhapjes së virusit COVID-19.

Shtetet të cilat aktualisht Republika e Kosovës i konsideron me rrezikshmëri të lartë të infektimit me COVID-19 janë: Gjermania, Danimarka, Qipro, Sllovakia, Spanja, Franca, Italia, Britania e Madhe, Holanda, Rumania, Belgjika, Çekia, Austria, Irlanda, Hungaria, Luksenburgu, Islanda, Sllovenia, Malta, Polonia, Kroacia, Lihtershtajni, Portugalia dhe Bullgaria.

Kësisoj të gjithë qytetarët të cilët jetojnë në këto shtete, për të hyrë në Kosovës duhet të posedojnë testin PCR negative, jo më të vjetër se 72 orë ose duhet të vetizolohen për shtatë ditë.

Numri total i rasteve pozitive me COVID-19 ka arritur në 30 mijë e 495 raste, teksa të dyshuar për këtë virus deri më sot ishin 122 mijë e 377 qytetarë.

Si pasojë e infektimit me këtë virus humbën jetën 849 persona. Numri i rasteve aktive me COVID-19 anembanë vendit është 11 mijë e 768.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort