Home Blog Page 5455

Guardia di Finanza nuk heton vjedhjen e dy milionëshit në Thesarin e Shtetit

0

Agjencia italiane për zbatimin e ligjit, Guardia di Finanza, nuk e ka konfirmuar nëse do të marrë pjesë në hetimin e vjedhjes së më shumë se dy milionë eurove nga Thesari i Kosovës.Në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë, Guardia di Finanza ka thënë se pas kërkesës së institucioneve të Kosovës, janë në pritje të ndërmarrjes së veprimeve nga Qeveria italiane.

“Kërkesa për asistencë është bërë nga ministrja e Financave [të Kosovës, Hykmete Bajrami] direkt tek ambasadori italian në Kosovë [Nicola Orlando]. Kështu që, për momentin ne jemi duke pritur dispozitat qeveritare që eventualisht mund të ndërmerren në këtë drejtim”, thuhet në përgjigjen e Guardia di Finanza.

Në Ambasadën e Italisë në Prishtinë thonë se kanë dërguar kërkesën e institucioneve të Kosovës tek institucionet përgjegjëse në Itali.Mirëpo, sipas tyre ndihma që është kërkuar nga Guardia di Finanza përfshin ngritjen e kapaciteteve, trajnime dhe këshillim, por jo edhe përfshirje në hetimin e skandalit të zhdukjes së më shumë se dy milionë eurove nga Thesari i Kosovës.

“Italia e konfirmon atë që ka thënë ministrja [Hykmete] Bajrami në lidhje me kërkesën e saj për bashkëpunim e cila aktualisht iu është bërë me dije autoriteteve italiane për zhvillimin e kapaciteteve kosovare, trajnim dhe këshillim. Konfirmojmë gatishmërinë tonë për të forcuar më tej bashkëpunimin tonë të shkëlqyeshëm dypalësh me Qeverinë e Kosovës për këto dhe tema të tjera brenda kornizës së programeve të BE-së, sipas kërkesës zyrtare”, tha zëdhënësja e Ambasadës së Italisë në Kosovë, Arjeta Halitaj në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë.

Hoti: Skandalin e hetojnë vendorëtGjatë një konference për media, të hënën më 16 nëntor, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, sqaroi kërkesën e ministres, Hykmete Bajrami drejtuar ambasadorit italian në Prishtinë, Nicola Orlando.Kryeministri Hoti tha se hetimet për vjedhjen e dy milionëshit në Thesar janë duke u kryer nga institucionet e Kosovës dhe se ftesa për Guardia di Finanza ka të bëjë me auditimin e sistemit.“Kërkesa e ministres është që të ndihmohet në auditim të sistemit, përndryshe hetimet janë duke vazhduar dhe shpresoj se do të shohim rezultate së shpejti nga ato hetime”, deklaroi kryeministri Hoti.Radio Evropa e Lirë ka provuar që të flasë me ministren Bajrami për të shpjeguar angazhimin konkret që pritet të kenë zyrtarët e Guardia di Finanza, por ministrja Bajrami nuk është përgjigjur.

Në një postim të sajin në Facebook të datës 15 nëntor, ministrja Bajrami tha se ka kërkuar nga ambasadori italian, “që në fusha të bashkëpunimit të përfshihet edhe Thesari, me theks auditimi në Thesar, por edhe ngritja e nivelit të sigurisë dhe integritetit të sistemit”.

Ministrja Bajrami tha se ka kërkuar nga Bashkimi Evropian që të ndihmojnë financiarisht procesin e auditimit të Thesarit nga ana e Guardia di Finaza.Duke ju referuar vjedhjes në Thesar, ministrja Bajrami tha se “lufta kundër hajnave do të vazhdojë me krejt kapacitetet e mundshme vendore e ndërkombëtare, pavarësisht lidhjeve të atyre që kryejnë krime”.Ligjet e Kosovës e “pamundësojnë” përfshirjen e Guardia di Finanza

Drejtori Ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, thotë se Guardia di Finanza, ligjërisht nuk mund të kryejë hetime në Kosovë.Bazuar në ligjet e Kosovës sipas Miftarajt, kompetentë për hetime brenda territorit të Republikës së Kosovës janë vetëm agjencitë që zbatojnë ligjin dhe që janë nën urdhrat e Prokurorit të Shtetit.“Guardia di Finanza qoftë në aspektin penal, qoftë në aspektin e auditimit, nuk ka mundësi dhe nuk ka kompetencë, nuk ka bazë ligjore që të vijë në Kosovë dhe të kryejë ndonjë veprim i cili do të cenonte, qoftë pavarësinë, qoftë ligjet e Kosovës”, tha Miftaraj.Miftaraj thotë se institucionet e Kosovës nuk është dashur që të bëjnë kërkesë te Guardia di Finanza as për auditim të Thesarit.

Këtë sipas tij, do të duhej ta bënte Zyra e Auditorit Kombëtar.Kosova ka nevojë për ekspertizë ndërkombëtareProfesori i lëndës së Kriminalistikës në kolegjin AAB, Fatmir Qollakaj, thotë se institucionet e Kosovës kanë kapacitete të mjaftueshme për të luftuar krimet financiare.Por, Qollakaj mendon se megjithatë duhet rritur bashkëpunimin me agjenci ndërkombëtare që kanë një ekspertizë dhe eksperiencë më të gjatë.
“A është e domosdoshme prezenca dhe angazhimi i Guardia di Finanza në luftim ose zbulim, sigurim të provave te rastet e krimeve financiare, te rastet e krimeve ekonomike, te rasti konkret i vjedhjes së dy milionë eurove?

Unë mendoj se ka rëndësi përvoja e institucioneve tjera dhe pse të mos na ndihmojnë në zgjidhje të rasteve”, deklaroi Qollakaj.Guardia di Finanza është një prej organizatave nga e cila, sipas profesorit Qollakaj, Kosova mund të përfitojë përmes bashkëpunimit dhe trajnimit të stafit kosovar.Guardia di Finanza ishte edhe më parë në KosovëPër herë të parë në vitin 2002, dhjetë zyrtarë të Guardia di Finanza, ishin vendosur në Kosovë.Atëbotë, ata kishin ardhur me ftesë të misionit të Kombeve të Bashkuara – UNMIK, konkretisht, kryeadministratorit të Kosovës, gjermanit Michael Steiner.

Nga viti 2002 zyrtarët e Guardia di Finanza kanë bashkëpunuar me ish-pjesëtarët e UNMIK-ut në hetimin e krimeve financiare dhe korrupsionit.Zyrtarët e Guardia di Finanza që i raportonin direkt kryeadministratorit Steiner, kanë hetuar përfaqësuesit institucionalë të Kosovës, por edhe ata ndërkombëtarë.Në një komunikatë të lëshuar nga UNMIK-u, në muajin korrik, 2002, thuhej se “askush, kosovar apo ndërkombëtar—nuk do të mund t’i ikë përpjekjes sonë për luftimin e krimit”.

Para vitit 2008, këta pjesëtarë të Guardia di Finanza kishin qenë të përfshirë në hetimin keqpërdorimeve në Postën dhe Telekomin e Kosovës (PTK) ku në fund të procesit gjyqësor, ish-drejtoresha e PTK-së, Leme Xhema u shpall fajtore duke u dënuar me tri vjet heqje lirie.Anëtarët e Guardia di Finanza po ashtu kanë hetuar edhe disa ish-pjesëtarë të UNMIK-ut që dyshoheshin për keqpërdorime financiare dhe korrupsion.Çfarë është Guardia di Finanza?Guardia di Finanza është agjenci e zbatimit të ligjit në Itali.

Funksionon nën autoritetin e Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave dhe ka njësitet e saja të specializuara policore.Aktivitetet e kësaj agjencie janë të lidhura me sigurinë financiare, ekonomike, gjyqësore dhe sigurinë publike.Këtu përfshihet evazioni fiskal, krimet financiare, kontrabanda, pastrimi i parave, trafik i paligjshëm ndërkombëtar i drogës, imigrimi i paligjshëm, kontrolle doganash dhe kufijsh, shkelje të së drejtës së autorit, operacione anti-mafia, mashtrim me karta krediti, krimi kibernetik, falsifikimi i parave, financimi i terrorizmit, ruajtja e rendit publik dhe siguria, mbrojtja politike dhe ushtarake e kufijve italianë.

Në fillim të muajit korrik të këtij viti, Guardia di Finanza kapi rreth 14 tonelata drogë të llojit amfetamina, përkatësisht 84 milionë tableta me logo “captagon” të prodhuara në Siri nga grupi militant, Shteti Islamik.Në luftimin e krimit të organizuar, Guardia di Finanza, bashkëpunon me organizata ndërkombëtare si INTERPOL, EUROPOL dhe organizata nga vende të tjera të botës.Si u vodh dy milionëshi?Muajin e kaluar, ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, përmes një konference për media njoftoi se ishin vjedhur mbi dy milionë euro nga Thesari i Kosovës.

Prokuroria e Kosovës pretendon se punëtori i Thesarit, Labinot Gruda, duke keqpërdorur autorizimet dhe duke thyer fjalëkalimet e disa punëtoreve të Ministrisë së Infrastrukturës kishte bërë transferimet në vlerë të mbi dy milionë eurove më 9 tetor, në llogarinë bankare të kompanisë ‘LDA Group’.

Deri më tani lidhur me këtë ngjarje, janë arrestuar Labinot Gruda dhe Kadri Shala që është njëri nga pronarët e kompanisë ‘LDA Group’, kompani në të cilën u transferuan paratë.Që të dy janë në paraburgim, ndërkaq, një person tjetër vazhdon të jetë në arrati.

Ushtarët e FSK-së parakalojnë në rrugët e Rahovecit

0

Forca e Sigurisë së Kosovës(FSK), paraditen e së mërkurës ka parakaluar në rrugët e Rahovecit.

Ushtarët e FSK-së bashkë me të parin e komunës së Rahovecit kanë bërë nderime pranë shtatores së heroit të kombit Xhelal Hajda “Toni”, si dhe Selajdin Mullabazi “Mici”.

Ushtarët e FSK-së pas kësaj do të shkojnë dhe tek “Maja e Shkodranit”. Aty kryetari Latifi do të shpërndaj edhe disa mirënjohje për pjesëtarët e FSK-së.

Gjermani: Nue Oroshi nis mandatin e dytë në Asamblenë e qytetit të Kielit

0

“Më 19 nëntor 2020 do ta filloj mandatin e dytë në Asamblenë e qytetit të Kielit tash me një përvojë më të madhe në shumë aspekte”

“Më 19 nëntor 2020 do ta filloj mandatin e dytë në Asamblenë e qytetit të Kielit tash me një përvojë më të madhe në shumë aspekte”.

Kështu shkruan në një postim të tij në fb, Nue Oroshi, aktivist i njohur i komunitetit shqiptar në Kiel e më gjerë dhe anëtar i partisë më të madhe gjermane, CDU.

“Shpresoj se dalëngadalë mbas kalimit të pandemisë do të filloj ndërlidhjen e qytetit të Kielit me qytetin e Prizrenit”, shton ai, transmeton albinfo.ch.

“Në këtë qytet në asamblenë e qytetit janë 8 grupe politike, kurse CDU ku unë jam anëtar e veprimtar tash e pesëmbëdhjetë vjet është partia e dytë, me 14 asambleistë. Politika është një art i vështirë e sidomos kur i takon gjeneratës së parë të migrantëve që janë futur në politikë.

Të jesh asamblist në një qytet me 250.000 banorë ku janë vetëm 59 asambleistë nga 8 parti politike këtë ta mundëson vetëm demokracia gjermane, pa lënë anash edhe angazhimet e pandërprera që bëj tash e 15 vjet në CDU, si dhe përkahjen që më kanë dhënë mërgimtarët shqiptarë që jetojnë në Kiel”, shkruan më tej Oroshi.

Kieli është një qytet në veri të Gjermanisë, i cili ka 250.000 banor, është një qytet bregdetar dhe me një universitet shumë të vjetër. Është kryeqytet i Republikës së Schleswig- Holsteinit, e cila ka 2.9 milionë banorë. Dallon sidomos me rrugëtimin e anijeve që nisen nga ky qytet për në shumë vende te botës.

Thanë se komunitetet janë të rrezikuara në Kosovë, Duda Balje i reagon ashpër Beogradit

0

Deputetja Duda Balje ka reaguar pasi që nga Beogradi kanë thënë se serbët e komunitetet tjera në Kosovë janë duke u rrezikuar pas vendosjes së billbordëve “Liria ka emër”.

Balje në Facebook ka shkruar se frikën Beogradi mos ta lidh me komunitetet tjera joshqiptare në Kosovë.

“Për komunitetin boshnjak flasim ne në emër tonin e jo zyrtarë të Serbisë që as nuk jetojnë në Kosovë. Ne jemi për bashkëjetesë dhe rrugëtim së bashku me popullin shqiptar dhe komunitetet tjera në shtetin tonë. Liria është për të gjithë dhe si e tillë nuk duhet ti pengoj askujt përveç popujve që ja kanë frikën Lirisë”, thotë ajo./Express/

Zemaj bënë sot përurimin e QKMF-së në Malishevë

0

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj, sot do të vizitoj Komunën e Malishevës.

Zemaj do të bëjë përurimin e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në këtë komunë.

Vizita e Zemaj do të bëhet në ora 11:00.

Ligji i ri në Shqipëri: Nga sot kush rreh gruan dëbohet nga shtëpia

0

Burrat që dhunojnë gratë apo pjesëtarë të tjerë të familjes, do të dëbohen menjëherë nga banesa duke filluar që nga dita e sotme. Kështu parashikojnë ndryshimet në ligjin për masat kundër dhunës në familje, miratuar nga Parlamenti në datën 15 tetor 2020.

Ndryshimet janë botuar në Fletoren Zyrtare në datën 3 nëntor 2020, ndërsa hyjnë në fuqi dhe do të zbatohen duke filluar nga kjo e mërkurë (18 nëntor 2020). Konkretisht, ligji i ndryshuar parashikon që, Policia e Shtetit, para se të vihet në lëvizje gjykata, urdhëron largimin e menjëhershëm të dhunuesit nga banesa, kur viktima dhe dhunuesi banojnë në të njëjtën strehë. Ligji i mëparshëm priste vendimin e gjykatës për të larguar dhunuesin nga banesa, kohë gjatë të cilës dhunuesi, kryesisht burrat, vijonin dhunën.

Me ligjin e ri, një burrë që dhunon gruan, do të largohet në kohë rekord nga banesa. Por ku do të strehohen burrat dhunues pas largimit nga banesa me anë të policisë? Qeveria do të bashkëpunojë me bashkitë për të siguruar strehë për burrat dhunues.

Ndërkaq, pas ndërhyrjes së policisë, do të vihet në lëvizje gjykata, e cila sipas ndryshimeve të reja ligjore, si masë mbrojtëse të dhunës në familje, urdhëron menjëherë largimin e dhunuesit nga banesa, për një afat kohor të caktuar, kur viktima dhe dhunuesi banojnë në të njëjtën strehë. Pra, më pas do të jetë gjykata që do të vlerësojë vendimin e policisë për largimin e dhunuesit nga banesa.

Gjykata do të shprehet edhe në vendimin emergjent apo edhe në vendin për mbrojtjen e viktimës, i cili do të jetë më i plotës dhe i arsyetuar. Ndryshimet ligjore parashikojnë edhe detyrimin e dhunuesve për të marrë pjesë në programe rehabilitimi psikosociale dhe në programe të aftësimit prindëror, të organizuara nga subjekte publike ose private.

Ky detyrim do të vendoset nga gjykata në urdhrin e mbrojtjes. Sipas rasteve, gjykata urdhëron që dhunuesi të trajtohet në qendra të shëndetit mendor si dhe që të marrë shërbime të alkoologjisë, nëse është përdorues alkooli. Në këto programe mund të marrin pjesë edhe dhunuesit, të cilët po vuajnë dënimin me burg./Shqiptarja.com/

Çka do të vendoset sot për Thaçin dhe të tjerët? Flet avokati

0

Avokati Mahmut Halimi është shprehur se në seancën e sotme në Hagë ndaj krerëve të UÇK-së, do të diskutohet çështja e paraburgimit, masat e sigurisë.

“Të them të drejtën është sipas gjithë gjasave, do të mbahet një konferencë që do të diskutohet çështja e paraburgimit, masat për sigurimin e të pandehurve në procedurë.

Do të shtrohen disa çështje, të cilat janë të lidhura me rregullat e procedurës së tribunalit të Gjykatave të Specializuara. Është tepër herët për të thënë që çfarë do të ndodhë.

Përmbledhja është kjo, që është ajo seancë që mund të bëhet fjalë për çështjen e masave, a do të hiqet paraburgimi, propozimet e dorëzuara më shkrim. Mbrojtësit kanë pasur kohë për të dorëzuar propozimet e tyre”, u shpreh ai për Euronews Albania.

Avokati theksoi më tej se në seancën dëgjimore ish-krerët e UÇK-së u mbrojtën në mënyrë profesionale.

“Mund të them se mbrojta e cila është prezantuar në seanca dëgjimore, është prezantuar në mënyrë profesionale.

Profesionalizmit mund të tregohet më vonë, në ballafaqimet e lëndës me provën, me dëshmitë”, tha ai.

“Çështja e mandatit të Gjykatës Speciale, gjithsesi duhet të preket. Mandati i Gjykatës Speciale ka qenë për 5 vite dhe ka skaduar, në muajin gusht mesa di unë. Ai mandat ka skaduar”, përfundoi ai.

Fehmi Lladrovci për BBC në vitin 1998: S’luftojmë kundër qytetarëve serbë, asnjë civil s’është vrarë nga UÇK-ja

0

UÇK-a nuk ka vrarë asnjë njëri të paarmatosur, asnjë fëmijë, asnjë grua. UÇK-ja nuk lufton kundër popullit serb që jeton në Serbi. Kështu thoshte për BBC’në një figurat kryesore të UÇK’së, Fehmi Lladrovci, që ra dëshmor. “Gjithqysh, edhe me dëshirën më të madhe”, kishte thënë Lladrovci kur pyetej nëse do të jepte jetën për liri.

“Më e shtrenjtë është liria se vetë jeta” u përgjigj me buzëqeshje Fehmi Lladrovci, duke shtuar se “të gjithë ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë të vetëdijshëm se pushkën e kanë marrë me vdekë për lirinë e Kosovës dhe asnjë nuk kursejnë, ai do të ishte fati im më i madh i jetës”, kishte thënë Fehmi Lladrovci në intervistën dhënë gazetarit të BBC’së, Vaughan Smith në vitin 1998.

Lladrovci kishte deklaruar se ushtarët e UÇK’së nuk kanë marrë armët në duar për të luftuar kundër popullatës serbe, por kundër regjimit të Millosheviqit.

“Le të argumentojnë serbët vetëm një rast terrorizmit që e ka bërë Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Ndërsa ne kemi me mijëra që falanga serbe ka bërë terror mbi popullin shqiptar. Le ta tregojnë një njëri të pafajshëm që është vrarë nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës, një njëri të paarmatosur, një fëmijë apo një grua kudoqoftë në territorin e Kosovës. Dhe, ne armët nuk i kemi marrë për të luftuar kundër popullatës serbe që jeton në Kosovë, por kundër regjimit çetnik dhe kundër forcave policore dhe ushtarake që janë në Kosovë”, kishte thënë Lladrovci.

Lladrovci kishte deklaruar se UÇK’ja nuk pajtohet me asnjë zgjidhje tjetër, përveç pavarësisë së Kosovës.

“Ne dëshirojmë çlirimin definitiv të Kosovës. Ushtria Çlirimtare e Kosovës nuk pajtohet me asnjë zgjidhje përveç pavarësisë së plotë të Kosovës. Jemi të gatshëm për bisedime me Serbinë vetëm për kufij dhe për asgjë tjetër”, kishte thënë Lladrovci për BBC.

Në këtë intervistë, Lladrovci kishte thënë se lufta ishte e domosdoshme.

“Ne nuk i kemi marrë armët në dorë se kemi dëshirë ose jemi të sëmurë me luftu, por është domosdoshmëri pa të cilën nuk kupton askush, as Evropa e as Amerika, prandaj është domosdoshmëri e kohës”, kishte deklaruar Lladrovci.

Ai kishte thënë se rinia serbe nuk është e interesuar për luftë në Kosovë, por Millosheviqi i kishte paguar dhe i kishte frymëzuar me urrejtje ndaj shqiptarëve.

“Ushtria jugosllave ka qenë prej kohësh e kyqur në këtë luftë, dhe nuk ka asnjë mundësi të luftojë për arsye se janë të gjithë të rinj dhe nuk kanë motiv për luftë, por këta janë të gjithë njerëz të paguar dhe njerëz që me vite Millosheviqi i ka frymëzuar me shovinizmin më të madh dhe me urrejtjen më të madhe ndaj shqiptarëve, jam plotësisht i bindur se rinia serbe nuk do të jetë e gatshme të luftojë në Kosovë”, thoshte Lladrovci.

Fahmi Lladrovci ra dëshmor më 22 shtator të vitit 1998, katër muaj pas intervistës që dha për BBC.

Bitcoini arrin vlerën më të lartë në tre vjetët e fundit

0

Bitcoini, kryptovaluta më e njohur në botë, ka kaluar shifrën e 18 mijë dollarëve, duke arritur vlerën më të lartë në tre vjetët e fundit.

Valuta digjitale kishte përjetuar lëvizje të shumta që kur u lansua më 2009, me investitorët që gjatë goditjes së pandemisë janë përmbajtur nga investimet në tregjet e aksioneve.

Gjithsesi, të mërkurën, Bitcoini arriti në mbi 18 mijë dollarë, duke arritur shifrën më të lartë që nga dhjetori i 2017-s.

Disa analistë thonë se paralajmërimet se po vjen fundi i pandemisë së COVID-19 u ka shtuar investitorëve guximin që të rikthejnë vëmendjen kah Bitcoini dhe kryptovalutat tjera.

Megjithatë, ka ende shqetësime për këtë treg.

153 persona dëshmuan kundër UÇK-së në Speciale, janë trajtuar mbi 40 mijë faqe material

0

Me qëllim të konfirmimit të aktakuzës kundër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Prokuroria e Specializuar në Hagë është mbeshtetur tek 153 dëshmitarë, dhe synon që përsëri të mbështetet në shumicën e tyre gjatë gjykimit.

Prokuroria, po ashtu thotë se materiali mbështetës për aktakuzën e paraqitur për konfirmim ka pasur mbi 40 mijë faqe.

Pranë Dhomave e Specializuara në Hagë të mërkurën do të mbahet konferenca statusore në rastin ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, ish-kreut të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veselit, ish-zëdhënësit të UÇK-së, Jakup Krasniqit dhe ish-anëtarit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Rexhep Selimit.

Kundër tyrë është konfirmuar aktakuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Të gjithë aktualisht gjenden në paraburgim në Hagë dhe janë deklaruar të pafajshëm.

Konferenca statusore, apo konferencën mbi ecurinë e çështjes e thirrë gjykatësi i procedurës paraprake dhe ajo ka për qëllim organizimin e shkëmbimeve midis palëve. Në këtë konferencë pritet që prokuroria të tregoj me cfare lloji prova disponon.

Sipas një parashtrese të Prokurorit të Specializuar dërguar Dhomave të Specializuara për këtë konferencë, e të publikuar në faqën e tyre të internetit, prokuroria pretendon se për konfirmimin e aktakuzës ka disponuar me material prej rreth 43 mijë faqe, duke përfshirë raporte, deklaratat të dëshmitarëve, fotografi, e mbi 20 orë material audio-vizuel.

Prokuroria thotë se mbrojtjes parashikon t’i dorëzojë provat siç janë raportet, fotografitë, dokumentet e UÇK-së, duke përfshirë urdhërat, rregulloret etj.

Rregullorja e Procedurës dhe e Provave para Dhomave të Specializuara parashikon se Prokurori i Specializuar duhet të njoftoj mbrojtjen për çdo material dhe provë që ka në zotërim, si dhe me kërkesë të mbrojtjes, Prokurori i Specializuar vë në dispozicion çfarëdo deklarate, dokumenti, fotografie. Kjo duhet të ndodhë brenda 30 ditëve që nga paraqitja e parë e të akuzuarve në gjykatë. Megjithatë, prokurori duhet të paraqesë arsyetime në rast të vonesave.

Sipas parashtresës së Prokurorisë, ajo parashikon sigurimin e hollësishëm të materialit me prova për mbrojtjen deri më 30 prill 2021, kurse shton se do të jetë në gjendje t’i ofrojë listën e plotë të dëshmitarëve deri më 31 maj 2021, me kusht që procedurat aktuale paraprake pranë Dhomave të Specializuara të jenë afër përfundimit dhe se në të njëjtën kohë është planifikuar fillimi i gjykimit.

“Prokuroria aktualisht parashikon shtimin e afërsisht 50 dëshmitarëve të tjerë në listën e dëshmitarëve për gjykimin, megjithëse numri përfundimtar i dëshmitarëve mund të ndryshojë, varësisht nga rezultati të hetimeve të mbetura”, thuhet në këtë parashtresë.

Prokuroria në parashtresë thotë se redaktimi i materialeve është diçka që duhet të bëhet me kujdes, si dhe që përkthimi i materialit mbështetës të aktakuzës në gjuhën shqipe është në proces e sipër.

Prokuroria akuzon Thaçin, Veselin, Krasniqin dhe Selimin për kryerjen e krimeve të luftës ndaj qindra civilëve dhe personave që nuk merrnin pjesë aktive në luftime.

Në aktakuzë pretendohet se nga marsi i vitit 1998 deri në shtator të 1999, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi dhe anëtarë të tjerë të “ndërmarrjes së përbashkët kriminale kanë ndarë qëllimin e njëjtë për të marrë dhe ushtruar kontrollin në gjithë Kosovën me të gjitha mjetet, përfshirë edhe frikësimin, keqtrajtimin, ushtrimin e dhunës dhe eliminimin e atyre që i konsideronin kundërshtarë”.

Prokuroria pretendon se viktimat ishin kryesisht njerëz që gjatë kohës së luftës perceptoheshin si bashkëpunëtorë të forcave serbe, të zyrtarëve apo institucioneve shtetërore apo edhe që nuk mbështesnin qëllimet e UÇK-së.

Kjo, sipas aktakuzës, përfshinte edhe personat e lidhur me Lidhjen Demokratike të Kosovës – LDK dhe persona të etnisë serbe, rome dhe etnive tjera”.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort