Home Blog Page 5454

Ndodh në Shqipëri, transportonin drogë në kovë djathi

0

Specialistët e Seksionit Kundër Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Shkodër në kuadër të operacionit të koduar policor ‘’Armstrong’’ kanë arrestuar 4 shtetas nën akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike.

Në një mjet të drejtuar nga J.Sh, me pasagjerë B.S, dhe K.S, është gjetur 1 kg drogë e futur në një kovë me djathë.

Të arrestuarit janë:

J. Sh. 31 vjeç, banues në fshatin Vrak, Malësi e Madhe;

B. S., 36 vjeç, banues në fshatin Grude e Re, Shkodër;

K. S., 50 vjeç, banues në fshatin Grude e Re , Shkodër

G. S., 21 vjeç, banues në Shkodër,

Të arrestuarit akuzohen për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim” dhe “Pastrim i produktit të veprës penale”- thuhet në njoftimin e policisë.

Po ashtu gjatë operacionit janë zhvilluar kontrolle në zona të ndryshme të qytetit të Shkodrës ku është kapur në sheshin ‘’Demokracia’’ shtetasi G. S që tentoi të largohet dhe kur u kap iu gjet një sasi kanabisi në formë çokollate.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Kosovë-Moldavi, Dardanët përcjellin mesazhin e kampanjës “Bëhu zëri im”

0

Përballja e sontme e Kosovës me Moldavinë do të vendosë nëse Kosova do të qëndrojë ose jo në Ligën C në kuadër të Ligës së Kombeve.

Ndeshja Kosovë-Moldavi do të luhet nga ora 20:45 në Stadiumin “Fadil Vokrri”.

Për shkak të situatës me COVID-19, edhe kjo ndeshje do të luhet pa tifozë. Por, këtë herë do të ketë një mesazh shumë të veçantë që do të jepet nga stadiumi.

Në fakt, të gjitha ulëset e stadiumit do të përcjellin mesazhin e kampanjës “Bëhu zëri im” në përkrahje të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.

“Për heroinat tona, sot stadiumi ‘Fadil Vokrri’ bën jehonë. Ne jemi zëri juaj dhe ju jeni forca jonë. 💜 ‘Dardanët’ mbështesin fushatën sensibilizuese ‘Bëhu zëri im’ në përkrahje të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë”, thuhet në njoftimin e “Dardanëve” në Facebook.

Kosova planifikon të sigurojë 1.2 milionë vaksina kundër COVID-19

0

Shumë kompani farmaceutike po bëjnë hulumtime për zbulimin e një vaksine adekuate kundër COVID-19, ku dy prej tyre tashmë kanë nxjerrë rezultate mbresëlënëse.

Disa shtete kanë nisur procedurat e aplikimit për të siguruar dozat e para në momentin që vaksina do të dalë në treg.

Ndërkohë, një gjë të tillë po planifikon ta bëjë edhe Kosova. Nga Ministria e Shëndetësisë kanë bërë të ditur se planifikimet janë që Kosova të sigurojë 1.2 milionë vaksina, dhe se të njëjtat do t’u jepen falas qytetarëve.

“Planifikimet janë që Kosova të sigurojë rreth 1.2 milionë vaksina, që do të ishin të mjaftueshme për vaksinimin e grupeve që duhet të vaksinohen me prioritet, si profesionistët shëndetësorë dhe të sëmurët kronikë. Pra, 360 000 vaksina pritet që Kosova t’i marrë falas, pjesën tjetër do ta blejë. Sa kemi njohuri, ende nuk janë bërë publike çmimet e vaksinave nga prodhuesit potencialë, meqë asnjë vaksinë ende nuk është aprovuar përfundimisht për përdorim kundër COVID-19. Vaksinat që do t’i sigurojë shteti do t’u jepen falas qytetarëve”, është thënë në përgjigjen e MSH-së për Telegrafin.

Nga Ministria më tej kanë deklaruar se Aleanca Gavi COVAX AMC e ka listuar Kosovën në mesin e shteteve që do të përfitojnë falas 20% të vaksinave kundër COVID-19, kurse pjesën tjetër do ta blejë.

“Aleanca Gavi COVAX AMC që është një aleancë e vaksinave që i bashkon vendet në zhvillim dhe donatorët si OBSH, UNICEF, Bankën Botërore, industrinë e vaksinave, agjencitë teknike, shoqërinë civile, Fondacione te ndryshme dhe partnerë të tjerë të sektorit privat e ka listuar Kosovën në mesin e shteteve që do të përfitojë falas 20% te vaksinave kundër COVID-19, ndërsa për pjesën e tjetër (që blihet), sikurse shumë shtete tjetër edhe Kosova ka paraqitur shprehjen e interesit në këtë aleancë me qëllim që ajo të fascilitojë blerjen e pjesës tjetër të vaksinave për Kosovën përmes marrëveshjeve që aleanca kryen me prodhuesit e vaksinave, të cilët janë pjesë e aleancës”, thuhet në përgjigjen e MSH-së.

Kujtojmë se kompania amerikane Moderna njoftoi se vaksina e tyre kundër koronavirusit ka një efikasitet deri në 95 për qind. Efektiviteti i vaksinës së Moderna-s është pak më i lartë se efektiviteti prej 90 për qind, të cilën e kishin raportuar javën e kaluar gjigantët farmaceutikë, Pfizer dhe BioNTech.

Një vaksinë do të mësonte në mënyrë të sigurt trupat tanë që të luftojnë infeksionin. Ose do të na ndalonte të infektoheshim me koronavirus në radhë të parë ose të paktën do ta bënte më pak vdekjeprurës.

31-vjeçari nga Mamusha vdes pas infektimit me COVID 19

0

Një 31-vjeçar ka vdekur në Kosovë pas infektimit me COVID 19.

Kështu ka njoftuar Instituti në njoftimin e fundit 24-orësh.

Në njoftimin e Institutit bëhet e ditur se 31-vjeçari që ka vdekur është nga Mamusha.

Për 24 orë në Kosovë kanë vdekur 11 persona pas infektimit me COVID 19.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.599 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 720 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 11 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prizren 4 raste (81, 79, 72, 72 vjeç), Istog 1 rast (51 vjeç), Klinë 1 rast (63 vjeç), Mamushë 1 rast (31 vjeç), Mitrovicë 1 rast (84 vjeç), Pejë 1 rast (70 vjeç), Prishtinë 1 rast (76 vjeç), Viti 1 rast (74 vjeç)”, thuhet në njoftim.

11 të vdekur nga Coronavirusi për 24 orë, 4 nga Prizreni

0
Hospital staff treat a patient suffering from the coronavirus disease in the acute care unit of the University Hospital (HUG) as Switzerland enters a second wave of the coronavirus disease (COVID-19) outbreak in Geneva, Switzerland, October 27, 2020. REUTERS/Denis Balibouse

Brenda 24 orëve janë raportuar 11 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prizren 4 raste (81, 79, 72, 72 vjeç), Istog 1 rast (51 vjeç), Klinë 1 rast (63 vjeç), Mamushë 1 rast (31 vjeç), Mitrovicë 1 rast (84 vjeç), Pejë 1 rast (70 vjeç), Prishtinë 1 rast (76 vjeç), Viti 1 rast (74 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 31.215 raste nga 123.976 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 860 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 469 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 18.347 raste, kurse numri i rasteve aktive është 12.008.

720 raste të reja me COVID-19 në Kosovë, 27 në Prizren

0

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.599 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 720 raste pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar 11 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prizren 4 raste (81, 79, 72, 72 vjeç), Istog 1 rast (51 vjeç), Klinë 1 rast (63 vjeç), Mamushë 1 rast (31 vjeç), Mitrovicë 1 rast (84 vjeç), Pejë 1 rast (70 vjeç), Prishtinë 1 rast (76 vjeç), Viti 1 rast (74 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 31.215 raste nga 123.976 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 860 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 469 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 18.347 raste, kurse numri i rasteve aktive është 12.008.

Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 319 raste, Gjilan 62 raste, Ferizaj 47 raste, Fushë-Kosovë 44 raste, Podujevë 33 raste, Mitrovicë 27 raste, Prizren 27 raste, Lipjan 23 raste, Pejë 18 raste, Vushtrri 14 raste, Skenderaj 11 raste, Viti 11 raste, Suharekë 10 raste, Kamenicë 9 raste, Malishevë 9 raste, Drenas 8 raste, Obiliq 7 raste, Kaçanik 6 raste, Klinë 6 raste, Gjakovë 5 raste, Rahovec 5 raste, Shtime 5 raste, Deçan 4 raste, Dragash 4 raste dhe me nga 1 rast komunat Graçanicë, Istog, Kllokot, Novobërdë, Zubin-Potok dhe Zveçan.

Mbuloni gojën dhe hundën me maskë! Mbani higjienën! Respektoni distancën!

Stafi tregon gjendjen shëndetësore të Vjosa Osmanit

0

U.d e presidentit të vendit, Vjosa Osmani është në gjendje stabile shëndetësore dhe është duke vazhduar obligimet e saj Kushtetuese.

Për Gazetën Express, këshilltari për media i u.d të presidentit, Bekim Kupina ka thënë se kabineti në presidencë dhe në Kuvend po vazhdon punën normalisht.

Dje gjatë ditës, u.d e presidentit Vjosa Osmani ka njoftuar përmes Facebook’ut se është infektuar me COVID 19.

Se cila është gjendja shëndetësore e Osmanit ka bërë të ditur këshilltari për media i u.d të presidentit Bekim Kupina.

Kupina ka thënë se Osmani është në gjendje stabile shëndetësore dhe po vazhdon që t’i kryejë obligimet kushtetuese.

“Pra, u.d.Presidentja është në gjendje stabile shëndetësore dhe po vazhdon t’i kryejë obligimet kushtetuese”, thotë ai, teksa shton se asnjë cështje që lidhet me funksionet e saj nuk do të mbetet pa u mbuluar.

“Siç e ka bërë të ditur në postim u.d. Presidentja Osmani, gjatë periudhës sa do të qëndrojë e izoluar shkaku i infektimit me Covid-19, asnjë çështje që lidhet me funksionet që bartë ajo nuk do të mbetet pa mbulim”, deklaron Kupina.

Sipas tij, kabineti i Osmanit në presidencë dhe në Kuvend janë duke e vazhduar punën pasi që një pjesë e ekipit tashmë e kanë kaluar përballjen me pandeminë.

“Kabineti në Presidencë, sikurse edhe ai në Kuvend vazhdojnë punën, ngase një pjesë e ekipit tashmë e kanë kaluar përballjen me Covid-19. U.D.Presidentja po i vazhdon të gjitha takimet e planifikuara, vetëm se i ka bartur ato në platforma elektronike. Gjithashtu po vazhdon t’i shqyrtojë e nënshkruaj me kohë të gjitha dokumentet e kërkuara për të dy funksionet që i ushtron”, thotë ai.

​Përurohet objekti i Urgjencës në Malishevë

0

Sot është përuruar objekti i Urgjencës në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Malishevë.

Në përurimin e kësaj qendre ishte edhe ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj.

Zemaj derisa flet për rëndësinë e kësaj qendre, shtoi edhe se situata epidemiologjike e në Malishevë është nën kontroll.

“Sot, kur po përurojmë objektin tepër të nevojshëm të Urgjencës në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Malishevë, është shumë e rëndësishme të theksohet se situata epidemiologjike në këtë komunë është nën kontroll dhe Malisheva ndodhet në zonën e gjelbër. Tashmë pacientët nga kjo komunë nuk do të kenë nevojë të frekuentojnë urgjencat spitalore në qytetet e tjera”, shkruan Zemaj.

“Angazhimi i udhëheqjes Komunale, Drejtorisë së Shëndetësisë, së shtabeve emergjente, Policisë dhe Inspektorateve, do të vazhdoj me këtë ritëm në mënyrë që qytetarët të mbrohen maksimalisht nga Covid-19”, thotë Zemaj

Tutje Zemaj ka thënë se investimet për kompletimin e infrastrukturës shëndetësore në Kosovë janë prioritet i Ministrisë së Shëndetësisë.

Ndërsa, krahas kësaj po vazhdojmë të rrisim edhe kapacitetet testuese, po sigurojmë pajisje mjekësore dhe furnizimet me barna.

“Dua ta falënderoj personelin shëndetësor për angazhimin që ka pasur që nga dita e parë, duke trajtuar rastet me Covid-19, të cilat nuk janë hospitalizuar, duke marrë trajtimin mjekësor përmes vizitave mjekësore shtëpiake. Përkrahja dhe ndihma do të vazhdoj edhe më tej. Bashkë ia dalim!”, ka shkruar tutje Zemaj.

Rreth dy milionë vizita më pak nga diaspora, ndikimi në ekonomi rreth 300 milionë euro

0

Masat anti-COVID kufizuan ndjeshëm lëvizjen mes qytetarëve ndërmjet shteteve të ndryshme. Kjo është reflektuar edhe në vizitat e diasporës në Kosovë ku vihet re një rënie e ndjeshme.

Instituti GAP solli një analizë të sajën duke u bazuar në të dhënat e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” dhe Byroja Kosovare e Sigurimeve për periudhën janar-gusht 2020. Sipas kësaj, analize për të njëjtën periudhë, numri i vizitorëve nga jashtë në Kosovë ishte rreth 62.5% më i ulët se në vitin 2019.

Analisti i politikave në Institutin GAP, Berat Thaçi, në një intervistë për KosovaPress, ka thënë se kjo përkthehet në rreth dy milionë vizita më pak nga jashtë.

“Në bazë të shifrave që i kemi mbledhur nga Aeroporti Ndërkombëtar i Kosovës dhe Byroja e Sigurimeve, do të thotë në bazë të shifrave për udhëtimet me mjete ajrore apo aeroplan dhe tokësorë që janë vetura dhe mjetet e tjera, krahasuar me vitin e kaluar për periudhën janar- gusht 2020, kemi një rënie të vizitave për 60 përqind nga jashtë. Nëse e përkthejmë këtë në numra, vetëm në Aeroportin e Prishtinës, vetëm në udhëtimet me aeroplan i kemi një milion më pak vizita. Nëse e shohim në total mendohet se janë realizuar afër dy milion vizita më pak në nivel vendi”, ka thënë Thaçi.

Thaçi ka thënë se si pasojë e rënies së vizitave nga diaspora ka pasur rënie të mëdha edhe në ekonominë e Kosovës, ndërsa shton se dëmi i shkaktuar në të hyrat e ekonomisë së vendit është rreth 300 milion euro.

“Në bazë të një kalkulimi që e kemi bërë në Institutin GAP, se vetëm nga rënia e vizitave, të hyrat në ekonominë e vendit kanë rënë për 300 milionë euro, dhe kjo ka natyrisht efekte negative, veçanërisht për disa sektorë të cilët janë më direkt të lidhur me vizitat e diasporës, mirëpo edhe për ekonominë në tërësi. Nëse flasim për sektor specifik, e dimë që gastronomia, hoteleria janë sektorët që direkt ndikohen nga mungesa e vizitave të diasporës, por edhe sektorët tjerë siç janë ai i transportit, se një pjesë e diasporës vjen me veturat e tyre dhe ata pastaj shpenzojnë në Kosovë në derivate”, thotë ai.

Krishtlindjet dhe Viti i Ri janë periudha kur shqiptarët që jetojnë jashtë vendit zgjedhin të kthehen në vendlindje për të kaluar festat, por kjo nuk pritet njëjtë edhe këtë fundvit.

Thaçi thotë se përhapja e pandemisë COVID-19 dhe masat që kanë marrë vendet e tjera ku është e orientuar kryesisht diaspora jonë, do të jetë pengesë e madhe që bashkatdhetarët të kthehen në vendlindje.

“Kemi dy fenomene, e para është se virusi po përhapet ndjeshëm, qoftë në Kosovë, qoftë në Evropë dhe për këtë arsye kjo mund të jetë një faktor që mund t’i zmbrapsë ata nga vizitat e tyre, sepse është një trend në rritje i përhapjes së virusit, mirëpo në anën tjetër Kosova paksa i ka relaksuar politikat e hyrjes, krahasuar me periudhën e fillimit të vitit, kur ka qenë e ndaluar hyrja e shtetasve të huaj, tash më testin PCR ata mund të hyjnë në Kosovë, mirëpo duke pasur parasysh përhapjen e virusit ne mendojmë se kjo do të jetë pengesë” ka thënë Thaçi.

153 dëshmitarë në procesin kundër Thaçit dhe të tjerëve, Specialja kërkon masa mbrojtëse për ta

0

Prokuroria e Gjykatës Speciale ka kërkuar që të ketë masa mbrojtëse për disa prej dëshmitarëve që janë pjesë e rastit ndaj krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në seancën statusore për Thaçin e të tjerët, Prokuroria ka bërë të ditur se në këtë rast janë 153 dëshmitarë të përfshirë, shkruan Reporteri.net.

Prokurorja e Speciales ka thënë se Gjykimi ndaj ish krerëve të UÇK-së mund të fillojë në verën tjetër.

Sipas saj nuk ka arsye pse gjykimi ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve të mos nisë në verën e vitit 2021.

Kjo është kundërshtuar nga avokatët mbrojtës, të Thaçit e Veselit cilët kanë dhënë se kjo është një çështje e komplikuar dhe mund të duhen deri në 18 muaj deri në fillimin e gjykimit.

Ben Emerson, avokat i Veselit ka thënë se gjykimi nuk mund të nisë para qershorit të viti 2022.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort