Home Blog Page 5452

Milaim Zeka tregon cilat do të jenë arrestimet e radhës nga Specialja

0

Gazetari Milaim Zeka në DPT te Fidani në T7 ka thënë se do të ketë arrestime të radhës fillimisht nga anëtarët e Shtabit të Përgjithshëm e pastaj në zonat operative.Zeka tha se personat që arrestohen nuk dihen fillimisht me emra por vijnë vetëm si shifra dhe deri në momentin e fundit nuk dihen emrat e tyre.

“Këta e kanë kapur zinxhirin komandues, në bazë të këtij zinxhiri komandues normal që do të ketë arrestime. Fillimisht nga anëtarët e Shtabit të Përgjithshëm pastaj te zinxhiri komandues i zonave operative, zonës së Drenicës, Dukagjinit, Llapit, Pashtrikut, Gjilanit etj”

“Se çfarë srtategjie ka Prokuroria është vështirë për ta ditur sepse janë duke vepru në fshehtësitë më të mëdha. Arrestimet që ndodhin në Kosovë dhe Njësitet Operative të cilët ata i kanë këtu nuk vjen asnjë emër, vijnë vetëm shifra, deri në minutat e fundit nuk i dinë emrat kush do të arrestohet. Në momentin që nisen vetëm një pjestar i tyre e di vendin ku do të shkojnë dhe kë do ta arrestojnë”, ka shtuar Zeka.

Ky është moti për ditën e sotme

0

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se gjatë ditës së sotme do ketë mot me diell dhe vranësira.Do të mbajë mot me diell dhe vranësira.
Vranësirat gjatë natës dhe në orët e para të ditës, vende-vende do të shoqërohen me shi, përcjellë Gazeta Blic.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 10-11 gradë Celsius.Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit me shpejtësi 1-5m/s.

Kosova pas një viti i kthehet fitoreve, mposht Moldavinë

0

Kosova ka triumfuar 1:0 ndaj Moldavisë sonte në “Fadil Vokrri” të Prishtinës, duke përfunduar kështu në pozitën e tretë në Grupin 3 të Ligës C dhe evituar barazhin.

Lirim Kastrati në minutën e 31-të e realizoi golin e vetëm të ndeshjes. Për Kosovën është fitorja e parë pas një serie prej dhjetë ndeshjeve pa fitore.

Kosova ndeshjen e mbylli me një lojtar më pak pasi u përjashtua me karton të kuq Ibrahim Dresheviq në minutën e 85-të.

Kosova ka përfunduar me pesë pikë këtë cikël të Ligës së Kombeve. Grupin e ka fituar Sllovenia me 14 pikë, ndërsa Greqia i ka mbledhur 12 pikë. Sllovenia luajti sonte pa gola në shtëpi me Greqinë.

Moldavia ka përfunduar në vendin e fundit në grup me një pikë dhe do të luajë në barazh për të evituar rënien në Ligën D.

Kosova shënon supergol

0

 

Lirim Kastrati ka shënuar golin e parë për Kombëtaren A të Kosovës

Goli ka ardhur në minutën e 31-të në Prishtinë, ku pas një ndërprerje ku pas një devijimi topi shkon të Kastrati i cili shënon një supergol me të djathtën e tij.

Sa i kushton një pacienti që të shërohet nga Covid-19 në Kosovë

0

Brenda Infektives po mjekohen një numër i madh i pacientëve e një pjesë të medikamenteve duhet t’i sigurojnë vetë.

Të gjitha këto janë medikamente për mjekimin e COVID-19.

E me to po mjekohen edhe pacientët e infektuar me virusin korona brenda Klinikës Infektive.

Por shumica nga ta thonë se ato duhet t’i sigurojnë vet këto medikamente.

E kostoja e tyre duket të jetë shumë e lartë.

Duket se brenda një dite ajo e kalon shifrën mbi 200 euro.

Skënder Zogaj, tanimë ish pacient i Klinikës Infektive thotë se ka shpenzuar rreth 600 euro për medikamente.

Por sipas Zogaj stafi brenda Klinikës ka kryer një punë mjaft të mirë në menaxhim të situatës.

Ndërkaq që shpenzimet për familjarin e tij e kanë kaluar shifrën 1000 euro e konfirmon Driton Kuqi i cili e ka vëllain e tij duke u mjekuar në Klinikën Infektive.

Por duket se jo të gjithëve iu është dashur të shpenzojnë para për këto medikamente.

T7 ka kontaktuar me Ministrinë e Shëndetësisë për të marrë sqarime rreth kësaj çështjeje por po të njëjtit nuk kthyen përgjigje.

Si do që të jenë angazhimi në luftë ndaj pandemisë, ka bërë që të lihet anash pacientë që kanë telashe tjera më shëndetin.

Starton ndeshja në “Fadil Vokrri”

0

Ka nisur ndeshja në stadiumin “Fadil Vokrri” mes Kosovës dhe Moldavisë.

Kosova ka vetëm një objektiv, të fitojë për t’i dhënë fund ecurisë prej 10 ndeshjeve me radhë pa fitore (tetë humbje dhe dy barazime) dhe të qëndrojë në Ligën C.

Kosova ka vetëm dy pikë pas pesë takimeve, një më shumë se Moldavia – çka do të thotë se edhe barazimi e shpëton nga rënia në Ligën D, aty ku Kosova pati vitet më të arta dhe rezultatet më mbresëlënëse, duke arritur edhe në “play-off” të Nations League, nga ku e kërkoi daljen në Evropë, po u eliminua nga Maqedonia e shqiptarëve.

Herolind Shala i është kthyer Kosovës, pasi ishte i suspenduar për sfidën me Slloveninë, derisa mos të harrojmë – sonte mungojnë dy të paprekshmit te ‘Dardanët’, Milot Rashica dhe Arbër Zeneli.

Rashica për shkak se nuk është lënë nga Werder Bremen për shkak të masave të rrepta të Gjermanisë për COVID-19, derisa Zeneli ka disa probleme muskulore, raporton Gazeta Express.

Bernard Berisha nuk starton sonte, në vend të tij nga fillimi e nis ndeshjen Lirim Kastrati.

Ndryshimi tjetër është edhe në mbrojtje, pra Challandes ka bërë në çdo repart ndryshime.

Në vend të Fidan Alitit, starton Ibrahim Drešević.

Derisa në portë është kapiteni, Samir Ujkani.

Ndeshja do të zhvillohet pa tifozë në Fadil Vokrri, për shkak të koronavirusit që ka tollovitur gjithë botën. /Gazeta Express/

Kuvendari Gashi: Partitë politike në Prizren i shfrytëzojnë ilegalisht lokalet komunale

0

Kuvendari i Prizrenit, Ilir Gashi, në një postim në facebook ka shkruar rreth lokaleve komunale që shfrytëzohen nga partitë politike.

Sipas tij këto lokale po shfrytëzohen ilegalisht nga partitë politike në Prizren.

Postimi i plotë i tij:

Partitë politike në Prizren i shfrytëzojnë ilegalisht lokalet komunale

Sot nga komuna e Prizrenit i sigurova kontratat për shfrytëzimin e lokaleve komunale nga ana e partive politike. Nga ajo që vërejta, asnjë parti nuk ka kontratë valide për shfrytëzimin e këtyre pronave komunale. Kjo i bie që, ligjërisht, mbajtja e këtyre lokaleve nga ana e partive politike është ilegale dhe se thjeshtë këto lokale mund të konsiderohen si të “uzurpuara” nga partitë politike.

Partitë politike përveç që financohen nga buxheti shtetëror (paraja e popullit) ato edhe “uzurpojnë” hapësirën tonë publike, hapësira të cilat do të mund të shfrytëzoheshin për qëllime më të mira në interes të përbashkët shoqëror.

Në bazë të kontratave të lidhura me komunën, Qiramarrësit (partitë politike) në afatin prej 60 ditësh para skadimit të afatit të shfrytëzimit të lokaleve do të duhej që me shkrim të parashtrojnë kërkesë për vazhdimin e kontratës.

Por, përveç që kërkesa të tilla nuk janë paraqitur, në bazë të ligjit në fuqi për dhënien në shfrytëzim të pronave komunale (LIGJI NR. 06/L-092 PËR DHËNIEN NË SHFRYTËZIM DHE KËMBIMIN E PRONËS SË PALUAJTSHME TË KOMUNËS) nuk ka ndonjë dispozitë që i mundëson partive politike të shfrytëzojnë pronat komunale pa hyrë në proceset e tenderimit. Po ashtu ligji nuk jep ndonjë mundësi që partitë politike të paguajnë çmime simbolike (komike) prej 1 eurosh në muaj.

Prandaj, nëse partitë politike nuk deklarohen se menjëherë do t’i lirojnë pronat komunale, atëherë i takon inspektoratit që t’i shfrytëzojë mekanizmat ligjore në nxjerrjen jashtë të shfrytëzuesve të paligjshëm të pronës komunale (shoqërore). Së bashku me largimin e partive politike nga pronat komunale duhet të zbatohet edhe aksioni kundër uzurpatorëve privat (nëse ka mbetur ndonjë).

Edhe për kundër faktit që qiratë kanë shuma simbolike, megjithatë disa nga partitë politike nuk kanë paguar as ato shuma të pakëta të qirasë (1 euro në muaj për shfrytëzimin e lokaleve).

Ja lista e partive, datave të skaduar dhe qirave të (pa)paguara:

PDK – kontrata ka skaduar më 31.12.2019, hapësira 390m2, qiraja 1 euro në muaj, borxhi 0.00 euro.

LVV – kontrata ka skaduar më 31.12.2016, hapësira 380m2, qiraja 1 euro në muaj, borxhi 3.00 euro.

LDK – kontrata ka skaduar më 31.12.2019, hapësira 120m2, qiraja 1 euro në muaj, borxhi 12.00 euro.

AAK – kontrata ka skaduar më 31.12.2019, hapësira 98m2, qiraja 1 euro në muaj, borxhi 48.00 euro.

NISMA (ish BD) – kontrata ka skaduar më 31.12.2017, hapësira 72m2, qiraja 1 euro në muaj, borxhi 43.00 euro.

KDTP – kontrata ka skaduar më 31.12.2019, hapësira 100m2, qiraja 1 euro në muaj, borxhi 0.00 euro.

https://www.facebook.com/ilir21/posts/10224683054046373

 

Punëtorët e Trepçës ngujohen në minierë

0

Punëtorët e Minierës Trepça janë ngujuar. Kjo për shkak se minatorët nuk janë paguar për punën e tyre. Mësohet se minatorët kanë zgjedhur ngujimin në minierë si shenjë proteste dhe thonë se nuk do të dalin derisa të paguhen për punën e tyre.

Sipas burimeve brenda minierës, mësohet se minatorët po qëndrojnë të ngujuar brenda në zgafellë.

Punëtorët kanë thënë se nuk do të dalin nga nëntoka derisa të kryhet pagesa ndaj tyre.

Ndryshe, Qeveria e Kosovës ka ndarë një buxhet prej 1 milion euro për kryerjen e pagesave ndaj minatorëve, raporton gazeta lokale në Mitrovicë “Jepi Zë”.

Minatorët ishin dakorduar të kthehen në punë me premtimin se pagat do të ekzekutohen gjatë kësaj jave.

Minatorët poashtu janë të pakënaqur dhe nuk po i pranojnë udhëheqësit e rinj në departamentet e ndërmarrjes.

Shtohen kërkesat e të diplomuarve për t’u larguar nga vendi

0

700 persona kanë aplikuar vetëm në muajin tetor të këtij viti në Qendrën Kombëtare për njohje dhe informim akademik e njohur si “NARIC Kosova” për ta validuar diplomën e fituar në Kosovë, me qëllim të përdorimit jashtë vendit. Rreth 70 për qind e aplikuesve i kanë nisur këto procedura për të kërkuar punë jashtë Kosovës dhe vetëm 30 për qind për vazhdim të studimeve.

Kjo e dhënë ka dalë në raportin e “Monitorimit të NARIC Kosova”, të cilin e ka publikuar organizata ORCA. Sipas raportit, numri i aplikimeve për validim në këtë qendër është 70 për qind më i lartë se vitet e kaluara.

Drejtori i Organizatës ORCA, Rron Gjinovci, ka përmendur sfidat me të cilat po ballafaqohet NARIC, siç është humbja e rasteve në gjykatë. Kohë më parë një kandidati të diplomuar në Swiss Menagment Center në Zvicër nuk i ishte njohur diploma nga NARIC, por pasi kishte bërë padi, Gjykata e kishte obliguar Ministrinë e Arsimit t’ia njohë atë.

Kjo, sipas Gjinovcit, ka krijuar precedent për njohje të gradës së doktoratës edhe të 7 personave të tjerë.

“Kjo mundet me ndodhë për shkak të sistemit të korruptuar gjyqësor, por për më tepër edhe për shkak se avokatura e shtetit me ose pa vetëdije e ka sabotuar qendrën NARIC duke mos marrë pjesë avokati që është dashur ta mbrojë qendrën NARIC. Si rrjedhojë, vendimet e dobëta të zyrës ligjore të Ministrisë kanë qenë lehtë të sfidueshme nga avokatët e palës tjetër, që kanë arritur me marrë një vendim që gjykata me u lëshuar në ekspertizë akademike dhe me njohur një diplomë”, ka thënë ai.

Sipas tij, NARIC përballet edhe me probleme të tjera, si mungesa e një databaze digjitale që do të mundësonte ruajtjen e të dhënave për njohje dhe barasvlerë të diplomave. Po ashtu, mungesa e një ligji që e rregullon punën e NARIC, si dhe mungesa e stafit në këtë institucion.

Në raportin e ORCA-s bëhet e ditur se nga janari deri në tetor, NARIC ka njohur 663 diploma. Ndërkaq, edhe 194 diploma mbeten në proces për të cilat ende nuk kanë dhënë përgjigje institucionet jashtë Kosovës, ku palët i kanë përfunduar studimet. Prej tyre, në pritje janë 68 diploma nga Shqipëria, 47 nga Maqedonia e Veriut dhe 79 nga vende të tjera.

Kosovë – Moldavi, formacionet zyrtare

0

Kosova luan sonte ndeshjen e fundit në takimet e Nations League.

Kosova do të luajë ndaj Moldavisë me fillim nga ora 20:45, në kuadër të Ligës C, shkruan GazetaBlic Sport.

Është një betejë në fund me Kosovën dhe Moldavinë që të dy kërcënohen me rënie në nivelin më të ulët të Ligës së Kombeve UEFA, por jemi ne ata që kanë punën më të lehtë – pasi na duhet të sigurojmë një pikë ose më shumë për të mbijetuar – ndërsa vizitorët duhet të fitojnë për të qëndruar në Ligën C.

Pak para ndeshjes janë publikuar edhe formacionet zyrtare, që janë:

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort