Home Blog Page 5451

6 vjet e 9 muaj burg për Rrahim Hashimin e Kadri Rexhepin

0

6 vjet e 9 muaj burg për Rrahim Hashimin e Kadri Rexhepin

Departamenti i Përgjithshëm i Gjykatës së Apelit, i ka refuzuar si të pa bazuara, ankesat e prokurorisë dhe avokatëve mbrojtës, në rastin e të akuzuarve Rrahim Hashimin dhe Kadri Rexhepin.Aktgjykimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë, i datës 03.04.2020, është vërtetuar.
Me anë të këtij aktgjykimit të akuzuarit në fjalë janë gjetur fajtor për shkak të veprës penale “Mashtrim” nga neni 261, paragrafi 2 lidhur më paragrafin 1 dhe nenin 23 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës(KPRK). I akuzuarin RR.H. është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 3 vjet e 9 muaj, ndërsa i akuzuari K.R. me dënim më burgim në kohëzgjatje prej 3 vjetëve.

Gjykata e Apelit ka gjetur se aktgjykimi i atakuar më ankesë, nuk përmban shkelje esenciale të dispzotave të procedurës penale, se gjendja faktike është vërtetuar drejtë dhe në mënyrë të plotë dhe se drejtë po ashtu janë aplikuar dispozitat e të drejtës materiale.Sa i përket vendimit mbi dënim, Gjykata e Apelit gjithashtu vlerëson se pretendimet ankimore, nuk qëndrojnë. Kjo për faktin se gjykata e shkallës së parë drejtë i ka konstatuar dhe vlerësuar rrethanat të cilat ndikojnë në caktimin e llojit dhe lartësisë së dënimeve, ashtu siç parashihet me ligj.

Zemaj pranon edhe një donacion për mbrojtje nga COVID-19 nga Hungaria

0

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj e ka pranuar edhe një donacion për mbrojtje nga COVID-19 nga Ambasada e Hungarisë në Kosovë.

Zemaj, përmes një postimi në Facebook, e ka falënderuar Hungarinë për këtë donacion, duke shtuar se që nga fillimi i pandemisë ky shtet e ka ndihmuar vazhdimisht Kosovën.

“Kosova pranon ndihmat nga shteti mik në luftën kundër COVID-19. Sot ka arritur donacioni i radhës nga ambasadori i Hungarisë, z. Jozsef Bencze, maska dhe rroba mbrojtëse. Hungaria gjatë pandemisë ka sjell ndihma të vazhdueshme për Kosovën dhe jemi shumë falënderues”.

Ai ka shtuar se “shtetet mike, janë vlera e Republikës së Kosovës, ndihma në kohë të vështirë, miqësia dhe besimi ndërshtetëror e forcojnë këtë vlerë”.

 

Policia shqipton 799 gjoba për mosrespektim të Ligjit për Pandeminë

0

Policia e Kosovës vetëm gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 799 tiketa për mosrespektim të ligjit COVID-19.

Ligji për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë COVID-19 në Kosovë ka hyrë në fuqi në fund të muajit gusht.

Ndërkaq, Ligji për Pandeminë ka 29 nene, ndërsa rregullon çështjen e parandalimit, menaxhimit dhe kontrollit të pandemisë COVID-19.

Në nenin 24 të këtij ligji rregullohet çështja e orareve të lëvizjes dhe gjobat në rast mosrespektimi.

Edhe vaksina e Oxford jep rezultate inkurajuese për më të moshuarit e infektuar me COVID-19

0

Vaksina e Oxfordit kundër koronavirusit po tregon se ka një përgjigje të fortë imune tek të rriturit që janë rreth moshës 60 dhe 70 vjeçe, duke rritur shpresat se mund të mbrojë grupmoshat më të rrezikuara nga virusi.

Studiuesit thonë se gjetjet e fazës dy të Lancet, bazuar në 560 vullnetarë të rritur dhe më shëndet të mirë, janë “inkurajuese”, njofton Klan Kosova.

Ata po ashtu po e testojnë nëse vaksina ndalon zhvillimin e koronavirusit, të fazës së tretë.

Rezultatet e hershme nga kjo fazë e rëndësishme priten të dalin në javët e ardhshme.

Tri vaksina – Pfizer-BioNTech, Sputnik dhe Moderna – kanë raportuar tashmë të dhëna të mira paraprake nga provat e fazës së tretë, me një që sugjeron se 94% e personave mbi 65 vjeç mund të mbrohen nga COVID-19.

Britania e Madhe tashmë ka porositur 100 milionë doza të vaksinës Oxford, të prodhuara nga AstraZeneca, 40 milionë doza të vaksinës Pfizer-BioNTech dhe pesë milion të vaksinës Moderna.

Arrestohet një shtetas i Shqipërisë, tentoi të korruptoi Policinë e Kosovës në Vërmicë me 200 lekë

0

Një shtetas i Shqipërisë u ndalua dje në kufi me Kosovën, në pikën e Vërmicës.

Derisa po kalonte pikën kufitare, ai në pasaportën e tij kishte vendosur 200 lekë.

Siç ishte shprehur ai, lekët ishin për të pira kafe zyrtarët policorë.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, me vendim të prokurorit lekët i janë konfiskuar ndërsa i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.

Nuk është kjo hera e parë që qytetarët tentojnë ta korruptojnë policinë me shuma të ndryshme parash, e që më pas bien në pranga. /Reporteri.net/.

Ndërron jetë aktivisti i LDK-së nga Prizreni, profesor Halit Buzhala

0

Dega e LDK-së në Prizren ka njoftuar se ka ndërruar jetë anëtari i LDK-së, profesori Halit Buzhala, raporton TV Prizreni. Lajmin e ka konfirmuar kryetari i kësaj partie në Prizren Anton Quni, ku tha se vdekja e Buzhalës ka shënuar një humbje të madhe për Prizrenin dhe LDK-në.

Quni ka thënë se i ndjeri do të mbetet një ndër aktivistët më të devotshëm të Prizrenit.

Në njoftimin e tyre ata i kanë shprehur ngushllime familjes, dhe miqve.

Njoftimi i plotë:

E nderuara, familje Buzhala,Me dhimbje morem lajmin se ka ikur nga kjo bote, me i dashuri juaj, punetori i palodhur per dije e arsimim te brezave te shumte, aktivisti yne dhe qytetari i devotshem i Prizrenit e Kosoves, prof. Halit Buzhala.
Cfare humbje per te gjithe ne. Cfare pikellimi kur ikin njerezit e medhenj, punetor, te dashur e modest siç ishte profesori.
Do ta kujtojme perjetesisht per veprat e tij te mira jetesore.
E dashur familje Buzhala, miq e dashamire te profesor Halitit, duke ju shprehur ngushellimet tona te sinqerta, lutemi qe zoti t’ua lehtesoj dhimbjen.Shpirti i befte drite e u prehte ne paqen e pasosur!

LDK-Prizren
Kryetar,
Anton Quni

Zemaj kërkon kujdes nga qytetarët: Spitalet dhe personeli shëndetësorë janë të mbingarkuar

0

Të premten bëhen një jave prej se kur kanë hyrë në fuqi masat e reja anti-Covid. I pari i Shëndetësisë Armend Zemaj ka thënë se masat e reja anti-Covid janë duke u respektuar, sidomos pjesa e kufizimeve.Ai është shprehur se ka një stabilitet më Covid-19 në vend, duke marr parasysh rritjet e mëdha të infeksionit ditëve të fundit.
Zemaj tutje ka thënë se spitalet dhe personeli shëndetësorë tashmë janë të mbingarkuar, raporton EO.

“Masat janë duke u respektuar sidomos pjesa e kufizimeve, dhe kërkojmë që kufizimet që janë edhe ditën të respektohen, grumbullimet e panevojshme të eliminohen njerëzit ta shtojnë kujdesin dhe ne të shkojmë duke ulur infeksionin”.“Kemi një stabilitet kushtimisht ta quaj ashtu kushtimisht të këtyre ditëve të atyre ditëve të atij pragu të lakores, por ne duhet të kujdesemi. Spitalet tona dhe personeli shëndetësorë tash është i mbingarkuar nga rastet”.

Doktori kosovar që jeton në Gjermani: Në Kosovë jetën e pacientit e shohin vetëm si biznes

0

Doktori kosovar që jeton dhe vepron në Gjermani, Fahri Beqa përmes një statusi të bërë në rrjetin social Facebok ka thënë se pandemia COVID-19 në Kosovë, ka arritur në atë pikë që është vështirë të kontrollohet.

Ai thotë se qytetarët janë lënë vetëm pa ndihmën e institucioneve, dhe se me jetën e pacientëve po bëhet biznes, shkruan Reporteri.net.

Ky është postimi i plotë i tij:

Të sillemi ashtu sikur të ishim të gjithë të infektuar, të ruhemi secili nga secili. Vetëm kjo e vendos prapë kontrollin mbi pandeminë. Pra kufizimi strikt i kontakteve.

Pandemia COVID-19 tani si duket ka arritur në atë pikë që vështirë është të kontrollohet.

Arsyeja kryesore është qartë gabimi në menaxhim të saj, mungesa e qasjes së përgjithshme ndaj saj, si në aspektin preventiv e medicinal por edhe në atë ekonomiko-financiar. Qytetarët janë lënë vetëm pa ndihmën e institucioneve. Institucione që udhëheqen definitivisht nga njerëz të papërgjegjshëm. Parandalimi pra ka dështuar, e këtu përgjegjësi kanë edhe vetë grupe të caktuara të qytetarëve që merren me konspiracione dhe e mohojnë edhe më tutje pandeminë.

Ndërsa mjekimi i COVID-19 në Kosovë mbetet histori në vete. Institucione publike të dobësuara, mjek e personel të stërlodhur e të frustruar nga kjo situatë. E në anën tjetër sektor privat shëndetësor tërësisht të pakontrolluar që shëndetin dhe jetën e pacientit e shohin vetëm si biznes.

Absurdi numër 1: i preferohet secilit që është pozitiv me Sars-Cov2 një trajtim me Remdesivir 10-ditor – kostoja 1800 Euro??!!!

Absurdi numër 2: Pacientëve pa asnjë shenjë sëmundjeje ju përshkruhen barna antikoagulante si Xarelto, ASS bile edhe në kombinim. Këto barna e rrisin rrezikun e gjakderdhjes në secilin organ, përfshirë gjakderdhjet fatale në tru.

Pastaj në shumë raste përshkruhet medikamenti Prednisolon i cili është treguar efektiv vetëm në pacientët që janë në mjekim intensiv dhe të intubuar.

Më tutje gati secilit pacient pa asnje shenje infeksioni të bronkeve e të mushkërive i është përshkruar antibiotiku Azithromycin, pra pa kritere të qarta.

Befasohem për të keq me recetat e alamet mjekëve që m’i dërgojnë pacientët nga Kosova. Nga disa receta më rrënqethet trupi…

Pastaj absurd në vete mbetet biznesi me teste serologjike (pa kurrfarë vlere diagnostike) e me çmime të testeve me antigjen…

Për gjithë këtë kaos dikush duhet t’a ndjejë veten përgjegjës. Dhe askush nuk duhet të hesht, sikur nuk po ndodh asgjë.

Tani është koha që të shpëtohet jeta e njerëzve, jo të planifikohen e të ndërtohen autostrada e asfalt. Interesat individuale, klanore e partiake duhet të lihen anash.

Ndërsa qytetarët tani duhet të sillen ashtu sikur të ishim të gjithë të infektuar. Secili prej nesh. Dhe të ruhemi secili prej secilit.

Fundi i pandemisë nuk do të vjen para verës 2021, e ndoshta edhe fundi i vitit 2021. Vaksinimi në masë nuk pritet të fillojë para tremujorit të dytë të vitit të ardhshëm.

Prandaj duhet të përgatitemi për një dimër dhe pranverë të vështirë për të mos thënë të tmerrshme. Përndryshe secila familje do të përjetojë momente të rënda, pa përjashtim.

Lul Raka tregon se kush do të vaksinohen të parët me vaksinën anti-Covid në Kosovë

0

Vendet e Ballkanit Perëndimor synojnë të furnizohen me vaksinën kundër COVID-19 kryesisht përmes programit ndërkombëtar të njohur si COVAX, i cili udhëhiqet nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), Koalicioni për Inovacionet e Përgatitjes Epidemike (CEPI) dhe Gavi (Aleanca Globale për Vaksinat dhe Imunizimin).

Ky program synon të bashkojë fondet e shteteve të pasura dhe të organizatave joqeveritare, me qëllim të zhvillimit të vaksinës për sëmundjen COVID-19, që shkakton koronavirusi, si dhe ta shpërndajë atë në gjithë botën.

Përmes këtij programi, Kosova planifikon të sigurojë 1.2 milion vaksina. Maqedonia Veriore veç ka bërë porosinë prej 800 mijë vaksina, Serbia ka siguruar 1.8 milion doza, dhe Bosnjë e Hercegovina ka porositur mbi 1.2 milion vaksina. Për Shqipërinë ende nuk ka të dhëna, por edhe ky shtet synon të sigurojë vaksinën përmes programit COVAX.

Sipas Faik Hotit nga Ministria e Shëndetësisë, Kosova është futur në listën e shteteve të cilave kjo aleancë do t’u sigurojë nga 20 për qind të vaksinave kundër COVID-19 falas, apo 360 mijë doza. Pjesa tjetër pritet të blihet nga buxheti i shtetit, ku Kosova ka paraqitur shprehjen e interesit në këtë aleancë përmes marrëveshjeve që aleanca kryen me prodhuesit e vaksinave.

Kosova do të përfitojë falas 360,000 vaksina kundër koronavirusit

“Sipas planit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike për vaksinim të popullatës kundër COVID-19, parashihet që të vaksinohen rreth 1 milion e 200 mijë banorë”, tha Hoti.

“Nuk do të jetë problem fare buxheti, pasi që edhe me Ligjin për parandalimin e përhapjes së COVID-19 parashihet që shteti t’i sigurojë mjetet në mënyrë që të blihen vaksinat për grupet që parashihet që do të jenë për vaksinim”, shtoi ai.

Ndryshe, një analizë përfundimtare e fazës së tretë të vaksinës ndaj koronavirusit nga kompania amerikane Pfizer tregon se ajo ishte 95% efektive në parandalimin e infeksionit, madje edhe te të moshuarit.

Kompania tha se do të aplikojë për autorizimin urgjent në SHBA brenda disa ditëve.

Analiza përfundimtare vjen vetëm një javë pasi rezultatet fillestare treguan se vaksina ishte më shumë se 90% efektive. Edhe kompania Moderna.Inc publikoi të hënën të dhënat paraprake për vaksinën e saj, duke treguar efektivitet të ngjashëm.

Provat e suksesshme të dy vaksinave kundër koronavirusit kanë rritur shpresat për t’i dhënë fund pandemisë që ka vrarë më shumë se 1.3 milion njerëz në të gjithë botën dhe ka shkaktuar kërdi në ekonomi dhe jetën e përditshme.

Mikrobiologu Lul Raka i tha Radios Evropa e Lirë se sapo të arrijë Kosova të marrë vaksinat kundër sëmundjes së COVID-19, çdo qytetarë që ka mundësi vaksinimi, duhet ta bëjë një gjë të tillë.

Megjithëkëtë, ai përmend grupet me prioritet që do duhej të vaksinoheshin të parët.

“Ata që duhet të vaksinohen më vaksinën kundër sëmundjes COVID-19, sapo vaksina të jetë e disponueshme janë punëtorët shëndetësorë, punëtorët e shërbimeve esenciale, personat me sëmundje shoqëruese dhe personat mbi moshën 65 vjeç”, tha Raka.

Flenë e jetojnë së bashku, dikush preket nga Covid-19 e dikush jo-mjeku tregon arsyen

0

Mjeku imunolog, Genc Sulçebe i ka dhënë shpjegim se si ekziston mundësia që njerëzit mund të jetojnë dhe flenë bashkë, por dikush sëmuret rëndë me Covid-19 dhe tjetri nuk ka asnjë simptomë.Sipas mjekut, duke mbajtur maskën në mënyrë të vazhdueshme në pakësojmë sasinë e virusit që marrim dhe atëherë sëmundja kalon lehtë.Si ka mundësi që njerëzit jetojnë dhe flenë bashkë dhe njëri infektohet dhe tjetri jo?

‘Duhet të kemi parasysh se përgjigjja imunitare ndaj një virusi është gjenetike dhe i ndryshëm nga njëri tek tjetri, është e përcaktuar gjenetikisht. Të gjithë ne reagojmë në mënyra të ndryshme ndaj këtij virusi dhe është e pranueshme që një njeri mund të reagojë shumë fort ndaj një virus dhe tjetri shumë lehtë ose fare. Ka të bëjë dhe doza e virusit. Duke mbajtur maskën në mënyrë të vazhdueshme, ne pakësojmë në këtë mënyrë edhe sasinë e virusit që marrim.

Nëse marrim një sasi të vogël virusi atëherë edhe sëmundja kalon më lehtë, po morëm një sasi të madhe virusi atëherë sëmundja kalon më rëndë. Personat obezë apo ata me probleme diabetike dhe në përgjithësi ata me një masë të vogël muskulare e kalojnë më rëndë sesa ata që janë me një gjendje të mirë fizike.

Është një sëmundje që është në progresion të drejtë me moshën, sa më e avancuar të jetë mosha, aq më e shprehur dhe më e fortë do jetë sëmundja, pra është një gjë që nuk është parë tek infeksionet e tjera’, tha Sulçebe.

Sa zgjat imuniteti i njeriut pasi kalon Covid-19?‘Për këto 7-8 muaj që ka filluar ky infeksion nuk mund të përcaktohet me saktësi sesa zgjat, por këtu ndihmon studimi, studimet imunologjike në laborator të cilat kanë treguar se megjithëse niveli i antitrupave të cilat krijohen mbas infeksionit, mund të ulet pas 3-4 muajve, kjo nuk do të thotë asgjë sepse në fakt janë zbuluar që kemi qeliza kujtesë të sistemit imunitar të cilët janë aty të pranishme dhe janë të mjaftueshme për të ruajtur një kujtesë imunitare të paktën 6 muaj, por ka shumë mundësi që mund të jetë edhe me vite, duke pasur parasysh tani çfarë vrojtimesh janë bërë edhe në infeksionin Sars Covid 1 që ka ndodhur rreth 18 vite më para’, ka përfunduar mjeku imunolog./Tv Klan

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort