Home Blog Page 5450

Taksa ekologjike që kurrë nuk kontribuoi për mjedisin Shkruan: Nora Simitçiu- ekologe

0

Raporti i Komisionit Europian deklaron se edhe këtë vit autoritetet e Kosovës kanë dështuar të miratojnë dhe zbatojnë masa për të përmirësuar cilësinë e ajrit duke ardhur në përfundimin që ky dështim përbën një kërcënim të madh për shëndetin e popullatës.

Edhe pse Kosova ka nevojë të madhe për investime ekologjike meqenëse sot ballafaqohet me ndotje të pakontrolluar nga termocentralet e vjetruara dhe emetimet toksike që vijnë nga burime të shumta, qeveritë e ndryshme për vite me radhë kanë dështuar të zbatojnë intervenime të qëndrueshme edhe pse në dispozicion kanë pasur buxhet specifik i cili ka rrjedhur nga taksa ekologjike. Që nga viti 2012 qytetarët e Kosovës paguajnë taksën ekologjike e cila për tërë këto vite është mbledhur në emër të mbrojtjes së mjedisit. Republika e Kosovës në vitin 2012 ka miratuar Ligjin Nr. 04/L-117 për Taksën Rrugore dhe Ekologjike të Automjeteve dhe sipas këtij ligji qytetarët obligohen që të paguajnë një taksë vjetore për regjistrimin e automjeteve në një shumë nga 10 deri 30 Euro në varësi të tonelatës së makinës.

Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës vetëm në vitin 2020 në Kosovë janë regjistruar 355,829 mjete motorike dhe rrjedhimisht kanë gjeneruar në buxhetin e Kosovës me anë të taksës ekologjike një shumë prej 4.261.350 Euro. Nëse shohim numrin e makinave të regjistruara që nga viti 2012 kur ky ligj është miratuar atëherë del se në Kosovë që nga viti 2012 deri në vitin 2019 janë regjistruar 2.469.443 automjete me peshë nën dhe mbi 3.5 tonë e që i bie se në buxhetin që i është dedikuar mbrojtjes së mjedisit janë derdhur 28.025.670 Euro. E investimet e ditura e të realizuara nga kjo shumë për mbrojtje të mjedisit deri më sot janë zero.

Madje, Qeveritë e Kosovës, duke pasur në shfrytëzim një shumë të tillë kanë lejuar që Kosova të njihet në botë me Prishtinën e cila zuri vendin e parë për ndotje të ajrit në gjithë globin. Ligji për Taksën Rrugore dhe Ekologjike të Automjeteve ka të meta të mëdha në vetvete. Ky ligj i obligon pronarët e makinave hibride të paguajnë taksën ekologjike – gjë që është mjaft paradoksale.

Në vend se pronarët e automjeteve që nuk bëjnë emetim apo bëjnë emetim të ulët të gazrave ndotës të mbështeten nga politikat shtetërore, ata përkundrazi detyrohen të paguajnë një taksë të tillë që është mjaft dekurajuese. Qeveria e Kosovës duhet të tregojë seriozitet institucional dhe të ndërmerr hapa konkret në përmirësimin e cilësisë së ajrit në Kosovë. Tani jemi në një periudhë ku jeta e qytetarëve po vështirësohet edhe më shumë.

 

Pandemisë COVID-19 po i shtohen edhe gazrat kimik që po shkaktojnë ndotje të madhe të ajrit dhe përkeqësim të shëndetit publik. Institucionet shtetërore duhet të fillojnë punën për ofrimin e një zgjidhje të qëndrueshme ndaj këtyre problemeve shumëvjeçare të ndotjes përmes rritjes së transparencës në menaxhimin e buxhetit të grumbulluar nga taksa ekologjike, të rishikojnë Ligjin Nr. 04/L-117 për taksën rrugore dhe ekologjike të automjeteve, si dhe të shtojnë investimet direkte dhe emergjente duke bashkëpunuar me ekspertët mjedisor në mënyrë që të përmirësohet cilësia aktuale e ajrit dhe e jetesës së qytetarëve

807 raste të reja me COVID-19 në Kosovë, 53 në Prizren

0

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.816 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 807 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 14 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Ferizaj 3 raste (87, 78, 56 vjeç), Fushë-Kosovë 2 raste (69, 51 vjeç), Prishtinë 2 raste (77, 73 vjeç), Gjilan 1 rast (77 vjeç), Kamenicë 1 rast (87 vjeç), Mitrovicë 1 rast (73 vjeç), Podujevë 1 rast (85 vjeç), Rahovec 1 rast (70 vjeç), Shtime 1 rast (61 vjeç) dhe Suharekë 1 rast (71 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 32.022 raste nga 125.792 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 874 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 677 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 19.024 raste, kurse numri i rasteve aktive është 12.124.

Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 349 raste, Podujevë 56 raste, Ferizaj 55 raste, Prizren 53 raste, Fushë-Kosovë 44 raste, Gjakovë 40 raste, Gjilan 29 raste, Lipjan 28 raste, Mitrovicë 18 raste, Obiliq 18 raste, Pejë 14 raste, Shtime 12 raste, Kamenicë 11 raste, Suharekë 10 raste, Viti 10 raste, Vushtrri 10 raste, Kaçanik 8 raste, Malishevë 8 raste, Drenas 7 raste, Deçan 5 raste, Rahovec 5 raste, Skenderaj 5 raste, Dragash 2 raste, Graçanicë 2 raste, Istog 2 raste, Klinë 2 raste dhe me nga 1 rast komunat Kllokot, Novobërdë, Shtërpcë dhe Zubin-Potok.

Mbuloni gojën dhe hundën me maskë! Mbani higjienën! Respektoni distancën!

Dalin pamjet, momenti kur konfrontohen fizikisht deputetët e VV-së dhe LDK-së

0

Tashmë kanë dalur pamjet e momentit kur nisi konfrontimi fizik mes deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje dhe atyre të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Front Online sjell pamje që nga momenti kur filloi debati me tone të ashpëra mes Mimoza Kusarit dhe Arben Gashit, e deri tek përfshirja e deputetëve tjerë nga të dy partitë politike, duke tentuar të ketë konfrontime fizike.

Ja momenti:

Shteti aksion në Mitrovicë, por situata eskalon – serbët dalin dhe ofendojnë rëndë policinë dhe inspektorët

0

Policia e Kosovës bashkë me Inspeksionin dhe njësinë e Krimeve Ekonomike kanë kryer aksion në një barnatore në Veri të Mitrovicës.

Por, aty u mblodhën një numër i madh i qytetarëve për të protestuar.

Në pamje, ata shihen duke drejtuar sharje e ofendime në drejtim të inspektorëve, transmeton Reporteri.

Kossev raporton se pas protestave dhe fishkëllimave të qytetarëve, isnpeksioni u largua dhe pronari i farmacisë bllokoi përkohësisht objektin në mënyrë që inventari të mos konfiskohej.

Ky medium po ashtu raporton se pronarët e farmacive të tjera në qytet gjithashtu mbyllën përkohësisht barnatoret. /Reporteri.net

Shikoni pamjet:

E turpshme: Deputetët përleshen e shahen në sallën e Kuvendit

0

Ka eskaluar situata në Kuvendin e Kosovës, ku disa deputetë edhe janë përleshur mes vete.

Situata është tensionuar pak para përfundimit të seancës ku po diskutohej për temën e të pagjeturve, shkruan Reporteri.

Inicuesja e kësaj seance, Sarada Bogujevci ishte duke folur në foltore, kur situata eskaloi.

Kryesuesja e seancës, Arbërie Nagavci disa herë u ka tërhequr vërejtjen deputetëve që të ulen në mënyrë që të vazhdojë seanca, por të njëjtit kanë vazhduar përplasje verbale, për të kaluar edhe në atë fizike.

Në pamje shihet se shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi është kapur me deputetët e LVV-së.

Pas kësaj Kuvendi ka shkuar në pauzë.

/Reporteri.net

 

Lëvizja Vetëvendosje kallzon penalisht Agim Veliun

0

Lëvizja Vetëvendosje dega në Besianë, ka dorëzuar kallëzim penal kundër ish-kryetarit të Besianës, Agim Veliu, ish-drejtorit të planifikimit urbanistik Durim Salihu dhe ish-drejtoreshës së Inspekcionit Florie Besholli, kallëzimi penal ka të bëjë me ndërtimet e egra në këtë komunë.Kështu bëri të ditur njëri nga përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje, në një paraqitje para mediave.

“Sot kemi dorëzuar kallëzim penal kundër ish-kryetarit të Besianës Agim Veliu, së bashku me dy vartësit e tij, ish-drejtorin e planifikimit urbanistik Durim Salihu dhe ish-drejtoreshës së Inspekcionit Florie Besholli, kallëzimi ka të bëjë me ndërtimet e egra në Komunën e Podujevës”, tha ai.

“Ne fillimisht kemi dërguar një kërkesë me tri pyetje në Drejtorinë e Planifikimit Urbanistik dhe në bazë të përgjigjes që kanë dhënë kemi vërejtur se dy ndërtime janë në kundërshtim me rregulloren e planit urbanistik”, shtoi ai.Tutje aty u tha se ka shkelje flagrante të planit urbanistik në Komunën e Podujevës.Teksa u kërkua nga nga prokuroria të iniciojë rastin dhe Gjykata të nxjërrë një aktgjykim të merituar për personat në fjalë.

Gjykata në Beograd ka urdhëruar zhvarrosjen e mbetjeve mortore pranë Rashkës

0

Departamenti i Krimeve të Luftës i Gjykatës së Lartë në Beograd, më 18 nëntor, ka lëshuar një urdhër për zhvarrosjen e një numri të paidentifikuar kufomash në një varrezë masive në Krizhevak të komunës së Rashkës.Kjo u konfirmua për Radion Evropa e Lirë nga Gjykata e Lartë.Sipas përgjigjes, fillimi i zhvarrimit do të përcaktohet më vonë, ashtu si edhe komisioni që do të kryejë zhvarrosjen.

“Gjithashtu, është caktuar një ekspert gjyqësor i cili do të mbledhë dhe sigurojë gjurmë materiale të gjetura në vend gjatë hetimit paraprak, në përputhje me raportin e Ministrisë së Punëve të Brendshme (MUP) të Serbisë”, thotë Gjykata.Sipas Gjykatës, Ministria e Brendshme është udhëzuar të bëjë sigurimin në mënyrë adekuate të lokacionit, ndërsa veprimet tjera të rëndësishme do të përcaktohen me një urdhër shtesë që do të lëshohet më vonë, duke pasur parasysh kushtet aktuale të motit, periudhën e vitit dhe mungesën e të dhënave të hollësishme.Prokuroria e Krimeve të Luftës në Beograd i tha Radios Evropa e Lirë më 17 nëntor se ishte në dijeni të informacionit se, në një lokacion afër Rashkës janë gjetur mbetje mortore, për të cilat dyshohet se janë të viktimave shqiptare nga Kosova dhe se “procedura po kalon në procedurë të Departamentit për Krime të Luftës në Gjykatën e Lartë të Beogradit”.
Më 16 nëntor, drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, Arsim Gërxhaliu pati konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se në varrezën masive në Krizhevak dyshohet se gjenden mbetjet mortore të shqiptarëve të Kosovës.Kryetari i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur në Serbi, Veljko Odalloviq, ka thënë të mërkurën në mbrëmje se në bazë të të dhënave, në varrezën masive në Kizhevak afër Rashkës gjenden mbetjet mortore të potencialisht, pesëmbëdhjetë deri në shtatëmbëdhjetë trupave.Në bazë të të dhënave të publikuara nga organizata joqeveritare Fondi për të Drejtën Humanitare në bazë të raportit të Zyrës së UNMIK-ut për Personat e Zhdukur dhe Mjekësi Ligjore, të cilat gjenden gjithashtu në bazën e të dhënave të organizatës Nisma Rinore për të Drejtat e Njeriut (YIHR), që nga viti 2001, në territorin e Serbisë në katër lokacione janë zbuluar varreza masive me trupat e 941 shqiptarëve të vrarë në Kosovë më 1999.Sipas të dhënave të YIHR, në uebfaqen e saj ratusrbiji.rs, në Batajnicë afër Beogradit që nga viti 2001 janë zbuluar 744 trupa të shqiptarëve të Kosovës; në Petrovo Selo në Serbinë Verilindore të paktën 61 trupa; afër Liqenit Peruqac në Serbinë Perëndimore 84 trupa, ndërsa eshtrat e para në varrezën masive të Rudnicës në Serbinë Jugperëndimore u gjetën më 13 dhjetor 2013.Kosova vazhdon t’i ketë 1,643 persona, për fatin e të cilëve nuk dihet asgjë që nga vitet 1998-99./rel

Pandemia nuk e ndal Facebook, punëtorët detyrohen të kthehen në zyra

0

Platforma më e madhe online, Facebook e krijuar nga Marc Zuckerberg në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe me zyra në të gjithë botën po akuzohet nga punonjësit e saj, se po i detyron të punojnë, pa marrë në konsideratë faktin se jeta e tyre mund të jetë në rrezik.

Mbi 200 punonjës të Facebook kanë ngritur akuza ndaj kompanisë e cila i ka detyruar ata të kthehen në zyra për të punuar edhe përse në situatë tepër kritike për sa i përket COVID-19.Ata i kanë drejtuar shqetësimet e tyre nëpërmjet një letër të hapur ku tekstualisht është shkruar se “kompania po rrezikon jetën e punëtorëve me qellim fitimin”

Facebook replikoi duke thënë se shumica e punëtorëve janë duke punuar nga shtëpia dhe do të vazhdojë të jetë kështu gjatë gjithë periudhës së pandemisë.Në letrën e hapur punëtorët këmbëngulin duke u shprehur se “Pas muajsh të lejuar që moderatorët e përmbajtjes të punojnë nga shtëpia. Ne po përballemi me një presion të fortë për të mbajtur Facebook të pastë nga gjuha e urrejtjes dhe dezinformimit por ju na keni detyruar të kthehemi në zyrë,” thanë ata.Ata e mbyllën kërkesë e tyre duke thënë se Facebook ka nevojë për ta dhe se sakrifikimi i shëndetit për hir të përfitimit ekonomik është e pamoralshme./Shqiptarja.co

A do t’i mbështesë me para Qeveria e Kosovës qytetarët e prekur me COVID-19?! Kjo është përgjigja e Armend Zemajt!

0

 

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka folur për spitalin e ri për trajtimin e rasteve me Covid-19. Ai tha se sa i përket funksionalizimit të këtij spitali, Ministria e Shëndetësisë do të ndjek procedurat ligjore.Zemaj para gazetarëve ka folur edhe për mundësinë e mbështetjes financiare për qytetarët e prekur me koronavirus, raporton Gazeta Blic.Ndonëse nuk ka qenë konkret rreth kësaj teme, ai tha se do të bëjnë të “pamundurën”.

“Çdo mundësi buxhetore që e ka MSH-ja dhe që i ofrohet edhe nga Qeveria, në jemi duke e përdorur dhe do ta përdorim për t’u dalë në ndihmë qytetarëve të prekur me koronavirus”, tha ai, raporton Gazeta Blic.
Ai tha se të prekurve me Covid- 19 u ndihmohet në forma të ndryshme, qoftë ata që janë të shtrirë në Infektivë, qoftë ata që marrin ndihmë nga ana e Qendrave të Mjekësisë Familjare.Zemaj tha se Qeveria ka ndarë 39 milionë euro për t’I mbështetur për komunat për luftimin e covid-19.

Zemaj ka theksuar se do të bëjnë të pamundurën që t’u ndihmojnë qytetarët e prekur me koronavirus, por pa përmendur një plan konkret.Ndryshe, dje kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti tha se Komuna që ai drejton do t’ua jap nga 50 euro qytetarëve të prekur me koronavirus.“Këto ditë do ta dërgojmë propozimin në Kuvendin Komunal që çdo qytetari të Prishtinës (zyrtarisht në regjistrin civil) që është i konfirmuar me Corona në listat e IKSHP të subvencionohet me 50 (pesëdhjetë) Euro në emër të shpenzimeve shëndetësore, jashta shërbimeve të ofruara nga sistemi jonë shëndetësor. E dijmë që është shumë modeste, por këto janë kapacitetet e Komunës tonë. Shpresojmë që qeveria të shtojë subvencionim të tillë për krejt qytetarët e Republikës së Kosovës. Për modalitetet e kriteret do të ju njoftojmë me kohë. Tashmë jemi dakorduar me partnerët e koalicionit në Pr e shpresojmë që të marrim mbështetjen e Partive politike të përfaqësuara në Kuvendin Komunal të Prishtinës”, ka shkruar ai.

Hapet konkursi për Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës

0

Ministria e Punëve të Brendshme ka hapur konkursin për Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës. Konkursi është shallur dje dhe do të jetë i hapur deri më datën 2 dhjetor.Në konkurs janë specifikuar kriteret që kandidatët duhet t’i plotësojnë, kandidati/ja duhet të mos ketë qenë i dënuar për vepër penale, me vendim të formës së prerë;

Të mos jetë i ndëshkuar për shkelje të rëndë disiplinore sipas rregullores disiplinore të policisë apo rregullores së institucioneve tjera shtetërore brenda dhjetë (10) vjetëve të fundit që është ekuivalente me shkeljet që përcaktohen në rregulloren e disiplinës së Policisë së Kosovës; Të ketë gradën policore kolonel, nënkolonel ose major, së paku pesë (5) vjet etj.Konkursi mbetet i hapur 15 ditë nga dita e publikimit në gazetat ditore dhe në Web faqen e MPB-së, duke filluar nga data 18.11.2020 deri më 02.12.2020.

Aktualisht u.d. i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës është Samedin Mehmeti, ai u emërua në këtë pozitë pas shkarkimit të Rashit Qalaj.Ish-drejtori Qalaj u shkarkua për “përformancë të dobët”.

Ky është konkursi:

https://mpb.rks-gov.net/f/64/22/Drejtor-i-P%C3%ABrgjithsh%C3%ABm-i-Policis%C3%AB-s%C3%AB-Kosov%C3%ABs-

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort