Home Blog Page 5449

Gërxhaliu: Gërmimet për të pagjeturit do të nisin edhe në dy vende të reja

0

Drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore, Arsim Gerxhaliu, ka deklaruar se ditëve në vijim do të kërkohet për trupat e të pagjeturve në një pjesë në afërsi të Gjilanit dhe atë të Kosovës Lindore.

“Do ta hapim një vend në afërsi të Gjilanit dhe në pjesën Lindore të Kosovës, ta shfrytëzojmë kohën para reshjeve atmosferike të dimrit”, tha Gërxhaliu.

Këtë e ka bërë të ditur Gërxhaliu pasi ditë më parë u konfirmua gjetja e mbetjeve mortore me origjinë njerëzore në Rashkë të Serbisë.

Sipas informacioneve të para dyshohet se bëhet fjalë për 16-17 trupa të pajetë, por akoma nuk dihet se nga cilat vende të Kosovës është prejardhja e tyre.

Vazhdojnë përplasjet e ashpra në Kuvend, Gaxheri-Nagavcit: Kape lexoje rregulloren, nuk mund ta durojmë injorancën tënde

0

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besa Gaxheri i ka replikuar ashpër kryesuese së parlamentit, Arbërie Nagavci, shkruan Gazeta Express.

Në seancën e Kuvendit të Kosovës që po vazhdon të mbahet edhe në këto orë, Gaxheri i ka replikuar ashpër Nagavcin, duke i thënë se nuk munden me duru injorancën dhe sjellen e saj në seanca, pasi sipas saj, ajo nuk po e respekton rregulloren e Kuvendit të Kosovës.

“Nuk mundemi na ketu 100 deputetë me të duru ty edhe injorantën tone edhe sjelljen tonde. Replika bohet automatikish”, tha Gaxheri.

Derisa, Nagavci përsëri ia ndërpreu fjalën Gaxherit duke folur, por përsëri kjo e fundit ja përmend rregulloren e Kuvendit, të cilës ia rekomandon ta lexojë.

“A po e sheh pse e merr ti tash fjalen, nuk mundesh mem ndërhy në fjalë, kape lexoje rregulloren. Nuk ki të drejte mos na malltreto se është e patolerueshme”, ka thënë Gaxheri.

Kujtojmë se sot gjatë ditës në këtë seancë ka pasur përplasje mes deputetëve të VV-së dhe shefit të Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi.

Në këtë vazo mund të jetë Kosova për kualifikimet e Botërorit

0

UEFA ka publikuar vazot për kualifikime te Botërorit Katar 2022 dhe Kosova ka ngritje të vogël në këtë aspekt

Pas Ligës së Kombeve, Kosova do të fillojë nga marsi i vitit të ardhshëm që të luajë në kualifikime për Botërorin Katar 2022.

Derisa në kualifikimet e para, Kosova ishte në vazon e gjashtë në këto kualifikime kombëtarja kosovare do të jetë në vazon e pestë, pra ka pësuar rritje për një vazo.

Shqipëria në anën tjetër është në vazon katër për këto kualifikime.

Sipas “We Global Football”, Kosova për këto kualifikime do të jetë në një vazo me Armeninë, Qipron, Ishujt Faroe, Azerbejxhanin, Estoninë, Kazakistanin, Lituaninë, Letoninë dhe Andorrën. Kjo do të thotë se Kosova nuk do të mund të përballet me këto skuadra në kualifikime për Botëror, pasi që është në një vazo me to.

Në anë tjetër, vazon e parë për kualifikime në Botëror e kanë ruajtur: Belgjika, Franca, Anglia, Portugalia, Spanja, Italia, Kroacia, Danimarka, Gjermania dhe Holanda, por atë e ka humbur Zvicra që më nuk është në vazon e parë, por atë të dytën.

Bashkë me Zvicrën në vazon e dytë janë: Wales, Polonia, Suedia, Austria, Ukraina, Serbia, Turqia, Sllovakia dhe Rumunia.

Në vazon e tretë janë: Rusia, Hungaria, Republika e Irlandës, Republika Çeke, Norvegjia, Irlanda e Veriut, Islanda, Skocia, Greqia dhe Finlanda.

Në vazon e katër për këtë vit do të jetë Shqipëria e cila është në vazo me: Bosnjë Hercegovinën, Slloveninë, Malin e Zi, Maqedoninë, Bullgarinë, Izraelin, Bjellorusinë, Gjeorgjinë dhe Luksemburgun.

Në vazon e fundit, pra atë gjashtë, janë skuadrat e Maltës, Moldavisë, Lihtenshtajnit, Gjibraltarit dhe San Marinos.

Kujtojmë se shorti për kualifikimet e Botërorit Katar 2022 do të hedhet më 7 dhjetor, edhe pse ishte paraparë që të hedhet më 29 nëntor, por për shkak të pandemisë se koronavirusit është shtyrë për në dhjetor.

Kosova nuk do të mund të përballet me skuadrat nga vazo e pestë, por ajo nuk do të mund të përballet as me Kombëtaret e Rusisë, Serbisë dhe Bosnje Hercegovinës për shkak të problemeve politike që kanë këto shtete me njëra tjetrën.

Historianët e Deçanit: Të pezullohet dialogu deri në zbardhjen e fatit të të pagjeturve

0

Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, ka reaguar pas gjetjeve të fundit në varrezën masive në Kizhevak të Serbisë, mbetje këto të shqiptarëve të Kosovës, të zhdukur nga koha e luftës.

Në një komunikatë për media, Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, kërkon nga Qeveria e Kosovës që të pezullojë dialogun deri në zbardhjen e plotë të fatit të të pagjeturve, duke rikujtuar se Serbia është përgjegjës për gjenocidin e kryer në Kosovë dhe zhdukjen e mijëra shqiptarëve.

“Argumentimi më i mirë se shteti dhe drejtuesit e serb janë përgjegjës janë dëshmitë e gjetura në Kizhevak të Serbisë. Kosova duhet urgjent të pezullojë dialogun, dhe të vë kusht nisjen e tij me ofrimin e të dhënave zyrtare për gjithë të zhdukurit gjatë luftës 1998-1999, të cilët janë dërguar dhe varrosur në Serbi”, përfundon reagimi.

Specialja ngre aktakuzë kundër Gucatit e Haradinajt

0

Prokuroria e Specializuar në Hagë ka përpiluar aktakuzë ndaj Hysni Gucatiti dhe Nasim Haradinajt.

Vendimi për caktimin e gjyqtarit të procedurës paraprakë është marrë më 29 tetor mirëpo, është bërë publike para dy ditësh, pra 17 nëntor.

Prokuroria Speciale: Njerëzit e Rexhep Selimit tentuan ta vrisnin një person, ky ndërhyri në Polici

0

Shefi i Grupit Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) dhe ish-inspketori i përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Rexhep Selimi nga Prokurori i Specializuar, Jack Smith, përshkruhet si ‘boss’ i një bande personash që kishin tentuar ta vrisinin një person.

Në kërkesën që Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) ia ka dërguar gjykatësit të Speciales, Nicolas Guillou, pretendohet se Selimi një orë pas tentim-vrasjes, kishte provuar ta telfononte njërin nga të dyshuarit dhe pastaj e kishte kontaktuar një oficer të Policisë, të cilit thuhet se i ka kërkuar të merrte diçka që ishte përdorur në këtë atentat, raporton Gazeta Express.

“Për më tepër, individët të cilët kanë punuar për Rexhep SELIMIN ishin të përfshirë në një përpjekje [REDAKTUAR] për të vrarë [REDAKTUAR]. Brenda një ore pas tentim-vrasjes, SELIMI u përpoq ta thërriste njërin nga të dyshuarit, 30 dhe SELIMI më pas kontaktoi një oficer të Policisë së Kosovës duke kërkuar ai për të rimarrë [REDAKTUAR] që dyshohet se është përdorur në atentat. Një hetues [REDAKTUAR] vuri në dukje se ‘[[]] është […] shqetësim i madh që Rexhep Selimi mund ta thërriste një oficer të Policisë në çdo kohë dhe t’i kërkonte që ta shfrytëzonte pozicionin e tij për t’i marrë provat të përdorura në veprat e mundshme penale’”, thuhet në pretendimet e ZPS-së.

Paraprakisht, në kërkesën për arrestimin dhe paraburgosjen e Selimit dhe të tjerëve përmendet edhe lista e zezë e SHBA-së.

“Rexhep SELIMI u rendit në listën e zezë nga Qeveria e Shteteve të Bashkuara për përfshirje të mundshme në pengimin e zbatimit të rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit OKB-së për krijimin e UNMIK-ut dhe është subjekt i sanksioneve të vendosura nga Thesari i Shteteve të Bashkuara”, thuhet në kërkesë.

Në kërkesën 22-faqëshe të Prokurorisë, përmenden përndjekje e vrasje të dëshmitarëve, si dhe pretendohet që ish-anëtarë të UÇK-së e ish-anëtarë të organizatave ndërkombëtare në Kosovës ishin frikësuan të dëshmonin në Speciale.

Rezoluta për të pagjeturit nuk del në votim, s’ka kuorum

0

Kuvendi i Kosovës po vazhdon seancën plenare në të cilën është ftuar në interpelancë kryeministri Avdullah Hoti rreth temës së personave të pagjetur si pjesë e zotimeve të marrëveshjes me Serbinë më 4 shtator në Uashington.

Rezoluta e cila u është paraqitur deputetëve nuk ka dalë në votim për shkak të mungesë së kuorumit.

E deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje Saranda Bogujevci, iniciuese e interpelancës, ka folur edhe njëherë pas pjesës së parë të seancës plenare, e cila kaloi me tensione ndërmjet deputetëve të Vetëvendosjes dhe atyre të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

“Qysh nga mosha 14-vjeçare së bashku me familjen time kemi luftuar me Serbinë për drejtësi dhe vazhdoj ende. Nuk toleroj askush të më drejtohet me gisht apo të përmend familjen time. Kjo është e papranueshme. Atë çka e kemi bërë, ka qenë jo vetëm për familjen, por ka qenë kontribut për vendin”, tha ajo.

Bogujevci tha se deri tani nuk kanë marrë të dhëna të qarta se si po trajtohet çështja e të pagjeturve në procesin e dialogut Kosovë-Serbi.

“Sa i përket pyetjeve rreth çështjes së dialogut drejtuar qeverisë, nuk kemi marrë diçka konkrete. Ne kemi trajtuar tema specifike dhe kemi dhënë propozime specifike. Është tepër me rëndësi që çështja e të pagjeturve të trajtohet me dinjitet karshi Serbisë dhe nuk guxon të ketë barazim të kësaj çështjeje, pasi që është e rëndësishme që Kosova të di saktësisht çka kërkon nga Serbia”, tha ajo.

Deputetja e Vetëvendosjes lexoi para deputetëve rezolutën e cila thekson se çështja e personave të pagjetur nuk mund të kushtëzohet me asnjë çështje tjetër.

“Kuvendi i Republikës së Kosovës thekson se çështja e personave të pagjetur nuk mund të ndërlidhet kushtëzohet apo ndërvaret nga asnjë çështje tjetër. Qeveria e Kosovës duhet të insistojë në adresimin e çështjes së të pagjeturave në harmoni të plotë me standard dhe mekanizma ndërkombëtar. Kuvendi i i Republikës së Kosovës kërkon nga Qeveria e Kosovës të mos pranojë të bisedojë me cilindo zyrtar nga Serbia pa ofrimi ne menjëhershëm të informacioneve për vendndodhjen e gjithë personave që nuk janë gjetur luftës së fundit”, janë këto dy pikat e rezolutës.

Rezoluta në fjalë megjithatë nuk doli për votim për shkak të mungesës së kuorumit.

Arben Gashi i drejtohet deputetëve pas përplasjes: Nëse doni me shku në personale, ka me shku

0

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK’së, Arben Gashi, ka folur për përleshjen që ka ndodhur sot gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës, raporton Express

Gashi tha se partitë politike po përfitojnë nga rasti për të fituar vota, duke shpifur ndaj kolegëve dhe Qeverisë.

“Është e dhimbshme të shohësh si zhvillohet situata në atë formë nga tendenca për të fituar një votë aty apo këtu dhe për të akuzuar dhe shpifur pa ndalë ndaj kolegëve dhe qeverisë. Më vjen keq që kolegët tentojnë ta personalizojnë këtë çështje, është e turpshme. Këto tema janë të rënda, s’duhet të trajtohen kështu sepse të gjithë kanë histori personale, që kanë origjinë edhe në këtë Kuvend”, ka thënë Gashi.

Derisa kryesuesja e seancës, Arbërie Nagavci, i ka kërkuar që të flasë rreth rendit të ditës, Gashi ka kundërshtuar.

“E përmbylli kur të kryhen 10 minuta”, i ka thënë ai Nagavcit.

Gashi deklaroi se ka kërkuar nga deputetët e LDK’së që të mos flasin ëpr historitë e tyre personale dhe familjare në Kuvend, pasi këto janë tema të rënda dhe të ndjeshme.

“Kam tentuar në këtë sallë që këto çështje të mos bëhen diskutim në Kuvend, kam kërkuar nga Fetah Rudi, të mos flasë për plagosjen e tij, kam kërkuar nga Shkëmb Manaj të mos flasë për babën e vrarë dhe të djegur, nga Doruntinë Malokun për babain e saj që iu vra në prezencë në moshën 16 vjeçare, nga Armend Zemajn për tre familjarë të tij, nga Marigona Geci, sepse është temë e rëndë dhe e ndjeshme. Këto raste nuk janë zbardhë, njerëzit janë djegë, kjo është turpshme, mos i personalizoni gjanat. Janë tema të rënda, me dalë dikush me thënë se po rrenë dhe po shpif është e pavërtetë, të pavërtetat këtu s’kanë me u leju. Nëse doni me nivel personal, në nivel personal ka me shkua”, ka deklaruar Gashi.

Macron jep sinjale pozitive për vizat, konfirmon se do ta vizitojë Kosovën

0

Kryeministri Avdullah Hoti zhvilloi sot një video konferencë (takim virtual) me presidentin e Francës Emmanuel Macron.

Macron fillimisht e falënderoi Hotin dhe ambasadorin Gashi për mbështetjen që i kanë dhënë Francës, me rastin e sulmeve të fundit terroriste në Paris.

Kryeministri Hoti ndërkaq, vlerësoi lartë kontributin e çmuar që ka dhënë Republika e Francës në mbështetje të shtet-ndërtimit dhe forcimit të institucioneve demokratike të Republikës së Kosovës.

Ai e njoftoi Presidentin Macron me veprimet e fundit nga Dhomat e Specializuara që sollën edhe dorëheqjen e Presidentit Thaçi.

Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, Hoti e ka siguruar presidentin Macron se Qeveria e Republikës së Kosovës me përkushtim do t’i kryejë të gjitha obligimet dhe përgjegjësitë e parapara me Kushtetutë dhe do të jetë bashkëpunues konstruktiv me bashkësinë ndërkombëtare. Ndërkohë që partitë politike parlamentare janë të gatshme për të gjetur zgjidhje në përputhje me ligjet dhe kushtetutën.

Presidenti Macron ka përshëndetur sjelljen me dinjitet, pjekurinë e kulturën e lartë politike të qytetarëve dhe institucioneve të Republikës së Kosovës, pas veprimeve të fundit nga Dhomat e Specializuara.

Kryeministri Hoti dhe Presidenti Macron biseduan edhe për procesin e dialogut Kosovë-Serbi, për arritjen e marrëveshjes përfundimtare, me njohe reciproke, në kufijtë aktualë.

Të dy bashkëbiseduesit u dakorduan që të organizohet edhe një takim i nivelit të lartë rreth ecurisë së procesit të dialogut, sipas formatit të Samitit të Parisit.

Lidhur me liberalizimin e vizave, Hoti dhe Macron, u dakorduan që ditëve në vijim, si pjesë e mekanizmave për verifikim, të zhvillohen takime në nivel të ekspertëve që do të pasoheshin me takimin në nivel politik midis ministrave të brendshëm të të dyja vendeve.

Presidenti Macron iu përgjigj pozitivisht ftesës së kryeministrit Hoti për vizitë shtetërore në vendin tonë.

Përplasja në Kuvend, Bogujevci thotë se Gashi ia përmendi familjen

0

Deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Saranda Bogujevci, ka thënë se shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ia ka përmendur asaj familjen pak para “përleshjes” së sotme në Kuvend.

Bogujevci ka thënë se nuk e ka ditur se për çfarë e ka pasur fjalën Gashi kur ia ka përmendur asaj familjen, njofton Klan Kosova.

” Ma drejtoi gishtin dhe ma përmendi familjen, nuk e kuptova se për çfarë e kishte fjalën”.

“Unë desha ta përmbush pjesën e zonjës Mimoza Kusari. Ekziston një dokument ku janë të caktuara pikat se si do të trajtohet çështja e të pagjeturve”.

“Është totalisht në kundërshtim më atë çfarë tha Gashi – unë isha duke e shpjeguar këtë kur ndërhyri ai”.

“Pastaj ai filloi të ma përmend familjen dhe kur u afrova gjatë gjithë kohës kolegët tanë u munduan ta qetësojnë situatën”.

“Nuk ishte dashur të kalohet në çështje personale. Unë e dëgjova vetëm pjesën kur tha duhet të vijë turp dhe ma përmendi familjen”.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort