Home Blog Page 5448

Sonte në mbrëmje paralajmërohet të bjerë borë

0

Ditën e premte, indeksi i cilësisë së ajrit përreth vlerave mesatare dhe të dobëta, e ditën e shtunë pas kalimit të frontit të ftohtë, koncentrimet e ndotësve ajror do të shpërndahen, e indeksi do të zbres në vlera të mjaftueshme dhe të mira. Të dielen parashihet të ketë kthjellime me intervale më të gjata me diell, por mbetet mot i ftohtë, me ngrica orëve të mëngjesit.

20.11.2020 – Në mëngjes intervale me diell, e viseve të ulëta me mjegull/vransira të ulëta, vende-vende edhe me ngrica të lehta. Ditën vransirat do të shtohen. Në mbrëmje dhe gjatë natës mundësi për riga lokale shiu, e zonave malore mund të ketë edhe reshje bore. Temperaturat në vise të ulëta 0C deri 11C, e në vise malore -1C deri 4C. Do të fryj erë mesatare nga verilindja 4-9m/s. Indeksi UV: 1.

21.11.2020 – Mot i ftohtë, me erë dhe kryesisht i vranët. Orëve të pasdites përreth zonave kodrinoro-malore mundësi për rrebeshe të dobëta bore. Në mbrëmje nuk përjashtohet mundësia për rrebeshe të dobëta bore edhe nga rrafshi i Kosovës. Temperaturat në vise të ulëta 0C deri 6C, e në vise malore -5C deri 2C. Era do të fryj mesatare dhe mesatarisht e fuqishme nga verilindja 6-12m/s. Indeksi UV: 1.

Hoteli i parë në botë ku gjithçka është në flori

0

Ky është hoteli i parë në botë i veshur në ar në të gjithë pajisjet dhe aksesorët e tij.‘Dolce Hanoi’ në kryeqytetin e Vietnamit nevojiti 11 vjet për t’u ndërtuar dhe është i gjithi i larë në flori.Ai ka një pishinë 70 metra katrorë me pllaka të lara në ar dhe pamje të mahnitshme të qytetit.

Shefat e kuzhinës ‘dekadente’ të hotelit përgatisin bërxolla të florinjta Tomohawk, dhe ëmbëlsira gjithashtu me pluhur ari.Hoteli 25 katësh me 400-dhoma operohet nga grupi amerikan Wyndham Hotels.Pajisjet e brendshme hidrosanitare janë të veshura me ar.

Ndërtesa e magjishme ka pamje nga liqeni Giang Vo ndersa modele ‘të florinjta’ vijnë për performanca të rasteve te vecanta.

Aksident i rëndë në rrugën Arbanë – Landovicë, një i vdekur

0

Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmë në rrugën Arbanë – Landovicë në Prizren. Si pasojë e goditjes nga një veturë, një person ka humbur jetën.

Këtë e ka konfirmuar edhe Vesel Gashi nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren.

Ai ka thënë se i dyshuari, shoferi i veturës, është ndaluar për 48 orë në stacion policor.Gashi ka shtuar se viktima është i vitit 1976./GazetaBlic

Parashikimi i motit për dy ditët e ardhshme

0

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) njofton se në dy ditët e ardhshme do të mbajë mot i ndryshueshëm i vranët dhe me intervale me diell.

Vranësirat ditën e premte vende-vende do të shoqërohen me riga të dobëta shi.
Në veriperëndim të vendit priten edhe reshje bore ndërsa në viset malore parashihet të bie vetëm borë të intensitetit të dobët deri mesatar.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga veriu me shpejtësi 1-6m/s.

Klinaku i OVL UÇK-së: Nuk do ta njohim Specialen

0

Faton Klinaku, ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, ka thënë se ata nuk do ta shohin Gjykatën Speciale.

“Nuk e kemi njohur, nuk e njohim dhe nuk do ta njohim Gjykatën Speciale, pavarësisht miratimit nga Kuvendi i Kosovës”.

“Të gjykohet qoftë edhe një luftëtar i UÇK-së, para se të gjykohet pushtuesi serb i cili kreu krime, masakra e gjenocid në Kosovë, është krim i rëndë nga ana e drejtësisë”, ka shkruar Klinaku në rrjetin social Facebook.

Ahmeti propozon mbylljen totale të vendit për një javë

0

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka vlerësuar se Kosova ende nuk e ka kaluar valën e parë të koronavirusit.

“Po quhet vala e dytë, nuk mund të jetë valë e dytë pa përfunduar vala e parë. Nuk ka përfunduar vala e partë dhe tani kemi një përhapje dhe Prishtinë prinë me numra. Atë që e kam thënë unë: Është matje e pasaktë! Prishtina ka 12 mijë teste për dy javë që do të thotë se nuk po e krahasojmë më numrin e rasteve”.

“I kam thënë Zemajt se njerëzit kanë menduar se po i kundërshtoj masat, por unë i kundërshtoj masat qesharake. Nuk është vetëm Prishtina keq por e gjithë Kosova. Nga 800 raste sot në Kosovë 350 janë në Prishtinë. Këto numra do të vazhdojnë sepse masat janë hajgare”, ka thënë Ahmeti.

Ahmeti në Rubikon ka thënë se zgjidhja më e mirë do të ishte mbyllja totale.

“Të shkojmë në mbyllje totale për një javë në gjithë vendin, o të mos bëjmë hajgare me këto masa”.

“Nuk ka kuptim që dikush i Kaçanikut të mos mund të vjen në Prishtinë në 07:00 e mund të shkojë në Shkup”.

Ahmeti ka theksuar se Prishtina ka qenë respektuesi më i madh i masave nga fillimi i COVID-19.

“Nuk kam bërë thirrje për mosbindje të masave. Do t’i respektojmë edhe më tutje”.

Grumbulloi para për shërimin e saj, Labinot Tahiri flet i përlotur pas vdekjes së 24-vjeçares nga Ferizaj

0

Labi flet i trishtuar pas vdekjes së Valentina Ibrahimit.

Valentina Ibrahimi , 24-vjeçarja nga Ferizaj, e cila ishte diagnostikuar me leukemi akute nuk mundi t’i përballojë sëmundjes.

Ajo ka ndërruar jetë sot në Turqi, ku edhe ishte duke marrë trajtim për këtë sëmundje.

Për të grumbulluar para për shërimin e saj ishte angazhuar edhe këngëtari Labinot Tahiri, i cili për dy ditë me radhë ishte në krye të aksionit për t’i dalë në ndihmë Valentinës.

Ai e mori me pikëllim lajmin për vdekjen e Valentina Ibrahimit, ndërsa përmes një videoje ‘live’ në Facebook foli me shumë dhimbje.

Këngëtari, i emocionuar falënderoi të gjithë ata që dhuruan për shërimin e Valentinës, e cila nuk e përballoi sëmundjen.

Medresistja nga Prizreni, Erjonë Bresa , fituese e garës ndërkombëtare të matematikës “Math Kangaroo Kosovo”

0

Bashkësia Islame e Kosovës përmes një postimi në facebook ka bërë të ditur se medresistja nga Prizreni, Erjonë Bresa, është fituese e garës ndërkombëtare të matematikës “Math Kangaroo Kosovo”.

Erjonë Bresa është nxënëse e klasës 11/6 e medresesë Alauddin, paralelja e ndarë fizike në Prizren. Ajo ka arritur rezultate të larta në këtë test. Qëllimi i testit ishte t’i motivojë sa më shumë nxënësit për të studiuar matematikën, shkruan TV Prizreni.

Koordinatori i paralelës së Prizrenit, Almedin Ejupi, ka përgëzuar nxënësen për suksesin e arritur dhe i dëshiroi suksese të tjera në të ardhmen.

Në anën tjetër, koordinatori falënderoi z. Abdullah Sylejmanin, koordinatorin rajonal dhe komunal të Institutit ATOMI për organizimin e kësaj gare dhe për bashkëpunim.

Organizimi i testit “Kangaroo” është përgjegjësi e Institutit ATOMI, me përkrahjen e Ministrisë së Arsimit dhe me autorizimin e Asociacionit Kangourou Sans Frontieres (AKSF).

Kangaroo është gara më e popullarizuar në botë për matematikë, që ka për qëllim promovimin dhe popullarizimin e matematikës, si dhe përkrahjen e talenteve të fushës së matematikës./tvprizreni.net/

Muriqi bëhet baba për herë të dytë

0

Sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi, sot (e enjte) është bërë baba për herë të dytë.

Lajmin e ka bërë të ditur bashkëshortja e tij, Edibe Muriqi, ndërsa ka ndarë një postim në InstaStory.

Sipas kësaj, ajo dhe Vedati janë bërë prindër për herë të dytë të një vajze.

“Mirë se erdhe bebe, është vajzë”, ka shkruar ajo.

Ndërkohë, çifti janë prindër edhe të një djali të cilin e kanë pagëzuar me emrin, Orhan.

Të njëjtit janë të martuar prej vitesh dhe jetojnë mes Turqisë dhe Prizrenit, për shkak të angazhimeve të futbollistit dhe prejardhjes së tij.

Vdes 24-vjecarja nga Ferizaj që u dërgua për shërim në Turqi

0

Valentina Ibrahimi, 24-vjeçare nga Ferizaj, para disa ditësh ishte diagnostikuar me leukemi akute. Ajo nuk mundi t’i përballojë sëmundjes dhe vdiq sot.

Ajo ka vdekur në njërin nga spitalet e Turqisë ku ishte duke marrë trajtim mjekësor.

Lajmin për vdekjen e Valentinës e ka konfirmuar motra e të ndjerës.

Për shërimin e saj u deshën rreth 300 mijë euro, ku Ministria e Shëndetësisë ka ndarë 30 mijë euro, kurse për mbledhjen e mjeteve tjera financiare u angazhuan shumë qytetarë.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort