Home Blog Page 5447

Veliu i shkruan letër shefit të BE-së: Serbia po transporton migrantë deri në afërsi të Kosovës

0

 

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu i është drejtuar përmes një letre publike, shefit të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë/përfaqësues special i BE, ambasadorit, Tomas Szunyog, ku theksohet se gjatë viteve të fundit, janë duke hasur në raste kur autoritetet serbe në mënyrë të organizuar grumbullojnë dhe më pas i transportojnë migrantët deri në afërsi të kufirit me Republikën e Kosovës, me qëllim që të njëjtit të kalojnë përmes rrugëve ilegale në territorin e shtetit tonë.

 

Në fillim të kësaj letre, ministri Veliu vë në dukje se viteve të fundit, Republika e Kosovës dhe shtetet tjera të Evropës Juglindore, janë ballafaquar me një numër të shtuar të migrantëve të parregullt, të cilët në të shumtën e rasteve Kosovën e përdorin si një vend trazit, për të arritur deri tek vendet e BE-së.“Jemi të vetëdijshëm se numri i migrantëve të parregullt ka shënuar një rritje të dukshme.

 

Kjo rritje ka qenë sfidë për shtetin tonë, megjithatë, institucionet e Republikës së Kosovës kanë ngritur të gjitha kapacitetet e nevojshme për menaxhimin sa më të mirë të ndonjë fluksi të mundshëm me migrantë. Pavarësisht vështirësive të paraqitura, Qeveria e Republikës së Kosovës ka trajtuar dhe vazhdon t’i trajtoj në mënyrën më njerëzore, si dhe t’u ofroi migrantëve të gjitha kushtet e nevojshme, në harmoni me standardet ndërkombëtare dhe legjislacionin në fuqi”, thuhet më tej në letrën e ministrit Veliu.

Ministri Veliu vë theksin se përgjatë viteve të fundit, janë duke hasur në raste kur autoritetet serbe në mënyrë të organizuar grumbullojnë dhe më pas i transportojnë migrantët deri në afërsi të kufirit me Republikën e Kosovës, me qëllim që të njëjtit të kalojnë përmes rrugëve ilegale në territorin e Republikës së Kosovës.
Ministri Veliu thekson se gjatë intervistave të autoriteteve tona të zhvilluara ditëve të fundit me migrantë, janë njoftuar nga ata që një numër prej rreth 400 migrantëve tanimë janë grumbulluar në afërsi të Preshevës, me qëllim që të transportohen deri në afërsi të kufirit me Republikën e Kosovës.

“Për më tepër, të njëjtit kanë deklaruar së ndaj tyre është ushtruar dhunë fizike dhe, përveç kësaj, janë kërcënuar me dhunë në rast se do të tentojnë të kthehen përsëri në territorin e Serbisë. Për veprimet e tilla të autoriteteve serbe, është raportuar edhe në mediat e ndryshme ndërkombëtare”, thekson shqetësimin e tij përmes kësaj letre ministri Veliu.

Në fund të kësaj letre publike, ministri Agim Veliu shprehë shqetësimin e tij dhe të Qeverisë së Republikës së Kosovës lidhur me këto veprime të shtetit serb, të cilat janë në kundërshtim me Konventat Ndërkombëtare të cilat garantojnë të drejtat e njeriut dhe të trajtimit të migrantëve.

“Një shtet që aspiron që në të ardhmen e afërt të jetë anëtare e familjes së BE-së, nuk do të duhej të ndërmerrte veprime të tilla dhe të njëjtat nuk guxojnë assesi të tolerohen”, përbyllë letrën e tij ministri Veliu.

Në fshatin Romajë, hajnat vjedhin stoli e para në vlerë gati 10 mijë euro

0

Një vjedhje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në fshatin Romajë të Prizrenit.Persona të panjohur atje kanë vjedhur stoli ari dhe para të gatshme në vlerë 9 mijë e 500 euro.

“Fshati Romajë Prizren 19.11.2020 – 20:30. Ankuesi m/k raporton se personi-at e panjohur kanë hyrë me forcë në shtëpinë e tij ku kanë vjedhur ari me vlerë rreth 4000 euro si dhe 4500 euro para të gatshme.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore” thuhet në raportin e Policisë.

Balje thotë se asnjë kryeministër nuk ka qenë prezent në Komisionin për të Pagjeturit

0

Anëtarja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione, Valdete Idrizi ka kërkuar që kryeministri i Kosovës, të jetë prezent në këtë komision.

Ndrsa, kryetarja e ktij Komisioni, Dude Balja tha se deri tani asnjë kryeministër nuk ka qenë i pranishëm në mbledhjet e këtij komisioni. Madje sipas saj, është problem që ministrat të jenë prezent.

“Asnjë kryeministër nuk ka qenë prezent në këtë komision, bile ne kemi problem ministrat m’i pru n komision e le më kryeministrat”, tha ajo.

Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione është duke mbajtur mbledhje ku po diskutojnë për çështjen e personave të pagjetur.

“Gjendja është e rëndë” – Këto pritet të jenë masat e reja anti-covid

0

Drejtori i Departamentit të Komunikimit me Publikun në Ministrinë e Shëndetësisë së Kosovës, Faik Hoti deklaroi se situata e COVID-19 në këtë shtet është serioze.Sipas tij duhet të rishikohen edhe njëherë masat e marra nga qeveria në këtë kohë pandemie, pasi është rritur ndjeshëm numri i të infektuarve dhe viktimave.“Situata këtu është e ngjashme si në shtetet e rajonit.

Në Kosovë situata sa i përket COVID-19 reflekton të jetë tepër serioze, me një ngarkesë të kapaciteteve spitalore, më një numër të lartë të atyre që rezultojnë të pozitiv në COVID, me një parashikim që do kemi edhe për një kohë të gjatë shifra të tilla, që duhen menaxhuar.

Do të kërkojnë një rishikim të masave dhe të shohim se cilat kanë qenë edhe efektet e masave të marra deri më tani”, u shpreh ai për Euronews Albania.

“Mbetet ende shqetësim numri i rasteve pozitive dhe për ne është shqetësim numri i atyre që përfundojnë me fatalitet”, tha ai më tej.Hoti nënvizoi se deri më tani është përballuar fluksi i të infektuarve në spitale.

“Po të jemi korrekt, ne e kemi parashikuar që në këtë kohë do të ketë një rritje të rasteve pozitive. Deri më tani e kemi përballuar fluksin, me të gjithë ngarkesat. Rreth 1/3 e rasteve trajtohen në Qendrën Klinike Universitare dhe klinikat e saj, ndërsa 2/3 trajtohen në 7 spitalet rajonale. Kemi një gjendje të ngarkuar, por deri më tani është menaxhuar”, u shpreh Hoti.Më tej Hoti sqaroi se në Kosovë nuk ka ende një skemë ligjore për rimbursimin e barnave.“Për fat të keq në Kosovë nuk funksionon ende skema e sigurimeve shëndetësore.

Ministria e Shëndetësisë të gjitha barnat që i siguron për shërbimet shëndetësore publike, bashkë me shërbimin spitalor dhe Klinikën Universitare në Kosovë i distribuon përmes shërbimeve mjekësore që i ofron klinika.

Nuk ka një rimbursim të barnave të cilat pacientët i përdorin gjatë mjekimit shtëpiak. Nuk ka një skemë ligjore për rimbursimin e terapive në shtëpi”, u shpreh ai.

Shpend Ahmeti propozon mbyllje totale një javore në të gjithë vendin

0

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka vlerësuar se Kosova ende nuk e ka kaluar valën e parë të coronavirusit.

“Po quhet vala e dytë, nuk mund të jetë valë e dytë pa përfunduar vala e parë. Nuk ka përfunduar vala e partë dhe tani kemi një përhapje dhe Prishtinë prinë me numra. Atë që e kam thënë unë: Është matje e pasaktë! Prishtina ka 12 mijë teste për dy javë që do të thotë se nuk po e krahasojmë më numrin e rasteve”.

“I kam thënë Zemajt se njerëzit kanë menduar se po i kundërshtoj masat, por unë i kundërshtoj masat qesharake. Nuk është vetëm Prishtina keq por e gjithë Kosova. Nga 800 raste sot në Kosovë 350 janë në Prishtinë. Këto numra do të vazhdojnë sepse masat janë hajgare”, ka thënë Ahmeti.

Ahmeti në Rubikon ka thënë se zgjidhja më e mirë do të ishte mbyllja totale.

“Të shkojmë në mbyllje totale për një javë në gjithë vendin, o të mos bëjmë hajgare me këto masa”.

“Nuk ka kuptim që dikush i Kaçanikut të mos mund të vjen në Prishtinë në 07:00 e mund të shkojë në Shkup”.

Ahmeti ka theksuar se Prishtina ka qenë respektuesi më i madh i masave nga fillimi i COVID-19.

“Nuk kam bërë thirrje për mosbindje të masave. Do t’i respektojmë edhe më tutje”.

Deputetja e LDK-së: Eshtë obligim i pozitës me i siguru numrat për kalimin e Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike

0

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Valentina Bunjaku-Rexhepi, në një prononcim për “Gazeta Blic” ka folur në lidhje me Ligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike dhe votimin e tij si nevojë emergjente për qytetarët në këtë kohë pandemia.Bunjaku ka deklaruar se është obligim i pozitës ti sigurojë numrat për kalimin e këtij Ligji.Ajo tutje ka potencuar se duhet të bëhen bashkë pozitë dhe opozitë për me e kalu sa më shpejt këtë ligj.

“Ligji për Rimëkëmbje Ekonomike natyrisht që duhet me kalu dhe është obligim i pozitës me i siguru numrat me kalu ky Ligj. Por edhe opozita e ka obligim ndaj votuesve të vet që qytetarëve me i’u kriju mundësi më të mirë me jetu në këtë kohë pandemie. Kështu që unë mendoj që pozitë dhe opozitë duhet të bëhen bashkë por me kalu Ligji për Rimëkëmbjen Ekonomike ndërsa obligimi është i pozitës për me i siguru votat. Unë mendoj që secili deputet duhet me pas parasysh që Ligji për Rimëkëmbje Ekonomike nuk është individual, por është obligim i joni për me u kujdes për qytetarët e Republikës së Kosovës” deklaroi Bunjaku-Rexhepi për Gazeta Blic.Bunjaku ka folur edhe në lidhje me zgjedhjen e Presidentit të ri.E njëjta ka dekalruar se edhe për këtë çështje duhet bashkëpunim pozitë-opozitë që të gjendet një figurë unifikuese në krye të shtetit.

Tuitje Bunjaku ka hedhur poshtë zërat se LDK-ja ka rënie në elektorat dhe ka potencuar se janë të gatshëm edhe për zgjedhje.“Sa i përket çështjes së Presidentit unë mendoj se duhet me u ba një zgjidhje, me u ul krerët e partive politike, edhe të opozitës edhe të pozitës, duke pas parasysh që Presidenti duhet me qenë një figurë unifikuese dhe me ba zgjidhje që të zgjidhet çështja e Presidentit. Në qoftëse tani nuk mundemi me ra në ujdi me zgjedh çështjen e Presidentit, LDK-ja pa asnjë problem nuk frigohet me shku në zgjedhje sepse herët apo vonë zgjedhjet do të vijnë si për LDK-në edhe për partitë e tjera. Opozita thotë se LDK-ja do të ketë kaq deputetë dhe se ka rënie në elektorat, por votuesit e LDK-së nuk ikin nga rruga e LDK-së për problemet të cilat i kemi pas në fillim të këtij mandati. Edhe në qoftëse nuk bahet zgjidhje për Presidentin ne jemi të gatshëm të shkojmë në zgjedhje”Javët e fundit në Kosovës janë shoqëruar me zhvillime të vrullshme për shkak të arrestimeve të disa figurave të rëndësishme politike në Kosovë përfshirë ish-presidentin Hashim Thaçi.Pas dorëheqjes së tij në krye të shtetit kaloi Vjosa Osmani duke marrë postin e UD. së Presidentit deri në një afat gjashtë mujor siç e parasheh Kushtetuta.Por një çështje tepër e rëndësishme që nuk po arrin të gjejë zgjidhje është Ligji për Rimëkëmbje Ekonomike i cili tash e sa muaj nuk arrin të marrë votat e mjaftueshme në Kuvend, pavarësisht premtimit të LDK-së për kalimin e tij./Gazeta Blic/

Afaristët kërkojnë të hiqet menjëherë kufizimi i lëvizjes dhe orarit të punës për bizneset

0

Përfaqësues të Odës së Afarizmit të Kosovës gjatë një takimi që kanë pasur me kryeministrin Avdullah Hoti, kanë kërkuar heqjen e menjëhershme të kufizimeve të lëvizjes dhe orarit të punës për bizneset.

Përveç këtyre kërkesave, OAK ka bërë kërkesë edhe që të ketë mbështetje direkte për bizneset dhe punëtorët.

“OAK kërkoi edhe njëherë nga Kryeministri heqjen e menjëhershme të orës policore dhe kufizimeve ose mbështetje direkte për bizneset dhe punëtorët për humbjet që po u shkakton ky vendim duke i’u ndaluar të drejtën e punës, kërkesë kjo e dalë nga takimet që OAK po ka në vazhdimësi me bizneset dhe ankesat që OAK po pranon në vazhdimësi nga bizneset”, thuhet në komunikatë.

Nga kjo odë, kanë kërkuar edhe që të përfshihen disa kërkesa të bizneseve në Ligjin për Rimëkëmbje.

Komunikata e plotë:

Largimi i kufizimeve të lëvizjes dhe orarit të punës për bizneset, shtimi i masave disiplinore dhe respektimi i rregullave gjatë gjithë kohës, të gjinden mënyra për subvencionimin e kompanive të cilat shtojnë numrin e të punësuarve, përfshirja e rekomandimeve të bizneseve në ligjin për rimëkëmbje ekonomike, të lejohen 2 miliardë euro investime nga Qeveria dhe barrierat me të cilat po përballen bizneset gjatë kalimit transit me mallra nëpër Serbi duke mos respektuar marrëveshjet, ishin disa nga çështjet që u ngritën në takimin e përfaqësuesve të Odës së Afarizmit të Kosovës me Kryeministrin Avdullah Hoti dhe Këshilltarin Gazmend Qorraj.

OAK kërkoi edhe njëherë nga Kryeministri heqjen e menjëhershme të orës policore dhe kufizimeve ose mbështetje direkte për bizneset dhe punëtorët për humbjet që po u shkakton ky vendim duke i’u ndaluar të drejtën e punës, kërkesë kjo e dalë nga takimet që OAK po ka në vazhdimësi me bizneset dhe ankesat që OAK po pranon në vazhdimësi nga bizneset.

Gjatë këtij takimi përfaqësuesit e OAK-së theksuan që ndalesat që po bëhen nga ana e institucioneve po e dëmtojnë shumë biznesin edhe ashtu të rënduar si rezultat i pandemisë, duke shtuar që si rezultat i mospërkrahjes financiare bizneset e kanë të pamundur që të mbajnë në punë numrin e të punësuarve që kanë pasur deri më tani.

Ndërsa sa i përket Ligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike, nga OAK u kërkua që të përfshihen edhe disa kërkesa të bizneseve:

Lënda e parë të trajtohet njësoj sikurse që lirohet nga tvsh kur blihet jashtë vendit, të veprohet njejtë edhe në rastët e blerjes brenda vendit;

Të rritet fondi për garanci kreditore në 300 milionë euro, duke iu ofruar kështu mundësi të marrjes së kredive me garancion shtetëror dhe me kamata më të ulëta;
Të ulet norma e interesit nga BQK në 1.7%, duke qenë i vetmi vend në rajon që nuk ka ulur normën pa marrë parasysh situatën në të cilën jemi;
Ulja e Tvsh-së në ushqim, turizëm dhe hotelieri në 5%, duke situmuluar kështu rritjen e konsumit;
Të subvencionohet prodhimi vendor me 10% në dalje në markete dhe eksporti me 10%, në mënyrë që të produktet tona të dalin me çmime konkurruese në tregjet rajonale.

Kurse sa i përket Ligjit për Investime Strategjike, u kërkua nga Kryeministri që kjo çështje të trajtohet me prioritet, meqë ka një numër të madh të insvestitorëve potencial të cilët tashmë janë në pritje të përfundimit të procedurave. Sipas informacioneve nga MTI janë rreth 2 miliardë euro investime në pritje të përfitimit të statusit të investitorit strategjik, të cilët për shkak të procedurave burokratike nuk po kalojnë ndërsa një investitorë i ka kaluar të gjitha fazat dhe është në pritje të futjes në rend dite të mbledhjes së Qeverisë nga Kryeministri.

Në këtë takim po ashtu u adresuan edhe disa kërkesa të cilat kanë të bëjnë me BQK-në, duke përfshirë rikthimin në gjendjen e mëparshme të Udhëzimit mbi Implementimin e Sistemit Bonus-Malus për persona fizik dhe juridik të miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e Byrosë Kosovare të Sigurimeve lidhur me regjistrimin e automjeteve, largimi i kamatës prej 5-8% për kthimin e parave metalike në karmonedha nga ana e bankave komerciale, detyrim ky i vendosur nga BQK, si dhe ulja e tarifave për shfrytëzimin e pos terminaleve nga bizneset nga 1-3% sa janë tani në së paku 0.025%, ku për dijeni jemi vendi me normën më të lartë në rajon.

OAK kërkoi nga Kryeministri që çdo vendim që merret për mbyllje të biznesit duhet të shoqërohet me përkrahje financiare, në mënyrë që të ofrohet përkrahje në këtë drejtim.

Nënkryetari Arsim Selmonmusaj theksoi që vendimet e Qeverisë po shkaktojnë konfuzitet tek institucionet që janë të obliguara që t’i ekzekutojnë, duke kërkuar që të përcjellen me sqarimet përkatëse në mënyrë që të mos ndëshkohen as qytetarët, as të punësuarit e as bizneset.

Kurse Sekretari Diamant Elshani tha që është e rëndësishme që të vendosen rregulla strikte për të cilat të kërkohet zbatim në përpikmëri.

Kryeministri Hoti falënderoi për takimin dhe shpalosi disa nga angazhimet e Qeverisë rreth menaxhimit me pandeminë globale. Kryeministri Hoti theksoi që janë duke tentuar që të marrin masa për uljen e numrit të rasteve dhe të mbajnë ekonominë të hapur. Po ashtu, u tha se janë duke punuar në një Pako të re fiskale e cila do të ekzekutohet nga muaji Janar 2021.

Në këtë takim OAK u përfaqësua nga Skënder Krasniqi – kryetar i bordit, Arsim Selmonmusaj – nënkryetar i bordit, Diamant Elshani – Sekretar i bordit dhe Qëndresa Ibrahimi, koordinatore e OAK-së.

Komuna e Malishevës vjen me një lajm të mirë për nënat e reja

0

Komuna e Malishevës ka shpërndarë mjete financiare për 406 nëna të reja që kanë lind fëmijë, raporton TV Prizreni. Lajmi është bërë i ditur përmes një njoftimi nga faqja zyrtare e komunës së Malishevës.

Njoftimi i plotë:

Komuna e Malishevës ekzekutoi mjete për 406 nëna që kanë lind fëmijë
Malishevë, 20 nëntor
Në kuadër të zbatimit të vendimit të Kuvendit të Komunës së Malishevës, për përkrahje financiare për nënat që lindin fëmijë, drejtori i Drejtorisë për Buxhet dhe Financa, Valon Mazreku, ka njoftuar sot, se është bërë ekzekutimi i mjeteve për 406 nëna që kanë lindur fëmijë, kryesisht gjatë këtij viti, dhe kanë aplikuar për këtë përkrahje.
“Janë ekzekutuar mjete për të gjitha ato nëna që kanë lindur fëmijë dhe kanë aplikuar për përkrahjen që Komuna e Malishevës e ofron dhe bëhet për 406 nëna që kanë aplikuar, dhe të cilat përkrahen me nga 100 euro. Pra janë ekzekutuar 40 mijë e 600 euro”, ka bërë të ditur drejtori Mazreku.

Drejtori i Drejtorisë për Buxhet dhe Financa, Valon Mazreku, ka sqaruar, se kjo përkrahje bëhet sipas vendimit të Kuvendit të Komunës së Malishevës, dhe përkrahja nga 100 euro për çdo fëmijë të lindur, ndërsa kjo përkrahje do të vazhdoj për aq sa ky vendim është në fuqi dhe nuk ndryshohet me vendim tjetër.

Ai gjithashtu ka bërë të ditur se brenda vitit, është herë e dytë që ekzekutohen mjete për nënat që kanë aplikuar për përkrahje. “Në muajin prill është bërë ekzekutimi i mjeteve për 400 nëna dhe tani për 406 nëna, që i bie se brenda këtij viti janë përkrahur 806 nëna, apo shprehur në mjete, janë paguar 80 mijë e 600 euro”, ka thënë Mazreku.

Xhavit Haliti: Unë e propozova emrin e UÇK-së

0

Nënkryetari i PDK-së dhe njëri nga personat kryesor në themelimin e UÇK-së, Xhavit Haliti, së ka thënë se emërtimin për Ushtrinë Çlirimtare e propozoi ai.

“Propozimi ka qenë i imi që ushtria të quhet Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe më pas ky propozim është miratuar”, ka thënë ai në RTK.

“Nuk ka asnjë rast që UÇK-ja ka bërë ndonjë krim siç ka bërë Serbia. UÇK-ja është demilitarizuar në vitin 1999 dhe ato që kanë ndodhur pas këtij viti nuk mund t’i mveshen UÇK-së. Ndoshta ka pasur individ që kanë bërë krime, por kjo është punë e prokurorisë që t’i zbulojë të gjithë ato vrasje”, ka thënë Haliti.

Ai tutje ka shtuar se politika nuk duhet të ndërhyjë në drejtësi.

Derisa ka folur për arrestimin e krerëve të UÇK-së dhe dërgimin e tyrë në Hagë për t’u gjykuar, Haliti ka thënë se kjo për të ka qenë e papritur.

“Nuk kam pritur që ata të arrestohen, por element që kanë kryer krime të drejtpërdrejta, njerëz që nuk kanë marrë urdhra”, ka thënë ai.

Tutje Haliti ka thënë se ka qenë ushtria dhe policia serbe që kanë bërë terror në Kosovë, por që “ne nuk kemi vepruar që të krijojmë dosje dhe t’i padisim ata si në mënyrë individuale, po ashtu edhe kolektive”.

Szunyog dhe Hoti sot nënshkruajnë kontratë me vlerë prej 26.5 milionë eurosh

0

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomáš Szunyog dhe Kryeministri Avdullah Hoti, do të nënshkruajnë një kontratë me vlerë prej 26.5 milionë eurosh.

Kjo kontratë është e dizajnuar për t’i përkrahur përpjekjet e Qeverisë në adresimin e pasojave ekonomike të shkaktuara nga COVID-19, njofton Klan Kosova.

Ngjarja pritet të zhvillohet në ora 13:30.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort