Home Blog Page 5446

Një muaj paraburgim, për të dyshuarin i cili goditi kolegun me thikë para disa dite në Prizren

0

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj të pandehurit R.A., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale: lëndimi i lehtë trupor, nga neni 185 par. 2 pika 1.1. të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Gjyqtari i procedurës – Gani Kastrati, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj, ashtu që kjo masë të pandehurit do ti llogaritet prej datës 26.01.2021 deri me datën 25.02.2021.

Gjykata me rastin e caktimit të paraburgimit ndaj të pandehurit R.A., ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së Paraburgimit, duke pasur parasysh peshën e veprës penale, mënyrat dhe rrethanat në të cilat është kryer vepra penale, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar se:

– Me datë 26 janar, i pandehuri R.A., i shkakton lëndime trupore dhe përkohësisht ia dëmton shëndetin të dëmtuarit Rr.K., në atë mënyrë që pasi i dëmtuari dhe i pandehuri kanë përfunduar punën, të njëjtit hipin në autobus ku fillon fjalosja mes tyre dhe pasi zbresin nga autobusi i pandehuri R.A., e sulmon të dëmtuarin dhe e godet në bark me thikë, mjet ky i cili mund të shkaktoj lëndim të rëndë trupor ose dëmtim të rëndë të shëndetit, me ç ’rast të dëmtuarit i shkakton lëndime trupore.

– Kurse a do të argumentohen këto fakte do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale.

Fakti që i pandehuri me të dëmtuarin njihen dhe janë kolegë në punë, të njëjtit edhe para një jave kanë pasur një konflikt verbal, ndërsa në ditën kritike fillimisht janë fjalosur në autobus, kurse më pas i pandehuri e sulmon duke e goditur me thikë në bark, argumenton faktin se raportet ndërmjet të të pandehurit dhe të dëmtuarit kanë qenë jo të mira edhe më parë dhe vazhdojnë të jenë edhe më tutje jo të mira, ky fakt forcon bindjen e gjykatës që i pandehuri sërish do të mund të vepronte në mënyrë të njëjtë apo në mënyrë edhe më të ekzagjeruar, që do të shkaktonte pasoja edhe më të rënda për të dëmtuarin apo personat e afërm të tij.

Prandaj, duke marrë parasysh faktet e lartë cekura, shihet se qëndrimi i të pandehurit në masën e paraburgimit është mëse i arsyeshëm dhe i domosdoshëm në këtë fazë të procedurës penale, për zbatimin me sukses dhe efektiv të procedurës penale.

Shënim: Kundër këtij vendimi, pala e pakënaqur ka të drejtë ankese, përmes Gjykatës Themelore në Prizren, Gjykatës së Apelit në Prishtinë. Ankesa nuk e pezullon ekzekutimin e këtij aktvendimi, thuhet në komunikatën e Gjykatës Themelore në Prizren.

Hoti paralajmëron lejimin e dasmave

0

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, ka paralajmëruar se shumë shpejt pritet të kthehet normaliteti në çdo fushë jete, në Kosovë.

Hoti ka paralajmëruar se kjo pritet të ndodhë në muajt e parë të pranverës, përkatësisht nga fundi i marsit.

“Vaksinimin e kategorive të rrezikuara, do ta përfundojmë në muajt mars dhe prill dhe do ta kthejmë normalitetin në këtë vend në fillim të pranverës. Bizneset të mund të bëjnë planifikime që tashti për t’iu kthyer normalitetit”, tha Hoti në televizionin publik, duke paralajmëruar se gjatë verës mund të mbahen edhe dasmat.

Hoti, po ashtu tha se tashmë është e gatshme edhe një paketë tjetër prej 200 milionë eurosh.

“Normaliteti kthehet në muajt e parë të pranverës dhe bizneset duhet të bëjnë që tashti planet e tyre për të iu kthyer normalitetit”, u shpreh Hoti ndër të tjera.

Prizren: Një muaj paraburgim për personin që ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes dhe djalit të tij

0

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj të pandehurit F.B., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale: dhuna në familje, nga neni 248 par. 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Në njoftimin e bërë për media thuhet se “Gjyqtari i procedurës, Gani Kastrati, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaj, ashtu që kjo masë të pandehurit do ti llogaritet prej datës 26.01.2021 deri me datën 25.02.2021”.

“Gjykata me rastin e caktimit të paraburgimit ndaj të pandehurit F.B., ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së Paraburgimit, duke pasur parasysh peshën e veprës penale, mënyrat dhe rrethanat në të cilat janë kryer veprat penale, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar se: Me datë 25 janar, në shtëpinë familjare, i pandehuri F.B., në mënyrë të vazhdueshme i shkakton dhunë psikologjike dhe fizike të dëmtuarës – bashkëshortes së tij, në atë mënyrë që i pandehuri shkon i dehur në shtëpi, fillon ta fyej të dëmtuarën me fjalë ofenduese, dhe pastaj fillon duke e kanosur, “Unë jam egjeli yt, kam te ta nxjerr unë burgun ty”, e dëmtuara largohet nga shtëpia, pastaj kthehet pas 30 minutave, ku përsëri i pandehuri vazhdon me fyerje dhe fjalë ofenduese, aty ndërhyn djali i të pandehurit dhe e largon të pandehurin F.B., nga dhoma”, thuhet në njoftim.

Tutje, Gjykata Themelore në Prizren ka dhënë edhe detaje tjera lidhur me rastin.

“Po ashtu, më datë, 26 janar në shtëpinë e tyre familjare, i pandehuri në mënyrë të vazhdueshme i shkakton dhunë psikologjike dhe fizike të dëmtuarit – djalit të tij në atë mënyrë që, deri sa i dëmtuari – djali i tij, ishte duke biseduar me nënë e tij, në ato momente ndërhynë i pandehuri, në prezencë të anëtarëve tjerë të familjes duke e kanosur se ‘të mbys me thikë’ me ç ’rast tek i dëmtuari – djali i tij ka shkaktuar ndjenjën e frikës, ankthit dhe pasigurisë”.

Kurse a do të argumentohen këto fakte, në njoftim thuhet se do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale.

“Gjyqtari i procedurës paraprake, ka vlerësuar edhe masat tjera pos masës së paraburgimit (arresti shtëpiak apo masa e paraqitjes në stacion Policor), mirëpo ka ardhur në përfundim se në rastin konkret të njëjtat janë të pamjaftueshme për zhvillimin e rregullt dhe normal të procedurës penale, duke pasur parasysh faktet dhe rrethanat e lartpërmendura, mënyrën dhe rrethanat e kryerjes së veprave penale, ambientin e kryerjes së veprës penale, marrëdhëniet e acaruara ndërmjet të pandehurit dhe viktimës, sipas mendimit të gjykatës caktimi i masës së paraburgimit tani për tani është i domosdoshëm dhe i arsyeshëm”, vijon njoftimi.

Tutje në njoftim thuhet se kundër këtij vendimi, pala e pakënaqur ka të drejtë ankese, përmes Gjykatës Themelore në Prizren, Gjykatës së Apelit në Prishtinë. Ankesa nuk e pezullon ekzekutimin e këtij aktvendimi.

Limaj bashkëluftëtarëve: Mos e votoni Enver Hoxhajn

0

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, i është përgjigjur nga Malisheva, kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj i cili dje kishte bërë thirrje që të mos votohet Nisma.

Ai ka thënë se Enver Hoxhaj është mësu me i pas gjithmonë të gatshme dhe partinë e ka marrë të gatshme keni me pa ku ka me cu, sepse ku ka shku i ka zvogëlu.

Kur vijnë në shpi dhe na cojnë far mesazhi duhet me ua kthy selamin.

“Unë gjithmonë e kam nis tu e maru e kam zhvillu dhe e kam rritë. Dallim tjetër është se ai kurrë një beteje s’ka zhvillu as politike e për këtë tjetren, s’po flas për beteja tjera, ju e dini më mirë”, ka thënë Limaj në një takim me të rinjtë e Malishevës.

Më tutje, ai ka thënë se Enver Hoxhaj vetëm në filmat e Rambos ka pa cka është shpirti luftarak.

“Enveri nuk e din cka është përballja me jetën dhe vdekjen e ka pa në tv. I dashur Enver krejt jeten time që unë e kam rritë në këto troje është përpjekje e sakrficië, dallimi jem është se kam qenë në mesin e popullit e ju jeni kanë spectator i asaj që ka ndodhë në Kosovë”, ka shtuar Limaj.

Më tutje, lideri i Nismës ka thënë se atë s’ka mund ta ndalë Serbia e po e ndal Enver Hoxhaj.

“Edhe unë kam një apel për të gjitha familjet dhe cdo bashkëluftëtar mos e votoni Enver Hoxhen, edhe po tregoj pse në kohën kur unë se bashku më bashkëluftëttar të mi dhe tjerë luftonim për lirinë e Kosvës, Enver Hoxhaj nga Vjena thoshte se do të kërkoj azil në Beograd, nëse UCK e fiton luftën. Prandaj i ftoj të gjithë bashkëluftëtarët e mi që të mos e e votojnë dikë i cili më dëshirë do të kërkonte azil në Beograd se sa të shihte fitorën e UCK-së”, ka shtuar Limaj.

KQZ: Votimi nga diaspora nis javën e ardhshme

0

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shënuar progres në regjistrimin dhe shqyrtimin e aplikacioneve nga jashtë vendit të qytetarëve të cilët duan të regjistrohen si votues jashtë Kosovës.

Votimi nga jashtë vendit përmes postës pritet të fillojë javën e ardhshme, më 2 shkurt, dhe shërbimi votues i KQZ-së akoma është duke u marrë më futjen e të dhënave në sistem, si dhe me vlerësimin e shqyrtimin e aplikacioneve.Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka treguar për EkonomiaOnline progresin e deritashëm në procesin e regjistrimit të votuesve nga jashtë vendimit, të cilët aplikuan deri më 21 janar.

“Shërbimi votues i KQZ-së është duke vazhduar me shqyrtimin e aplikacioneve, futjen e të dhënave në sistem si dhe vlerësimin e zotësisë juridike të aplikuesve. Duke u mbështetur në të dhënat e raportit të mesditës së sotme (e enjte) deri më tani janë futur në sistem rreth 151 mijë aplikacione, prej të cilave rreth 50 mijë e 500 janë aprovuar, ndërsa në statusin momental të refuzimit janë rreth 10 mijë e 600 aplikacione. Të gjitha e-mailat që i kemi pranuar tashmë janë hapur”.

I pyetur se a mund të dihet tani se sa është numri i aplikuesve dhe i votuesve nga jashtë vendit, Elezi ka thënë se kjo do të dihet në fund të këtij procesi.

“Vetëm pas përfundimit të shqyrtimit, vlerësimit dhe verifikimit të aplikacioneve, do të kemi një raport të detajuar ku do ta dijmë saktë se sa është numri i përgjithshëm i aplikuesve për t’u regjistruar, sa prej tyre janë aprovuar dhe sa janë refuzuar. Të gjithë qyetatrët që arrijnë të regjistrohen suksesshëm si votues jashtë vendit, pasi kanë plotësuar kriteret ligjore, do të mund të votojnë përmes postës duke filluar nga data 2 shkurt. Fletëvotimet duhet të pranohen nga KQZ-ja deri më 12 shkurt”, tha Elezi.

Ai gjithashtu bëri të ditur se nga qendra e thirrjve për konfirmim dhe verifikim të aplikacioneve, janë realizuar rreth 42 mijë thirrje, prej tyre rreth 34 mijë aplikues kanë konfirmuar të dhënat e tyre, ndërsa rreth 8 mijë persona nuk e kanë hapur telefonin, por të cilët do të kontaktohen sërish.

Sipas KQZ-së, 60 persona të cilët janë kontaktuar përmes telefonit kanë thënë se nuk janë personat konkret.

I jepet lamtumira e fundit Albert Krasniqit

0

I është dhënë lamtumira e fundit Albert Krasniqit, i riu që humbi jetën pas të shtënës me armë që mori nga babai i tij, biznesmeni Skender Krasniqi.

Alberti, djali i madh i familjes së Skender Krasniqit vdiq mbrëmë pasi nuk arriti t’i bëjë ballë plagës së marrë nga arma e zjarrit e cila ishte në pronësi të prindit.

Familjarë e miq të shumtë të tij u mblodhën sot t’i japin lamtumirën e fundit Albertit, i cili sot u përkujtua nga shumë prej tyre përmes rrjeteve sociale.

Albert Krasnqi njihej si djal shumë i shoqërueshëm, por që pati edhe disa përballje me instancat ligjore, për raste të ndryshme.

Nga martesa që pati me Besa Gashin, Krasniqi la pas vetes një vajzë të cilës edhe i kushtoi publikimin e fundit që kishte bërë dje para se të humbte jetën.

Pas rastit që ndodhi mbrëmë, ishte pikërisht Skender Krasniqi ai që njoftoi menjëherë policinë duke u thënë “Ejani se e vrava djalin”.

Pas arritjes në vendin e ngjarjes dhe verifikimit të rastit, policia arrestoi edhe personin e dyshimtë në këtë rast, ku më pas u dërgua në paraburgim për 24 orë, deri në vendimin e radhës nga organet e drejtësisë./FrontOnline/

316 raste me COVID-19 në Kosovë, 35 në Prizren

0
DCIM100GOPROGOPR9080.JPG
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.652 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 316 raste pozitive.
Brenda 24 orëve janë raportuar 3 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 2 raste (85, 81 vjeç), Drenas 1 rast (74 vjeç).
Numri total i rasteve pozitive është 59.304 raste nga 227.482 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.482 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 195 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 51.713 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.109.
Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 116 raste, Prizren 35 raste, Mitrovicë 23 raste, Gjilan 21 raste, Vushtrri 15 raste, Fushë-Kosovë 12 raste, Gjakovë 10 raste, Lipjan 10 raste, Ferizaj 9 raste, Skenderaj 9 raste, Viti 8 raste, Kamenicë 6 raste, Podujevë 6 raste, Rahovec 6 raste, Dragash 5 raste, Klinë 5 raste, Drenas 4 raste, Kaçanik 3 raste, Malishevë 3 raste, Obiliq 2 raste, Pejë 2 raste, Suharekë 2 raste dhe me nga një rast komunat Graçanicë, Istog, Novobërdë dhe Shtime.
Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!
Mbani higjienën!
Respektoni distancën!

Osmani dhe Bulliqi pinë çaj në Llap

0

Ushtruesja e detyrës së Presidentës Vjosa Osmani, është takuar me kryetarin e komunës së Podujevës Shpejtim Bulliqi.

Osmani në vizitën e saj në Llap së bashku me Bulliqin, kanë pirë çaj.

“N’Llap”- ka shkruar Osmani.

https://www.facebook.com/VjosaOsmaniMP/posts/1919906004838321 

Me 20 shkurt organizohet Konferenca e 3-të “Bisnesi mbështet Bisnesin”

0

Sipërmarrësit që dëshirojnë t’i shtojnë edhe një sukses tjetër biznesit të tyre, mund të bëhen pjesë e Konferencës “Biznesi mbështet biznesin”.

Se si mund të rrisni qarkullimin e biznesit tuaj, se si të rrisni vëllimin e fitimeve, se si të jeni me të vërtetë të suksesshëm dhe të shtoni edhe një sukses tjetër për biznesin tuaj, atëherë duhet të merrni pjesë në konferencën e 3-të që do të mbahet me 20 shkurt.

Pjesë e kësaj  konference do të jenë sipërmarrës nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia me qëllim që të krijojmë ura bashkëpunimi dhe të rritemi së bashku duke mbështetur.
e përkrahur njëri-tjetrin.
Për informacion na kontaktoni në numrin 068 4826818

Lushtaku poston fotografi nga Gradica, nuk respektohen masat anti-Covid

0

Kryetari i PDK-së në Skenderaj, Sami Lushtaku ka postuar fotografi nga fshati Gradicë.Nga fotografitë shihen persona të grumbulluar pa distancë e pa maska, raporton Gazeta Blic.
“Ata na ofruan mbështetjen e plotë për PDK-në dhe kandidatët tanë”, shkruan ai.

Postimi i tij i plotë: Mbrëmë në lagjen Fazliu në Gradicë, takuam shumë mbështetës të PDK-së. Ata na ofruan mbështetjen e plotë për PDK-në dhe kandidatët tanë! SL

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort