Home Blog Page 5445

Të shtëna armësh në një tubim të PDK-së në Suharekë [video]

0

Të shtëna armësh janë dëgjuar në një tubim të Partisë Demokratike të Kosovës në Suharekë, të mbajtur të enjten në mbrëmje.

Pamjet që ka siguruar KOHA tregojnë shumë simpatizantë të mbledhur në një odë që nuk respektojnë masat anti-COVID, e ka prej tyre që edhe shtinë me armë.

Ka qenë vetë Sami Lushtaku, kryetar i PDK-së në Skenderaj që ka postuar fotografi nga ky tubim në Facebook.

Ai ka thënë se ka qenë në shtëpinë e Komandant Gurit në Suharekë, “në mesin e qindra bashkëluftëtarëve”.

“Ashtu si dikur në UÇK, këta bashkëluftëtarë janë rreshtuar krah PDK-së si produkt i drejtpërdrejtë i UÇK-së. Më 14 shkurt, me flamurin e UÇK-së, kështu të bashkuar, do të dalim për të votuar e për të festuar fitoren e pasardhëses politike të UÇK-së!”, ka shkruar ai në Facebook

https://www.youtube.com/watch?v=PN9J0e1qsx4&feature=emb_title

24 vite burgim të akuzuarit që vrau vëllaun e vet në Suharekë

0

Gjykata Themelore në Prizren, ka shpallur dënim unik me 24 vite burgim ndaj të akuzuarit B.G.,  për veprat penale vrasjes së rëndë dhe mbajtja në pronësi, kontroll, posedim të paautorizuar të armëve

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda (trupi gjykues në përbërje: Artan Sejrani kryetar, Ajser Skenderi dhe Sami Gashi anëtarë) ka shpallur aktgjykim dënues, ndaj të akuzuarit B.G., për shkak se:

ËSHTË FAJTOR

–    I. Se me dt.17 mars 2019, në Suharekë i  akuzuari pas një mosmarrëveshje paraprake rreth çështjeve pronësore me dashje privon nga jeta anëtarin e familjes vëllain I.G., në atë mënyrë që hyn te dyert e oborrit të shtëpisë së K.G., me pistoletë-revole e markës HS – 9  cl. 9 x 19 mm, dhe me të shtënë një  here në drejtim të I.G., i cili kishte ardhur mysafir dhe pas të shtënës  i plagosur ik brenda në shtëpi, i akuzuari fillon të ndjek atë,  e dëmtuara N.G., pas dëgjimit të një zhurme, nga frika se mos është rëxuar nipi e hap derën e shtëpisë e sheh B.G., i cili shtënë në drejtimin e saj dhe e plagos në regjionin e sipër në anën e djathtë të abdomenit, ku i shkakton dëmtime të rënda trupore plagë hyrëse, tejshkuese me armë zjarri në regjionin e sipër të djathtë të abdomenit, plagë dalëse në regjionin e djathtë gluteal, e përcjellur me shok hemoragjik, perforacion të zorëve dhe thyerje të kockës së anës së djathtë të legenit dhe gjakë mbledhje në hapsira të lira të barkut, me çrast me dashje e vë në rrezik jetën e një ose më shumë personave tjerë – konkretisht të dëmtuarës N.G., duke I shkaktuar lëndime të lartcekura, i akuzuari B.G., vazhdon ndjekjen duke hyrë në dhomën ku ishte fshehur Ismeti dhe në të shtënë katër here në pjesë të ndryshme të trupit, duke shkaktuar plagë nga arma e zjarrit në regjionet – e anës së jashtme të krahut të dorës së djathtë, e anës së majtë të gjoksit, e kërdhokullës së djathtë në skajin e sipërm, në pjesën e përparme dhe të sipërme të kofshës së këmbës së majtë  dhe kofshës së këmbës  së djathtë, në regjionin zverkor të kokës ku shihen tri plagë shqyese ndrydhëse si dhe dërmishje dhe gërvishje lëkurore të regjionit të ballit dhe të hundës, ashtu që nga veprimi dinamik I predhave të hedhur nga arma e zjarrit e që si rrjedhojë ka pasur gjakëderdhje të mbrendshme dhe jashtme e cila ka ardhur si pasojë e dëmtimit të organeve vitale mushkrive, vjenë deri te vdekja e të ndjerit të I.G., më për së afërmi e përshkruar si në konkluzionin e raportit të autposisë Dr. V.H., të dt. 18.03.2019.

  • Këso dore ka kryer veprën penale të vrasjes së rëndë nga neni 179 parag. 1 nënparag. 1.3 e 1.5 të KPRK-së.

– II. Se me datë, kohë dhe vend të njëjtë mbanë në pronësi në kundërshtim me dispozitat e ligjit të aplikueshëm për armë, pistoletën – revolen HS-9 e kalibrit 9 x 19 mm, një karikator, tre fishekë të kalibrit 9x19mm, një pushkë gjuetie të prodhimit turk dhe katër fishekë të pushkës së gjuetisë të kalibrit 12 GA.

            -Këso dore ka kryer veprën penale mbajtja në pronësi, kontroll, posedim të paautorizuar të armëve nga neni 374 parag. 1 të KP.

 

     LIROHET NGA AKUZA

Se me dt. 17 mars 2019, në Suharekë i akuzuari pas një mosmarrëveshje paraprake rreth çështjeve pronësore që ka pasur me villain e tij I.G., të përshkruar si në dispozitivin nën I.  me dashje tenton të privon nga jeta të dëmtuarën N.G., në atë mënyrë që i akuzuari hyn kah dyert e oborrit  me pistoletë-revole e markës HS-9  e cal. 9 x 19 mm, dhe me të shtënë në drejtim të I.G., të cilën e plagos dhe nga friga  ik brenda në shtëpi, ndërsa i akuzuari  fillon të ndjek ate, e dëmtuara N.G., po sa dëgjon zhurme nga frika se mos është rëxuar nipi hap derën e shtëpisë dhe sheh B.G., i cili ishte në derë dhe nga një afërsi shtënë me pistoletë në drejtimin e saj dhe e plagos në regjionin e sipër në anën e djathtë të abdomenit duke shkaktuar dëmtime të rënda trupore plagë hyrëse, tej shkuese me armë  zjarrit në regjionin e sipërm të djathtë të abdomenit, plagë dalëse në regjionin e djathtë glyteal, përcjellur me shok hemorragjik, përforacion të zorrëve dhe thyerje të kockës  së anës së djathtë të legenit dhe gjakë mbledhje në hapësira të lira të barkut.

Këso dore kishte për të kryer veprën penale të vrasjes në tentative  nga neni 178 lidhur me nenin 28 të KP-së.

 

Andaj Gjykata, në kuptim të Kodit Penal dhe Kodit të Procedurës Penale, të akuzuarit i ka  shqiptuar :

  • Për veprën penale si në pikën, i shqiptohet DËNIMI ME BURGIM në kohëzgjatje prej njëzetetre (23) vitesh,
  • Për veprën penale si në pikën II., i shqiptohet DËNIMI ME BURGIM kohëzgjatje prej dy (2)  vitesh.

 

  • Në kuptim të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, të akuzuarit G., i shqiptohet DËNIMI UNIK me BURGIM në kohëzgjatje njëzetekatër (24) vitesh, në të cilin dënim do të llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim nga data 17.03.2019 e këndej.

 

Nga i akuzuari konfiskohet:

  • një pistoletë me mbishkrim HS-9 e kalibrit 9×19, prodhim Kroat, me numër serik H107964,
  • një (1) karikator, një (1) gëzhojë kal 9 mm Mod GFL Luger,
  • një (1) fishek kal 9 mm Mod GFL Luger,
  • një (1) gëzhojë kal 9 mm Mod GFL Luger,
  • një (1) fishek kal.9 mm, mod. KMP-9P,
  • një (1) fishek cal.9mm mod, KMP-9P,
  • një (1) gëzhojë kal. 9 mm model KMP-9P,
  • një (1) predhë, një ( 1) predhë, një ( 1 ) predhë e deformuar,
  • një gëzhojë kal. 9 mm, mod KMP – 9P,
  • një ( 1 ) gëzhojë kal. 9 mm mod. – KMP – 9P,
  • një ( 1 ) gëzhoj kal. 9 mm, mod. Luger SB,
  • një pushkë gjuetie model CSP 555 prodhim turk kal. 12 – GA me numër serik 175130, katër ( 4 ) fishek kal 12 GA dhe 2 fragmente që dyshohet të jetë predhë e plumbit

 

 

Pas shpalljes së aktgjykimit, kryetari i trupit gjykues ka njoftuar palët që brenda afatit ligjor të gjithë palët në procedurë do të pranojnë aktgjykimin e plotë në formë të shkruar dhe të arsyetuar.

Kundër këtij Aktgjykimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.

Mbi 413 mijë qytetarë kanë aplikuar për tërheqjen e 10 % nga Trusti

0

Afati për aplikimin për tërheqjen e 10 përqindëshit të Trustit është deri më 6 prill të këtij viti.Zëdhënësi në Trustin e Kursimeve Pensionale, Jeton Demi, ka deklaruar se aplikimet për tërheqje janë duke vazhduar.
Sipas tij, deri tani rreth 413.000 kontributdhënës kanë tërhequr 10%, ndërsa shifrat totale të tërheqjes deri tani janë mbi 191.000.000 euro

“Mbi 10.000 qytetarë kanë fituar 10 euro nga Trusti, 58.000 nga 50 euro dhe 122 mijë me nga 100 euro”, ka njoftuar Demi.Ai ka deklaruar se në bazë të llogaritjeve, gjatë ditës janë duke aplikuar qindra qytetarë.

COVID-19: Vaksina Novavax tregoi 89% efikasitet në Mbretërinë e Bashkuar

0

Një vaksinë e re e koronavirusit është treguar të jetë 89.3 përqind efektive në provat në shkallë të gjerë në Mbretërinë e Bashkuar.

Novavax është e para efektive kundër variantit të ri të virusit të zbuluar në Mbretërinë e bashkuar, tha redaktori i BBC-së, Fergus Walsh.

Kryeministri i atjeshëm mirëpriti “lajmin e mirë” dhe tha se rregullatori I ilaçeve në Mbretërinë e Bashkuar tani do të vlerësojë vaksinën në fjalë. Ky vend ka siguruar 60 milionë doza të injeksionit, të cilat do të bëhen në qytetin Stocko-on-Tees.

Qeveria atje deklaroi se dozat priten të dorëzohen në gjysmën e dytë të këtij viti, nëse miratohen për përdorim nga Agjencia Rregullative e Barnave dhe Produkteve Shëndetësore.

Britania e Madhe ka miratuar deri më tani tre vaksina të koronavirusit për përdorim urgjent – një nga Universiteti i Oksfordit dhe AstraZeneca, një tjetër nga Pfizer dhe BioNTech, dhe një e tretë nga kompania e barnave Moderna.

Prishet koalicioni LDK-LVV në Vushtrri

0

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Lëvizja Vetëvendosje i kanë ndarë rrugët në qytetin e Vushtrrisë.LDK-ja e cila udhëheq me këtë komunë ka prishur koalicionin me partinë e udhëhequr nga Kurti. Kjo për shkak se këta të fundit nuk e kanë votuar dje Programin për Rimëkëmbje Ekonomike të Vushtrrisë.Këtë e ka konfirmuar kryetari i komunës Xhafer Tahiri. Ai tha se këtë qasje të Vetëvendosjes nuk do ta durojë më.

“Në fakt dje LVV’ja në Vushtrri nuk e ka përkrahur planin e Rimëkëmbjes Ekonomike të Vushtrrisë. Ky një plan i hartuar për të dal nga kriza, një prej planeve më të rëndësishme edhe për një koncept ndryshe, se si do të duhej të dukej politika lokale në Vushtrri për 10 vitet e ardhshme. Për këtë arsye unë dje i kam bërë të ditur nënkryetarit të komunës dhe kryetarit të Degës që unë në këtë mënyrë nuk mund të vazhdojë koalicionin”, ka thënë ai për Express.
Sipas tij arsyetimi i asamblistëve të VV-së, për të mos e votuat këtë program, ka qenë se është vendim nga Kryesia e Degës së VV-së në këtë komunë.“Arsyetimi ka qenë që është vendim i Kryesisë së VV’së për të mos votuar dje në Kuvend Programi i Rimëkëmbjes Ekonomike dhe unë nuk mund të lejoj që vendimet në parti të ndikojnë në politikën apo në drejtimet që duhet ti marr komuna e Vushtrrisë apo për projektet e tjera siç ishte ai për Rimëkëmbjen Ekonomike të Vushtrrisë dhe shumë projekteve tjera të rëndësishme”, ka thënë më tutje ai.

Tahiri konfirmoi se tanimë i ka liruar nga detyra të gjithë bartësit e funksioneve publike në komunën e Vushtrrisë e që i përkasin VV’së.“Natyrisht që sot do të lirojë nga detyra të gjithë bartësit e funksioneve publike në komunën e Vushtrrisë. Tashmë edhe i kam liruar nga detyra”, ka deklaruar më tutje ai.

Kosova në pritje të rezultateve rreth variantit të ri të koronavirusit

0
Infectologist Prof. Salih Ahmeti, uses the balcony to conduct visits to patients with COVID-19 in the Clinic for Infectious Diseases in Pristina, Kosovo on Monday, Sept. 21, 2020. (AP Photo/Visar Kryeziu)

30 mostrat pozitive në COVID-19 të cilat janë nisur rreth një javë më parë nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë për në Gjermani, sa i përket testimit më të detajuar në variantin e ri të koronavirusit, janë pranuar me datën 25 janar në Institutin e Virologjisë në Qendrën Universitare “Charite” në Berlin.

Ende IKSHPK nuk ka pranuar ndonjë rezultat rreth këtyre mostrave.

Këtë për Klan Kosova e ka konfirmuar Xhevat Jakupi, Drejtor i Departamentit të Mikrobiologjisë në IKSHPK, përcjell Albinfo.ch.

“Mostrat e dërguara nga IKSHPK janë pranuar me datën 25.01.2021 në Institutin e Virologjisë, Qendra Universitare Charite në Berlin. Ende nuk kemi rezultate të pranuara si dhe nuk kemi informata nga Instituti në fjalë se kur mund ti pranojmë këto rezultate”, ka deklaruar ai.

Drejtuesi i këtij laboratori në IKSHPK thonë se në rast të paraqitjes së ndonjë rasti me variantin e ri, IKSHPK nuk ka kite apo reagenca të duhura për të kryer këtë lloj testimi, ani se detektimi i saj bëhet me metodën e njëjtë Real Time-PCR.

“Nëse ndonjë nga rastet e testuara si pozitive është me variantin e ri britanik (ose te Afrikës së Jugut) të SARS-CoV-2, ende nuk kemi RT- PCR kite specifike për detektim pasi që vetëm në ditët e fundit kanë filluar të prodhohen dhe jemi në proces të sigurimit të këtyre kiteve”.

Ekspertët shëndetësorë kanë paralajmëruar se varianti i ri i COVID-19 përhapet shumë më shpejt sesa koronavirusi, teksa ende nuk është konfirmuar se ka vdekshmëri më të lartë.

Donte të fuste në Gjermani sasi të madhe duhani, gjobitet kosovari

0

Zyrtarët gjetën gjithsej shtatë kuti cigare, 69 pako cigaresh jashtë kutive dhe dy qese me nga 500 gramë duhan cigaresh
Pasi kishte provuar të importonte një sasi të madhe të cigareve dhe të produkteve të duhanit në Gjermani, një 44-vjeçar nga Kosova tani po përballet me akuzën për evazion fiskal, shkruan aib-stimme.de.

Ai po udhëtonte në autostradën A8 në drejtim të Mynihut kur hetuesit nga policia kufitare Raubling e inspektuan atë, transmeton albinfo.ch.

Zyrtarët gjetën gjithsej shtatë kuti (“Shteka” ose “Stange”) me cigare, 69 pako cigaresh jashtë kutive dhe dy qese me nga 500 gramë duhan cigaresh.

Kjo tejkalonte ndjeshëm sasinë që lejohet të futet pa doganë (falas) në Gjermani, e cila është një kuti kartoni cigare (“Stange”), transmeton albinfo.ch. Për këtë arsye atij iu desh të dorëzonte si depozitë një shumën treshifrore eurosh (disa qindra euro).

Përveç kësaj, të gjitha produktet e duhanit u sekuestruan dhe u transferuan në departamentin e gjobave në zyrën kryesore doganore në Augsburg për përpunim të mëtejshëm.

1 mijë e 482 të vdekur nga COVID-19 në Kosovë

0

1 mijë e 482 qytetarë në Kosovë kanë vdekur shkak i infektimit me virusin korona që nga marsi i 2021-s kur edhe u shfaqen edhe rastet e para pozitive SARS CoV2 në vend.Pozitivë me COVID-19 rezultuan 59 mijë e 304 persona. Kështu bëhet e ditur në raportin e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK).
Aktualisht në vend janë 6 mijë e 109 raste aktive me COVID-19. Më së shumti raste janë paraqitur në Komunën e Prishtinës, ku vetëm në raportin e fundit në Prishtinë janë raportuar 116 raste të reja me COVID-19.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.652 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 316 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 3 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

Enver Hoxhaj i bindur: Nuk bëjmë koalicion me Vetëvendosjen

0

Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se nuk do të bëjnë koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje.Ai ka pohuar se VV-në nuk e shohin si partner në qeveri.“Nuk hymë në koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje meqë kemi dallime të mëdha.

Nuk mund të hymë në koalicion me një parti politike që Shtëpisë së Bardhë i thotë herë e kuqe herë e verdhë. Nuk kemi vija të kuqe me asnjë parti politike, por kemi parime. Nuk mund të hymë në koalicion pa parime të qarta, me asnjë subjekt politik sepse këtë e kemi provuar me disa subjekte politike. Nuk pranojmë nga të tjerët politikë joparimore dhe sjellje jo shtetërore sikurse kemi parë në këto vitet e fundit”, tha Hoxhaj në Rubikon.

Ai ka thënë se PDK do të jetë ajo që do ta drejtojë Qeverinë e re, për të cilën ajo vet do ta zgjedhë partnerin për qeverisje.“Jemi shumë të qartë sepse kemi dallime të mëdha, politike, ideologjike, programore. LVV demonizon sektorin privat, do që t’i rrisë taksat dhe këto janë çështje të rëndësishme. Qeverinë e udhëheqim ne.

Sikurse kemi përzgjedh partnerët nga viti 2007 deri më 2019, edhe pas 14 shkurtit PDK do t’i përzgjedh partnerët”.Kujtojmë se zgjedhjet e jashtëzakonshme në Kosovë do të mbahen më 14 shkurt, ku kandidatë për kryeministër janë Avdullah Hoti nga LDK, Enver Hoxhaj nga PDK dhe Albin Kurti nga VV.

Aksidentohet vetura e Policisë në Malishevë

0

Një aksident trafiku ka ndodhur në orët e mbrëmjes së sotme në Malishevë.

Dy automjete janë përfshirë, njëra nga to edhe e njësiteve të Policisë së Kosovës, transmeton Indeksonline.

Nga fotografitë mund të shihni se si vetura zyrtare e Policisë, është përplasur edhe nga shtyllë elektrike, ku edhe është dëmtuar rëndë. Ndërsa, s’dihet nëse ka të lënduar.

Njësitet përkatëse sakaq po merren me rastin.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort