Home Blog Page 5233

Një muaj arrest shtëpiak ndaj policit që ushtroi dhunë gjatë kryerjes së detyrës zyrtare

0
Foto: Ilustrim

Gjykata Themelore e Prishtinës ka caktuar një muaj arrest shtëpiak ndaj policit me inicialet A.H.

Ai dyshohet se ka kryer veprën penale “Keqtrajtim gjatë kryerjes së detyrës apo autorizimeve publike”.

Gjykata e ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë për caktimin e paraburgimit, duke konsideruar se masa e arrestit shtëpiak për zhvillimin e pa penguar të hetimeve.

“Gjykata ka vlerësuar se masa e arrsetit shtëpiak është masë adekuate për zhvillimin e papenguar në këtë çështje penale, pasi që ekzistojnë rrethanat që tregojnë rrezikun se po të gjendet i pandehuri A.H. i lirë mund ti asgjësojë, fsheh, ndryshoj apo falsifikoj provat e veprës penale duke ndikuar në dëshmitarët, pasi që në këtë vepër penale janë të përfshirë edhe zyrtarë tjerë policor dhe kjo tregon rrezik se i pandehuri mund të pengojë rrjedhën e procedurës penale”.

“I pandehuri A.H. dyshohet se në cilësinë e personit zyrtar – zyrtar policor ka keqpërdorur detyrën e tij zyrtare apo autoritetin. Palët kanë të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës”.

Hoti: Në Shtëpinë e Bardhë s’kemi gjetur as harta e as thika

0

Kandidati nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës Avdullah Hoti, pas Klinës fushatën e ka vazhduar edhe në Istog.

Hoti tha se gjashtë muajt e qeverisjes sa ai ka udhëhequr me qeverinë ishin ndoshta më të vështirat në 20 vjetët e fundit në Kosovë.

“Kemi pasur gjashtë muajt e qeverisjes jo të lehta ndoshta më të vështirat në 20 vjetët e fundit. Veç në vitet e 90-ta LDK-ja e ka pasur më të vështirë për të organizuar vendin dhe për të mbajtur institucionet. Edhe unë besoj që në këta gjashtë muajt të njëjtat sfida i kemi pasur edhe në menaxhimin e situatës me pandeminë por edhe me problemet socio-ekonomike që na i solli pandemia”.

Ai theksoi se problemet e shtetësisë ishin fundamentale që i sollën qeveritë e kaluara.

Kandidati i LDK-së për të parin e Qeverisë shtoi se në Shtëpinë e Bardhë ku edhe u nënshkrua “Marrëveshja 4 shtatorit” në Washington mes Kosovës dhe Serbisë, nuk kishin gjetur as harta, as thika dhe asnjë gjë tjetër.

Kësaj iu referua një deklarate të bërë më parë nga kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti.

“Por, mbi të gjitha nga problemet fundamentale të shtetësisë që na i sollën qeveritë e kaluara. Dhe është dashur të bëjmë shumë punë për të kthyer kursin aty ku duhet. E kemi gjetur Kosovën të izoluar politikisht dhe ekonomikisht nga miku më i madh që ka Kosova, Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Edhe pas disa jave ne kemi marrë ftesë për të shkuar në Shtëpinë e Bardhë. Edhe kur kemi shkuar s’kemi gjetur as harta, as thika as një gjë”.

“Kemi gjetur një marrëveshje për ta negociuar dhe për ta nënshkruar, e cila forcon shtetin e Kosovës në arenën ndërkombëtare. Ajo ka rezultuar me një njohje mjaft të rëndësishme pas tre vjetësh”.

Avdullah Hoti, paraprakisht në Klinë ka deklaruar se ky vit duhet të përmbyllet me liberalizimin e vizave.

318 raste me COVID-19 në Kosovë, 38 në Prizren

0
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 2.303 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 318 raste pozitive.
Brenda 24 orëve janë raportuar 5 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjakovë 1 rast (80 vjeç), Kamenicë 1 rast (65 vjeç), Kaçanik 1 rast (72 vjeç), Prizren 1 rast (72 vjeç) dhe Vushtrri 1 rast (80 vjeç).
Numri total i rasteve pozitive është 61.404 raste nga 242.999 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.514 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 214 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 53.231 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.659
Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 121 raste, Prizren 38 raste, Gjakovë 23 raste, Pejë 17 raste, Suharekë 16 raste, Gjilan 11 raste, Mitrovicë 11 raste, Ferizaj 10 raste, Podujevë 10 raste, Fushë-Kosovë 9 raste, Deçan 8 raste, Rahovec 8 raste, Vushtrri 8 raste, Lipjan 6 raste, Obiliq 4 raste, Istog 3 raste, Kamenicë 3 raste, Drenas 2 raste, Kaçanik 2 raste, Klinë 2 raste, Skenderaj 2 raste, Viti 2 raste dhe me nga 1 rast komunat Dragash dhe Malishevë.
Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!
Mbani higjienën!
Respektoni distancën!

Mërgimtarët në Amerikë thonë se detyrohen të paguajnë 150 dollarë për të dërguar votën me postë në Kosovë

0

Të martën është hapur afati për votim me postë nga diaspora për zgjedhjet e 14 shkurtit.

Ku afat do të jetë i hapur deri më 12 shkurt, kur mërgimtarët mund të votojnë.

Por, kosovarët që ndodhen në diasporë ankohen se po shpenzojmë shuma të mëdha parash, veçanërisht ata që jetojnë në Shtetet e Bashkuara.

Pasi kanë vetëm 10 ditë afat për ta dërguar votën, dhe dërgesat postare që vijnë nga Amerika, sidomos në situatën kur bota po përballet me pandeminë zgjasin disa javë, disa nga ta thonë se e vetmja alternativë për ta është dërgimi me shërbim të posaçëm si FedEx ose DHL, që kushton 150 e më shumë dollarë.

Një mërgimtar nga Amerika ka thënë se kjo është, domethënë, një taksë shtesë që të imponohet, nëse e do të drejtën e votës.

Reagimi i plotë i njërit nga ta:

Shikoni se në çfarë situate na qet ligji zgjedhor i Kosovës dhe KQZ-ja. E nxjerr fletëvotimin vetëm 10 ditë para zgjedhjeve. Pra, kaq kemi afat që ta dërgojmë votën! Kurse dërgesat postare, sidomos për ne që jetojmë në SHBA dhe vende tjera jashtë Evropës, normalisht marrin disa javë! Dhe shërbimet tani janë edhe më të ngadalta e të pasigurta shkaku i Covid-19!

E vetmja alternativë është dërgimi me shërbim të posaçëm si FedEx ose DHL, që kushon 150 e më shumë dollarë!

Kjo është, domethënë, një taksë shtesë që të imponohet, nëse e do të drejtën e votës! Përndryshe, dërgoje votën, po a numrohet a jo, e shohim!

Dhe as nuk po flas për këtë absurdin e fundit, “prite telefonatën nga KQZ”, vetëm që dikush atje nga stafi me të pyet, “si jeni, a u lodhët”!

Në SHBA kësaj i thonë, “voter suppression”. Shtypja e votës, duke vendosur pengesa e barriera adminstrative, e pagesa të shtuara, për ta penguar ose dekurajuar votën!

Kjo është edhe arsyeja pse historikisht, kaq e ulët është pjesëmarrja e diasporës në zgjedhje, pos ndonjë entuziasti të dedikuar! Kurse e drejta e votës nuk është punë entuziastësh, por e drejtë elementare për qytetarët e një republike demokratike!

Kuvendi i ardhshëm i Kosovës duhet NDËR PUNËT E PARA ta amandamentojë ligjin zgjedhor të Kosovës, duke shqyrtuar disa opsione të ndryshme për votimin nga jashtë.

1) Gjetja e një metode të votimit të sigurt elektronik, përmes nënshkrimit elektronik.

2) Përdorimi i ambasadave dhe konzulatave si adresë për pranimin e fletëvotimeve, siç bëjnë shumë shtete në botë. Për çka tjetër ekzistojnë këto zyra diplomatike e këto shërbime! Do të ishte detyrë e ambasadave që pastaj fletëvotimet t’i transportojnë te KQZ-ja deri në datën e zgjedhjeve, ose disa ditë pas, e jo që barra e kostos së transportit të bartet te votuesi.

3) Lejimin e votimit me kusht, 30 ditë përpara zgjedhjeve, atyre që jetojnë jashtë, përmes një fletëvotimi provizor (p.sh., lista e partive pa kandidatë).

4) Shtyrjen e datës së pranimit të fletëvotimeve me postë, me kusht që ato janë adresuar dhe mbajnë pullë postare me një datë para ditës së zgjedhjeve.

Ka shumë zgjidhje, kur ka vullnet. Mbes me shpresë se Kuvendi i ardhshëm do ta adresojë këtë çështje, e do të zhgënjehem shumë nëse nuk i adreson.

Dënohet sërish me dy mijë euro Vetëvendosje, pas tubimit në Prishtinë

0

Drejtoria e Inspeksionit në Prishtinë, ka dënuar për të dytën herë me dy mijë euro Lëvizjen Vetëvendosje, për shkak të organizimit të tubimeve në kundërshtim me Ligjin për Pandeminë.

Kështu ka bërë të ditur drejtori i Inspeksionit në Prishtinë, Adonis Tahiri, transmeton Telegrafi.

“Askush mbi ligjin. Shkelje e vendimit nr. 09/58 të Qeverisë së Kosovës (dt.14.01.2021), pikat 24 dhe 25, si dhe Ligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë. 2000 euro gjobë, sipas nenit 25.1 të ligjit në fjalë’, ka shkruar ai.

Theksojmë se sipas masave të fundit të miratuara nga Qeveria e Kosovës, në ambiente të mbyllura nuk lejohet tubimi më shumë se 30 qytetarë, kurse në ambiente të hapura lejohet deri në 50. /Telegrafi/

Përplasje në KQZ se ku duhet të mbërrijnë votat e mërgatës

0

Në mbledhjen e 13-të të radhës të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Alim Rama, përfaqësues i Vetëvendosjes në KQZ, ka akuzuar këtë institucion se po mundohet, sipas tij, të vë edhe një pengesë për votuesit jashtë Kosovës.

Ai ka thënë se votat duhet të mbërrijnë në kutinë postare të KQZ-së dhe ka ftuar Sekretariatin e KQZ-së të sqarohet se si ka shkuar në të kaluarën dhe si duhet të shkojë, por nuk ka marrë përgjigje.

Ndërkohë, përfaqësuesi i LDK-së, Sami Hamiti, ai i PDK-së Arianit Elshani dhe kryesuesja e KQZ-së, Valdete Daka, kanë thënë se votat duhet të mbërrijnë në Fahun Postal, Posta numër 6, pasi sipas tyre, ashtu parasheh ligji.

Rama ka akuzuar se sipas raportit të organizatës “Germin”, Posta e Kosovës nuk është treguar korrekte në zgjedhjet e fundit.Në fund, kjo çështje u la të diskutohet në fund të mbledhjes.

Gjermania ka plane të lehtësojë masat anti-Covid

0

Gjermania njoftoi të enjten se ka të dhëna inkurajuese që numri i personave të shtruar në spitale në rrezik për jetën, sa vjen e po ulet.

“Krahasuar me dhjetorin, situata është më pak serioze. Numri i pacientëve me Covid-19 në dhjetor ishte shumë më i lartë,” tha Dr. Lorenz Nowak i Kujdesit Intensiv.

“Problemi më urgjent tani është efekti i izolimit nga variantet e reja të koronavirusit,” tha Dr.Wolfgang Gesierich.

Ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn, informoi se mund të lehtësohen masat anticovid përpara pranverës.

Nga nëntori, vendi ka mbyllur baret, restorantet dhe hapësirat kulturore e sportive, ndërsa pas shkollave, në janar aplikoi edhe rregulla më të rrepta për maskat.

“Nuk mund të qëndrojmë gjithë dimrin të izoluar. Nuk do e toleronim aspak mirë si shoqëri,” tha Spahn.

Gjatë ditës, Gjermania raportoi mbi 14 mijë raste të reja me koronavirus, ndërsa më shumë se 780 jetë të tjera të humbura e afruan në 60 mijë bilancin total të viktimave.

17 vjet nga themelimi i gjigantit teknologjik ‘Facebook’

0

Sot bëhen 17 vjet nga themelimi i Facebook-ut
Më 4 shkurt të vitit 2004 Facebook, një rrjet lidhjesh shoqërore në internet, u themelua nga Mark Zuckerberg me 4 shokët e tij të dhomës, Eduardo Saverin, Andrew Mçollum, Dustin Moskovitz dhe Chris Hughes, ndërkohë që studionin në Universitetin e Harvardit, përcjell albinfo.ch.

Nga 4 shkurti i 2004-ës ndryshoi rrënjësisht edhe mënyra e komunikimit në botë.

Por çka do të thotë emri “Facebook”?

Emri “Facebook” vjen nga një togfjalësh për libër të dhënash udhëzuese lëndësh mësimore, me të cilin pajisen studentët në disa universitete amerikane.

Themeluesit fillimisht e kishin kufizuar anëtarësimin në Facebook vetëm për studentët e Harvardit, por më vonë e zgjeruan për universitetet Boston, Princeton, Yale, Stanford.

Gradualisht, Facebook u hap për studentët në kolegje e universitete të tjera, pastaj për nxënësit e shkollave të mesme dhe më në fund për të gjithë personat të moshës 13-vjeç e sipër kudo në botë.

Në vitin 2012, Facebook u vlerësua si një kompani biznesi me vlerë prej 104 miliardë dollarësh.

Facebook ka njohur vetëm rritje si në të ardhura ashtu edhe në numrin e përdoruesve, ndërsa në vitet e fundit është përfshirë nga një skandal për shitjen e të dhënave personale të përdoruesve për çfarë themeluesi Mark Zuckerberg u detyrua t’u përgjigjet autoriteteve amerikane.

Japin dorëheqje pesë anëtarë të Këshillit Shtetëror të Cilësisë

0

Tre anëtarët ndërkombëtarë të Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KSHC), Herbert Amato, Jeffery Butel dhe Magdalena Ziolo, kanë dhënë dorëheqje.

Ata kanë refuzuar që të deklarojnë pasurinë në Agjencinë e Kosovës kundër Korrupsionit.

Siç mëson Telegrafi nga Këshillit shtetëror të cilësisë ndaj tyre është iniciuar procedim penal në Prokurori.

Pas dorëheqjes së tre anëtarëve kanë dhënë dorëheqje edhe kryetari i Bordit të KShC-së, Gazmend Luboteni dhe nënkryetarja Vjollca Krasniqi, të cilës edhe ashtu i skadonte mandati brenda një muaji.

Një letërkëmbim ndërmjet anëtarëve ndërkombëtarë të Bordit të KSHC-së dhe Agjencisë Kundër Korrupsionit, të cilin e posedon Telegrafi, anëtarët ndërkombëtarë kanë dhënë arsyet e tyre pse nuk duhet të deklarojnë pasurinë e fituar në vendet e origjinës.

Në përgjigjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit thuhet se të gjithë zyrtarët e lartë publik në Kosovë janë të obliguar që të deklarojnë pasurinë e tyre, madje në përgjigjen e AKK thuhet se lënda e tre anëtarëve ndërkombëtarë të KSHC-së është dërguar në Prokurorinë e Kosovës.

Sipas Ligjit për Parandalimin e Konfliktit të Interesit, mosdeklarimi i pasurisë është vepër penale.

Madje Agjencia Kundër Korrupsionit ka konfirmuar se sipas legjislacionit në fuqi, mosdeklraimi i pasurisë përbën vepër penale dhe për këtë arsye lënda e tre anëtarëve ndërkombëtarë të KShC-së, është dërguar në Prokurori për të proceduar më tutje.

Bordi i KShC-së përbëhet prej 9 anëtarëve, prej të cilëve tre anëtarëve janë ndërkombëtarë.

Krerët e shtetit shkelin ligjin për AKI-në, Kosova pa shef të inteligjencës

0

Mosdakordimet politike e kanë lënë Agjencinë Kosovare të Inteligjencës së Kosovës pa drejtor që nga 17 dhjetori i vitit të kaluar kur ishte larguar Kreshnik Gashi.Kështu Ushtruesja e detyrë së Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri në detyrë Avdullah Hoti kanë shkelur edhe Ligjin për AKI-në.

Në nenin 5.3 të këtij ligji përcaktohet se “Presidenti i Republikës së Kosovës së bashku me kryeministrin, emërojnë së bashku drejtorin e AKI-së brenda 20 ditësh pune nga dita kur pozita mbetet e lirë”.

Se ka mospajtim mes Osmanit dhe Hotit e ka pranuar edhe zëdhënësja e Qeverisë së Kosovës, Antigona Baxhaku.“Kryeministri Hoti ka bërë një propozim për këtë post, ndërkohë edhe UD e Presidentit ka bërë një propozim, për të cilin nuk është dakorduar me kryeministrin. Nuk ka dakordim midis tyre për kandidaturat. Procesi është në këtë faze dhe nuk besoj se mund të këtë një vendim para zgjedhjeve”, tha Baxhaku.

Albanian Post ka dërguar pyetje edhe në adresë të zyrës për media të Osmanit, për ta pyetur pse nuk është përzgjedhur ende shefi i ri i AKI-së, por nga ky institucioni nuk kanë kthyer përgjigje.
Sipas njohëses së çështjeve të sigurisë, Besa Kabashit, në këtë pozitë duhet të vendoset një person profesionist dhe që është i pranuar nga pozita dhe opozita.

“Kjo do te mundësonte që një pozite e tillë të ushtrohej si duhet, dhe për mandat të plotë, pa ndërhyrje politike dhe duke i mundësuar AKI-së të bej punën e saj të rëndësishme, pa preferenca politike”, potencoi ajo.Sipas saj, ndryshimi i shpeshtë i drejtorëve të këtij institucioni po shihet si i dëmshëm për sigurinë kombëtare të vendit.“Ndryshimi i shpeshtë i kësaj pozite dëmton rëndë sigurinë në vend, duke e dite se ne Kosove procesi i bartjes së përgjegjësisë bëhet formalisht, apo duke krijuar hapësirë serioze për humbje të informatave të rëndësishme nga paraardhësi te pasardhësi në një pozite të tillë”, përfundoi Kabashi.Ish-drejtorit, Kreshnik Gashi, i ishte kërkuar nga kryeministri në detyrë Avdullah Hoti, që të lironte pozitën më 17 dhjetor 2020. Në këtë kërkesë, Hoti ishte mbështetur edhe nga u.d e presidentit, Osmani.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort