Home Blog Page 5232

Komuna e Prizrenit dhe ” Help Kosovo”, nënshkruajnë marrëveshje për 30 biznese të grave në fushën e Efiçiencës së Energjisë

0

Kryetari i komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, përmes një postimi në facebook, ka noftuar se bashkë me znj. Shqipe Breznica, nga organizata gjermane “Help Kosovo” në Kosovë, sot ka nënshkruar edhe një marrëveshje bashkëpunimi, përmes së cilës 30 biznese të udhëhequra nga gratë në Prizren që operojnë në fushën e Efiçiencës së Energjisë, do të përfitojnë subvencione nga ne, me qëllim të përforcimit të biznesit të tyre.

“Në kuadër të projektit të paktën 30 biznese do të mbështeten për të filluar ose zhvilluar bizneset e tyre ku do të perfitojnë:

– Donacion për pajisje me vlerë mesatare prej 2,649.00 Euro

– Organizimi i biznesit dhe trajnimet profesionale sipas nevojave të klientit, si dhe do të bëhet

– Monitorimi i bizneseve të mbështetura.

Përveç fuqizimit të grave të qytetit tonë, po ashtu ky projekt do të ketë ndikime pozitive edhe në zvogëlimin e kërkesës për energji elektrike, rritjen e konkurrencës së tregut të shërbimeve energjetike të Kosovës, duke e nxitur rritjen e vetëdijes së pronarëve të shtëpive private dhe banesave, ku do të zbatohen masat e efiçiencës energjetike.”, ka shkruar Haskuka.

Oda e Hotelerisë reagon ndaj pronarëve të sallave të dasmave që po i lejojnë partitë të mbajnë tubime

0

Oda e Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës ka reaguar ndaj pronarëve të sallave të dasmave që po i lejojnë të mbahen tubimet elektorale në sallat e tyre.

Sipas komunikatës së OHT-së, mbi 3 milionë euro janë dënimet për qytetarët e Kosovës gjatë kohës së pandemisë.

Në këtë komunikatë, OHT shkruan se kush po i dënon politikanët dhe se a ka rregulla për ta.

Postimi i plotë:

REAGIM NDAJ PRONARËVE TË SALLAVE TË DASMAVE QË PO I LEJOJNË TË MBAHEN TUBIMET ELEKTORALE NË SALLAT E TYRE!!

Visar DEMOLLI, Drejtor ekzekutiv i Odës së Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës. ”Të nderuar pronarë të sallave të dasmave, vlera e gjobave të shqiptuara për qytetarët e Kosovës gjatë kohës së pandemisë, është mbi 3 milionë euro, e këto dënime nuk e kanë ndërmend t’i ndalin, sepse çdo ditë jemi duke i parë duke shqiptuar dënime ndaj bizneseve dhe ndaj qytetarëve, me ç’rast nuk dyshojmë se edhe juve ju kanë prekur këto dënime.

Ne si shoqëri e dijmë që qytetarët janë të ‘’barabartë’’ para ligjit dhe para dënimeve. Por, siç po shihet kohët e fundit janë disa qytetarë më të barabartë dhe më të privilegjuar se të tjerët: e këta janë njerëzit e partive politike (pa përjashtim) të cilët që nga koha e fushatës e deri tani nuk e kanë ndërmend t’i ndalin tubimet e tyre elektorale.Kush po i dënon ata? A ka rregulla për ta apo jo?

Me vet faktin që po bëhet fjalë për interesat e tyre partiake nuk ekzistojnë masa e as PANDEMI për ta!Nëse këta politikanë janë qytetarë si të tjerët, atëherë pse rregullat e pandemisë nuk vlejnë njëjtë për të gjithë? E veçanërisht për ministrin ZEMAJ, i cili vazhdimisht ka kërkuar mbyllje, dhe ka vënë masa e kufizime për biznese, e veçanërisht për juve SALLAT E DASMAVE që nuk keni funksionuar fare!

Ju zotëri Armend Zemaj, Fotografia vlen sa njëmijë fjalë, dhe këto fotografi kanë një domethënie shumë të madhe, sepse pikërisht JU ishit ai që i mbylli të gjitha restorantet, JU u’a ndaluat shumë e shumë njerëzve punën!!A e meritojmë të paktën një sqarim nga ana juaj??Pronarë të sallave të dasmave, ju kuptojmë që financiarisht nuk qëndroni mirë, dhe bashkëndjejmë me ju në këtë aspekt., por nuk po e kuptojmë si mund t’i lejoni që në sallat e juaja të mbajnë aktivitetet e tyre, dhe të përfitojnë për vete KËTA shkaku i të cilëve nuk keni punuar qe sa e sa muaj!!!Është për t’u ardhur keq që jemi në këtë gjendje sepse çdo ditë po shohim që këta politikanë nuk kanë fare përgjegjësi për JU, për qytetarët dhe qdo ditë po e rrezikonjnë shëndetin tonë duke i mbledhur në tubime atë numër të madh njerëzish për përfitime vetanake!!”Visar Demolli

REAGIM NDAJ PRONARËVE TË SALLAVE TË DASMAVE QË PO I LEJOJNË TË MBAHEN TUBIMET ELEKTORALE NË SALLAT E TYRE!!

Visar…

Posted by OHT – Oda e Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës on E enjte, 4 Shkurt 2021

 

Kurti dhe Osmani në Ferizaj: Zgjedhjet e 14 shkurtit janë referendum

0

Kandidati për kryeministër në Lëvizjen Vetëvendosje, Albin Kurti, bashkë me Vjosa Osmanin, ushtruesen e detyrës së presidentes, këtë të enjte kanë pasë një tubim me qytetarë në Ferizaj.

Kurti u ka bërë thirrje ferizajasve që të dalin të votojnë sa më shumë persona në këto zgjedhjet e 14 shkurtit.

“Unë ju falënderoj për mikpritjen. Kështu bashkë do të shkojmë drejtë zgjedhjeve të 14 shkurtit që nuk janë të zakonshme, pasi janë zgjedhje të referendumit. Kur shumica popullore bëhet shumicë parlamentare dhe zgjedh 61 deputetë”.

“Ju lutem të keni kujdes dhe ju ftoj që të dilni masivisht në zgjedhjet e 14 shkurtit për të votuar”, ka thënë Kurti.

Po ashtu, edhe Osmani i ka falënderuar qytetarët që kanë dalë t’i presin në Ferizaj.

Rruga për Brezovicë plot me gropa, qytetarët ankohen se po iu dëmtohen veturat

0

Reshje të mëdha të borës që kanë rënë në Kosovë dhe vërshimet kanë bërë që rruga e cila të dërgon në Brezovicë të jetë vështirë e kalueshme, shkruan IndeksOnline.

Madje qytetarët po raportojnë se po iu dëmtohen veturat gjatë përshkimit të kësaj rruge.

Në disa fotografi që kanë dërguar lexuesit shihet rruga e shkatërruar me gropa të mëdha.

Valbon Krasniqi zgjidhet drejtor i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar

0

Valbon Krasniqi është përzgjedhur drejtor i përgjithshëm i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës.

Krasniqi është zyrtarizuar sot në këtë pozitë nga Komisioni vlerësues i kryesuar nga kryetari i Bordit Drejtues të këtij institucioni, Dr. Xhevat Jakupi.

“Komisioni vlerësues për përzgjedhjen e drejtorit të përgjithshëm të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (ShSKUK), bazuar në Ligjin 06/L-114 për Zyrtarët Publikë dhe legjislacionin tjetër në fuqi, ka shpallur rezultatet e konkursit për pozitën e drejtorit të përgjithshëm të ShSKUK-së. Procesi ka qenë transparentë dhe në të kanë marrë pjesë përfaqësuesi nga shoqëria civile, Shoqata për të drejtat e pacientëve, përfaqësuesi i Federatës Sindikale të Shëndetësisë”, thuhet në njoftim.

Krasniqi është zgjedhur në këtë detyrë me 91.2 pikë nga testi dhe intervista.Kandidati tjetër Dr. Basri Lenjani është renditur i dyti me 75.6 pikë.

Në këtë garë kanë qenë edhe Gani Halilaj i cili nuk ka marr pjesë në test dhe intervistë, ndërsa nga konkursi janë tërhequr kandidatët Saudin Maliqi dhe Driton Ukmata. /Gazeta Shneta/

Kadri Veseli e telefonoi Enver Hoxhajn mbrëmë gjatë tubimit në Drenicë

0

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Enver Hoxhaj mbrëmë ka pranuar një telefonatë nga Kadri Veseli.

Në një video të publikuar nga tubimi madhështor që ka mbajtur PDK-ja mbrëmë në Skënderaj, Hoxhaj me të marrë fjalën tregon që sapo ka biseduar me Veselin, i cili e ka pyetur ku je. Hoxhaj nga Drenica thotë qe dhembjen e përjetuar më 5 nëntor, PDK-ja e ka shndërruar në forcë dhe vullnet të ri.

Me të dëgjuar këto fjalë, të pranishmit në sallë ngriten në këmbë duke brohoritur dhe duartrokitur.

“Më thirri kryetari i partisë Kadri Veseli dhe më pyeti tha ku je, i thash natyrisht në Drenicë, ku tjetër. Kjo telefonatë të cilën unë e mora tregon se sa më dhembje dhe sa me krenari ne si PDK hyjmë në këto zgjedhje. Kjo tregon se si ne kemi arritur që dhembjen, mllefin, që e kemi përjetuar me 5 nëntor sot këtu në Skenderaj, po më herët isha në Mitrovicë, në Vushtrri dhe kudo në Kosovë e kemi shndërruar në vullnet të ri, e kemi shndërruar në forcë të re dhe PDK po fiton fuqishëm me 14 shkurt.”, thotë ai.

“Dorëzohet” Koreja Veriore, i kërkon botës vaksina kundër Covid-19

0

Koreja Veriore ka kërkuar që të furnizohet me vaksina kundër Covid-19 dhe pritet të marrë rreth dy milionë doza, sipas aleancës së vaksinave “Gavi”, që është pjesë e programit Covax, ndonëse ky shtet ka këmbëngulur se nuk ka asnjë rast të regjistruar.

Ky është konfirmimi i parë zyrtar që Veriu ka kërkuar ndihmë ndërkombëtare. Infrastruktura mjekësore e vendit komunist shihet si shumë e papërshtatshme për t’u përballur me ndonjë përhapje të madhe të pandemisë, shkruan The Guardian.

Sipas raportit të përkohshëm të shpërndarjes, Covax do të dërgojë 1.99 milion doza të vaksinës në Korenë Veriore. Një zëdhënës i aleancës “Gavi” tha: “Të gjitha shtetet që marrin vaksina kanë dorëzuar kërkesa për pranimin e tyre.”

Ai shtoi se dërgesat e cituara në raport i pasqyrojnë vlerësimet e fundit për furnizim dhe i marrin parasysh gatishmërinë dhe miratimet e rregullatorëve të shteteve. Sipas raportit, Koreja Veriore do të marrë doza të vaksinës së AstraZenecas dhe Oksfordit, të prodhuara nga Instituti Serum në Indi.

Pjongiangu i mbylli kufijtë në fund të janarit të vitit të kaluar në përpjekje që ta parandalojë hyrjen e virusit të ri në vend.

Komisionerët e Vetëvendosjes do ta numërojnë secilën votë për Kurtin!

0

Këshilltari i Albin Kurtit në kohën sa ky ishte kryeministër i vendit, Arianit Beqiri, përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se të gjithë komisionerët e Lëvizjes Vetëvendosje do të numërojnë secilën votë të numrit 1, e që i bie votë drejtuar për Kurtin, të cilin u është ndaluar pjesëmarrja në listat e votimit si kandidatë për deputetë në Parlamentin e Kosovës.

Ai ka thënë se në fund të ditës kur do të mbahen zgjedhjet më 14 shkurt, do të kuptohet që numri 1 i listës 127, është numri më i votuar.

“Të gjithë komisionerët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! do ta numërojnë secilën votë të numrit 1.

Në fund të mbrëmjes do të kuptohet që numri 1 i listës 127, është numri më i votuar.

Kjo votë është politike. Duhet t’i tregojmë KQZ-së e të tjerëve se Albin Kurtin nuk na e heqin nga zemra e mendja”, ka shkruar Beqiri.

Të gjithë komisionerët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! do ta numërojnë secilën votë të numrit 1.

Në fund të mbrëmjes do të…

Posted by Arianit Beqiri on E enjte, 4 Shkurt 2021

 

Një muaj arrest shtëpiak ndaj policit që ushtroi dhunë gjatë kryerjes së detyrës zyrtare

0
Foto: Ilustrim

Gjykata Themelore e Prishtinës ka caktuar një muaj arrest shtëpiak ndaj policit me inicialet A.H.

Ai dyshohet se ka kryer veprën penale “Keqtrajtim gjatë kryerjes së detyrës apo autorizimeve publike”.

Gjykata e ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë për caktimin e paraburgimit, duke konsideruar se masa e arrestit shtëpiak për zhvillimin e pa penguar të hetimeve.

“Gjykata ka vlerësuar se masa e arrsetit shtëpiak është masë adekuate për zhvillimin e papenguar në këtë çështje penale, pasi që ekzistojnë rrethanat që tregojnë rrezikun se po të gjendet i pandehuri A.H. i lirë mund ti asgjësojë, fsheh, ndryshoj apo falsifikoj provat e veprës penale duke ndikuar në dëshmitarët, pasi që në këtë vepër penale janë të përfshirë edhe zyrtarë tjerë policor dhe kjo tregon rrezik se i pandehuri mund të pengojë rrjedhën e procedurës penale”.

“I pandehuri A.H. dyshohet se në cilësinë e personit zyrtar – zyrtar policor ka keqpërdorur detyrën e tij zyrtare apo autoritetin. Palët kanë të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës”.

Hoti: Në Shtëpinë e Bardhë s’kemi gjetur as harta e as thika

0

Kandidati nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës Avdullah Hoti, pas Klinës fushatën e ka vazhduar edhe në Istog.

Hoti tha se gjashtë muajt e qeverisjes sa ai ka udhëhequr me qeverinë ishin ndoshta më të vështirat në 20 vjetët e fundit në Kosovë.

“Kemi pasur gjashtë muajt e qeverisjes jo të lehta ndoshta më të vështirat në 20 vjetët e fundit. Veç në vitet e 90-ta LDK-ja e ka pasur më të vështirë për të organizuar vendin dhe për të mbajtur institucionet. Edhe unë besoj që në këta gjashtë muajt të njëjtat sfida i kemi pasur edhe në menaxhimin e situatës me pandeminë por edhe me problemet socio-ekonomike që na i solli pandemia”.

Ai theksoi se problemet e shtetësisë ishin fundamentale që i sollën qeveritë e kaluara.

Kandidati i LDK-së për të parin e Qeverisë shtoi se në Shtëpinë e Bardhë ku edhe u nënshkrua “Marrëveshja 4 shtatorit” në Washington mes Kosovës dhe Serbisë, nuk kishin gjetur as harta, as thika dhe asnjë gjë tjetër.

Kësaj iu referua një deklarate të bërë më parë nga kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti.

“Por, mbi të gjitha nga problemet fundamentale të shtetësisë që na i sollën qeveritë e kaluara. Dhe është dashur të bëjmë shumë punë për të kthyer kursin aty ku duhet. E kemi gjetur Kosovën të izoluar politikisht dhe ekonomikisht nga miku më i madh që ka Kosova, Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Edhe pas disa jave ne kemi marrë ftesë për të shkuar në Shtëpinë e Bardhë. Edhe kur kemi shkuar s’kemi gjetur as harta, as thika as një gjë”.

“Kemi gjetur një marrëveshje për ta negociuar dhe për ta nënshkruar, e cila forcon shtetin e Kosovës në arenën ndërkombëtare. Ajo ka rezultuar me një njohje mjaft të rëndësishme pas tre vjetësh”.

Avdullah Hoti, paraprakisht në Klinë ka deklaruar se ky vit duhet të përmbyllet me liberalizimin e vizave.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort