Home Blog Page 5231

Në laboratorin e QKMF-së në Prizren filloi realizimi i analizave Tripl test pa pagesë

0

Drejtori i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prizren, Xhevat Elezkurtaj, ka njoftuar se të enjten në laboratorin e këtij institucioni të Kujdesit Parësor Shëndetësor, filloi të realizohet një ndër analizat më të rëndësishme për shtatzëna – Triple test!

“Kjo analizë kryhet me qëllim të vlerësimit të propabilitetit për anomali kromozomale të fetusit. Ky test shërben për depistimin e Sindromës Doën, Spina Bifida dhe Trizomisë 18. Testi bëhet nëpërmjet gjakut të nënës prej javës 14-20 të shtatzënisë .Rezultatet e testit jepen brenda ditës.

Një ndër analizat më të shtrenjta në laboratorët privat për herë të parë në një institucion publik shëndetësor në vend, bëhet pa pagesë”, ka njoftuar drejtori i QKMF-së, Xhevat Elezkurtaj.

Sonte arrijnë votat e para të dërguara me postë nga diaspora

0

Të enjten në mbrëmje pritet të arrijnë në Kosovë votat e para të dërguara nga diaspora, përmes postës së shpejtë.

Siç ka mësuar KOHA, automjeti i postës së shpejtë, që po i bartë fletëvotimet drejt Kosovës, aktualisht është në Maqedoninë e Veriut.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve deri tash s’ka informacione sa vota të dërguara me postë kanë arritur, që nga hapja e afatit më 2 shkurt. Afati i dërgimit të votave me postë përfundon më 12 shkurt, dy ditë para mbajtjes së zgjedhjeve në Kosovë.

KQZ-ja ka aprovuar 102 mijë aplikacione të tilla.

Kurti flet për shëndetësinë si prioritet i qeverisjes së tij

0

Lideri i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurti sektorin e shëndetësisë e ka cilësuar si prioritet për qeverisjen që do ta udhëheq ai.

Kurti, në Kaçanik, ka përmendur sigurimet shëndetësore.

“Duhet me u filli me u përgatit për sigurimet shëndetësore. Sigurimet shëndetësore duhet me u parapri prej sistemit informativ shëndetësor, licencimin e profesionistëve shëndetësor dhe udhërrëfyesve klinik.

“Jo me shku të gjithë te mjeku për herë të parë, por duhet me ekzistu arkiva dhe dosja e pacientit”, u shpreh ai. /Indeksonline/

Hoti: Për 6 muaj e kaluam krizën e pandemisë

0

Kryeministri Avdullah Hoti, në një takim me elektoratin në Deçan dhe Junik, ka thënë të enjten se me 700 milionë euro investime publike dhe me përkrahjen e remitencave nga diaspora, Kosova e ka kaluar krizën ekonomike të shkaktuar nga pandemia.

Hoti thotë se me përkrahjen e diasporës e kemi kaluar për 6 muaj.

“E falënderoj diasporën tonë të cilat me remitencat e tyre, më të mëdhatë që mbahen mend, gjatë vitit 2020 na ndihmua që së bashku me 700 milionë euro investime direkte në ekonomi ta tejkalojmë me sukses krizën e shkaktuar nga pandemia. Përderisa vendeve të rajonit ju nevojiten 3-4 vite për ta tejkaluar krizën e pandemisë, ne me përkrahjen e diasporës e kemi kaluar për 6 muaj”, ka thënë kandidati i LDK-së për kryeministër.

Hoti tha se vetëm nga Marrëveshja e Uashingtonit, Kosova fiton 1 miliardë dollar investime direkte, ndërsa do të aktivizohen edhe 5 miliardë të tjerë në katër vitet e ardhshme.

“Me Komisionin Evropian kemi të kontraktuara 700 milionë euro investime. Ne e kemi të qartë se çfarë duhet të bëjmë në shëndetësi pas gjithë atyre reformave të kemi nisur”, shtoi Hoti.

Zyrtari i PDK-së krahason Kurtin me Leninin

0

Partia Demokratike e Kosovës ka krahasuar fushatën e kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, me ato të ish-liderit komunist rus, Lenin.

Në një postim në Facebook, zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyçi, e ka cilësuar si kthim të komunizmit mënyrën e fushatës së VV-së për zgjedhjet e 14 shkurtit.

“Albin Kurti po mundohet të imitojë marshin e Leninit nëpër komuna, me demek populli është mbrapa tij. Njëjtë veproi Lëvizja Vetëvendosje në hapjen e fushatës duke i vendosur mindilat kuq në stilin e Titos, një paralajmërim se socializmi/komunizmi është duke u kthyer. Siç duket në këto zgjedhje do të ketë një betejë zgjedhore në mes të Demokracisë (liberale) dhe Social Demokracisë (socializmit/komunizmit)”, ka shkruar ai. “Populli i Kosovës e ka pasur fatin (e keq) të jetoj në të dyja sistemet. Por vetëm njëri ofron progres e mirëqenie, e këtu qytetarët duhet të zgjedhin, a dëshirojnë REPUBLIKË apo një babë!”

Të hënën ka nisur fushata elektorale në vend. Asnjë nga partitë nuk po i respekton masat e distancës siç kërkohet për luftimin e koronavirusit. Shumica e tyre kanë mbajtur tubime në hapësira të mbyllura.

Ambasada britanike reagon ndaj tubimeve elektorale ku nuk po respektohen masat kundër koronavirusit

0

Ambasada Britanike në Kosovë ka reaguar ndaj tubimeve të partive politike në fushatën për zgjedhjet parlamentare, pa respektuar masat kundër koronavirusit.

Në reagimin e saj, Ambasada ka kërkuar nga subjektet politike dhe mbështetësit e tyre që të mbajnë tubime duke respektuar masat anti-COVID.

“Këto zgjedhje janë të rëndësishme por disa pamje që kemi parë së fundmi me tubime të mëdha pa distancë sociale janë shqetësuese. Kërkojmë nga të gjitha partitë dhe mbështetësit e tyre të respektojnë masat kundër COVID-19 tani që fushata ka nisur zyrtarisht”, thuhet ndër të tjera në reagim.

Sipas Ambasadës, pandemia nuk ka përfunduar dhe nuk duan të shohin gjendjen në të cilën ndodhen qytetarët britanikë, edhe tek qytetarët e Kosovës.

Ministrja Haradinaj-Stublla falënderon gratë e Krushës për kurajën dhe punën e tyre

0

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla vizitoi sot në Krushë, Fahrije Hotin dhe ndërmarrjen bujqësore “Krusha” që kjo fundit e udhëheq.

Ministrja Haradinaj-Stublla shprehu vlerësimin e lartë për kurajon e znj. Hoti që përtej tragjedisë së luftës, kurrë nuk u dorëzua.

“Historia e saj, është historia e një gruaje qëndrestare që mbi dhimbjen rindërtoi të ardhmen e saj dhe të qindra grave tjera të këtij fshati, burrat dhe ëndrrat e të cilave u vranë mizorisht nga forcat gjenocidale të Milosheviqit. Kurajo e saj për t’ju mbijetuar plagëve të luftës është shembull i forcës së grave, e popullit të Kosovës, për të ndërtuar jetë edhe pas tragjedisë.”, u shpreh ajo.

Më tej Krye-diplomatja e Kosovës vizitoi kooperativën bujqësore “Krusha” ku edhe vlerësoi punën e znj. Hoti dhe grave të Krushës që i kthyen plagët e luftës në forcë, për të ardhmen e familjeve të tyre, fëmijëve të tyre.

Ministrja Haradinaj-Stublla gjithashtu u ndal edhe në për kauzën për drejtësi për personat e zhdukur që shkon përkrah dhimbjes për të rënët në luftë duke u shprehur: “Kjo e vërtetë e dhimbshme, ecën përkrah dhimbjes së personave të zhdukur gjatë luftës, dy kauza të cilat ende mbeten pa drejtësi finale, por për të cilën po luftojmë çdo ditë ta vëmë në vend.”

Historia e Fahrije Hoti është përjetësuar në filmin “Zgjoi”/ “Hive” i regjisores Blerta Basholli, i cili arriti suksesshëm të promovojë Kosovën në botë, duke fituar edhe tri çmime kryesore në Sundance Film Festival.

Hoti: Mbrëmja e 14 shkurtit na gjen duke festuar fitoren e thellë të LDK-së

0

Kandidati për kryeministër nga LDK-ja, Avdullah Hoti, është shprehur sërish i bindur për fitore të thellë në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Ai madje ka premtuar se viti 2021 do t’i mbyllë dy ndër problemet më të mëdha të Kosovës – liberalizimin e vizave dhe arritjen e marrëveshjes përfundimtare me Serbinë.

“Kosova gjithmonë mbetet proeuropiane, demokratike dhe civilizuese. Unë e kam marrë përgjegjësinë e qeverisjes në momentin më të vështirë dhe më pyetni mua se si e kam mbajtur atë koalicion. Në disa takime në Bruksel iu kam kërkuar falje për sjelljet e qeverive paraprake dhe momentet e humbura për liberalizimin e vizave. Por, tash jemi në rrugë të mbarë dhe e mbyllim vitin 2021 me viza dhe me marrëveshje me Serbinë, si dhe ecim përpara me njohje të reja”.

“Vendimet e qeverisë merren vetëm në zyre të qeverisë pa u ndikuar nga asnjë njeri i gjallë. Për mirë apo për keq, aty merret përgjegjësia”.

Hoti ka thënë se qeverinë e gjeti me shumë të meta, por se arriti që ta bëjë “vendin që ka menaxhuar më së miri”.

“Ne nuk jemi njerëz të paprovuar në qeveri dhe s’jemi që i ftojmë qytetarët për në provuar neve. Po ashtu, s’ju bëjmë as parrulla dhe e dinë se kush jemi ne. Ne nuk s’e lejojmë asnjëherë që orientimi ynë properëndimor të lëkundet dhe të ndryshojë kurs. Kemi ndërmarrë veprime që për mua s’kanë qenë të lehta dhe as populiste. Por ato veprime në javët e para e kanë ndërruar kursin e ngjarjeve. Na kanë çuar aty ku e kemi vendin – në kryeqendrat europiane dhe SHBA. Në fund sollëm vendimin për ta dërguar ushtrinë në SHBA, një njohje të rëndësishme pas tri vjet bllokim në fushën e diplomacisë”.

Hoti ka thënë se mbrëmja e 14 shkurtit do t’i gjejë duke festuar “fitoren e thellë të LDK-së”. Por, për tubimet e tilla, ai i kërkoi falje ministrin në detyrë të Shëndetësisë, Armend Zemaj.

“Shpresoj që ministri ka me na kuptuar, sepse është e pamundur me i ndalë aktivistët dhe strukturat tona që me qenë bashkë në këto takime dhe me komunikuar drejt e në sy me njerëzit tonë”.

Hoti ka shtuar se këto zgjedhje dallojnë meqë herëve të kaluara “LDK-ja ka qenë alternativa më e mirë, ndërsa sivjet është e vetmja”.

Hoxhaj: Gjysmën e popullatës do ta vaksinojmë kundër COVID-19

0

Duke mos respektuar asnjë masë mbrojtëse kundër COVID-19, ka filluar tubimi elektoral i PDK-së, në Gjakovë. Shumë persona janë mbledhur në një hapësirë të mbyllur, e që shumë nga ta nuk kanë as maskën mbrojtëse dhe nuk po respektojnë distancën. Kandidati për kryeministër kësaj partie, Enver Hoxhaj i cili erdhi me më shumë se gjysmë ore vonesë është pritur me duartrokitje nga simpatizantët e tij, derisa as vet nuk ka pasur maskë.

Hoxhaj, ka bërë edhe fushatë për zgjedhjet lokale derisa ka prezantuar programin e partisë nëse do të jenë në krye të Qeverisë nga zgjedhjet e 14 nëntorit.

Hoxhaj ka thënë se nëse PDK-ja do të qeveriste me Gjakovën, do të ishte ndryshe. Ai ka premtuar se gjysmën e popullatës do e vaksinojnë kundër COVID-19, derisa Hoxhaj nuk u përkujdes as ta vendoste maskën dhe të mbante distancën.

Kandidati për deputet nga kjo parti dhe kryetar i degës në Gjakovë, Hajdar Beqa, ka përmendur ish-kryetarët e kësaj partie, Hashim Thaçin e Kadri Veselin.

Ai ka prezantuar kandidatët për deputetë që janë nga kjo parti nga komuna e Gjakovës.

Beqa tha se dy kryeministrat që shkuan nuk do të kthehen më dhe se atyre u deshën me muaj për të arritur negociatat e tyre. Beqa ka thënë se nuk ka ndodhur asgjë e mirë në Kosovë pa PDK-në.

Hoxhaj ka ftuar edhe një herë Albin Kurtin në debat, derisa ka thënë se rival e sheh vetëm atë, por që do të fitojë.

Komuna e Prizrenit dhe ” Help Kosovo”, nënshkruajnë marrëveshje për 30 biznese të grave në fushën e Efiçiencës së Energjisë

0

Kryetari i komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, përmes një postimi në facebook, ka noftuar se bashkë me znj. Shqipe Breznica, nga organizata gjermane “Help Kosovo” në Kosovë, sot ka nënshkruar edhe një marrëveshje bashkëpunimi, përmes së cilës 30 biznese të udhëhequra nga gratë në Prizren që operojnë në fushën e Efiçiencës së Energjisë, do të përfitojnë subvencione nga ne, me qëllim të përforcimit të biznesit të tyre.

“Në kuadër të projektit të paktën 30 biznese do të mbështeten për të filluar ose zhvilluar bizneset e tyre ku do të perfitojnë:

– Donacion për pajisje me vlerë mesatare prej 2,649.00 Euro

– Organizimi i biznesit dhe trajnimet profesionale sipas nevojave të klientit, si dhe do të bëhet

– Monitorimi i bizneseve të mbështetura.

Përveç fuqizimit të grave të qytetit tonë, po ashtu ky projekt do të ketë ndikime pozitive edhe në zvogëlimin e kërkesës për energji elektrike, rritjen e konkurrencës së tregut të shërbimeve energjetike të Kosovës, duke e nxitur rritjen e vetëdijes së pronarëve të shtëpive private dhe banesave, ku do të zbatohen masat e efiçiencës energjetike.”, ka shkruar Haskuka.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort