Home Blog Page 5230

Ramush Haradinaj: Nëse bëhem president nuk kthehem në AAK

0

Kandidati për deputet i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka paralajmëruar largim nga skena politike nëse arrin të zgjidhet president i Kosovës.

Haradinaj në Rubikon tha se nuk mendon të udhëheqë më ndonjë parti politike.

“Unë besoj që AAK do të kryejë funksionet e veta, unë nëse jam pa punë e nëse ma kërkon dikush një këshillë politike mund ta jap, por nuk mendoj më me udhëheq me menaxhu apo me mbajt post politik ashtu në parti politike, pas këtij mandati”, tha më tej ai.

Haradinaj ka shpallur kandidaturën për president të Kosovës javë më parë.

Policia ia thyen tre brinjë një qytetari duke e rrahur sepse hyri në të kuqen

0
Foto: Ilustrim

Një qytetar në Gjakovë ka përfunduar në spital për shkak se ndaj tij është përdorur dhunë nga policia. Arsyetimi për këtë rrahje ishte se ai nuk u bindë ndaj urdhrit për t’u ndalur, pasi që nuk kishte respektuar rregullat e komunikacionit, raporton Sinjali.

Policia ka thënë se për trajtim në spital me qytetarin ka shkuar edhe një zyrtar policor, i cili, sipas tyre, kishte pësuar lëndime gjatë arrestimit të qytetarit.

Por, sipas policisë, qytetari nuk kishte lëndime serioze. Madje, në përgjigjen e tyre thuhet se ai ka pasur vetëm “gërvishtje në fytyrë” nga “dhuna e butë” që zyrtarët policorë u detyruan ta përdornin, shkruan Gazeta Sinjali.

“Qytetari i sjellë në shoqërim të policisë, i cili ishte arrestuar për shkak të mosrespektimit të urdhrave të policisë, ka pësuar lëndime të rënda trupore, më saktësisht deri më tani janë konfirmuar tri brinjë të thyera”, thanë qytetarët në kushte anonimiteti.

Se ekziston dyshimi që ka elemente të veprës penale në këtë rast, provohet me përgjigjen e Inspektoratit Policor të Kosovës.

“Mund të konfirmoj që hetuesit tanë janë të informuar për rastin dhe janë në vendin e ngjarjes dhe janë duke marrë veprime hetimore, konform autorizimeve ligjore të Inspektoratit Policor. Hetuesit janë ende atje, në Gjakovë”, thuhet në përgjigjen e IPK-së.

Ndërkaq nga Prokuroria Themelore në Gjakovë thanë se informacione për këtë rast mund të ndajnë me mediat vetëm nesër në mëngjes.

Zafir Berisha: Zhurjanët në mbrojtje të vlerave kombëtare!

0

Kandidati për deputet nga rradhët e Nisma Socialdamokrate në vazhdën e tubimeve elektorale ka takuar banorët nga fshati i Zhurit.

“Kosova më shumë se asnjëher më parë ka nevoj për nismëtarët në Kuvendin e Kosovēs dhe mbështetja e zhurjanëve është shumë e rëndësishme në betejën politike të 14 shkurtit”, ka shkruar Berisha.

Postimi i plotë:

Zhurjanët në mbështetje të kauzës #MeÇlirimtarët në mbrojtje të vlerave kombëtare!

Kosova më shumë se asnjëher më parë ka nevoj për nismëtarët në Kuvendin e Kosovēs dhe mbështetja e zhurjanëve është shumë e rëndësishme në betejën politike të 14 shkurtit!

Zhurjanët në mbështetje të kauzës #MeÇlirimtarët në mbrojtje të vlerave kombëtare!
Kosova më shumë se asnjëher më parë…

Posted by Zafir Berisha on E enjte, 4 Shkurt 2021

 

Kurti: Shumicën e vendimeve të Qeverisë Hoti do t’i hedhim poshtë

0

Kandidati për kryeministër i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka thënë se do t’i rishikojë vendimet e Qeverisë Hoti dhe se shumicën e tyre do t’i hedhë poshtë, në rast se merr qeverisjen.

“Ndër vendimet e para që do të bëjmë, për të mos thënë i pari, do të jetë që nga kjo qeveri që prej fillimit ishte jolegjitime e që pastaj edhe Kushtetuesja tha se ishte jolegale dhe jokushtetuese, do ta bëjmë një rishikim të të gjitha atyre vendimeve dhe natyrisht që shumicën dërrmuese të tyre do kthejmë prapë dhe do t’i hedhim poshtë”, tha Kurti në RTV Dukagjini.

Kurti ka thënë se do të vendosë kulturë të qeverisjes së llogaridhënies.

Po ashtu, ai ka thënë se dy gjëra i ka në prioritet.

“Drejtësia dhe punësimi. S’po themi drejtësi në gjykata, por në institucione, drejtësi sociale. Punësim me kushte të dinjitetshme, pa rrezik dhe diskriminim. Gjysma e rinisë janë të papunë dhe shumica e të punësuarve s’janë në profesion të tyre. Do ta lidhim arsimin profesional me tregun e punës për zvogëlimin e hendekut”.

Kurti: Kurrfarë njësie speciale nuk më ka përcjellë mua në Skenderaj

0

Ish-kryeministri i Kosovës nga Vetëvendosje, njëherit kandidat për të parin e qeverisë, Albin Kurti, ka thënë se njësia speciale nuk ishte në përcjellje të tij, në ditën kur në Skenderaj nuk u mirëprit nga disa qytetarë.

Ai tha se në Drenicë ishte vetëm me një veturë të policisë, ndërsa sipas tij i ka kuptuar qytetarët që e gjuajtën me gjësende.

“Kurrfarë njësie speciale nuk më kanë përcjellur mua, unë kam shkuar me një veturë të policisë, siç kam shkuar gjithmonë. Me atë veturë sot isha edhe në Ferizaj, unë po kthehem direkt këtu nga atje. Kishim paralajmëruar një takim me qytetar atje (në Skenderaj), ai ishte i mbushur përplotë dhe sa më përket mua, gjatë tubimit atje, ishte thjeshtë – ishte lokali i vogël për numrin e madh që merrnin pjesë, kam dëgjuar zhurmë përjashta, më kanë gjuajtur me gjësende, por ju e dini që unë e kuptoj, ndonëse nuk e mirëkuptoj sikletin e kundërshtarëve dhe të atyre që fatkeqësisht ju shërbejnë atyre”, ka thënë Albin Kurti në Debat Pernime.

Albin Kurti së bashku me ekipin e tij, Glauk Konjufca, Arben Vitia, Hekuran Murati, Albulena Haxhiu, Arbërie Nagavci, Fitore Pacolli, Jeta Statovci, Mimoza Kusari, Rozeta Hajdari nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Lista ‘Vjosa’, sonte janë të ftuar në #DebatPernime.

Cila është oferta e Lëvizjes Vetëvendosje dhe Listës së Vjosa Osmanit në zgjedhjet e 14 shkurtit?

Cilat janë planet e Albin Kurtit dhe ekipit që ai i udhëheq për luftimin e korrupsionit?

A do të jetë kryeministër ai pas zgjedhjeve të 14 shkurtit?

Siç dihet, Kurti nuk është certifikuar në listën e Vetëvendosjes nga ana e KQZ-së, pas vendimit të Gjykatës Supreme të Kosovës ai mbeti përfundimisht jashtë listës së votuesve.

Mirëpo, Lëvizja Vetëvendosje nuk ka dorëzuar KQZ-së, listë të re edhe pas vendimit të Supremes, duke e lënë kështu listën e njëjtë.

 

Gashi: PDK, modeli më i mirë se si trajtohen të rinjtë

0

Kandidati për deputet të Kuvendit nga Partia Demokratike e Kosovës, Kujtim Gashi ka takuar sot një grup të të rinjve.

Gashi është shprehur se Partia Demokratike e Kosovës, është modeli më i mirë se si i trajton të rinjtë, gjithmonë duke iu dhënë pozita drejtuese, si në qeverisjen lokale, ashtu edhe në institucionet qendrore.

“Te ne në PDK, të rinjtë janë pjesë e vendimmarrjes, dhe kjo u konstatua edhe nga bashkëbisedimi që kisha sonte me ta. #Rimëkëmbja dhe #HoxhajKryeministër, kanë pako 15 milionëshe për mbështetjen e të rinjve, për nismat dhe projektet e tyre🤟 #PDK134✔️ #EnverHoxhaj1✔️ #kujtimgashi22✔️”, ka shkruar ai.

Partia Demokratike e Kosovës, është modeli më i mirë se si i trajton të rinjtë, gjithmonë duke iu dhënë pozita…

Posted by Kujtim Gashi on E enjte, 4 Shkurt 2021

 

Vrenezi me gratë dhe vajzat e Mazrrekut të Hasit: Fjalët e tyre u shndërruan në motiv e kërkesat e tyre në udhërrëfim

0

Kandidatja për deputete nga radhët e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Jetmire Vrenezi me numrin 66, gjatë ditës së sotme është pritur me entuziazëm nga dhjetëra gra dhe vajza të fshatit Mazrrek të rajonit të Hasit.

Me këtë rast, Vrenezi ka bashkëbiseduar me të rejat e këtij fshati, duke i ndëgjuar problemet grave në veçanti, e fshatit Mazrek në përgjithësi.

Gjatë bisedimit me të rejat e fshatit, kandidatja Vrenezi deklaroi se fjalët e grave dhe vajzave u shndërruan në motiv e kërkesat e tyre në udhërrëfim.

Po ashtu, kandidatja Vrenezi u shpreh se mikpritja me zemër në fshatin Mazzrek, është konfirmim i guximit për ndryshim dhe i vullnetit të madh për punë të mira.

#KREJTdheDREJT
#Vetëvendosje #127 ✅
#JetmireVrenezi #66 ✅
Nga qyteti në fshat, nga fshati në lagje, nga lagjja në çdo shtëpi e tek çdo grua ashtu siq e kemi programin zhvillimor për të gjitha gratë e vajzat.

Posted by Jetmire Vrenezi on E enjte, 4 Shkurt 2021

 

Albin Kurti prezanton sonte kabinetin qeveritar, live në facebook mund ta ndiqni edhe në TV Prizreni

0

Albin Kurti, kandidat për kryeministër, së bashku me ekipin e tij nga Lëvizja Vetëvendosje, sonte është i ftuar në #DebatPernime tek gazetarja e mirënjohur, Jeta Xharra.

Emisioni transmetohet live në RTV Dukagjini si dhe në facebok të Televizionit të Prizrenit nga ora 20:20.

Prezencën e Kurtit në debatin e sotëm me ekipën e tij e ka proklamuar platforma Kallxo.com e cila udhëheqet pikërisht nga Jeta Xharra.

Haziri: LDK do ta pëlcasë ‘balonin’ e sondazheve më 14 shkurt

0

Kryetari i Degës së LDK-së në Gjilan, njëherësh nënkryetar në nivel qendror, Lutfi Haziri, ka thënë se më 14 shkurt do të dëshmohet se “sa e madhe është partia shtetformuese”.

Haziri në një takim me strukturat e kësaj partie në Gjilan ka thënë se po bëhet një punë e madhe në terren për të siguruar fitoren më 14 shkurt, njofton Klan Kosova.

“Faleminderit strukturave të LDK-së, kryesisë, kryetarëve të nëndegëve, Forumit të Gruas e Forumit të Rinisë, për mbështetjen e vazhdueshme. Pesë kandidatët tanë nga Gjilani, por edhe e tërë lista e LDK-së për deputetë, janë bindshëm më të mirët, janë njerëz me integritet të lartë njerëzor e profesional. Bashkë, më 14 shkurt do ta pëlcasim ‘balonin’ e sondazheve”, ka thënë ai.

Në laboratorin e QKMF-së në Prizren filloi realizimi i analizave Tripl test pa pagesë

0

Drejtori i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prizren, Xhevat Elezkurtaj, ka njoftuar se të enjten në laboratorin e këtij institucioni të Kujdesit Parësor Shëndetësor, filloi të realizohet një ndër analizat më të rëndësishme për shtatzëna – Triple test!

“Kjo analizë kryhet me qëllim të vlerësimit të propabilitetit për anomali kromozomale të fetusit. Ky test shërben për depistimin e Sindromës Doën, Spina Bifida dhe Trizomisë 18. Testi bëhet nëpërmjet gjakut të nënës prej javës 14-20 të shtatzënisë .Rezultatet e testit jepen brenda ditës.

Një ndër analizat më të shtrenjta në laboratorët privat për herë të parë në një institucion publik shëndetësor në vend, bëhet pa pagesë”, ka njoftuar drejtori i QKMF-së, Xhevat Elezkurtaj.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort