Home Blog Page 5229

Suedia e Danimarka krijojnë ‘pasaporta’ imunizimi ndaj Covid-19

0

Suedia do të zhvillojë një certifikatë elektronike të vaksinimit kundër COVID-19 për udhëtime dhe përdorime të tjera, njoftoi sot qeveria suedeze, pas një vendimi të ngjashëm nga Danimarka.

Të dy mbretëritë nordike kanë treguar se këto çertifikata do të synojnë udhëtimet jashtë vendit, por që mund të përdoren potencialisht për të hyrë në ngjarje sportive ose kulturore apo edhe në restorante, raporton Dpa, përcjell Albinfo.ch.

“Me një certifikatë dixhitale të vaksinimit do të jetë e shpejtë dhe e lehtë të vërtetosh një vaksinim të plotë”, argumentoi ministri suedez për Dixhitalizimin, Anders Ygeman.

Qeveria suedeze synon ta nisë këtë projekt në qershor.

Danimarka, e cila e njoftoi dje programin e saj të “pasaportës korona”, ka në plan të publikojë së pari një regjistër në internet, për të kontrolluar statusin e imunizimit të një personi.

Pas krijimit të këtij regjistri, i planifikuar për në fund të shkurtit, një zgjidhje teknike më e përparuar pritet të vendoset brenda tre deri në katër muaj, sipas qeverisë.

Danimarka do të marrë vendimin e saj përfundimtar mbi përdorimet e sakta të pasaportës pas studimeve të reja në lidhje me infektimin e personave të vaksinuar.

Policia rrah keq një qytetar pse hyri në të kuqen, përfundon në spital me tre brinjë të thyera

0

Një qytetar në Gjakovë ka përfunduar në spital për shkak se ndaj tij është përdorur dhunë nga policia. Arsyetimi për këtë rrahje ishte se ai nuk u bindë ndaj urdhrit për t’u ndalur, pasi që nuk kishte respektuar rregullat e komunikacionit.

Policia ka thënë se për trajtim në spital me qytetarin ka shkuar edhe një zyrtar policor, i cili, sipas tyre, kishte pësuar lëndime gjatë arrestimit të qytetarit.

Por, sipas policisë, qytetari nuk kishte lëndime serioze. Madje, në përgjigjen e tyre thuhet se ai ka pasur vetëm “gërvishtje në fytyrë” nga “dhuna e butë” që zyrtarët policorë u detyruan ta përdornin, shkruan Gazeta Sinjali.

“Qytetari i sjellë në shoqërim të policisë, i cili ishte arrestuar për shkak të mosrespektimit të urdhrave të policisë, ka pësuar lëndime të rënda trupore, më saktësisht deri më tani janë konfirmuar tri brinjë të thyera”, thanë qytetarët në kushte anonimiteti.

Se ekziston dyshimi që ka elemente të veprës penale në këtë rast, provohet me përgjigjen e Inspektoratit Policor të Kosovës.

“Mund të konfirmoj që hetuesit tanë janë të informuar për rastin dhe janë në vendin e ngjarjes dhe janë duke marrë veprime hetimore, konform autorizimeve ligjore të Inspektoratit Policor. Hetuesit janë ende atje, në Gjakovë”, thuhet në përgjigjen e IPK-së.

Ndërkaq nga Prokuroria Themelore në Gjakovë thanë se informacione për këtë rast mund të ndajnë me mediat vetëm nesër në mëngjes.

Profesionistët shëndetësorë ngrisin alarmin për riinfektim me Covid-19 në Kosovë

0

Në Kosovë është ngritur alarmi se personat që tashmë e kanë kaluar virusin Covid-19 po riinfektohen. Përveç pacientëve të ri prekur me Covid-19, të infektuar po dalin të jenë edhe mjekët.

Në mesin e mjekëve të ri infektuar me koronavirus janë edhe dy mjekë-anestiziolog të QKUK-së. Detaje për gjendjen e tyre shëndetësore ka dhënë sot gjatë ditës, drejtori i anesteziologjisë së QKUK-së, Nehat Baftiu.Ai tha se mjekët e rinfektuar po trajtohen në shtëpi.

Për këtë ka folur edhe drejtori i SHSKUK-së, Valbon Krasniqi.Krasniqi ka thënë se riinfektimi ndodh për dy arsye pasi që nuk dihet sa zgjatë imunizimi apo ndryshimeve që pëson virusi.
Po janë konfirmuar rastet e qytetarëve që janë riinfektuar, dhe është një numër jo i madh dhe gjendja e tyre ka qenë e mirë dhe stabile”.

“Është e mundur për dy arsye, qoftë për shkak të ndryshimeve që mund të pësojnë viruset, por edhe ende nuk dihet se sa zgjat imuniteti”.“Ne kemi një numër më ta vogël të pacientëve të shtritë dhe kemi hapësira dhe kemi plan detal për të shtrirë pacientët që mund të kenë nevojë”.

Ndërsa ministri në detyrë, Armend Zemaj, ka folur për vaksinën anti-Covid. Ai ka thënë se vaksina do të vije këtë muaj duke shtuar se Kosova ka traditë të mirë të vaksinimit.“Ajo çka është e mira se përgatitjet kanë filluar me kohë edhe plani i imunizimit është rifreskuar”.“Kosova e ka një traditë të vaksinimit pasi po e lidhë me atë të gripit sezonal dhe sigurimi do të na lehtësoj imunizimin e plotë të qytetarëve. Fundi i qershorit të na gjejë në nivel tjetër të pandemisë. Vaksina do të vijë në shkurt”, tha Zemaj.

Ky është parashikimi i motit për sot dhe ditët në vijim

0

5.02 – Butë, pjesërisht vranët, ditën edhe intervale me diell. Orëve të mëngjesit përgjatë ultësirave mjegull.6.02 – Në mëngjes nëpër ultësira mjegull, e gjatë ditës më ngrohtë, kryesisht kthjellët dhe me diell.
7.02 – Mot i ngrohtë derisa vransirat do të shtohen, ditën edhe intervale me diell.

8.02 – Kryesisht vranët, e kohëpaskohe me reshje të dobëta shiu. Vende-vende reshjet mund të jenë më intensive.

Temperaturat minimale do të luhaten nga 2C deri në 5C, e maksimalet rriten ndjeshëm në fundjavë deri në 16C, nga Dukagjini edhe afër 20C, e nga dita e hënë në rënie të lehtë në 12C.Era do të fryj e lehtë dhe mesatare drejtimesh të ndryshme, por kryesisht nga jugperëndimi 1-4m/s.Shtypja atmosferike me tendencë të rritjes në dy ditët në vijim, e në fundjavë në rënie të thellë edhe nën vlera normale.

Enver Hoxhaj premton rritje të pagave e pensioneve dhe nga 2000 euro subvencione për vreshtarët në hektar

0

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, njëherësh kandidati për kryeministër, Enver Hoxhaj, ka zhvilluar sot një takim me banorët e Isniqit të Deçanit.

Gjatë prezantimit të Planit të Rimëkëmbjes, Hoxhaj theksoi se me PDK-në në qeveri do të ketë rritje pagash për mësimdhënësit, policët, mjekët e infermierët dhe rritje të pensioneve të moshës dhe të veteranëve.
“Është një program që të moshuarve do t’iu ofrojë jetë të dinjitetshme, sepse do t’i rrisim pensionet 30 për qind, 40 për qind edhe për ata në moshë edhe për ata të cilët kanë dhënë kontribut. Është një program, i cili veteranëve të luftës, invalidëve të luftës, familjeve të dëshmorëve, do t’ua rrisë pensionin deri në 300 euro falë mirënjohjes që kemi ne për kontributin e tyre. Është një program, i cili synon të zhvillojë ekonominë, ta modernizojë shoqërinë, ta përmbyllë shtetndërtimin e Kosovës. “, tha ai.

Hoxhaj shtoi se kudo në Kosovë po ndjehet fryma e fitores së Partisë Demokratike e Kosovës.

“Kudo po shoh një frymë të fitores. Kudo po shoh një entuziazëm dhe kudo po shoh një vullnet të pathyeshëm, që PDK në këto zgjedhje po fiton bindshëm dhe 14 shkurti është dita jonë. Është dita e fitores sonë”, tha ai.

Kandidati për kryeministër i PDK-së gjatë ditës ka qëndruar edhe në qytetin e Rahovecit. Ai është zotuar se si kryeministër i ardhshëm do të ndajë nga 2000 euro subvencione për hektar për vreshtarët.

“Kësaj here, nën udhëheqjen e Qeverisë sime, me Ministrin e Bujqësisë nga Rahoveci, për shkak të pandemisë i kemi 2 mijë euro për hektar. Unë e di që kur patëm ndarë pare për juve që merreni shumë me vreshta, iu pat mbetur hatri atyre që merren me perime, speca, domate. Kësaj here, kemi vendosur për çdo hektar të atyre që merren me kulturat bujqësore do t’i ndajmë 1000 euro për hektar. Po ashtu, do të ndihmojmë me mbështetje direkte financiare. Na kemi nda një buxhet 1 miliard, por 500 milionë euro do të shkojnë në një fond, i cili në formë të granteve do t’i jepet ndërmarrjeve të vogla, të mesme të mëdha për të tejkaluar situatën që ka ardhur për shkak të pandemisë. Grante i bie pare pa kthim, pare të gatshme, pa kthim”, tha ai.

Sipas Hoxhajt një pjesë e këtij buxheti do të shkojë në Komunën e Rahovecit.

“Do të ndihmojmë ndërmarrjet e vogla, të mesme dhe të mëdha, që ta përmirësojnë teknologjinë, rrisin produktet cilësore dhe për çdo litër verë që eksportohet jashtë vendit do të ketë mbështetje financiare, njëjtë siç e bëjnë shtetet e rajonit. Këtë ua kam thënë verëtarëve. Këtë iu them juve në Rahovec”, tha Hoxhaj.

Ramush Haradinaj: Nëse bëhem president nuk kthehem në AAK

0

Kandidati për deputet i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka paralajmëruar largim nga skena politike nëse arrin të zgjidhet president i Kosovës.

Haradinaj në Rubikon tha se nuk mendon të udhëheqë më ndonjë parti politike.

“Unë besoj që AAK do të kryejë funksionet e veta, unë nëse jam pa punë e nëse ma kërkon dikush një këshillë politike mund ta jap, por nuk mendoj më me udhëheq me menaxhu apo me mbajt post politik ashtu në parti politike, pas këtij mandati”, tha më tej ai.

Haradinaj ka shpallur kandidaturën për president të Kosovës javë më parë.

Policia ia thyen tre brinjë një qytetari duke e rrahur sepse hyri në të kuqen

0
Foto: Ilustrim

Një qytetar në Gjakovë ka përfunduar në spital për shkak se ndaj tij është përdorur dhunë nga policia. Arsyetimi për këtë rrahje ishte se ai nuk u bindë ndaj urdhrit për t’u ndalur, pasi që nuk kishte respektuar rregullat e komunikacionit, raporton Sinjali.

Policia ka thënë se për trajtim në spital me qytetarin ka shkuar edhe një zyrtar policor, i cili, sipas tyre, kishte pësuar lëndime gjatë arrestimit të qytetarit.

Por, sipas policisë, qytetari nuk kishte lëndime serioze. Madje, në përgjigjen e tyre thuhet se ai ka pasur vetëm “gërvishtje në fytyrë” nga “dhuna e butë” që zyrtarët policorë u detyruan ta përdornin, shkruan Gazeta Sinjali.

“Qytetari i sjellë në shoqërim të policisë, i cili ishte arrestuar për shkak të mosrespektimit të urdhrave të policisë, ka pësuar lëndime të rënda trupore, më saktësisht deri më tani janë konfirmuar tri brinjë të thyera”, thanë qytetarët në kushte anonimiteti.

Se ekziston dyshimi që ka elemente të veprës penale në këtë rast, provohet me përgjigjen e Inspektoratit Policor të Kosovës.

“Mund të konfirmoj që hetuesit tanë janë të informuar për rastin dhe janë në vendin e ngjarjes dhe janë duke marrë veprime hetimore, konform autorizimeve ligjore të Inspektoratit Policor. Hetuesit janë ende atje, në Gjakovë”, thuhet në përgjigjen e IPK-së.

Ndërkaq nga Prokuroria Themelore në Gjakovë thanë se informacione për këtë rast mund të ndajnë me mediat vetëm nesër në mëngjes.

Zafir Berisha: Zhurjanët në mbrojtje të vlerave kombëtare!

0

Kandidati për deputet nga rradhët e Nisma Socialdamokrate në vazhdën e tubimeve elektorale ka takuar banorët nga fshati i Zhurit.

“Kosova më shumë se asnjëher më parë ka nevoj për nismëtarët në Kuvendin e Kosovēs dhe mbështetja e zhurjanëve është shumë e rëndësishme në betejën politike të 14 shkurtit”, ka shkruar Berisha.

Postimi i plotë:

Zhurjanët në mbështetje të kauzës #MeÇlirimtarët në mbrojtje të vlerave kombëtare!

Kosova më shumë se asnjëher më parë ka nevoj për nismëtarët në Kuvendin e Kosovēs dhe mbështetja e zhurjanëve është shumë e rëndësishme në betejën politike të 14 shkurtit!

Zhurjanët në mbështetje të kauzës #MeÇlirimtarët në mbrojtje të vlerave kombëtare!
Kosova më shumë se asnjëher më parë…

Posted by Zafir Berisha on E enjte, 4 Shkurt 2021

 

Kurti: Shumicën e vendimeve të Qeverisë Hoti do t’i hedhim poshtë

0

Kandidati për kryeministër i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka thënë se do t’i rishikojë vendimet e Qeverisë Hoti dhe se shumicën e tyre do t’i hedhë poshtë, në rast se merr qeverisjen.

“Ndër vendimet e para që do të bëjmë, për të mos thënë i pari, do të jetë që nga kjo qeveri që prej fillimit ishte jolegjitime e që pastaj edhe Kushtetuesja tha se ishte jolegale dhe jokushtetuese, do ta bëjmë një rishikim të të gjitha atyre vendimeve dhe natyrisht që shumicën dërrmuese të tyre do kthejmë prapë dhe do t’i hedhim poshtë”, tha Kurti në RTV Dukagjini.

Kurti ka thënë se do të vendosë kulturë të qeverisjes së llogaridhënies.

Po ashtu, ai ka thënë se dy gjëra i ka në prioritet.

“Drejtësia dhe punësimi. S’po themi drejtësi në gjykata, por në institucione, drejtësi sociale. Punësim me kushte të dinjitetshme, pa rrezik dhe diskriminim. Gjysma e rinisë janë të papunë dhe shumica e të punësuarve s’janë në profesion të tyre. Do ta lidhim arsimin profesional me tregun e punës për zvogëlimin e hendekut”.

Kurti: Kurrfarë njësie speciale nuk më ka përcjellë mua në Skenderaj

0

Ish-kryeministri i Kosovës nga Vetëvendosje, njëherit kandidat për të parin e qeverisë, Albin Kurti, ka thënë se njësia speciale nuk ishte në përcjellje të tij, në ditën kur në Skenderaj nuk u mirëprit nga disa qytetarë.

Ai tha se në Drenicë ishte vetëm me një veturë të policisë, ndërsa sipas tij i ka kuptuar qytetarët që e gjuajtën me gjësende.

“Kurrfarë njësie speciale nuk më kanë përcjellur mua, unë kam shkuar me një veturë të policisë, siç kam shkuar gjithmonë. Me atë veturë sot isha edhe në Ferizaj, unë po kthehem direkt këtu nga atje. Kishim paralajmëruar një takim me qytetar atje (në Skenderaj), ai ishte i mbushur përplotë dhe sa më përket mua, gjatë tubimit atje, ishte thjeshtë – ishte lokali i vogël për numrin e madh që merrnin pjesë, kam dëgjuar zhurmë përjashta, më kanë gjuajtur me gjësende, por ju e dini që unë e kuptoj, ndonëse nuk e mirëkuptoj sikletin e kundërshtarëve dhe të atyre që fatkeqësisht ju shërbejnë atyre”, ka thënë Albin Kurti në Debat Pernime.

Albin Kurti së bashku me ekipin e tij, Glauk Konjufca, Arben Vitia, Hekuran Murati, Albulena Haxhiu, Arbërie Nagavci, Fitore Pacolli, Jeta Statovci, Mimoza Kusari, Rozeta Hajdari nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Lista ‘Vjosa’, sonte janë të ftuar në #DebatPernime.

Cila është oferta e Lëvizjes Vetëvendosje dhe Listës së Vjosa Osmanit në zgjedhjet e 14 shkurtit?

Cilat janë planet e Albin Kurtit dhe ekipit që ai i udhëheq për luftimin e korrupsionit?

A do të jetë kryeministër ai pas zgjedhjeve të 14 shkurtit?

Siç dihet, Kurti nuk është certifikuar në listën e Vetëvendosjes nga ana e KQZ-së, pas vendimit të Gjykatës Supreme të Kosovës ai mbeti përfundimisht jashtë listës së votuesve.

Mirëpo, Lëvizja Vetëvendosje nuk ka dorëzuar KQZ-së, listë të re edhe pas vendimit të Supremes, duke e lënë kështu listën e njëjtë.

 

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort