Home Blog Page 5228

NASA planifikon të dërgojë astronautë në Mars në vitin 2030

0

NASA po planifikon të dërgojë astronautët në Mars në vitin 2030. Planeti i kuq i cili ndodhet rreth 140 milionë milje larg Tokës është më i ftohtë se Antarktika dhe ka shumë pak oksigjen.

Sa më shumë kohë që u duhet astronautëve për të shkuar dhe sa më shumë që qëndrojnë atje, aq më shumë janë të rrezikuar.

Kjo ka shtyrë shkencëtarët që të kërkojnë mënyra për reduktimin e kohës për të arritur në këtë planet, shkruan CNN.

Kompania teknologjike USNC-Tech ka propozuar një zgjidhje e që është një forcë shtytëse që do t’i dërgonte njerëzit nga Toka në Mars për vetëm tre muaj.

Aktualisht, koha e mbërritjes në Mars llogaritet të jetë shtatë muaj.

Michael Eades, drejtor i inxhinieringut në USNC-Tech ka thënë se raketat nukleare do të ishin më të fuqishme dhe dy herë me efikase se motorët kimikë që përdoren sot, duke nënkuptuar se astronautët do të udhëtonin më shpejtë dhe njëkohësisht do të shpenzohej më pak lëndë djegëse.

“Teknologjia nukleare do të zgjerojë mundësitë e njerëzve rreth orbitës së Tokës dhe në thellësi të hapësirës”, ka thënë Eades

Kjo është vogëlushja kosovare që paguhet 500 euro në ditë si modele e kategorisë së fëmijëve në Suedi

0

Paguhet 500 euro në ditë, sipas kontratës së firmave fashion

Vajzë e bukur, me stil dhe e apasionuar pas veshjes, ka tërhequr vëmendjen e shumë markave të veshjes në Suedi, transmeton albinfo.ch.

Ajo është vetëm 4 vjeçe, por pavarësisht kësaj ajo po habitur me stilin e saj, duke reklamuar firma të veshjeve të ndryshme. Ajo quhet Suna Beka, dhe është me prejardhje nga Kosova. Vogëlushja në moshë kaq të re ka nisur punën me një profesion mjaft të bukur, si modele e nivelit të fëmijëve në Suedi.

Referuar kontratës, në të cilën ajo është pjesë e punës si modele fashion, paga që ajo merr është e lartë. Për 8 orë në ditë Beka paguhet me një shumë prej 500 euro.

Më poshtë mund të shihni disa foto të modeles se vogël me prejardhje nga Kosova:

A do të miratohet vaksina me vetëm një dozë

0

Kompania Johnson & Johnson u kërkoi rregullatorëve amerikanë të enjten të autorizojnë vaksinën e parë në botë me një dozë të vetme COVID-19, një alternativë më e thjeshtë që mund të rrisë numrin e kufizuar të vaksinave
Vaksina e kompanisë J & J ishte e sigurt dhe ofronte mbrojtje të fortë ndaj rasteve të moderuara deri serioze me COVID-19, sipas rezultateve paraprake të një studimi masiv ndërkombëtar.

Ajo nuk dukej aq e fortë sa vaksinat konkurruese me dy doza Pfizer dhe Moderna – një përfundim që mund të ketë të bëjë më shumë me perceptimin sesa realitetin, duke pasur parasysh ndryshimet në mënyrën se si u testuan ato.

Por Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA) po u kërkon këshilltarëve të saj të pavarur të debatojnë publikisht mbi të gjitha të dhënat lidhur me vaksinën me një dozë, në të njëjtën mënyrë si konkurrentet e saj u analizuan deri në detajet më të vogla, para se të vendosë nëse do t’i hapë dritën e gjelbër një alternative të tretë në Shtetet e Bashkuara, transmeton TCH, përcjell albinfo.ch.

Dr. Peter Marks, shefi i vaksinave të FDA-së, ka tërhequr vëmendjen që të mos bëhen krahasime para se të jenë në dispozicion të gjitha të dhënat. “Me një nevojë kaq jetike për ta vënë nën kontroll këtë pandemi, mendoj se nuk mund të injorojmë asnjë instrument të mundshëm për ta luftuar atë”, i tha ai Shoqatës Amerikane Mjekësore javën e kaluar.

“Duhet të bëjmë të pamundurën për t’u siguruar që të identifikojmë grupet që do të përfitonin më shumë nga secila prej këtyre vaksinave dhe t’i përdorim ato në mënyrën më të përshtatshme”, tha ai.

A është patriote Vjosa Osmani? (VIDEO)

0

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, ka zbuluar shumë gjëra nga jeta e saj përmes 50 pyetjeve të emisionit Prive, njofton Klan Kosova.

Nga vajzat dhe bashkëshorti, deri tek karriera politike, Osmani i tha të gjitha.

A i ka dhënë direktiva ndërkombëtarët, cila është reforma e parë që do ta bëjë, a i frikësohet intrigrave të politikës së vjetër, a është patriote, a dëshiron më shumë fëmijë dhe çka nuk din publiku për të?

Këto por jo vetëm, i kuptoni në videon më poshtë.

Sadiku: T’i përmbahen masave edhe ata që e kaluan koronavirusin

0

Infektologu Izet Sadiku, ka folur për ri-infektimin me COVID-19 dhe pasojat.

Ai tha se edhe personat që e kanë kaluar koronavirusin duhet t’i përmbahen rregullave dhe të mos ndihen komod, njofton Klan Kosova.

“Ka pasur raste që janë deklaruar për herë të dytë që kanë dalë me COVID, nuk kanë pas simptoma herën e parë”.

“COVID-19, kemi disa mutacione të këtij virusi, sa më shumë që qëndron virusi të njerëzit, bëhen mutacione më të mëdha. Tipi anglez, tipi afrikan dhe tash një tip brazilian por ende nuk ka hulumtim të mirëfillt për të parë efeket e tij. Deri tash ka hulumtime në Britani që deri në gjashtë muaj njerëzit kanë antitrupa. Ende preferohet të mbahet maska edhe për ata që e kanë kaluar, të mos ndjehen komod”.

“Imuniteti është specifik. Sa i përket virusit është shumë i ri, zhvillimet dhe të arriturat e këtij virusi janë shumë të mëdha. Kemi pasur raste të cilat janë deklaruar në forma të lehta, nuk kanë pas antitrupa, domethënë ata s’kanë krijuar antitrupa. Por ata që s’kanë krijuar antitrupa, konsiderohet që kanë imunitet qelizor. Qytetarët duhet të kenë parasysh të kujdesen këtë fazë sepse së shpejti vijnë edhe vaksinat. Personat që kanë kaluar sëmundjen, me përdor masa mbrojtëse”, tha Sadiku në “Sytë 7” në Klan Kosova.

Ndiqni më poshtë intervistën e plotë;

Lajçak me plane të reja për dialogun Kosovë-Serbi, për to i informon shtetet e BE-së

0

Emisari Special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak po i bën gati një vjet që nga emërimi i tij në këtë pozitë.

E për të arriturat e tij, ai ka folur me ambasadorët e Bashkimit Evropian si dhe delegatët e BE-së.

Lajçak me anë të një postimi në Tëitter ka thënë se ka plane për javët dhe muajt në vazhdim në lidhje me këtë proces.
Ai ka shtuar se e ka mbështetjen e fortë të të gjitha shteteve anëtare të BE-së.

“Sot informova ambasadorët dhe delegatët e BE-së për vitin tim të parë në punë, si dhe ua shpjegova planet për javët dhe muajt pasues. Jam shumë i inkurajuar me mbështetjen e fortë të të gjitha shteteve anëtare të BE-së”, ka thënë ai.

Tollovi në një lokal të Prishtinës, bëhen llom duke u rrahur disa vajza

0

Gjatë mbrëmjes së djeshme në një lokal në Prishtinë, mediat kanë raportuar se ka ndodhur një përleshje fizike në të cilën kanë qenë të përfshira tri vajza.Ngrehje flokësh, sharje dhe gjuajtje të gjësendeve shihen të kenë ndodhur në këtë përleshje të turpshme në kryeqytet.Ndërsa, klientët tjerë kanë reaguar duke i ndarë dy palët.

Vjen reagimi i LDK’së pasi Albin Kurti paralajmëroi shfuqizimin e vendimeve të Qeverisë Hoti

0

Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bajram Gecaj ka reaguar pas deklaratës së kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit, i cili mbrëmë tha se sapo të vijnë në krye të ekzekutivit do t’i shfuqizojnë vendimet e kryeministrit në detyrë, Avdullah Hotit.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Gecaj e ka krahasuar Kurtin me Vladimir Leninin.“… njëjtë kishte vepruar edhe Vladimir Iliç Lenin në vitin 1917, por Rusisë komuniste ju nevojitën 74 vite të kthehej në familjen e shteteve normale e civilizuese, edhe pse populli rus ende vuan nga pasojat e asaj periudhe …”, ka shkruar Gecaj

Suspendohen 7 policë, ia thyen 3 brinjë qytetarit

0

Në qytetar në Gjakovë ka përfunduar në spital me tre brinjë të thyer për shkak se ndaj tij është përdorur dhunë nga policia, me arsyetimin se nuk i është bindur urdhrit për t’u ndalur, pasi që nuk kishte respektuar rregullat e komunikacionit.

Drejtori rajonal i policisë në Gjakovë, Lumni Graishta, tha për Gazetën Sinjali se ka suspenduar shtatë zyrtarë policorë të përshirë në këtë rast.“Lidhur me rastin e raportuar për ‘keqtrajtim gjatë detyrës zyrtare’, mund t’ua konfirmoj se si drejtor rajonal, kam suspenduar 7 zyrtarë policorë të involvuar në rast.

Tani, nuk mund të flas për përgjegjësinë e tyre individuale, ngase me rastin po merret IPK, si autoritet kompetent për zhvillimin e hetimeve, por suspendimin e tyre e kemi konsideruar si të domosdoshëm për zhvillimin pa pengesa të procedurës së mëtutjeshme hetimore”, tha Graishta.

Tutje, Graishta deklaroi se ai dhe menaxhmenti i policisë janë të përkushtuar dhe po bëjnë gjithçka, siç tha ai, për të “ruajtur imazhin e policisë dhe mbrojtur të drejtat dhe liritë e njeriut, si dhe besimin e qytetarëve në Policinë e Kosovës, si vlerë që na shoqëron që nga themelimi i forcës policore”.

Hyn në fuqi Marrëveshja për nxitje të investimeve mes SHBA-së dhe Kosovës

0
President Donald Trump listens to Kosovar Prime Minister Avdullah Hoti during a signing ceremony with Serbian President Aleksandar Vucic, in the Oval Office of the White House, Friday, Sept. 4, 2020, in Washington. (AP Photo/Evan Vucci).Donald Trump,Avdullah Hoti

Korporata amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar Financiar (DFC), njoftoi se ka hyrë në fuqi Marrëveshja për nxitjen e investimeve që ka arritur me Kosovën.

Hyrja në fuqi e kësaj marrëveshjeje, “i mundëson DFC-së që të vendos gamën e plotë të produkteve financiare në Kosovë”, tha DFC përmes një postimi në Twitter.

Më 31 dhjetor, 2020, kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti dhe ambasadori amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett, nënshkruan Marrëveshjen për nxitjen e investimeve, e cila mundëson vënien në dispozicion të mbështetjes financiare të SHBA-së, veçanërisht në sektorin privat të Kosovës, shkruan Rel, përcjell Albinfo.ch.

Kjo marrëveshje do t’i mundësojë Korporatës së SHBA-së për Zhvillim Ndërkombëtar Financiar, që të ofrojë gamën e saj të plotë financiare, që përfshin financim të borxhit, investime në ekuitet, sigurim të riskut politik dhe grante në ndihmën teknike.

Më 31 dhjetor, zëvendësshefi i DFC-së, njëherësh drejtori menaxhues për Ballkanin Perëndimor, John Jovanoviq deklaroi se DFC-ja sheh “potencial të madh për të ndihmuar në mobilizimin e investimeve që krijojnë vende pune dhe mbështesin zhvillimin për popullin e Kosovës”.

Çfarë është DFC-ja?

Korporata e SHBA-së për Zhvillim Ndërkombëtar Financiar e lansuar më 2020-n, bashkëpunon me sektorin privat për financimin e zgjidhjeve të sfidave më të rënda me të cilat përballet bota në zhvillim sot. Ajo investon në sektorë të ndryshëm përfshirë në sektorin e energjisë, kujdesit shëndetësor, infrastrukturës thelbësore dhe teknologjisë. DFC-ja gjithashtu ofron financim për biznese të vogla dhe gratë sipërmarrëse për të krijuar vende pune në tregjet në zhvillim.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort