Home Blog Page 5227

Arrestohet një rus në Prishtinë: Refuzoi ta lirojë dhe ta paguaj hotelin ku qëndronte

0

Një rus me shtetësi gjermane është arrestuar të enjten në Prishtinë, pasi i njëjti kishte refuzuar që ta lirojë hotelin ku ishte akomoduar.

Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, shkruan Reporteri.net.

Në raport thuhet se ndër të tjera, i dyshuari as nuk e kishte bërë pagesën për qëndrim në hotel.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull Rus me shtetësi Gjermane për shkak se ankuesja femër kosovare ka raportuar se i dyshuari kishte refuzuar të dal nga hoteli i cili kishte qenë i akomoduar dhe nuk e kishte bërë pagesën.”, thuhet në njoftim.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë. /Reporteri.net

Institucionet nuk janë angazhuar mjaftueshëm për mbrojtjen e mjedisit nga aktivitetet minerare

0
 Raporti i Auditimit të Performancës i Zyrës Kombëtare të Auditimit mbi procesin e licencimit të shfrytëzuesve të mineraleve ndërtimore e industriale dhe mbrojtjen e mjedisit nga kjo veprimtari, ka konfirmuar edhe njëherë shqetësimet që janë adresuar nga shoqëria civile lidhur me këto çështje.
Gjetjet e këtij raporti, kanë treguar se institucionet përgjegjëse nuk kanë bërë mjaftueshëm për të mbrojtur mjedisin nga operatorët ekonomik gjatë zhvillimit të aktivitetit minerar duke mundësuar që këta operatorë të operojnë pa zbatuar kriteret e kërkuara dhe pa ofruar siguri në terren.
Sipas ZKA-së, Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale ka të vendosur sistemin për dhënien e licencave dhe lejeve për shfrytëzim dhe aktivitete të veçanta, por se zbatimi i këtij sistemi përcillet me disa mangësi dhe për rrjedhojë nuk ka ofruar siguri të nevojshme se janë plotësuar të gjitha kriteret gjatë procesit të licencimit të operatorëve ekonomik.
“Mangësitë ndërlidhen me moskoordinimin me palët tjera gjatë licencimit, mungesa e pëlqimeve nga organet përgjegjëse për rrugët, mungesa e programit të detajuar të rehabilitimit, vazhdimi i licencave në mungesë të rikultivimit të zonave ku janë shfrytëzuar mineralet. Gjatë viteve 2018 dhe 2019, Inspektorati i Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale nuk kishte zbatuar si duhet dispozitat ndëshkuese dhe monitorimin ndaj operuesve ilegal. Kjo rrezikon mbrojtjen e mjedisit nga aktiviteti minerar të cilat paraqesin rrezik për njerëzit dhe kafshët”, thuhet në raportin e ZKA-së (http://www.zka-rks.org/…/Raporti-auditimit-mineralet…).
Sipas Auditorit, edhe dhënia e pëlqimeve dhe lejeve mjedisore nga Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit është karakterizuar me disa mangësi në monitorimin e vlefshmërisë së pëlqimeve mjedisore dhe procesin e lejeve mjedisore, monitorimin e operuesve që shfrytëzojnë mineralet, inspektimin e shfrytëzuesve të mineraleve dhe mangësi në zbatimin e dispozitave ndëshkuese. “Këto kanë ndikim negativ direkt në mbrojtjen e mjedisit nga aktiviteti minerar e njëkohësisht kanë edhe efekt financiar.
Prandaj, bazuar në konkludimet e përgjithshme vlerësojmë se, me qëllim të mbrojtjes së ambientit ka nevojë për përmirësimin e sistemit të licencimit për shfrytëzim të mineraleve dhe aktiviteteve të veçanta si dhe përmirësimin e sistemit për dhënien/monitorimin e pëlqimeve dhe lejeve mjedisore. Njëkohësisht, ka nevojë për përmirësimin e menaxhimit të inspektimeve për shfrytëzuesit e mineraleve dhe ngritjen e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të nivelit qendror dhe lokal në fushën e mbrojtjes së ambientit.
Me qëllim të adresimit të këtyre çështjeve të rëndësishme kemi vlerësuar se është e nevojshme përfshirja aktive e Qeverisë së Republikës së Kosovës”, theksohet në raportin e ZKA-së, duke shtuar se për KPMM-në janë dhënë 10 rekomandime, 6 sosh për MEA dhe 1 rekomandim për inspektoratet komunale. Vitin e shkuar, Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka publikuar hulumtimin “Pyje për asfalt”, në të cilin theksohet se synimet për zhvillim ekonomik në Kosovë gjatë dy dekadave të fundit kanë rritur kërkesën për përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe për ndërtime të shumta, dhe se për plotësimin e këtyre nevojave, zhvillimi i aktiviteteve minerare, mes tyre edhe nxjerrja e gurit ishte e pashmangshme. Por një gjë e tillë, sipas këtij raporti ka bërë që industria mihëse të ndikojë në degradimin e mjedisit dhe përkeqësimin e shëndetit publik. Në raport ceket se në 17 raste, janë mihur mbi 431 hektarë prej të cilave mbi 125 hektarë pyje janë degraduar dhe përkundrejt kërkesave ligjore nuk janë rikultivuar. Ndërsa një vështrim i botuar muaj më parë nga EC Ma Ndryshe pat vënë në pah qëndrimin se gurthyesit si veprimtari e shpeshtë në Kosovë po janë kontaminues që po vënë në rrezik jetën e egër si dhe popullatat lokale, përderisa institucionet vazhdojnë që të japin leje, duke heshtur më pas rreth veprimtarisë degraduese të këtyre operatorëve. Edhe ankesat e banorëve që jetojnë në afërsi të këtyre gurthyesve kanë qenë të vazhdueshme dhe në shumicën e rasteve ato janë injoruar nga institucionet përgjegjëse. Raporti i ZKA-së paraqet një pikënisje drejt shtytjes së institucioneve përgjegjëse për ndërmarrjen e veprimeve për përmirësimin e gjendjes aktuale, duke qenë se përfaqësuesit e institucioneve që kanë qenë pjesë e procesit të auditimit kanë shprehur gatishmërinë për t’i përgatitur planet e veprimit duke përcaktuar masat që do të ndërmerren, personat përgjegjës si dhe afatet kohore për zbatim të rekomandimeve. HumanRightivism Community Development Fund – CDF Embassy of Sweden in Pristina EC Ma Ndryshe

Ky është kosovari që për futje në të kuqen, Policia ia theu 3 brinjë

0

Një qytetar në Gjakovë mbrëmë ka përfunduar në spital me tre brinjë të thyer nga zyrtarët policorë, për shkak se nuk kishte respektuar rregullat e komunikacionit dhe nuk u ishte bindur urdhrave të policëve.

Ndonëse policia gjatë ditës tha se qytetari kishte pësuar vetëm “gërvishtje në fytyrë”, nga Spitali i Gjakovës u bë e ditur se ai ishte rrahur shumë rëndë nga policët dhe deri tani është konfirmuar se i janë thyer së paku tre brinjë.

Gazeta Sinjali mëson se qytetari në fjalë është Bardhyl Bakija, rreth 60-vjeçar, i cili punon dhe vepron në Holandë.

Ai është ende i shtrirë në spital ka edhe lëndime të tjera të rënda trupore.

Inspektorati Policor i Kosovës ka njoftuar se ka suspenduar shtatë zyrtarë policorë, tre prej të cilëve edhe janë arrestuar nën dyshimin se kanë kryer veprat penale “Keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare” dhe “Lëndim i rëndë trupor”./Sinjali

Babai raporton se djali ia vodhi kuletën me para

0

Një burrë në Gjakovë ka njoftuar policinë se djali i tij ka grabitur me forcë portofolin e tij në të cilin ishin 130 euro.Viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa rasti është duke u hetuar.

502 tiketa për mosrespektim të masave anti-covid

0

Policia e Kosovës, ka njoftuar se gjatë 24 orëve, në qytete të ndryshme të Kosovës, ka shqiptuar 502 tiketa në bazë të ligjit Covid-19.Sipas Policisë, janë shqiptuar edhe 1422 tiketa trafiku.Ndërkohë, bëhet e ditur se gjatë 24 orëve kanë ndodhur 18 aksidente me të lënduar dhe 32 aksidente me dëme materiale.

Pamje nga aksidenti masiv në SHBA, përplasen 40 automjete

0

Një aksident zingjiror që përfshiu rreth 40 automjete në Iowan qendrore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka bllokuar këtë rrugë.
Autoritetet e Iowas mbyllën korsitë e saj në lindje të Njutonit pas aksidentit që ndodhi si pasojë e të reshurave të dendura të borës.Zëdhënësi i Departamentit të Transportit të Iowa-s Andrea Henry tha se janë raportuar disa dëmtime serioze gjatë përplasjes por jo raste të vdekjes, raporton AP.
Zyrtarët u bëjnë thirrje shoferëve të qëndrojnë larg rrugëve në pjesën më të madhe të kësaj zone sepse ata ishin kryesisht të mbuluar me dëborë të enjten.

https://www.youtube.com/watch?v=1lb8KxfhhFw&feature=emb_title

Kërkesat e studentëve, plotësohen disa prej tyre

0

Parlamenti studentor ka njoftuar se pas takimit me kryeministrin në detyrë, Avdullah Hoti, kanë marrë përgjigje që janë plotësuar disa nga kërkesat e tyre.

Njëra ndër kërkesat e tyre është edhe zhvillimi i mësimit me prezencë fizike të studentëve dhe lirimi nga pagesa e të gjithë studentëve të nivelit Bachelor.

Pas një takimi me kryeministrin në detyrë, Avdullah Hoti, drejtues të Parlamentit Studentor njoftuan se janë realizuar disa nga kërkesat e tyre; zhvillimi i mësimit me prezencë fizike të studentëve dhe lirimi nga pagesa e të gjithë studentëve të nivelit Bachelor. Kështu i tha Radio Kosovës Elbasan Geci.

Sipas tij, gjatë ditëve në vijim, presin publikimin e vendimit zyrtar nga Ministria e Arsimit dhe Qeveria e Republikës së Kosovës.
Ndërkohë, Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” njoftoi se nuk ka pranuar ndonjë shkresë zyrtare për ndryshimin e organizimit të procesit mësimor si rrjedhojë e masave anti-COVID.

Sipas UP-së, gjithashtu nuk është përcjellë ndonjë vendim zyrtar për ndryshim të vlerës së pagesave për studentët. Kërkesat e studentëve ishin: zhvillimi i mësimit me prezencë fizike, lirimi nga pagesa për të gjithë studentët e nivelit Bachelor, hapja e bibliotekave, të lirohen 50% nga pagesa të gjithë studentët e nivelit Master dhe Doktoraturës, studentët nga Lugina e Preshevës përfitojnë nga bursat e Ministrisë së Arsimit dhe disa të tjera që kanë të bëjnë me projekte për shkëmbimin e njohurive mes studentëve.

Studim: Ilaçi i cermës mund ta shkurtojë kohën e qëndrimit në spital të pacientëve me Covid-19

0

Një ilaç i lirë, që normalisht përdoret për ta trajtuar cermën ka mundësi që në mënyrë të konsiderueshme ta pakësojë kohën e qëndrimit në spital të pacientëve me Covid-19 dhe nevojën për oksigjen.

Studimi i ri për ilaçin e quajtur colchicine, i kryer në Brazil, erdhi pasi një testim ndërkombëtar i publikuar të mërkurën tregoi se kjo substancë e pakëson numrin e hospitalizimeve dhe vdekjeve në mesin e pacientëve me Covid-19 për më shumë se 20 për qind.

Colchicine, që përdoret për trajtimin e sëmundjeve reumatike, u vlerësua nga hulumtuesit si ilaç me potencial për të qenë substanca e parë orale që mund ta trajtojë Covidin, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Express.

Sipas testimit të fundit, të financuar nga disa fondacione dhe nga autoritetet braziliane, kjo substancë mund ta lehtësojë reagimin inflamator të trupit dhe mund të ndihmojë shmangien e dëmtimit të qelizave që e formojnë murin e enëve të gjakut.

Shkencëtarët thanë se përdorimi i këtij ilaçi nuk ka qenë i lidhur me efekte anësore serioze, si dëmtimi i zemrës apo mëlçisë apo dëmtimi i sistemit imunitar.

Statistikat zyrtare, kaq kosovarë shkuan në Zvicër gjatë vitit të kaluar

0

Në fund të dhjetorit të vitit 2020, në Zvicër jetonin 2,151,854 të huaj. Prej tyre 1,470,945 ishin shtetas të BE / EFTA / BM dhe 680 909 shtetas të vendeve të treta.

Gjatë vitit 2020 janë natyralizuar gjithsej 33,873 të huaj. Krahasuar me vitin e kaluar, kjo tregon një rënie prej 6073 personash (–15,2%).

Lexo Edhe:
Sadiku: T’i përmbahen masave edhe ata që e kaluan koronavirusin, së shpejti vijnë vaksinat
Me 328,270 njerëz, italianët vazhdojnë të përbëjnë grupin më të madh të popullsisë së huaj në Zvicër. Grupi i dytë më i madh i të huajve përbëhet nga shtetas gjermanë (311 481 persona), i ndjekur nga shtetasit portugezë (260 921 persona) dhe ata francezë (146 367 persona).

Shtetasit e Kosovës, vijnë pas francezëve, pra, në vendin e pestë, me 114.682 persona.
Siç dihet tashmë, ky numër nuk pasqyron numrin real as të shqiptarëve dhe qytetarëve të tjerë të Kosovës dhe aq më pak atë të shqiptarëve që jetojnë në Zvicër, në përgjithësi. Kjo, për faktin se statistika zyrtare njeh vetëm numrin e bartësve të shtetësisë së një vendi përkatës, në këtë rast, të Kosovës dhe jo edhe etninë e tyre.

Për më tepër, në këtë statistikë nuk përfshihen më si kosovarë ata shtetas të Kosovës që kanë marrë ndërkohë shtetësinë zvicerane.

Megjithatë, gjatë vitit 2020, periudhë kur ka pasur numër dukshëm më të vogël të të ardhurve në Zvicër, numri i kosovarëve ka shënuar një rritje të konsiderueshme.

Siç mund të shihet në rubrikat e BFS (Zyra Federale për Statistikë) të publikuara dje, numri i të huajve me shtetësi kosovare në Zvicër është rritur nominalisht për 4184, duke arritur në 114 686, shkruan albinfo.ch. Por, kjo nuk i referohet tërësisht ardhjes së kosovarëve në Zvicër gjatë vitit që kaloi.

Kështu, “rritja efektive” ajo e regjistruar si ardhje e re e kontingjentit kosovar gjatë vitit 2020 ka qenë për 1846 persona. Për 1662 veta është rritur ky komunitet në saje të natalitetit, pra lindjeve të reja. Ndërsa një vit më parë, në fund të vitit 2019 në Zvicër kanë qenë 113.800 shtetas kosovarë.

Nga ana tjetër, një faktor interesant i rritjes del ai që rezulton nga braktisja që kosovarët i kanë bërë shtetësisë serbe duke marrë pasaportën kosovare. Ky proces që ka filluar në votin 2008, me pavarësimin e Kosovës po vazhdon edhe sot. Mbi këtë bazë, në Zvicër gjatë fitit 2020 janë shtuar 487 shtetas kosovarë.

Po ashtu 2264 kosovarë gjatë kësaj periudhe kanë fituar shtetësinë zvicerane dhe kjo, bashkë me faktorët tashmë të përmendur e shpjegon dallimin në mes të rritjes nominale prej 4184 vetave dhe shifrave për dy vitet respektive (113.800 në vitin 2019 dhe 114.686 në vitin 2020.

Edhe numri i shtetasve të Maqedonisë së Veriut gjatë vitit të kaluar ka shënuar një rritje. Ai është rritur në 67567 nga 67010 sa ishte një vit më parë. Po ashtu një rritje ka edhe numri i shtetasve të Shqipërisë, nga 2149 në 2394.

Sa kushtojnë zgjedhjet parlamentare në Kosovë?

0

Zgjedhjet e 14 shkurtit do të jenë zgjedhjet e pesta që nga viti 2010, shumica prej të cilave ishin të parakohshme.

Buxhetit të Kosovës këto zgjedhje i kanë kushtuar rreth 23.4 milionë euro.
Sadiku: T’i përmbahen masave edhe ata që e kaluan koronavirusin, së shpejti vijnë vaksinat
Vetëm zgjedhjet e vitit 2019, vendit i kanë kushtuar 5 milionë e 176 mijë e 295 euro, derisa këto që pritet të mbahen më 14 shkurt do t’i kushtojnë 5 milionë e 578 mijë e 712 euro.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort