Home Blog Page 5226

Gastronomët i ankohen Avokatit të Popullit për trajtim të pabarabartë

0

Anëtarët e Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës janë pritur sot nga Avokati i Popullit Naim Qelaj ku edhe janë ankuar për trajtimin që Qeveria e Kosovës po u bën qytetarëve në raport me tubimet zgjedhore në këtë kohë pandemie.

Veton Zuka dhe Arian Vranica nga kjo shoqatë i shprehën shqetësimin e tyre në lidhje me trajtimin e pabarabartë të qytetarëve në raport me ligjin, konkretisht të masave mbrojtëse nga pandemia Covid-19, e që nuk po respektohen në tubimet elektorale.

Avokati Qelaj tha se në përmbushje të mandatit që derivon nga Ligji për Avokatin e Popullit, do të nis procedurat hetimore sipas detyrës zyrtare lidhur me këtë çështje, dhe do të del me një qëndrim.

Hoti në Zhur: E menaxhuam pandeminë dhe ndalëm abuzimet e blerjes së maskave 7 euro

0

Gjatë një takimi me qytetarë në Zhur të Prizrenit, kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryeministër, Avdullah Hoti, ka thënë të premten se qeveria e tij e ka menaxhuar me sukses pandeminë dhe ka ndalur abuzimet e blerjes së maskave nga 7 euro nga qeveria e mëparshme.

“Kur e morëm në qershor detyrën kishte pesë muaj që kishte filluar pandemia. Nga shkurti deri në qershor nuk ishte ndërmarrë asnjë veprim për të menaxhuar pandeminë dhe për të ruajtur ekonominë, me përjashtim të ndalimit të qarkullimit. E riorganizuam sistemin tonë shëndetësor, kemi krijuar shtretër në të gjitha spitalet regjionale, kemi integruar komunat dhe qendrat e mjekësisë familjare, kujdesin për pacientë nëpër shtëpi, blerjen e aparaturave shtesë për testime, blerjen e maskave, jo nga 7 euro, por 38 centë”, tha kryeministri Hoti.

Ai shtoi se gjatë këtij muaji do të vijnë në Kosovë vaksinat kundër Covid-19, ndërsa qytetarët dhe ekonomia do t’i kthehen normalitetit.

Kryeministri prezantoi planin e tij ekonomik.

“Kemi hartuar program konkret zhvillimor për Kosovën. Zhvillimin ekonomik nëpërmjet mbështetjes së sektorit privat që gjeneron punë e punësim. Luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit, dhe Integrimin euro-atlantik të atdheut tonë, Republikës së Kosovës”, shtoi Hoti.

Ai tha se ndryshe prej populizmave të oponentëve tanë politikë, programi ynë mbështetet në ekspertizë.

“Mos u mashtroni me premtime elektorale për rritje pagash e pensionesh. Ato premtime janë të pa bazuara në ligj dhe janë të pamundshme. Vetëm programi ynë mundëson rritjen e pagave e pensioneve. Sepse vetëm programi ynë garanton rritje ekonomike. Rritjen e pagave ne do ta bëjmë çdo vit, mbi bazën e rritjes ekonomike të Kosovës”, shtoi Hoti.

Jep dorëheqje drejtoresha e Klinikës Infektive

0

Drejtoresha e Klinikës Infektive Lindita Ajazi-Berisha ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë.

Ajazaj-Berisha ka dhënë dorëheqje gjatë ditës së djeshme.

Dorëheqja e saj ka ndodhur për shkaqe personale.

Dr. Lindita Ajazi-Berisha ishte emëruar në këtë pozitë në vitin 2019 si ushtruese e detyrës, pas pensionimit të ish-drejtorit Hamdi Ramadani. Ajo ka udhëhequr Klinikën Infektive prej fillimit të pandemisë Covid-19.

Suhareka hynë në zonën e kuqe, Prizreni mbetet në të verdhën

0

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se ka ndërruar rangimi i komunave sipas zonave.

Sipas njoftimit në zonë të kuqe janë Prishtinë, Fushë Kosova, Suhareka dhe Zveçani.

Ndërsa në zonë të verdhë, hynë Lipjani, Obiliqi, Vushtrria,Prizreni, Peja, Gjakova, Podujeva, Ferizaj, Mitrovica e Jugut dhe Mitrovica e Veriut.

Kurse në zonë të gjelbër janë Vitia, Rahoveci, Gjilani, Dragashi, Drenasi, Istogut, Klina, Skenderaj, Deçani, Kamenica, Malisheva, Juniku, Kaçaniku, Kllokoti, Leposaviqi, Zubin Potoku, Mamusha, Novobërda, Hani i Elezit, Parteshi, Ranillugu, Shtërpca, Graçanica dhe Shtimja.

Shoqata e pacientëve, partive: Veprimet tuaja paraqesin vepër penale, po rrezikoni edhe jetën e qytetarëve

0

Shoqata e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë – PRAK konsideron se organizimi i tubimeve zgjedhore në kundërshtim me masat e rekomanduara nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik paraqet rrezik serioz për shëndetin publik dhe atë të ekonomisë.

PRAK thekon se në vend se partitë politike objektivë kryesore ta kenë shëndetin publik dhe mirëqenien e qytetarëve, ato po veprojnë në kundërshtim me këtë objektivë.

“Të kërkohet votë duke rrezikuar shëndetin publik të qytetarëve në emër të vaksinimit apo të rregullimit të sistemit shëndetësor është hipokrizi. Të kërkohet votë, në emër të sundimit të ligjit duke vepruar në kundërshtim me legjislacionin në fuqi, është hipokrizi. Të premtohet zhvillim ekonomik me veprime që rrezikojnë mbylljen e bizneseve për shkak të përhapjes së pandemisë po ashtu është hipokrizi”, thuhet në reagim.

Shoqata e të Drejtave të Pacientëve vë në pah se këto veprime përveç që janë jo ligjore, të pa moralshme dhe të rrezikshme, këto paraqesin edhe vepër penale.

“Kushdo që gjatë kohës së epidemisë ose të ndonjë sëmundjeje ngjitëse nuk vepron sipas urdhrave apo vendimeve tjera të nxjerra në bazë të dispozitave të organit kompetent, i cili cakton masat që kanë për qëllim luftimin apo parandalimin e tyre, dënohet me burgim deri në dy (2) vjet”, thuhet në reagim.

PRAK bën thirrje për që partitë politike që t’i shmangin aktivitetet që rrezikojnë shëndetin publik të qytetarëve.

“Qytetarët të mos mblidhen në tubime partiake në kundërshtim me rekomandimet e IKSHPK – së, pasi që shëndeti i tyre dhe familjarëve të tyre është në rrezik. Prokuroria e Shtetit të ndërmarrë veprime për çdo parti ose person i cili në kundërshtim me rekomandimet e IKSHPK – së organizon tubime zgjedhore”, rekomandon PRAK. /Telegrafi/

Daka: Jam bërë personaliteti më i urryer i këtij shteti

0

Në mbledhjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, sërish ka pasur përplasje mes kryetares së KQZ-së, Vladete Daka dhe anëtarit të LVV-së në këtë komision Sami Kurteshi.

Deri te përplasja erdhi pasi që Kurteshi kërkoi që data 13 shkurt të jetë afati i fundit për pranimin e votave nga diaspora.

“Po kërkoj që data 13 shkurt ora 19:00 të caktohet si momenti i fundit ku pranohet posta nga mërgata”, ka thënë Kurteshi.

Pas kësaj ka reaguar kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka e cila ka thënë se është aprovuar një plan operacional dhe se në bazë të kësaj data e fundit për pranimin e votave nga diaspora është 12 shkurti.

“E kemi aprovuar një plan operacional, dhe si i tillë është paraparë që data e fundit kur mund të pranohen pakot nga mërgata janë 12 shkurti, 24 orë para zgjedhjeve. Kush mendon që ua kemi shkel të drejtën për të votuar mund të ankohen në PZAP”, ka thënë Daka.

Pas kësaj ka reaguar sërish Kurteshi e cili e quajti këtë si “ramje nën brezë”.

I menjëhershëm ishte edhe reagimi i Dakës, e cila tha se që tri javë është ajo personi që ka marrë ramje nën brezë.

“Unë jam tu marr ramje nën brezë që tri javë. Që tri javë rresht jam emri jem nuk zbret nga faqet e mediave. Që tri javë jam bërë personaliteti më i urryer i këtij shteti, duke ju falënderuar disa personaliteteve të caktuara”, tha Daka.

Hoti nga Dragashi: Ky vit do të përmbyllet me liberalizim të vizave

0

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, ka zhvilluar një tubim në Dragash në kuadër të fushatës nga ku premtoi se do të mbështesë këtë komunë në rast se i fiton zgjedhjet më 14 shkurt.

Përveç kësaj, Hoti premtoi se ushtria e Kosovës do të jetë pjesë e ushtrisë amerikane me misione paqeruajtëse dhe viti do të përmbyllet me liberalizim të vizave.

“Kur e kemi marrë qeverinë e kemi gjetur shtetin të bllokuar, me sanksione nga Amerika dhe në fund të vitit pas gjashtë muajve, ne e kemi mbyllur vitin me një vendim të madh që ushtria e Kosovës me qenë pjesë e ushtrisë amerikane në misione paqeruajtëse. Këtë fat e kemi pasur ne njerëzit e LDK-së me e përmbyll një vizion 30 vjeçar”.

“Nuk ka qenë e lehtë më i hapë gjithë ato dyer që i kemi gjetur të mbyllura por tash jemi para proceseve të tjera. Vizionin për katër vitet e ardhshme. I ftoi kandidatët tjerë ta bëjnë të njëjtën gjë. Të dalin në debate, të përballemi me njëri-tjetrin, por është e pamundur. Asnjëri prej tyre s’ka guxim me u ul në tavolinë dhe me na dëgju dhe pastaj qytetarët me vendos me mendje të vet më 14 shkurt”.

Sipas Hotit, kandidatët e tjerë nuk kanë çfarë të ofrojnë pasi siç thotë ai, nuk kanë program, vizion e as ide.

“Tani është e qartë që këta nuk kanë çfarë të ofrojnë. As program, vizion e as ide. Njëri prej këtyre të kuqve, kur e pyetën çka do bësh ti, tha do t’i anuloj disa vendime të Hotit. Këtij nuk do t’i vijë rendi kurrë më me qeverisë. Një herë ne ia kemi dhënë rendin, LDK ia dha mundësinë dhe për 52 ditë e shkeli kushtetutën dy herë”.

“Nuk ka kush që i lëviz vendimet tona, nuk ka kush që i lëviz vendimet për t’i ndihmuar qytetarët, për të vendosur rregull, rend dhe disiplinë, të luftojmë korrupsionin, krimin. I njëjti brumë janë ata, të gjithë janë njësoj. Në këto zgjedhje janë dy opsione, LDK dhe vizioni i saj dhe këta të tjerët që nuk ofrojnë asgjë. Një listë me njerëz me ekstremizmat e mundshme e telashe, plot hipoteka të të kaluarës”.

“Tash kemi plane të rëndësishme dhe të fuqishme, për të fuqizuar ekonominë, qytetarët, marrëdhëniet me ShBA. Do punojmë shumë që të mbështesim blegtorinë në veçanti, programi jonë i bujqësisë është i jashtëzakonshëm, kemi dyfishuar subvencionet për bujqësi dhe blegtori. Do ta mbështesim turizmin malor. Kemi me i mbështet qendrat e skijimit. Ky regjion me disa vite me projektet që kemi për këtë zonë dhe zonat e ngjashme”.

Ndër të tjerash, Hoti u shpreh i bindur se këtë vit do të përmbyllet me liberalizimin e vizave.

“Kemi me përmbyll këtë vit me liberalizim të vizave, jam i bindur. Ne jemi duke punuar me vendet e BE-së me qeveritë e tyre duke i bindur që ne jemi ata që e fuqizojmë ligjin, ata që e luftojnë korrupsionin. Jemi njerëz që kemi vizion të qartë, njerëz që i nënshtrohemi vetëm ligjit dhe kushtetutës. Me besimin në Zot, pa ndërtuar kule, pa iu nënshtruar individit por duke iu nënshtruar ligjit, kushtetutës dhe vizionit kah duhet të shkojë ky vend. Jam i privilegjuar që i prijë një liste të jashtëzakonshme të burrave dhe grave në listë”, tha Hoti.

284 raste me Covid-19 në Kosovë, 21 raste në Prizren

0

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.951 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 284 raste pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar 5 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Dragash 1 rast (81 vjeç), Mitrovicë 1 rast (73 vjeç), Obiliq 1 rast (86 vjeç), Pejë 1 rast (83 vjeç) dhe Podujevë 1 rast (67 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 61.688 raste nga 244.950 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.519 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 224 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 53.455 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.714.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 112 raste, Pejë 29 raste, Prizren 21 raste, Ferizaj 19 raste, Gjakovë 12 raste, Fushë-Kosovë 10 raste, Gjilan 10 raste, Mitrovicë 10 raste, Podujevë 10 raste, Suharekë 8 raste, Deçan 6 raste, Kaçanik 5 raste, Vushtrri 5 raste, Istog 4 raste, Lipjan 4 raste, Kamenicë 3 raste, Klinë 3 raste, Rahovec 3 raste, Drenas 2 raste, Mamushë 2 raste dhe nga një rast komunat Graçanicë, Junik, Malishevë, Obiliq, Skenderaj dhe Viti.

Kandidatja e VV-së për deputete, Jetmire Vrenezi, viziton bizneset në Prizren

0

Kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje me numër 66 gjatë ditës së sotme së bashku me kryetarin Haskuka kanë vizituar bizneset prodhuese të komunës së Prizrenit.

Postimi i plotë:

Bashkë me kryetarin e Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, me përfaqësuesit e prodhimeve dhe bizneseve vendorë, diskutuam për problemet e tyre gjatë zhvillimit të biznesit, e që kërkojnë zgjidhje urgjente.

Prodhimet dhe bizneset vendore, gjatë qeverisjes sonë do të përkrahen si asnjëherë më parë, ngase vetëm në këtë mënyrë mund ta zhvillojmë ekonominë e vendit.

ARTIKULL I SPONZORIZUAR

Turqia teston raketën anti-anije në Detin e Zi

0

Raketa e parë detare e Turqisë ”Atmaca” u testua të enjten në rajonin e Detit të Zi.

Aktivitetet e provës së “Atmaca”, një raketë me rreze të gjatë anti-anije e zhvilluar nga Roketsan, u kryen në provincën veriore të Sinopit, sipas guvernatorit të qytetit, shkruan Anadoly Agency, përcjell Telegrafi.

“Produkti ynë Atmaca do të frikësojë armiqtë”, citohet të ketë thënë komandanti i Forcave Detare, Admiral Adnan Ozbal, pasi vëzhgoi testet së bashku me Erol Karaomeroglu, guvernatorin e Sinopit.

Po sipas AA, Roketsan vë në dukje “Atmaca” është një raketë goditëse me precizion të lartë, me rreze të gjatë, e cila mund të integrohet me anije patrullimi, fregata dhe korveta.

Ndërkohë siç shkruan TRT, slogani “frikë për armikun, siguri për miqtë tanë” u përdor për raketën e prodhimit plotësisht vendas.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort