Home Blog Page 5225

Në Kosovë nis dhënia e plazmës konvalescente

0

Klinika Infektive ka kryer procedurën e dhënies së plazmës konvalescente tek pacienti i parë, ndërsa sot edhe tek dy të tjerë. Gatë dhënies, pacientët nuk kanë pasur efekte anësore dhe se e kanë përballuar mirë.

“Në orët e pasdites trajtimit u janë nënshtruar edhe dy pacientë të tjerë, pranë Klinikës Infektive”, ka shkruar ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, në Facebook.

Zemaj shkruar se plazma konvalescente do të përdoret si terapi mbështetëse për të gjithë pacientët të cilët kanë nevojë për të.

Hoti: Çdo i ri që përfundon studimet do t’i ofrohet 1 vit pune me pagesë

0

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryeministër, Avdullah Hoti, tha të premten në Suharekë se zhvillimi ekonomik dhe krijimi i vendeve të reja të punës do të jenë prioritet i qeverisë së ardhshme.

“Rinia do të mbështetet duke ofruar arsimim cilësor në profile arsimore mbi bazat e nevojave të tregut të punës. Do të zhvillohet skema për mbështetje për punësim të të rinjve, subvencionimit të ndërmarrësve të rinj, lehtësira për tranzicion nga shkolla në punësim, mundësi për punë praktike duke bashkëpunuar ngushtë me ndërmarrjet, promovim i punës vullnetare, trajnim i vazhdueshëm për integrim në tregun e punës, ndihmë për banim për studentët, mbështetje qendrave për inovacion të të rinjve, etj”, tha Hoti.

Kryeministri në detyrë Hoti tha se do të punohet në krijimin e kushteve për punësim të qëndrueshëm dhe dinjitoz, duke promovuar konkurrencën e lirë, me rol të kufizuar të shtetit në ekonomi, kryesisht si lehtësues e rregullator i zhvillimit ekonomik, bazuar në prioritetet nacionale zhvillimore, me kujdes të veçantë ndaj mjedisit, për ta ruajtuar atë edhe për brezat e ardhshëm.

Ai shtoi se Kosova e ka të domosdoshme përgatitjen e një orientimi të qartë strategjik afatgjatë të zhvillimit, ku vendosen prioritetet zhvillimore dhe kornizat e politikave ekonomike, fiskale e buxhetore dhe të borxhit publik, që tejkalojnë një mandat qeverisës.

Ai ju ka garantuar bujqve të vyer të Suharekës vazhdimin e përkrahjes shtetërore.

“Duke marr parasysh potencialin që ka sektori bujqësor për rritjen e prodhimit vendor dhe punësimit në gjithë zinxhirin prodhues, përpunues dhe shërbyes, LDK do të angazhohet fuqishëm për mbështetjen e sektorit bujqësor, duke filluar nga prodhimtaria primare, ruajtja, përpunimi dhe tregtimi si produkte finale”, ka thënë Hoti.

Ai tha se do të ofrojnë mbështetje për bujqësinë në programin për zhvillimin bujqësor të qëndrueshëm dhe në strategjinë për mbrojtjen e prodhimeve vendore.

“Mbështetja do të jetë për të gjitha fazat e prodhimit bujqësor, me fokus në sektorët ku vendi ka avantazhe krahasuese. Nisur nga fakti që Kosova ka orientim drejt integrimit në BE, orientimi i qeverisë do të jetë që politikat e zhvillimit të bujqësisë të përafrohen me Politikat e Përbashkëta Bujqësore të BE-së”, tha në fund kryeministri Hoti.

PZAP-ja i pranon si të bazuara 144 ankesa të mërgimtarëve, i refuzon 124

0

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa – PZAP, njofton të gjithë votuesit jashtë Kosovës, se nga 281 apele të paraqitura nga apeluesit përmes emailit, 144 apele i ka pranuar si të bazuara dhe ka vendosur që ta urdhërojë KQZ-në që këta votues t’i përfshijë në Listën e Votuesve Jashtë Kosovës për të votuar.

Ndërsa 124 apele i ka refuzuar si të pabazuara pasi që parashtruesit e apelit nuk kanë ofruar dëshmi të mjaftueshme për të vërtetuar se të njëjtit në kuptim të nenit 5.1 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme/Lokale (LZP), i plotësojnë kushtet për tu regjistruar në Listën e Votuesve Jashtë Kosovës dhe 13 apele i ka hedhur si të parregullta.

Apel i dërguar përmes postes nga një votuesi jashtë Kosovës është miratuar i bazuar dhe është urdhëruar KQZ që votuesin ta përfshijë në Listën e Votuesve Jashtë Kosovës.

Pas afatit prej 24 orëve janë dërguar nga Votuesit Jashtë Kosovës dhe kanë arritur në PZAP 185 e-maila-apele, të cilat si të pas afatshme janë hedhur poshtë.

Ky është njoftimi i plotë i PZAP-së:

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa – PZAP-i, me datën 22 janar 2021 ka njoftuar Votuesit Jashtë Kosovës me të drejtë vote të cilët kanë aplikuar për tu regjistruar për të votuar në Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvend të Kosovës që do të mbahen me 14 shkurt 2021, e që aplikacionet e tyre janë refuzuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, mund të parashtrojnë ankesat/apelet në PZAP, vetëm ne mënyrë fizike përmes postes me dërgesa rekomande, ashtu siç parashihet me dispozitat e Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme të Republikës së Kosovës, dhe Rregullat dhe Procedurat e PZAP-it, dhe ashtu siç është vepruar gjithnjë deri në zgjedhjet e fundit 2019, e jo në mënyrë elektronike.

Mirëpo, PZAP-i duke u nisur nga vullneti i mirë dhe duke vlerësuar vështirësitë e Votuesve Jashtë Kosovës për dërgimin e ankesave/apeleve përmes postes si rrjedhojë e çrregullimit të komunikacionit ajror ndërkombëtar për shkak të Pandemisë Covid – 19, dhe afatit shumë të shkurtë për aplikim dhe paraqitje të ankesës/apelit, si dhe për t’i ikur keqkuptimeve të mundshme dhe për të iu bërë të mundur votimin këtyre votuesve që është një e drejtë e tyre elementare dhe e garantuar me ligj dhe me Kushtetutë, PZAP – i ka vendosur që ti trajtoj të gjitha apelet e rregullta të tyre të dërguara përmes e-mailit në adresën e PZAP-it, në mënyrë që këta qytetarë të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar në Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvend të Kosovës që do të mbahen me 14 shkurt 2021.

Njoftojmë Votuesit Jashtë Kosovës se, pas marrjes së vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Nr. 419-2021 datë 02 shkurt 2021, për Përfshirjen e Votuesve të Aprovuar në Listën Përfundimtare të Votuesve Jashtë Vendit për Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më datën 14 shkurt 2021, në emal adresën e PZAP-it më datën 3 dhe 4 shkurt 2021 kanë arritur 1116 e-maila të dërguara nga Votuesit Jashtë Kosovës dhe 1 (një) apel ka arritur përmes postes më datën 5 shkurt 2021.

Kundër vendimit të KQZ-së të theksuar me lartë brenda afatit prej 24 orëve prej momentit të bërjes publike të këtij vendimi në ora 18:00 të datës 2 shkurt 2021 e deri ne ora 18:00 te datës 3 shkurt 2021, Votuesit Jashtë Kosovës kanë dërguar 931 e-maila, prej tyre në 281 e-maila kanë qenë të bashkangjitur Formular të ankesave/apeleve dhe shkresa tjera të lëndës të cilat PZAP-i i ka konsideruar si të afatshme dhe ligjërisht të rregullta për procesim dhe shqyrtim, ndërsa e-mail-at tjerë nuk kanë pas të bashkangjitur Formularë të ankesave/apeleve si dhe shkresa tjera të lëndës për ta argumentuar qëllimin e ankesës, respektivisht këto e-maila nuk kanë përmbushur elementet e ankesës/apelit, ato me tepër kanë qenë sqarim dhe komunikim rreth aplikimeve të tyre në KQZ për mos përfshirjen e tyre në Listën e Votuesve Jashtë Kosovës, kështu që të njëjtat pasi që nuk kanë pas formë dhe përmbajtje të ankesës/apelit, as nuk janë shqyrtuar si të tilla.

PZAP-i, nga 281 apele të paraqitura nga apeluesit përmes e-mailit, 144 apele i ka pranuar si të bazuara dhe ka vendosur që ta urdhërojë KQZ-në që këta votues ti përfshij në Listën e Votuesve Jashtë Kosovës për të votuar, ndërsa 124 apele i ka refuzuar si të pabazuara pasi që parashtruesit e apelit nuk kanë ofruar dëshmi të mjaftueshme për të vërtetuar se të njëjtit në kuptim të nenit 5.1 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme/Lokale (LZP), i plotësojnë kushtet për tu regjistruar në Listën e Votuesve Jashtë Kosovës dhe 13 apele i ka hedhur si të parregullta.

Apel i dërguar përmes postes nga një votuesi jashtë Kosovës është miratuar i bazuar dhe është urdhëruar KQZ që votuesin ta përfshijë në Listën e Votuesve Jashtë Kosovës.

Pas afatit prej 24 orëve janë dërguar nga Votuesit Jashtë Kosovës dhe kanë arritur në PZAP 185 e-maila-apele, të cilat si të pas afatshme janë hedhur poshtë.

Paralajmërohet vendosja e kamerave nëpër stacionet policore dhe uniformat e policëve

0

Pas disa rasteve të arrestimeve të policëve për shkak të dhunës ndaj qytetarëve brenda stacioneve policore, është paralajmëruar se nëpër të gjitha stacionet policore në Kosovë do të vendosen kamera.

Është paralajmëruar edhe vendosja e “kamerave të trupit” në uniformat e policëve.

Kjo u tha në një vizitë që drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, ka realizuar në Drejtorinë Rajonale të Gjakovës. Nga aty u tha se Policia e Kosovës do të mbesë e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të saja ligjore karshi qytetarëve, ku nuk do të tolerohen sjelljet jo profesionale dhe tejkalimi i autorizimeve policore.

Pikërisht gjatë ditës së djeshme në Gjakovë, tre zyrtarë policorë u arrestuan për shkak të keqtrajtimit të një qytetari.

Kohëve të fundit ka pasur rritje të ankesave nga qytetarët për sjelljet e Policisë kudo në vend.

Dënohet LDK-ja për tubimin e sotëm në Prizren

0

Inspektorati i komunës së Prizrenit e ka gjobitur Lidhjen Demokratike të Kosovës për shkelje të ligjit kundër pandemisë gjatë fushatës.

Drejtori i Inspeksionit në Komunën e Prizrenit, Edon Muçaj, ka njoftuar në Facebook se LDK-ja është gjobitur me 2000 euro.

Postimi i plotë:

Në bazë të Ligjit 07/L-006 dhe Vendimeve të Qeverisë jemi të obliguar të veprojmë për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19 në territorin e Republikës së Kosovës!

2000€ gjobë për subjektin politik LDK.

Në bazë të Ligjit 07/L-006 dhe Vendimeve të Qeverisë jemi të obliguar të veprojmë për parandalimin dhe luftimin e…

Posted by Edon Muçaj on E premte, 5 Shkurt 2021

 

Flet qytetari të cilit policët ia thyen brinjtë

0

Gjithë ngjarja filloi kur Bardhyl Bakija, orët e hershme të së enjtes kaloi semaforin në të kuqe. Menjëherë pas kësaj, pjesëtarë të Policisë Rajonale të Gjakovës filluan ta ndjekin atë, deri në afërsi të shtëpisë së tij.

Aty Bakija thotë që policët ushtruan dhunë ndaj tij, krahas asaj që deklarohet se nuk refuzoi të dorëzohet.

“Edhe u nala, i çova durt edhe tu dalë prej kerrit thashë më falni se gabova. Pa e kry më ka ra dikush boks në kry më ka qit në tokë. Ma kanë msy nja 7 vetë me krejt forcën më kanë rrahë, vetëm zoti e di çfarë të rrehne më kanë bërë, këso të rrahure kam pa vetëm në kohën e okupimit të Serbisë, ka thënë Bakija për T7.

Ai sqaron pse vendosi të kalojë semaforin në atë formë.

“Nuk isha në gjendje të mirë. Hyra në krye të rrugës e pashë 5 e 45 e mëngjesit, nuk kishte asnjë makinë, hajt thashë po hi në të kuqën, 8 sekonda. Si hina në të kuqën shkova rreth 300 metra po e vërej Policinë”, rrëfen ai.

60 vjeçari thotë se do ta sqarojë deri në fund pse policia përdori këtë metodë për ta ndaluar.

“Pa e marrë vesh nuk tërhiqem prej kësaj pune, ata janë të fortë, unë jam i ligë. Ata janë të fortë se ata më kanë rrahë mua”, shtoi ai.

E nga kjo ngjarje, ky qytetar pësoi lëndime. Zyrtarët policorë atij ia thyejnë dy brinjë. Këtë e kanë konfirmuar edhe në Spitalin Rajonal të Gjakovës.

“E kam vizituar pacientin, në bazë të ekzaminimit klinik që i kemi bërë, testeve dhe CT është konstatu se i ka dy brinjë të thyer në anën e majtë”, ka thënë ortopedi, Burim Sahatqiu.

Ndonëse dyshohet se Bakija është viktimë, ky fillimisht po hetohej si i dyshuar, pasi që rasti ishte lajmëruar si sulm ndaj personit zyrtar. Megjithatë, me të lajmëruar rastin, janë marrë masa.

Shtatë pjesëtarë të Policisë së Kosovës, janë suspenduar, derisa tre prej tyre janë ndaluar.

“Rasti fillimisht është raportu si sulm ndaj personit zyrtar dhe njësitet policore iu kanë pëegjigjur rastit, në ndërkohë kemi pranuar një informatë nga Inspektorati Policor që i dyshuari gjatë kohës sa ka qenë duke u trajtuar në spitalin rajonal ka kontaktuar IPK-në dhe ka pasur ankesa rreth përdorimit të forcës së tepruar nga ana e zyrtarëve policor, ka thënë Lumni Graishta nga Policia e Kosovës në Gjakovë.

Ai thotë që ata janë suspenduar në mënyrë që hetimet të zhvillohen pa pengesa.

Ndërkohë për të dyshuarit, Prokuroria Themelore në Gjakovë ka kërkuar masë të paraburgimit.

“Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka ndaluar tre zyrtarë policorë, në kohëzgjatje prej 48 orësh, nën dyshimin e bazuar se kanë kryer veprat penale “Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike” dhe “ Lëndim i rëndë trupor”, ka thënë Yllka Juniku-Shehu, zëdhënëse e Prokurorisë Themelore në Gjakovë.

Rast i ngjashëm ishte raportuar edhe ditë më parë, ku ndaj një të riu dyshohet se zyrtarët policorë kanë ushtruar dhunë./Express/

Më 2020, rritje alarmante të rasteve të vdekjeve në Kosovë

0
Grafikon nga Besnik Pula, profesor i asociuar i shkencave politike në Universitetin Virginia Tech

Rritje alarmante e shifrës së vdekjeve është regjistruar më 2020 në Kosovë. Saktësisht 1556 vdekje më shumë janë regjistruar në 12 muajt e 2020-s në krahasim me 12 muajt paraprakë. Më 2020 në Kosovë vdiqën 11 mijë e 108 persona. Kjo mund t’i referohet rritjes së vdekjeve si pasojë e koronavirusit.

Pavarësisht kësaj, shifrat alarmante nuk kanë zmbrapsur partitë politike që në fushatën elektorale po shkelin masat me turma të mëdha të njerëzve, pa maska e pa distancë sociale.

Besnik Pula, profesor i asociuar i shkencave politike në Universitetin Virginia Tech, ka përpiluar një grafikon me të dhënat e nxjerra nga Agjencia e Statistikave të Kosovës. Ai ka bërë krahasimin, pos me 2019-n, edhe me një vit më herët. 2242 më shumë vdekje u regjistruan më 2020 në raport me 2018-n.

“Shifra morbide. Vdekjet në Kosovë, 2020 në krahasim me 2019 dhe 2018; ose, kostoja e lartë e Covid-19. Në vitin 2020 Kosova kishte 1.556 më shumë vdekje se në vitin 2019 e 2.242 më shumë vdekje se në vitin 2018. Me një fjalë, numri i vdekjeve vjetore në Kosovë është me mijëra mbi shkallën normale”, ka shkruar ai në sqarim të grafikonit.

Në komentin e tij, ai ka kritikuar partitë politike që po bëjnë shkelje të vazhdueshme të masave.

Sipas tij, “me këtë ritëm takimesh e tubimesh elektorale, e mospërfillje të përgjithshme ndaj udhëzimeve mjekësore dhe masave për parandalimin e përhapjes së virusit, e me vaksinën askund në horizont, Kosova me sa duket ka vendosur që në vitin 2021 ta thyejë edhe këtë rekord morbid”.

Si pasojë e koronavirusit, që në Kosovë u regjistrua për herën e parë në muajin mars të 2020-s, kanë vdekur 1519 persona. Aktualisht janë 6714 raste aktive.

Grafikon nga Besnik Pula, profesor i asociuar i shkencave politike në Universitetin Virginia Tech

Haradinaj: Presidenti duhet të përballet me Serbinë, e mua deri sot nuk ka mrri me më thy

0

Kandidati për president nga AAK-ja, Ramush Haradinaj, ka thënë se kushdo që do ta mbajë postin e presidentit të vendit do të duhet të përballet me Serbinë.

Ai, nga një tubim elektoral në Gjilan, ka thënë se nëse ai do të bëhet president mund ta bëjë një gjë të tillë duke shtuar se e ka një jetë përballje me të dhe asnjëherë nuk e ka thyer.

“Listës së dëshmuar të AAK-së me njerëz të zotë të profesioneve të ndryshme dhe që janë të gatshëm me marrë besimin i prij unë. Ka edhe diçka – është presidenti. Presidenti është nyja e procesit zgjedhor. Nuk kemi president, kemi ushtrues detyre. Duhet ta zgjedhim presidentin, sepse pa e zgjedh presidentin nuk mund të krijojmë institucione. Pa një president të zotë e kemi zor me i ec punët tona. Kush mund t’i kryjë punët e Kosovës si president? Besoj që muj me i kry”.

“Duhet ta fuqizojmë Kosovën në planin e brendshëm. Duhet ta anëtarësojmë Kosovën në NATO. Duhet të përballemi edhe me Serbinë e cila po vazhdon të bllokojë Kosovën. Deri tash janë përmendur dy kandidatë për president. Është Vjosa Osmani për të cilën kam respekt si intelektuale dhe kolege në politikë. Për përballjen me Serbinë përvoja ime është ndryshe – historia e tregon ndryshe. Kam pasë një jetë në përballje me Serbinë dhe deri sot Serbia nuk ka mrri me më thy as mu, as Kosovën”.

“Herën e parë jam përballë frontalisht me ta më 6 maj 1997 në Qafë të Mullarit në kufirin shqiptaro-shqiptar. Aty më është vrarë vëllai Luani dhe e kemi tërhequr trupin e tij. Nuk e kemi humbur momentumin e luftës dhe për pak kohë jemi kthyer në vendluftim. Herën e dytë e kam pasë më 24 mars 1998 në familje. Na ka rrethuar ushtria e Millosheviqit me krejt çka ka pasë – me polici, ushtri, helikoptera, mjete të blinduara dhe tankse. Gjithë ditën ka zgjatur lufta dhe asnjë prej neve që kemi qenë brenda nuk jemi vrarë në rrethim të parë. Në rrethim të tretë na janë vrarë dy bashkëluftëtarë dhe një kushëri. Në vazhdimësi kanë vazhduar presionet me na dobësu. Prapë jam kthyer në detyrë si kryetar qeverie dhe sot jam duke e kërkuar votën”.

“Kur u lazdru Serbia, se u lazdru pak tu mendu që janë bo shumë të zotë, dhe nuk na ka la me hy në INTERPOL dhe doli e mbajti fjalime të lazdruar e Vuçiqi e Daçiqi u keshën duke thënë se ja kallxojmë vendin Kosovës nuk iu doli mirë se na ja kallxum vendin atyre me taksën – edhe kanë vajtu për taksën 1 vjet e sa”.

Pretendenti për postin e presidentit nga AAK-ja nga Gjilani, ashtu siç po bën në secilin tubim ekonomik, e ka shpalosur programin ekonomik të partisë së tij për të cilin po thotë se është zgjidhja e duhur për ta nxjerrë vendin nga kriza ekonomike.

Kurti thirrje mërgatës: Votoni sa më masivisht dhe sa më parë!

0

Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, u ka bërë thirrje mërgatës që të mos presin afatet e fundit për dërgimin e votave drejt vendlindjes.Kurti ka thënë që po bëjnë përpjekje maksimale që pjesëmarrja në zgjedhje të jetë masive.

“Të dashur bashkatdhetarë, afati për të dërguar fletëvotimet tuaja përmes postës, tashmë ka filluar dhe do të përfundojë më 12 shkurt. Për shkak të afateve të shkurtra, ju lutem nxitoni të dërgoni fletëvotimet e juaja me shërbimet e shpejta postare në mënyrë që ato të mbërrijnë me kohë”.

“Angazhimi juaj ka qenë i jashtëzakonshëm, numri i aplikimeve për regjistrim ka qenë tejet i lartë. Votat tuaja do të jenë aq të shumta. Ju po i prini fitores së madhe dhe ju do e vulosni fitoren e madhe”, u shpreh Kurti.

Limaj paralajmëron padi ndaj gjenocidit serb në Kosovë

0

Lideri i Nismës Socialdemokrate Fatmir Limaj ka paralajmëruar sot padi ndaj gjenocidit serb në Kosovë.

Ai para simpatizantëve të partisë nga Lipjani dhe Shtime, tha se ky do të jetë qëndrimi i parë i Nismës në legjislaturën e tetë në Kuvendin e Kosovës.

Limaj duke drejtuar akuza ndaj oponentëve të tij politikë tha se në Parlament dhe Qeveri duhet të ketë zë të çlirimtarëve, e jo të atyre, siç tha që kanë dilema për gjenocidin serb në Kosovë.

“Serbia okupatore ka kryer gjenocid ndaj Kosovës. Si mund të ketë dilema një drejtues politik, se a ka pasur gjenocid, apo jo? A ka pas përpjekje, apo jo. Kemi qindra masakra dhe fëmijë të vrarë. Kjo është tregues se çka ka bërë Serbia në Kosovë…Ftesa ime është mos votoni njerëz që vënë në pikëpyetje historinë e vendit tonë…Nisma një nga qëndrimet e para në parlament do të ketë padinë kundër gjenocidit serb”, tha ai.

Krahas kësaj, Limaj në ditën e tretë të fushatës, tha se Kosova ka nevojë për qeverisje me përvojë dhe pjekuri politike.

“Ftesa ime është që në Parlament dhe Qeveri duhet të ketë njerëz me duar të sigurta dhe duar të sprovuara, me njerëz që ndajnë dhimbjen dhe krenarinë e vendin të tyre. Ata që punojnë për dinjitetin e vendit të tyre dhe ata që nuk largohen nga tradita e vendit të tyre…Vendi ynë më shumë se kurrë ka nevojë për urtësi, pjekuri, përvojë të ngërthyera për projekte të reja”, tha ai.

Duke folur për dialogun Kosovë-Serbi, Limaj tha se në parlament duhet të ketë njerëz që njohin gjuhën diplomatike.

“Në parlamentin e Kosovës na duhen burra dhe gra që kuptojë gjuhën diplomatike dhe dinë ka po e sjellin Kosovën dhe ku po e çojnë. Më shumë se kurrë na duhen njerëz në parlament që i dinë plagët e Kosovës”, tha ai.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort