Home Blog Page 5224

“Italia mund të vaksinoj shumicën e njerëzve në Evropë”

0
A nurse prepares to inject flu vaccine Jacopo Leoni at the Museum of science and technology in Milan, Italy, Wednesday, Nov. 4, 2020. The museum offered its ample spaces to a hospital in Milan in order to help people keeping safe distance while receiving the vaccine. Health officials and medical groups are urging people to get either the flu shot or nasal spray, so that doctors and hospitals don’t face the extra strain of having to treat influenza in the midst of the coronavirus pandemic. (AP Photo/Luca Bruno)

Shtatë milionë italianë mund të vaksinohen plotësisht kundër Covid deri në fund të marsit, nëse konfirmohen furnizimet e vaksinave, ka thënë komisioneri special i qeverisë Domenico Arcuri.

Arcuri tha se 249,600 dozat e para të vaksinës AstraZeneca do të mbërrinin në Itali nesër dhe do të administrohen nga java e ardhshme, tek njerëzit deri në moshën 55 vjeç, raporton Reuters, përcjell albinfo.ch

Dozat e Pfizer dhe Moderna do të administrohen paralelisht, me ata mbi 80 vjeç dhe më të ekspozuar ndaj rreziqeve, siç janë punëtorët shëndetësorë. Ndërkohë, numri i italianëve që janë vaksinuar plotësisht do të arrijë 1 milion.

“Kemi rreth një milion njerëz që kanë marrë dozën e parë dhe të dytë, përpara Gjermanisë me 756,000”, ka shtuar Arcuri.

I pyetur në lidhje me ndërprerjet e fundit të prodhimit dhe ndërprerjet e furnizimit, komisioneri tha se ai po priste që BE dhe prodhuesit e vaksinave të bien dakord mbi propozimin për të transferuar një pjesë të prodhimit të tyre në vendet lokale për të rritur kapacitetin.

“Ne besojmë se Italia ka lehtësitë dhe karakteristikat për të kontribuar në një rritje të prodhimit”, shtoi ai.

Në lidhje me vaksinën AstraZeneca, e cila rekomandohet për përdorim në njerëz deri në 55 vjeç, ai tha se ishte i bindur se “provat e mëtejshme mund të lejojnë që ajo të përdoret brenda një pjese më të gjerë të popullsisë”, përcjell tutje albinfo.ch

Mërgimtarët të pakënaqur me votimin përmes postës

0

Kanë ngelur edhe pak ditë para zgjedhjeve të parakoshme në Kosovë, proces ky që ka ngjallur interesim të madh të diasporës. Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve konstatoi se nga 130 mijë e e 168 aplikime janë verifikuar 102 mijë e 100 qytetar, një rritje prej 225 për qind krahasuar me aplikimet në zgjedhjet e vitit 2019.

Megjithatë, Diaspora e Kosovës po ankohet se votimi me postë është një proces i ndërlikuar dhe i kushtueshëm, ndërsa KQZ arsyetohet se janë duke zbatuar ligjet në fuqi.

Për 25 vjeçarin Arlind Alidema, që jeton prej tre vitesh në SHBA, pjesëmarrja në zgjedhjet e parakohshme të 14 shkurtit është shumë e rëndësishme.

Arlindi thotë se ndoqi të gjitha procedurat e aplikimit për të votuar me postë, por mbeti i zhgënjyer kur pa listën e votuesve të publikuar në faqen e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve.

“Unë për vete si të gjithë i përcolla rregullat në afat kohor. Prita mos po më telefonojnë, nuk më telefonuan. Në momentin që treguan se do ta publikojnë listën e pashë që emri im nuk është në listë. Për mua ishte shokuese dhe hyra të shoh mos kam harruar ndonjë të dhënë ose datë. E pashë që është në rregull, kopja e letërnjoftimit ishte pjesë e emailit”, thotë ai.

Arlindi priste që procesi të ishte më i lehtë sesa në zgjedhjet e vitit 2019, kur ai thotë se u lejua të votojë nga Amerika.

“Sivjet e pashë që u ndërlikua edhe më shumë pa nevojë”, shton Arlindi.

Aplikantët që nuk janë miratuar kishin mundësi ankese në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, vetëm përmes postës.

PZAP tha për Zërin e Amerikës se në adresë të tyre ka mbërritur një numër i konsiderushëm ankesash të cilat po shqyrtohen.

Edhe shqiptaro-amerikani Esad Gjonbalaj është i pakënaqur me procesin, pasi aplikimi i tij u verifikua, ndërsa ai i bashkëshortes së tij jo. ndonëse të dy kishin aplikuar së bashku.

Por ky nuk është problem i vetëm që ai ka. Vendimi i KQZ-së që votat me postë duhet të mbërrijnë në Kosovë para ditës së zgjedhjeve, i la zotit Gjonbalaj vetëm një mundësi, ta dërgojë votën me postë të shpejtë, që kushton mbi 100 diollarë, për t’u siguruar që vota e tij do të numërohet.

“Mërgata është shtyrë që të kryejë shërbimet me postë të shpejtë, postë e cila ka kosto jashtëzakonisht të madhe. Mendoj që KQZ-ja nuk është duke zbatuar ligjin, por mendoj që është duke penalizuar diasporën shqiptare me mënyrën e sjelljes dhe trajtimit të saj. Le ta dinë edhe anëtarët e KQZ-së se nuk i kanë të gjithë mundësitë të pagujnë nga 160 dollarë për një votë. Ka familje që janë fillestare, ka familje që thotë fjala e popullit nuk i ka marrë Amerika me të mirë”, thotë ai.

KQZ thekson se nuk është në dorën e saj, pasi ajo duhet të zbatojë ligjet në fuqi.

“Tashmë me aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese është specifikuar edhe afati kohor ashtu siç e prasheh edhe ligji për zgjedhjet e përgjithshme, që do të thotë se fletvotimet nga jashtë vendit përmes postës duhet të pranohen nga KQZ-ja para ditës së zgjedhjeve, ashtu siç përcaktohet me rregullat e KQZ-së në këtë rast deri më datë 12 shkurt”, thotë për Zërin e Amerikës Valmir Elezi, zëdhënës i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve

Mark Gjonaj, anëtar i Këshillit Bashkiak të Nju Jorkut dhe veprimtar aktiv për çështje të emigracionit në Shqipëri dhe Kosovë thotë se ky proces po përjashton nga vendimmarrja ata që ndihmuan shtetndërtimin e Kosovës.

“Duke e ndërlikuar procesin dhe duke e bërë atë shumë të kushtueshëm, u pamundëson të drejtën e votës njerëzve që kanë ndihmuar në ndërtimin e Kosovës. Atyre që ndihmuan në shpalljen e pavarësisë së Kosovës. Atyre që vuajtën, ndihmuan, luftuan dhe derdhën gjak, sot po u thuhet faleminderit për shërbimin tuaj, qëndroni të gatshëm të veproni kur na duheni, por ne e dimë se çfarë është më mirë”, tha zoti Gjonaj.

Ai u bën thirrje qytetarëve me të drejtë vote qëp ta ushtrojnë këtë të drejtë.

“E di se është barrë financiare, ishte një proces shumë i ndërlikuar, por vota juaj është për ju, për të ardhmen tuaj dhe popullin e Kosovës”, përfundon zoti Gjonaj.

Besnik Pula, Profesor i Asocuar i Shkencave Politike në Universitetin “Virginia Tech”, thotë se vështirësitë e procesit mund të zbehin interesimin e madh të diasporës për pjesëmarrje në këto zgjedhje.

“E drejta kushtetuese për ta ushtruar të drejtën e votës nuk është e drejtë nëse nuk ekziston mundësia për ushtrimin e saj, nëse ka pengesa që vendosen në mënyrë të drejtpërdrejtë, ose jo të drejtpërdrejtë. Fletvotimi botohet vetëm 10 ditë para datës së zgjedhjeve dhe duhet të paguhen shuma marramendëse për ta transportuar votën deri në Kosovë, vetëm që ajo të arrijë atje me kohë, sepse KQZ-ja nuk i pranon votat që arrijnë pas datës së zgjedhjeve. Kjo është një mënyrë për ta shtypur votën e diasporës”, thotë Besnik Pula, Profesor i Asociuar në Universitetin Virginia Tech.

KQZ thotë se duhet të mirret parasysh fakti se këto janë zgjedhje të parakohshme dhe koha e organizimit të tyre është shumë më e shkurtër krahasuar me afatet në zgjedhje të rregullta.

Në zgjedhjet e vitit 2019 numri i aplikimeve për të votuar me postë ishte 40 mijë e 313. Prej tyre ishin miratuar 35 mijë e 87 ose 87 për qind e aplikimeve.

Aplikimet për këtë vit janë shtuar me 225 për qind, me mbi 130 mijë e 168 aplikues.

Prej tyre janë miratuar 102 mijë e 100 votues ose 78.4 për qind e totalit të aplikuesve.

Këtë vit KQZ refuzoi mbi 28 mijë e 68 aplikues ose 21.5 për qind, ndërsa zgjedhjet e kaluara kishte refuzuar 5 mijë e 226 aplikues ose 12.9 për qind.

Rritet numri i rasteve aktive me koronavirus në Kosovë

0

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) njoftoi të premten se pesë persona kanë vdekur dhe janë regjistruar 284 raste të reja me koronavirus.“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Dragash 1 rast (81 vjeç), Mitrovicë 1 rast (73 vjeç), Obiliq 1 rast (86 vjeç), Pejë 1 rast (83 vjeç) dhe Podujevë 1 rast (67 vjeç)”, thuhet në njoftim.Rastet e reja me COVID-19 dalin pas testimit të 1.951 mostrave në laboratorët e IKSHPK-së dhe në ato private.
Në 24 orët e fundit, sipas raportit ditor të IKSHPK-së, nga COVID-19 janë shëruar edhe 224 persona.Që prej 13 marsit, 2020 e deri më 5 shkurt, 2021, në Kosovë janë regjistruar 61.688 raste pozitive me COVID-19.Prej tyre, 1.519 pacientë kanë vdekur dhe 53.455 janë shëruar.
Raste aktive janë 6.714.

Fauci: Edhe ata që kanë kaluar Coronavirusin duhet të marrin 2 dozat e vaksinës

0

Dr. Anthony Fauci, drejtori i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive, tha se edhe personat që kanë pasur Covid-19 duhet të marrin dozën e dytë të vaksinës.“Ne aktualisht nuk kemi prova të mjaftueshme që provojnë të kundërtën,”shkroi Fauci në Twitter nga llogaria e Shtëpisë së Bardhë.
Fauci gjithashtu theksoi se të gjithë ata që kanë pasur Covid-19 duhet të vaksinohen.
“Nëse keni pasur Covid-19, përsëri duhet të vaksinoheni. Meqenëse riinfektimi i është i pazakontë 90 ditë pas infektimit fillestar, mund ta shtyni vaksinimin deri në fund të asaj periudhe 90-ditore. Por vaksinimi duhet bërë, ” shtoi ai.Kjo deklaratë vjen pasi një studim paraprak i postuar në internet tregoi se personat që ishin infektuar më parë me koronavirus, kishin tendencë të kishin nivele të antitrupave që ishin të barabarta me ose mbi ato të njerëzve që kishin marrë të dyja dozat, por që nuk ishin infektuar asnjëherë. /GSH/

Ky është parashikimi i motit për sot dhe ditët në vijim

0

Prishtina Weather ka parashikuar se në fundjavë do të ketë mot të ngrohtëm me diell dhe vranësira kalimtare, por pa të reshura. Ndërkohë, reshjet e shiut pritet të kthehen nga e hëna..

Ditën e diel, orëve të mbrëmjes një ciklon nga Italia veriore kalon në veri të rajonit, që mund të sjell të reshura kryesisht shiu në pjesët perëndimore të vendit, e të cilat gjatë ditës së hënë shtrihen edhe në pjesët tjera të vendit. Reshjet vende-vende mund të jenë të intensitetit mesatar, me gjatë të shoqërohen edhe me ndonjë bubullimë.

Të martën dhe mërkurën mbetemi nën dominim të cikloneve që depërtojnë nga Italia, e mundësojnë mot më të paqëndrueshëm, me vransira, herë herë me mundësi edhe për reshje shiu. Kohëpaskohe do të fryjnë edhe erëra kryesisht nga krahu jugor. Masat e ngrohta ajrore mbajnë më tutje temperaturat mbi vlera mesatare.
Indeksi i cilësisë së ajrit mbetet më gjatë në vlera të dobëta dhe shumë të dobëta edhe ditën e shtunë, mirëpo moti më dinamik që po parashihet në ditët e ardhshme, do të sjell qarkullim më të mirë ajror, ku do të mundësoj shpërndarjen e ndotësve ajror, e indeksi zbret edhe në vlera mesatare dhe të mjaftueshme, e ditën e hënë edhe në të mira.6.02 – Më ngrohtë, kryesisht me diell, herë herë me vransira kalimtare. Në mëngjes përgjatë ultësirave mundësi për mjegull apo mjegullinë.
7.02 – Mot i butë, me vranisra dhe intervale me diell. Më vonë në mbrëmje në perëndim të vendit priten reshje shiu.
8.02 – Kryesisht me vransira, pasdite edhe me erë. Kohëpaskohe me reshje shiu, që vende-vende mund të jenë më intensive.9.02 – Kryesisht me vransira, herë herë me reshje të dobëta shiu.10.02 – Mbetet mot i butë, me vransira të ndryshueshme dhe intervale me diell gjatë ditës. Mundësi për reshje lokale shiu, kryesisht në perëndim të vendit.Temperaturat minimale lëvizin nga 3C deri në 6C, e maksimalet të shtunën rriten ndjeshëm në fundjavë deri në 16C, nga Dukagjini edhe afër 20C. Nga e hëna temperaturat në rënie të lehtë deri në 12C.Era do të fryj e lehtë dhe mesatare kryesisht nga krahu jugor 2-7m/s, e nga e hëna me hove edhe deri në 12m/s.Shtypja atmosferike në rënie të thellë nën vlera normale.

Vjosa Osmani bën thirrje të votohet Albin Kurti

0

Kandidatja për presidente nga Lëvizja Vetëvendosje, Vjosa Osmani, ka thënë se ajo nuk i prin listës së Vetëvendosjes dhe se numri 1 vazhdon të jetë Albin Kurti.

“Unë nuk jam bartëse e listës. Unë mbes numër 2 në listë. Asnjëherë nuk ka qenë kërkesë e imja që ta udhëheq këtë listë të përbashkët, përkundrazi. Kemi bërë dhe do të bëjmë bashkarisht të pamundurën që të respektohet vullneti qytetar sa i përket votës së Albin Kurtit që është numër 1 dhe bartës i kësaj liste, si dhe kandidat për kryeministër”.

Osmani, në Rubikon të Klan Kosovës, ka thënë se qytetarët mund ta votojnë Albin Kurtin dhe se ai fletëvotim nuk do të shpallet i pavlefshëm.

“Albin Kurti mund të votohet në fletëvotim. Nuk po flasim për broshura [ku emri i Albin Kurtit nuk figuron], sepse shumica dërmuese e qytetarëve nuk është se shkojnë dhe lexojnë broshura para se të votojnë. Të gjithë e dinë që vullnet i përbashkët dhe unanim i listës sonë ishte që Albin Kurti të kandidohej për kryeministër dhe të ishte bartës i listës”.

“Në anën e majtë të fletëvotimit do të jenë subjektet politike dhe kur votuesi e zgjedh numrin tonë mund ta votojë edhe numrin 1, 2, 3, 4, 5 dhe të gjithë me radhë deri në 110, por vetëm pesë kandidatë. Kishte pretendime se nëse votohet numri 1, kjo do ta shpallë fletëvotimin të pavlefshëm. Kjo nuk është e vërtetë”.

Osmani ka thënë se ani se KQZ-ja nuk do t’i numërojë votat që do të shkojnë për Albin Kurtin, komisionerët e Vetëvendosjes do ta kenë rezultatin dhe kjo, sipas saj, do ta tregojë legjitimitetin e tij.

Por, pse ajo dhe Lëvizja Vetëvendosja kanë nisur një fushatë ku bëjnë thirrje që të votohet Albin Kurti edhe pse ai përfundimisht, pas vendimit të Supremes, u la jashtë garës?

“Në fund KQZ-ja nuk e shpall rezultatin e votave të numrit 1 [Albin Kurti], por vetëm të kandidatëve të tjerë. Megjithatë, të gjithë komisionerët tanë do t’i kenë ato rezultate. Ne do ta dimë se cili është legjitimiteti qytetar. Numri 1 duhet të votohet, sepse vota për numrin 1 është rezistencë qytetare ndaj elementeve të shtetit të kapur”.

Daut Haradinaj: Prizreni po i bashkohet fuqishëm Forcës së Kosovës

0

Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Daut Haradinaj, ka vazhduar fushatën elektorale në Prizren.

Takimi i tij me strukturat në këtë qytet është shoqëruar me një pritje madhështore nga të rinjtë e Prizrenit.

Tutje ai ka thënë se edhe Prizreni po i bashkohet fuqishëm Forcës së Kosovës.

“Edhe Prizreni po i bashkohet fuqishëm Forcës së Kosovës!” shkruan Haradinaj në Facebook.

Postimi i plotë:

Edhe Prizreni po i bashkohet fuqishëm Forcës së Kosovës!

Një pritje madhështore në kryeqendrën shqiptare nga të rinjtë e kësaj ane.Kjo rini e mrekullueshme që po e përqafon AAK-në, është dëshmi e një suksesi të pakontestuar.Jam krenar me ju rinia jonë e Prizrenit!

Kthesat e mëdha nga Prizreni kanë filluar!

#ForcaeKosovës13

Edhe Prizreni po i bashkohet fuqishëm Forcës së Kosovës!

Një pritje madhështore në kryeqendrën shqiptare nga të rinjtë…

Posted by Daut Haradinaj on E premte, 5 Shkurt 2021

 

Zafir Berisha: Tusuzi ka vendosur të rreshtohet përkrahë komandantit dhe jo azilantit!

0

Kandidatët për deputet nga radhët e Nisma Socialdemokrate në Prizren, sot takuan banorët e lagjes “Tusuz”.

Postimi i plotë:

Kandidatët për deputet nga radhët e Nisma Socialdemokrate në Prizren, u pritën sot nga banorët e lagjes “Tusuz”, me një tubim madhështor dhe mobilizim të fuqishëm për ta jetësuar dhe çuar përpara projektin tonë “Me Çlirimtarët” në mbrojtje të vlerave kombëtare.

Kandidati për deputet, Zafir Berisha, tha se fryma jonë, kauza e Nisma’s “Me Çlirimtarët”, i ka bashkuar qytetarët anekënd Kosovës.

Nisma Socialdemokrate po merr përkrahje të fuqishme kudo, poashtu edhe sot nga këtu me mbështetjen tuaj të fuqishme, të bashkuar të gjithë për mbrojtje të vlerave kombëtare, po e nisim fitoren e madhe të Nisma Socialdemokrate dhe me Fatmir Limajn Kryeministër.

Kandidatët e tjerë për deputet, Albulena Balaj Halimaj, Sabri Micaj, Shukrije Berisha, Fatmir Gërdellaj, Afrim Tejeci dhe Leart Batusha, thanë se Tusuzi vazhdimisht është bërë bashkë me Çlirimtarët kur ka pasur nevojë shteti, njësoj sikur sllogani ynë “Me Çlirimtarët”, andaj edhe ne zotohemi se kështu të bashkuar “Me Çlirimtarët”, do të jemi zë i pakompromis i mbrojtjes së vlerave kombëtare dhe i interesave të të gjithë qytetarëve padallim.

Hoxhaj: Do të rrisim pagat e mësimdhënësve

0

Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka vazhduar fushatën elektorale në Gjilan.

Ai ka falenderuar mësimdhënësit dhe përfaqësuesit e bizneseve në këtë qytet për mbështetjen që po i japin programit të Rimëkëmbjes.

“Për mbështetjen e bizneseve vendore do t’i ndajmë 500 milionë euro grante dhe subvencione. Ndërsa, mësimdhënësve të të gjitha niveleve do ua rrisim sërish pagat” shkruan Hoxhaj në Facebook.

Postimi i plotë:

Faleminderit përfaqësuesve të bizneseve dhe mësimdhënësve në Gjilan për përkrahjen që po i japin #Rimëkëmbjes. Për mbështetjen e bizneseve vendore do t’i ndajmë 500 milionë euro grante dhe subvencione. Ndërsa, mësimdhënësve të të gjitha niveleve do ua rrisim sërish pagat.

Mësimdhënia dhe mësimnxënia në të gjitha nivelet është ballafaquar me vështirësi të mëdha gjatë kësaj periudhe. Por, paaftësia e dy qeverive në adresimin e nevojave për mbarëvajtje të mësimit, mungesa e digjitalizimit në shkolla dhe vendimet kontradiktore të tyre prodhuan shumë efekte negative te nxënësit dhe mësimdhënësit.

Qeveria ime do të punojë menjëherë në adresimin e efekteve të pandemisë dhe në sanimin e dëmeve të keqqeverisjes në arsim, ekonomi dhe në çdo resor tjetër, duke riparuar dëmet me Planin e Rimëkëmbjes. Voto #PDK134

Faleminderit përfaqësuesve të bizneseve dhe mësimdhënësve në Gjilan për përkrahjen që po i japin #Rimëkëmbjes. Për…

Posted by Enver Hoxhaj on E premte, 5 Shkurt 2021

 

Diaspora e Kosovës e pakënaqur me votimin përmes postës

0

Kanë ngelur edhe pak ditë para zgjedhjeve të parakoshme në Kosovë, proces ky që ka ngjallur interesim të madh të diasporës.

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve konstatoi se nga 130 mijë e e 168 aplikime janë verifikuar 102 mijë e 100 qytetar, një rritje prej 225 për qind krahasuar me aplikimet në zgjedhjet e vitit 2019. Megjithatë, Diaspora e Kosovës po ankohet se votimi me postë është një proces i ndërlikuar dhe i kushtueshëm, ndërsa KQZ arsyetohet se janë duke zbatuar ligjet në fuqi.

Për 25 vjeçarin Arlind Alidema, që jeton prej tre vitesh në SHBA, pjesëmarrja në zgjedhjet e parakohshme të 14 shkurtit është shumë e rëndësishme.

Arlindi thotë se ndoqi të gjitha procedurat e aplikimit për të votuar me postë, por mbeti i zhgënjyer kur pa listën e votuesve të publikuar në faqen e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve.

“Unë për vete si të gjithë i përcolla rregullat në afat kohor. Prita mos po më telefonojnë, nuk më telefonuan. Në momentin që treguan se do ta publikojnë listën e pashë që emri im nuk është në listë. Për mua ishte shokuese dhe hyra të shoh mos kam harruar ndonjë të dhënë ose datë. E pashë që është në rregull, kopja e letërnjoftimit ishte pjesë e emailit”, thotë ai.

Arlindi priste që procesi të ishte më i lehtë sesa në zgjedhjet e vitit 2019, kur ai thotë se u lejua të votojë nga Amerika.

“Sivjet e pashë që u ndërlikua edhe më shumë pa nevojë”, shton Arlindi në një intervistë për Zërin e Amerikës.

Aplikantët që nuk janë miratuar kishin mundësi ankese në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, vetëm përmes postës.

PZAP tha për Zërin e Amerikës se në adresë të tyre ka mbërritur një numër i konsiderushëm ankesash të cilat po shqyrtohen.

Edhe shqiptaro-amerikani Esad Gjonbalaj është i pakënaqur me procesin, pasi aplikimi i tij u verifikua, ndërsa ai i bashkëshortes së tij jo.

Ndonëse të dy kishin aplikuar së bashku. Por ky nuk është problem i vetëm që ai ka.

Vendimi i KQZ-së që votat me postë duhet të mbërrijnë në Kosovë para ditës së zgjedhjeve, i la zotit Gjonbalaj vetëm një mundësi, ta dërgojë votën me postë të shpejtë, që kushton mbi 100 diollarë, për t’u siguruar që vota e tij do të numërohet.

“Mërgata është shtyrë që të kryejë shërbimet me postë të shpejtë, postë e cila ka kosto jashtëzakonisht të madhe. Mendoj që KQZ-ja nuk është duke zbatuar ligjin, por mendoj që është duke penalizuar diasporën shqiptare me mënyrën e sjelljes dhe trajtimit të saj. Le ta dinë edhe anëtarët e KQZ-së se nuk i kanë të gjithë mundësitë të pagujnë nga 160 dollarë për një votë. Ka familje që janë fillestare, ka familje që thotë fjala e popullit nuk i ka marrë Amerika me të mirë”, thotë ai.

KQZ thekson se nuk është në dorën e saj, pasi ajo duhet të zbatojë ligjet në fuqi.

“Tashmë me aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese është specifikuar edhe afati kohor ashtu siç e prasheh edhe ligji për zgjedhjet e përgjithshme, që do të thotë se fletvotimet nga jashtë vendit përmes postës duhet të pranohen nga KQZ-ja para ditës së zgjedhjeve, ashtu siç përcaktohet me rregullat e KQZ-së në këtë rast deri më datë 12 shkurt”, thotë për Zërin e Amerikës Valmir Elezi, zëdhënës i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve.

Mark Gjonaj, anëtar i Këshillit Bashkiak të Nju Jorkut dhe veprimtar aktiv për çështje të emigracionit në Shqipëri dhe Kosovë thotë se ky proces po përjashton nga vendimmarrja ata që ndihmuan shtetndërtimin e Kosovës.

“Duke e ndërlikuar procesin dhe duke e bërë atë shumë të kushtueshëm, u pamundëson të drejtën e votës njerëzve që kanë ndihmuar në ndërtimin e Kosovës. Atyre që ndihmuan në shpalljen e pavarësisë së Kosovës. Atyre që vuajtën, ndihmuan, luftuan dhe derdhën gjak, sot po u thuhet faleminderit për shërbimin tuaj, qëndroni të gatshëm të veproni kur na duheni, por ne e dimë se çfarë është më mirë”, tha zoti Gjonaj.

Ai u bën thirrje qytetarëve me të drejtë vote qëp ta ushtrojnë këtë të drejtë.

“E di se është barrë financiare, ishte një proces shumë i ndërlikuar, por vota juaj është për ju, për të ardhmen tuaj dhe popullin e Kosovës”, përfundon zoti Gjonaj.

Besnik Pula, Profesor i Asocuar i Shkencave Politike në Universitetin “Virginia Tech”, thotë se vështirësitë e procesit mund të zbehin interesimin e madh të diasporës për pjesëmarrje në këto zgjedhje.

“E drejta kushtetuese për ta ushtruar të drejtën e votës nuk është e drejtë nëse nuk ekziston mundësia për ushtrimin e saj, nëse ka pengesa që vendosen në mënyrë të drejtpërdrejtë, ose jo të drejtpërdrejtë. Fletvotimi botohet vetëm 10 ditë para datës së zgjedhjeve dhe duhet të paguhen shuma marramendëse për ta transportuar votën deri në Kosovë, vetëm që ajo të arrijë atje me kohë, sepse KQZ-ja nuk i pranon votat që arrijnë pas datës së zgjedhjeve. Kjo është një mënyrë për ta shtypur votën e diasporës”, thotë Besnik Pula, Profesor i Asociuar në Universitetin Virginia Tech.

KQZ thotë se duhet të mirret parasysh fakti se këto janë zgjedhje të parakohshme dhe koha e organizimit të tyre është shumë më e shkurtër krahasuar me afatet në zgjedhje të rregullta.

Në zgjedhjet e vitit 2019 numri i aplikimeve për të votuar me postë ishte 40 mijë e 313. Prej tyre ishin miratuar 35 mijë e 87 ose 87 për qind e aplikimeve, shkruan Voa.

Aplikimet për këtë vit janë shtuar me 225 për qind, me mbi 130 mijë e 168 aplikues.Prej tyre janë miratuar 102 mijë e 100 votues ose 78.4 për qind e totalit të aplikuesve.

Këtë vit KQZ refuzoi mbi 28 mijë e 68 aplikues ose 21.5 për qind, ndërsa zgjedhjet e kaluara kishte refuzuar 5 mijë e 226 aplikues ose 12.9 për qind.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort